Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Feja Islame - Koncepti i dashurisė
ardi_pr
Postuar nė: 09.08.2006, 10:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




All-llahu, subhanehu ve teala, i ka ndihmuar robėrit e Tij me dy gjėra, tė cilat u mundėsojnė tė pėrqėndrohen nė rrugėn e drejtė dhe tė arrijnė lumturinė nė kėtė botė dhe ahiret, si dhe ato i ka bėrė argument kundėr tyre nė ditėn e gjykimit. E para prej tyre ėshtė natyra e pastėr e njeriut (el-fitrah, fitre, fitrati), nė tė cilėn All-llahu i Madhėrishėm e ka krijuar njeriun. Kurse e dyta ėshtė shpallja (el-vahj), me anė tė sė cilės All-llahu e pėrforcon natyrėn e pastėr njerėzore dhe e mbron ate nga ndikimi i shejtanit dhe epshit, tė cilėt mundohen ta njollosin atė.

Andaj, ėshtė shumė me rėndėsi tė dihet se nuk ka mundėsi qė kėto dyja tė bien nė kundėrshtim me njėra tjetrėn, sepse All-llahu ėshtė Ai qė e ka krijuar njeriun dhe Ai ėshtė qė i ka dėrguar atij Pejgamberė dhe Libra. Islami ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me natyrėn e pastėr njerėzore nė tė gjitha aspektet e saj dhe ēdo urdhėr apo ndalesė e All-llahut ėshtė nė dobi tė njeriut dhe pėr t'i mbrojtur interesat e tij.

Prej ndjenjave qė janė tė ngulitura nė shpirtin njerėzor ėshtė edhe ndjenja e dashurisė.

Origjina e tė gjitha punėve tė njeriut ėshtė dashuria. Njeriu nuk punon vetėm se pėr atė gjė qė e do: ose pėr tė arritur njė dobi, ose pėr tė zhdukur njė dėm. Kjo ėshtė njė gjė e ngulitur nė shpirtin e njeriut. Mirėpo, dashuria e njeriut mund tė jetė e drejtuar nė anė tė gabuar, mund tė devijojė nga rruga e shėndoshė dhe njeriu mund tė bėj padrejtėsi, duke e vendosur dashurinė e tij nė njė vend tė gabuar. Prandaj, All-llahu i Madhėrishėm nga mėshira e Tij, i ka dėrguar robėrve tė Tij Libėr dhe Pejgamberė, qė t'i mbrojė ata tė mos devijojnė nga rruga e drejtė dhe qė t'i drejtojė ndjenjat dhe veprat e tyre nė kahjen e duhur.

Prandaj, nėse njeriu nuk e din konceptin islam mbi dashurinė, ai do tė bėhet i padrejtė, duke e dashur mė shumė atė qė duhet tė duhet mė pak, duke e dashur atė qė duhet tė urrehet apo duke e urrejtur atė qė duhet dashur. Dhe nuk ka mundėsi tė shpėtojė nga kjo gjė, pėrveēse duke u udhėzuar me udhėzimet e All-llahut dhe porositė e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

All-llahu, tebareke ve teala, thotė: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė."
All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė i Urtė, dhe ēdo vepėr e Tij ka urtėsi dhe bėhet pėr njė qėllim tė urtė. All-llahu, subhanehu ve teala, na ka krijuar me njė qėllim tė vetėm, qėllim pėr tė cilin i ka dėrguar tė dėrguarit dhe i ka shpallur librat, e ai qėllim ėshtė: tė adhurohet All-llahu, qė ėshtė njė dhe i pashoq, e mos ti drejtohet adhurimi askujt tjetėr pos Tij.

Sa qėllim fisnik dhe ēfar nderi pėr njeriun!

E nėse njerėzit nuk e plotėsojnė kėtė mision, do tė dėnohen nė dynja dhe ahiret. A ka mė mjerim se sa njeriu tė largohet nga Zoti i Tij, zemra e Tij tė jetė e zbrazur nga dashuria pėr Te dhe madhėrimi i Tij?

E ceka kėtė, qė ta shohim vlerėn e dashurisė, sepse adhurimi ėshtė grada mė e lartė e dashurisė dhe nėnshtrimit, dhe nuk ka mundėsi tė bėhet adhurimi pa dhashuri.

Adhurimi i All-llahut ėshtė i ndėrtuar mbi dashurinė, madje ajo ėshtė vėrtetėsia e adhurimit. Adhurimi pėrqėndrohet nė tri gjėra: dashuri, frikė dhe shpresė. Nėse ato bashkohen edhe adhurimi bėn dobi, por nėse bie njėra prej tyre, atėherė adhurimi nuk ėshtė i saktė. Besimtarėt e adhurojnė All-llahun me dashuri tė madhe ndaj Tij, me frikė nga ndėshkimi i Tij dhe me shpresė pėr shpėrblimin e Tij.

Nga kjo qė thamė na bėhet e qartė se dashuria ndaj All-llahut duhet tė jetė mė e madhe se ēdo dashuri tjetėr, bile dashuritė tjera vijnė si rezultat i dashurisė sė All-llahut dhe bėhen pėr hirė tė All-llahut, tebareke ve teala.

Njeriu e do atė qė i bėnė mirė dhe qė ka cilėsi tė mira, e All-llahu ėshtė Ai qė njeriut i'a ka dhėnė tė gjitha tė mirat dhe Ai ėshtė qė i ka tė gjitha cilėsitė e mira, andaj Ai ėshtė qė e meriton dashurinė e plotė, e askush tjetėr pos Tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Dhe ka prej njerėzve qė marrin pėrveē All-llahut tė adhuruar dhe i duan ata siē duan All-llahun..."

Kush e do dikė sa All-llahun, apo mė shumė, ai padyshim se ėshtė njė mushrik (idhujtar), dhe kjo ėshtė shenjė e injorancės sė madhe dhe kufrit tė madh tė atij njeriu.

Jeta e besimtarit ėshtė pėr All-llahun dhe me ndihmėn e All-llahut, duke e pasur ēdoherė ndėrmend ajetin "Vetėm ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė".

Kurse dashuria ndaj krijesave tė All-llahut ėshtė pėr hirė tė All-llahut dhe aq sa janė tė nėnshtruar ndaj All-llahut. Ata qė janė robėr tė devotshėm tė All-llahut i duam pėr hirė tė All-llahut, ata qė janė besimtarė mėkatarė i duam aq sa ėshtė besimi i tyre dhe i urrejmė aq sa janė mėkatet e tyre, kurse ata qė janė nė kufėr dhe kundėrshtar tė All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i urrejmė plotėsisht pa asnjė gram dashurie.

Prej krijesave nuk ka mė tė mirė, mė tė dashur te All-llahu, dhe me virtyte mė tė mira se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj pas dashurisė ndaj All-llahut vjen dashuria ndaj Pejgamberit tė Tij, sepse atė All-llahu e bėri shkak pėr tė na larguar nga xhehennemi dhe punėt qė na shpiejnė atje dhe pėr tė na afruar drejt xhennetit dhe punėve qė shpiejnė atje. Nėpėrmjet tij na rregullohen tė gjitha ēėshtjet e dynjasė dhe ahiretit.

Nuk ka krijesė qė duhet tė duhet mė shumė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dashuria ndaj tij ėshtė obligim dhe nuk ka mundėsi njeriu tė jetė besimtarė nėse nuk e don Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dashuria ndaj tij duhet tė jetė mė e madhe se dashuria ndaj vetvetes, familjes, pasurisė dhe ēdo gjėje tjetėr.

Pas kėsaj vjen dashuria ndaj Pejgamberėve tjerė, edhe atė sipas gradave tė tyre, pastaj dashuria ndaj njerėzve tjerė sipas devotshmėrisė sė tyre, afėrsisė sė tyre me ne dhe bamirėsisė sė tyre ndaj nesh, si dashuria ndaj nėnės, babait, gruas, fėmijėve, e kėshtu me rradhė.

All-llahu ėshtė i drejtė dhe e don tė drejtėn, si dhe na urdhėron qė nė ēdo gjė tė jemi tė drejtė. Kjo gjė vlen edhe pėr dashurinė tonė. Assesi nuk duhet tė bėjm padrejtėsi, e sidomos kur ėshtė nė pyetje dashuria ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Thuaj (o i dėrguar): "Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. E All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur."

All-llahu e qorton ashpėr atė qė ėshtė i padrejtė nė dashurinė e tij. Ky ajet tregon se dashuria e kėtyre gjėrave nė origjinė nuk ėshtė diēka e keqe. Njeriu e do babain e tij, e do fėmijėn e tij, e do vėllain e tij, e do fisin e tij, e do pasurinė e tij, e do tregėtinė e tij, e do shtėpinė e tij. Origjina e dashurisė sė kėtyre gjėrave ėshtė lejimi, sepse ėshtė prej dashurisė sė natyrshme. Qortimi vjen kur kėto gjėra janė mė tė dashura se All-llahu, i Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e All-llahut.

Njeriu ska mundėsi ta dojė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, e gjithashtu ta dojė atė qė e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Nuk ka vend nė zemrėn e besimtarit pėr dashuri ndaj All-llahut dhe ndaj kundėrshtarėve tė Tij. Nėse ekziston njėra, largohet tjetra.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Nuk gjen popull qė e beson All-llahun dhe ditėn e gjykimit, e ta dojė atė qė e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrė nė xhennete, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj. Aty janė pėrgjithmonė. All-llahu ua ka pėlqyer punėn e tyre dhe ata janė tė kėnaqur me shpėrblimin e Tij. Tė tillėt janė palė (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarėt e All-llahut janė ata tė shpėtuarit."

Nuk e do besimtari kundėrshtarin e All-llahut, po edhe nė qoftė se e ka prind, fėmi apo diēka tjetėr.

Konceptet e gabuara tė dashurisė

Nėse njeriu largohet nga udhėzimi i All-llahut, atėherė do tė gabojė dhe devijojė nė ēdo aspekt tė jetės sė tij, e poashtu do tė devijojė edhe koncepti i tij mbi dashurinė. Njė njeri i tillė do ta dojė mė shumė atė qė duhet ta dojė mė pak, do ta urrejė atė qė duhet ta dojė, po bile edhe do tė arrijė nė atė pikė qė tė adhurojė dikėnd tjetėr pėrveē All-llahut, azze ve xhel, e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė.

Njerėz tė tillė shohim ēdo ditė, shohim tė tillė qė e adhurojnė tė dashurėn e tyre, apo ndonjė kėngėtar a kėngėtare, artist a artiste, sportist a sportiste. Ka tė tjerė qė e adhurojnė pasurinė dhe ēdo vepėr e tyre ėshtė pėr kėtė gjė. Krejt kjo ėshtė njė shenjė e qartė e humbjes sė madhe nė tė cilėn gjenden kėta njerėz, ėshtė shenjė e injorancės sė tyre dhe kufrit qė gjendet nė zemrat e tyre.

Kėta njerėz All-llahu i ka pėrshkruar kėshtu: "...Ata kanė zemra qė me to nuk kuptojnė, ata kanė sy qė me ta nuk shohin dhe ata kanė veshė qė me ta nuk dėgjojnė. Ata janė si kafshėt, bile edhe mė tė humbur, tė tillėt janė ata tė marrėt."

All-llahu e ka bėrė njeriun krijesėn mė tė ngritur, e ngritja e tij vjen nėse e adhuron All-llahun. Nė tė kundėrtėn, ai do tė bėhet mė i ulėt sė kafshėt.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur. Pastaj e zbritėm atė nė mė tė ultin e tė ultėve. Pėrveē atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira; ata kanė shpėrblim tė pandėrprerė."

Pra njeriu ėshtė krijesa mė e lartė, pėrderisa beson dhe bėnė vepra tė mira, e nė tė kundėrtėn, do tė bėhet mė i ulti i tė ultėve.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
luan2u
Postuar nė: 09.08.2006, 12:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



ardi nje pyetje te thjesht

ceshte puna me njerezit qe bejne vepra te mira e nuk besojne ne zot.

Me respekt
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 09.08.2006, 15:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (luan2u @ 09.08.2006, 12:41)
ardi nje pyetje te thjesht

ceshte puna me njerezit qe bejne vepra te mira e nuk besojne ne zot.

Me respekt


Luan,

kjo pyetje eshte shume e rendesishme, nuk eshte shume e thjeshte.
Ai njeri i cili nuk e beson Zotin, Krijuesin e vete, veprat e tij pamvaresisht se sa duken te medha tek ne, ai mund te jap edhe krejt pasurine e vete, por nese nuk e njeh Zotin e vete, ato vepra do ti shkaterrohen dhe nuk do ti vlejne asgje!!

Pyetja e pare qe do ti shtrohet njeriut ne Varrė eshte se kush eshte Zoti yte??? pastaj cila ka qene feja jote etj.
Pastaj njeriu do te jap pergjegjesi per Namazin qe eshte shtylla me e rendesishme dhe shtylla kryesore ne Islam pas besimit nė Zotin xh.sh!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
luan2u
Postuar nė: 09.08.2006, 17:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 328
Antari Nr: 1199
Bashkangjitur: 26.05.2006



E ketu une nuk mund te pajtohem me ty koleg, se vepra e mir gjithmon shperblhet qoft nga muslimani ose i fese tjeter. Nje shembull konkret--------------Nje njeri i fese tjeter i shpeton nga vdekja e sigurt 10 femij---------- e ti tash thua se vepra e tij para zotit nuk do te kete vlere? Ose me mija raste te tjera qe me siguri ndodhin cdo dit ne kete planet.

Jam i mendimit se veprat e mira para Zotit te Madh kane vlere, e ti koleg gabimisht po ma shpjegon.

Koleg pak fleksibilitet dhe humanitet nuk i ka be dem askujt ne bote.

Me respekt
PM
Top
florint
Postuar nė: 09.08.2006, 20:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 116
Antari Nr: 1274
Bashkangjitur: 23.06.2006



Me respekt. Inderuari kolege Luan2U. Me lejo te pregj.n ? tuaj.Shum shkurte.N boten tjeter (n ahiret)Sic po ceket ne shum vende n Kuranin Famelart shkruan:T gjithe ata q nuk e njohen Zotin e tyre t vertete;pra Allahun xh.sh.per Zot t vetin per ta nuk ka gjykim!Ata do t denohen me Xhehenem.Ju preferoj q t lexoni 1 liber shum interesant dhe t vlefshem. Xhehneti dhe Xhehnemi. BEE COOL OK! Shpresoj n mirekuptim per nderhyrjen time_______________
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 01.09.2006, 22:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Sa i perket atij i cili ben mire ne kete bote Zoti do t'ia kompenzoje ate te mire dmth do ta shperbleje me te mira vetem ne kete bote pavaresisht ka besuar apo jo, kurse nese ka qene besimtare do ta shperbleje edhe perjetesisht ne boten tjeter per shkak te besimit dhe adhurimit te vetem nje Zotit me kushtet qe i ka ky besim.

paqe dhe shendet
PM
Top
me_ty
Postuar nė: 08.09.2006, 13:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006



Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty


Kur martohesh, nuk merr vetėm grua, por e merr gjithė botėn. Prej kėtij momenti e tutje, ajo ēdo ditė do tė jetė partneri yt, shoqėruesi yt dhe shoku yt mė i ngushtė.

Ajo do tė ndajė momentet me ty, do tė ndajė ditėt, lotėt. Ajo do tė ndajė kėnaqėsinė dhe dėshprimin me ty, sukseset dhe dėshtimet, ėndėrrat dhe frikat. Kur tė sėmuresh ajo do tė kujdeset mė sė miri pėr ty, kur tė duhet ndihmė, ajo do tė bėjė ēmos pėr ty.

Kur tė kesh ndonjė sekret, ajo do ta ruajė; kur tė duhet kėshillė, ajo do ta jep kėshillėn mė tė mirė. Ajo ēdoherė do tė jetė me ty: kur tė ngrihesh nė mėngjes, gjėnė e parė qė sytė e shofin ėshtė ajo; gjatė ditės ajo do tė jetė me ty, nėse pėr ndonjė moment ajo nuk ėshtė me ty fizikisht, ajo do tė mendojė pėr ty, duke u lutur pėr ty me gjithė zemėr, mendje dhe shpirt; kur bie tė flesh natėn, gjėnė e fundit qė sytė e tu e shofin ėshtė ajo; dhe kur je duke fjetur e sheh atė edhe nė ėndėrr.

Thėnė shkurt, ajo do tė jetė e gjithė bota pėr ty, njėjtė siē je ti e gjithė bota pėr tė.

Pėrshkrimin mė tė mirė qė deri tani e kam lexuar ku pėrshkruhet afėrsia ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė ky ajet Kur’anor, qė thotė:
“…ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato…” (El-Bekare: 187)

Vėrtetė, bashkėshortėt janė si prehje (mbulesė/mbulim) pėr njėri-tjetrin pėr shkak se ata njėri-tjetrit i ofrojnė mbrojtje, komfor, mbulesė, pėrkrahje dhe ėmbėlsi qė prehja/mbulimi ua ofron njerėzve. Paramendoni njė udhėtim nėpėr Alaskėn e ftoftė tė pa mbuluar! Bashkėshortet tona na ofrojnė tė njėjtėn shkallė tė komforit, mbrojtjes, mbulesės, dhe pėrkrahjes nė udhėtimin e jetės nė kėtė botė, njėjtė sikurse mbulimi gjatė udhėtimit nėpėr Alaskė.

Marrėdhėniet ndėrmjet dy bashkėshortėve janė mė interesantet nga tė gjitha marrėdhėniet njerėzore: sasia e dashurisė dhe ngrohtėsisė, intimja dhe afėrsia, mėshira dhe ngushėllimi, paqa dhe qetėsia qė mbush zemrat e bashkėshortėve ėshtė thjesht e papėrshkrueshme. Sqarimi i vetėm racional pėr kėto ndjenja mė interesante nga tė gjitha ndjenjat njerėzore ėshtė se: ky ėshtė njė akt i Allahut, subhanehu ve te’ala:
“All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj…” (Nahl: 72)

Vetėm Allahu jonė i Gjithfuqishėm, subhanehu ve te’ala, me Fuqinė e tij tė Pakufishme, Mėshirėn e Pafund, dhe Menēurinė e Madhe mund t’i krijojė dhe t’i vendosė kėto ndjenja tė ēuditshme dhe tė paprekshme nė zemrat e bashkėshortėve. Nė fjalė, Allahu, subhanehu ve te’ala, i rikujton ata qė i kėrkojnė shenjat e Tij nė gjithėsi, se kėto ndjenja nė zemrat e bashkėshortėve janė ndėrmjet shenjave qė duhet t’i udhėzojnė njerėzit pėr ekzistimin e Tij, siē thotė nė Kur’an:
“Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė” (Rum: 21)

Mirėpo, Allahu, subhanehu ve te’ala, e din se zemra njeriut nuk ėshtė njė send i ngurtė, ajo ndonjėherė ėshtė e dobėt, e ndonjėherė ėshtė dinamike. Ndjenjat ndryshojnė me kohė. Dashuria mund tė dobėsohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund tė dobėsohet nėse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.

Lumturia nė martesė nuk mund duhet tė merret falas; lumturia e vazhdueshme kėrkon dhėnie tė vazhdueshme nga tė dyja palėt. Qė druri i dashurisė martesore tė mbahet gjallė dhe tė rritet, toka, dheu duhet tė mbahet, mirėmbahet, ujitet dhe t’i kushtohet kujdes.

Mos harro se i Dėrguari jonė, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohė tė shkojė nė shkretėtirė dhe tė garojė mė bashkėshorten e tij, Aishen. Ajo nė fillim e ka fituar atė, mirėpo mė vonė, pasi kishte shtuar pak nė peshė, ai kishte filluar ta fitojė atė.

Mos harro se do tė shpėrblehesh nga Allahu, subhanehu ve te’ala, pėr ēfarėdo emocioni qė ia tregon bashkėshortes tėnde. Pėr kėtė Muhamedi, sal-lalhu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “…madje edhe ushqimin qė e vendos nė gojėn e gruas sė tėnde ėshtė sadaka..”.

Asnjėherė mos e nėnēmo rėndėsinė e gjėrave qė, nė shikim, duken tė vogla, siē ėshtė vendosja e ushqimit nė gojėn e bashkėshortes, hapja e derės sė veturės, etj. Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur kėmbėn (gjunin) pėr t’i ndihmuar gruas sė tij tė hyp nė deve.

Pėrpiqu tė gjesh kohė qė tė dy tė faleni sė bashku. Pėrforcimi i lidhjes ndėrmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve te’ala, ėshtė garanca mė e mirė se lidhja juaj martesore ēdoherė do tė jetė e fortė. Paqja dhe rahatia me Allahun, subhanehu ve te’ala, ēdoherė do tė rezultojė me paqe dhe rahati nė shtėpi.

Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdėruar ēiftet bashkėshortore qė janė zgjuar pėr tė falur namaz nate sė bashku. Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atė qė zgjohet mė herėt tė zgjojė bashkėshortin/bashkėshorten edhe nėse ėshtė e nevojshme, duke ia lagur ftyrėn me ujė.

Ēdoherė mundohu tė jesh sa mė i mirė me gruan nė fjalė dhe nė vepra. Fol me tė, buzėqeshi, kėrko kėshillėn e saj, kėrko mendimin e saj, kalo kohė tė mirė me tė dhe mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “mė tė mirėt prej jush janė ata qė janė mė tė mirė me gratė e tyre”.

Dhe mė nė fund, ėshtė e zakonshme qė bashkėshortėt pohojnė se i duan dhe i nderojnė bashkėshortėt e tyre deri nė vdekje. Besoj se ky pohim ėshtė i mirė, madje i shkėlqyeshėm, mirėpo nuk mjafton vetėm kjo! Nuk mjafton vetėm ta duash gruan. Duhet tė duash atė qė ajo e do. Familjen e saj, tė afėrmit e saj duhet tė bėhen edhe tė afėrmit e tu. Mos u bė si njė mik i imi i cili ishte dėshpruar se prindėrit e bashkėshortes do t’i vinin mysafirė pėr disa javė. Ai drejt dhe thjesht i kishte thėnė bashkėshortes “Nuk i dua prindėrit e tu”. Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt nė sy dhe i ka thėnė “As unė nuk i dua prindėrit e tu”…

Poashtu, nuk mjafton ta duash atė deri nė vdekje. Dashuria nuk duhet tė pėrfundojė asnjėherė dhe ne besojmė se ka jetė pas vdekjes ku ata qė kanė bėrė vepra tė mira nė kėtė botė do tė bashkohen me bashkėshortėt (Sureja Al-Zukhruf: 70)…

Shembulli mė i mirė nė kėtė kuptim ėshtė Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dashuria e tė cilit pėr Hatixhen, bashkėshorten e tij pėr 25 vjet ėshtė zgjėruar dhe ka pėrfshirė tė gjithė ata qė ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes sė saj. Kishin kaluar shumė vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjėherė nuk e harroi atė, dhe ēdoherė qė priteshte ndonjė edh (kurban) nė shtėpinė e tij, ai do tė dėrgontė njė pjesė familjes sė Hatixhes, radijallahu anha…


Nga autor anonim


P.s. Ky eshte me te vertete koncept i vertete i dashurise qe islami na e meson.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio