Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dimensioni KombĖtar Dhe Krijues I Jusuf GĖrvallĖs
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Mr. sc. Myrvete Dreshaj - Baliu

DIMENSIONI KOMBĖTAR DHE KRIJUES I JUSUF GĖRVALLĖS

E nisėm veprimtarinė tonė pėr Jusuf Gėrvallėn kėtu nė Deēan, gati dy dekada mė parė, sė pari si aktivitet kombėtar dhe sė dyti si aktivitet kulturor, sepse pėr kėto dy premisa na jepte mundėsi qasjeje veprimtaria e Jusufit dhe e bashkėmendimtarėve tė tij Kadri Zeka e Bardhosh Gėrvalla. Biografia e tyre mė sė miri reflektonte gjeninė e krijuesit dhe ashpėrsinė e konfliktit tė tij me pushtuesin, tė cilat realizoheshin njėsishėm brenda vete[1].
Ēka tė thuhet sot pėr Jusufin 25 vjet pas vrasjes?
Pėr jetėn dhe veprėn e tij, para dhe sidomos pas vrasjes, njė numėr i studiuesve dhe kritikėve shqiptarė kanė botuar tekste publicistike, studime dhe vėllime nė trajtėn e monografive. Tekstet e tyre zakonisht kanė pasur karakterin e vlerėsimeve e rivlerėsimeve letrare e historike, si dhe vendosjen e veprės sė tij nė kontinuitetin e letrave shqipe. Qėllimi ynė ėshtė, qė nė rrjedhat e kėtij kontinuiteti historiko-letrar, shpesh tė prishur me kritere jashtėletrare, tė shohim Jusuf Gėrvallėn, me njė qasje qė ėshtė e zakonshme nė jubilarėt e veēantė tė tij.

I
Dimensioni i parė ka tė bėjė me trashėgiminė, pėrkatėsisht me familjen[2], e cila ka pasur ndikim tė rėndėsishėm nė ndėrtimin etnofilozofik tė tij, pėr tė vazhduar mė tej me pėrmasat e tjera: pėrgatitjen arsimore, kulturore, shkencore, intelektuale dhe politike.
Deri mė tash ėshtė vlerėsuar veprimtaria e tij atdhetare, si pjesėtar i lėvizjes historike pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, e cila lidh momente tė caktuara historike tė lėvizjes kombėtare tė vitit ’68 me vitin e madh ’81. Angazhimi i tij e ka ēuar pėrpara dhe e ka plotėsuar lėvizjen me intelektualė tė kohės, pėr tė cilėt ajo kishte nevojė, sidomos pas rėnies sė tretė nė burg tė Adem Demaēit[3]. Por, emri dhe vepra e tij, nė lėvizjen kombėtare dhe nė kulturėn e letėrsinė shqiptare marrin pėrmasa tė reja veēanėrisht pas vrasjes sė tij. Kėshtu, historia e vrasjes sė tij, konceptet politike dhe vepra e botuar apo e lėnė nė dorėshkrim, do tė pėrplotėsojnė njėra-tjetrėn, sa me pėrmasat kulturore e historike tė angazhimit tė tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike tė shkrimit, interpretimit, pėrkthimit etj.

II
Dimension nė vete, nga shkrimet e botuara gjer tash, ka paraqitur krijimtaria letrare e tij, poezia: pėrmbledhjet poetike, “Fluturojnė e bien’’, “Kanjushė e verdhė”, “Shenjat e shenjta” dhe proza: romani “Rrotull”, ndėrsa ne sot kėtij dimensioni i shtojmė nė tė njėjtėn pėrmasė edhe publicistikėn, mė saktė esenė politike, por pa e lėnė mėnjanė edhe tekstin dramatik.

1. Poezia

Jusuf Gėrvalla i takon brezit tė tretė tė krijuesve tė poezisė sė sotme shqipe. Nė kėtė brez Jusuf Gėrvalla, sikur edhe pak krijues tė artit poetik, do tė hyjė jo thjesht si krijues i artit letrar, por edhe si individualitet me prirje tė shumanshme kulturore e intelektuale. Prandaj, nė rrethet kulturore nė pėrgjithėsi dhe nė ato letrare nė veēanti, Jusuf Gėrvalla ėshtė krijues i pranuar nė shumė fusha: poet, prozator, pėrkthyes, publicist, interpretues.
Ėshtė koha kur ky brez, ndryshe nga brezi i mėparshėm, hulumton nė mėnyrė individuale temat, idetė e gjuhėn poetike, duke pėrmbysur rregullat e ngurta nė mes pėrmbajtjes dhe formės. Pėrgjithėsisht, ėshtė koha kur bashkekzistojnė forma dhe veēanti stilesh artistike, qė krijuesit i hulumtojnė dhe i artikulojnė nė mėnyrė individuale, duke e begatuar procesin e shkrimit poetik me vepra origjinale e vlera tė vėrteta artistike. Krijuesit e kėtij rrethi, kush mė shumė e kush mė pak, do tė bėjnė eksperimente edhe tė modės, ndėrsa Jusuf Gėrvalla nuk do tė ngutet dhe me mė vėshtirėsi do tė hyjė nė kėto aventura letrare dhe intelektuale. Ai ishte krijues qė kishte mundėsi mė tė mira se shumė krijues tė tjerė pėr tė eksperimentuar (ishte intelektual i pajisur me dije tė pėrgjithshme dhe tė veēanta), por nuk u dha pas tyre. Kjo ėshtė arsyeja pse ai, pėr njė kohė, nuk do tė arrijė qė me poezinė e tij, tė pranohet tėrėsisht si krijues i mirėfilltė.
Nė qoftė se me veprėn e parė “Fluturojnė e bien” ai riaktualizon poezinė e kujtimeve tė fėmijėrisė me tėrė toposet e vendlindjes, tashmė tė njohur mjaft realizueshėm nga Martin Camaj e Azem Shkreli, por qė tėrheq vėmendjen e kritikės sė kohės, nė veprėn tjetėr “Kanjushė e verdhė”, ai arrin ta tejkalojė tė parėn edhe me gjerėsinė e temave tė reja edhe me artikulimin e tyre poetik. Ndėrsa nė vėllimin e tretė poetik “Shenjat e shenjta”(1979), opusi i poezisė sė tij pasurohet edhe me elemente tė sforcuara tė lirikės personale, intime dhe tė ironisė.
Rėndėsia e veprės sė Jusuf Gėrvallės nė kėtė brez vlerėsohet si pėr ngulmimin e tij pėr tė vazhduar kėrkimin e temave nga bota e kujtimeve tė fėmijėrisė dhe mjedisi i vendlindjes, ashtu edhe pėr format e reagimit poetik ndaj kėtij totaliteti jetėsor.
Bazė tė krijimtarisė sė tij poetike ai kishte pėrvojėn dhe zhvillimin e letėrsisė shqipe, si dhe vlerat letrare tė letėrsisė evropiane e latino-amerikane, tė cilėn herė pas here e pėrkthente edhe vetė. Kėtu rritej mundėsia e bartjes artistike tė pėrvojės jetėsore dhe njohja me format mė tė pasura tė realizimit tė saj artistik.
Poezia e Jusuf Gėrvallės[4] ėshtė njė rrėfim lirik qė niset nga frymėzimi sublim, real e i prekshėm, pėr tė krijuar mė tej tėrėsi kuptimore tė strukturės poetike tė saj. Gati i gjithė teksti poetik i kėsaj poezie ndėrtohet si rrėfimin subjektiv, po qė sintetizon reflekse semantike, si nė perceptimin e rrafshit tė simboleve personale, ashtu edhe nė rrafshin e shenjave kolektive: Nėnės, pėrkatėsisht Shtėpisė dhe Vendlindjes pėrkatėsisht Atdheut. E megjithatė, poezia e tij nė rrafshin tematik ėshtė e gjerė, ajo bartė esencat e universit letrar tė letėrsisė bashkėkohore shqipe.
Nė rrafshin e ideve ėshtė e pasur, ka palcėn e shenjės kombėtare, jo si retorikė a patetikė, po si burim origjine.
Nė rrafshin emocional ėshtė medituese dhe e hapur, e pėrjetuar thellė dhe natyrshėm nga njė shpirt i ndjeshėm lirik.
Nė rrafshin estetik reflekton shprehshmėri tė vazhdueshme semantike, pa pėrpjekje pėr estetizim dhe hermetizim tė saj, por me njė kuptimsim metaforik mė tė hapur e krijim simbolesh vetjake e tė rikuptimsuara[5].

2. Romani
Romani “Rrotull” i Jusuf Gėrvallės[6], i shkruar dhe i pėrfunduar pėr tė gjallė tė tij, por i botuar vetėm pas vrasjes(1983)[7], paraqet njė zhanėr shkrimi qė sjell elemente tė reja e origjinale nė lėmin e ligjėrimit romanor. Ai sjell risi, sidomos, pėr mėnyrėn dhe organizimin e rrėfimit, pėr rolin e rrėfyesit, pėr procedimin e ligjėrimit, pėr pasurinė gjuhėsore dhe pėr elementet etnografike, tė cilat ndėrtohen mbi gjuhėn e mjedisit. Edhe vetė titulli i romanit “Rrotull” mėton tė shenjojė formėn e ndėrtimit dhe zhanrin e shkrimit.
I gjithė romani “Rrotull” sjell njė sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhės sė rrėfimit pėrligjėson strukturėn e ndėrtimit tė brendshėm kuptimor (tė ndėrtimit tė temės, tė ideve, tė ngjarjeve, tė veprimeve tė personazheve dhe tė vetė fatit tė heroit), si dhe formėn e ligjėrimit (tė ndėrtimit tė njė sistemi tė veēantė komunikimi artistik), ku shenja (tė folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siē thuhet nė Dukagjin), ngrihet nė strukturė letrare tė shkrimit.
Pėrmes njė fabule tė thjeshtė, sikurse nė pėrrallėn popullore kodifikohen nyjat e rrėfimit tė ngjarjes, rreth sė cilave zėnė e thuren ndodhitė njėra pas tjetrės, shtresohen pėrmasat e zhvillimit tė njė mjedisi dhe shpalosjet e gjendjeve tė brendshme psikologjike tė personazheve.
Emėrtimi i veprės, mė nė fund, ka tė bėjė edhe me personazhin kryesor tė romanit, Ketė Avdinė, jeta e tė cilit ndėrtohet dhe bartet nė hapėsirė dhe nė kohė, herė si figurė e pėrrallės, herė si njeri i zakonshėm, e herė si hero i zhvillimeve historike nė njė mjedis tė caktuar e mė gjerė. Kėtij personazhi, qė sigurisht, na del mė shumė i formėsuar se sa tė tjerėt, sikur i japin tė gjithė diēka nga vetja, pėr ta ngritur nė shenjė-figurė, i cili pastaj bėhet bartės i dramave tė tyre tė brendshme shpirtėrore dhe lidhės i fijeve tė rrėfimit tekstor.
Krijimi i episodeve dhe tablove tė veēanta, qė realizohen bukur nė kėtė roman, kanė njė vendosje kompozicionale tė lirė, dhe dalin me situata tė papritura, herė tė reales e herė tė ireales. Kjo strukturė e poetikės sė romanit pėrplotėsohet, jo pėrmes tablove tė gjera epike tė ngjarjeve tė mėdha historike, por pėrmes ngjarjeve e ndodhive krejt tė pėrditshme, nga rrjedhin situata tė pėrgjithshme jetėsore, si varfėria, kurbeti, vetmia, mendėsitė e vjetra, thashethemet, apo edhe shpėrthimet emocionale, frustrimet e rebelimet.
Romanin e karakterizon shpalimi i botės sė brendshme tė personazheve me njė lidhje tė thellė me mjedisin, qė realizohen pėrmes monologėve e dialogėve karakteristikė, kapėrcimeve dhe ndėrhyrjeve tė pasura, pehatjeve shpirtėrore lirike me nuanca filozofike, ku reflekset e fjalėve e frazeologjizmave, fjalive e ligjėratave, pothuaj pėrherė na sjellin nė fokus diskursin e tij tė krijimit romanor. Qė tė gjitha kėto elemente barten herė nga narratori e herė nga personazhet, si pėrpjekje e suksesshme pėr tė forcuar kompozicionin tematik, nė gjetjen e shtigjeve dalėse nga amullia e mjedisit qė i rrethon personazhet, prandaj heronjtė dhe situatat sillen dhe zhvillohen nė lėvizje tė pashmangshme - rrethore.

3. Drama
Drama “Procesi”[8] e Jusuf Gėrvallės ėshtė vepra e fundit, e shkruar nė rrethana tė veēanta historike, jetėsore, intelektuale dhe politike, e cila pėrbėn njė tėrėsi personazhesh tipike, tė ndėrtuar pėr qėllime pragmatike. Ajo artikulon ngjarje konkrete tė ndodhura atyre ditėve nė Kosovė, e tė ndėrtuara mbi proceset gjyqėsore-politike, pothuajse tė pėrditshme, qė kryheshin kundėr shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. I tėrė procesi ėshtė mbėshtetur kryesisht nė njė fakt: mėnyrėn e gjykimit tė veprimtarėve tė Lėvizjes ilegale pas demonstratave tė vitit 1981, tė cilat reflektuan njė reagim historik tė kujtesės kombėtare tė shqiptarėve pėr ēlirim jo vetėm kombėtar, por sikur del kėtu edhe social, politik e ideologjik. Drama ka njė ndėrtim skematik nė modelin e trakteve dhe pamfleteve politike tė kohės. Ajo edhe ėshtė shkruar pėr tė pėrmbushur pikėrisht ato synime.
E veēanta e kėsaj drame theksohet sidomos pėr faktin se ėshtė shkruar nga krijuesi me vizion dhe me rezultate tė arrira nė fushė tė letėrsisė, qė deri atėherė e kishte mbajtur tė ndarė pikėpamjen politike tė tij me konceptin e krijimit letrar.

III
Dimensionin e tretė tė jetės dhe veprės sė Jusuf Gėrvallės e paraqet publicistika, njė fushė e realizuar kryesisht nė shtypin ilegal tė kohės. Ajo ėshtė pjesa mė e sipėrshfaqur ku pikėtakohen jeta dhe vepra e Jusufit nė ‘misionin’ e pėrbashkėt kombėtar dhe estetik tė tyre. Mirėpo, ende mbetet e panjohur njė pjesė e shkrimeve tė kėsaj natyre (kryesisht esetė politike tė botuara nė shtypin ilegal tė Kosovės apo tė Perėndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve tė shpėrndara nė shtypin ditor tė Prishtinės e tė Shkupit[9].
Estetė e tij politike pėr sistemin kolonizues tė Beogradit mbi Kosovėn, portretizimi plotė ironi i Titos, vlerėsimet politike pėr ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike tė kėsaj kohe nga radhėt e shqiptarėve, edhe sot mbeten tė pakrahasueshme nė letrat shqipe[10].

Le tė pėrfundojmė
Jusuf Gėrvalla ėshtė figurė e rėndėsishme e veprimtarisė politike kombėtare, pa tė cilin ėshtė vėshtirė tė ndėrtohet sinteza programore e lėvizjes politike tė shekullit XX. Ai ėshtė intelektuali qė ka lėnė gjurmė nė fusha tė shumta tė artit, si: letrar, pėrkthyes[11], publicist, kompozitor e artist[12], tė cilin e ndėrpreu fati historik kombėtar. Ai ėshtė poeti e prozatori, qė u formua nė gjirin e kulturės kombėtare dhe nėn ndikimin e krijuesve tė mėdhenj botėrorė. Ai ėshtė modeli i sė djeshmes qė mund tė bėhet shembull i sė ardhmes.
Prishtinė, janar 2007

Shėnime dhe referenca
[1] Shih, Kadri Rexha, Fati i luleve – Rruga jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla, Ndėrmarrja botuese “Buzuku”, Prishtinė, 1993, f. 132. Biografisė sė tij mė gjerėsisht i jam qasur nė tezėn e magjistraturės “Jusuf Gėrvalla - jeta dhe vepra” (punim magjistrature), Instituti Albanologjik i Prishtinės, Dega e Letėrsisė, Prishtinė, 2002.
[2] Shih, studimi Jusuf Gėrvalla, ideologu i lėvizjes ilegale, nė veprėn “Konteksti i shkrimit”, Era, Prishtinė, 2004, f. 109-120; Hakif Bajrami, Politika e rikolonizimit serb tė Kosovės me sllavė 1945-1948, “Era”, Prishtinė, 2002; Faridin Tafallari, Terror, dhimbje, qėndresė (Kujtime, dokumentacion, korrespondencė), Botim i autorit, Tiranė, 1997, f. 326; Shih, Xhafer Shatri, www. pasqyra.com.
[3] Shih Ethem Ēeku, Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, “Brezi ’81”, Prishtinė, 2003 dhe Struktura politike e ilegales sė Kosovės, “Argeta-LMG”, Tiranė, 2006.
[4] Shih, vėllimet me poezi tė Jusuf Gėrvallės:
· Fluturojnė e bien. Biblioteka: Sofra, Redaktor: Anton Pashku, Recensentė: Azem Shkreli, Fahredin Gunga. Kopėrtinėn e punoi Blerim Luzha, “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinė, 1975, f. 71.
· Kanjushė e verdhė. Biblioteka: Drita; Redaktor: Anton Pashku; Recensentė: Azem Shkreli dhe Eqrem Basha, Lektor: Riza Bicaj. Kopertinėn e punoi: Rexhep Ferri. Korrektor: Nezir Selmani. “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinė, 1978, f. 87.
· Shenjat e shenjta. Biblioteka “Valėt”. Redaktor: Resul Shabani; Recensentė: Qerim Ujkani dhe Shaip Beqiri; Kopertinėn: Aleksandėr Kuzmanovski. “Flaka e Vėllazėrimit”, Shkup, 1979, f. 66.
· Bekimi i nėnės, poezi tė zgjedhura. Pėrgatitur nga Ramazan Vozga e Pandeli Koēi. Libri hapet me njė tekst hyrės, pa autor. Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1982.
· VEPRA LETRARE. Parathėnia: Dr. Sabri Hamiti. Veprat: Fluturojnė e bien, Kanjushė e verdhė, Shenjat e shenjta, Rrotull, Procesi, Botoi “Ora”, Prishtinė, 1992.
[5] Kritikat e para pėr poezinė e Jusuf Gėrvallės i kanė shkruar: Ali Aliu, Dy poetė qė vijnė (1. Jusuf Gėrvalla “Fluturojnė e bien”), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 6 qershor 1976, f. 17; Rrjedha dhe gjenerata nė prozėn tonė, “Jeta e re”, nr. 6, Prishtinė, 1974, f. 1088; Shih edhe Shaip Beqiri, Duke kėrkuar qeshjen e njė poezie, “Zėri i rinisė”, Prishtinė, 21 tetor 1978, f. 11, 12, 13, 14; Emin Kabashi, Gjeografia e kuptimit poetik (J. Gėrvalla, Kanjushė e verdhė, Rilindja, 1979), “Fjala”, nr. 21, Prishtinė, 1 dhjetor 1979, f. 6; Teki Dervishi, Dy Jusuf Gėrvalla, “Zėri”, Prishtinė, 18. 1. 1992, f. 45; Flatra dhe nėntokė, (Sivjet u botua libri i poezive tė Jusuf Gėrvallės “Fluturojnė e bijnė”), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 21 dhjetor 1975, f. 20; Jeta e episodeve tragjike, “Zėri”, Prishtinė, 18. 1. 1992, f. 32; Sylejman Syla, Poezi shfryrjesh tė sinqerta, (J. Gėrvalla, Fluturojnė e bien, “Rilindja” Prishtinė, 1975), -“Fjala”, nr. 4, 1976, Prishtinė, f. 5; Mehmet Kraja, Poezi frymėzimi, (“Kanjushė e verdhė”), “Rilindja”, Prishtinė, 19. 8. 1978, f. 15; Bajram Sefaj, Shkurt. Poezi! (fjalė rasti, mbi poezinė e J. Gėrvallės, duke shfletuar pėrmbledhjen e parė Fluturojnė e bien), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 21 shtator 1973, f. 11; Xhemail Mustafa, Imazhi asociativ, “Zėri i rinisė”, Prishtinė, 12 gusht 1978, f. 12; Kadri Rexha, Kėto kėngėt e mia janė zė i butė i fushės, “Rilindja”, Prishtinė, 15. 9. 1979, f. 13. Pas vdekjes sė Jusuf Gėrvallės, mendimin e tyre vlerėsues tash jo vetėm pėr poezinė, por edhe pėr romanin dhe dramėn i kanė shfaqur edhe kritikėt: Pandeli Koēi, Poezi qė buron nga zemra (Shėnime pėr librin Bekimi i nėnės tė Jusuf Gėrvallės); Ramazan Vozga, Zė origjinal, me botė tė gjerė poetike (Vėllimi “Bekimi i nėnės”, i J. Gėrvallės), “Drita”, Tiranė, 6 mars 1983, f. 6; Sabri Hamiti, Bisedė me Jusufin (fragment), “Rilindja”, Prishtinė, 19 janar 2002, f. 20-21; Myrvete Dreshaj-Baliu, Poetika e veprės sė Jusuf Gėrvallės (studim monografik), “Zėri i Kosovės”, (gjashtė vazhdime), korrik-shtator, Cyrih, Zvicėr, 1995; Portretet (Jusuf Gėrvalla), “Shpresa”, nr. 1, Prishtinė, 1995; Vendlindja, muzė e kėngės, “Bujku”, qershor 1994.
[6] Jusuf Gėrvalla, Rrotull, roman, Shtėpia botuese “Naim Frashėri” Tiranė 1983. Parathėnia: Ismail Kadare, f. 127.
[7] Shih, Pandeli Koēi, Romani Rrotull i Jusuf Gėrvallės, “Zėri i popullit”, Tiranė, 18. 1. 1984; Lumira Berati, Romani Rrotull i Jusuf Gėrvallės, “Pishtarėt e lirisė”, Tiranė 1992 f, 39; Sabri Hamiti, Vrasja e poetit, nė “Tema shqiptare”, Rilindja, Prishtinė, 1993, f. 110-115.
[8] Jusuf Gėrvalla, Procesi, (dramė), “Zėri i Kosovės”, Zvicėr, 1993; Procesi, (dramė), Gjilan, 2002. Shih edhe vlerėsimet mjaft kontradiktore pėr dramėn, deri nė vėnien nė dyshim tė autorėsisė sė saj: Mehmet Kraja, Midis idealit politik dhe vokacionit krijues, “Fjala”, Prishtinė, qershor 1992, f. 11; dhe Rreth veprės sė Jusuf Gėrvallės, “Rilindja”, Prishtinė, 27 qershor 1992, f. 7.
[9] Mė parė se nė shkrimet e botuara nė shtypin ilegal, konceptet njėherė sociale e pastaj edhe politike i ka shprehur nė reportazhet e botuara te tė pėrditshmet e Prishtinės dhe tė Shkupit, “Rilindja” dhe “Flaka e vėllazėrimit”. Shih reportazhet: Shoku im s’mund tė mėsoj mė, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 24. 9. 1971, f. 12; Ky s’ėshtė pėrgojim, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 16. 4. 1971, f. 13; Edhe bilbili e fle natėn, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 24. 9. 1971, f. 12; Djaloshi i hajthėm, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 10 shtator 1971, f. 12; Me kompleksin e Anteut?, “Jehona”, Shkup, nr. 3, 1972, f. 31-35; Me kompleksin e Anteut?, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 11 janar 1972, f. 12.
[10] Disa vjet mė parė kėrkimet e mia nė kėtė fushė tė gjenisė sė tij letrare i kam pėrmbledhur nėn titullin e pėrbashkėt Ik o natė, po kėndon agimi, njė vėllim qė nuk botua, i cili kujtoj, pėrfaqėson modelin e reflektimit intelektual tė tij.
[11] Danillo Kish, Klepsidra, Redaksia e botimeve “Rilindja”, Prishtinė, 1979; dhe Shėnimet e njė tė krisuri, (fragment), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 11 janar 1976, f. 19; Imazhe nga udhėtimet (fragment). “Rilindja”, Prishtinė, 14. 12. 1975, f. 10; Mesha Selimoviq, Rropatja nė tokėn tėnde, vdekja nė dhe tė huaj. “Flaka e vėllazėrimit, Shkup, 2 nėntor 1975, f. 18-19; dhe Beqir Toska (fragment nga romani “Kėshtjella”), “Jehona”, nr. 1, Shkup, 1977, f. 49-57; Ciril Zlobec, Amshimi im i shkurtėr, Prishtinė, 1978; Tė pėrshėndes mėkat, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 30, 31 dhjetor 1978 – 1, 2 janar 1979 f. 24. Poezi: Qetėsia, Vetmia, Amshimi im i shkurtėr. “Zėri i rinisė”, Prishtinė, 14 tetor 1978, f. 13; Marko Kravos, Ngushllim, “Rilindja”, Prishtinė, 25. 9. 1977, f. 11; Zhivko Ēingo, Sėmundja e Atanas Ivanovskit, “Flaka e vėllazėrimit, Shkup, 11. 4. 1971, f. 17; Platoni, Shpifėsit e mi janė dy faresh, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 15 korrik 1973, f. 10; Miguel Anhel Asturias, Legjenda e Guatemalės, “Rilindja”, Prishtinė, 1979, 144 faqe; Legjenda e Kademos, “Zėri i rinisė”, Prishtinė, 2 shtator 1978, f. 14-15; Franc Kafka, Meditime, “Bota e re”, Prishtinė, 14. 10. 1974, f. 14-15; Franc Kafka, Procesi “Rilindja”, Prishtinė, 19 janar 2002, f 19; Xhems Xhojs, Uilsi, “Bota e re”, Prishtinė, 13. 10. 1974, f. 14-15; Ernest Heminguej, Dielli lind pėrsėri, (fragment), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 16-17 nėntor 1975, f. 11; Aziz Nesin, Fikri beu, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 14 maj 1972, f. 17; E tillė ishte jeta ime letrare. Nathalie Sarraute (Nathalie Saro) nė njė bisedė me shkrimtarėt dhe kritikėt frėng, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 12. 4. 1972, f. 15; Cassar Leante, Letėrsia e sotme kubaneze, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 12 maj 1972, f. 14.
[12] Shih artikujt e Jusuf Gėrvallės nė fushė tė muzikės: Tekstet e melodive t’ia pėrshtatim realitetit tonė, “Rilindja”, Prishtinė, 22. 12. 1976, f. 12; Pėr njė manifestim tė dobishėm muzikor, “Rilindja”, Prishtinė, 14. 9. 1976, f. 10; Problem ėshtė mėnyra, ndoshta, “Rilindja”, Prishtinė, 22. 9. 1976, f. 10; Prezantim qė ka mundur tė jetė mė i suksesshėm, “Rilindja”, Prishtinė, 23. 2. 1975, f. 11; Pietet ndaj jetės, punės dhe moralit tė ri, “Rilindja”, Prishtinė, 20. 4. 1979, f. 16; Tė shijojmė tė gjithė pemėt e rralla, “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup, 1. 8. 1971, f. 16, si dhe vlerėsimet e studiuesve mė pas, pėr kontributin e tij nė kėtė fushė: Pandi Bella, Jusuf Gėrvalla si adhurues i tingujve, “Pishtarėt e lirisė”, Tiranė, 1992 f, 49; Rafet Rudi, Simbiozė e sensibilitetit tė poetit dhe muziktarit, “Forumi”, nr. 14, Prishtinė, 21. 2. 1994, f. 14.


# posted by FLOART-PRESS @ 3:27 MD 0 comments
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio