Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



Faqe: (6) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RAMAZANI 2011, Gjithcka per Ramazanin
Studenti20
Postuar nė: 23.08.2009, 22:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Selamu alejkum, te nderuar vellezer e motra. Kjo teme qe hapa ketu, ka te beje me kete muaj te cilin po e jetojme, gje qe sipas titullit mund edhe t'a kuptoni. Ketu mund te postohet gjithcka rreth Ramazanit. Madje, ne nje teme te grumbullohen informacione te ndryshme dhe tema te ndryshme do ja vlente, mund te lexojme me mire dhe t'i gjejme me lehte.
Po filloj menjehere. Urdheroni edhe ju.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Studenti20 nė 23.08.2009, 22:50


----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 23.08.2009, 22:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Ju ka ardhur Ramazani



Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē Allahut, i Vetėm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar Tij. I Dėrguar i mėshirės, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen e tij tė pastėr dhe mbi tė gjithė shokėt e tij e kėdo qė pason rrugėn e tij.

Ėshtė e natyrshme qė njeriu ta shprehė gėzimin nė momente tė veēanta; disa gėzohen pėr ēėshtjet e kėsaj bote tė pėrkohshme, disa gėzohen kur u jepet rasti pėr tė shpalosur adhurimin ndaj Allahut pėrmes asaj qė Ai ka urdhėruar.
Pa dyshim, besimtari i pėrkushtuar gėzohet kur thėrret mysafiri dhe troket nė derė, kėshtu me nderimet mė tė larta, shprehjet mė tė bukura dhe me respektin mė tė sinqertė i uron mirėseardhjen.

Ky hadith ėshtė bazė pėr urimin dhe pėrgėzimin e njėri tjetrit me rastin e fillimit tė muajit tė bekuar tė Ramazanit.

Po vjen Ramazani me bereqete, atėherė duhet t’i kemi nė konsideratė mysafirin e nderuar me begatė. I Dėrguari i Allahut, Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė), i pėrgėzonte shokėt me kėtė rast tė veēantė duke i thėnė: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjėrimin e kėtij muaji. Nė kėtė muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen nė pranga shejtanėt. Allahu nė kėtė muaj ka (veēuar) njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Ai qė privohet nga tė mirat e kėsaj nate, ėshtė privuar nga ēdo e mirė.”1

Tė nderuar besimtarė!


Me kėtė rast tė gjithėve u shprehi urimet dhe pėrgėzime me rastin e fillimit tė muajit mėshirės dhe faljes.

Pse mos tė gėzohet besimtari me muajin e bereqetit, dhuratave, namazit, durimit, faljes, pendimit, devotshmėrisė, mėshirės, pastėrtisė, bamirėsisė, fitores dhe ngadhėnjimit?

Mirėsevjen mysafir i nderuar dhe ne gėzohemi inshaAllah me ramazanin, muajin mė tė nderuar ndėr muajt dhe ditėt mė tė ėmbla.
Mirėsevjen pas njė pritjeje tė gjatė e tė pėrmallueshme.
Mirėsevjen i nderuari mik, me erėn tėnde tė kėndshme do tė kėnaqen zemrat tona, me vizitėn tėnde do tė na pastrosh nga gjynahet dhe do tė na mbulosh tė metat tona.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Vetėm Mirėsisė sė Allahut dhe Mėshirės sė Tij le t’i gėzohen. Kjo ėshtė mė e mire se ajo (pasuri) qė ata grumbullojnė.’’2

Tė nderuar muslimanė!

Dymbėdhjetė muajt janė si shembulli i bijve tė Jakubit, alejhi selam, muaji i Ramazanit nė mesin e muajve ėshtė si Jusufi, alejhi selam, nė mesin e vėllezėrve. Ashtu siē ishte Jusufi, alejhi selam, mė i dashur te Jakubi, alejhi selam, kėshtu muaji ramazan ėshtė njėri ndėr muajt mė tė zgjedhur tė Krijuesi. Jusufi, alejhi selam, ishte i sjellshėm dhe mėshirshėm ndaj vėllezėrve pėrkundėr sjelljes sė tyre tė egėr, ai me butėsi dhe falje i mishėron duke thėnė: “Asnjė qortim pėr ju nė kėtė ditė, Allahu ju fali dhe Ai ėshtė mė Mėshirėploti se ēdo mėshirues!’’3

Po kėshtu, ky muaj do tė jetė falje dhe mėshirė pėr besimtarėt, prangosje pėr shejtanėt.. Gėzohu me faljen e Allahut tė Lartėsuar. Gėzohu qė Ai tė dha mundėsinė e pėrmirėsimit dhe pendimit. Gėzohu me hapjen e dyerve tė xhenetit dhe mbylljen e dyerve tė xhehenemit.

Vėlla agjėrues!
Ē’pret, pra? Lidhe kontratėn (marrėveshjen) pėr ripėrtėritjen e imanit, duke kryer veprime qė e kėnaqin Allahun, duke e rifreskuar shpirtin me adhurim dhe duke stopuar veten nga ēdo ndalim. Kthehuni te Allahu i Lartėsuar me pendim.

Tė nderuar muslimanė!
Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Natėn e parė tė muajit Ramazan prangosen shejtanėt dhe xhinėt, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjė derė. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjė derė. Thėrret njė thirrės: “O kėrkues i sė mirės, urdhėro, kurse ti o kėrkues i sė keqes ngurro. Allahu nė ēdo natė liron njerėz nga zjarri i xhehenemit.” (Tirmidhiu)

Urdhėroni besimtarė dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj tė penduar dhe tė pėrulur!
Po nėse edhe nė kėtė muaj nuk mendon pėr pendimin, nuk e di kur do tė pendohesh!
Po nėse edhe nė kėtė muaj nuk e ndien mėkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le tė jetė ky muaj fillimi i pendimit tė sinqertė dhe tė vėrtetė para Allahut.
Vėlla, mos shiko madhėsinė e mėkatit, por shiko kujt po i bėn mėkat!
Vėlla, mendo pėr mbikėqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vėlla, kujto se mėkatet tė shndėrrohen nė tė mira: “Allahu do t’ua shndėrrojė gjynahet nė vepra tė mira dhe Allahu ėshtė vazhdimisht Falės i madh, kurdoherė Mėshirėplotė.’’4

Allahu t’i zėvendėson tė kėqijat me tė mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) thotė: “Allahu gėzohet mė shumė me pendimin e robit tė Tij sesa njeriu qė gjendet nė shkretėtirė, tė cilit i ka humbur deveja, nė tė cilėn ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu i Lartėsuar gėzohet pėr pendimin e robit tė Vet, prandaj shpejto tė pendohesh dhe tė kėrkosh falje.

I nderuari agjėrues!

Nė fund e lus Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta tė na ndihmojė nė pėrkujtimin dhe falėnderimin e Tij tė sinqertė.
Allahu im, na mundėso qė nė kėtė muaj tė shijojmė kėnaqėsinė e adhurimit Tėnd.
Me admirim dhe kėnaqėsi shijoni Ramazanin me mirėsitė e Allahut drejt xheneteve tė larta.

“Ata nuk do ta dėgjojnė as zėrin mė tė lehtė tė tij (xhehenemit) dhe do tė banojnė ku ata tė dėshirojnė. As tmerri mė i egėr e mė i madh (nė Ditėn e Kiametit) nuk do t’i shqetėsojė ata dhe melekėt do t’i takojnė ata (me pėrshėndetjen): “Kjo ėshtė dita juaj e cila ju qe premtuar.”5

Agjėruesi ėshtė i pėrkushtuar pėr tė garuar nė devotshmėri, nėse rreh tė pėrjetojė dhe shijojė gėzimin dhe lumturinė. Gėzohet shpirti i muslimanit sepse aktiviteti i tij do tė jetė pėrpjekja dhe gara pėr tė fituar njė mbiemėr cilėsor, njė shprehje tė bukur artistike, me karakteristika lavdėrimi, pra epitetin “i devotshėm”.
Ata tė cilėt dėshirojnė tė cilėsohen “tė devotshėm”, le tė urdhėrojnė dhe tė rreshtohen mos ta humbin rastin.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Studenti20 nė 23.08.2009, 22:52


----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 23.08.2009, 22:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Pritja e muajit Ramazan



Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė Allahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" Ali Imran, 102.

"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikėqyrės mbi ju." Nisa, 1.

"O ju besimtarė, keni frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." Ahzab, 70:71.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr.

O ju besimtarė! Kijeni frikė Allahun dhe binduni Atij, shpresoni nė tė mira, sepse muaji i ramazanit u afrua, muaj nė tė cilin zbriti Kurani qė ėshtė udhėzim pėr njerėzimin, muaj nė tė cilin hapen dyert e mėshirės dhe mbyllen dyert e dėnimit. Nė kėtė muaj lidhen shejtanet dhe tė gjithė xhindėt jobesimtarė, muaj nė tė cilin sevapet shumėfishohen dhe gjynahet zvogėlohen, muaj i pėrgjigjes sė duasė, muaj i durimit, i sakrificės dhe i sadakasė, ėshtė pyetur i dėrguari i Allahut se kush sadaka ėshtė sadakaja mė e mirė, ėshtė pėrgjigjur: “Sadakaja nė ramazan.”

Ėshtė transmetuar nga Selman el Farisij (radiallahu anhu) i cili ka thėnė se Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “O ju njerėz! Ju ka ardhur juve njė muaj i madhėruar dhe i bekuar, nė kėtė muaj ėshtė nata mė e vlefshme se njėmijė muaj. E bėri Zoti agjėrimin e ditėve tė tij obligim dhe faljen e natės nė tė tė vlefshme. Kush shton gjatė muajit ndonjė tė mirė prej veprave tė mira, ėshtė sikur obligimi i kryer gjatė muajve tė tjerė. Kush kryen njė farz (obligim) nė kėtė muaj ėshtė sikur ai qė kryen shtatėdhjetė obligime gjatė muajve tė tjerė dhe ky ėshtė muaji i sabrit (durimit), kurse shpėrblimi i sabrit ėshtė xheneti. Ėshtė muaj nė tė cilin shtohet rrėsku (furnizimi) i besimtarit. Ai qė jep iftar njė agjėruesi ėshtė shpagim pėr mėkatet qė ka bėrė dhe largon nga ai zjarrin e xhehenemit dhe e ka shpėrblimin e njėjtė me agjėruesin pa u zvogėluar asgjė nga shpėrblimi i agjėruesit.”

Njerėzit thanė: “O i dėrguar i Allahut, ēdonjėri prej neve nuk ka nga pasuria aq sa tė ushqente agjėruesit?” I dėrguari i Zotit tha: “Allahu jep kėtė shpėrblim edhe atij i cili jep pėr iftar agjėruesit vetėm njė hurmė, njė gllėnkė ujė apo qumėsht. Dhe ky ėshtė muaj fillimi i tė cilit ėshtė mėshirė, mesi falje e gjynaheve, kurse fundi i tij mbrojtje nga zjarri i xhehenemit.”

E shikoni, Allahu ju mėshiroftė, kėtė ligjėratė profetike tė nderuar, i pėrgėzoi nė tė i dėrguari i Allahut shokėt e tij duke ju treguar pėr shumėfishimin e punėve tė mira dhe se ai ėshtė muaj i madhėrishėm, duke ju thėnė: “Nuk ka pėr muslimanėt muaj mė tė mirė se ky muaj dhe nuk ka pėr munafiket muaj mė tė keq se ky muaj.”

Gjithashtu, nė hadithin kudsij nga Ebu Hurejra transmetohet se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Ka thėnė Allahu i Madhėruar: ‘Ēdo punė e mirė e birit tė Ademit ka dhjetė tė mira deri nė shtatėqind tė mira, pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė, i largohet kėnaqesive tė tij, ngrėnies dhe pijes pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime, njė kur hap iftarin dhe tjetra kur tė takojė Zotin e tij, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu se era e miskut’.”

Dhe e ka emėruar atė, muajin e durimit, pėr durimin qė bėn njeriu nga uria, etja, dhe rėnia e fuqisė trupore. Nga Ibn Amr transmetohet se thuhet se Agjėrimit nuk ia di sevapin askush pėrveē Allahut tė Madhėruar.

Mundet qė sevapi i punėve tė mira tė shtohet edhe mė shumė nė vendet e shenjta si nė Mekė apo nė Medine, siē ėshtė transmetuar nė hadithin e saktė ku thuhet se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Namazi nė xhaminė time ėshtė i barabartė me 1000 namaze jashtė tij, pėrveē Mesxhidi Haramit.”

Gjithashtu, shtohen sevapet sipas kohėve, p.sh.: nė muajin ramazan apo nė 10 ditėt e fundit tė dhulhixhes, etj.

Nga veēoritė e kėtij muaji, gjithashtu, ėshtė edhe shumėfishimi i tė mirave deri nė 700 fish e mė shumė pėr atė qė e ka pastruar nijetin pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar dhe qė jep sadaka nga fitimi i tij i mirė se Allahu nuk pranon vetėm se tė mirėn.

Nga Enesi transmetohet nė hadith tė mirė se ka thėnė: “Sadakaja e fik zemėrimin e Allahut, e largon tė keqen.” Ėshtė transmetuar, gjithashtu, se hija e besimtarit Ditėn e Gjykimit ėshtė sadakaja e tij.

Gjithashtu, ajetet kuranore pėr mirėsitė e sadakasė janė tė shumta, ndėrmjet tyre Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Nė rast se jepni sadaka, nė tė hapet kjo, ėshtė e mirė, por nė rast se e fshihni dhe ua jepni atė tė varfėrve, kjo ėshtė mė e mirė pėr ju, ju pastron gjynahet tuaja e Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ēka punoni.”

Nga veēoritė e kėtij muaji ėshtė edhe falja e natės pėr tė cilėn Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Ai i cili fal teravitė nė ramazan me besim tė plotė dhe me nijet tė pastėr, i falen atij gjynahet e kaluara.”

Pra, jini tė kujdesshėm pėr shfrytėzimin e kėtyre kohėve tė mira, me vepra tė mira qė tė fitoni xhenetin, hapėsira e tė cilit ėshtė sa qielli e toka i pėrgatitur pėr tė devotshmit.

Dhe sė fundi, Allahu e di mė sė miri pėr ēka thashė dhe Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dėrguarin e tij mbi familjen dhe shokėt e tij tė nderuar.









----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Alblord
Postuar nė: 23.08.2009, 23:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3741
Antari Nr: 15225
Bashkangjitur: 28.04.2008



Qėllimi i agjėrimit nė Islam

Namazi i mbrėmjes ka tėrhequr mė shumė adhurues sė zakonisht. Hėna e re mund tė lajmėrojė fillimin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit. Nė pėrpjekje pėr tė zbatuar sunetin e Muhamedit (a.s.), disa adhurues po mundohen tė shikojnė hėnėn, ndėrsa thirret ezani. Pas faljes sė namazit imami njofton se ėshtė parė hėna e re. Edhe anėtarėt e kėshillit e konfirmojnė kėtė lajm. Atėherė adhuruesit urojnė njėri-tjetrin dhe xhamia mbushet me fjalėt Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i madhi!).

Pėr kėtė grup muaji i shenjtė i Ramazanit ka filluar. Myslimanėt nė shumė xhami tė tjera po debatojnė pėr hėnėn. Myslimanėt sunitė zakonisht e presin pėrgjigjen nga Arabia Sauditė pėr kėtė, po ashtu si pėr shumė ēėshtje tė tjera fetare. Megjithėse Shoqėria Islame e Amerikės sė Veriut ka krijuar pėr myslimanėt e Amerikės sė Veriut njė shura (ose njė kėshill konsultimi) pėr tė trajtuar ēėshtjet e debatueshme, shumė imamė nė xhamitė lokale i vendosin kėto ēėshtje vetė.

Kjo histori pėrsėritet vit pas viti nė shumė qytete rreth botės. Kjo shtyllė e Islamit fillon me debat mes myslimanėve dhe pėrfundon po kėshtu. Shiat kanė sistemin e tyre klerikal dhe imamėt e tyre e presin pėrgjigjen e tyre nga Irani mė shumė se Arabia Saudite.

Njerėzit mund tė pyesin nėse kjo ishte mėnyra se si profeti Muhamed dhe shokėt e tij e fillonin dhe e pėrfundonin kėtė muaj tė shenjtė.

Nė ēdo rast, brenda njė ose dy ditėsh, Ramazani fillon pėr gjithė myslimanėt nė gjithė botėn. Ligjėrata standarde e Ramazanit ėshtė kėshtu:

“Tė dashur motra dhe vėllezėr! Allahu i Plotfuqishėm hap dyert e xhenetit kėtė muaj. Shejtani mbyllet nė ferr, kėshtu qė nuk mund t’i ēojė nė rrugė tė gabuar ata qė agjėrojnė. Shpėrblimi pėr veprat e mira shumėfishohet 10 herė gjatė kėtij muaji. Allahu i Plotfuqishėm ėshtė shumė bujar kėtė muaj dhe u fal atyre qė agjėrojnė mėkatet e kaluara”.



Objektivi i agjėrimit

A ka agjėrimi si qėllim vetėm faljen e mėkateve dhe marrjen e shpėrblimeve tė shumėfishuara nė botėn tjetėr? Po pėr problemet e jetės nė kėtė botė? A ėshtė agjėrimi vetėm njė ritual apo ka dhe kuptim tjetėr?

Dijetarėt bashkėkohorė islamė u kushtojnė vėmendje dobive fizike dhe shpirtėrore tė agjėrimit. Por pėrderisa dobitė fizike dhe mjekėsore tė agjėrimit i ndodhin kujtdo qė agjėron, pavarėsisht nga besimi tek Zoti, ėshtė e qartė se dobitė mjekėsore dhe fizike nuk janė qėllimi primar i agjėrimit nė Islam.

Ēfarė mund tė themi pėr dobitė shpirtėrore? Pėrderisa fe tė ndryshme kanė koncepte tė ndryshme pėr spiritualitetin, ēfarė do tė thotė spiritualitet nė Islam dhe si mund tė zhvillohet nėpėrmjet agjėrimit. Ithtarėt e feve tė tjera, duke pėrfshirė dhe shumė myslimanė pretendojnė se spiritualiteti ėshtė njė pėrvojė individuale dhe subjektive. Atėherė si mund ta dimė se zhvillimi shpirtėror po ndodh pėr shkak tė agjėrimit? Pėrveē kėsaj a do tė ishte zhvillimi shpirtėror i njė budisti apo hindusi, aq i rėndėsishėm sa i njė myslimani pėr shkak tė agjėrimit? Nė fakt murgjit budistė dhe shenjtorėt hindu pėrjetojnė ritualė mė rigorozė sesa myslimanėt. A do tė thotė kjo se zhvillimi i tyre shpirtėror ka njė nivel mė tė lartė? Pa dyshim asnjė dijetar islam nuk do e pranonte kėtė.



Sipas Kuranit, ēdo mysliman (qė ka mundėsi) duhet tė agjėrojė nė muajin e Ramazanit. Dhe agjėrimi duhet tė bėhet nė mėnyrė kolektive nė nivel komuniteti. Ndryshe nga njė murg budist apo shenjtor hindus, myslimani nuk ka pėrse tė shkojė nė njė mal apo pyll qė ta zhvillojė spiritualitetin nėpėrmjet agjėrimit dhe faljes. Pėr mė tepėr nuk ėshtė e nevojshme qė ky zhvillim shpirtėror i vetmuar, larg tė tjerėve, tė bėhet gjatė Ramazanit. Ai mund tė bėhet ēdo muaj. Kjo tregon se njė mysliman nuk mund tė pėrkrahė njė spiritualitet qė bazohet nė pėrvojė individuale dhe subjektive. Si rrjedhim nė Islam zhvillimi shpirtėror subjektiv dhe individual nuk ėshtė qėllimi i agjėrimit nė muajin e Ramazanit.

Pėrderisa Kurani e ka pėrshkruar agjėrimin nė mėnyrė tė veēantė gjatė muajit tė Ramazanit, ėshtė e rėndėsishme tė dimė rėndėsinė e kėsaj kohe tė veēantė. Njė karakteristikė e veēantė e Kuranit ėshtė se sa herė qė jepet njė urdhėr, qė duhet tė vihet nė veprim, shpjegohet dhe urtėsia qė fshihet pas tij. Ai na tregon se kush ėshtė rezultati pėrfundimtar i kėtij veprimi nė kėtė botė, nėse kryhet me sukses. Nė kėtė mėnyrė, Kurani bėn njė kontroll pragmatik pėr njerėzit, qė ata ta shohin nėse po shkojnė apo jo drejt rezultatit tė dėshiruar. Zoti thotė nė Kuran pėr agjėrimin:



“O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”. (Sure Bekare, 2:183)



(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni Allahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni. (El-Bekare, 2: 185)



Nė vargjet e mėsipėrme, janė pėrmendur tre rezultatet e agjėrimit nė Ramazan:



1. Takva: mėsimi i vetėkontrollit.
2. Tekbiri: lartėsimi i Allahut tė Plotfuqishėm sepse je i udhėzuar.
3. Shukra: tė qenėt mirėnjohės.



Ēfarė ėshtė takva-ja?

Nga arabishtja takva mund tė pėrkthehet si “vetėkontroll; i vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Zotit; ose t’i druhesh Zotit”. Por asnjėri prej tyre nuk e tregon kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Ajo do tė thotė “tė jesh vigjilent nė mėnyrė tė palėkundur gjatė praktikimit tė urdhrave tė Allahut tė Plotfuqishėm, dhe pėr shkak tė kėsaj tė mbrohesh nga tė gjitha tė kėqijat, veprat e degjeneruara, dhe forcat shkatėrruese. Me fjalė tė tjera themeli i takvas ėshtė zhvillimi i njė karakteri tė fortė, duke ndjekur parimet e caktuara nga Allahu i Plotfuqishėm nė Kuran. Ai njeri qė e ka kėtė karakter, i cili pasqyrohet nė veprimet e tij apo tė saj ėshtė i devotshėm (mutekij) para Allahut tė Plotfuqishėm.



Keqkuptimet aktuale mes myslimanėve

Shumė myslimanė sot, tė cilėt pohojnė se i frikėsohen Zotit dhe janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Tij, besojnė se janė prej tė devotshmėve (mutekin), duke u bazuar nė kryerjen e disa riteve. Sipas kėtij besimi, cilėt myslimanė cilėsohen si tė devotshėm (mutekin)?



1. A quhet i devotshėm i pasuri, i cili falet rregullisht, agjėron gjithė muajin e Ramazanit, jep zekatin e caktuar nga pasuria e tij dhe bėn haxhin rregullisht?
2. A mund tė quhen mutekin tė ashtuquajturat qeveri myslimane dhe myslimanėt qė punojnė pėr ta?
3. A janė tė tillė dijetarėt dhe udhėheqėsit islamė tė grupeve tė ndryshme fetare dhe ndjekėsit e tyre, qė u kėrkojnė qeverive tė zbatojnė sheriatin?
4. A quhen tė tillė profesionistėt si mjekėt, inxhinierėt, profesorėt, avokatėt e tij, tė cilėt fillimisht punojnė shumė pėr tė bėrė karrierė dhe pastaj u kthehen vullnetarisht aktiviteteve islame?
5. A cilėsohen tė tillė sufsitėt qė e kalojnė jetėn e tyre nė dhikr (pėrkujtim) tė Allahut tė Plotfuqishėm nė xhami ose vende tė izoluara, dhe nuk interesohen pėr atė qė ndodh jashtė nė botė?
6. A quhen tė tillė ata qė lėnė pas tė varfrit, jetimėt dhe gratė e veja nė komunitetin e tyre dhe shkojnė nė vende tė largėta pėr disa muaj, duke ftuar njerėzit nė Islam?
7. A janė mutekin imamėt e kualifikuar, tė cilėt drejtojnė namazet nė xhami dhe japin ligjėrata pėr Islamit?
8. A quhet i devotshėm i varfri, i cili falet rregullisht dhe agjėron gjithė muajin e Ramazanit, por nuk mund ta kryejė pelegrinazhin?
9. A quhen mutekin miliona myslimanėt, tė cilėt luftojnė gjatė gjithė jetės sė tyre qė tė plotėsojnė nevojat bazė tė familjeve tė tyre, dhe tė cilėt pėrpiqen tė falen dhe tė agjėrojnė, por nuk kanė kohė ose energji pėr tė bėrė gjė tjetėr?



Sa prej 1.2 miliardė myslimanėve hyjnė nė kategoritė 1-7 dhe sa nė kategorinė 8 dhe 9? Pa dyshim, 99% e myslimanėve hyjnė nė kategoritė e fundit. A nuk duhet tė quhen tė devotshėm sepse nuk mund t’i zbatojnė tė pesta shtyllat? Apo duhet tė themi se tė gjithė myslimanėt janė tė devotshėm? Asnjė debat, asnjė diskutim, asnjė problem? Ēdo mysliman, duke qenė se ėshtė mysliman, do tė shkojė nė parajsė herėt a vonė.



Pėrkufizmi kuranor i mutekin-it (tė devotshmit)



Njė pėrkufizim i hollėsishėm i mutekin-it jepet nė ajetin e mėposhtėm:



Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson Allahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit. (El-Bekare, 2: 177)



Ky ajet krahason ritet e Islamit qė ne i praktikojmė, me thelbin dhe qėllimin e Islamit, qė i praktikuan i dėrguari Muhamed (a.s.) dhe sahabėt. Ithtarėt e Islamit tė bazuar nė rite, duan qė ne tė besojmė se nėse ritet kryhen siē duhet, me pėrpikėri dhe sinqeritet e kemi siguruar shpėtimin nė botėn tjetėr. Kurani e hedh poshtė kėtė kėndvėshtrim pėr Islamin nė kėtė ajet. Kurani thotė se kėta njerėz janė nė rrugė tė gabuar, kanė trilluar njė sheriat dhe e kanė bashkuar me Librin e Allahut, qė deklarojnė se ėshtė hyjnor (2: 176: 177).



Sipas ajetit 2: 177 qėllimi thelbėsor i Islamit nuk pėrmbushet nga kryerja mekanike e riteve, p.sh. tė kthehesh nga lindja apo perėndimi gjatė faljes, por nė vend tė kėsaj kėrkon:



1. Bindje 100%, iman, besim tek Allahu i Plotfuqishėm; nė ditėn e gjykimit; nė jetėn e pėrtejme; nė forcat qė Zoti i ka krijuar pėr pėrfitimin tonė, melaiket; nė tė gjithė tė dėrguarit e Zotit; dhe nė gjithė librat e shpallur prej tyre.
2. Krijimin e njė sistemi ku burimet pėrdoren pėr tė ndihmuar ata tė cilėt (a) nuk kanė pėrkrahje dhe mbrojtje nė shoqėri; (b) humbasin mjetet e jetesės ose nuk kanė mundėsi tė punojnė; © nuk punojnė aq sa duhet pėr tė plotėsuar nevojat e tyre. Ky sistem ndihmon dhe tė jashtmit, tė cilėt kur kalojnė nė njė territor bėhen tė varfėr, si dhe pėrgatitjen pėr ēlirimin e skllevėrve.



Sipas kėtij ajeti, myslimanėt duhet tė krijojnė njė sistem ku anėtarėt e shoqėrisė zbatojnė vullnetarisht kodin hyjnor – kjo ėshtė kėrkesė e imanit – dhe mjetet e zhvillimit u jepen tė gjithė atyre qė kanė nevojė. Myslimanėt duhet t’i mbajnė premtimet e tyre. Nėse pėrballen me forca armiqėsore duhet tė tregohen tė fortė dhe tė qėndrueshėm, dhe nuk duhet tė lejojnė frikėn ose dėshpėrimin t’i dobėsojė.

Vetėm ata qė e ndjekin kėtė rrugė tė patundur mund tė thonė se janė besimtarė tė vėrtetė dhe mund tė pretendojnė se janė tė devotshėm.

Vargjet e mėposhtme pėrshkruajnė karakterin e tė devotshmit:



Jo, (nuk ėshtė ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s’ka dyshim, Allahu i do ata qė ruhen. (Ali imran, 3: 76)

Kėta janė ata prej tė cilėve ti pate marrė premtimin (se nuk do t’i ndihmojnė idhujtarėt), e tė cilin ata nuk e ruajtėn por si ēdo herė e thyejnė premtimin e tyre. (8: 56)

E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė ata tė ruajturit. (Ez-Zumer, 39: 33)

O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė Allahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos u shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t’i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Kini dro Allahun se Allahu di hollėsisht pėr atė qė veproni. (El-Maide, 5: 8)

Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr njė xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e Allahu i do bamirėsit. (Ali Imran, 3: 133-134)



Pėrfundim



Agjėrimi ėshtė njė mėnyrė pėr t’u bėrė i devotshėm. Pa dyshim, agjėrimi ka dobi shėndetėsore dhe shpirtėrore, por asnjėherė nuk duhet tė largohemi nga qėllimi kryesor i tij. Ramazani krijon njė mjedis qė ndihmon nė zhvillimin dhe formimin kolektiv tė karakterit. Myslimanėt duhet tė zbatojnė dhe tė shfaqin gjatė gjithė vitit cilėsitė qė janė treguar nė ajetet e mėsipėrme, si rezultat i agjėrimit nė muajin e Ramazanit. Pėrderisa ndėrtimi karakterit ėshtė njė proces i vėshtirė, i gjatė dhe i vazhdueshėm, Ramazani pėrsėritet ēdo vit si pėrkujtues dhe pėrforcues. Ne duhet t’i gjykojmė arritjet tona me anė tė standardeve tė caktuara nga Kurani.

Ne nuk mund tė mendojmė se zhvillimi ynė shpirtėror po ndodh ndėrsa jeta vazhdon normalisht. Ne duhet tė ndjekim shembullin e tė dėrguarit Muhamed (a.s.) dhe tė sahabėve qė ta dimė nėse jemi pre tė devotshmėve.



----------------------------------------
Nothing happens, until I make it happen!
PM
Top
Sybella
Postuar nė: 24.08.2009, 00:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



Per t'ju mundesuar qasje me te lehte, kjo dhe disa tema te tjera jane vene si kryeteme ne forumin islam.


----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 24.08.2009, 02:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Allahu te shperblefte Sybella, faleminderit shume.

Po vazhdoj me nje teme tjeter per Ramazanin.


Mirėsevjen Ramazan



Muaji i ramazanit ka arritur pėrsėri, muaji i agjėrimit dhe i lutjeve (namazit). Ėshtė muaji qė jep njė mundėsi pėr falje nga Allahu dhe shpėtim nga mėkatet tona. Ėshtė muaji qė tė bėjmė vepra tė mira dhe tė japim lėmoshė. Ėshtė muaji kur hapen dyert e xhenetit dhe shpėrblimet pėr punėt tona janė tė lartėsuara shumėfish. Ėshtė muaji ku lutjet pranohen dhe statusi i besimtarit ėshtė i lartėsuar. Ėshtė muaji ku mėkatet falen. Allahu dhuron mė shumė mėshirė (bekime) pėr robėrit e Tij nė muajin e ramazanit. Ky ėshtė muaji i agjėrimit qė ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit. I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, agjėroi gjatė kėtij muaji dhe i udhėzoi ndjekėsit e tij qė ta bėjnė tė njėjtėn. Ai na tregoi se kushdo qė e agjėron kėtė muaj me besim, duke kėrkuar shpėrblimin e Allahut, subhanehu ue teala, do t’i ketė tė gjitha mėkatet e kaluara tė tij tė falura. Ai, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, gjithashtu na informoi (tregoi) se kushdo qė qėndron (bėn) nė namaz gjatė gjithė kėtij muaji do t’i falen tė gjitha mėkatet e tij.

Nė muajin e ramazanit ėshtė njė natė e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Kushdo qė e mohon mirėsinė (begatinė) e kėsaj nate vėrtetė ėshtė i humbur.

Duhet ta mirėpresim kėtė muaj dhe ta shfrytėzojmė nė lumturi dhe nė gėzim. Duhet tė kryejmė agjėrimin dhe namazin dhe tė konkurrojmė (garojmė) nė vepra tė mira. Gjatė kėtij muaji duhet me vullnet tė plotė tė pendohemi pėr tė gjitha mėkatet tona dhe ta nxisim njėri-tjetrin qė tė punojė punė tė mira dhe tė thėrrasim nė ēka ėshtė e mirė dhe tė ndalojmė tė keqen. Nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė ta fitojmė mėshirėn e dhe shpėrblimet e mėdha tė ramazanit.

Agjėrimi na dhuron (jep) shumė dobi dhe ėshtė pėrplot urtėsi. Pastron dhe forcon zemrat tona. Na shpėton (ēliron) nga prirjet tona tė ulėta si: pasuria e tepėrt, mburrja, dhe koprracia. Pėrforcon cilėsitė tona tė mira si: qėndresa, mėshira, dhe bujaria. Na ndihmon nė luftėn tonė tė brendshme qė tė kėnaqim Allahun dhe tė arrijmė afėrsinė tek Ai.

Agjėrimi na mėson pėr nevojat tona. Na tregon se sa te dobėt jemi dhe vėrtetė se sa jemi tė varur pėr Zotin tonė. Na tregon se sa shumė Allahu na ka begatuar. Detyrohemi ta falėnderojmė Allahun dhe t’i shfrytėzojmė begatitė qė Ai na ka dhėnė nė bindje (dėgjueshmėri) ndaj Tij.

Allahu na tėrheq vėmendjen te kėto dobi tė shumta kur thotė: “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.” Bekare, 183.

Nė kėtė ajet kuranor, Allahu na bėn tė qartė se na ėshtė urdhėruar agjėrimi nė mėnyrė qė tė na pastrojė.

Agjėrimi ėshtė njė mjet (mėnyrė) pėr ne qė ta mėsojmė vetė-pėrmbajtjen dhe tė kultivojmė devotshmėrinė tonė. Devotshmėria ėshtė tė zbatohen urdhrat e ndalesat e Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, me zemėr tė pastėr, larg dėshirave tona dhe nė pėrkulje ndaj Allahut, si dhe t’i shmangemi dėnimit dhe hidhėrimit tė Tij.

Agjėrimi ėshtė njė vepėr e madhe nė vetvete dhe njė mėnyrė kryesore nė ngritjen e devotshmėrisė tonė nė tė gjitha aspektet e jetės tonė materiale dhe fetare.

I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, na tregoi njėrėn nga dobitė e agjėrimit kur thotė: “O tė rinj, kush prej jush ka mundėsi qė tė martohet, le ta bėjė, sepse kjo ėshtė mė sė miri pėr ruajtjen e shikimit dhe organeve intime. E kush nuk ka mundėsi, atėherė le tė agjėrojė, sepse agjėrimi e zvogėlon epshin (aftėsinė seksuale)”.

Arsyeja qė agjėrimi ka kėtė efekt ėshtė sepse djalli lėviz (qarkullon) si gjaku nėpėr damarėt tanė. Agjėrimi pėrmban kėtė lėvizje, ndėrkohė qė vepron si njė pėrkujtim i Allahut dhe madhėshtisė sė tij, nė kėtė mėnyrė redukton ndikimin e djallit mbi personin qė agjėron gjersa nė tė njėjtėn kohė besimi i tij forcohet (rritet). Ai natyrisht fillon tė merret me mė shumė vepra tė mira dhe mė pak mėkate.

Ka shumė dobi tė tjera tė agjėrimit qė ne i zbulojmė me njė tė menduar dhe reflektim tė vogėl.

Agjėrimi ėshtė i mirė edhe pėr shėndetin trupor. Ai i jep trupit njė mundėsi qė ta pastrojė veten nga helmet e mbledhura, njė fakt e cila ėshtė e vėrtetuar nga mjekė tė shumtė. Ajetet kuranore na flasin gjerėsisht pėr mirėsitė (vlerat) e agjėrimit nė muajin e Ramazanit dhe tė qenėt njė detyrim pėr besimtarėt. Allahu thotė: “ O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara…, (ato ditė tė numėruara janė) muaji i ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues ( i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le ta agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni Allahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni.” Bekare, 183-185.

I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur mbi pesė shtylla: Dėshmisė se nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit tė ramazanit dhe kryerjes sė haxhit.” Buhariu dhe Muslimi

Kur engjėlli Xhibril e pyeti tė dėrguarin e Zotit pėr Islamin, ai u pėrgjigj: “Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij, ta falėsh namazin, ta jepėsh zekatin, ta agjėrosh ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė- Qaben, nėse ke mundėsi ta bėsh kėtė. Suneni i Tirmidhiut

Xhibrili pastaj i tha : “Tė vėrtetėn e the”, pastaj ai i tha : “Mė trego pėr besimin?” I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, u pėrgjigj: “Tė besosh nė Allahun, nė engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, ditėn e fundit dhe tė besosh nė caktimin e Tij tė sė mirės dhe tė sė keqes.” Ai i tha : “Tė vėrtetėn e the” tha: “Mė trego ē’ėshtė ihsani (bamirėsia)?” I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohėsh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty” Ai tha: “Tė vėrtetėn e tha”. Nė Sahihun e Muslimit

Ky hadith ėshtė me rėndėsi mjaft tė madhe dhe meriton njė vėmendje serioze.

Njėherė Muadh ibn Xhebeli i tha tė dėrguarit tė Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė: “Mė trego disa vepra qė mė mundėsojnė qė tė hyj nė xhenet dhe qė mė largojnė nga xhehenemi” I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, iu pėrgjigj: “Ju keni pyetur pėr diēka tė rėndėsishme, sidoqoftė ėshtė shumė e thjeshtė pėr njėrin tė cilit Allahu ia bėn tė lehtė. Adhuroje Allahun dhe mos i shoqėro askėnd nė adhurim, fale namazin, jepe zekatin, agjėroje ramazanin, dhe vizitoje shtėpinė e shenjtė- Qaben, nėse ke mundėsi ta bėsh”, pastaj i dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, shtoi : “A nuk duhet t’ju informoj pėr dyert e mirėsisė? Agjėrimi ėshtė xhenet. Lėmosha i asgjėson mėkatet sikur uji qė e shuan zjarrin.” Suneni i Tirmidhiut

Agjėrimi ėshtė njė vepėr shumė e virtytshme me njė shpėrblim proporcional (tė barabartė) me madhėshtinė e saj. Kjo ėshtė veēanėrisht nė Ramazan, qė kur Allahu e ka bėrė agjėrimin njė obligim pėr besimtarėt dhe njė mjet pėr tė arritur shpėtimin.

I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: “Ēdo vepėr e njeriut ėshtė pėr veten e tij dhe shpėrblimi i saj ėshtė i shumėfishuar pėr atė nga dhjetė deri shtatėqind herė. Allahu thotė: ‘Pėrveē agjėrimit, vėrtetė ai ėshtė pėr Mua, dhe vetėm Unė do tė shpėrblej pėr atė posaēėrisht, vėrtetė ai i len epshet e tij, ushqimin e tij, dhe pijen e tij pėr hir Timin’. Ai i cili agjėron pėrjeton dy gėzime, njėrin kur ai tė ndėrpret agjėrimin e tij dhe tjetrin kur tė takojė Zotin e tij. Padyshim, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e kėndshme tek Allahu se aroma e miskut. Nė Sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit

I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur vjen ramazani hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen djajtė.” Nė Sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit

I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, thotė: “Nė natėn e parė tė ramazanit, djajtė dhe xhinėt e pabindur janė tė lidhur me zinxhirė. Dyert e xhenetit janė tė hapura gjersa asnjė derė e vetme nuk mbetet e mbyllur. Dyert e xhehenemit janė tė mbyllura gjersa asnjė derė e vetme nuk ėshtė e hapur. Pastaj njė thirrės thėrret: ‘O kėrkues tė sė mirės, ecni pėrpara! O kėrkues tė sė keqes, burgosni veten! Allahu liron njerėzit nga xhehenemi ēdo natė.” Suneni i Tirmidhiut

Nė prag tė ramazanit, i dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, mbajti njė fjalim dhe tha: “O njerėz, njė muaj i shkėlqyer dhe i bekuar ėshtė duke ardhur tek ju, njė muaj qė pėrmban njė natė mė tė mirė se njėmijė muaj.”


Vazhdon...









----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 24.08.2009, 02:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006





Allahu ka bėrė agjėrimin nė ditėt e caktuara njė obligim dhe tė falet namazi nė netėt e tij si njė vepėr vullnetare. Kushdo qė kėrkon afėrsinė tek Allahu nė kėtė muaj pėrmes ndonjė vepre tė moralshme do tė ketė sikur njėri i cili kryen njė obligim fetar nė kohėn tjetėr dhe kushdo qė bėn njė vepėr tė obliguar tė adhurimit nė kėtė muaj do tė ketė sikur ai qė bėn shtatėdhjetė vepra tė tilla nė kohėn (herėn) tjetėr. Ėshtė muaji i durimit dhe shpėrblimi pėr durimin ėshtė xheneti.” Sahih, Ibn Khuzejmeh

Duhet ta shfrytėzojmė rastin e prezantuar tek ne nė kėtė muaj tė bekuar dhe ta ēmojmė madhėshtinė e kėsaj kohe me adhurime tė shumta qė mund tė bėjmė. Duhet tė nxitojmė qė tė bėjmė punė tė mira.

Allahu e ka bėrė kėtė muaj njė kohė pėr adhurim dhe pėr garim me njėri-tjetrin nė tė mira. Duhet t’i shpeshtojmė lutjet tona dhe tė shpenzojmė kohėn nė bamirėsi. Duhet ta shpeshtojmė leximin e Kuranit famėlartė, tė nxitojmė qė t’i ndihmojmė tė varfrit, nevojtarėt, dhe jetimėt.

I dėrguari i Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ishte mė bujari nga tė gjithė njerėzit nė muajin e Ramazanit. Duhet tė ndjekim shembullin e pėrsosur tė tė dėrguarit tė Zotit, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, duke shtuar pėrpjekjet tona nė vepra tė mira nė kėtė muaj. Duhet t’i ruajmė tė mirat e agjėrimit tonė nga mėkatet tona dhe nga tė metat tona. I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kushdo qė nuk e lė tė gėnjyerit dhe tė vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojė qė ai tė lė tė ngrėnit e tė pirėt. Nė Sahihun e Buhariut

I dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė mbrojtje, e ai qė ėshtė duke agjėruar nuk guxon tė flasė fjalė tė turpshme e as ta ngrejė zėrin, ndėrsa nėse dikush e ofendon (shan), ose e kundėrshton (fjaloset me tė), le tė thotė: ‘Unė jam agjėrueshėm’..” Nė Sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit

Duhet qė ta lusim Allahun pėr falje nė kėtė muaj dhe tė bėjmė tė gjitha ato qė mund t’i bėjmė qė tė pėrfitojmė nga kjo kohė e ēmuar. Duhet t’i largohemi ndonjė keqbėrjeje kundėr agjėrimit qė do tė na asgjėsojė tė mirat e tij dhe tė shkaktojė hidhėrimin e Zotit, Zoti na ruajtė! Prandaj, nuk duhet tė jemi mospėrfillės ndaj lutjeve tona ose tė bėjmė ndonjė koprraci nė zekatin tonė.

Nuk duhet tė shpenzojmė pjesėn e pasurisė sė jetimėve, t’ua grabisim pasurinė atyre, ta shtypim dikė, ose tė mos i respektojmė prindėrit tanė. Nuk duhet t’i shkėputim lidhjet farefisnore. Duhet t’iu shmangemi thashethemeve, pėrgojimeve, gėnjeshtrave dhe ideve tė gabuara. Duhet t’i shmangemi betimeve tė rrejshme dhe pretendimeve. Nuk duhet tė rruhemi ose tė shkurtojmė mjekrat tona dhe nuk duhet t’i lėmė mustaqet qė tė rriten. Nuk duhet tė dėgjojmė muzikė, apo edhe instrumente muzikore. Gratė nuk duhet tė ekspozohen pa shkak dhe burrat nuk duhet tė pėrzihen me to.

Kėto mėkate janė tė ndaluara edhe gjatė tėrė vitit, por nė ramazan ato bile janė edhe mė tė ndaluara dhe mė tė mėdha. Duhet t’i frikėsohemi Allahut dhe t’i shmangemi asaj ēka Allahu dhe i dėrguari i Tij na ka ndaluar. Duhet tė jemi tė drejtė nė bindjen tonė nė muajin ramazan dhe gjatė pjesės tjetėr tė vitit. Duhet ta ftojmė njėri-tjetrin nė kėtė mirėsi, kėshtu qė do tė arrijmė suksesin dhe shpėtimin qė ky muaj na premton.



----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 25.08.2009, 00:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar



Falėnderimi i takon Allahut i cili e bėri muajin e Ramazanit, muajin mė tė mirė tė vitit dhe na begatoi qė ta arrijmė kėtė muaj kaq tė madh. Ditėt e tė cilit janė tė mbushura me agjėrim, ndėrsa netėt tė ndriēuara me namaz dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi vulėn e Profetėve Muhamedin, mė tė mirin agjėrues dhe falės, si dhe mbi familjen dhe shokėt e tij deri nė ditėn e Gjykimit.

Madhėshtia e Ramazanit dhe bukuria e tij, ka filluar tė duket qartė nė horizont, sepse muslimanėt kanė filluar tė shfaqin dukshėm bindjen nė ēdo drejtim. Bindje kjo e cila pėrfshin ēdo kuptim nė lartėsimin e shpirtit, dhe e cila i frenon tekat e trupit, e kėshtu vetvetja ėshtė mė e pėrgatitur pėr tė pranuar dhuratat e Krijuesit tė saj.

O ju muslimanė! Para disa netėsh u shfaq nė qiell hėna e re e Ramazanit. Doli kjo hėnė, pėr tu bėrė me dije muslimanėve nė tė gjitha anėt e globit se Krijuesi i tyre e solli kėtė muaj, i cili ka ndikime tė veēanta nė mesin e tyre, duke ua pėrmirėsuar moralet dhe ua zgjon ndjenjat dhe sikur ai tė ishte njė pranverė e vėrtetė.

Lindi kjo hėnė, pasi e kanė pritur me padurim pėr njėmbėdhjetė muaj, duke ecur nėpėr rrugėt e jetės, ku marrin prej saj dhe merr prej tyre.

Lindi kjo hėne e re dhe njerėzit tė habitur do tė thonė: Sa shpejtė qė ikėn ditėt dhe kaloi koha?!

Nuk ka dyshim se koha kalon shpejt, ajo ėshtė gjithmonė nė lėvizje, natėn dhe ditėn, saqė ata tė cilėt i kanė kaluar tė tridhjetat nga jeta e tyre, apo mė pak a mė shumė habiten se si ato kanė kaluar e kėshtu shohin nė ditėt e shkuara tė cilat nuk kthehen mė.

Tė gjithė njerėzit e kanė kėtė ndjesi, tė mėdhenjtė dhe tė vegjlit, veēanėrisht kjo do tė jetė mė e madhe kur tė dalin pėrpara Zotit tė tyre pa rroba e kėmbėzbathur. "Ai (Allahu) do tė thotė: “Sa vite qėndruat nė tokė?” Do tė thonė: “Njė ditė ose njė pjesė tė saj. Pyeti ata qė mbajnė llogari.” Muminun 112-113.

Me kėtė atmosferė rriten fėmijėt dhe thinjen tė rinjtė e megjithatė ēdonjėri prej tyre nuk gjen nga jeta e tij vetėm se njė tė kaluar tė cilės nuk ia di fillimin dhe mbarimin. Porse ai njeri i cili nuk e di se cili ka qenė duhet tė ketė parasysh se Allahu ka regjistruar ēdo gjė qė ai e ka vepruar. "Ky Shkrimi Ynė flet pėr ju me tė vėrtetėn. Vėrtet qė Ne ishim qė shkruam gjithė ē’bėnit ju vazhdimisht." Xhathije, 29.

Ramazani muaj i seriozitetit dhe pėrpjekjes

O ju muslimanė! Shumė njerėz e kanė bėrė zakon qė Ramazanin ta bėjnė muaj gjumi dhe dembelizmi dhe pakėsim tė punės e seriozitetit, megjithėse Ramazani nė histori njihet si muaji i seriozitetit dhe pėrpjekjes. Mė shumė se kaq ai njihet si muaj i heroizmave dhe krenarisė, me tė gjitha ngjyrat e heroizmit e krenarisė. Heroizėm nė fushėbetejė midis kufrit dhe Islamit, heroizėm nė edukimin e veteve dhe frenimin e tyre. Tė gjitha kėto heroizma i ka shėnuar historia nė kėtė muaj tė bekuar nė tė kaluarėn dhe tė tashmen, ndaj nuk ėshtė e denjė qė muslimanėt tė dembelosen nė kėtė muaj kaq tė madh.

Ramazani muaj i Kuranit

Ramazani ėshtė muaj i begatė, nė tė vihen re shumė dukuri. Ai ėshtė muaj i zbritjes sė Kuranit dhe studimit tė tij, muaj nė tė cilin profeti alejhi salatu ue selam takonte Xhebrailin alejhi selam dhe e mėsonin dhe lexonin sė bashku Kuranin.

Vėrtet, ai ėshtė muaj i Kuranit. Po ku e di ti se ē’ėshtė muaji i Kuranit? Njeriu pa Kuranin ėshtė si jeta pa ujė dhe ajėr dhe pa tė njeriu ėshtė i humbur dhe i mjeruar, kjo sepse ai ėshtė ilaē dhe shėrim. "Dhe Ne kemi zbritur nga Kurani atė qė ėshtė shėrim e mėshirė pėr ata qė besojnė (nė Islam dhe punojnė sipas tij), ndėrsa nuk u shton gjė dhalimunėve (keqbėrėsve, mohuesve) veēse humbje" Isra 82

“Ai pėr besimtarėt ėshtė udhėzim dhe shėrim.” Dhe sa pėr ata qė nuk besojnė, veshėt e tyre janė tė rėnduar (janė shurdhuar e nuk dėgjojnė) dhe ai (Kur’ani) ėshtė verbėrim pėr ta." Fusilet 44

Ai ėshtė shėrim pėr zemrat dhe shėrim pėr trupat, sa herė qė njeriut i mbyllen rrugėt e jetės e rrugicat e saj dhe humb dritėn nėpėr errėsira, do ta gjejė Kuranin shokun mė tė mirė. Nuk velitet njeriu sė lexuari atė, pėrsėritja e tij ia shton bukurinė dhe hijeshinė. Nuk ka dyshim se ai do ė gjejė tek Kurani siguri dhe vendmrojtje. "Sigurisht qė ky Kuran udhėzon drejt mė tė drejtės dhe mė tė vėrtetės dhe pėrgėzon besimtarėt (e vėrtetė tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij Muhamed.) qė punojnė me drejtėsi, se do tė kenė shpėrblim tė madh (Xhenetin)." Isra, 9.

Kurani i nxit dhe i drejton njerėzit pėr nga kapja pas fesė. Ai i pėrmend ata me tė drejtat qė kanė karshi Allahut. Nuk ka dyshim se nė kėtė do tė ndiesh aromėn e fesė nė ēdo grumbullim apo vend ulje, ndien se njerėzit janė bėrė mė tė dashur pas librit tė Allahut, e lexojnė dhe e dėgjojnė me meditim, nuk ka dyshim se ai shton tek ata pėrgatitjen pėr tė ndryshuar vetvetet drejt mė sė mirės. "Sigurisht qė Allahu nuk do tė ndryshojė (pėr mirė) gjendjen e njė populli (qė bėn gjynahe, qė ėshtė mosmirėnjohės e i pabindur ndaj Allahut) pėrderisa ata vetė ta ndryshojnė atė pėr mirė (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punėt e tyre). " Rrad, 11.

Kurani i bėn njerėzit tė kuptojnė rėndėsinė qė ka kjo fe pėr ta, se ajo ėshtė pėr ta mė e domosdoshme se uji dhe ajri. Ēdo bashkėsi qė e lė pas dore ēėshtjen e fesė sė Allahut, sigurisht qė ajo po lė pas dore fuqinė mė tė madhe qė posedon dhe nė tė njėjtėn kohė po humb shkaqet e suksesit nė dynja dhe ahiret.

Vazhdon...









----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 25.08.2009, 00:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Ramazani muaj i bamirėsisė dhe fisnikėrisė

Ramazani ėshtė vėrtet muaj i dhėnies dhe bamirėsisė. Transmetohet se Ibnu Abasi – Allahu qoftė i kėnaqur me tė! – ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut ishte njeriu mė bujar, nė mėnyrė tė veēantė kur i vinte Xhibrili alejhi selam. Xhibrili i vinte Pejgamberit alejhi selatu ue selam nė Ramazan ēdo natė dhe me tė studionte Kuranin. Vėrtet kur Pejgamberi takohej me Xhibrilin, ishte mė bujar nė veprat e mira se sa era qė sjell shiun.” (Muttefekun alejhi)

Nuk ka dyshim se Profeti ynė ka qenė njeriu mė bujar dhe xhymerti mė i madh ndėr bijtė e Ademit. Ai tregonte bamirėsi nė ēdo drejtim, ai tregohej bamirės duke dhėnė dije dhe pasuri, e sakrifikonte veten e tij qė ta nxirrte nė pah fenė e Allahut. I udhėzonte njerėzit dhe u bėnte atyre bamirėsi nė ēdo drejtim, duke i ushqyer tė varfrit, duke kėshilluar injorantėt, duke i kryer nevojat dhe duke e pėrmbajtur veten nga sjelljet e kėqija qė ata bėnin.

Nga kėtu ne mėsojmė se ky muaj ėshtė njė shtytės i mirė qė njeriu ta mėsojė veten me bamirėsi. Qetėsia e vetes, ngrėnia e pakėt dhe studimi i Kuranit i cili nxit pėr bujari, tė gjitha kėto faktorė kanė ndikimin e tyre tek njeriu, sikurse dhe shihet e qartė njė gjė e tillė nė realitet.

Tė mbledhėsh midis agjėrimit dhe sadakasė, sigurisht qė ke mbledhur ato qė janė shkak pėr hyrjen e njeriut nė xhenet. Profeti salallahu alejhi ue selam ka thėnė: "Nė xhenet ka dhoma nga tė cilat shikohen ēka rreth tyre dhe shihet nga jashtė se ēka nė to." Ata (tė pranishmit) thanė: “Pėr kė janė ato o i dėrguar i Allahut?” Ai tha: "Pėr atė qė ėshtė fjalė mirė, qė ushqen nevojtarėt, qė agjėron vazhdueshėm dhe qė falet natėn, kur njerėzit janė nė gjumė." (Ahmed, Tirmidhiu dhe Hakim i cili ka thėnė se ėshtė i saktė).

O ju tė pasur nė ēdo vend qofshi! Nėse Allahu ju ka nderuar, ju ka furnizuar me tė mira, ju ka dhėnė pasuri dhe i ka ruajtur fytyrat tuaja qė t’i prekė turpi i lypjes, dijeni se Allahu e ka bėrė obligim falėnderimin dhe mirėnjohjen e Tij pėr ato qė ju ka dhuruar. “Nėse falėnderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetėm Allahun), Unė do t’ju jap akoma mė shumė (nga bekimet e Mia), por nė qoftė se jeni tė pakėnaqur e mosmirėnjohės, atėherė me tė vėrtetė qė ndėshkimi Im ėshtė i rreptė.” Ibrahijm, 7.

Frikėsojuni Allahut ndaj tė mjerėve tė cilėve i kanė rėnė fatkeqėsi dhe ndaj tė varfėrve tė cilėt i kanė zėnė hallet dhe kanė familje tė mėdha.

Ėshtė ashpėrsi nėse nuk i ndihmoni e ti shtrėngoni duart duke treguar koprraci.

A vallė ėshtė prej mėshirės qė ju tė jeni nė bollėk dhe jetė tė kėndshme, ndėrsa ata tė jenė tė mbėrthyer nga nevojat e jetės dhe vėshtirėsitė e dhimbjet e pamundėsisė.

A ėshtė e njerėzishme qė ju tė kėnaqeni me veshjet luksoze, ndėrsa vėllezėrit tuaj i djeg vapa e verės dhe i kafshon i ftohti i dimrit. Ai pasanik i cili nuk ndien se ka tė drejta dhe detyrime karshi tė varfėrve, zemra e tij ėshtė e ngurtė e ka humbur ndjenjėn e dhembshurisė dhe ėshtė shumė larg mėshirės. "Sigurisht qė Mėshira e Allahut ėshtė kurdoherė pranė mirėpunuesve." Araf, 56.

Ndėrsa Profeti alejhi selatu ue selam ka thėnė: "Ata qė tregohen tė mėshirshėm do t’i mėshirojė Mėshiruesi (Allahu). Mėshironi ata qė janė nė tokė t’ju mėshirojė Ai qė ėshtė nė qiell." (Ebu Daud dhe Tirmidhi hadithi ėshtė i saktė).

Ka tė pasur tė cilėt nuk i ndjejnė rėnkimet e tė lėnduarve dhe nuk kanė dhimbsuri pėr tė varfrit, ėshtė larguar prej tyre ndjenja e vėllazėrisė. Pėrpara tyre ndodhin gjėra nga tė cilat lėndohen zemrat dhe lotojnė sytė, ndėrsa atyre nuk i bėn aspak pėrshtypje njė gjė e tillė, zemrat e tyre janė ngurtėsuar aq shumė saqė nuk kanė asnjė ndjenjė. Por ata nuk e dinė se Sunduesi i Gjithėsisė dhe Krijuesi i ēdo gjėje, ėshtė i mundshėm qė ta marrė prej tyre pasurinė dhe bollėkun dhe t’ua japė atė tė varfėrve e nevojtarėve. "Thuaj! O Allah! Zotėrues i Mbretėrimit! Ti ia jep mbretėrimin atij qė Ti do dhe Ti ia merr mbretėrimin atij qė Ti do. Ti e vesh me nder atė qė Ti do dhe Ti e poshtėron atė qė Ti do. Nė Dorėn Tėnde ėshtė mirėsia. Vėrtet, Ti je i Zoti pėr tė bėrė gjithēka." Ali Imran, 26.

Frikėsojuni Allahut o ju tė pasur dhe bėni bamirėsi ndaj tė varfėrve sa tė mundeni se ndoshta do tė jeni prej tė shpėtuarve, dhe dijeni se ato qė humbin disa prej jush nė gjėrat e qejfit e qė i prishni brenda pak ēasteve, tė varfėrve do t’i mjaftonin pėr ditė apo muaj tė tėrė. Fusni gėzimin nė zemrat e tė varfėrve duke u treguar ndaj tyre bamirės, se ndoshta Allahu do tė na mėshirojė tė gjithėve dhe largon prej tė varfėrve gjendjen e mjerueshme nė tė cilėn ata gjenden.

Ramazani muaj i namazit

O robėr tė Allahut! Muaji i Ramazanit ashtu sikur ėshtė muaj i bamirėsive ėshtė edhe muaj i faljes. Profeti alejhi selatu ue selam ka thėnė: "Kush i kalon netėt e Ramazanit me falje, duke qenė i bindur nė besimin islam dhe duke pasur qėllim tė sinqertė, do t'i falen tė gjitha gabimet e tij tė mėparshme.” (Mutefekun alejhi)

Ndėrsa Allahu thotė: "O ti (Muhamed) i mbuluar me rroba! Ngrihu pėr falje natėn, pėrveē njė pjese tė vogėl tė saj. Gjysmėn e saj, ose mė pak se aq, Ose pak mė shumė dhe kėndo Kuran (me zė) me ngadalė, bukur dhe qartė. Vėrtet qė Ne do tė tė zbresim ty mesazh tė rėndė (ligje, detyrime etj). Vėrtet qė ngritja natėn (pėr faljen Tahaxhud) ėshtė shumė e rėndė, e fortė dhe mjaft e mirė pėr tė pėrmbajtur (vetveten, shpirtin) dhe mė e pėrshtatshmja (pėr tė kuptuar) Fjalė (e Allahut)." Muzemil, 1-6.

O ju muslimanė! Ky ėshtė muaji i Ramazanit ju ka ardhur qė tė jetė pėr t'ju edukuar. Ai e mėson njeriun se si jetė i qetė, si t’i frenojė kėrkesat, dėshirat dhe epshet e vetvetes. Kėshtu e sheh besimtarin qė e frenon vetveten nga ngrėnia dhe pirja edhe pse ēdo ushqim e ka rreth vetes, edhe pse nuk mund shohė e kontrollojė me imtėsi kush pos Allahut. Allahu ka thėnė: "Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė shlyeje gjynahesh pėr tė, ndėrsa agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta shpėrblejė atė." (Buhari)

O ju muslimanė! Frikėsojuni Allahut dhe kryeni pėr tė vepra tė mira, sepse Allahu ka vėnė pėr kėtė muaj dhurata, tė cilat kush i humb vėrtet ka humbur mirėsi tė mėdha.

Nė mėnyrė qė tė mos humbni shpėrblimin e agjėrimit

Vėllezėr dhe motra muslimanė, sikurse gjenden nė Ramazan gjėra tė cilat ndikojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė muslimanėve, gjen nė kėtė muaj edhe gjėra shqetėsuese tė cilat kanė filluar tė bėhen tė modės, shkaku i sė cilave ėshtė neglizhimi i disa prej muslimanėve, tė cilėve u duket i rėndė ky muaj i begatshėm dhe qė e ekzagjerojnė vėshtirėsinė e tij. Ai pėr kėta njerėz ėshtė si mysafir i rėndė, mbarimin e tė cilit e presin me padurim. Ata janė mėsuar tė hanė pafund e tė pinė pambarim e tė flenė pa pushuar edhe nėse zgjatet dita. Ata i ka mbytur tufani i marrėzisė sė pasurisė, duke i bėrė tė tillėt qė ta mbledhin e tė mos e japin, tė cilėt janė tė pėrsosur nė llogari dhe qė nuk e njohin ndarjen e saj. I sheh tė tillėt natėn si ujqėr dhe ditėn si kufoma. Ndaj tė mos na duket habi se tė tillėt nuk shijojnė mirėsinė dhe qetėsinė e kėtij muaji sikurse besimtarėt.

Shqetėsimi i dytė ėshtė pėr gruan muslimane; kush ėshtė roli i saj nė muajin e Ramazanit? Mos vallė i gjithė mundi i saj duhet tė jetė nė artin e gatimit? Ēfarė ka punuar pėr Krijuesin e saj nė kėtė muaj? Si mendon ajo se do tė shpėrblehet kur shkon nė xhami dhe fėmijėt e saj sillen sikur xhamia tė jetė vetėm e saj (nuk kujdeset pėr ta e as nuk i flet). A mos vallė ajo mendon se shpėrblehet nga shkuarja nė xhami dhe nė fytyrėn e saj duken ngjyrat e ylberit nga makijazhi i shumtė qė ka vendosur, e aroma e parfumit tė saj ndihet qė nga larg?!

Vėllezėr dhe motra! Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar, sepse nėse do tė tregoheni tė pakujdesshėm, tė jeni tė sigurtė se nė fundin e tij keni pėr t’u penduar.



Kjo temė ėshtė pėrzgjedhur nga hytbja e imamit tė Haremit nė Meke Su'ud bin Ibrahijm esh Shurejm



----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Lijanaa
Postuar nė: 25.08.2009, 02:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 396
Antari Nr: 23187
Bashkangjitur: 18.08.2009



Ēfarė do tė bėj gjatė muajit Ramazan





1. Do ta agjėroj tėrė muajin Ramazan duke shpresuar nė shpėrblimin e

2. Do t’i fal tė pesė namazet nė orėt e pėrcaktuara, pa lėnė t'u kalojė koha.

3. Do t’i fal tė gjitha namazet me xhemat nė xhami, duke mos munguar asnjėherė.

4. Do ta fal namazin e teravive ēdo natė dhe nuk do tė neglizhoj nė kėtė.

5. Sė bashku me barkun tim do tė agjėrojė syri, veshi, dora, kėmba dhe tė gjitha gjymtyrėt e mia; do t’u largohem mėkateve ashtu siē u largova nga ushqimi e pija.

6. Gjatė Ramazanit nuk do tė ofendoj, shaj apo flas keq pėr askėnd, ndėrsa nėse dikush mua mė ofendon apo mė shanė, atėherė do t`i pėrgjigjem: “Unė jam agjėrueshėm".
7. Raporti im ndaj Kuranit do tė ndėrrojė, do tė lexoj sė paku njė xhuz nė ditė. Nėse leximi im ėshtė i dobėt, atėherė deri nė fund tė Ramazanit do ta pėrforcoj atė. Nėse nuk di tė lexoj fare, atėherė nuk do tė kalojė Ramazani pa i mėsuar shkronjat e Kuranit.

8. Ditėt e Ramazanit pėr mua nuk do tė jenė ditė tė zakonshme, por tė mbushura me vepra tė mira e adhurime, si: lutje, falje, lexim, lėmoshė (sadaka), mirėsjellje e pėrkujtim tė Allahut (dhikėr). Ndėrsa dhjetė ditėt e fundit do t`i dalloj me njė angazhim mė tė shtuar.

9. Do tė jem mė dorėlirė, mė bujar dhe mė solidar me nevojtarėt.

10. Do ta vazhdoj namazin edhe pas Ramazanit, pasi namazi ėshtė shtylla e fesė, pa tė cilėn nuk do tė mund tė qėndrojė Islami im.


E lus Allahun e Lartėsuar tė mė japė sukses nė realizimin e kėtyre gjėrave!


PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 25.08.2009, 14:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Agjėrimi dhe devotshmėria



Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, Zotin e tė gjitha botėve. (Fatiha, 2)
Lavdėrimet dhe falėnderimet i takojnė vetėm Allahut, i Cili krijoi qiejt dhe tokėn, solli errėsirėn dhe dritėn (Enam, 1).
Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, i Cili na udhėzoi. Kurrė nuk do ta kishim gjetur drejtimin, po tė mos na kishte udhėhequr Allahu (Araf, 43).
Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, i Cili i ka dėrguar robit tė Tij (Muhamedit alejhi selam) Librin (Kuranin) dhe nuk ka sjellė e nuk ka lejuar nė tė asnjė shtrembėrim (Kehf, 1).
Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, i Cili nuk ka lindur bir dhe nuk ka asnjė shok a tė barabartė nė Mbisundimin e Tij (Israė, 111).
Lavdėrimet janė pėr Allahun, i Cili na shpėtoi ne nga populli dhalimun (politeist, mohues, keqbėrės, shtypės).
Lavdėrimet dhe falėnderimet qofshin pėr Allahun dhe paqja qoftė mbi robėrit e Tij, tė cilėt Ai i ka zgjedhur (Nemėl, 59).
Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, tė Cilit i pėrkasin gjithė ē’ėshtė nė qiej dhe gjithė ē’ėshtė nė tokė. Pėr Tė janė gjithė lavdėrimet dhe falėnderimet nė Jetėn e Pastajme dhe Ai ėshtė mė i Urti Gjithėgjykues, Gjithėnjohėsi.
Lavdėrimet dhe falėnderimet i qofshin Allahut, i Cili ka larguar prej nesh (gjithė) hidhėrimet (Fatir, 34).
Salavatet dhe selamet qofshin mbi mė tė zgjedhurin e njerėzimit, mė tė dashurin e Allahun, vulėn e pejgamberisė, ndėrmjetėsuesin e parė nė Ditėn e Llogarisė, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Tė nderuar agjėrues!
Sė bashku le tė kujtojmė suren Bekare, e zbritur nė Medinė. Po nė kėtė sure tė kalojmė tek ajeti 183, te fjala e Allahut, nė tė cilėn u drejtohet adhuruesve tė Tij me thirrjen mė tė bukur:

“O ju qė keni besuar! Ju ėshtė urdhėruar juve edhe Es-Seum (agjėrimi) siē u qe urdhėruar edhe atyre pėrpara jush, me qėllim qė tė mund tė bėheni El-Muttekunė (tė pėrkushtuar).” (Bekare, 183)
Qėllimi i agjėrimit ėshtė qė besimtari tė ngjitet nė shkallėn e takvallėkut (devotshmėrisė, pėrkushtimit). Dijetarėt dhanė disa pėrkufizimi mbi takvallėkun, si:
- muttekunė janė ata qė ruhen nga dėnimi i Allahut, duke u larguar prej asaj qė e ka ndaluar Allahu dhe njėherazi zbatojnė urdhrat dhe obligimet e Allahut;
- muttekunė janė ata qė largohen prej gjynaheve;
- muttekunė janė ata qė ruhen nga shirku (idhujtaria), ndėrsa adhurimin e kanė tė sinqertė ndaj Allahut tė Lartėsuar.
Tė devotshėm janė ata qė e kanė frikė mė sė tepėrmi Allahun dhe zbatojnė urdhrat e Tij. Tė devotshmit janė shėmbėlltyrė e vlerave tė larta, janė miq tė Allahut qė kanė frikė tė vėrtetė dhe nuk vdesin ndryshe vetėm se besimtarė besnikė. Nuk i kundėrshtojnė urdhrat e Allahut, nuk janė shpikės nė fenė e Allahut, por janė zbatues tė Sunetit tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Le tė kujtojmė sė bashku fjalėt e Allahut tė Lartėsuar qė flasin mbi tė devotshmit, tė pėkushtuarit:
“O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar).” (El-Bekare, 21)

“…e kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare…” (Et-Talak, 2-3)

“E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn.” (Et-Talak, 4)

“Ky ėshtė vendim i Allahut qė ua zbriti juve, e kush e ka frikė Allahun, Ai atij ia shlyen tė kėqijat dhe ia shton shpėrblimin.” (Et-Talak, 5)

“Kush respekton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ia ka frikėn Allahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do tė arrijnė atė qė dėshirojnė.” (Nur, 52)

Tė nderuar agjėrues!
Sa pėrparėsi tė mira: shlyerje mėkatesh, shpėrblim tė madh tek Allahu, hapje e dyerve tė bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtėsim tė punėve, zmadhim tė shpėrblimit, shpėtim nė dynja dhe ahiret, mėshirė e madhe dhe sukses i sigurt.
Pra, devotshmėri ėshtė ibadeti (adhurimi) i drejtė, organizimi i jetės sipas mėsimeve tė fesė, pėrqendrimi serioz nė fenė e Allahut tė Lartėsuar, largimi nga rrugėt dhe rrugicat e shejtanit.

Tė nderuar agjėrues!
Kėshtu, sė bashku, le tė kujtojmė edhe disa porosi nga Suneti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem:

"Kush agjėron Ramazanin me bindje dhe shpresim nė shpėrblim, i falen mėkatet e bėra."

"Pesė namazet, prej xhumasė nė xhuma dhe prej Ramazanit nė Ramazan falen (mėkatet), pos atyre qė janė tė mėdha (kebair)." (Transmeton Muslimi)
Po vėlla, tė falen gjynahet, tė shpėrblen Allahu me falje, me mėshirė, me tė mira tė pafundme. Nė Ditėn e Gjykimit do tė jesh i priviligjuar. Pėrparsia jote do tė jetė nėpėr hyrjen e veēantė, e rezervuar vetėm pėr agjėruesit, hyrja me emrin “Rejan’’. Muhamedi salallahu alejhi ue selem na pėrgėzon:

“Vėrtet, nė xhenet ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė nė Ditėn e Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė. Nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė agjėruesit. Do tė ēohen agjėruesit dhe nuk do tė mund tjetėrkush tė hyjė nga ajo derė. E, pasi tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mund tė hyjė askush tjetėr.’’ (Transmeton Buhariu)
Pastaj, mos harro vėlla! A dėshiron qė agjėrimi tė ndėrmjetėsojė pėr ty nė Ditėn e Llogarisė, nė tė cilėn jemi nevojtarė tė gjithė pėr pėrkrahjen e veprave tona. Muhamedi salallahu alejhi ue selem na lajmėron duke thėnė:

“Kurani dhe agjėrimi ndėrmjetėsojnė pėr robin nė Ditėn e Gjykimit. Agjėrimi thotė: “O Zot, e kam ndaluar nga ushqimin dhe epshet gjatė ditės”, ndėrsa Kurani thotė: “O Zot, e kam ndaluar nga gjumi gjatė natės. Mundėsona qė tė ndėrmjetėsojmė pėr tė!” dhe ndėrmjetėsojnė.” (Transmeton Ahmedi)

E lusim Allahu e Lartėsuar tė na lehtėsojė shtimin e ibadeteve nė kėtė muaj tė bekuar!
Allahu im! Na udhėzo nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e atyre qė i begatove me shumė tė mira!
Kėrkoj faljen nga Allahu i Lartėsuar pėr veten time dhe pėr ju muslimanė tė nderuar!
Allahu im! Na bėj prej muttekunėve, tė devotshmėve, tė pėrkushtuarve nė rrugėn Tėnde!



Pergatit: Ulvi Fejzullahu

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Studenti20 nė 25.08.2009, 14:30


----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 25.08.2009, 14:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Njė ditė nė jetėn e njė agjėruesi
(projektet gjatė muajit Ramazan)




Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit e Mėshirėplotit. Falėnderimi i takon Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Zotit qoftė mbi tė Dėrguarin Muhamed.
Vėlla i dashur! Gėzuar muajin e Ramazanit!
A dėshiron ta ruash veten nga etja pėr pesėdhjetė mijė vjet Ditėn e Kiametit?
Nėse agjėron njė ditė nė muajin Ramazan, atėherė ti agjėron katėrmbėdhjetė orė, respektivisht pesėdhjetė mijė sekonda afėrsisht.
A mund tė imagjinosh se agjėrimi i pesėdhjetė mijė sekondave nė muajin Ramazan tė ruan nga etja e pesėdhjetė mijė viteve nė Ditėn e Kiametit?
Kjo do tė thotė qė njė sekondė e vetme nė Ramazan ėshtė si njė vit i plotė nga vitet e nxehtėsisė dhe etjes sė Ditės sė Kiametit!
Vėlla i dashur! Nėse tė kalon Ramazani, asnjėherė nuk do tė kompensohet. A nuk janė pak ato muaj tė Ramazanit tė humbur nga jeta jote mė parė? Nėse rrėzohesh, ngrihu, mos e humb shpresėn. Bėje sikur tė jetė ky Ramazani i fundit nė jetėn tėnde. Bėhu i vendosur dhe bashkohu me ne nė kėto projekte aq sa ke mundėsi.

Projekti si tė grumbullosh njė miliardė pėr tridhjetė ditė:

A e di se shpėrblimet me rastin e pėrfundimit tė leximit tė Kuranit (hatme Kurani) nė ditėt e zakonshme arrijnė nė 3.3 milionė shpėrblime nėse i pranon ato Allahu i Lartėsuar (do tė thotė qė shlyen 3.3 milionė gjynahe). Shumėfishimi i shpėrblimeve gjatė muajit Ramazan ka bėrė qė shpėrblimi i umres nė Ramazan tė arrijė shpėrblimin e haxhit me tė Dėrguarin e Allahut. E ēfarė mendon pėr shpėrblimin me rastin e pėrfundimit tė leximit tė Kuranit nė Ramazan? Qindra miliona mirėsi janė para teje. A thua do t'i humbasėsh ato e pastaj tė pendohesh pėr njė mirėsi tė vetme Ditėn e Kiametit? Kėshtu qė kredia jote ėshtė mė e lartė sesa kredia e pronarėve tė kompanive tė shumta!

Njė projekt pėr tė filluar:

Bėje fillimin e muajit mė tė fortė sesa tėrė muajin. Menjėherė pas fillimit tė natės sė parė nė Ramazan, bėhu i vendosur dhe pėrqendrohu qė kjo natė tė jetė nata e lirimit nga zjarri. Qė nga nata e parė me lejen e Allahut tė Lartėsuar. Ēdo natė pas iftarit bėhu i vendosur qė ajo natė tė jetė nata e lirimit nga zjarrit: "Allahu liron ēdo ditė e natė njerėz nga zjarri." Albani e cilėson si tė saktė. Para vetes ke gjashtėdhjetė mundėsi pėr lirim nga zjarri. Ēdo ditė njė mundėsi dhe ēdo natė njė mundėsi tjetėr gjatė muajit tė Ramazanit.

Projekti Ramazani mė ka ndryshuar (projekti i pėrgatitjes pėr teravi):

Bėhu gati pėr dėgjimin e pjesės sė caktuar tė Kuranit gjatė natės nė namazin e teravisė, me leximin e tij pas ikindisė me meditim dhe pėrsiatje. Kėshtu ke pėr tė vėrejtur dallim tė madh nė devotshmėrinė tėnde gjatė teravive (kėsisoj, ti bėn dy hatme nė tė njėjtėn kohė, hatme dėgjimi gjatė teravisė dhe hatme leximi pas ikindisė). Ndėrsa nėse arrin tė lexosh komentimin e asaj pjese ose tė dėgjosh ndonjė kasetė pėr komentimin e asaj pjese, do tė kishe bėrė njė hatme qė pakkush e praktikon sot! Kėsisoj vjen ndryshimi nė Ramazan (mos thuaj se ėshtė vėshtirė).

Projekti ēelėsat e depove tė Allahut:

A e di se gjatė Ramazanit ke gjashtėdhjetė lutje tė pranuara? Kjo do tė thotė se gjashtėdhjetė probleme prej problemeve nė jetėn tėnde mund tė zgjidhen. Gjashtėdhjetė ėndrra prej ėndrrave nė jetėn tėnde mund tė realizohen. "Ēdo musliman ēdo ditė dhe natė ka njė lutje tė pranueshme." (Albani e cilėson si tė saktė). Sikur njė njeri prej mė tė pasurve tė tė jepte gjashtėdhjetė ēeēe tė bardhė – si do tė ishte gėzimi yt? Allahut i takon shembulli mė i lartė, Ai tė ka dhėnė gjashtėdhjetė lutje tė pranuara ēdo ditė e natė.
Ndryshoje jetėn tėnde pėr gjysmė ore (ruaj njė libėrth lutjesh nė xhepin tėnd dhe lexo ēdo ditė me pėrulėsi e mos i humb ēelėsat e depove tė Allahut nė jetėn tėnde).

Projekti tė kryesh haxh me tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė:

"Umreja nė Ramazan (ka shpėrblim) sikur haxhi me mua." Nuk ka ndonjė punė e cila tė bėn tė jesh me tė Dėrguarin e Allahut sikur sahabėt, si umreja nė Ramazan.

Projekti shtimi i furnizimit dhe zgjerimi i tij:

Ke ndonjė hall me furnizimin? Dėshiron ndonjė pozitė shpėrblyese? Dėshironi bashkėshort/e? Dėshironi fėmijė? "Kush dėshiron t'i shtohet furnizimi dhe pasuria, le t'i mbajė lidhjet familjare."
Mos harro t'i ftosh nė iftar tė afėrmit dhe komshinjtė.

Projekti tridhjetė pallate nė xhenet:

Nuk bėhet fjalė pėr tridhjetė pallate nė bregdet, nė bregdetet e Havait apo Nisės nė Francė, por nė xhenet. Kujdesu ēdo ditė pėr dymbėdhjetė rekate sunet (dy para sabahut, katėr para drekės dhe dy pas, dy pas akshamit dhe dy pas jacisė).











----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Njona_GV
Postuar nė: 25.08.2009, 14:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1624
Antari Nr: 23069
Bashkangjitur: 01.08.2009



Gėzohu, o agjėrues se nė Xhenet ėshtė njė derė nė tė cilėn nuk ka pėr tė hyrė askush tjetėr pėrveē teje!

Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

E lusim Allahun, subhanehu ve teala, tė na falė gabimet tona, tė na pastrojė zemrat tona, tė na pranojė agjėrimin e kėtij muaji tė nderuar dhe tė bėj qė nga ky muaj tė dalim me mėkate tė shlyera sikur atė ditė qė kemi lindur!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesėn tonė mė tė dashur, Muhamedin, salAllahu alejhi ve selem, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e kanė pasuar dhe do ta pasojnė rrugėn e tij!
Jemi nė prag tė kalimit tė njė muaji tė Madhėrishėm dhe aq sa pikėllohemi qė po kalon ky muaj nė tė cilin kemi bėrė ibadet dhe kemi agjėruar pėr hir tė Allahut, aq edhe po gėzohemi se shpresojmė se Allahu do tė na falė mėkatet dhe do tė na shpėrblejė pėr adhurimin qė ia kemi bėrė Atij nė kėtė muaj.
Ky muaj kaloi si pėr agjėruesin ashtu edhe pėr mosagjėruesin. Ditėt shkuan pėr tė dy njėlloj mirėpo te kėta ėshtė njė dallim sikur midis qiellit dhe tokės, pėr ta ėshtė njė dallim qė s’mund pėrshkruhet e veē Allahu e din.

Gėzohu agjėrues pėr sabrin qė e ke bėrė! Gėzohu pėr shpėrblimin qė ty Allahu ka pėr ta dhuruar!

Gėzohu, se Allahu, subhanhehu ve teala, agjėrimin e ka zgjedhur pėr vete dhe Ai shpėrblen pėr tė.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, ka treguar nė njė hadith kudsij se Allahu thotė:

''Agjėrimi ėshtė i Imi dhe Unė jam Ai qė e jep shpėrblimin pėr tė.'' (Transmeton Buhariu: 1904)

SubhanAllah! Nimet i madh o ju qė keni bėrė durim nė kėtė muaj, o ju qė e keni falėnderuar Allahun nė kėtė muaj, o ju qė jeni larguar nga ushqimi dhe pija nė kėtė muaj me besim nė Allahun duke shpresuar shpėrblimin e Tij. Gėzohuni pėr shpėrblimin qė ju ka premtuar Allahu pėr shpėrblimin pa llogari!

“Vlera e agjėrimit nuk ka kompensim”.

Gėzohu o agjėrues, se inshaAllah duaja jote ėshtė pranuar! Gėzohu me hadithin e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem:

''Lutja e agjėruesit nuk refuzohet.”
(Bejhekiu: 3/345/, gjithashtu gjendet nė Es-Silsiletus-sahihati:1797)

Pėr gėzimin tėnd nė kėtė muaj tė madhėrishėm ka treguar Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, i cili ka thėnė:
''... e ai qė agjėron ka dy gėzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet''
(Transmeton Muslimi)

Gėzohu, o agjėrues i nderuar se agjėrimi yt do tė ndėrmjetėsojė atė ditė qė nuk bėn dobi as nėna e as baba, atė ditė qė nėna se ka hallin e fėmijės sė vet, atė ditė kur gruaja shtatzėnė hedh barrėn e saj, atė ditė qė s’ka ndėrmjetėsim as me para e as me pasuri! SubhanAllah! Gėzohu, se atė ditė ndėrmjetėson agjėrimi pėr ty!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thėnė:

''Pėr robin Ditėn e Kiametit thotė (agjėrimi): o Zot ai ėshtė ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditėn, atėherė mė lejo tė jem ndėrmjetėsues i tij''. (Transmeton Ahmedi, 2/174)

Gėzohu, o agjėrues, se ty Allahu inshaAllah do ta largojė fytyrėn nga zjarri pėr njė ditė 70 pranvera, kurse ti je agjėrues i gjithė Ramazanit!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thėnė:

''Ai i cili agjėron njė ditė nė rrugėn e Allahut, Allahu i Lartėsuar ia largon (pėr kėtė ditė) fytyrėn e tij nga zjarri shtatėdhjetė pranvera.'' (Transmeton Muslimi, 2/807)

Gėzohu, o agjėrues se nė Xhenet ėshtė njė derė nė tė cilėn nuk ka pėr tė hyrė askush tjetėr pėrveē teje!

Vėrtet nė Xhenet ėshtė njė derė, e cila quhet Rejjan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė Ditėn e Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė, nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė hyjnė. Do tė thirret nė atė derė: ku janė agjėruesit. Do tė ēohen agjėruesit dhe nuk do tė mund tjetėrkush tė hyjė nga kjo derė, e pasi tė hyjnė agjėruesit dera do tė mbyllet e nuk do tė mund tė hyjė nė tė askush tjetėr.” (Transmetohet Buhariu: 1797)

Gėzohuni, ju o agjėrues, se ju kaluat njė natė qė ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj!

Gėzohuni ju agjėrues, se inshaAllah Allahu ju ka shlyer mėkatet! Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thėnė:

''Ai cili e agjėron muajin e Ramazanit me besim dhe sinqeritet, i falen mėkatet e mėparshme.” (Transmeton Buhariu)

Lus Allahun qė tė gjithė agjėruesve qė kanė agjėruar me sinqeritet dhe besim t’ua falė mėkatet dhe tė dalim nga ky agjėrim sikur atė ditė qė kemi lindur pa mėkate!

Ju uroj tė gjithė agjėruesve Bajramin! Sepse vėrtet Bajrami pėr agjėruesin ėshtė festė dhe gėzim se shpreson tek Allahu ta shpėrblejė, t’ia pranojė agjėrimin, t’ia pranojė lutjet dhe t’ia falė mėkatet!


Selam Alejkum


----------------------------------------
- Find someone who can change your life .. not just your relationship status .
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 26.08.2009, 18:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Dialog me musafirin e nderuar



Nė atmosferėn me aromė imani bėmė kėtė takim me musafirin e nderuar dhe me pozitė shumė tė madhe nė zemrat tona.
-Kush jeni ju?
-Unė jam musafiri juaj, udhėtari, vizituesi juaj i pėrkohshėm, kėshilluesi juaj i sinqertė.
-Si quheni ju, o musafir i nderuar?
-Unė quhem Ramazani, pasardhės i ditėve.
-Sa vjeē jeni?
-Jam pėrafėrsisht 1430 vjeē.
-Prej nga jeni ju?
-Unė jam nga Rrahmani (i Gjithmėshirshmi).
-Ku banoni ju?
-Nė zemrat e besimtarėve.
-A keni gjetur ndonjė vėshtirėsi nė banim?
-Po, kalova nė ēdo vend e pranė ēdo shtėpie, kėrkova banim me ēmime mė tė larta, por fatkeqėsisht mė refuzuan koprracėt, fatligėt e tė mjerėt si dhe ata fytyrėvrenjturit ndaj meje, injorantėt, por unė nuk e humba shpresėn dhe fillova tė gjurmoja pėr ata tė cilėt mė duan mua nga radhėt e besimtarėve tė sinqertė e bamirės dhe i gjeta duke mė pritur me mall.
-Sa do tė qėndroni te ne?
-Ditė tė caktuara, 29 apo 30 ditė.
-Cili ėshtė profesioni juaj?
-Profesionet e mia janė tė shumta, ja disa prej tyre:
1- Agronom: Mbjell imanin (besimin nė Zot) nė zemra, mbjell dashuri, mirėsjellje, bėj tranguj tė moralit, e ujis me ujė tė pastėr dhe jap si fryt devotshmėrinė, shpirtdėlirėsinė fisnikėrinė e bujarinė.
2- Ndėrtues: Ndėrtoj trupa tė fortė, pamje tė kėndshme dhe shpirtra tė pastėr.
3- Tregti: Jap shpėrblime tė mėdha, shlyej mėkatet e kush punon me mua, fiton xhenetin.
4- Mjekėsi: Mjekoj trupat dhe shpirtrat sėmurė me agjėrim e namaz.
5- Mėsime: I mėsoj njerėzit qė tė ndjekin rrugėn e drejtė.
-Neve po na shtohet edhe mė shumė kureshtja pėr tė biseduar me ju e tė dėgjojmė pėr ju.
-Unė jam muaji i pendimit, muaji i faljes, muaji nė tė cilin zbriti Kurani Kerim. Unė kam njė natė e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Unė i kam shoqėruar baballarėt tuaj muslimanė nė betejėn e Bedrit, nė Jermuk, nė Hitin dhe u mėsova sabrin e qėndrueshmėrinė, e fitorja ishte pėrherė me ta.
-Sė fundi, ēfarė do tė na kėshillosh?
-I kėshilloj tė gjithė muslimanėt qė tė bėjnė sa mė shumė ibadet (adhurim), tė lexojnė sa mė shumė Kuran, t'i bėjnė sa mė shumė dua (lutje) Allahut, tė bėjnė sa mė shumė istigfar (lutje Allahut pėr falje mėkatesh) e tė japin sa mė shumė lėmoshė.
-Tani ne tė njohim ty shumė mirė dhe e pėrkujtuam mirėsinė tėnde tė vjetėr. Ah, sikur tė na shoqėrosh tėrė jetėn, tė banosh nė zemrat tona e tė jetosh me shpirtrat tanė!
Lusim Allahun e Madhėruar qė tė na ndihmojė tė agjėrojmė sa mė mirė e tė falim namaz nė kėtė muaj sa mė mirė!
O Allah, na e prano agjėrimin!
O Allah, Ti me tė vėrtetė e do faljen e ne tė lutemi, na fal ne!
O Allah, na ruaj nga zjarri i xhehenemit!
O Allah, fali tė gjithė muslimanėt, tė gjallėt e tė vdekurit!











Ky postim ėshtė ndryshuar nga Studenti20 nė 26.08.2009, 18:04


----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top
Studenti20
Postuar nė: 26.08.2009, 18:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4745
Antari Nr: 995
Bashkangjitur: 11.04.2006



Kurani Kerim dhe Ramazani



Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėruar, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Kiametit.

Kurani dhe Ramazani kanė njė lidhshmėri tė ngushtė. Kurani Kerim e do Ramazanin e po ashtu edhe Ramazani e do Kurani Kerimin. Kėta tė dy pra janė dy shokė tė ngushtė e tė dashur pėr njėri-tjetrin. Thotė Allahu i Madhėruar nė Kuranin Famėlartė: ”(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra).” (El-Bekare: 187)

Kurani Kerim ka zbritur nga Leuhi Mahfudhi nė qiellin e dynjasė nė muajin Ramazan dhe e ka nderuar kėtė muaj zbritja e Kurani Kerimit. Gjithashtu, Muhamedi salalllahu alejhi ue selem sė bashku me Xhibrilin alejhi selam e mėsonin Kurani Kerimin sė bashku nė kėtė muaj, e dėgjonte atė, e studionte, e recitonte, mendonte thellė rreth kėshillave tė tij, e shijonte njomėsinė e tij dhe kėrkonte me dėshirė nga margaritarėt e ēmuar tė tij.

Muslimani gjatė muajit Ramazan bėn koordinimin ndėrmjet agjėrimit dhe leximit tė Kurani Kerimit dhe e gjallėron jetėn e tij shpirtėrore me Kuranin e Madhėruar, me kėtė libėr pėr tė cilin Allahu i Madhėruar thotė: "(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t'i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend.” (Sad: 29)

"A nuk e studiojnė me vėmendje Kuranin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet!” (Muhamed: 24)

"A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej Allahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie.” (Nisa: 82)

Kurani gjatė muajit tė Ramazanit ka njė ushqim mahnitės pėr shpirtin dhe imanin. Kurani gjatė muajit tė Ramazanit na bėn qė ta kujtojmė zbritjen e tij ato ditė kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mėsonte me Xhibrilin alejhi selam dhe se si selefi (tė parėt tanė tė mirė) i kushtonin rėndėsi aq tė madhe leximit, mėsimit dhe studimit tė Kuranit.

Transmetohet nė hadithe tė vėrteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thėnė mbi vlerėn e leximit tė Kuranit: "Lexojeni Kuranin, se ai do tė vijė ndėrmjetėsues nė Ditėn e Kiametit pėr ithtarėt e tij.” (Transmeton Muslimi)

Ibėn Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė: “Kush lexon Kuran, pėr ēdo germė i ka nga dhjetė sevape. Nuk them se elif lam mim ėshtė njė shkronjė, por elif ėshtė shkronjė, lami ėshtė shkronjė dhe mimi ėshtė shkronjė.” (Termidhiu)

Uthmani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė: “Mė i miri prej jush ėshtė ai cili e mėson Kuranin dhe ua mėson tė tjerėve.” (Buhariu)

"Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase kėto dyja do tė vijnė Ditėn e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh tė rreshtuar duke i bėrė hije pronarit tė tyre Ditėn e Kiametit.”

“Ai qė lexon Kuran me pėrpikėri ėshtė me melaiket e ndershėm. Ai qė lexon duke i ardhur vėshtirė, e ka shpėrblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Selefėt (tė parėt tanė tė mirė), kur vinte Ramazani, i hapnin mus'hafėt dhe i kushtoheshin vetėm leximit tė Kuranit, me endje.

Imam Maliku gjatė muajit tė Ramazanit nuk angazhohej me diēka tjetėr, vetėm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndėrpriste mėsimin e njerėzve nė xhami dhe dhėnien e fetveve, duke thėnė se ky ėshtė muaji i Kurani Kerimit.

Shtėpitė e selefit gjatė muajit tė Ramazanit gumėzhinin si shushurima e bletėve, shndritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kėnaqėsi shpirtėrore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atė me texhvid (lexim me tė gjitha rregullat, lexim tė drejtė e tė plotė), ndalonin nė ēudirat e tij, qanin nga kėshillat e tij e gėzoheshin nga pėrgėzimet e tij, frikėsoheshin nga kėrcėnimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave tė tij dhe ndaleshin nė kufijtė e tij.

Transmetohet nė hadith tė vėrtetė se Ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i ka lexuar Muhamedit salallahu alejhi ue selem fillimin e sures Nisa e kur mbėrriti nė ajetin: ”Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk tė besuan)?" (Nisa: 41), Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha mjaft. Thotė Ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: "E shikova dhe sytė e tij po rridhnin lot.” (Shėnon: Buhariu dhe Muslimi)

Nė transmetimin e vėrtetuar se Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte dėgjuar Ebu Musa El-Eshariun, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke lexuar Kuran e pastaj i tha: "Sikur tė mė kishe parė mua duke tė dėgjuar kėndimin tėnd tė Kuranit. Ty tė ėshtė dhėnė njė melodi e mirė e kėndimit nga meloditė e Daudit alejhi selam.” Ebu Musa i tha: "Sikur ta dija unė se ti je duke mė dėgjuar, do tė kėndoja edhe mė mirė o i Dėrguar i Allahut.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)

Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e kishte zakon qė kur takohej me sahabėt, i thoshte Ebu Musa El-Eshariut: "Na pėrkujto Zotin tonė", e ai fillonte tė kėndonte Kuranin me zėrin e tij tė mirė, kurse ata (sahabėt) qanin. Nė kohėn e sotme ėshtė lėnė pas dore leximi, mėsimi, studimi dhe dėgjimi i Kuranit, edukimi i gjeneratave tani bėhet i shtrembėr. Natyrshmėria ėshtė devijuar dhe tė kuptuarit ėshtė i dobėt.

Kur filluan qė Kuranin ta zėvendėsojnė me diēka tjetėr, filloi korruptimi, ēoroditja, tė keqkuptohen gjėrat dhe tė dobėsohen ambiciet.
Qėllimi kryesor i Kuranit ėshtė qė njerėzit t'i udhėzojė nė rrugėn e drejtė tė Allahut tė Lartėsuar.
Kurani Kerimi ėshtė dritė, shėrim pėr zemrat, dituri, kulturė, argument i qartė.
Kurani Kerimi ėshtė jetė dhe shpėtim, shkėlqim pėr shpirtrat, shpėrblim dhe forcim.
Kurani ėshtė mėsim hyjnor, ligj i Allahut, urtėsi e pėrjetshme.
A ka mundėsi qė ne tė jetojmė me Kuranin Kerimin nė Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmė madhėrinė e kėtij libri, qė ta mbushim jetėn tonė plot kėnaqėsi me Kuran Kerim dhe qė rrugėn tonė nė errėsirė ta ndriēojmė me Kurani Kerimin, qė tė shkėlqejmė me tė?
Allahu na e bėftė tė mundur t'i realizojmė tė gjitha kėto!










----------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga ēeliku, prano t'varin ne litar, por kurrė mos prano tė jesh tradhėtar"
PM
Top

Topic Options Faqe: (6) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio