Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ubi Sunt nga Ervin Hatibi
Foks_Ecc
Postuar nė: 24.11.2009, 20:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Ubi Sunt" nga Ervin Hatibi
http://www.standard -al.com/tekst. php?idt=23956

"Promenade Gallery" ekspozon pėr here tė parė punėt e artistit Ervin Hatibi. I njohur prej publikut shqiptar si shkrimtar, Ervin Hatibi i ėshtė shfaqur progresivisht publikut gjatė viteve tė fundit edhe nėpėrmjet artit pamor. Pasi ka ekspozuar nė Paris, Ferrara, Shkup, Stamboll dhe sė fundmi nė Bienalen e Pragės, "Ubi Sunt" shėnjon ekspozitėn e parė personale tė artistit nė vendlindjen e tij. "Ubi Sunt" pasqyron njė pėrzgjedhje tė punėve tė fundit tė artistit inspiruar prej arteve funerare tė epokės osmane. I tėrhequr larg qendrave tė qytetit dhe Shqipėrisė vetė, poeti, tani edhe artisti pamor, rishfaqet me kujtime tė fėmijėrisė sė hershme. "Mė tepėr pėr tė mjegulluar se pėr tė qartėsuar punė, mė mjafton tė thuhet se kam kaluar gjithė fėmijėrinė me dijeninė se shtėpia ku unė flija, ishte ndėrtuar mbi njė varrezė. (Varrezė jevgjish-specifikon im atė.) Nė vitet `60, kur hidheshin themelet e pallatit tė oficerėve mu pėrpara oborrit tonė, punėtorėt flaknin kazmat tė lebetitur sa herė sqepi i kazmės ngrinte pėr syri ndonjė kafkė apo zbulonte ndonjė dorė tjetėr kockash ezmere qė skėrmiteshin mes baltės", - shprehet autori Ervin Hatibi. Ekspozita titullohet "Ubi Sunt", kushtuar gurėve tė varrit dhe do tė hapet nė "Promenade Gallery", nė qytetin e Vlorės. "Ubi Sunt"... i takon shprehjes latine "Ubi sunt qui ante nos fuerunt?", nė shqipe "Ku janė tani ata qė para nesh qenė?". Lidhur me kėtė ekspozitė, Hatibi tregon se "pėr vite tė gjata me radhė, pasditet sillnin me vete njė alarm numėrimi mbrapsht drejt zeros, kohė e pėrndjekur kur unė duhet tė llogaritja veprimet e mia apo tė memorizoja gjithēka nė oborr deri nė rėnien e plotė tė territ, i cili mi ftohte mollėzat sa herė tentoja ta pėrballoja - i mbyllur brenda katėr mureve - qoftė edhe me mend, nė pritje tė dritės, e cila besoja se do ta ēlironte mė nė fund oborrin nga gjithė ato pandehma qė zgjateshin rregullsisht pėrtej kalldrėmit, duke zbehur aty-kėtu me fasha paralele as-ajėr-as-ujė rreth njė metėr e gjysmė drejt qiellit. Pėrfytyrimin mbushur me shufra tė sapofikura neoni e ushqente, po aq sa filmat e lėnė pėrgjysmė, (gjysma tjetėr vazhdonte pėrnatė nė oborr) njė gur i vėrtetė varri, njė metėr e gjysmė, i mbėshtetur nė mur te njė cep skajor i oborrit". Ai shton se ishte fjala pėr njė objekt qartėsisht antropomorf, tė cilėn e pėrshkruan: "njė kokė rregullsish rrumbullake brendashkruante (brendashkruan edhe sot e kėsaj dite) njė yll dymbėdhjetėcepė sh, plus njė tjetėr tetėcepėsh mė thellė, vijon qafa e pastaj trupi".

Nė paraqitjen e idesė sė ekspozitės ėshtė shkėputur njė reflektim i Mitrush Kutelit, "Nė Prizren, midis tė vdekurve dhe tė gjallėve", maj 1943, ku ndėr tė tjera shkruan: "[…] Ėshtė fort e rėndė tė vizitosh gjithė varret e njė qyteti kaq tė madh e kaq tė vjetėr, se janė tė shumtė e tė pėrhapur. Dhe shumė gjurma janė zhdukur. Po ne bėjmė sa mundim. Ja, tė kalojmė sė bashku Urėn e Gurtė me harqe venetike, aty afėr Xhamisė tė Sinan Pashės, e tė shkojmė ngadalė, nėpėr disa rrugė shumė tė ngushta e tė dredhuara (mua kėto mė pėlqejnė mė shumė se rrugėt monotonisht tė drejta, tė hapura me litar, tė qyteteve tė reja) gjer te Xhamia e Bajrakliut. Pėrpara kėsaj xhamie me minare ēuditėrisht tė hollė, si fije kallmėr, ėshtė njė oborr dhe nė oborr disa varre tė vjetra zonjash e zotėrinjsh, nga tė fuqishmit e njė kohe. Tani, kur asnjė dorė nuk zgjatet t'i pėrkujdesė, as varret, as qoshkun aty pranė, pllakat e mermerta kanė rėnė poshtė, ku i shkel kėmba dhe i bluan koha. Do dėshiroja fort tė lexoj mbishkrimet, me nj'ato fantastike kaligrafi arabe […] Po nuk di, dhe jam i dėshpėruar se ndofta nuk do di kurrė. Megjithėkėtė mė pėlqen t'i vėshtroj e t'i prek me gishtėrinj. Sepse mė duket se kur i prek me gishtėrinj kėto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit tė artistit qė i punoi. […]". Ekspozita do tė qėndrojė e hapur prej datės 22 nėntor deri mė 10 dhjetor 2009, nė "Promenade Gallery" nė Vlorė.

Ervin Hatibi (1974) ėshtė njė nga poetėt e brezit tė ri, ose mė mirė i brezit rinor tė fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thėne se Hatibi ėshtė vazhdimėsia dhe e ardhmja e poezisė moderne shqiptare, pra njė talent qė e ka treguar veten qė kur ishte veē 15 vjeē. Ervin Hatibi ka shkruar shumė poezi tė "modeleve" tė ndryshme, pra mund tė gjejmė njė potpuri stilesh nė poezinė e tij. Dallohet pėr origjinalitet dhe pėrdorje tė mrekullueshme tė gjuhės shqipe.

23/11/2009


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio