Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nuk ėshtė Koha Pėr Tė Bėrė Armiq!
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





(Kėshtu u pėrgjigj Volteri kur i kėrkuan ta refuzonte Satanin para vdekjes.-Po, ne, shqiptarėt, a ia kemi “ngenė” tė hasmėrohemi kaq shumė ndėr vete?!)

Nga:Qemal Aliu ,gazetar nga Prishtina

Lexojmė e dėgjojmė ēdo ditė nė media tė shkruara dhe elektronike grindje e sharje deri nė banalitet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė ndryshėm publikė, politikė e kulturorė shqiptarė. Asgjė e re do tė thoshte dikush. Thjeshtė, nisen nga historia jonė, si duket, tepėr e begatė me kėso “xhevahire”. Mithat Frashėri, qysh mė 1926 do tė shkruante: “shqiptari prej natyre ėshtė kotsidashės, plot vanitet dhe egoizėm. Nuk i pėlqen kurrė tė shohė dhe tė njohė fajin dhe tė metėn e tij: I pėlqen kurdoherė tė ngarkojė njė tjetėr”! Ndėrsa, Ahmet Zogu, ende djalė i ri e idealist, nja dy vjet pas Kongresit tė Lushnjės, kur krerėt e shqiptarėve i harruan betimet e bėra pėr bashkim e shpėtim dhe iu kthyen sėrish njėri-tjetrit e rrugės sė vjetėr tė sherreve, thėrret Sejfi Vllamasin dhe, nė konspiracion tė plotė, i thotė: “ Sejfi bej, e kam gjetė si me e shpėtu Shqipnin prej ngatresave tė krervet. Tė gjithė krerėt ngatrestarė qi nuk merren vesh mes vedi, do t‘i ftoj nė nji mbledhje nė saraj tė Toptanve (ku banonte Zogu atėkohė) dhe pasi ta kem mbushun bodrumin me barot, do t‘i jap zjarr t‘i hedh n‘erė tė tanė, e kėshtu do tė pshtojė Shqipnia syresh". Kėshtu rrefen Sejfi Vllamasi (cit. sipas Gazeta shqip, 23 prill 2007) i cili, siē deklaron, nuk kishte rėnė dakord me kėtė zgjidhje dhe Shqipėria kishte vazhduar “tė pėrpėlitej mes interesave tė ngushta tė krerėve e krerucėve dhe pastaj ngjau ajo qė ngjau.” Rreth tetėdhjetė vjetė mė vonė njė gazetar veteran nė The Boston Herald and The Boston Globe, me prejardhje shqiptare, Peter Lucas, nė njė shkrim dedikuar polemikės Qosje- Kadare, do tė pėrpiqet t’ia gjejė edhe “bazėn shkencore” “manisė sonė shekullore”, kur, ndėr tė tjera, shkruan:...shqiptarėt kanė njė defekt nė kompozimin e tyre gjenetik. Ky defekt nė ADN-nė e tyre i bėn shqiptarėt tė urrejnė, tė pėrbuzin dhe t’i kenė zili ata bashkėkombas shqiptarė qė arrijnė sukses dhe ngrihen mbi klanin apo fisin e tyre. Ky defekt gjenetik, i trashėguar, duket, brez pas brezi, bėn qė ēdo shqiptar(...) i cili ngrihet nė madhėshti, mund tė shahet, tė shpėrfillet apo tė ndėshkohet ngaqė guxon tė jetė i madh. Nė vend qė me krenari ta ngrenė atė mbi supet e tyre, njerėz xhelozė dhe tė paaftė do tė preferonin ta ulnin dhe ta shanin kėtė njeri tė madh... i cili (me siguri) mė shumė respektohet jashtė vendit tė tij, sesa brenda tij…”. Po tė mos kishte prejardhje shqiptare, kėtė Lucas-in, do tė mund ta akuzonim si racist apo shovenist. Por, meqė ėshtė “yni” edhe vėrejtje-kėshillė-konstatimi i tij, padyshim i pasaktė shkencėrisht, por i thėnė nė ēaste mllefi e zhgėnjimi tė arsyeshėm me rrjedhat bashkėkohore ndėrshqiptare, duhet marrė e trajtuar shumė seriozisht, parasėgjithash, nga ata qė vetes i japin tė drejtė qė me shumė lehtėsi tė shajnė, fyejnė, diskreditojnė dhe “varrosin” si “armiq” e “tradhėtarė”, tė kombit e tė popullit, ēdo kend qė nuk mendon si ata, sidomos gjatė publikimeve tė ndryshme pėr ēėshtje e njerėz, nė veēanti intelektualė tė caktuar. "Unė nuk jam dakord me atė qė thoni ju, por jam gati ta mbroj me jetėn time tė drejtėn tuaj pėr ta thėnė atė", thoshte Volteri i madh, i cili asesi nuk pajtohej tė bėnte “armiq” ata qė mendonin e vepronin ndryshe nga ē’memndonte e vepronte ai. Ėshtė tepėr indikative thirrja e tij, kur i kėrkuan ta refuzonte Satanin nė ēastet e fundit, para vdekjes : “Ej, ej, kjo nuk ėshtė koha pėr tė bėrė armiq”!-klithi ai, duke dhėnė njė mesazh mėse kuptimplotė. Po, pėr ne, shqiptarėt, ėshtė koha tė shpikim “djaj” nė mesin tonė?! "Merrni veē atė qė nuk ėshtė ndarje", porosiste gjithnjė atdhetari i dėshmuar Jusuf Gėrvalla, kur fliste pėr raportet ndėrmjet aktivistėve tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Sepse, tė ndarė e tė pėrēarė, nuk mund tė jemi faktorė qė meritojmė tė na respektojnė tė tjerėt. E, pa i bindur fuqitė ndėrkombėtare se kombi shqiptar ėshtė faktor pa tė cilin nuk mund tė realizohen interesat gjeopolitike nė Ballkan e mė gjerė, nuk mund tė bėjmė miq ndėr faktorėt ndėrkombėtarė, pra as ta zgjidhim ēėshtjen tonė madhore. Kot thirremi nė thėnien e ish presidentit amerikan, Truman, me rastin e inaugurimit tė tij, mė 20 janar 1947, se : “ Tė gjitha kombet dhe tė gjithė popujt janė tė lirė tė vetėqeverisin siē u pėlqen atyre...”. Ato mbesin vetėm fjalė boshe. Sepse, kur vetė nuk mund tė merremi vesh nė mes veti, si do tė mund t’i bindim tė tjerėt tė na mbėshtesin nė tė drejtėn tonė? E, pa miq, kjo tashmė ėshtė dėshmuar shumėherė gjatė historisė, nuk mund tė arrihet as tė realizohet asnjė synim madhor. Historia jonė e coptimit kombėtar, por edhe ajo e kurdėve, palestinezėve dhe popujve tė tjerė tė robėruar e sakatosur , qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite, padyshim ėshtė dėshmia mė e mirė e kėsaj. Tė huajt po insistojnė tė pajtohemi e tė bashkėjetojmė edhe me ata tė cilėt deri dje na kanė prerė, varruar e robėruar dhe ndoshta do tė jemi tė detyruar shumė shpejtė edhe ta zbatojmė kėtė. Por, para se ta bėjmė kėtė, ndoshta, mund tė na shėrbejė si mėsim i mirė njė konstatim i Malcolm Little, lider i nacionalistėve amerikanė me ngjyrė: “…nuk jam racist. Nuk besoj nė asnjė formė ndarjeje apo asgjė tė tillė...”, por pikėsėpari “le tė praktikojmė vėllazėrinė mes nesh, dhe nėse mė vonė tė tjerėt duan ta praktikojnė vėllazėrinė me ne, ne do tė pranojmė ta praktikojmė me ta...” S’ka dyshim, se, vetėm kėsisoj do tė arrijmė ta bindim gjithė botėn se e kemi shumė seriozisht kur trumbetojmė deklaratėn e Kenedit : “Le ta dijė ēdo komb, pavarėsisht nėse do tė mirėn apo tė keqen tonė, se ne do tė paguajmė ēdo ēmim, do tė mbajmė ēdo barrė, do tė kalojmė ēdo vuajtje, do tė mbėshtesim ēdo mik, do tė kundėrshtojmė ēdo armik pėr tė siguruar mbijetesėn dhe suksesin e lirisė.”


# posted by FLOART-PRESS @ 8:42
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio