Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Rektori I Usht-sė Sadi Bexheti Rrėfehet Ekskluzivi
genc gashi
Postuar nė: 08.05.2007, 14:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 670
Antari Nr: 4909
Bashkangjitur: 27.12.2006



Studentet e Gazetarise ne USHT Servilohen ne Intervist me Rektorin e USHT-se duke e ndjer veten sikur jane para Kryeplakut te Katundit dhe bejn pyetje Kam rastin tė jem e privilegjuar si studente tė marr nga ju intervistėn e parė, pas emėrimit tuaj zyrtar

Rast i priveligjuar , pune te madhe qe ke bere ti?

Z. Rektor perse keni punesuar ne administrat njeres te Bardhyl Mamutit ku ata ende skan te kryer fakultetet ndersa te diplomuarit e USHT-se rijn rrugve te qytetit?

Z. Rektor perse punonjsit e administrates nuk din te perdorin Kompjuter ndersa kan statusin e plot te punes?

Z. Rekotor Perse ne Administrat me shume po kemi te diplomuar te UEJL-se se sa te USHt-se me kete i nencmoni ata qe diplojem apo nuk kane njohuri per pune administrative?

Z. Rektor punesimet qe i beri Arifiknnet Xhemaili ju heshtet ne ate rremuj te madhe dhe nuk moret asnje mase kunder Bogovinasve?

Cili do te kete nderin te mar ulsen e Arifiknet Xhemailit apo do te jete i njeti pa titull ?

Sa pare mori USSHM-ja per revisten Studenti Shqiptar?


Ja disa pyetje te thjeshta e nderuara kolege






Rektori i USHT-sė Sadi Bexheti rrėfehet ekskluzivisht pėr "Koha"

Kemi ndryshuar imazhin
e tempullit tė dijes
"Pėr tė dalė nga "moēalishtja" ku garnitura e mėparshme e kishte zhytur kėtė institucion, ne si staf i ri kemi arritur tė pėrpilojmė nė njė kohė rekord skema tė cilėt korrespondojnė me instalimin e vlerave tė mirėfillta akademike dhe shkencore, me pėrzgjedhjen e kuadrove profesionale dhe me gjetjen e hapėsirave tė reja", ka thėnė nė kėtė intervistė, Rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti
Merita MEMISHI

Ēfarė po ndodh aktualisht nė tempullin e dijes sė shqiptarėve, USHT? Cilat janė tė arriturat nė kuadėr tė instalimit tė sistemit tė vlerave? Marrėdhėniet me Ministrinė e Arsimit, lufta kundėr nepotizmin dhe korrupsionit, standardet, raportet me universitetet homologe, kuadrot, demokracia e brendshme, kriteret pėr profesorėt, zyrtarizimi i statusit tė 2.500 studentėve tė UT-sė nė USHT, hapėsirat e reja universitare, kėto dhe shumė detaje tė tjera i sjell pėr "Kohėn" rektori i Universitetit tė Tetovės Sadi Bexheti.

Kam rastin tė jem e privilegjuar si studente tė marr nga ju intervistėn e parė, pas emėrimit tuaj zyrtar. Nė ēfarė kuotash ndodhet universiteti aktualisht, meqė dihet qė ju e morėt detyrėn me njė faturė keqmenaxhuese?
Sė pari me lejoni t'ju falėnderoj pėr kurajėn dhe nismėn qė keni marrė ju dhe koleget e tjera, sinqerisht e ēmoj tej mase. Tė ndėrlidhem me thelbin e pyetjes tuaj, nė sajė tė zgjedhjeve demokratike zyrtarisht nė krye tė kėtij institucioni jam zgjedhur me 15 mars. Sigurisht qė pozicione tė kėsaj natyre janė tė ngarkuara mė pėrgjegjėsi tė mėdha, sidomos kur dihet nga tė gjithė se tempulli i dijes sė shqiptarėve ishte nė gjendje tė alivanosur. Nė kėtė kuptim ne si rektorat mbajnė pėrgjegjėsi maksimale pėr tė ndryshuar rrėnjėsisht imazhin e kėtij tempulli. Pėr hir tė sė vėrtetės, kemi bėrė tė mundur brenda njė kohė tė shkurtėr tė ēmontojmė disa dukuri qė e shėmtonin fytyrėn e vėrtetė tė njė institucioni tė kėtij niveli. Tė gjithė faktorėt i kanė kthyer sytė nga ne, qofshin ato tė brendshėm, por edhe tė huaj, fatmirėsisht frytet e para tė punės rezultojnė tepėr pozitive dhe flasim pėr njė optimizėm real. Pėr tė dalė nga "moēalishtja" ku garnitura e mėparshme e kishte zhytur kėtė institucion, ne si staf i ri kemi arritur tė pėrpilojmė nė njė kohė rekord skema tė cilėt korrespondojnė me instalimin e vlerave tė mirėfillta akademike dhe shkencore, me pėrzgjedhjen e kuadrove profesionale dhe me gjetjen e hapėsirave tė reja. Dikur, nga jashtė mendonim se problemet ishin vetėm nė stafin akademik dhe aspak nuk dinim ēka ka ndodhur pėrbrenda kėtij universiteti. Nga marrja e detyrės filluam t'i implementojmė projektet tona duke pėrfshirė edhe angazhimin e stafit akademik, qė ishin larguar jashtė procesit. Gjithashtu nisėm tė kėrkojmė hapėsira tė reja, jemi munduar tė gjejmė mjete financiare pėr mbėshtetje tė projekteve tė ndryshme dhe obligimet qė ishin pjesa pėrcjellėse e kėtij universiteti, tė luftojmė korrupsionin dhe nepotizmin.

Kur flitet pėr standarde universitare, kemi parasysh mes tė tjerash kualitetet dhe sistemin e vlerave, a ka sistem vlerash nė USHT ?
Dikush mund tė habitet nėse unė si kryefjalė do tė pėrdorja revolucion universitar. Por realisht jam i vetėdijshėm pėr ēfarė flas. USHT-ja deri dje funksiononte nė raport tė zhdrejtė mė sistemin e vlerave. Nga kjo pikėpamje rrotacioni i pushteteve, bėri tė mundur qė tė ndryshoje thellėsisht dhe performca universitare. Gjithsesi tė jemi mė konkretė, garniture e mėparshme ka bėrė gabime trashanike, anashkalimi i kritereve pėr stafin pedagogjik dhe akademik ka dėmtuar rėndė procesin. Vetėm njė pjesė e vogėl e profesorėve kishin kaluar fazat e arsimit tė lartė duke filluar nga asistentėt e ri, asistentė, profesorėt ordinarė dhe inordinarė. Faktikisht nė kėtė universitet kemi pasur profesorė me tituj arsimor dhe shkencor, por me pėrvojė tė vogėl, duke mos respektuar Ligjin pėr arsim tė lartė dhe mospasja e kritereve pėr zgjedhjen e thirrjeve. Mendoj se kėshtu nuk mund tė flitet pėr sistem vlerash. Cilėt janė faktorėt qė ngrenė funksionimin e sistemit tė vlerave. Tė zgjidhen bashkėpunėtorė tė cilėt i plotėsojnė kushtet optimale pėr shkollim tė lartė (nota mesatare mbi 8 pėr asistentė tė ri, pėr asistent tė vjetėr magjistraturė, pėr docent tė ketė tė kryer tezėn e doktoratės e kėshtu me radhė, ku koha e zgjatjes nga njė thirrje nė tjetrėn duhet tė jetė mė sė paku 5 vjet). Universiteti me fakultetet duhet tė jetė bartės i shumė projekteve shkencore, mėsimdhėnėsit qė punojnė nė USHT duhet tė kenė punime shkencore tė botuara nėpėr revista shkencore ndėrkombėtare tė shteteve tė Bashkimit Evropian. Ky sistem i vlerave sjell deri te themeli apo vendosja e kritereve qė mund tė flasim pėr njė universitet bashkėkohor dhe tė shėndoshė, qė deri tash te ne ka munguar. Nga ky kėndvėshtrim ne kemi arritur qė tė vendosim kritere dhe rregulla qė flasin se po instalohet sistemi i vlerave.

USHT- ja ėshtė universiteti mė i ri nė Republikėn e Maqedonisė, pėr rrjedhojė ndoshta ėshtė normale edhe tė pėrballesh me mungesė kuadrosh, a keni ndėrmarrė masa pėr tė plotėsuar kėtė vakum nėse ka sigurisht?
Jam pjesėrisht dakord me konkluzionin tuaj, megjithatė mė duhet tė theksoj se nė kuadėr tė universitetit, ka prurje tė reja me pėrvojė akademike dhe shkencore. Nė kėtė drejtim ne kemi njė koordinim tė mirė me universitetet si ajo e Prishtinės, Tiranės, Shkupit, pėrfshirė edhe universitetet evropiane si ai i Shtudgardit, Karlsruhe, Frajburgut, Universitetit teknik tė Vjenės, universiteteve tė Gracit, disa universiteteve tė Anglisė etj. Aktualisht ligjėrojnė akademikė tė njohur jo vetėm nė botėn shqiptare, por edhe ndėrkombėtare siē janė profesor Rexhep Mejdani, Rexhep Qosja, Shezai Rrokaj, etj. Mė lejoni qė tė theksoj se nė USHT japin leksione edhe autoritete tė njohura si analisti James Pettifer, Michel Cullin, Heinrich Oettel. Pra, ky ekip ėshtė tregues real i njė fytyre tė re tė kėtij instituti tė lartė.

Do tė ishte e pakuptimte tė vazhdonim mė tej, nėse nuk do tė ndaleshim nė raportet mes USHT-sė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės?
Nėse flasim pėr suksese nė aspektin shumė dimensional nė USHT, do tė ishte e pamoralshme qė tė arriturat t'i personalizonim. Nga ky kėndvėshtrim mė duhet tė potencoj se kemi pasur dhe gėzojmė mbėshtetjen e fuqishme tė Ministrisė sė Arsimit pėr tė pėrmbushur tė gjitha synimet tona qė janė nė kuadėr tė zhvillimit dhe progresit tė njė institucioni bashkėkohor. Nuk e shoh fare tė nevojshme tė bėj retorike lidhur mė bashkėpunimin mes nesh dhe ministrisė sė arsimit, mjafton tė sjell disa shembuj qė flasim shumė. Mbėshtetja Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės konsiston nė rezultat e prekshme dhe reale. Nė sajė tė seriozitetit tė ministrit dhe stafit tė tij janė hapur 100 vende tė reja punė, 75 prej tyre nė kuadėr tė stafit pedagogjik dhe 25 tė tjerė nė administratė. Njė tjetėr arritje do tė thoja sublime ėshtė edhe zyrtarizimi i statusit tė 2.500 studentėve tė UT-sė qė duhet tė bėjnė transferimin nė USHT. Pėrveē kėtyre, ministri Rushiti, bėri tė mundur zyrtarizimin e studimeve pasuniversitare dhe tė doktoratave tė mbrojtura nė UT qė janė nė pėrputhje me programet studimore tė akredituara nė USHT. Pėr ta rrumbullakuar pyetjen tuaj, mes universitetit dhe MASH ekziston bashkėpunim dhe bashkėveprim konform ligjit dhe standardeve, pra USHT-ja funksionin si institucional autonom.

Zoti rektor, profesorėt dhe studentėt e USHT- sė pėrballohen me problemet e tė hapėsirave. Si mendoni ta zgjidhni kėtė ēėshtje?
Ėshtė e vėrtetė se gjendemi nė njė situatė tė pakėndshme sa i pėrket objekteve megjithatė ne nuk rrimė duarkryq, por kemi njė sėrė projektesh pėr tė zgjidhur kėtė problem. Nė kėtė pikė dua tė jem tepėr racional dhe nuk dua tė abuzoj me afatet kohore. E kam fjalėn se ekziston potencial real pėr t'i dhėnė fund kėtij problemi. Nė sinkron me Ministrinė e Arsimit, thėnė figurativisht jemi njė hap larg tė adaptimit tė kazermės sė qytetit. Po marr tė drejtėn t'i referohem zotit Rushiti, i cili ka deklaruar se kazerma e qytetit ėshtė nė procedurė dhe zgjidhja pėrfundimtare do tė varet direkt nga dislokimi i repartit ushtarak nė njė hapėsirė jashtė qytetit qė ėshtė standard i NATO-s. Megjithatė ne nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit nuk e kemi hedhur vėshtrimin vetėm nga kazerma, por jemi nė procedurė e sipėr pėr marrjen nė pronėsi tė 45 hektarėve tokė qė do tė pėrdoret pėr punė praktike pėr Fakultetin e Shkencave Aplikative. Pėr tė pėrmbushur kriteret e hapėsirave ėshtė gjetur njė zgjedhje e pėrkohshme nga Ministria e Arsimit e cila nė kuadėr tė qeverisė do tė bėjė tė mundur tė na japė nė shfrytėzim njė pjesė tė hapėsirave tė qendrės kulturore tė Tetovės qė do tė jetė nė funksion tė Fakultetit tė Artit Dramaturgjik. Gjithashtu ėshtė arritur njė marrėveshje qė USHT-ja tė marrė nė shfrytėzim edhe qendrėn sportive pėr nevojat e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe atij Ekonomik. Gjithashtu nė qeveri kemi dėrguar dokumentacionin pėr shtėpinė e pionierėve nė qytetin e Gostivarit ku prej vitit tė ardhshėm tė fillojė drejtimi i Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės. Jam optimist se pėr vitin e ardhshėm akademik 2007-08 tė do tė rikuperojmė tė gjitha mangėsitė e shfaqura deri mė tani.

A ka korrupsion dhe nepotizėm nė universitet, ose ta shtrojmė pyetjen nga njė kėndvėshtrim tjetėr, ky institucion ka qenė i infektuar nga ky fenomen, cila ėshtė terapia e shėrimit?
Ju mė lart pėrdorėt njė term ekonomik faturė. Tė jem i sinqertė unė sė bashku mė stafin sot e gjithė kohėn po pėrpiqemi tė luftojmė atė qė trashėguam pėrfshirė edhe dukuritė korruptive. Nuk hezitoj tė them se ne si staf drejtues kemi bėrė njė luftė tė pa kompromis pėr tė ndryshuar imazhin e kėtij tempulli. Nuk dua tė hyj nė detaje, por kjo nuk do tė thotė qė vitet qė lamė pas nuk e njollosėn performancėn e universitetit, pikėrisht nga abuzimet korrupsioni mitmarrja, ndėrhyrja e politikės e kėshtu me radhė. Ajo kohė tashmė ka pėrfunduar, kushdo qoftė ai qė guxon tė pėrfitoj dhe njė metelik nė kurriz tė taksave paguesve dhe tė studentėve duhet t'i bėjė hesapet mirė. Meqė ju jeni studente pikėrisht nė kėtė universitet, urdhėroni ma sillni njė fakt dhe do tė shikoni se pėr elementė tė tillė nuk ka vend nė kėtė universitet.
Sa i pėrket nepotizmit tė them tė drejtėn kohėt e fundit kam dėgjuar se abuzohet shumė me kėtė fjalė, nėse do vendosim njė paralele se ēfarė ishte katranosur para ndryshimeve tė stafit nė kėtė universitet atėherė mendoj se e kemi gjetur terapinė e shėrimit dhe nė vend tė klaneve farefisnore tani kemi kriteret tė cilat bazohen nė kuadėr tė standardeve dhe pėrvojave akademike

Si zakonisht nė kėtė kohė bėhet dhe flitet shumė pėr pasurimin e Universitetit me drejtime tė reja, cilat janė ato drejtime nė vitin e ardhshėm akademik?
USHT- ja funksionon me katėr fakultete dhe dy qendra studimore. Pra me procesin e Bolonjės fakultetet e kanė humbur vlerėn dhe janė zėvendėsuar me departamente apo programe studimore. Tė jem mė konkret kemi 30 programe me studime tė reja nga 2-3 module nė secilin program studimor, pra jep njė mundėsi qė studentėt qė do tė diplomojnė do tė kenė mundėsi tė bėjnė mė shumė zgjedhje nė punėsimin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme tė cekim studimet programuese tė turizmit dhe tė ekologjisė. Jo vetėm kaq nė institutin e gjuhėve do tė kemi drejtimin e pėrkthyesve tė teksteve, nė kuadėr tė universiteteve do tė organizohen kurse pėr pėrvetėsimin e gjuhėve tė huaja si: anglisht, shqip, maqedonisht, frėngjisht, gjermanisht, turqisht etj. Ėshtė risi se kemi dhe drejtimin e gazetarisė, nė Fakultetin Juridik kemi studimet programore pėr gazetari apo drejtimi i gazetarisė ( multimedia, shtypi dhe mediat elektronike). Nė kuadėr tė Fakultetit Figurativ dhe tė Muzikės pėrveē drejtimit pedagogjik kemi edhe drejtimet profesionale. Nė artin figurativ do tė kemi pikturė, grafik, dizajn, ndėrsa nė artin muzikorė do tė kemi drejtime profesionale pėr tė gjitha instrumentet. Nė fakultetin e shkencave aplikative kemi programin studimor tė ndėrtimtarisė me dy drejtime dhe arkitekturėn me dy drejtime. Fakulteti i Infermierisė ka drejtimet si: infermieria e pėrgjithshme, akusherik, logopedik etj. Shumė me rėndėsi ėshtė sepse do tė hapen studime programore Fakultete tė Mjekėsisė sė Pėrgjithshme dhe tė Stomatologjisė qė pritet tė fillojnė nė vitin akademik 2008-09.

Cili ėshtė bashkėpunimi juaj me Universitetin e Evropės Juglindore?
Pėr hir sė vėrtetės ekziston njė bashkėpunim shumė i mirė si rezultat i nėnshkrimit tė marrėveshjes sė memorandumit pėr bashkėpunim ēka do tė thotė se mund tė bėhet lėvizja e kuadrit nga Universiteti Shtetėror i Tetovės nė Universitetin e Evropės Juglindore dhe anasjelltas. Pranoi qė ekziston konkurrenca megjithatė jam i prirur tė besoj se kjo konkurrencė tė mos i ngjajė luftės sė bėrrylave, por tė jetė nė funksion tė bashkėpunimit reciprok.

Nė pėrmbylljen e kėsaj interviste mė intereson si studente se cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj nė relacion pedagog -student, a ka demokraci tė brendshme nė stafin drejtues?
Nuk dua tė bėj retrospektivė, por pėr tė qenė objektiv do pėrqendrohem qė nga dita qė kam marrė detyrėn mendoj qė janė hedhur hapa konkretė pėr tė instaluar njė frymė tė re nė marrėdhėniet pedagog-student. Personalisht, por edhe njė pjesė vartėsve tė mi janė koshient se universiteti duhet tė jetė shembull i marrėdhėnieve mes aktorėve dhe objektit pra mes profesorit dhe studentit, ēdo devijim do tė na ēonte nė vetėizolim .Nga ana tjetėr mjafton ti shikoni debatet nė kuadėr tė emisionit " Debati universitar " pėr tė arritur njė konkluzion paraprak. Sa i pėrket demokracisė sė brendshme jam i kėnaqur sepse ėshtė fshirė nga pėrdorimi shprehja "ligjin e bėn Maliqi".

(Autorja ėshtė studente e vitit tė dytė Dega Gjuhė dhe Letėrsi nė USHT)


----------------------------------------
Shqip flas, shqip godas, shqip shkruaj, shqip shaj, kshtu qe edhe VETEM shqipe q*!!!
PMMSN
Top
tetovari-007
Postuar nė: 09.05.2007, 03:03
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 6435
Bashkangjitur: 19.03.2007



 Citim (genci-2 @ 08.05.2007, 14:56)
Studentet e Gazetarise ne USHT  Servilohen ne Intervist me Rektorin e USHT-se duke e ndjer veten sikur jane para Kryeplakut te Katundit dhe bejn pyetje Kam rastin tė jem e privilegjuar si studente tė marr nga ju intervistėn e parė, pas emėrimit tuaj zyrtar 

Rast i priveligjuar , pune te madhe qe ke bere ti?

Z. Rektor perse keni punesuar ne administrat njeres te Bardhyl Mamutit ku ata ende skan te kryer fakultetet ndersa te diplomuarit e USHT-se rijn rrugve te qytetit?

Z. Rektor perse punonjsit e administrates nuk din te perdorin Kompjuter ndersa kan statusin e plot te punes?

Z. Rekotor Perse ne Administrat me shume po kemi te diplomuar te UEJL-se se sa te USHt-se me kete i nencmoni ata qe diplojem apo nuk kane njohuri per pune administrative?

Z. Rektor punesimet qe i beri Arifiknnet Xhemaili ju heshtet ne ate rremuj te madhe dhe nuk moret asnje mase kunder Bogovinasve?

Cili do te kete nderin te mar ulsen e Arifiknet Xhemailit apo do te jete i njeti pa titull ?

Sa pare mori USSHM-ja per revisten Studenti Shqiptar?


Ja disa pyetje te thjeshta e nderuara kolege







edhe ti si student ke te drejte ti prarashtrojsh pyetje rektorit!
pse nuk ia parashtron keta pyetje personalisht rektorit, por hap tema palidheje?
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio