Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Duaja, Duaja:Arma Me e fuqishme e Besimtarit
Meli_Te
Postuar nė: 23.09.2006, 10:37
Quote Post


Moderatore
***

Posti: Antarė
Postime: 33
Antari Nr: 2875
Bashkangjitur: 22.09.2006



Bismilahir-rahmanir-rahim




Duaja: Arma Mė e fuqishme e Besimtarit






Duatė (lutjet drejtuar Allahut) ndikojnė positivisht nė ndryshimin e mundėsive, fatit dhe jetės tonė.



Njėherė Profeti yne (SAWS) has nė disa njerėz qė vuanin nga njė fatkeqėsi, dhe thotė pėr ta: "Pse nuk kėrkojnė mbrojtje nga Allahu?" Kjo pyetje e Profetit (saws), na drejtohet edhe ne Muslimanėve tė kėsaj kohe, aq mė tepėr, kur e dime fare mirė se nė ēfarė gjėndje jetojmė.



Ėshtė e vėrtetė se gjatė gjithė kohės, ne, Muslimanėt, asnjėherė nuk e kemi braktisur Duanė, dhe gjithnjė vazhdojmė ti drejtohemi Allahut (SWT ) me Dua. Por, mjerisht, pėr shumicėn, koncepti dhe praktika nė lidhje me Duanė, kanė ndryshuar rrėnjėsisht. Dhe shpesh herė Duaja bie nė nivelin e ritualit.



Tė habit fakti, qė zakonisht e pėrdorim Duanė vetėm nė rast dėshpėrimi tė thellė, dhe kur tė gjitha pėrpjekjet kanė dėshtuar. Por, edhe shpesh herė e nėnēmojmė Duanė me vepra madje edhe me fjalė.



Por Muslimani i vėrtetė e koncepton ndryshe Duanė. Duaja ėshtė me tė vėrtetė arma mė e fuqishme e besimtarit. Duaja mund tė ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve dhe fatit, kur njė gjė tė tillė nuk mund ta bėjė vepra. Ajo ėshte pjesa mė e rėndėsishme e adhurimit.



Me tė besimtari qėndron larg dėshtimit, dhe pa tė nuk mund tė arrijė sukses. Duaja duhet tė jetė mjeti i parė dhe i fundit pėr besimtarin pėrkrah planeve dhe veprave tė tij.



Duaja ėshtė akt i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, ajo ėshtė bashkėbisedimi ynė me Allahun, Krijuesin tone, tė Plotfuqishmin. Ajo e ngre lart shpirtėrisht dhe moralisht besimtarin, dhe si rrjedhojė gjen qetėsinė shpirtėrore. Ne i drejtohemi Allahut (SWT) sepse e dimė se vetėm Ai ėshtė nė gjendje tė ndryshojė gjendjen tonė, tė na heqė vuajtjet, dhe tė na ndihmojė nė zgjidhjen e problemeve. Ndihemi tė ēliruar pasi i drejtohemi duke i qarė hallet dhe vėshtirėsitė. Ndihemi tė fuqishėm pasi kemi komunikuar me tė Plotfuqishmin.



Nė ēdo vėshtirėsi gjėja e parė dhe e fundit qė kėrkohet tė bėjmė duhet tė jetė Duaja, veē pėrpjekjeve dhe veprave. I lutemi Allahut (SWT) qė tė na ndihmojė nė kapėrcimin e vėshtirėsive; tė na ndihmojė qė tė jemi tė qėndrueshėm nė rrugėn e tij; qė tė kemi sukses etj.



Duaja ėshtė thelbi i adhurimit. Ai person i cili bėn Dua vazhdimisht, konfirmon besimin e tij nė Tauhid (Monoteizmin Islam) dhe vėrteton mohimin e tij tė ēdo besimi tjetėr tė kotė (qė mund tė jetė karakteristik pėr politeizmin, fetishizmin, totemizmin etj.)



Sa herė qė bėn Dua besimtarit i rritet besimi nė Allahun (SWT). Besimtari rregullisht duhet ti lutet dhe pėrulet Allahut (SWT). Ai person i cili sinqerisht bėn Dua e kupton fare mirė marrėdhėnien e tij me Krijuesin Fuqiplotė, dhe pėrpiqet vazhdimisht pėr ta vėrtetuar atė me vepra. Kjo ėshtė esenca e adhurimit! Pėr mė tepėr, ai person nuk bėhet arrogant apo mendjemadh, rezultat logjik i sinqeritetit nė adhurim.



Pra, Duaja ėshtė dhe mbetet arma mė e fuqishme qė posedojmė pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės, por edhe nė Xhihad. Gjatė betejės se Bedrit, Profeti (SAWS) e kaloi natėn e fundit para betejės duke iu lutur Allahut (SWT) pėr ndihmė kundėr armikut, i cili ishte shumė mė i madh nė numėr.



Salahuddin El Ejjubi ishte i zėnė ditė e natė gjatė betejave tė famshme kundėr kryqėzatave. Ditet i kalonte nė luftė (Xhihad), dhe netėve i lutej Allahut (SWT) pėr ndihmė.



Duaja duhet tė jetė vazhdimisht nė qendėr te vėmendjes tonė, nė ēdo ēėshtje qoftė e madhe apo e vogėl, duhet tė jemi edhe kėmbėngulės nė Dua. Si rrjedhojė, arrijmė tė pėrforcojmė marrėdhėniet tona me Allahun (SWT). Nė tė njėtėn kohė, Duaja duhet tė shoqėrohet me shpresėn dhe bindjen se do tė na pranohet dhe pėrgjigjet nga Allahu Fuqiplote. Kujtojmė Hadithin [Thėnjen e Profetit (SAWS)], qė thotė: "S'ka gjė mė tė dashur pėr Allahun (SWT) se sa njė rob i cili i drejtohet Atij me Dua !". Dhe nė tė kundėrt, mungesa e pėrqėndrimit dhe bindjes gjate Duasė, faljes, etj. e bėn tė paefektshėm atė.



Sė fundi, e pėrsėrisim edhe njė herė se duhet tė bėjmė Dua nė ēdo kohė, dhe jo vetėm kur jemi nė gjendje tė vėshtire. Profeti (SAWS) thotė: "Kush dėshiron qė Allahu ti pėrgjigjet lutjeve tė tij kur ėshtė nė gjėndje tė vėshtirė, ai duhet tė bėjė shumė Dua gjatė kohės kur ai gėzon lehtėsi dhe rehati." Gjithashtu ka thėnė: "Ai person i cili nuk i lutet Allahut, Allahu zemėrohet me tė"



----------------------------------------
Pejgamberi a.s. ka thene: "Nuk do te levize njeriu nga vendi Diten e Gjykimit pa mos u pyetur per kater gjera : per jeten ku e ka kaluar, rinine ku e ka harxhuar, per diturine cka ka bere me te, dhe pasurine si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio