Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Maqedonia do te ndahet !! (Interviste e Koēo Danaj
aristoteli
Postuar nė: 15.08.2006, 22:23
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



Maqedonia do te ndahet !!(Interviste e Koēo Danaj, botuar ne gazeten Epoka e Re ne 9 dhe 10 gusht 2006)


EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?

Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.
Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?

Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?

Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?

Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?

Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?

Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?

Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?

Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?

Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.



EPOKA E RE: Ēka mendoni se duhet tė bėhet qė t'u iket zėnkave brenda korpusit politik shqiptar nė Maqedoni?

Danaj: Ėshtė e thjeshtė. E para dhe e fundit: politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė nevojė tė heqin dorė nga mentaliteti bajraktar se kush ėshtė i pari. Pas kėsaj ēdo gjė ėshtė shumė e thjeshtė. Pėr vendin e dytė nuk lufton njeri deri nė mėri apo grindje.

EPOKA E RE: Mė herėt keni deklaruar se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Mund ta elaboroni mė shumė kėtė tezė tuajėn?

Danaj: Po e kam thėnė nė njė analizė tė botuar kohėt e fundit. Mendoj se edhe nė politikė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Prandaj po e ritheksoj se moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė. Duket se ky do tė jetė edhe qėllimi i koalicionit qeveritar nė Maqedoni. Nė mars-prill 2001, regjisori-kryeministėr i Maqedonisė, Ljubēo Georgievski kėrkoi ndarjen e saj nė kushte tė favorshme pėr atė dhe tė pafavorshme pėr shqiptarėt. Por Arbėr Xhaferi nuk e pranoi kėtė tezė. Ndėrsa nė maj 2001 kur UĒK-ja kishte zotėruar Luginėn e Vardarit, Georgievski u tėrhoq vetė dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave pėr tė mbajtur gjallė tezėn e ndarjes sė saj. Gazeta “Veēer” e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė Maqedonisė. Janė tė njohura arsyet pėrse nuk u realizua ky skenar atė vit. Por skenari ekziston akoma.

Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit

EPOKA E RE: Pėrse ekziston ky skenar sipas mendimit tuaj?


Danaj: Sepse Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit, vartėsit e Lube Boshkovskit dhe Ljubēo Georgievskit. Dhe nė thelb Marrėveshja e Ohrit ėshtė shumė herė mė dimesionale se sa ėshtė trajtuar deri mė sot. BDI nė mjaft raste e harroi kėtė tipar tė saj dhe e trajtoi si marrėveshje tė njėanshme.

EPOKA E RE: Mendoni se kjo marrėveshje ishte vetėm pėr shqiptarėt?

Danaj: Kjo Marrėveshje nuk ishte vetėm pėr shqiptarėt. Ėshtė njė kamuflim i gabuar trajtimi i saj si marrėveshje vetėm pėr shqiptarėt. Pėr mė shumė, kjo marrėveshje qė pas disa ditėsh ka 5 vjetorin shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Tė harrosh kėtė thelb tė marrėveshjes do tė thotė t’i hapėsh rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė aktuale.

Marrėveshja e Ohrit - mėsim i madh pėr gjithė politikanėt nė Ballkan

EPOKA E RE: Mendoni se Marrėveshja e Ohrit ishte njė mėsim qė duhet ta mėsojnė edhe maqedonasit dhe polikanėt e Shkupit?

Danaj: Marrėveshja e Ohrit ishte edhe njė mėsim i madh, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe maqedonasit dhe politikanėt e tyre, por edhe pėr tė gjithė politikėn nė Ballkan, mbi atė se si bėhet dhe duhet bėrė kompromisi dhe dialogu. Pėr tė arritur deri te Marrėveshja e Ohrit, politikanėt maqedonas dhe ata shqiptarė u mėsuan tė bėjnė dialog me kėdo, dialog pėr gjithēka pėr tė arritur deri te kompromisi. Dhe duhet thėnė se politikanėt maqedonas dhe shqiptar, kompromisin e realizuan nė fund.

EPOKA E RE: Po, ēka mendoni ju pėr kėtė kompromis?

Danaj: Kompromisi i tyre nuk ishte thjesht i detyruar siē ka ndodhur shpesh nė mjediset politike ballkanike. Kompromisi i detyruar mbartė nė thelb trysninė ndėrkombėtare, prandaj edhe ėshtė shkelur nė mjaft raste. Ndėrkaq kompromisi i dėshiruar, mbart edhe nevojėn e popujve, etnive, komuniteteve apo bashkėsive etj. pėr tė jetuar sė bashku, pėr tė rregulluar sė bashku mosmarrėveshjet. Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė kompromis jo vetėm i detyruar nga bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe i dėshiruar nga bashkėsia maqedone, shqiptare etj., etj.. Gruevski po i ikėn Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe kjo do tė thotė se po i hap rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė.

Dosja Kosovė...


EPOKA E RE: Pse nuk u nda Maqedonia nė vitin 2001?

Danaj: Nuk u nda, sepse ende nuk ishte hapur “Dosja Kosovė”, qė ėshtė dosja kryesore jo thjesht ballkanike, por mė shumė se kaq. E tani kjo dosje ėshtė nė pragun e mbylljes. Duke qenė kėshtu, nė qeverinė e Maqedonisė duhet tė ishte dhe ėshtė njė parti politike shqiptare me prirje nacionaliste siē ėshtė PDSH-ja dhe jo njė parti me prirje qytetare si BDI-ja. Por nė qoftė se dikush thotė se si do tė qėndronte Maqedonia pa njė tė tretėn e saj, mė duhet tė pohoj se pėrderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan tė formohet njė shtet me 600 mijė banorė si Mal i Zi, pse tė mos pranojnė edhe njė shtet maqedonas me mbi njė milion banorė. Por, pėrsėri, nė qoftė se dikush do tė mė thotė se ēfarė do tė bėhet me mbi 600 mijė shqiptarė, aq sa ėshtė i gjithė Mal i Zi, pėrsėri do tė mė duhet tė pohoj se edhe ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Ata do tė jenė tė lirė ose tė bashkohen me mėmėdheun qė ėshtė Shqipėria ose me njė pjesė tė atdheut qė ėshtė Kosova.

EPOKA E RE: Mendoni ju se kjo ėshtė nacionalizėm?

Danaj: Pėrsėri edhe nė qoftė se dikush apo disa do tė thonė se kjo pikėpamje ėshtė njė nacionalizėm i hapur, do tė mė duhet tė pohoj se sa kohė qė ēėshtja shqiptare vazhdon tė jetė e hapur, aq kohė mendimet pėr zgjidhjen e saj nuk mund tė jenė nacionalizėm, por realizėm dhe europianizėm i kulluar. Po sjell njė shembull nė vėmendjen tuaj: Deri mė sot 5 shtete qė jetojnė ne rajonin e Ballkanit nė tė cilat ka edhe shqiptar diku si shtet, diku si mazhoritet dhe diku si minoritet, janė ndėrtuar mbi shtatė marrėveshje ndėrkombėtare. Por qė asnjėra prej tyre nuk ėshtė bėrė natyrale, por vazhdojnė tė mbeten artificiale. Mbi kėtė bazė njohjeje, ėshtė normale qė shumėkush tė jap mendime dhe gjykime pėr njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me kėto 5 shtete ku jetojnė shqiptare, e cila marrėveshje tė jetė natyrale. Jam i bindur se edhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė dėshironte njė gjė tė tillė. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull pėr t’u bindur kushdo se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ishte dakord me atė qė thashė mė lartė.


EPOKA E RE: Po cili ėshtė shembulli Danaj?


Danaj: Sot nė hapėsirat shqiptare ka dy presidentė, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, dy kryeministra, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, 3 zėvendėskryeministra, njė nė Shqipėri, njė nė Kosovė, njė nė Maqedoni, 30 ministra, nga tė cilėt 14 nė Shqipėri, 11 nė Kosovė, 4 nė Maqedoni dhe njė nė Mal tė Zi. Pa folur pėr mbi 70 zėvendėsministra. Kushdo nga bashkėsia ndėrkombėtare do tė pranonte mė mirė vetėm njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra.

E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit

EPOKA E RE: Cila ėshtė e ardhmja e Maqedonisė, sipas jush?

Danaj: E ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot siē thashė edhe mė lartė, duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit. Ndėrsa e ardhmja e Maqedonisė qė do tė mbetet pas kėtyre viteve do tė jetė integrimi evropian i saj. Ndėrsa e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale. Dhe pėr ta mbyllur do sillja nė vėmendjen tuaj disa vargje nga eposi i ditėve tė fundit tė krahinės sė Himarės: Ne ėndėrr tė madhe nuk kemi; Veē folenė ku fle Shqiponja ; Shqipėrinė Natyrale; Katėr Vilajetet tona. (fund)


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top
klanizemunit
Postuar nė: 16.08.2006, 01:42
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 32
Antari Nr: 1108
Bashkangjitur: 03.05.2006



Te them te verteten po me pelqen shum Interviste e Koēo Danaj mirpo vetem nje nuk po e kuptoj se gjdo her thot Shqiperia Natyrale ku permendet Shqiperia Kosoova dhe Maqedonia mirpo nuk po e kuptoj se pse nuk e ka permendur edhe Greqin sa e di un edhe atje ka pjes te Shqiperis Natyrale







BODYGUARD
PMMSN
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 16.08.2006, 13:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Nuk do te lexoj intervistem mjafton titulli me pelqen ishalla dahet dhe si thon ka tetova ishalla behet lak e ndysh....

dhe fundja per ndarje e per liri rane deshmoret e vitit 2001...


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
Njomza_22
Postuar nė: 16.08.2006, 14:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 200
Antari Nr: 529
Bashkangjitur: 19.02.2006



 Citim (filozofi @ 15.08.2006, 22:23)

EPOKA E RE: Cila ėshtė e ardhmja e Maqedonisė, sipas jush?

Danaj: E ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot siē thashė edhe mė lartė, duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit. Ndėrsa e ardhmja e Maqedonisė qė do tė mbetet pas kėtyre viteve do tė jetė integrimi evropian i saj. Ndėrsa e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale. Dhe pėr ta mbyllur do sillja nė vėmendjen tuaj disa vargje nga eposi i ditėve tė fundit tė krahinės sė Himarės: Ne ėndėrr tė madhe nuk kemi; Veē folenė ku fle Shqiponja ; Shqipėrinė Natyrale; Katėr Vilajetet tona. (fund)

NUk e shoh nje ndarje te till, megjithat sdo me pelqeje nje ndajre edhe nese ndodh.
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 16.08.2006, 20:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Njomza

Perse vall nuk do te pelqente....apo ndoshta ke biznis te fort me ta dhe nuk don me ta prish biznesin dikush....nejse po ndarja nuk vjen ashtu kot sepse as lindja e femiut nuk vjen vetvetiu dhe ket ndarje dikush duhet ta sjell e dikush te behet shkaku i kesaj ndarje por un e dua ket ndarje sepse cdo gje shqiptaret bejne dhe asgje nuk fitojne...kete e kam cekur disa here...mjfaton te kujtojm referendumin e 93 kur afer 400 mij shqiptar votuan PRO referendumit per autonomi dhe nga 93 e deri tash mund ta marim me mend sa shqiptar jemi ketu...prandaj them qe ky vend duhet te ndahet se ne e mbajm gjall dhe ne jemi rrober serish

suksese Njomza me bashkim vllazrim


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 16.08.2006, 21:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




A e ka dikush idene se kah duhet te kaloje kufiri i ndarjes, te shohim pakez imagjinacionin tuaj.

Pershendetje
PM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 17.08.2006, 09:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Uskana

Nuk e di pse ja fut kot ngandonjehere

kuptohet qe ne nuk kerkojm Dellceven, as Krivapallanken dhe as Leskovcin nga ju familja e fundit shqiptare u terhoq ne vitin 2004 (lajm i dhene edhe ne RTK) dhe besoj pak shkoll ke bere dhe histori ke degjuar se ku i bjen e ku si bjen kufiri....
suksese


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio