Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Islami Nuk Prodhon Frikė, Por Krenari!
Mehasi
Postuar nė: 04.07.2007, 18:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Letėr e hapur

Islami nuk prodhon frikė, por krenari!


Mehas ALIJA,
Tetovė

Nė kėtė tekst bisedohet rreth njė tė vėrtete tė madhe qė, megjithėse ėshtė e pamohueshme, shumė kush e mohoi, nuk e deshi, e pėrbuzi, e luftoi. Anashkalimi dhe lobimi drejt tėhuajėsimit tė saj nuk i zbuti momentet dhe ēastet e jetės njerėzore, por vetėm se i shtoi edhe mė shumė divergjencat, pėrēarjet, vrasjet dhe luftėrat... Qetėsia dhe paqja njerėzore nuk mund tė kuptohen dhe tė manifestohen ndryshe, pėrpos pranimit dhe respektimit tė kėsaj tė vėrtete. E ajo ėshtė: Islami. Ka njė kohė tė gjatė qė ai ėshtė duke u sulmuar nga tė gjitha anėt me tė gjitha mjetet, duke mos kursyer edhe mundin mė tė pavlerė. Habitesh kur i sheh sesa shumė janė tė ndarė njerėzit, kombet, shtetet kur janė nė pyetje interesat bilaterale, ndėrsa nga ana tjetėr sesa janė tė bashkuar dhe tė ndihmuar kur ėshtė nė pyetje islami. Islami, kundėr tij, i bashkoi edhe armiqtė mė tė mėdhenj qė kanė mundur tė ekzistojnė ndonjėherė. Armiqtė e islamit me tė madhe punuan kundėr ēėshtjes sė tij, dhe atė, me tė vetmin qėllim qė tė reduktojnė ndikimin e forcės dhe zgjerimin e tij. Mirėpo, sa herė qė atė e dėshiruan dhe e bėnė, atyre u doli pėr mbrapsht (lexo: pėr mirė), sepse panė atė qė nuk e parashikuan, dėgjuan atė qė mendja s’u kishte shkuar, mėsuan atė qė gabim e kishin mėsuar dhe kuptuan kotėsinė e dislokimit tė arsenalit tė tyre kundrejt tij.. Islami ėshtė i tillė, atė sa mė shumė ta shtypėsh, aq mė tepėr merr forcė pėr tu ngritur. Sa mė shumė tė punosh pėr tė, aq mė shpejt reflektohet ndikimi i mesazhit tė tij hyjnor nė zemrat e njerėzve. Kjo ėshtė kėshtu, pėr arsye se islami me vete bartė vlera dhe aksioma tė nevojshme pėr njeriun dhe pėr tė gjitha botėt qė ekzistojnė. Ekzistimi dhe mosekzistimi i tij nuk varet nga njerėzit. Ai ishte edhe nė kohėn kur s’pati muslimanė, siē qe koha pas Isait a.s., deri te sa erdhi Muhammedi, a.s.

Atė e mbron Zoti i tė gjitha botėve dhe kohėve. Zoti ka marr pėrsipėr garantimin e ekzistimit tė tij deri nė ditėn e gjykimit dhe kėtė nuk mund ta shuaj askush. A nuk shihni se ai u nis prej njė njeriu dhe numri i masės sė tij ėshtė rritur deri mbi njė miliard e gjysmė dhe se pėr asnjė moment gjatė historisė sė pesėmbėdhjetė shekujve nuk ėshtė ndalur rritmi i shtimit tė numrit tė pjesėtarėve tė tij. Po ashtu, ėshtė edhe njė fakt tjetėr shumė vendimtar i ekzistimit tė islamit pas gjithė atyre kundėrvajtjeve tė armiqve, e ai ėshtė: “marrja me tė mirė dhe frymėzimi qė u bėn pjesėtarėve tė tij pėr ta ruajtur atė edhe tek damarėt e qafave tė tyre”. Kjo nuk mund tė kuptohet si imponim, por vetėm si e vėrtetė dhe amanet qė ia vlen me ēdo kusht tė ruhet. Gjithashtu, kjo nuk duhet tė interpretohet si paradoks, e assesi si e pavėrtetė.

Vėrtetė sot, islami dhe pjesėtarėt e tij janė duke pėrjetuar ēaste dhe momente tė hidhura, por kjo ndodh pėr shkak tė teprimit tė dhunės dhe luftimit tė tyre pa kompromis. Gjendja momentale e njė sendi nuk krahasohet me realitetin dhe vitalitetin e tij parėsor apo parimor. Ajo mund tė ndryshoj, varėsisht nga momenti dhe koha, por nė esencė mund tė ngel i pandryshuar. Imazhi dhe ekzistimi i islami dhe pjesėtarėve tė tij ėshtė sikurse ai sendi qė ka ndryshuar nė kohė, por “databaza” e tė gjitha aspekteve mbetet tė njėjtė, e pa ndryshueshme dhe gjithmonė funksionale.



Ēka ėshtė islami?

Deri para se tė ndodh rasti historik i shembjes sė dy ndėrtesave binjake nė Amerikė, mė 11 shtator 2001, pėr islamin dhe muslimanėt, nė botėn perėndimore, ėshtė folur dhe mėsuar nė forma dhe mėnyra tė margjinalizuara dhe me njė frymė skeptike. Mirėpo pas 11 shtatorit vėmendja e opinionit publik perėndimor ndaj islamit dhe muslimanėve sikur u rrit nė njė shkallė mė tė lartė tė interesimit. Rrymat e ndryshme ideologjike e politike filluan islamin ta interpretojnė si formė demode e jetesės, si religjion qė nxit pėr urrejtje, terror dhe moskoekzistencė. Kėshtu qė, nė vijė tė kėsaj u zgjua interesimi pėr islamin dhe ai kryesisht u interpretua nėpėrmjet dy rrafsheve: atij qė mblidhte urrejtje dhe mllef ndaj islamit dhe atij qė shpjegonte dhe punonte pėr tė shfaqur islamin dhe botėkuptimet e vėrteta tė tij ashtu siē nė tė vėrtetė janė, duke tentuar qė t’i thyejė keqinterpretimet dhe paragjykimet ndaj islamit dhe muslimanėve. Gjithashtu, nga ky rrafsh i fundit, islami nė disa aspekte u interpretua nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, duke u promovuar vlerat e tij konform metodologjisė sė interesave tė disa grupeve, tė cilat mė shumė promovuan traditėn e njė komuniteti sesa fenė e pastėr islamin. Mirėpo, gjithmonė ajo fryma mesatare e islamit ka qenė triumfaliste dhe determinuese, e cila e ka interpretuar islamin si e vetmja zgjidhje pėr tė jetuar nė paqe dhe dashuri tė ndėrsjella ndėrnjerėzore.

Pėr ta kuptuar esencėn e temės apo tė vėrtetės sė islamit, duhet patjetėr, si pėr fillim, tė njihemi me tė, tė mėsojmė rreth tij dhe konditave qė ai i pėrfaqėson. Shtrohet pyetja: ēka nė tė vėrtetė paraqet islami; a ėshtė ai kėrcėnues pėr botėn apo shpėtimtar i saj? Ēfarė modaliteti ofron ai pėr jetesėn dhe koekzistencėn njerėzore; pse frika nga islami, dhe shumė pyetje tė tjera, pėr cilat doemos duhet gjetur pėrgjigje konstruktive, tė paanshme, transparente, nė qoftė se dėshirojmė qė paragjykimet indiferente t’i shndėrrojmė nė paragjykime admiruese ndaj islamit.

Pėrgjithėsisht, islam do tė thotė paqe, siguri, vendosje e paqes dhe afėrsisė ndėrmjet njerėzve. Po ashtu fjala islam nėnkupton edhe nėnshtrimin e plotė ndaj Zotit. Ky nėnshtrim nuk mund tė kuptohet dhe manifestohet ndryshe pėrpos aplikimit dhe zbatimit tė plotė tė urdhėresave dhe mėsimeve tė islamit.

Feja islame ėshtė fe qiellore e zbritur nga Allahut, dhe e vetmja e pranuar te Ai. Ėshtė fe qė me tė u identifikuan edhe tė dėrguarit dhe popujt e mėparshėm. Me tė u demonstrua besimi dhe sistemi i vetėm monist gjatė gjithė historisė sė funksionimit tė njerėzimit. Qė nga njeriu i parė e deri tek ai i fundit, i cili e ka fatin, qoftė i mirė apo i keq, ta shohė tmerrin e asaj dite misterioze gjerė mė tani, islami do tė mbetet dalluesi i pazėvendėsueshėm i sė vėrtetės dhe tė pavėrtetės. Ai ėshtė kėshtu ngase tė gjithė tė dėrguarit dhe popujt e mėparshėm e deri te Muhammedi, a.s., dhe ummeti i tij, u dalluan dhe u identifikuan me vlerat dhe pėrmasat monolite qė ai i posedon. Njerėzit u ngritėn kur i pėrfillėn udhėzimet dhe parimet e islami dhe kur e kuptuan drejtė mesazhin e tij, ndėrsa u poshtėruan dhe u shkatėrruan, pikėrisht, kur i shpėrfillėn ato. Islami nuk ėshtė fe obskurantiste e as obstruksioniste qė me xhelozi tė hakmerret ndaj tė tjerėve dhe tė zhvleftėsoj ēdo segment, koncept, arritje, botėkuptim, qoftė sakral apo profan, tė cilat i pėrfaqėsojnė fetė, ideologjitė dhe qarqet e ndryshme jashtė rrethit tė tij. Ai, pėrkundrazi, me krah tė hapur ka ofruar dhe ofron koekzistencė dhe mirėqenie ndėrnjerėzore, ndėrfetare dhe ndėrkonvencionale. I pashtershėm, nė hapėsirė dhe kohė, ėshtė mesazhi i tij: “NUK KA DHUNĖ NĖ FE.” Nuk ka dhunė nė besim, familje, shoqėri, administratė, shtet e gjetiu dhe ku do qė tė jetė njeriu dhe me ēka do qė tė merret ai, islami pėr tė ėshtė dorrėshtrirė pėr paqe dhe mirėkuptim. Islami ka konceptin dhe kapacitetin e tij superior pėr tė ecur nė vijėn e konvergjencave dhe tė mbarėsive, nėse ai pranohet ashtu siē ėshtė, ndėrsa nėse mėtohet tė zhvishet nga kjo dhe tė defaktorizohet nė mesin e faktorėve tė tjerė, padyshim qė do tė shfaqen divergjencat e thella. Dikush mund tė akuzoj se kjo logjikė nuk ėshtė normale dhe reale. Ėshtė shumė e vėrtetė kjo, pasi ka shumė prej atyre, madje edhe shqiptarė, tė cilėt e akuzojnė islamin dhe muslimanėt se nuk janė pėr bashkėjetesė, se islami artikulon ndjenjėn dhe mendėsinė etnocentrike, se ai i aftėson pjesėtarėt e tij me paragjykime egocentrike, se islami pjesėtarėve tė tij ua imponon dėshirėn pėr udhėheqje permanentet, etj.etj. Tė gjitha kėto dyshime janė paraqitur si pasojė e mosnjohjes sė mirėfilltė dhe keqinterpretimit tė islamit nė vend dhe ndėrkombėtarisht. E posaēėrisht mosnjohja e njė fakti shumė tė rėndėsishėm, i cili akoma ėshtė i papranueshėm ose me qėllim i injorueshėm tek disa qarqe. Ėshtė shumė e vėrtetė se islami e vetėshpall vetveten si mė autoritar pėr tu ndjekur dhe zbatuar nė kėtė botė. Pasi kėtė e ka shpallė vetė Zoti. Ai thotė qė “e vetmja fe e pranuar te Ai ėshtė islami”. Mirėpo, nė asnjė vend islami nuk e mohon tė drejtėn nė besim dhe vetėqeverisje tek tė tjerėt (Lekum diinukum ve lije din). Hipotetikisht, me gjuhėn e islamit, mund tė shprehemi kėshtu: “Unė jam mė i mirė dhe i vetmi pėr t’mė ndjekur, ndėrsa nuk ta imponoj rrugėn time.” Ky ėshtė islami, e pranuam kėshtu siē ėshtė ose jo, kjo nuk e dėmton qė ai vetėm se tė pėrparoj dhe numri i pjesėtarėve tė tij vetėm se tė shtohet nė mėnyrė shumė rapide. Kjo logjikė ėshtė e arsyeshme nėse, kėtė qė e thamė, e kuptojmė si aksiomė reale e cila pėrcaktohet nė saje tė meritės sė islami pėr tė qenė gjithmonė i ndjekur, e jo se ai ua imponon tė tjerėve me dhunė rrugėn e tij.


Pse tė frikėsohemi nga islami?!!

Atėherė, nėse islami qenka kaq i pėrparueshėm, koekzistent dhe alternativ pėr ēdo kohė, pyesim veten: pse kaq shumė po frikėsohemi nga ai? Pse tė tregohet kaq indiferencė ndaj tij dhe pjesėtarėve tė tij...
Mė ndodhi tė punoja nė njė fabrikė tė prodhimit tė kauēukut nė njė qytet tė Zvicrės dhe aty tė takoja njė shqiptar musliman i cili u turpėrua, kur nė njė takim me shefin e firmės nė pyetjen: “Imer, bist du ein muslim?”[1], ai vari kokėn dhe pėr ēudinė time dhe tė shefit tha: “Ich bin ein liberaler muslim, ich bin kein radikaler muslim!”[2] Ēfarė logjike e prapambetur dhe indiferente. U turpėrua ta thotė haptazi se ėshtė njė musliman i cili nė mėnyrė tė pakontestueshme e zbaton islamin dhe iu pėrmbahet striktazi parimeve tė tij. E prezantoi islamin si tė dyshimtė, pasi qė, sipas ti, ai u praktikuaka nėpėrmjet dy rrugėsh. Ky ėshtė devitalizim i pavetėdijshėm i islamit qė bėhet prej vetė pjesėtarėve tė tij. Ky ėshtė njė aspekt, prezantimi i pavetėdijshėm i islamit nga vetė pjesėtarėt e tij duke ndjerė indiferencė tė theksuar dhe frikė qė tė mos identifikohen si muslimanė, kurse aspekti tjetėr, propaganda pasive dhe aktive e elitės intelektuale antiislame pėr t’i prezantuar dhe promovuar tė vėrtetat e islamit si tė frikshme, jashtėkohore dhe tė pashfrytėzuara, ka shkaktuar skepticizėm dhe frikė nė mbarė opinionin, gjė qė, tė dy aspektet, kanė ndikuar nė krijimin e njė botėkuptimi tė gabueshėm drejt perceptimit tė islamit si fe demode dhe shantazhiste. Ky ėshtė ērregullim i llojit tė vetė mė kulminanti.

Vallė pse tė frikėsohemi nga islami? Pse tė frikėsohemi nga vetė natyra jonė? Islami ėshtė natyra jonė e pastėr. Me tė jemi lindur dhe me tė duhet tė vdesim! Pse kaq pluhur ėshtė duke u ngritur kundėr tij dhe pjesėtarėve tė tij? A thua vallė njė ditė do tė pėrfundojnė projektet, projektuesit dhe transportuesit e fateve ogurzeze kundėr islamit dhe muslimanėve? O dashamirė, islami nuk ėshtė bota qė duhet pėshtyrė nė tė, por bota e mirėsive, qė duhet sakrifikuar pėr kthimin e vitalitetit tė tij nė kohė dhe vend, nėse dėshirojmė ta kemi jetėn e lumtur, pa brenga dhe me drejtėsi tė pakontestueshme. Nuk ka nevojė tė kihet frikė, e as shqetėsim nga pėrcaktimi ynė, qė ne tė jemi ambasadorė tė islamit nė kėto anė tė Evropės. Ne na ka dashur Zoti qė na ka dhuruar gjithė kėtė privilegj tė madh pėr tė qenė pjesėtar i islami dhe hapės tė rrugėve tė mira pėr mbarė Evropėn dhe njerėzimin. Ne jemi tė Evropės, kurse Evropa ėshtė e islamit, siē mund tė jetė edhe e tė tjerėve.


Korrik, 2007


www.breziiri.com

_____________
[1] Imer, a je ti musliman?
[2] Unė jam njė musliman liberal, unė nuk jam radikal.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Mehasi nė 04.07.2007, 18:40


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mirsim Maliqi
Postuar nė: 05.07.2007, 10:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 7197
Bashkangjitur: 03.05.2007



Shkrim shume i bukur, i goditur dhe i matur, e i rekomandueshem. Te pergezoj per punen Mehas!

Gjithe te mirat!


----------------------------------------
www.altruisti.com

Hadithe nga Muhamedi, paqa dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė!

“Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė”

“Nuk ėshtė i fuqishėm ai qė ka fuqi trupore, i fuqishėm ėshtė ai qė frenon veten kur zemėrohet”

"Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė thotė fjalė tė mira ose le tė hesht. Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė nderoj fqiun. Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė nderoj mikun."
PMUsers WebsiteMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio