Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mos Na Detyroni TĖ RidĖshmojmĖ VendosmĖrinĖ TonĖ!
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





Shkruan: Sejdi Veseli,Prishtinė

Pazarllėqet qė po ribėhen me trojet tona etnike, shpresa pėr jetėsimin e fryteve tė luftės sė armatosur ēlirimtare, tė tė gjithė ata qė mendojnė arsyeshėm, drejt dhe nė frymėn e shėndoshė kombėtare, me tė drejt po ngulfatet nga dėshpėrimi.
Kėto pazarllėqe, tė cilat kėsaj radhe me siguri do mbeten nė tentativė, qė prej fillimit, ashtu si nė tė kaluarėn po ribėhen prapa shpinės sė popullit shqiptar, natyrisht, sipas skenarėve tė pėrpiluara nga ndėrmjetėsit (pėrmbaruesit) ndėrkombėtar, nė pėrputhje tė plotė me interesat serbomėdha tė Beogradit zyrtar dhe tė kreut tė Kishės Ortodokse “shėnsaviane”.
Nė raport me interesat tona legjitime, disa qarqe relevante ndėrkombėtare (tradicionalisht proserbe), vazhdojnė tė sillen sipas avazeve tė vjetra, atyre tė Kongresit tė Berlinit, tė Konferencės sė Londrės dhe tė Versajės..., por pėr nga forma mė tė rafinuara. Pra, tė kamufluara, kinse edhe me nevojėn e jetėsimit tė njėrės nga normat mė tė avancuara tė demokracisė, me atė tė decentralizimit tė pushtetit vendor.
Pėr tė gjithė ata qė rezonojnė drejt, decentralizimi i pushtetit ėshtė njė veprim nė tė mirėn e shtetasve. Por, forma e decentralizimit qė po bėhet nė Kosovėn Unmikistan, kryesisht mbi bazėn etnike (proserbe), nuk e ka kėtė qellim.
Qėllimi i vėrtet i kėtij far decentralizimi ishte legalizimi i enklavave serbe dhe krijimi i parakushteve pėr ndarjen e Kosovės, me qė rast Serbia do tė pėrfitonte afro 34% tė territorit.
Nė kudėr tė kėtyre pazarllėqeve, po bėhen dhe ribėhen lojėra tė ndryshme.
Njė prej kėtyre lojėrave ėshtė edhe vizita qė po i bėnė Kosovės delegacioni fakt mbledhės i KS tė OKB-sė. Vetė agjenda e kėtij delegacioni e lakuriqėson argatėllėkun proserb tė tij. Vetė fakti se si UNMIK-u ashtu dhe marionetat e tij(IPVQ-tė), nuk kanė qenė tė njoftuar(sipas deklarimeve tė tyre), deri nė momentin e fundit, pėr agjendėn tė tij “faktmbledhėse” nė Kosovė, ndėrsa enklavat serbe njė javė mė parė kanė qenė tė njoftuara (me siguri pėr tė pėrgatitur aktrimet nė disa pika tė kufirit Kosovė-Serbi) , qon nė pėrfundim se kjo agjendė ėshtė gatuar nė pėrputhje me kėrkesėn e Beogradit zyrtar dhe sugjerimet e miqve tė tij tradicional, me nė krye me zyrtarėt moskovit.
Pėr ne shqiptarėt, kjo ėshtė njė paralajmėrim ogur i zi, se po na pėrsėritet historia e hidhur.
Pėrballė edhe kėtyre veprimeve tė liga nė raport me interesat jetike tė popullit tonė, pas krejt atyre sakrificave sublime qė bėri ai gjatė shekujve dhe tė cilat i kurorėzoi gjatė Epopesė sė lavdishme nėn Flamurin e tij tė vetėm dhe tė pėrjetshėm kombėtar, nėpėrmjet Famėmadhes Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ky dėshpėrim i tij, pėr tė gjithė ata qė nuk i kanė shkėputur lidhjet me te, ėshtė njė reagim i pritshėm dhe normal.
Nga reagimet e popullit gjithashtu mund tė pėrfundohet, se po shkon huq krejt ajo propagandė e atyre qarqeve qė po pėrpiqen tė ribėjnė pazarllėqe me sotmen dhe tė ardhmen tonė, edhe pse e pėrkrahur nga alishukritė dhe sinanhasanet bashkėkohor, si dhe nga tellallėt e tyre besnik, tė instaluar nė disa mjete tė komunikimit masiv.
Nga reagimet nė rritje tė popullit, gjithashtu mund tė pėrfundohet, se si nė tė kaluarėn, ashtu dhe sot, propaganda e atyre qė punojnė kundėr interesave tė tij, nuk do tė arrijė t’i mbytė aspiratėn pėr tė vetėvendosur dhe pėr t’u vetėpėrcaktuar pėr tė ardhmen e tij!
Duhet ta theksojmė me krenari, se populli ynė ėshtė aq i vetėdijshėm, se po lejojė qė t’i mbytet aspirata pėr tė jetuar i lirė dhe me dinjitet nė Truallin e tij, do tė shndėrrohej nė njė kufomė tė gjallė.
Kush e njeh mirė popullin tonė, ka qenė dhe ėshtė i bindur, se do tė pėrfundojė turpshėm edhe epilogu i pėrpjekjeve tė bijve dhe nipėrve tė atyre, tė cilėt e patėn ndarė dhunshėm kėtė krahinė shqiptare, nga trungu i saj-Shqipėria Natyrale.
Tė gjithė ata qė po synojnė tė bėjnė pazarllėqe me interesat e ligjshme tė shqiptarėve, mė nė fund do tė binden, se aprovimi i vendimeve tė dėmshme pėr kėto interesa nga servilet e tyre tė cilėt hiqen si pėrfaqėsues tė popullit shqiptar, nuk e ka asnjė vlerė, sepse kėta e kanė humbur besimin e tij pėr t’i pėrfaqėsuar. Andaj, veprimet e kėtyre neotoptanistėt, neoalishukrive dhe famujve tė dushanmugoshėve, mund ta kenė vetėm mbėshtetjen e klaneve dhe mujashve tė tyre, por tė popullit kurrė!
Mos tė mashtrohet askush, se populli jonė do tė heq dorė nga pėrcaktimi i tij i vulosur nė lumenj gjaku. Pėrcaktim ky i sanksionuar nė amanetin e dėshmorėve tė tij, qė prej vitit 1912 dhe mund tė pėrmblidhet nė njė fjali tė vetme:RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NATYRALE!
Ai ėshtė bindur se rruga deri nė realizimin e kėtij amaneti, lypė shumė mund dhe sakrifica tė reja, sepse nga hileqaret e kohės edhe mund tė merr goditje, por nuk do tė mposhtet kurrė!
Mos tė mashtrohet askush, se gatishmėria e popullit tonė pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tij legjitime pėr tė jetėsuar vetėpėrcaktimin e tij pėr tė vetėvendosur po shėnon rritje. Ai po detyrohet tė ndėrmerr tė gjitha veprimet e domosdoshme dhe konkrete pėr bashkimin e potencialit tė tij mendor dhe veprues, nė kuadėr tė njė subjekti gjithėkombėtar, i cili do t’i prijė atij drejt dhe sigurt deri nė realizimin e plotė tė aspiratave tė natyrshme dhe shekullore, pėr tė qenė zot nė Atėmemėdheun e tij tė vetėm -Shqipėrinė Natyrale.
Mos tė mashtrohet askush, se pėr realizimin e plotė tė kėtij vetpėrcaktimi tė drejtė, nėse e lypė nevoja populli jonė nuk do tė hezitojė tė sakrifikojė prapė dhe nė ēdo kohė, ēfarė do t’i kėrkojnė rrethanat!
Nuk do tė dėshironim qė tė gjithė ata qė po pėrpiqen qė tė na e pėrcaktojnė tė ardhmen, duke mos e pėrfillur vullnetin dhe tė drejtėn e tonė, tė na detyrojnė t’i bindim se sa jemi tė vendosur pėr tė realizuar tė drejtėn tonė, sepse atėherė do tė jetė shumė vonė dhe pasojat do tė jenė tė paparashikueshme!

Prishtinė, 27 prill 2007


# posted by FLOART-PRESS @ 2:41 MD 0 comments
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio