Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kosova Dhe Veto Nga Kina, Rusia, A do te perdore kina, rusia veton
a.j.
  Postuar nė: 29.04.2007, 14:07
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 5
Antari Nr: 5970
Bashkangjitur: 20.02.2007



ju lutemi jepni pergjigje posht.
faleminderit.
PM
Top
Geotari
Postuar nė: 29.04.2007, 14:13
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 31
Antari Nr: 7066
Bashkangjitur: 24.04.2007



Diplomacia nė shėrbim tė resantimanit

Diplomacia serbo-ruse e shfrytėzon rastin e Kosovės jo pėr shkak tė interesave tė tyre strategjike apo ekonomike, madje as pėr shkak tė urrejtjes antishqiptare, por pėr shkak tė kontestimit tė sistemit tė vlerave perėndimore, ku pėrmes liberalizmit, demokratizimit, shtetit ligjor zbuten antagonizmat ndėretnikė

Nga Arbėn XHAFERI

Thonė se kur nė mes palėve nė konflikt rrėnohen tė gjitha urat dhe relacionet e natyrave tė ndryshme, atėherė nė skenė shfaqet diplomacia qė me trajta tė ndryshme pėrpiqet t'i normalizojė marrėdhėniet e rrėnuara. Por, ky ėshtė vetėm njė aspekt i veprimit diplomatik. Diplomacia ėshtė nė veprim edhe nė kontekste tjera, kur marrėdhėniet mes shteteve dhe grupeve tė ndryshme tė interesit janė normale. Angazhimi diplomatik nė kėto raste synon t'i thellojė, ose t'i zgjerojė interesat e caktuara.
Diplomacia shpesh herė ėshtė edhe nė funksion tė pėrhapjes sė gėnjeshtrave tė vetėdijshme apo tė paragjykimeve tė pavetėdijshme.
Pas armiqėsimit ekstrem tė serbėve me popujt e tjerė, veēmas me shqiptarėt, pas shpėrthimit tė konflikteve tė pėrgjakshme, pas nėpėrkėmbjes sė paimagjinueshme tė tė gjitha standardeve pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pas shpėrfilljes sė tė gjitha konventave tė luftės, rolin korrigjues tė gabimeve strategjike sėrish e mori diplomacia serbe dhe e shteteve tė tjera qė i mbėshtesin ambiciet, tradicionalisht neurotike dhe luftėnxitėse serbe. Mirėpo, ky projekt nuk merr parasysh njė fakt tashmė tė verifikuar katėrēipėrisht: diplomacia, sado e aftė tė jetė ajo, nuk mund t'i fitojė betejat e humbura, apo tė destinuara pėr humbje, por vetėm t'i zbusė ato. Sė kėndejmi Plani i Ahtisarit ėshtė njė projekt qė ofron zbutjen e pasojave nga humbja e betejave ushtarake, politike, morale dhe qytetėruese tė serbėve gjatė procesit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Refuzimi i kėsaj oferte, do ta vendosė Serbinė nė njė pozitė tė izoluar dhe antagoniste me botėn demokratike.
Gabimet dhe vlerėsimet e sė kaluarės
Kėto veprime, aktivitete diplomatike nuk synojnė t'i korrigjojnė gabimet dhe vlerėsimet e sė kaluarės, ashtu si veproi populli gjerman pas Luftės sė Dytė Botėrore, por riaktivizimin e tyre qė nė vete ngėrthen rrezikun e rifillimit tė konflikteve. Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė rrezik duhet t'i radhitim shkaqet qė e nxitėn luftėn nė hapėsirat e Jugosllavisė sė dikurshme qė pėrfundimisht ndikuan nė shpėrbėrjen e saj.
Kriza nė Jugosllavi u shfaq lidhur me konceptet serbe pėr Kosovėn. Ata njė kohė tė gjatė pėrhapim tezėn se Kosova qenka djepi i Serbisė. Pėr ta kontestuar kėtė ide duhet analizuar nocionin Serbi. Ideologėt shovinistė serbė e perceptojnė Serbinė si kategori metafizike, ontologjike qė ka ekzistuar gjithmonė, qė i ka pasur pikėrisht kėto kufij "tė shenjtė" qė nuk bėn tė kontestohen e le mė tė ndryshohen.
Ky kundrim metafizik i shtetit, i kufijve tė tij jo vetėm qė vjen ndesh me natyrėn e procesit historik, qė zhvillohet nė mėnyrė dinamike duke i ndryshuar kėshtu regjimet, konceptet, kufijtė, por edhe me realitetet, tė dikurshme apo tė periudhės mė tė re.
Para ardhjes sė sllavėve nė Gadishullin Ilirik nė kėto hapėsira ka pasur shtete, kufij dhe popuj tė tjerė. Ardhja e sllavėve dhe e invaduesve tė tjerė, qė vandalizuan ēdo gjė, kulturėn, artefaktet, popujt dhe natyrisht kufijtė, rezultoi me ndėrrimin e realiteteve tė atėhershme. Para serbėve nė Kosovė erdhi dhe sundoi gjatė njė fis tjetėr sllavisht folės, bullgarėt tė cilėt gjatė administrimit tė tyre imponuan edhe toponomastikėn bullgare. Kėto toponime bullgare tė Kosovės qė pėrfundojnė me prapashtesėn "ec" sot ruhen vetėm nė gjuhėn shqipe, si bie fjala Rahovec, Lisec etj dhe jo ato tė variantit serb qė pėrfundojnė me prapashtesėn "ac" (Orahovac, Lisac etj). Kjo dėshmon se shqiptarėt ishin aty, nė territorin Kosovės kur erdhėn valė-valė sllavishtfolėsit. Madje thuhet se vetė toponimi Kosovė ka prejardhje bullgare, ngaqė ėshtė bartė nga trojet e tė parėve tė tyre. Nė afėrsi tė Pllovdivit ekziston njė fshat po me kėtė emėr. Sipas historianit tė njohur anglez Noel Malkolmit, serbėt, prej momentit tė ardhjes sė tyre nė Gadishullin Ilirik dhe deri te pushtimi pėrfundimtar osman mė 1450, pra gjatė tetė shekujve ata kanė sunduar Kosovėn vetėm dy shekuj, ndėrkaq khanėt dhe carėt bullgarė sunduan prej vitit 850 e deri nė fillim tė shekullit 11-tė. Nėse kėtij konstatimi i shtojmė pesė shekujt e sundimit osman edhe mė shumė do tė relativizohet argumenti historik serb pėr Kosovėn. Kjo vlen jo vetėm pėr periudhėn mesjetare, por pėr tė gjitha periudhat historike, veēmas pėr etapėn moderne kur filluan tė krijohen shtetet ballkanike. Sipas fakteve tė pamėshirshme historike, nė territorin e Kosovės nuk ėshtė zhvilluar asnjė aktivitet politik dhe rrjedhimisht ushtarak pėr krijimin e shtetit tė parė serb, tė shkėputur nga Perandoria Osmane dhe e kundėrta: tė gjitha pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė krijuar shtetin modern shqiptar janė zhvilluar nė territorin e Kosovės, siē ėshtė bie fjala projekti i Lidhjes sė Prizrenit. Diplomacia, ēfarė do qoftė ajo nuk mund t'i mohojė kėto fakte.
Krahas kėsaj, shteti i parė serb u krijua jo nė territorin e Kosovės, por nė atė tė Rashkės, tė Ras-it tė atėhershėm. Shndėrrimi i "s" nė "sh" ėshtė veti e gjuhės shqipe si bie fjala Naissus-Nish, Astibo-Shtip dhe rrjedhimisht Ras-Rash. Objektet e para kishtare tė ndėrtuara nga serbėt ishin nė territorin e Rashkės, siē ėshtė Studenica, pastaj Manastiri i Zhiēės afėr Kralevės, kisha e Sopoēanit nė veri tė Novi Pazarit etj. Kishat e para serbe nė territorin e Kosovės filluan tė ndėrtohen pas invazionit tė fiseve tatare dhe kumane qė nė vitin 1290 e shkatėrruan Manastirin e Zhiēės. Po tė mos kishte ndodhur kjo, konstaton me tė drejtė historiani Malkom, ndoshta Kosova nuk do tė shėrbente si vendstrehim pėr serbėt aziatik, tė mundur prej fiseve tė ngjashme aziatike.
Mbreti mitik i serbėve Dushani qė serbėt parapėlqejnė ta quajnė Car Dushan, perandori Dushan (Cezari-Cari), shtetin e vet e quajti si shtet i pėrbashkėt i popujve tė ndryshėm dhe natyrisht edhe i shqiptarėve.
Gjatė dy shekujve mesjetarė tė sundimit serb nė Kosovė asnjė qytet i Kosovės sė atėhershme nuk ka qenė seli e mbretėrve serb, pos Shkupit.
Kėto detaje jepen vetėm nė funksion tė demaskimit tė njė premise tė rrejshme diplomatike dhe njė interpretimi tė gabueshėm tė historisė dhe shtetit. Pra, nocioni Serbi nuk mund tė trajtohet si njė substancė e pandryshueshme ontologjike qė nė kėtė formė ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė gjithmonė. Krahas kėsaj Serbia e sotme ėshtė pasojė e politikės sė balancave tė interesave tė ndryshme dhe se ajo si e kėtillė nuk ėshtė pranuar me asnjė konventė eksplicite ndėrkombėtare. Nė aktet dhe konventat ndėrkombėtare njihet subjektiviteti fillimisht i Jugosllavisė, pastaj i republikave tė ndryshme jugosllave qė morėn bekimin e Komisionit tė Badenterit pėr pavarėsi. Serbia asnjėherė, nė mėnyrė eksplicite nuk e mori kėtė bekim, nė asnjė konferencė tė dedikuar pėr kėtė qėllim asaj nuk iu njohėn kufijtė qė ajo ia caktoi vetes. Serbia e fitoi kėtė status nė mėnyrė negative, me shkėputjen e tė tjerėve, me mohimin e sovranitetit tė saj nė territore tė caktuara, si veproi herėn e fundit Mali i Zi. Do tė ishte fat pėr Serbinė nėse ky proces i pėrkufizimit mohues tė shtetit serb tė pėrfundojė me pavarėsinė e Kosovės.

Kufijtė vazhdimisht janė ndėrruar
Teza ideologjike serbe qe pėrmes aktivitetit diplomatik serbo-rus, pėrpiqet tė imponohet si argument ka tė bėjė me idenė, konventėn pėr mos ndryshueshmėrinė e kufijve. Ky argument vjen ndesh me dy tė realitete tė pamohueshme: kufijtė vazhdimisht janė ndėrruar dhe kufijtė aktual tė Serbisė nuk janė njohur nė mėnyrė eksplicite nga faktori ndėrkombėtar, por me akte tė pavlefshme interne, siē ishte referendumi i sivjetmė serb pėr kushtetutėn, ku Kosova nė mėnyrė arbitrare shpallet si pjesė e Serbisė. Sikur kufijtė e Serbisė aktuale do tė ishin tė njohur ndėrkombėtarisht dhe nė mėnyrė eksplicite, atėherė nuk do tė kishte kurrfarė nevoje qė tė organizohej referendumi intern serb qė madje zgjati dy ditė ngaqė qytetarėt e Serbisė ishin tė lodhur nga kėto manipulime tė vazhdueshme tė krerėve shtetėror. Sipas tė dhėnave statistikore mund tė konstatohet pa kurrfarė hamendjeje se kufijtė vazhdimisht janė ndėrruar. Nė vitin 1945 kanė ekzistuar vetėm 51 shtete ndėrkombėtarisht tė pranuara, nė vitin 1960- 100 shtete dhe nė vitin 1995-185 shtete. Ky fakt zbulon funksionin e vėrtet tė Kombeve tė Bashkuara. Ky institucion nuk ka mision qė t'i ruajė, konservojė kufijtė aktual tė shteteve, ashtu si gjithė ditėn po trumbetojnė diplomatėt serbo-rus, por tė kontrollojė procesin e ndryshimit tė kufijve, tė pengojė sa ėshtė e mundur anarkinė dhe tė mbėshtesė tė drejtėn e patjetėrsueshme e popujve pėr liri dhe pėr barazi. Historia e ekspansionit tė serbėve fillon me dinastinė e Nemanjidėve (Nemanjiqėve). Prej vitit 1196-1355 ata shtetin e tyre tė parė tė vogėl, nė territorin e vogėl tė Rashkės e zgjeruan nė veri deri nė Beograd, nė jug deri nė Peloponez, nė lindje deri nė Kavallė, pėrfshirė kėtu edhe Selanikun dhe nė perėndim deri nė Durrės, duke i pushtuar dhe shkatėrruar territoret dhe kulturat e popujve tė tjerė.
Ardhja e osmanėve rezultoi me prishjen e kufijve nė kėto hapėsira. Osmanėt formuan pesė vilajete, atė tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit, tė Janinės dhe Selanikut. Nė kėto vilajete, pos nė atė tė Selanikut pjesa dominante e popullsisė ishte shqiptare. Kjo situatė zgjati deri nė fillim tė kryengritjeve tė para kundėr sundimit osman. Kėshtu bie fjala nė vitin 1817 Serbia ishte sa pashallėku i Beogradit, nė vitin 1833 Pashallėkut tė Beogradit iu bashkua Shumadija e sotme, nė vitin 1877, gjatė krizės sė ashtuquajtur lindore iu bashkuan territoret e Nishit duke pastruar njėkohėsisht ato nga elementi shqiptar qė u shpėrngul nė territore tjera qė mbetėn nėn sundimin turk. Sipas analizave tė historianėve serbė, muhaxhirėt shqiptarė, tė shpėrngulurit me dhunė nga rrethi i Nishit sollėn urrejtjen kundėr serbėve nė hapėsirat tjera shqiptare duke shėnuar nė kėtė mėnyrė pikėnisjen e armiqėsive, deri mė tani tė pashėrueshme shqiptaro-serbe. Zgjerimi i radhės i Serbisė ndėrlidhet pėr me periudhėn e Luftėrave Ballkanike, nė vitin 1913 kur ajo anektoi, pushtoi Sanxhakun, Kosovėn dhe Maqedoninė e sotme. Prej vitit 1913-1918 ajo u tėrhoq nga Kosova dhe Maqedonia ashtu si nė vitin 1941-1945. Nė vitin 1918, kur pėrfundimisht u shthur Perandoria Austro-Hungareze Serbia, si trofe lufte e anektoi Vojvodinėn.
Nė mungesė tė argumenteve
Nga kjo qė u tha mė lartė mund tė konstatohet se kufijtė janė ndryshuar vazhdimisht dhe se ato nuk mund tė caktohen arbitrarisht ashtu si pretendon Serbia dhe as qė ka vend pėr shenjtėrimin e tyre. Diplomacia serbo-ruse, nė mungesė tė argumenteve bindėse sajon fakte tė paqena, tė mbėshtetura nė proekcione, anticipime fiktive, rrjedhimisht argumentin e frikės nga mundėsia e precedencės, tė efektit domino. Sipas kėtij argumenti nėse Kosovės do t'i jepet e drejta pėr pavarėsi, qė ata e cilėsojnė si ndryshim tė kufijve tė njė shteti sovran, atėherė do tė shkaktohet shfaqja e njė vargu tė krizave tė kėsaj natyre nė botė. Ky argument hipotetik ėshtė pėrdorur edhe nė fillim tė shthurjes tė Jugosllavisė, por u pa qartė se shpėrbėrja e Jugosllavisė nuk ndikoi nė stabilitetin e shteteve fqinje dhe nuk ndikoi nė stabilitetin e rendit botėror. Nga ana tjetėr ky argument ka njė mangėsi elementare morale ngaqė dėnon universalizimin e sė mirės dhe afirmon univerzalizimin e sė keqes. Sipas kėsaj logjike duhet dėnuar vendimin e 95 % tė banorėve tė Kosovės qė pas vuajtjeve shekullore me tė drejtė kėrkojnė liri dhe tė pėrfillet kėrkesa meskine e 5% tė popullatės sė Kosovės qė parapėlqen tė jetojė nė kushte tė mitit.
Diplomacia serbo-ruse pengon universalizmin e shembullit mė pozitiv tė ēlirimit tė njė populli nga zgjedha dhe ankthi shekullor dhe me gjasė parapėlqen tė pėrgjithėsojė modelin e tyre tė zgjidhjes sė konteksteve tė kėtilla, pra modelin e Ēeēenisė, modelin e shkatėrrimit, e polarizimeve fetare, e gjenocidit mbi njė popull qė kėrkon lirinė dhe pavarėsinė nga sundimi i huaj. Diplomacia serbo-ruse e shfrytėzon rastin e Kosovės jo pėr shkak tė interesave tė tyre strategjike apo ekonomike, madje as pėr shkak tė urrejtjes antishqiptare, por pėr shkak tė kontestimit tė sistemit tė vlerave perėndimore, ku pėrmes liberalizmit, demokratizimit, shtetit ligjor zbuten antagonizmat ndėretnikė. Ashtu si Millosheviqi dikur, ashtu edhe pėrfaqėsuesit e sotėm serbė bėjnė pėrpjekje diplomatike pėr ta mohuar tė vėrtetėn, motivet humane tė intervenimit tė faktorit mė demokratik nė botė, tė grumbulluar rreth NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe. Pra, duke mohuar drejtėsinė, pėrcaktimin unanim tė qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, liri nga zgjedha, represioni serb, diplomacia serbo-ruse pėrpiqet tė kontestojė moralin, politikėn dhe vlerat perėndimore dhe nė kėtė mėnyrė tė fitojė pretekstin pėr ta penguar procesin e krijimit tė Unionit Evropian, anėtarėsimin e shteteve tė Evropės Lindore nė NATO. Kėto pėrpėlitje diplomatike dėshirojnė tė ndėrtojnė argumentin se SHBA, UE dhe NATO-ja janė fajtorė, se kanė gabuar kur intervenuan pėr ta penguar gjenocidin dhe se serbėt dhe rusėt kanė pasur tė drejtė dhe kanė vepruar mirė nė kur shkaktuan konflikte nė Kroaci, Bosnjė, Kosovė, Ēeēeni, Aphkazi, Oseti, Transdnjestėr etj.
Ėshtė e qartė se kėto tendenca janė nė shpėrputhje me realitetin, me tendencėn historike dhe se nuk do tė arrijnė suskes. Por, nė kėtė fazė, qėllimi i strategėve rusė nuk ėshtė pengimi i rrumbullakimit tė procesit historik, por rikthimi i tyre nė Ballkan. Nė vijė tė kėtij pėrcaktimi ata do tė pėrpiqen ta instrumentalizojnė rastin e Kosovės pėr ta shndėrruar Serbinė, qė shfaq shenja brengosėse tė errėsimit tė arsyes nė satelit tė tyre, pėr ta penguar kėshtu procesin e zgjerimit tė projektit tė mbrojtjes dhe sigurisė kolektive, tė prirė nga NATO-ja.
Ndjenja e xhelozisė dhe urrejtja kolektive
Ky errėsim i arsyes ėshtė ngushtė i lidhur me fenomenin e resantimanit qė e kontaminon idenė e nacionalizmit fisnik. Kjo fjalė nė fushėn e politikės ka domethėnien e psikozės, ku xhelozia e skajshme shndėrrohet nė urrejtje patologjike ndaj tjetrit, qė pėr arsye tė ndryshme shėnon sukses si nė planin individual ashtu edhe kolektiv. Njė kohė tė gjatė politika serbe tregon shenja tė resantimanit ndaj strategjisė perėndimore tė krijimit tė rendit tė ri, tė bazuar mbi parimet e demokracisė liberale. Nė vend qė ajo tė bėhet pjesė pėrbėrėse e kėtij projekti, prijėsit dhe krijuesit e politikės serbe e denoncojnė kėtė tendencė perėndimore si komplot ndaj popujve tė tjerė. Ka edhe tė tillė qė bėnin dhe sugjerojnė tė bėhen aleanca, madje edhe me djallin kundėr interesave amerikane dhe aleatėve tė tyre. Kjo ndjenjė e xhelozisė dhe urrejtjes kolektive e shoqėruar me bindjet proverbiale megalomane serbe i shtyri ata qė tė implikohen si shkaktarė tė konflikteve tė mėdha. Siē dihet ata e shkaktuan Luftėn e Parė Botėrore dhe vdekjen e miliona ushtarėve dhe qytetarėve tė pafajshėm. Nė kėtė katrahurė humbėn jetėn edhe 150 mijė ushtarė amerikanė, ndėrkaq me rastin e ndėrhyrjes ushtarake nė Kosovė nuk patėn asnjė humbje. Diplomacia serbo-ruse e sulmon pikėrisht rrėfimin mė tė suksesshėm tė diplomacisė euro-amerikane, qė natyrshėm u ndėrtua rreth Kosovės. Ky rrėfim, siē konstaton me tė drejt z. Veton Surroi nė vete ngėrthen vetėm konotacione pozitive, atė tė intervenimit human, tė pengimit tė gjenocidit, tė simbolit ku harmonizohen doktrinat religjioze qė kudo tjetėr shfaqen nė trajta antagoniste. Botės i nevojitet kodi kosovar, i gjenocidit tė parandaluar dhe kurrsesi ai Ēeēenisė, i gjenocidit tė suksesshėm.



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio