Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



Faqe: (6) « E para ... 4 5 [6]   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RAMAZANI 2011, Gjithcka per Ramazanin
forumi007
Postuar nė: 29.07.2011, 09:01
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 31
Antari Nr: 24845
Bashkangjitur: 07.04.2010



Pėrkufizimi:

Agjėrim do tė thotė ta ndėrpresėsh hajen, pijen dha marrėdhėniet seksuale prej syfyrit e deri nė iftar.


A. Llojet e agjėrimit

Kemi disa lloje agjėrimesh, e ato janė:

1. Agjėrim qė ėshtė farz, pra qė haptas dhe prerė e ka urdhėruar All-llahu xh.sh. dhe qė domosdo duhet ta kryejė ēdo musliman e muslimane. Farz ėshtė agjėrimi i muajit tė Ramazanit, nė kohė ose kaza, pra mbasi tė ketė kaluar Ramazani pėr ata ose ato qė kanė pasur pengesa tė mos agjėrojnė nė Ramazan. Farz ėshtė edhe agjėrimi i kefareteve ose shpagimeve pėr gabimet. P.sh.: nėse njė njeri pa kurrfarė arsye e prish njė ditė tė Ramazanit, ai e ka farz pastaj t'i agjėrojė 61 ditė si dėnim. Tjetėr, p.sh.: nėse njė nėnė thotė se nėse djali im kthehet gjallė e shėndosh prej ushtrie ose lufte, unė do tė agjėroj shembull 1 ose 4 ose 8 ditė. Nėse pastaj djali kthehet gjallė e shėndoshė prej lufte, pra ashtu si kishte pasur dėshirė ajo, atėherė ajo nėnė e ka farz t'i agjėrojė ato ditė qė ishte zotuar se do t'i agjėronte, vetėm e vetėm djali t'i kthehej shėndoshė e mirė.

2. Agjėrim qė ėshtė vaxhib, pra qė nuk ėshtė qartė dhe prerė i urdhėruar nga Zoti por qė duhet tė kryhet. Vaxhib ėshtė agjėrimi kaza pėr prishjen e njė ose disa ditėve nafile. P.sh.: njė njeri jashtė muajit tė Ramazanit nisi tė agjėrojė njė ditė nafile (vullnetarisht, qė s'e kishte borxh). Mirėpo mė vonė e prishi agjėrimin para iftarit. Atėherė ky njeri e ka vaxhib ta agjėrojė kaza, d.m.th. njė ditė tjetėr kėtė ditė qė e prishi, sepse ky nuk e kishte borxh, por e nisi si nafile. Ky rregull vlen edhe te ibadetet tjera, si te namazi, te haxhi etj.. Nėse niset njė ibadet nafile dhe prishet pa e pėrfunduar sipas rregullave, atėherė ai ibadet na bėhet vaxhib ta kryejmė edhe njė herė.

3. Agjėrim qė ėshtė sunnet, pra qė e ka bėrė dhe e ka porositur Pejgamberi a.s., e jo All-llahu xh.sh., sepse atė qė e porosit Zoti ėshtė farz, kurse atė qė e porosit Pejgamberi a.s. ėshtė sunnet. Sunnet ėshtė agjėrimi i ditės sė nėntė dhe tė dhjetė tė muajit Muharrem, qė ėshtė muaji i parė i kalendarit islam. Kėto ditė ne i quajmė "ditėt e ashures" dhe kėto ditė ėshtė sunnet tė agjėrohen.

4. Agjėrim qė ėshtė mendub, pra qė Pejgamberi a.s. na preferon dhe thotė se ėshtė mirė tė agjėrohen, e nėse nuk agjėrohen nuk do tė kemi dėnim. Mendub ėshtė agjėrimi i tri ditėve nė muaj, ėshtė mirė qė kėto tė jenė: dita e 13, e 14 dhe e 15 e ēdo muaji, mendub ėshtė tė agjėrohet ēdo e hėnė dhe e enjte, mendub ėshtė tė agjėrohen 6 ditė tė muajit Shevval, menjėherė mbas Ramazanit etj..

5. Agjėrim qė ėshtė nafile, pra agjėrim vullnetar dhe qė i pėrfshin ditėt kur nuk ėshtė mekruh tė agjėrohen.

6. Agjėrim qė ėshtė mekruh, pra qė nuk preferohet dhe nuk ėshtė mirė tė agjėrohet. Mekruhi ndahet nė: Mekruh tenzihen (i lehtė) dhe Mekruh tahrimen (i rėndė, afėr haramit). Mekruh i lehtė ėshtė agjėrimi i ditės sė dhjetė tė ashures pa ditėn e nėntė. Pastaj mekruh ėshtė agjėrimi vetėm i ditės sė xhuma pa tė shtunėn, sepse mendub ėshtė tė agjėrohet dita e xhuma me tė shtunėn bashkė e jo ndaras; pastaj mekruh ėshtė agjėrimi i ditės sė Shėngjergjit, tė Shėnmitrit dhe festave tė feve tė tjera. Mekruh ėshtė tė agjėrohen dy ditė pa shkėputur, pra pa ēel iftar dhe mekruh ėshtė tė agjėrohen krejt ditėt e vitit duke mos mbetur asnjė ditė pa agjėruar. Kurse mekruh i rėndė, afėr haramit ėshtė agjėrimi i ditės sė parė tė Bajramit tė madh (tė Ramazanit) dhe i katėr ditėve tė para tė Bajramit tė vogėl (tė Kurbanit). Sepse kėto janė ditė kur muslimanėt duhet tė festojnė e tė gėzohen pėr sevapet qė i kanė fituar prej agjėrimit dhe prej haxhit.


B. Kushtet e agjėrimit

Pėr tė qenė i obliguar (borxhli) me agjėrim duhet tė jesh musliman, i menēur, nė moshė madhore (bylyg), i shėndoshė dhe nė vendlindje e jo mysafir. Pra, nuk e ka obligim tė agjėrojė njeriu qė nuk ėshtė musliman, njeriu qė ėshtė i ēmendur (budalla) sepse Zoti nuk lyp asnjė obligim farz prej tė ēmendurit, njeriu qė nuk ka hyrė nė bylyg - nėse fėmija agjėron kjo do t'i quhet nafile, njeriu qė ėshtė i sėmurė sa s'mund tė mbajė agjėrimin dhe nėse agjėron i keqėsohet shėndeti dhe i rrezikohet jeta si dhe njeriu qė nuk ėshtė nė vendlindje, por ėshtė mysafir. Mysafir quhet njeriu i cili largohet dhe shkon diku mė larg se 83 km. dhe qėndron atje mė pak se 15 ditė. Mysafiri dhe i sėmuri kanė tė drejtė tė mos agjėrojnė, mirėpo mė mirė ėshtė tė agjėrojnė nėse kanė mundėsi, sepse sevapet janė mė tė mėdha nėse agjėrojnė nė Ramazan. Ata qė nuk mund tė agjėrojnė nė Ramazan pse janė tė sėmurė ose mysafirė, ata do t'i bėjnė kaza jashtė Ramazanit aq ditė sa u kanė mbetur.


C. Mustehabet e agjėrimit (Ēka ėshtė mirė tė bėjė agjėruesi)

Njeriu qė agjėron ėshtė mirė tė ngrihet nė syfyr (imsak) dhe tė hajė ushqimin e syfyrit, sepse me kėtė fiton energji pėr tė agjėruar ditėn. Nė syfyr bėhet edhe nijjeti pėr agjėrim, qė ėshtė kusht, sepse pa nijet nuk ka agjėrim. Nijeti mund tė bėhet edhe vetėm me zemėr, mirėpo ėshtė mendub tė bėhet edhe me gojė: "Vendosa qė pėr Zotin ta agjėroj ditėn e sotme. O Zot, ma bėj kabull"! Mirėpo, nėse dikush ėshtė shumė i lodhur, ai mund tė mos ngrihet nė syfyr, por nijjetin ta bėjė nė mbrėmje kur tė bjerė tė flejė.

Mirė ėshtė qė tė shpejtojmė me iftarin, tė mos e vonojmė pėr kot, bile mė mirė ėshtė qė njėherė tė ēilet iftari e pastaj tė falet namazi i akshamit. Duke ēelur iftar ėshtė mirė tė kėndohet kjo dua: "All-llahumme sumtu ve bike amentu ve alejke tevekkeltu ve ala rizkike eftartu" (O Zoti im, pėr Ty agjėrova, Ty tė kam besuar, nė Ty mbėshtetem dhe me rizkun Tėnd ēela iftar).

Mustehab ėshtė qė iftarin ta ēelim me hurma ose me diēka tė ėmbėl. Mustehab ėshtė qė agjėruesi t'u ndihmojė materialisht, me para ose me ushqim fukarenjve. Mustehab ėshtė qė brenda mundėsive ditė e natė tė lexojmė e dėgjojmė Kur'an, tė biem salavate mbi Pejgamberin a.s., tė bėjmė zikėr e tė merremi me lexim tė librave tė fesė.


D. Ēka ėshtė e ēka nuk ėshtė mekruh (e papėlqyeshme) pėr agjėruesin

Nuk ėshtė mekruh pėrdorimi i misvakut ose i brushės pėr pastrimin e dhėmbėve, mirėpo duhet pasur kujdes qė pasta e dhėmbėve dhe uji tė mos na ikin nė fyt duke i larė dhėmbėt. Mekruh ėshtė qė gjatė pastrimit mbas kryerjes sė nevojės sė madhe tė mos pėrdorim tepėr ujė, sepse mund qė uji tė depėrtojė brenda nė zorrėn e trashė e tė na prishet agjėrimi.

Mekruh ėshtė po ashtu tė pėrdorim tepėr ujė edhe gjatė larjes sė gojės e hundės me rastin e marrjes sė abdestit dhe guslit, me qėllim qė tė mos e rrezikojmė agjėrimin.

Mekruh ėshtė qė me gjuhė tė provohet gjella qė ėshtė duke e zier. Nėse sidomos gruaja burrin e ke shumė tė prapė dhe me rrebe, atėherė nuk ėshtė mekruh qė ajo ta provojė me maje gjuhe pėr kripė ose pėr diēka tjetėr.

Mekruh ėshtė qė agjėruesi ta pėrtypė njė gomė (mastik) e cila ėshtė pėrtypur njė herė mė parė. Mirėpo, nuk lejohet tė pėrtypet njė mastik i paēelur dhe i papėrtypur njė herė.

Mekruh ėshtė qė agjėruesi tė japė gjak nėse frikohet se mund tė dobėsohet sa s'mund ta agjėrojė ditėn kur ka dhėnė gjak. Nėse nuk ka kėso frike mund tė japė gjak dhe nuk ėshtė mekruh.

Nuk ėshtė mekruh qė gjatė ditėve tė nxehta agjėruesi ta shpėrlajė gojėn e hundėn si dhe tėrė trupin me ujė tė ftohtė pėr t'u flladitur, mirėpo duhet tė ketė kujdes tė mos i hyjė uji nė trup. Sepse me kėtė flladitje i ndihmohet agjėruesit ta agjėrojė ditėn e nxehtė.

Mekruh ėshtė pėr njė burrė, i cili nuk i beson vetvetes, qė ta puthė ose ta ledhatojė gruan e vet. E njėjta vlen edhe pėr njė grua qė nuk i beson vetvetes. Sepse te ky person ekziston rreziku tė shkojė edhe mė tej dhe tė bėjė marrėdhėnie intime e ta prishė agjėrimin, pėr ēka pastaj duhet tė agjėrojė 61 ditė.

Mekruh ėshtė gjithashtu qė njė burrė e grua ta pėrqafojnė njėri-tjetrin duke qenė tė zhveshur, lakuriq, pa marrė parasysh i besojnė ose jo vetvetes. Mekruh ėshtė edhe puthja nė buzė e bashkėshortėve gjatė agjėrimit.

Nuk ėshtė mekruh dhe nuk e prish agjėrimin nėse dikush zgjohet nė mėngjes i papastėr (xhunub) ose gjatė ditės fle dhe kur zgjohet e sheh se ėshtė bėrė xhunub. Mirėpo, mekruh ėshtė qė tė mos pastrohesh (gusėl tė marrėsh) menjėherė sa tė tė vijė mundėsia pėr t'u pastruar.

Nuk ėshtė mekruh t'i merret erė lules ose miskut. Nuk ėshtė mekruh qė agjėruesi tė parfymoset dhe qė agjėruesja tė vendojė syrme e ngjyra vetėm pėr bashkėshortin e saj.


E. Ēka e prish dhe ēka nuk e prish agjėrimin

Tė hash, tė pish dhe tė bėsh marrėdhėnie intime me qėllim dhe duke e ditur se agjėron, e prish agjėrimin. Pėr kėtė ngarkohesh me nga 61 ditė pėr ēdo ditė qė e prish. Nėse dikush me qėllim i prish 2 ose 5 ose mė tepėr ditė, atėherė kur tė nisė t'i agjėrojė kėto ditė, ai duhet tė agjėrojė pa ndėrprerė 61 plus sa ditė tė tjera i ka prishur nė Ramazan. E nuk duhet qė pėr secilėn ditė tė agjėrojė nga 61. Mirėpo, nėse kėto ditė i ndan dhe nuk i agjėron pa ndėrprerė, atėherė pėr secilėn ditė tė prishur duhet nga 61 ditė tė agjėrohen.

Nuk e prish agjėrimin nė qoftė se kėto i bėjmė nga harresa, mirėpo sapo tė na kujtohet ose tė na pėrkujtojė dikush tjetėr menjėherė duhet ta ndėrpresim ngrėnien, pijen ose marrėdhėniet intime. Nėse e shohim dikė se ėshtė duke ngrėnė gjatė agjėrimit, shikojmė: nėse ėshtė njeri i shėndoshė dhe i fortė pėr tė agjėruar, atij ia pėrkujtojmė menjėherė, nėse nuk ia pėrkujtojmė atėherė ne kemi bėrė mekruh tė rėndė afėr haramit. Nėse ai ėshtė njeri plak, atij nuk ia pėrkujtojmė menjėherė, por e lėmė tė ushqehet pak pėr ta pėrfunduar ditėn me agjėrim.

Agjėrimin e prish nėse ha ose pi diēka nė gjumė, duke fjetur. Natyrisht nėse mė shohin tė tjerėt dhe nėse e mbaj mend ēka kam bėrė nė gjumė.

Nėse njė njeriu qė agjėron dhe qė ka filluar tė hajė i themi "Ti agjėron!" dhe ai nuk e dėgjon kėtė fjalėn tonė por vazhdon ta pėrtypė atė qė ka nė gojė e tė hajė, atėherė kėtij njeriu i prishet agjėrimi dhe ai duhet ta bėjė kaza atė ditė, pra jashtė Ramazanit duhet ta agjėrojė vetėm njė ditė.

Agjėrimi prishet nėse hamė ose pimė diēka me pahir, pa qėllim. Pra, njė njeri duke e ditur se agjėron, por pa hiri ha ose pi diēka, ose duke marrė abdest ose gusėl i ik uji nga goja dhe i shkon nė bark, atij i prishet agjėrimi dhe duhet ta bėjė kaza vetėm njė ditė. Mirėpo, nėse kėto i bėn duke mos e ditur se agjėron, atėherė nuk i prishet agjėrimi sepse kjo ėshtė bėrė nga harresa. Gjithēka qė bėhet nga harresa nuk prishet.

Nuk e prish agjėrimin lagėshtia e ujit qė ėshtė pėrzier me pėshtymėn dhe qė ka mbetur nė gojė pasi ta kemi shpėrlarė gojėn.

Nuk e prish agjėrimin as qelbi qė rrjedh pėrbrenda prej hundės direkt nė fyt.

Gjaku qė del nga mesi i dhėmbėve dhe shkon nė fyt, shikohet: nėse ėshtė pak dhe mė pak se pėshtyma e gojės, atėherė kjo nuk e prish agjėrimin. Mirėpo, nėse ky gjak ėshtė mė tepėr se pėshtyma e gojės dhe e ēojmė nė bark, na prishet agjėrimi. E njėjta vlen edhe kur e nxjerrim dhėmbin.

Nėse dikujt i varen jargėt prej gojės por pa iu kėputur i thith prapė nė gojė dhe i pėrtyp, atij nuk i prishet agjėrimi.

Nėse njė njeri i thith buzėt e veta qė i janė lagur nga pėshtyma e vet ose nga uji i abdestit, atij nuk i prishet agjėrimi.

Nėse loti ose djersa hyjnė nė gojė, shikojmė: nėse ėshtė pak sa njė ose dy pika, nuk e prish agjėrimin. Mirėpo, nėse ėshtė mė tepėr sa e ndjejmė njelmėsinė e lotit ose djersės nė tėrė gojėn dhe e pėrtypim teposhtė, atėherė na prishet agjėrimi.

Nuk e prishin agjėrimin sendet qė na hyjnė nė fyt vetvetiu, pa pasur qėllim t'i hamė ato. P.sh.: pluhuri i miellit duke e situr miellin, pluhuri i rrugės, tymi i njė zjarri ose i duhanit, ose njė mizė etj.. Mirėpo, nėse e di se agjėron dhe e kap njė mizė ose pak pluhur, ose pak tym duhani etj. dhe i shtyn nė gojė me qėllim, atėherė atij i prishet agjėrimi dhe atė ditė duhet ta bėjė kaza.

Nėse agjėruesi e merr njė pe me ngjyra dhe disa herė e shti dhe e nxjerr prej goje, nuk e prish agjėrimin. Mirėpo, nėse e merr njė pe qė lėshon ngjyrė dhe pėshtymėn qė formohet me tė e pėrtyp teposhtė, i prishet agjėrimi.

Njė thėrrmijė buke ose ushqimi qė ka mbetur midis dhėmbėve dhe ėshtė sa njė kokė nahuti ose leblebie dhe e gėlltisim nė bark, na prishet agjėrimi. Nėse ėshtė mė pak se kjo, nuk prishet. Nėse e nxjerrim nga goja dhe e shtyjmė prapė nė gojė dhe e pėrtypim, atėherė prishet dhe ajo ditė duhet tė bėhet kaza.

Nė qoftė se midis dhėmbėve ka mbetur njė pjesė e vogėl ushqimi, si njė kokėrr susami ose gruri dhe e ēojmė teposhtė, nuk prishet agjėrimi. Mirėpo, nėse njė sasi kaq tė vogėl e marrim nga jashtė dhe e futim nė gojė, kjo e prish agjėrimin.

Njė e vjelltė qė vjen vetvetiu, pra qė nuk e ngacmojmė ne me gishta ose me diēka tjetėr, shikohet: nėse nuk na mbushet goja me tė vjelltė – pra ėshtė pak, dhe kthen prapė nė lukth, nuk e prish agjėrimin. Nė qoftė se e kthejmė ne vetė atė nė lukth atėherė prishet. Nėse tė vjellėt na e mbush gojėn, pra ėshtė shumė dhe kthen vetvetiu nė lukth ose e kthejmė ne e gėlltisim, atėherė agjėrimi na prishet.

Ashtu siē nuk prishet agjėrimi i bashkėshortėve duke u ngjitur trup pėr trupi, duke u puthur dhe duke luajtur, po kėshtu nuk prishet agjėrimi edhe nėse derdhemi (zbrazemi) vetėm duke menduar ose duke shikuar. Prandaj, nėse njė burrė e puth dhe e ledhaton gruan e vet, atyre nuk u prishet agjėrimi. Po kėshtu, nėse njė burrė e shikon fytyrėn ose ndonjė organ tjetėr tė gruas sė vet dhe derdhet me afsh vetėm duke e shikuar dhe vetėm duke menduar pėr ato organe, atij nuk i prishet agjėrimi. E njėjta vlen edhe pėr gruan. Agjėrimi nuk prishet edhe nė qoftė se njė burrė e prek me organin e vet (penisin) trupin e gruas sė vet e nuk e fut nė njėrėn prej dy organeve gjenitale tė gruas dhe me kėtė rast nuk derdhet. Mirėpo, nėse derdhet duke e bėrė kėtė, atėherė atij i prishet agjėrimi dhe duhet vetėm atė ditė ta bėjė kaza. E njėjta vlen edhe me masturbimin (vetėkėnaqjen me dorė), nėse derdhet prishet e nėse nuk derdhet nuk prishet agjėrimi.

Nė qoftė se njė burrė e kap gruan e vet mbi tesha dhe nuk e ndjen ngrohtėsinė e saj dhe nė fund derdhet, atij nuk i prishet agjėrimi. Mirėpo, nėse e ndjen ngrohtėsinė e saj, atėherė i prishet agjėrimi. Po kėshtu, nėse njė grua e kap burrin e vet mbi tesha dhe nuk e lėshon derisa ai tė derdhet, atėherė agjėrimi i burrit nuk prishet. Mirėpo, nėse gruaja e tij kėtė e bėn pse i ka thėnė burri i saj, atėherė atij i prishet agjėrimi.

Nėse njė burrė e puth gruan e tij ose gruaja e puth burrin e saj dhe prej burrit paraqitet sperma, kurse prej gruas lagėshtia nė organet gjenitale, atėherė prishet agjėrimi i tė dyve dhe kėtė ditė duhet ta bėjnė kaza. Ledhatimi, kapja pėr dore dhe pėrqafimi janė sikurse puthja.

Nėse kėta tė dy bėjnė marrėdhėnie intime me organet gjenitale duke e ditur se agjėrojnė, atėherė u prishet agjėrimi dhe duhet tė agjėrojnė tė dytė nga 61 ditė. Sepse kjo ėshtė prishje e agjėrimit me qėllim, me paramendim.

Lėshimi i ilaēit me pika nė hundė dhe nė vesh, e prish agjėrimin dhe duhet kaza. Mirėpo, uji qė hyn nė vesh apo qė e shtyjmė nė vesh, nuk e prish agjėrimin.

Pikat e ilaēit qė i derdhim nė sy nuk e prishin agjėrimin.

Sendet qė hyjnė nė trupin e njeriut nėpėrmjet lėkurės sė tij, nuk e prishin agjėrimin. Prandaj vajrat qė pėrdoren pėr mbrojtjen e lėkurės ose uji i ftohtė qė e pėrdorim pėr t'u freskuar e flladitur, nuk e prishin agjėrimin.

Agjėrimin nuk e prishin as ilaēet dhe melhemet qė ua vendojmė plagėve (varrave), edhe nėse e ndiejmė thellė nė trup. Agjėrimin nuk e prishin as gjilpėrat ose vaksinat qė i marrim nėpėrmjet lėkurės pėr t'u shėruar. Mė mirė ėshtė qė gjilpėrat tė merren mbas iftari nėse ka mundėsi, e nėse jo edhe ditėn mund tė merren dhe nuk e prishin agjėrimin. Kurse infuzioni (ushqimi artificial) qė e marrim direkt nė venė e prish agjėrimin. Zaten njeriu qė ka ardhur nė gjendje tė marrė infuzion, ai hy nė kategorinė e njerėzve tė sėmurė tė cilėt e kanė tė lejuar tė mos agjėrojnė derisa tė shėndoshen, e pastaj ato ditė i bėn kaza mbas Ramazanit.


F. Cilat janė arsyet qė na lejojnė tė mos agjėrojmė nė Ramazan

Ka 9 arsye (sebepe) kryesore qė na lejojnė tė mos agjėrojmė ose ta prishim agjėrimin qė e kemi nisur:

1. Mysafirllėku: Nėse njė agjėrues gjatė Ramazanit vendos tė dalė nė rrugė tė gjatė mbi 83 km, nė syfyr mund tė mos e bėjė nijet fare dhe kur tė dalė drita tė niset nė rrugė pa agjėrim nė gojė. Mirėpo, nėse mbasi ka hėngėr syfyr vendos tė dalė nė rrugė tė gjatė mbi 83 km., atėherė ai duhet ta agjėrojė atė ditė deri nė iftar dhe nėse e prish, atėherė atė ditė duhet ta bėjė kaza, pra vetėm njė ditė mbas Ramazanit.

2. Sėmundja: Nėse njė i sėmurė frikohet qė mos t'i kanoset rreziku pėr jetė ose frikohet tė mos i dalin mendtė ose frikohet tė mos i shtohet ose zgjatet sėmundja, ai mund tė mos agjėrojė dhe mund ta prishė agjėrimin qė e ka nisur. Mbasandaj kur tė shėrohet i agjėron aq ditė sa i ka prishur nė Ramazan. Mirėpo, kjo frikė nuk duhet tė mbėshtetet nė hamendje, pse ma ha mendja mua, por duhet ta kem provuar mė herėt ose duhet tė mė ketė thėnė njė doktor specialist se nėse vazhdoj tė agjėroj do tė mė pėrkeqėsohet shėndeti, atėherė mund tė mos agjėroj, siē thamė mė lart.

3. Lufta me armikun: Njė luftėtar musliman qė duhet tė luftojė me armikun dhe i cili frikohet se nėse agjėron do tė mbetet mė i dobėt se armiku, atėherė ai mund tė mos agjėrojė. Porse mbas luftės do t'i bėjė kaza aq ditė sa i kanė mbetur pa agjėruar.

4. Detyrimi: Nėse dikush na kėrcėnohet duke na thėnė se po qe se nuk e prishi agjėrimin do tė mė vrasė ose do tė ma presė ndonjė organ tė trupit, atėherė unė ndodhem nėn detyrim dhe kam tė drejtė ta prishi agjėrimin e ta shpėtoj kokėn ose trupin. Atė ditė do ta agjėroj mė vonė kur tė kalojė detyrimi dhe zori, mbas Ramazanit.

5. Uria dhe etja e ashpėr: Nėse njė njeri qė agjėron e merr uria ose digjet pėr ujė aq shumė sa nėse nuk ha ose nuk pi diēka frikohet mos po e humb jetėn ose mendjen e vet, atėherė ky do ta prishė atė ditė dhe do ta bėjė kaza mė vonė.

6. Shtatzėnia dhe fėmija pėr gjiri: Njė grua shtatzėnė ose me fėmijė pėr gjiri, nėse frikohet se prej agjėrimit mund tė dėmtohet ajo vetė ose fėmija qė e ka nė bark ose pėr gjiri, atėherė ajo mund tė mos agjėrojė dhe t'i bėjė kaza aq ditė sa do t'i prishė nė Ramazan.

7. Hajzi (menstruacioni) dhe nifasi (lehona): Nėse njė gruaje i vijnė menstruacionet nė Ramazan, ose njė shtatzėnė e lind fėmijėn nė Ramazan, atyre u prishet agjėrimi dhe derisa tė vazhdojnė menstruacionet ose gjendja e lehonisė ato nuk guxojnė tė agjėrojnė, bėjnė gjynah nėse agjėrojnė.

Nėse njė grua duke menduar se i ka ardhur menstruacioni e prish agjėrimin dhe atė ditė nuk i paraqitet menstruacioni, atėherė ajo ngarkohet me 61 ditė agjėrim, sepse ėshtė dashur tė presė qė t'i paraqitet gjaku i menstruacionit.

Njė gruas qė menstruacioni i vjen nė Ramazan dhe i mbaron gjatė natės dhe kjo shkon e pastrohet (merr gusėl), shikohet: nėse i ka mbushur 10 ditė me menstruacion, atėherė ditėn e nesėrme fillon ta agjėrojė. Nėse kanė kaluar mė pak se 10 ditė dhe pasi t'i jetė mbaruar menstruacioni e deri nė kohėn e imsakut ka kohė pėr t'u pastruar, atėherė ajo do tė pastrohet dhe do ta bėjė nijet agjėrimin e asaj dite qė vjen. Nėse nuk ka kaq kohė, pra menjėherė sa tė lahet hy koha e agjėrimit, pa pasur mundėsi tė hajė syfyr, atėherė ajo nuk e ka pėr borxh ta agjėrojė ditėn qė vjen. Nėse menstruacioni ndėrpritet ditėn, ėshtė mirė qė ajo menjėherė tė pastrohet (marrė gusėl) dhe deri nė mbrėmje tė mos hajė e pijė, pėr hatėr tė Ramazanit, edhe pse atė ditė bashkė me ditėt tjera duhet t'i bėjė kaza.

8. Gostia: Tė pėrgatisėsh njė gosti apo t'i pėrgjigjesh thirrjes pėr njė gosti numėrohet si arsye pėr ta prishur agjėrimin nafile. Pra, njeriu qė ėshtė i ftuar pėr njė gosti, dasmė apo tė ngjashme, ai mund ta prishė agjėrimin nafile qė e ka filluar, po jo edhe agjėrimin farz apo vaxhib, sepse pėr to gostia nuk numėrohet sebep apo arsye.

9. Pleqėria e thellė: Njė njeri qė ėshtė shumė i vjetėr dhe i dobėt (shejhi fani) mund tė mos agjėrojė. Shejhi fani quhet burri ose gruaja qė pėr ēdo ditė e mė tepėr dobėsohet nga shėndeti dhe i cili pa iu kthyer edhe njėherė fuqia e kuvveti vdes ashtu i dobėt. Ky njeri qė nuk ka shpresa mė tė ngrihet e tė forcohet, pėr ēdo ditė tė Ramazanit do tė paguajė nga njė fitėr. Kėto fitra mund t'i paguajė edhe nė fillim, po mundet edhe nė mbarim tė Ramazanit, a mundet edhe pėr ēdo ditė.
PM
Top
albpower
Postuar nė: 29.07.2011, 19:23
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 6
Antari Nr: 23156
Bashkangjitur: 14.08.2009



po por ketu ne islamicfinder cdo dite duhet vec e vec koherat mi shiku ndersa tek imsakija i ke per tere muajin gjithashtu eshte ne format A4 te cilin keni leje ta printoni.
Sa per verzionin e dyte jane nje sere lidhjesh me faqe islamike shqiptare me ligjerata,pyetje & pergjigje dhe lajme te ndryshme nga bota islame si dhe radio islame live ne gjuhen shqipe.
PM
Top
Boss76
Postuar nė: 29.07.2011, 19:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008



 Citim (albpower @ 29.07.2011, 20:23)
po por ketu ne islamicfinder cdo dite duhet vec e vec koherat mi shiku ndersa tek imsakija i ke per tere muajin gjithashtu eshte ne format A4 te cilin keni leje ta printoni.
Sa per verzionin e dyte jane nje sere lidhjesh me faqe islamike shqiptare me ligjerata,pyetje & pergjigje dhe lajme te ndryshme nga bota islame si dhe radio islame live ne gjuhen shqipe.

e kije me muj shiqo ma mir da e gjejsh,


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
Une...
Postuar nė: 29.07.2011, 23:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 261
Antari Nr: 24323
Bashkangjitur: 19.01.2010



 Citim (forumi007 @ 29.07.2011, 10:01)
Pėrkufizimi:

Agjėrim do tė thotė ta ndėrpresėsh hajen, pijen dha marrėdhėniet seksuale prej syfyrit e deri nė iftar.

E gezofshim dhe per hajr na qofte ky Muaj i Shejte i Ramazanit, Mbreti i Muajve te tjere! Allahu na mundesofte qe ta presim, ta jetojme dhe ta kalojme ne menyren me te mire te mundeshme, ashtu qe Ai te jete i kenaqur nga ne dhe ne te kemi perfituar nga ky Muaj dhe te arrijme si devotshmerine - takwane! Amin!

Deshta qe te jap vetem edhe nje keshille dashamirese!
Nuk e shoh me vend q* ti themi Perkufizim (definicoin) e as ta perkufizojme (definojme) ate Muaj te Shejte ne menyren e paraqitur! Mundet per shembull te themi : nje nga dometheniet a kuptimet e agjerimit.

Respekte!
PM
Top
Boss76
Postuar nė: 30.07.2011, 12:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008




http://www.youtube.com/watch?v=_YZ1oWgGEfM


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
ekselenca
Postuar nė: 01.08.2011, 13:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 944
Antari Nr: 23061
Bashkangjitur: 30.07.2009



a prishet ramazani nese shkojme te dentisti per te regulluar dhembin?
nese dikush e din le te me jep pergjige ju faliminderit.
PM
Top
Trishtimi
Postuar nė: 01.08.2011, 15:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9192
Antari Nr: 18743
Bashkangjitur: 27.11.2008



Mos din dikush ndonje link web per me shkarku Kuran me minutazh te gjate jo pjes pjese...


----------------------------------------
Ēdo shigjetė nuk e arrin cakun...
PMUsers Website
Top
Boss76
Postuar nė: 01.08.2011, 15:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008



 Citim (Trishtimi @ 01.08.2011, 16:06)
Mos din dikush ndonje link web per me shkarku Kuran me minutazh te gjate jo pjes pjese...

Selam Alejkum

provoj keto

http://www.mp3quran.net/eng/#10


http://www.tvquran.com/en/

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Boss76 nė 01.08.2011, 15:53


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
Trishtimi
Postuar nė: 01.08.2011, 16:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9192
Antari Nr: 18743
Bashkangjitur: 27.11.2008



 Citim (Boss76 @ 01.08.2011, 16:51)
Selam Alejkum

provoj keto

http://www.mp3quran.net/eng/#10


http://www.tvquran.com/en/

All-llahu te shperbleft Vella


----------------------------------------
Ēdo shigjetė nuk e arrin cakun...
PMUsers Website
Top
Boss76
Postuar nė: 01.08.2011, 18:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008



 Citim (Trishtimi @ 01.08.2011, 17:12)
All-llahu te shperbleft Vella

Amin gjithashtu edhe juve


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
the_star
Postuar nė: 07.08.2011, 23:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1030
Antari Nr: 17278
Bashkangjitur: 12.09.2008



kam nje pyetje nese munset dikushi me mu pergjigj.

a prishet agjerimi nese perdorim ilac(sprej)per hundet?
PM
Top
Harith
Postuar nė: 09.08.2011, 02:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14351
Antari Nr: 16988
Bashkangjitur: 28.08.2008



 Citim (ekselenca @ 01.08.2011, 14:39)
a prishet ramazani nese shkojme te dentisti per te regulluar dhembin?
nese dikush e din le te me jep pergjige ju faliminderit.

Jo


----------------------------------------
Is Loading..--- 2fast4you
Demokracia eshte kur dy budallenj e mbivotojne nje te mencur!
PMIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Faqe: (6) « E para ... 4 5 [6]  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio