Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ngjarje Jete :Ēmimi I Lirisė Pėr Nėnė Shefkijen
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Ngjarje jete :Ēmimi i lirisė pėr nėnė Shefkijen

Nga Parisi:Jeton Kelmendi


Marsi ka hije tė rėndė pėr loken Shefkije Lumi. Nė ditėn e njėzetegjashtė tė marsit 1999, njė strukturė o organizuar shtetėrore serbe, i ndau nga jeta tė gjithė anėtarėt e familjes sė bijės sė saj tė vetme. Sikur tė paktėn tė mė kishte mbetur i vetmi nip qė pata Mirati i gjyshes, thotė lokja vetmitare, tė cilės nuk i ka mbetura askush pas shpirtit. Jeton KELMENDI Njė rrugė e ngushtė me baltė tė shpie deri nė shtėpinė e Gani Hoxhės, nė fshatin Marali tė Malishevės. Asgjė e jashtėzakonshme pėr fshatrat tona, njė shtėpi qė nga pamja e jashtme ėshtė tipike tradicionale shqiptare. E zakonshmja zgjat derisa pragun e dhomės e kapėrcen loke Shefkije Lumi, e motra e tė zotit tė shtėpisė, Ganiut. Me mirėsjellje tė pėrshėndet, me fjalėt e ngadalshme dhe fytyrėn qė pasqyron njė histori nė vete. Mė e vėshtira ishte ajo se si t'ia nisnim bisedės pėr ēka kishim shkuar. Sikur e ndiente kėtė vėshtirėsi, Lokja dhe e para ja nis bisedės… Aty mė sė miri shihej sa kushton liria. Hija e rėndė e marsit Fundshekulli qė lamė pas sprovoi dhimbshėm Shefkie Lumin nga Theranda. Asaj, 26 marsi i viti 1999 ia mori vajzėn - fėmijėn e vetėm, dhėndrin me katėr vajzat dhe djalin e hasretit (nipin)e saj. "Tė gjithė i hupa,... eh sa fshtirė tek a me jetua" thotė lokja Shefkie rreth tė shtatėdhjetave. Ajo rrėfen ngadalė pėr ditėt e egra, duke mbajtur kokėn mbėshtetur nė dorėn e majtė: "E kam ditur se kanė me mu vra, se mu patėn kėputė kėmbėt", thotė ajo duke treguar se si ėshtė larguar nga shtėpia. Kemi dalė dhe kemi ecur do fushave e do kodrave deri sa kemi mbėrritur nė Mushtisht. Krismat dėgjoheshin nga tė gjitha anėt. Thonin u vranė Berishajt, por atje nė Suharekė janė dy palė Berishė. Qysh atėherė e kam ditė se ata tė ēikės time janė, rrėfen lokja, edhe pse saktėsisht pėr kėtė gjėmė kishte kuptuar katėr muaj mė vonė. "Besa nja dy javė para se me ndodh kjo mė pati thanė ēika kur kesh te ajo pėr herė tė fundit, kur mė pėrcolli deri tek dera e oborrit: valla ka me u ba luftė edhe tė gjithėve kanė me na vra ne kėtu, a po i sheh krejt kėto shpija, krejt kanė me na vra... I thashė: si nuk po tė vjen keq me mė thanė kėshtu more nanė". Shtatė vjet mė vonė derisa kujton kėtė bisedėn e fundit me tė bijėn, lokja ofshan nganjėherė, duke konstatuar "qėshtu tek o kanė e shkrueme". Rruga deri nė ditėt e sotme solli njė histori me plotė ngjarje tė dhimbshme pėr njerėzimin shqiptar. Secili nga muajt e vitit shėnon momente tė caktuara qė prekin nė ditėt tona. Marsi ka njė hije tė rėndė pėr familjen Berisha tė Suharekės. Nė ditėn e njėzetegjashtė tė marsit 1999, njė strukturė o organizuar shtetėrore serbe, i ndau nga jeta tė gjithė anėtarėt e familjes sė Hamdi Berishės. Kur forcat e NATO-s, kishin filluar bombardimet e caqeve serbe, populli shqiptarė po pėrjetonte ditėt mė tė vėshtira. Vetėm nė lagjen e Berishajve atė ditė u masakruan dyzetenėntė veta. Pėr fatin e familjes shtatė anėtarėshe tė Hamdi Berishės, pėrfshirė atė, gruan e tij Zalihen, katėr vajzat: Artėn, Zanėn, Meritėn, Hanemshahen dhe djalin e tij Miratin, atė ditė e sot nuk dihet asgjė. Njė familje e tėrė ndodhet nė listėn prej rreth tre mijė personave qė nė vitet e lirisė sė Kosovės quhen me emra tė ndryshėm: tė zhdukur, tė pagjetur, tė rrėmbyer tė luftės, pengje etj. Masakrės i shpėtuan Shyhrete dhe Vjollca Berisha, pasi ato kishin kėrcyer nga kamioni qė barte kufomat deri tek spitali i Prizrenit. Kamioni kishte qėndruar gati tėrė natėn nė oborrin e spitalit, aty nga trupat e kufomave kishte pikur gjaku dhe kishte mbetur kuq vendi. Para mėngjesit kamioni ishte nisur nė njė drejtim tė panjohur. Thuhet se kufomat pėr tė parėn herė janė varrosur nė fshatin Lubizhdė tė Prizrenit, pastaj janė zhvarrosur dhe bartur me kamion pėr nė Serbi, mendojnė tė afėrmit. Sa mirė do tė ishte tė kthehej Mirati i gjyshes! Mirat Hamdi Berisha ishte djal i hasretit, nipi i vetėm i lokes Shefkije. Ai ka mbetur nė kujtesėn e saj dhe ēdo kohė pėrmendet nga gjyshja. Dėshmitarėt qė arritėn T'i shpėtojnė masakrės kishin thėnė se djaloshi nėntė vjeē e gjysmė kishte shpėtuar i pa plagosur, por ishte bėrė me gjakun e tė tjerėve. "Njė kufomė e kishte pėrmbi dhe ia largova" pati deklaruar njėra nga dėshmitaret. I thashė: zhdryp Mirat me mua se si djalin tim tė mbaj unė, jetojmė bashkė dhe shkojmė ku tė shkoj unė. Mirėpo, dhimbja e madhe pėr nėnėn, babėn dhe motrat si duket nuk e kishte lėnė tė shkėputet dhe ai kishte vendosur tė jetė bashkė me ta. "Jo nuk kam ku tė shkoj pa nanin", kishte thėnė ai. Nė Libizhdė ku ishin "shtrirė" pėr tė parėn herė martirėt, mė vonė ishin gjetur ēanta me librat e Miratit, qė shumė i kishte dashur, thotė gjyshja e tij. Gjithashtu aty u gjetėn edhe njė xhemper i bardhė i nėnės sė tij, ēelėsat e shtėpisė pėrgjithnjė tė mbetur pa dorėn e tė zotit i cili do tė hapte njė ditė derėn e saj. Loke Shefkija ruan edhe sot ato pak fotografi qė kanė mbetur nga familja e saj. Nuk ishte kohė pėr gėzime tė tilla, ishte kohė pa kohė kur edhe nga fėmijėt ishte e vėshtirė tė fiksoje me fotoaparat njė buzėqeshje. "Ndoshta pasi ka shpėtuar gjallė, nė njė mendje ja thotė ka njerėz qė kanė shpirt insani dhe nuk kanė mundur ta vrasin atė fėmijė, por ėshtė diku. Sa mirė bile ai tė kishte me mu kthye", vazhdon lokja me fjalėt e saj tė ngadalshme derisa i vije mendje tjetėr dhe turbullon dėshirėn: "por jo, jam e sigurt se jo, sepse shkiet janė tė pashpirt", konstaton ajo, ata nuk falin. Ndoshta ndjenja e madhe pėr ta takuar tė gjallė tė paktėn nipin, tė vetmin, e mban tė fortė edhe pse e shtyrė nė moshė. Lokja ngase nuk i ka mbetur askush pas shpirtit jeton tek vėllai i saj Gani Hoxhaj, nė fshatin Maral i Malishevės. "E pse keni ardhur kėtu, a po mundoheni me i gjet, a pse po mė dvetni, qė shtatė vjet nuk diti kush gjė pėr ta, pos njė fjalė para dy vjetėve qė thanė se janė gjet do fotografi diku nė Serbi", thotė ajo pasi qė donė tė rrėfejė shumė, por sikur nis tė thotė diēka e pastaj vazhdon diēka tjetėr. Edhe vėllezėrit e dhėndrit aty i kanė "grirė" gjashtėmbėdhjetė vetė, por bile atyre u ka mbet nga njė djalė, njėri qė ishte nė studime nė Prishtinė dhe tjetrit, djali qė e kishte nė mėrgim. Sa mirė do tė ishte tė kthehej edhe Mirati i gjyshes! Sikur kishte me mu heq gjysma e kėsaj mėrzie, thotė lokja me kokėn e mbėshtjell me shami dhe rrudhat qė ia ka fal pleqėria dhe mendimet e gjata pėr tė humburit. Nė shtėpinė e Ganiut e tashmja shpesh ngėrthehet me tė kaluarėn, me ditėt e vranėta tė marsit, kur shpresa pėr lirinė pėrzihej me frikėn pėr tė nesėrmen. "I thirrme me telefon disa ditė mė parė. U thamė qė tė largohen nga aty sepse janė nė rrugė. I ftuam tė vijnė tek ne sepse kėtu ėshtė fshat dhe ėshtė pak ma sigurt", rrėfen Ganiu, vėllai i lokes Shefkije. Po, po mirė i kanė thirr, vazhdon lokja derisa i rikthehet pėr kush e di tė saten herė kujtimit tė dhimbshėm pėr ato ditė tė zeza qė u pasuan nga kobi i pėrjetshėm pėr tė. Jemi bashkė me vėllezėrit dhe ēfarė tė bėhet, dua tė jemi bashkė, kishte qenė pėrgjigja e Hamdiut. "Tek u kanė me dekė krejt e hajt tokės", psherėtinė lokja me zėrin e nxjerrė nga fundi i zemrės sė dėrmuar. "Se harrova tė them edhe diēka: tre deri nė katėr qind metra mė larg shtėpisė ku u bė masakra kam qenė e krejt i kam dėgjuar krismat e bombave dhe automatikėve". Mė kanė thėnė se kush munde, dilte nga dritaret, e kush prej dyerve ata qė arritėn ti shpėtojnė mė tė keqes. Edhe ajo shtėpi ku ndodhi krimi edhe sot ėshtė me vrima nėpėr muret e saj qė i ruan dhimbjet pėr ditėt qė kaluan Berishajt. Njeriu, mė i fortė se guri Nė familjen e vėllait tė saj Ganiut, loke Shefkija vazhdimisht mundohet t'i pėrcjell lajmet pėr ata qė politika i quan "tė zhdukur, tė pagjetur, tė rrėmbyer tė luftės etj". Zbardhja e fatit tė tyre konsiderohet ende njėra nga sfidat kryesore pėr tė gjithė faktorėt politikė vendorė. Mirėpo, rezultatet akoma nuk janė tė kėnaqshme. Serbia vazhdon tė kthejė nė grupe tė vogla tė gjeturit nėpėr varrezat masive atje. Lista me emrat e tyre vazhdon tė jetė e gjatė, gati rreth tre mijė persona qė nga fėmijė e deri tek pleqtė. Fotografitė e tyre tė bartura nė shumė protesta nga nėnat, motrat apo fėmijėt qė kėrkojnė prindėrit, nuk kanė arritur tė prekin ndėrgjegjen e atyre qė e dinė fatin e tyre. Ndėrkohė, nė dhomėn e madhe tė familjes sė Ganiut, nėnė Shefkija mbulon me lėvdata nikoqirėt qė i kanė shtrirė dorėn pėr t'ia larguar sado pak mėrzinė dhe vetminė shtatėvjeēare. Derisa e shikon tė veshur me rroba ngjyrash tė mbyllura, tradicionale pėr femrat qė kanė pėrjetuar mort tė rėndė, lokja tė sjell ndėrmend gruan shqiptare qė me shekuj e kemi gjetur nė folklorin tonė, duke pritur me nga shtatė vjet bijtė: herė nizamė, herė mėrgimtarė e tani tė zhdukur tė luftės. Shpresa pėr njė lajm, ēfarėdo qoftė ia, i jep forcė tė zgjohet ēdo mėngjes. Po i njėjti motiv e lidh ēdo mbrėmje me ekranet televizive. "Cka po bahet me ne, qė kaq shumė dhamė e hala nuk po e dimė ku jem" mė pyet me njėfarė ironie qė i del sikur pa dashje nga thellėsia e shpirtit. Rruga e kthimit nga takimi me dhimbjen e nėnės-gjyshes tė rikthen kush e di sa herė nė mendje thėnien: njeriu ėshtė mė i fortė se guri. Sa hijen e rėndė e ka liria, kur takon vetmit e njerėzve qė shtrenjtė e paguan ēlirimin e atdheut. Pėrjetė e mot do tė vijė e shkojė marsi, kujtesa do tė na ndalet gjithmonė tek ata tė cilėt nė mars kapėrcyen vigun dhe vajtėn nė anėn tjetėr.
Jeton Kelmendi

www.jetonkelmendi.multiply.com


# posted by FLOART-PRESS @ 2:42 MD 0 comments
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio