Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> FON shtrihet edhe nė Gostivar
shkembi
Postuar nė: 31.05.2009, 11:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 406
Antari Nr: 16510
Bashkangjitur: 22.07.2008



FON shtrihet edhe nė Gostivar

Gostivar, 29 maj - Katėr fakultete qė funksionojnė nė suaza tė Universitetit Privat "FON" pritet tė shtrihen nė qytetin e Gostivarit. Fakulteti Juridik, ai Ekonomik, Shkencat Politike si dhe Fakulteti pėr Detektivė dhe Siguri pėrmenden si fakultetet e mundshme qė do tė disperzohen nė Gostivar, por mundėsitė janė tė hapura edhe pėr disperzimin e Fakulteti tė Sporteve me Menaxhimit Sportiv si dhe ai i Dizajnit dhe Multimedias.

Profesori Mersel Bilalli, pėrfaqėsuesi i Universitetit "FON", thekson se janė nė procedurė tė miratimit tė kėtij vendimi dhe se shumė shpejt priten hapa konkrete nė kėtė drejtim. "Jemi tė vendosur qė fakultetin juridik, fakultetin ekonomik, fakultetin e shkencave politike dhe detektivėve t'i hapim nė Gostivar. Mendojmė qė tė hapim edhe disa fakultete tė tjera siē ėshtė ai i Sportit dhe Dizajnit. Jemi nė procedurė tė miratimit tė kėtij vendimi nė gjitha organet dhe mekanizmat universitare", sqaron Bilalli. Sipas tij, Gostivari permanent po margjinalizohet jo vetėm nė sferėn e politike, ekonomike dhe shoqėrore por edhe nė segmentin arsimor.

"Mundėsia e hapjes sė Universitetit tė "Fon"-it nė Gostivar, sikurse edhe nė Strugė, mendojmė se do ta revitalizonte jetėn nė Gostivar me njė dinamik tė veēantė", nėnvizon ai. Ende nuk janė bėrė tė ditura detalet se ku do tė vendosen fakultetet, as kur pritet tė startojnė.

Ndėrkohė, gjatė periudhės kohore 2006-2009 nė Gostivar janė iniciuar katėr alternativa pėr hapje tė fakulteteve, por deri tani asnjėra nuk ėshtė materializuar deri nė fund. Nė vitin 2006 filloi zhurma pėr hapjen e fakulteteve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės nė Gostivar, atėherė kur ish kryetari i Komunės sė Gostivarit, Nevzat Bejta nėnshkroi marrėveshje me ish rektorin e kėtij Universiteti, Nexhbedin Beadini, pėr hapjen e fakultetit tė Mekatronikės, gjegjėsisht drejtimet e Elektroteknikės, Makinerisė dhe Informatikės, qė nė bazė tė marrėveshjes pritej tė fillonte tė funksiononte me fillimin e vitit tė ri akademik 2006-07. Iniciativa tjetėr mė serioze lindi nė vitin 2007 nga ish ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, pėr hapjen e Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara, qė do tė pėrfshinin drejtimin e Ndėrtimtarisė, Arkitekturės, Mekatronikės dhe Inxhinierinė Ekonomike. Pėr kėtė qėllim, nė gusht tė vitit 2008 u bė inaugurimi i objektit tė ri tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, dedikuar Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara. Fakulteti pritej tė hapej gjatė vitit tė ri akademik 2008/09, gjė qė nuk ndodhi. Nė drejtim tė hapjes sė Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, aso kohe mori vendim qė konvikti i nxėnėsve tė shkollave tė mesme nė Gostivar tė transferohet nė konvikt studentėsh. Vendimi i tillė u anulua nga Gjykata Kushtetuese, nė prill tė kėtij viti, me arsyetimin se Qeveria ka marrė kompetencat pėr tė sjell vendimin kontestues, edhe pse paraprakisht ka qenė nė fuqi ligji tė cilėn nuk e kanė respektuar, gjatė procedurės pėr shndėrrimit tė Internatit nė Shtėpi studentore.
Ndėrkohė qė nė vizitėn e tij nė Gostivar, mė 11 gusht tė vitit 2008, ministri i Arsimit Pero Stojanovksi njoftoi se Universiteti "Shėn Kirili dhe Metodi", nė kėtė vit akademik (2008-2009) do tė hapė fakultetin e disperzuar tė ndėrtimtarisė nė Gostivar. Iniciativa e fundit ėshtė nxitur nė takimin e realizuar mes kryetarit tė ri tė Komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani me udhėheqjen e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Delegacioni i kryesuar nga prorektori Hamit Mehmeti i shoqėruar nga Naser Nebiu, Namik Durmishi dhe Diamant Mehmeti, janė shprehur tė gatshėm pėr hapjen e Fakultetit tė Mekatronikės, Fakultetit pėr Inxhinieri Ekonomike dhe Fakultetit pėr Inxhinieri Ushqimore nė Komunėn e Gostivarit. Hapja e kėtyre fakulteteve, sipas tyre do tė bėhet nė vitin e ri akademik 2009-2010.

KOHA
PM
Top
hotyhoty
Postuar nė: 11.06.2009, 13:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 453
Antari Nr: 19024
Bashkangjitur: 17.12.2008



Universiteti FON me 4 fakultete tė reja nė Gostivar

Katėr fakultete tė Universitetit FON nga gjithsej 9 tė akredituar, nga fillimi i vitit tė ri akademik do tė hapen nė Gostivar dhe Strumicė.

“Unė mendoj qė me degėt nė Gostivar qė do ti hapė ky universitet ku do tė ofrojė katėr fakultete, fakultetin juridik, atė tė ekonomisė, fakultetin e diplomacisė dhe politikės ndėrkombėtare dhe fakultetin pėr detektivė dhe siguri”, deklaroi Sefer Canovski, president i Universitetit FON.

“Ėshtė i vetmi universitet i cili nė kompanitė relevante financojnė studentėt, kreditojnė dhe ata i pranojnė nė punė qė qoftė se i plotėsojnė kriteret e tyre nė bazė tė sukseseve. E dyta ėshtė se ne jemi i vetmi universitet i cili starton me konceptin digjital qė tani aplikohet me tė madhe nė Evropė dhe mendojė qė pėr studentėt nuk do tė jetė vetėm interesante por do tė jetė jashtėzakonisht produktive”, theksoi Mersel Bilalli, profesor nė Universitetin FON.

Pėrfaqėsuesit e Universitetit FON, shpjeguan se nė bazė tė metodės digjitale, tė gjithė studentėt do tė kenė mundėsi tė marrin nga njė kompjuter personal dhe tė jenė nė kontakt me kolegėt si dhe tė gjithė profesorėt e tyre.
ALSAT
PM
Top
muchacho
Postuar nė: 11.06.2009, 14:36
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 17
Antari Nr: 22204
Bashkangjitur: 07.05.2009



shume cool... me nuk do te udhetojne studentet prej Gv per Tetove... per shkak se e kane ne prage te deres Fakultetin... shume mire... vetem te para FON
PM
Top
kritiku_1
Postuar nė: 11.06.2009, 14:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4095
Antari Nr: 10472
Bashkangjitur: 26.10.2007



o edhe neper banesa me na pru nga nje Universitet nuk na msohet bre


----------------------------------------
Kur asgje nuk eshte e sigurt, gjithcka eshte e mundur...
PM
Top
andy
Postuar nė: 14.06.2009, 21:26
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



 Citim (muchacho @ 11.06.2009, 15:36)
shume cool... me nuk do te udhetojne studentet prej Gv per Tetove... per shkak se e kane ne prage te deres Fakultetin... shume mire... vetem te para FON

Studente te Gostivarit perseri do kete qe do udhetojn ne Tetove dhe Shkup.
Por ne Gostivar do kete studente prej qyteteve tjera te Maqedonise.


Me e rendesishmja eshte qe edhe Gostivari do te behet qytet universitare.


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
cesc
Postuar nė: 14.06.2009, 22:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 7161
Antari Nr: 22423
Bashkangjitur: 01.06.2009



Po ne Diber do shtrihet ndonjehere smil3dbd4e7853679.gif


----------------------------------------
GUNNER ' for life...

Being normal is just crazy
PM
Top
aktivisti
Postuar nė: 21.06.2009, 22:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 290
Antari Nr: 21878
Bashkangjitur: 24.03.2009



si duket edhe Gostivari u be qytet univerzitar..nuk do kete me nevoj qe te dalim jasht qytetit per te studiuar..nje numer i miere i studenteve do te qendrojn ne GV ata qe do te studjojn ne drejtimet qe do ti hapi FON ne GV
PM
Top
Embargo
Postuar nė: 22.06.2009, 20:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14446
Antari Nr: 18552
Bashkangjitur: 17.11.2008



Epo, ekonomia e tregut e kerkon.


----------------------------------------
Kush nuk do qė tė arsyetojė ėshtė Fanatik, kush nuk di tė arsyetojė ėshtė Budalla dhe kush nuk guxon tė arsyetojė ėshtė Skllav i tė tjerėve!
PM
Top
man.utd.
Postuar nė: 23.06.2009, 13:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 678
Antari Nr: 21336
Bashkangjitur: 01.03.2009



pse a ska pas ekip futbolli a ehhehehe
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 23.06.2009, 15:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5799
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Per hajr shtrirja....inshallah s'i ze gjumi....sepse kur shtrihesh te ze gjumi....


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
studenti19
Postuar nė: 23.06.2009, 17:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 90
Antari Nr: 18864
Bashkangjitur: 04.12.2008



Eshte nje gje shume emire qe edhe Gostivari te ket Universitet, privat apo shteterore.
une kam degjuar disa maturant te keti viti, se eshte leht eshte mire. eshte super..
Une mendoj se a jane gjithe keto drejtime ne FON,-GV- te akreditume?
vec 4 drejtime jane. a mund neser nje maturant i sotshem, te hy ne pune?
Une mendoj se eshte universitet, qe ploteson kushte.
ky eshte mendimi im? cfar mendoni ju per ket Universitet.
Ju pershendes[B]
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio