Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> LIGJI I DYTĖ I TERMODINAMIKĖS
Strider
Postuar nė: 21.07.2009, 16:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9705
Antari Nr: 8466
Bashkangjitur: 16.07.2007




LIGJI I DYTĖ I TERMODINAMIKĖS

Ligji i dytė i termodinamikės i cili pranohet si njė nga ligjet themelore tė fizikės, thotė se nė kushte normale to gjitha sistemet e lėna nė vetveten e tyre do tė tentojnė tė qrregullohen, disperzohen dhe shkatėrrohen nė proporcion tė drejtėpėrdrejtė me gjatėsinė e kohės qė kalon. Gjithqka, qoftė kjo e gjallė apo jo, zhveshet, prishet, degjenerohet, dezintegrohet dhe shkatėrrohet. Ky ėshtė fundi absolut dhe me kėtė do tė ballafaqohen qė gjitha qeniet, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, dhe sipas ligjit nuk ka shmangie nga ky proces.

Kjo ėshtė diqka qė tė gjithė ne e kemi vėrejtur. Pėr shembull nėse e dėrgoni njė veturė nė shkretėtirė dhe e leni aty, ėshtė e pamundur tė presėsh qė ta gjesh atė nė gjendje mė tė mirė kur te kthehesh aty pas disa vitesh. Pėrkundrazi, do tė shohėsh se gomat e veturės janė shpėrthyer, dritaret janė thyer, shasia ėshtė ndryshkur dhe motori ka pushuar sė punuari. I njėjti proces i pashmangshėm qėndron i vėrtetė pėr tė gjitha qeniet e gjalla.

Ligji i dytė i termodinamikės ėshtė rruga me anė tė sė cilės ėshtė definuar ky proces natyral me ekuacionet dhe pėrllogaritjet fizike.


Nėse e leni njė autobus tė pambikėqyrur nė shkretėtirė, gradualisht ai do tė shkatėrrohet dhe do ti humbė tė gjitha tiparet e tij. Kur ta shikoni herėn e ardhshme do tė shihni gomat e shpėrthyera, dritaret e thyera, shasia e ndryshkur dhe motori i vdekur. Ky process i pashmangshėm ndodhė shumė mė shpejtė tek qeniet e gjalla. Nė tė njėjtėn mėnyrė, tė gjitha sistemet nė univers shkatėrrohen pa intervenim tė vetėdijshėm.


Ky ligj i famshėm i fizikės njihet poashtu edhe si "ligji i entropisė". Entropia nė fizikė ėshtė masė e ērregullimit tė njė sistemi. Entropia e sistemit rritet me lėvizjen e sistemit prej gjendjes sė rregulluar, organizuar dhe tė planifikuar drejt gjendjes mė tė parregulluar, mė tė disperzuar dhe mė tė paplanifikuar. Sa mė shumė parregullsi ka nė njė sistem, aq mė e madhe ėshtė entropia e atij sistemi. Ligji i entropisė pohon se i tėrė universi nė mėnyrė tė pashmangshme shkon drejt gjendjes mė tė ērregulltė, mė tė paplanifikuar dhe paorganizuar.

E vėrteta e ligjit tė dytė tė termodinamikės, apo ligjit tė entropisė, ėshtė themeluar teoritikisht dhe eksperimentalisht. Tė gjithė shkencėtarėt mė tė njohur pajtohen se ligji i entropisė do tė mbetet paradigma parimore pėr parashikimin e tė sė ardhmes. Albert Ajnshtajn, shkencėtari mė i madh i kohės sonė, e ka pėrshkruar atė si 'ligji parėsor i tėrė shkencės'. Sir Arthur Eddington gjithashtu i referohet atij sikur 'ligji suprem metafizik i gjithė universit'.1

Teoria e Evolucionit e injoron kėtė ligj fundamental tė fizikės. Mekanizmi i ofruar nga evolucioni totalisht ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e dytė tė termodnamikės. Teoria e evolucionit thotė se atomet dhe molekulat nė gjendje tė parregulltė, disperze dhe tė pajetė u bashkuan me kohė, nė renditje tė veqantė duke formuar molekula skajshmėrisht komplekse siē janė proteinat, ADN dhe ARN, prej tė cilave u zhvilluan gradualisht me miliona specie tė qenieve tė ndryshme tė gjalla me struktura edhe mė shumė komplekse. Sipas teorisė sė evolucionit, ky proces i supozuar i cili prodhon nė ēdo fazė struktura mė tė planifikuara, mė tė rregullta, mė komplekse dhe mė origjinale, u formua i tėri nga vetvetiu nė kushtet natyrore. Ligji i entropisė e bėn tė qartė se ky i ashtuquajtur process natyror kryekėput ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e fizikės.

Shkencėtarėt evolucionistė, gjithashtu janė tė vetėdijshėm pėr kėtė fakt. J.H. Rush deklaron:

Jeta, nė rrjedhjen komplekse tė evolucionit tė saj, tregon njė kontrast absolut nė krahasim me tendencat e paraqitura nė ligjin e dytė tė termodinamikės. Aty ku ligji i dytė paraqet progres ireverzibil drejtė entropisė sė rritur dhe parregullsisė, jeta prodhon vazhdimisht nivele tė larta tė rregullsisė.2

Autori evolucionist Roger Lewin nė njė artikull nė revistėn Science e paraqet gjendjen pa rrugėdalje tė evolucionit kur kemi tė bėjmė me termodinamikėn:

Njė problem me tė cilin janė ballafaquar biologėt ėshtė kontradikta e qartė e evolucionit me ligjin e dytė tė termodinamikės. Sistemet do tė duhej tė shkatėrrohen me kalimin e kohės, duke u bėrė mė pak tė rregullta e jo e kundėrta.3

Njė mbrojtės tjetėr i teorisė sė evolucionit, George Stravropoulos, deklaron pamundėsinė termodinamike tė krijimit spontan tė jetės si dhe pamundėsinė e sqarimit tė ekzistencės sė mekanizmave kompleksė jetėsorė me ligjet natyrore, nė revistėn e njohur evolucioniste American Scientist:

Megjithatė, nė kushte tė zakonshme, kurrė nuk mund tė formohet spontanisht asnjė molekulė komplekse organike, por mė parė ajo do tė dezintegrohej nė pajtim me ligjin e dytė. Nė fakt, sa mė kompleks qė tė jetė sistemi, aq mė jostabil do tė jetė ai, dhe aq mė i sigurtė ėshtė dezintegrimi i tij herėt a vonė. Fotosinteza dhe tė gjitha proēeset jetėsore, e edhe vetė jeta, akoma nuk mund tė kuptohen nė termet e termodinamikės apo tė ndonjė shkence tjetėr ekzakte, megjithė pėrdorimin e zhargonit konfuz ose qėllimisht konfuzues.4

Siq e kemi parė, ligji i dytė i termodinamikės, pėrbėnė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr skenarin e evolucionit nė termet e shkencės e edhe tė logjikės. Tė paaftė qė tė ofrojnė ndonjė sqarim shkencor dhe tė qėndrueshėm pėr tė kapėrcyer kėtė pengesė, evolucionistėt mund ta bėjnė kėtė vetėm nė fantazinė e tyre. Pėr shembull evolucionisti i mirėnjohur Jeremy Rifkin e shprehė besimin e tij se evolucioni e mbizotėron kėtė ligj tė fizikės me njė "fuqi magjike".

Ligji i Entropisė thotė se evolucioni e zhdukė energjinė e pėrgjithshme prezente pėr jetė nė kėtė planetė. Koncepti ynė i evolucionit ėshtė e kundėrta e kėsaj. Ne besojmė se evolucioni disi nė mėnyrė magjike krijon vlerė dhe rend mė tė madh gjithėpėrfshirės nė tokė.5

Kėto fjalė indikojnė shumė mirė se evolucioni ėshtė mė shumė njė besim dogmatik se sa njė tezė shkencore.

Miti i "Sistemit tė Hapur"

Tė konfrontuar nga tė gjitha kėto teza, evolucionistėve iu desh qė tė kėrkojnė strehė nė gjymtimin e ligjit tė termodinamikės duke thenė se ai ligj qėndron i vėrtetė vetėm pėr "sistemet e mbyllura" dhe se "sistemet e hapura" janė jashtė sferės sė kėtij ligji.

"Sistemi i hapur" ėshtė sistem termodinamik nė tė cilin energjia dhe materia rrjedhin nė tė dhe nga ai. Evolucionisėt pohojnė se bota ėshtė njė sistemi i hapur: se i ėshtė ekzpozuar nė mėnyrė konstante rrjedhjes sė energjisė nga dielli, se ligji i entropisė nuk ėshtė i aplikueshėm nė botėn si tėrėsi dhe se qenie tė gjalla komplekse e me rregullim perfekt mund tė krijohen nga struktura tė parregullta, tė thjeshta dhe tė pajeta.

Sidoqoftė, kėtu kemi tė bėjmė me njė shtrembėrim evident. Fakti se njė sistem ka hyrje tė energjisė nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr ta bėrė atė sistem tė rregulltė. Mekanizma specifikė janė tė nevojshėm pėr ta bėrė energjinė funksionale. Pėr shembull, vetura ka nevojė pėr motor, sistem transmisioni dhe mekanizma tė ngjashėm kontrollues pėr ta kthyer energjinė e karburantit nė punė. Pa njė sistem tė tillė tė konverzionit tė energjisė, dielli ėshtė asgjė mė tepėr se sa njė burim i energjisė destruktive i cili djegė, thanė apo shkrinė.

Siē mund tė shihet, sistemi termodinamik pa ndonjė lloj tė mekanizmit shnėdėrrues tė energjisė nuk ėshtė i dobishėm pėr evolucionin, qoftė ai sistem i hapur apo i mbyllur. Askush nuk pohon se mekanizma tė tillė kompleksė dhe tė vetėdijshėm mund tė kenė ekzistuar nė natyrė nėn kushtet e Tokės sė lashtė. Nė fakt, problemi kryesor i cili i konfronton evolucionistėt ėshtė pyetja se si u krijuan nga vetvetiu mekanizmat kompleksė tė shnėdėrrimit tė energjisė, siē ėshtė fotosinteza tek bimėt, mekanizma kėta tė cilėt nuk mund tė pėrsėriten apo kopjohen qoftė edhe me teknologjinė mė moderne.

Derdhja e energjisė diellore nė botė nuk do tė kishte mundėsi qė tė sillte ndonjė rend ashtu nga vetvetja. Pėr mė tepėr, pa marrė parasysh sa e lartė mund tė jetė temperatura, aminoacidet nuk do tė formojnė ndonjė lidhje me sekuencė tė rregulltė. Energjia nga vetvetiu ėshtė e paaftė qė tė shtyjė aminoacidet tė formojnė molekula shumė mė komplekse tė proteinave, ose ti bėjė proteinat qė tė formojnė struktura mė komplekse dhe mė tė organizuara tė organeleve qelizore. Burimi i njėmendtė dhe thelbėsor i tėr kėtij organizimi nė tė gjitha nivelet ėshtė dizajni i vetėdijshėm: me fjalė tė tjera, krijimi.

Shmangia e "Teorisė sė Kaosit"

Plotėsisht tė vetėdijshėm se ligji i dytė i termodinamikės e shpėrblen evolucionin me etiketėn 'i pamundur', disa shkencėtarė evolucionistė kanė bėrė pėrpjekje spekulative pėr ta ngushtuar hendekun e ndarjes midis kėtyre tė dyjave, nė mėnyrė qė tė mund tė pohojnė se evolucioni ėshtė i mundur. Si zakonisht edhe kėto orvatje tregojnė se teoria e evolucionit ballafaqohet me njė qorrsokak tė pashmangshėm.

Njė person i shquar pėr pėrpjekjet e tij pėr ta 'martuar' termodinamikėn me evolucionin ėshtė shkencėtari Belg Ilya Prigogine.

Duke filluar nga teoria e kaosit, Prigogine propozoi njė sėrs hipotezash ku rendi formohet nga kaosi. Sidoqoftė, me gjithė pėrpjekjet e tij mė tė mira ai ishte i paaftė qė ta pajtojė termodinamikėn me evolucionin. Kjo shihet qartė nė atė qė ai thotė:

Ėshtė njė pyetje tjetėr e cila po na torturon pėr mė shumė se njė shekull: Qfarė rėndėsie ka evolucioni i qenieve tė gjalla nė botėn e pėrshkruar nga termodinamika si botė e rritjes sė pėrhershme tė parregullsisė?6

Prigogine, i cili shumė mirė e di se teoritė nė nivelin molekular nuk janė tė aplikueshme nė sistemet e gjalla si qelizat e gjalla, e nėnvizon kėtė problem:

Problemi i rendit biologjik involvon tranzicion nga aktiviteti molekular nė rendin super-molekular nė qelizė. Ky problem ėshtė larg nga tė qenit i zgjedhur.7

Kjo ėshtė pika ku ėshtė arritur mė sė fundi nga teoria e kaosit dhe nga spekulimet e ngjashme. Asnjė rezultat konkret nuk ėshtė arritur i cili do ta mbėshteste a verifikonte evolucionin, apo i cili do tė eliminonte kontradiktat midis evolucionit, ligjit tė entropisė dhe ligjeve tjera fizike.

Megjithė tėrė kėto fakte evidente, evolucionistėt tentojnė tė kėrkojnė strehė nė dredhi tė thjeshta. Tė vėrtetat e qarta shkencore tregojnė se qeniet e gjalla dhe strukturat komplekse dhe tė rregulluara qė qenieve tė gjalla, nė asnjė mėnyrė nuk kanė mundur tė vijnė nė ekzistencė nga rastėsia nėn rrethana normale. Kjo situate e bėn tė qartė se ekzistenca e qenieve tė gjalla mund tė sqarohet vetėm me intervenimin e fuqisė mbinatyrore. Kjo fuqi mbinatyrore ėshtė krijimi nga Perėndia, i cili e solli nė jetė tėr universin nga asgjėja. Shkenca ka vėrtetuar se evolucioni ėshtė akoma mė i pamundur sa i pėrket termodinamikės, dhe se ekzistenca e jetės nuk ka tjetėr sqarim pėrveq Krijimit.


----------------------------------------
Everyone wants to change the world,but nobody wants to change himself
PM
Top
Besir.B
  Postuar nė: 24.07.2009, 12:33
Quote Post


Moderator
*****

Posti: Antarė
Postime: 1985
Antari Nr: 19321
Bashkangjitur: 04.01.2009



Kushti nr 1 pėr njė shkencėtar qė dėshiron tė merret me shkencė, ėshtė se ai duhet qė nė parim ta dijė, se ēdo sistem shkon drejtė shkatėrimit - Ajnshtajn


----------------------------------------
"Uji mė i pastėr ėshtė nė burim"
PMUsers Website
Top
Hornets
Postuar nė: 25.07.2009, 14:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 11129
Antari Nr: 21937
Bashkangjitur: 29.03.2009



e lexova vetem 20reshtat e para te shkrimit dhe e kuptova per qka behet fjae,e vertet qe shkenca e evolucionit bie poshte me ligjin e termodinamikes


----------------------------------------
Just mine <3 Honey <3<3<3


Please dont leave me <3
PM
Top
cluster
Postuar nė: 11.10.2012, 01:32
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 1
Antari Nr: 27545
Bashkangjitur: 11.10.2012



Totalisht gabim qe ne fillimin e perkthimit dhe shpjegimit te ligjit te dyte te termodinamikes. Dhe ai shkrimi "miti i sistemit te hapur" ishte shum shum palidhje sepse qe nga momenti qe nje teori te bie poshte qe eshte ajo "ligji i dyte i termodinamikes hudh poshte evolucionin" ti nuk mund te thush "gjithsesi nuk mund te ndodhi prap se prap" duhet ta vertetosh ate gje. ligji i dyte i termodinamikes flet vetem per sistemet e mbyllura ku nuk ka shkembime energjie. kjo mjafton per te hudh poshte kundershtimin e evolucionit kshuqe zbuloni teori tjeter studiojeni dhe paraqiteni.
PM
Top
JamesWat
Postuar nė: 02.11.2013, 22:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 425
Antari Nr: 27611
Bashkangjitur: 30.11.2012



Koncepti i 2 i gabuar ka lidhje me termodinamiken.

5 konceptet e gabuara rreth evolucionit

Ky postim ėshtė ndryshuar nga JamesWat nė 02.11.2013, 22:23


----------------------------------------
Nese 50 Miljon njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet,,, (Anatol France)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio