Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Politika Midis DilemĖs Dhe Realitetit Shqiptar
Flori Bruqi
Postuar nė: 28.04.2007, 07:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Shkruan: Dr. Sulejman ABAZI



Ende shqiptarėt po jetojnė nė dekadėn e depresionit tė madh shpirtėror, tė kushtėzuar nga fenomenet negative, tė cilat provojnė humbjen e besimit dhe tendencat drejt rrėnimit tė psikologjisė sonė kombėtare. Njė psikologji e sofistikuar mbytėse, terrorizuese e deri antikombėtare, po synon heshtjen, dhunimin e tė drejtės njerėzore, mėnjanimin e mbylljen e gojės dhe izolimin nė vetėpersonalitet tė rinisė sonė, tė njerėzve patriotė dhe intelektualė, duke u dhėnė mundėsinė e dominimit tė situatės njerėzve tė shitur populistė, militantė tė politikave antikombėtare, avokatė nė mbrojtje tė sė keqes.

Koha ka vėrtetuar se aktualisht historia jonė e re kombėtare po pėrjeton njė periudhė kalimtare tė gjatė dhe shumė tė vėshtirė, e cila ėshtė njė sajim politik i ēuditshėm midis dy periudhave, me tendenca dhunimi dhe destabilizimi prej segmenteve antishqiptare e jodashamirėse ndaj kombit shqiptar. Veprimtaria e tyre sot ka dalė hapur dhe tėrheq vėmendjen mbi mbėshtetjen nė prapavija tė dyshimta politike klanore qė po shkaktojnė kaos nė lėvizjen tonė kombėtare.

Koha ka vėrtetuar se kjo periudhė e gjatė kalimtare midis dhunė dhe lirisė ka dhėnė natyrėn e njė situate raskapitėse tė qėllimtė, pėr ta kaluar situatėn e brendshme tė popullit, rinisė dhe inteligjencies sė tij nė gjendje reanimacioni, pėr ta pasur atė pėrherė nėn kėmbė dhe mė tė lehtė pėr administrimin e pushtetit tė tyre terrorist nė tė ardhmen, duke shkaktuar situatėn mė tė rėndė moralo - psikologjike dhe ekonomike nė tėrė hapėsirėn shqiptare.

Shpesh ėshtė thėnė hapur: Demokracia qė propagandohet kudo nė hapėsirėn shqiptare ėshtė njė mashtrim qė vazhdon t’i bėhet popullit shqiptar, pa e vrarė mendjen se ku ėshtė pikėmbrritja nė rrugėn pa krye. Marrėveshje pas marrėveshjesh, kompromise politike tė ndyra me protagonistė shqipfolės, pėrballė sakrificave sublime dhe gjakut tė derdhur pėr liri, pavarėsi dhe bashkim kombėtar. Flitet shumė pėr termin “demokraci”, por pėrballė dhunės dhe kėrbaēit, mercenarėve tė paguar me tytat e armėve lartė qė vrasin dhe dhunojnė njerėz tė pafajshėm, politika shqiptare hesht e kujdesėshme ndaj “klimės demokratike” qė mbizotėron nė rajon. Ende jemi shumė larg asaj qė kėrkohet. Shpesh tentojmė qė tė keqen ta kėrkojmė jashtė vetes sonė. Kėtu duhet tė ndalemi dhe me pėrgjegjėsi tė analizojmė ngjarjet brenda nesh. E keqja vazhdon tė gjallojė ēdo ditė e mė shumė brenda nesh, atė duhet ta zbulojmė, ta denoncojmė, ta shporrim tutje, duke flakur njė herė e pėrgjithmonė farėn e urrejtjes dhe pėrēarjes qė kanė mbjellė me dinakėri armiqtė tanė midis nesh.

1. Postulate qė meriton stampimin nė memorien tonė historike.

Historia jonė nė arkivin e saj tė hershėm dhe atė modern mbart brenda vetes kapacitete tė shkėlqyera tė dhuntisė sė njeriut shqiptar, i cili ka dhėnė kontributin e tij jo vetėm nė tė mirė tė mbijetesės sė kombit shqiptar, por dhe nė shėrbim tė mbarė botės sė qytetėruar, duke u bėrė pa hezitim pikėnisje dhe pjesė e kulturės botėrore. Kjo plejadė njerėzish tė respektuar, me tė cilėt sot kemi tė drejtė tė krenohemi, janė pa dyshim, fondi i mrekullueshėm i pasurisė sonė kombėtare. Madhėshtia e tyre i ka kaluar kufijtė e kombit dhe hapėsirės shqiptare. Falė punės, pėrkushtimit atdhetar dhe sakrificės sublime, shumė figura tė tilla kanė dhėnė jetėn e tyre pėr tė mbrojtur vlerat e identitetit tonė kombėtar, tė kulturės sonė kombėtare, vlerat e gjuhės dhe tė shkrimit shqip, duke dhėnė njė kontribut tė mahnitshėm nė mbijetesė. Vite mė pare, prof. dr. Minella Karajani nė leksionin e tij do tė theksonte: “Nga mėnyra se si vihet nota nė shkollat tona unė shikoj tė ardhmen e kombit”. Ėshtė njė postulat brilant qė sot meriton tė jetė i stampuar mbi kapakun e ēdo regjistri nė shkollėn shqiptare kudo, por dhe nė memorien tonė historike, pėr t’i kujtuar brezit tė ri dhe kujtdo se e ardhmja e kombit ėshtė e lidhur jetėsisht me arsimimin e tij, me personalitetin dhe dinjitetin e tij kombėtar.

Pėr ironi tė fatit, kohė mė parė nėn rregjimin terrorist tė Beogradit nxėnėsit shqiptarė mėsonin bodrumeve, sot me dhjetėra - mijėra fėmijė tė emigrantėve vuajnė mungesėn e arsimimit nė gjuhėn shqipe, sistemi arsimor nė hapėsirėn shqiptare mbetet qėllimisht i diskriminuar, duke rrezikuar tė deformojė vlerat e identitetit kombėtar. Me mijėra tė tjerė nė Republikėn e Shqipėrisė janė tė ngujuar prej frikės sė gjakmarrjes dhe vazhdojnė ta mėsojnė gjuhėn shqipe brenda mureve tė hirtė. Anarkistėt po kėrkojnė “reformim” pėr tė goditur sistemin gjysėmshekullor tė vlerave tė gjuhės sonė shqipe. Arsimimi dhe gjuhėsia janė vėnė nė shėnjstėr. Pėrballė qėndron shteti dhe politika shqiptare, tė pafuqishėm pėr tė bėrė minimumin, duke e ngarkuar veten me pėrgjegjėsinė e rėndė historike.

Thuhet se jemi komb i vogėl pėrballė tė tjerėve. Sa ėshtė kjo e vėrtetė? Pse shqiptarėt janė tė shpėrndarė anekėnd botės? Pse historia na ka rezervuara kėtė fat? Dilema pėrballė tė vėrtetės historike shkencore ka shpjegimin e saj tė shtrirė thellė nė antikitet dhe nė hapėsirėn e historisė sonė tė re. Kjo hapėsirė kohore me ngjarje tė vrullėshme e tronditėse mbart brenda saj madhėshtinė e njerėzve qė e bėnė tė njohur atė nė tėrė botėn e qytetėruar. Janė perandorėt e lashtė ilirikė, papatėt shqiptarė qė kanė drejtuar Vatikanin, perandorėt dhe vezirėt e shumtė me gjak shqiptari, figura e Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, nobelistė tė nivelit tė Nėnė Terezės, diplomatėt, prijėsit ushtarakė, ekonomistėt, projektuesit, aktorėt, muzikantėt, deri tek astronautėt dhe fizikanėt bėrthamorė, tė cilėt i pėrkasin identitetit tonė kombėtar.

Dekada mė parė, shkrimtari i njohur Dhimitėr Shuteriqi, nė takim me intelektualė nė vitet 74 do tė theksonte: “Ēdo komb nuk matet sot me numrin e popullsisė, por me numrin e majave tė kreshtave qė nxjerr”. Jemi dėshmimtarė tė figurave tė vjetra e tė reja qė shkėlqejnė sot nė botė. Njė vazhdimėsi brezash, dijesh, vlerash kulturore e profesionale qė janė bėrė pjesė shpirtėrore e jetike e identitetit tonė kombėtar. Pėrvoja e kulturės dhe shkollės sonė, talenti shqiptar shkėlqen nė universitetet perėndimore dhe ato amerikane, nė kompanitė prestigjioze tė biznesit botėror, nė skenat e kėngės, baletit, nė ekspozitat e pikturės, nė artin skenik, nė pistat e vrapimit, fushat e futbollit, tė peshėngritjes dhe ringjet e boksit. Ēdo ditė shkėlqen madhėshtia shqiptare anekėnd botės deri nė Australinė e largėt. Pa mendoni se sa talente tė shkėlqyera kanė qenė tė detyruar tė garojnė nėn simbole kombėtare tė shteteve tė huaja. Kush ka tė drejtė t’i paragjykojė? Askush. E paragjykuar kėtu do tė mbetet emblema e shpėrfytyruar e politikės dhe e shtetit shqiptar me indiferencėn dhe mosnteresimin, nė kushtet kur ethet e pushtetit politik pėr interesa tė ngushta po e kancerojnė mė tej jetėn tonė tė vėshtirė.

2. Nėn efektet e tharmit tė urrejtjes racore tė politikave konservatore

Kjo situatė qė pėrjetojmė nuk mund tė vazhdojė pafundėsisht, ajo do tė ketė fundin e saj. Ēėshtja kombėtare sot ndodhet e braktisur dhe nė udhėkryq, por gjithėsesi ajo zjen nga brenda. Ajo ka pranuar tashmė elitėn drejtuese patriotike shqiptare kudo qė ndodhet, brenda dhe jashtė hapėsirės shqiptare. Shqiptarėve u duhet tė ndreqin me ngut tė metat, tė dėshmojnė vullnet e qytetari, unitet, ashpėrsim tė ligjeve kanunore pėr aftėsi shtetformuese e qeverisėse. Vetėm kėshtu vlerat kombėtare tė popullit tonė autokton do tė arrijnė tė shfaqen si njė faktor me fuqi maksimale nė peshoren e gjeopolitikave ballkanike. Nė kėtė kah zhvillimi progresist, nuk ka munguar dhe nuk do tė mungojė kurrė apeli pėr njerėzit e mirė, intelektualė e atdhetarė, tė cilėt po kuptojnė se ka ardhur koha pėr aksion politik drejt mospranimit tė diktatit politik dhe pėrmirėsimit tė vlerave tė historisė sonė tė re.

Njerėzit e mirė tė Shqipėrisė nuk do tė presin gjatė pėrpara portės sė kyēur tė ardhmėrisė, duke ngrėnė vetveten e duke pritur tė bėjnė sehir stratagjemėn kombėtare tė stisur nga njė klasė politike e papėrgjegjėshme dhe pse jo e dyshimtė. Ata po e kuptojnė se i duhet thėnė “ndal” kėsaj maskarade politike, e cila po ēon nė shterrimin e vlerave vitale qė sot i nevojiten mė shumė se kurrė kombit tonė. Ėshtė parė se vendi ka nevojė pėr zemėr, pėr moral, por mbi tė gjitha ka nevojė pėr arsye tė shėndoshė, pėr rolin e pazėvendėsueshėm tė inteligjencies shqiptare dhe rinisė sė tij tė mrekullueshme. Nėse sot heshtet pėrballė turravrapit politik, tė atyre qė sot kanė marrė pėrgjegjėsitė tė bėjnė historinė tonė tė re, qė kanė marrė pėrsipėr tė drejtojnė vendin, atėherė duhet kuptuar pėrfundimisht se kjo heshtje ėshtė vrasėse. Nuk duhen lejuar askėnd tė luajnė me fatet e kombit, me jetėn tonė, pėr mė tepėr, kur nuk duan ta kuptojnė kėtė, atėherė pėrpara tė gjithė shqiptarėve do tė dalė detyra imediate qė ata tė shpallin misionin dhe tė kėrkojnė tė imponojnė vetėdijen kombėtare. Dhe kjo ka pėr tė ndodhur.

Ajo qė ndodhi nė datėn 10 shkurt 2007 nė Prishtinė, ėshtė pararendėse e ngjarjeve tė mėdha nė hapėsirėn shqiptare. Njė logjikė e ftohtė e mbėshtetur nė zėrin e arėsyes sė rinisė shqiptare, ėshtė thirrja nga dheu i gjakut tė derdhur dhe amanetit tė patretur tė Dėshmorėve tė Kombit. Thirrja nga fundi i dheut dhe thellėsia e shekujve ėshtė pararendese e denoncimit tė hapur tė skenarėve tė errėt tė padrejtėsisė njerėzore qė u ėshtė bėrė shqiptarėve nė shekuj dhe po u pėrsėritet edhe sot me njė holokaust qė nuk ka kufij. Dhuna policore nė sistem prej strukturave tė kriminalizuara nė kėto tetė vite tė mbretėrimit tė mercenarizmit nė Kosovė, ėshtė tharmi i urrejtjes racore tė politikės konservatore ndaj kombit mė tė vjetėr tė botės, ndaj kombit mė tė nėpėrkėmbur dhe tė gjakosur, mbi njė holokaust tė paparė, ndaj vendit tė orakujve tė parė nė toke dhe tė shqiponjave ilirike qė ka meritėn biblike tė rrezatimit tė dritės dhe diturisė qytetėrimit botėror.

Ashtu si ngjarjet e viteve 81 edhe kėto ngjarje nė Prishtinė do tė mbahen mend gjatė pėr tė kėrkuar rrugėn e vėrtetė tė lirisė. Rinis shqiptare dėshmoi me vullnetin dhe gjakun e saj tė pastėr se ėshtė bėrė ėndėrrimtare e nje UĒK-je tė re qė po rilind, e cila nuk ka gjasa tė pėrsėrisė gabimet qė janė bėrė nė historinė tonė tė dhimbėshme. Dhe kjo ka pėr tė ndodhur pėrballė miopisė politike ndaj fatit tė kombit shqiptar. Shumė flasin nė emėr tė popullit shqiptar, por qė nuk kanė guxuar kurrė ta shohin atė drejt e nė beben e syrit. Ata qė shajnė protestėn e djemve dhe vajzave tė Prishtinės i kanė hyrė nė hak tėrė rinisė shqiptare kudo. Mjafton edhe kaq pėr t’u bindur se me kė kemi tė bėjmė, kujt ja kemi dhėnė besėn, kujt i besojmė fatin e jetės sonė, kujt i kėrkojmė liri dhe drejtėsi. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se armikun e kemi pėrsėri tek porta, mė te egėr se mė parė, mė gjakėsor qė na e vret rininė nė mes tė ditės nėn emrin e demokracisė, qė na tregon shkopin dhe kėrbaēin. Mjafton kaq pėr tė kuptuar se mjaft emra tashmė janė fiksuar nė memorin e popullit shqiptar si shqipfolės, njerėz tė mjerė qė janė kthyer nė mercenarė pėr njė rrogė, pėr njė post, dhe mė tej nė grabitės tė gjakut, djersės dhe jetės sė qytetarėve shqiptarė kudo. Askush tė paktėn sot nuk mund tė fshihet mė pas gishtit, tė abuzojė me vlerat e luftės sė popullit pėr liri, pavarėsi dhe bashkim kombėtar.

Kėta njerėz qė e kanė plotėsuar “misionin” e tyre historia jonė moderne me kėtė qėndrim tė shpėrfytyruar po u rezervon vendin e turpit. Gjuha e ngjajshme nė vlerėsimin e ngjarjeve historike tė uraganit popullor ėshtė njė gjuhė e helmuar. “Rrethi i kuq” i “Zapatės” shqiptar sot po kėrcėnon rininė shqiptare me vrasje, burgosje, mbyllje tė gojės, duke kėrkuar t’i imponojė robėrinė. Kjo nuk do tė ngjasė. Kėlyshin e luanit mund ta rrahėsh tėrė jetėn dhe ai tė mbetet kėlysh, por mos harroni, se ai pėrsėri do tė lindė luanė, sepse brenda tij vlon gjaku dhe raca e fortė qė i bėn plangprishėsit tė dridhen. Mesazhet popullore ende bien nė vesh tė shurdhėr. Ato janė thirrje kushtrim qė askush tė mos guxojė mė tė tallet me aspiratat e shqiptarėve. Dikush duhet tė kuptojė se sa herė qė forcat e errėta do tė pėrpiqen t’i gjunjėzojnė shqiptarėt, rinia shqiptare do tė ngrihet si Feniksi mbi hirin e vet dhe do tė rilindė UĒK-nė e re shqiptare, e cila si dielli nė horizont do tė ngrohė pėrsėri shpirtin e trazuar tė kombit shqiptar.

Nė kėtė panoramė joemoncionale, tė mbėshtetur mbi realitetin tonė tė dhimbėshėm, ėshtė e nevojshme pėr ēdo problem tė futemi drejt e nė temė, tė mos vlerėsojmė kornizėn e tij, por “pikturėn” qė mbart brenda vetes jeta shqiptare. “Piktura” shqiptare sot tė trondit me pamjen e saj tė shformuar, duke e vėnė njeriun shqiptar nė dilemė. Kjo dilemė ėshtė kolla jonė qė nuk na lė rehat tė marrim frymė. Vėrtet ėshtė kėshtu, por kurrė nuk do tė ndihemi inferiorė dhe fajtorė pa faj. Nuk u kemi asnjė borxh nacionalizmit agresiv intolerant tė fqinjėve ujqėr rrotull nesh, e po kėshtu as fuqive tė mėdha qė drejtojnė sot demokracinė botėrore. Kjo ėshtė njė aksiomė shqiptare qė duhet bėrė prezent botės sė qytetėruar. Kjo mbetet detyra e njerėzve patriotė dhe inteligjencies sonė. Vendi sot ka nevojė pėr liderė atdhetarė, qė sė pari, tė ndihen shėrbėtorė tė popullit tė shumvuajtur dhe tė bėjnė detyrėn pėrpara kombit, tė kuptojnė historinė e tij tė djeshme dhe realitetet e sotme, tė ngrejnė fort zėrin dhe tė ndihen tė aftė pėr ta orientuar zhvillimin tonė kombėtar mbi bazėn e energjive tė brendshme dhe potencialeve kombėtare.

Shqipėria sot nuk ka nevojė pėr mendje jo historike, qė vazhdojnė tė sabotojnė arsyen historike, qė po e kuptojnė rrugėn drejt demokracisė dhe politikėbėrjen si hakmarrje brenda shqiptarėsh, qė e kanė shndėrruar pushtetin nė mjet grabitjesh, pasurimi tė paligjshėm dhe si instrument tė thellimit tė pėrēarjes kombėtare. Kjo mėnyrė e kuptimit tė demokracisė e ka ēuar disa herė hapėsirėn shqiptare nė kaos dhe nė buzė tė greminės. Populli shqiptar, qė nuk e prishi asnjėherė zemrėn me njerėzit e tij, ende beson se faktorėt motivues tė ringritjes janė pėrsėri gjallė. Ai mbart brenda vetes vetėdijen e lartė kombėtare dhe shfaq hera - herės vlerat e atdhedashurisė me tė njėjtin qėndrim e me tė njėjtin instikt siē reagohet kundrejt rrezes sė dritės. Shqiptarėt janė me moshė tė re dhe me njė instikt tė lartė jetėsor. Ata do tė vazhdojnė tė reagojnė fuqishėm dhe nuk do tė ndalen nė rrugėn e tyre tė lirisė.

Pėrballė konfliktit tė realpolitikės, nepotizmit tė shpifur klanor e krahinor, pėrballė pėrpjekjeve qė bėhen pėr tė trazuar bashkėjetesėn fetare, populli, falė urtėsisė dhe instiktit natyror, nuk e ka pranuar kurthin qė i ka ngritur politika, e cila ka shfaqur papėrgjegjshmėrinė e saj, e yshtur nga interesa tė mbrapshta, qė tradicionalisht mbeten tė interesuara pėr njė Shqipėri tė coptuar, tė dobėt dhe njė hapėsirė shqiptare jo stabėl. Shqiptarėt janė tė tėrė nė raportet e tolerancės dhe mirėkuptimit brenda dhe jashtė vendit, ēka i dallon ata jo vetėm pėr respektimin e etikės kombėtare, por nė vėēanti nė nxitjen e gjeneratorėve tė atdhedashurisė. Ripėrtėritja e moralit e kohezionit, e sidomos ridimensionimi, ripėrtėritja e edukimit me frymėn e unitetit kombėtar, mbeten sot pėr sot detyrat mė urgjente, ku pa dyshim, roli dhe kontributi i inteligjencies dhe i rinisė mbetet i artė dhe i pazėvendėsueshėm.

3. Partneriteti i zhvillimit nuk mund tė funksionojė pa respektuar vlerat e

identitetit tonė kombėtar

Dimensionet moral - psikologjike, intelektuale, politike dhe sė fundi ekonomike, janė venė nė shėnjestėr tė politikave tė mbrapshta qė janė zbatuar deri mė sot nė tėrė ahpėsirėn shqiptare tė emėrtuar Shqipėri. Ndėrhyrjet e herėpashershme tė segmenteve dhe qarqeve tė dyshimta po bėhen shkak pėr pengesa serioze nė rrugėn e integrimit mbarėkombėtar. Ėshtė njė agresion politiko-ideologjik, i cili duhet ndalur sa jemi nė kohė. Shqiptarėt nė Republikėn e Shqipėrisė sot synojmė BE-nė, jo pėr hir tė krijimit tė unitetit europian, por pėrmes veprimeve tė pėrbashkėta tė arrijnė tė mbrojnė interesat e tyre kombėtare, duke synuar njė jetė mė tė mirė, tė barabartė midis tė barabartėve. Nė politikėbėrjen shqiptare ėshtė parė e kuptuar se me emrin e Shqipėrisė luhet nė ēdo plan dhe nė ēdo kohė. Vendi ynė nuk mund tė jetė miku i kujtdo qė i intereson politikanėve qė hypin e zbresin nga pushtetet. Vendi ynė duhet tė kėtė strategjinė e tij, ku primare duhet tė jenė tė shenjta dhe tė barasvlefshme me interesat e Shqipėrisė.

Pasojat qė po pėrjetohen nga kjo periudhė e gjatė kalimtare, ka imponuar nė tė gjitha format deklarimin e nxituar tė “vlerave”, pa vlerėsuar nė asnjė rast konseguencat e paefektshme tė pėrgjegjėsive pa pėrgjegjėsi. Kjo e ka kthyer politikėn shqiptare nė njė shtojcė tė kujtdo qė ka dėshirė tė merret me Shqipėrinė. Kjo etikė politiko-diplomatike false, larg “etikės efikase tė pėrgjegjėsisė” mbi fatet e zhvillimit kombėtar, vazhdon tė luajė me parime e vlera abstrakte, tė paprekshme, zhgėnjyese, prapa tė cilave sot arrin tė fshihet kushdo. Nė kėtė situatė zhvillimet politike nė Shqipėri nuk janė jashtė vėmendjes sė aleatėve strategjikė, tė cilėt nė sinkron me interesat e tyre kanė dėshirė dhe vullnet qė kombi shqiptar tė ecė me ritme nė rrugėn e administrimit tė vlerave tė tij. Pėr sa kohė shqiptarėt do tė aspirojnė tė respektohen nė rrugėn e integrimit mbarėkombėtar drejt botės demokratike, ata do tė mbeten nė vėmendjen dhe ndihmesėn e miqve dhe tė institucioneve demokratike botėrore.

Ky mesazh nuk ka munguar, por politika shqiptare e interesit nuk mund tė luajė pambarimisht me tė. Ėshtė kuptuar se qėndrimi politik ndėrkombėtar kėrkon partneritetin nė hapėsirėn shqiptare, duke flakur tej tendencat e qeveritarėve vasalė, qė harrojnė se ē’ėshtė dinjiteti, ēfarė pėrfaqėson kombi, dhe aspiratat e tij pėr bashkim dhe integrim. Por ashtu siē ka kundėrshtarė nė rugėn tonė tė zhvillimit, tė cilėt i tmerron ideja e bashkimit kombėtar tė popullit shqiptar, ashtu ka dhe miq e dashamirės, tė cilėt dėshirojnė njė Shqipėri tė fortė, demokratike, faktor stabiliteti dhe zhvillimi nė Ballkan. Bashkimi i shqiptarėve nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse integrim mbarėkombėtar dhe rajonal, njė rrugė drejt demokracisė perėndimore.

Qeveritė shqiptare nuk kanė tė drejtė tė mashtrojnė shqiptarėt pėr interesa tė ngushta partiake, por tė japin njė pasqyrė reale tė rrugės drejt integrimit mbarėkombėtar dhe rrugėve tė sigurta tė partneritetit. Me kėtė mėnyrė qeverisjeje edhe pėr 20 vjet kjo aspiratė do tė mbetet mbetet njė dėshirė shqiptarėsh drejt “ėndrrės sė bukur evropiane”. Kjo situatė duhet shpjeguar hapur dhe jo tė lihet tė nėnkuptohet nga emisarėt e shumtė politikė. Kėta emisarė ndoshta nuk janė aq tė huaj pėr Shqipėrinė, siē ka edhe tė tillė qė nuk e dėshirojnė njė Shqipėri tė fortė, tė bashkuar dhe tė integruar nė Evropė. Ata me qėndrim politik tė kthjellėt duhet tė binden se rruga e shqiptarėve ėshtė e pėrcaktuar dhe historia do tė na japė atė qė na takon.

4. Politikės: Tė mbrosh interesat kombėtare, ēfarė ka kėtu pėr tė mos kuptuar...

Ngritja e zėrit tė arsyes nė mbrojtje tė interesave kombėtare nuk ka tė bėjė me neutralizimin e energjive qė gjeneron politika integruese as me nacionalizmin ekstrem, as me kundėrshtitė ndaj standardeve qė aplikon bota demokratike nė rrugėn e saj tė zhvillimit. Shqiptarėt nuk kanė nevojė t’i imponojnė interesat e tyre askujt, por ata e kanė nė tė drejtėn e tyre tė zhvillojnė politika tė zhvillimit kombėtar, duke synuar Evropėn e Bashkuar. Kjo bindje e brendshme pėrforcohet mė tej, kur pėr nevojat e politikave tė jashtme dhe tė sigurisė kombėtare, arrihet tė sigurohet konsensusi nė jetėn politike tė vendit, aq i domosdoshėm nė periudha kalimtare. Shihet se shqiptarėt janė tė pėrfshirė nė raportet e solidaritetit dhe mirėkuptimit, qė i dallon ata, jo vetėm nė etikėn kombėtare, por nė kultivimin tek brezat e rinj tė vlerave tė atdhedashurisė. Kjo natyrė njerėzore hera herės nga politikat konservatore ėshtė marrė pėr dobėsi.

Lufta sė fundi nė Kosovė dhe mbėshtetja mbarėkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė saj ka vėnė mė mirė nė lėvizje kėtė mekanizėm gjithėkombėtar. Njė shtet–komb i qėndrueshėm, qė pėrfaqėson interesa tė pėrbashkėta pėr tė gjitha ngjyrimet politike dhe qytetarėt e tij, duke synuar garantimin e integritetit teritorial, rritjen e mirėqenies, garantimin e tė drejtave tė njeriut, vlerat e ēėshtjes kombėtare, tė sinkronizuara kėto nė njė strategji kombėtare aktive, nuk mund tė pajtohet me interesa tė pjesshme, vetėm si alternativa ideologjike apo gjoja interesa kombėtare.

Kėrkesa shqiptare ėshtė e hapur dhe e qartė. Sovraniteti i Serbisė duhet tė hiqet nė mėnyrė tė deklaruar mbi Kosovėn. Sido qė tė trajtohet me gjuhėn politiko diplomatike, shqiptarėt e ndjejnė se tėrrorizmi shtetėror serb ėshtė ende aty, i pranishėm dhe veprues, kėrcėnues dhe i frikshėm. Nuk ēudit askėnd fakti i kėtij konstatimi, po tė kemi parasysh qė “pakua” i dhuron pushtetit dhe sovranitetit serb 42 pėr qind tė territorit tė Kosovės. Kush thotė se nuk ėshtė bėrė realitet synimi i kahershėm serb pėr ndarjen e Kosovės? Njė situatė qė demaskon qėndrimin politik tejet servil tė politikanėve shqiptarė, tė cilėt mirėkuptimin, bashkėpunimin, dhe tolerancėn i kanė kthyer nė njė qėndrim pa kurrfarė dinjiteti kombėtar. Ata me mėnyrėn e tyre tė pėrfaqėsimit, kanė kohė qė nuk e dėgjojnė mė zėrin e qytetarėve shqiptarė. Ata janė nė ajėr, plotėsisht tė shkėputur nga populli, ata kanė kohė qė shajnė djemtė dhe vajzat shqiptare sepse u kanė prishur qetėsinė e “perandorisė” sė tyre tė kapitullimit dhe tė krimit politik, ata ka kohė qė u shėrbejnė vetem interesave tė tyre, klaneve dhe bizneseve tė pista e tė panderėshme, ata po kopjojnė nė mėnyrėn mė tė turpshme modelin mė tė keq qė u ka dhėnė politika zyrtare nė shtetin amė, e cila ēdo gjė ka bėrė nė kėto 16 vjet, por kurrė nuk ka dashur tė mbrojė interesat tona kombėtare.

Ky do tė ishte njė spekullim i rėndė mbi kombin shqiptar dhe aspiratėn e tij pėr bashkim dhe integrim. Kombi nuk ėshtė njė propagandė, por ėshtė guri i themelit historik e kulturor tė shtetit mbarshqiptar. Angazhimi nė problemet e ēėshtjes kombėtare nuk mund tė shmangė elitėn drejtuese shqiptare kudo qė ndodhet. Deklarimet sot mbi ardhmėrinė e ēėshtjes kombėtare nuk mungojnė. Ato me kurajo e argument shkencor u janė kundėrvėnė parrullave antikombėtare tė “Shqipėrisė sė Madhe”. Nuk ka pse tė etiketohet pėr tė shkaktuar reaksion kur bashkimi i njė kombi autokton nė trojet e veta, nuk ėshtė njė herezi, por ėshtė njė realitet qė duhet pranuar.

Kjo forcė lėvizėse nuk ka synim vetėm Republikėn e Shqipėrisė, por mbarė kombin shqiptar. Kjo mėnyrė e trajtimit tė ēėshtjes shqiptare nuk bie pre e lojrave tė fqinjėve ujqėr qė shqiptarėt i kanė mbajtur nė shpinė tėrė jetėn e tyre, por ajo synion Shqipėrinė si komb–shtet dhe si shtet–komb. Pėrveēse nė Republikėn e Shqipėrisė, shqiptarėt janė autoktonė nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Ēamėri. Ēfarė ka kėtu pėr tė mos kuptuar dhe reaguar? Kjo mėnyrė tė menduari brenda standardeve qė njeh bota e qytetėruar, ėshtė njė lėvizje e madhe mbi shinat e platformave politike tė pranuara dhe tė mbėshtetura nga tė gjitha subjektet shqiptare qė e duan kombin dhe respektojnė rolin e shtetit amė, si lokomotiva e ēėshtjes shqiptare. Kjo situatė ka shtruar problemin e domosdoshmėrisė sė afrimit tė shqiptarėve drejt njė institucioni mbarėkombėtar qė nuk dėshiron tė pėrjashtojė askėnd qė e do kombin dhe Shqipėrinė.

5. Struktura politike shqiptare, njė piramidė, qė dhunon sakrificėn dhe grabit

djersėn e shqiptarėve

Bota e qytetėruar sot shikon pėrpara dhe mendimi progresist i respektimit tė kombit si misionari i Zotit nė tokė, ka bėrė qė koha moderne tė dijė tė vlerėsojė njė fitore tė madhe qė ka tė bėjė me formatimin e fitores sė padiskutueshme tė arsyes mbi shovinizmin, racizmin dhe ksenofobinė, tė cilat kanė sjellė fatkeqėsitė historike nė shpinė tė popujve tė vegjėl. Aktualisht politika e konfliktit brenda shqiptarėsh, sipas konceptit tė llogores “Ne” dhe “Ata”, demagogjia, intriga, prapaskena, kulisat, lufta pėr pushtet, e kanė ēuar elementin shqiptar nė hapėsirėn e tij nė njė klimė mėrie dhe dhune, nė pasivitet, nė reagime negative, nė humbje tė shpresės, nė zbehjen e ndjenjės kombėtare, duke e lėnė vendin nė njė gjendje tė varfėruar.

Shikoni se sa keq ka ndikuar politika nė ndėrtimin e jetės shqiptare. Edhe nė gėzim e nė mort njerėzit shpesh ndihen tė ndarė pėr faj tė politikės. Dilema dhe “besa” e dhėnė shpesh i vė shqiptarėt nė siklet, duke rrezikuar shumė nė ekzistencėn dhe vlerat e identitetit kombėtar. Tragjeditė qė kanė ndodhur kanė vėrtetuar mėkatin e politikės dhe mungesėn e shtetit tė mbėshtetur nė shtyllat e tij kryesore. Ēfarė mund tė presim tjetėr nga qeveritė, tė cilat me konfliktualitetin e tyre tė skajshėm dhanė shembullin mė tė keq tė veprimit tė pėrēarjes dhe dyshimit, tė shpenzimit tė energjive kombėtare nėn skemėn e ndyrė tė Katovicės dhe veglave tė tij. Kush nga kėta njerėz qė kanė pėrfituar nė kurriz tė djersės dhe gjakut tė popullit dhe janė bėrė miliarderė tė jetės shqiptare, e ndjenė veten mė parė ushtarė tė kombit sesa politikanė tė shpėrfytyruar, qė kanė sjellė vetėm fatkeqėsi. Kush, pra dhe kush?

Kjo klasė politike po kthehet nė shėmbėlltyrėn mė te keqe tė vesit politik, tė natyrės pa moral, tė pėrfshirjes nė krimin politik dhe ekonomik, nė shėmbėlltyrėn e modelit mė tė keq tė vetepėrgjegjėsisė kriminale dhe tė papėrgjegjshmėrisė njerėzore e politike, duke u kthyer nė njė organ atavik mafioz nė shpinė tė popullit shqiptar. Ata mbeten shėmbėlltyra e njerėzve amoralė tė pabarabartė dhe kafshuese edhe midis tyre, qė e sajdisin veten me ėndėrrat qė shohin natėn dhe nė mes tė ditės me diell, mbi tutorėt e tyre ckėrmitės dhe tė dhunshėm qė u kanė mbėshtetur tytėn e ftohtė nė mes tė shpinės. Ata nuk e kuptojnė ende se janė katandisur nė kulmin e mjerimit tė tyre moral dhe politik, pėrballė zėrit tė protestės sė rinisė shqiptare dhe pakėnaqėsisė shqiptare kudo. Ata vazhdojnė tė vegjetojnė nėnė efektin e substancave narkotike tė ampulave politike tė tipit Solana e Antisari, tė cilat u kanė depėrtuar thellė nė gjak, duke i kthyer nė drogmenė tė rėndomtė politikė. Tė mbėshtetur nė entusiazmin e tyre tė politikbėrjes pa politikė, ata kanė shprehur paradoskin logjik tė jetės sė tyre tė trazuar nė vite e dekada, qė i detyron tė vegjetojnė nė shtratin e qelbur tė plehur “tė haurėve tė Avgjisė”. Rinia shqiptare do tė dijė t’u kthejė kėtyre haurėve tė qelbur udbashoēetnik e greko – maqedon lumenjtė e revoltės popullore pėr t’i pastruar ato pėrfundimisht. Hipokrizia politike ėshtė bėrė pjesė gjymtyrale e njė trupi tė sėmurė astmatik, qė mbart nė vetevete gėnjeshtrėn dhe mashtrimin.

Shkak pėr kėtė po bėhet situata politike dhe ekonomike, e cila e ka kthyer Shqipėrinė nė njė piramidė, qė po grabit nė mes tė ditės djersėn e shqiptarėve dhe po dhunon gjakun e derdhur nė shekuj pėr liri, pavarėsi dhe drejtėsi njerėzore. Shqipėria asnjėherė nuk duhet tė mbetet peng i shqipfolėsve, tė cilėt shtiren sikur bėjnė mirė punėn e tyre pėr nxjerrjen e vendit nga anarkia. Shqiptarėt mund tė durojnė, por nė njė moment mund tė ndihen tė pakėnaqur e tė tradhtuar, tė lėnė nė mes tė rrugės, tė rrezikuar, por kurrė jo shpresėhumbur. Vetėdija kombėtare mbetet pėrherė nė veprim. Kjo shtirje dhe hipokrizi politike ka njė fillim, por ka edhe njė fund.

Populli nuk do ta gėlltisė mė karremin qė i ka ofruar papėrgjegjshmėria politike nė kėtė kohė tė vėshtirė. Ai do ta gjejė forcėn e tij nė genin shqiptar nė traditėn e tij tė hatashme, qė do ta ngrejė Shqipėrinė nga balta pėr t’i dhėnė asaj vendin e merituar nė radhėn e kombeve tė qytetėruar tė Evropės. Shqiptarėve u duhet tė ndreqin me ngut tė metat dhe tė dėshmojnė qytetari, unitet, aftėsi qeverisėse e shtetformuese. Ata do tė dinė t’i japin zemrėn, shpirtin dhe gjakun e tyre njė vepre tė re, qė t’i kthejė dinjitetin kombėtar vetvetes dhe Shqipėrisė.


# posted by FLOART-PRESS @ 12:32 PD 0 comments
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio