Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (6) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Poezi Nga Agim Metbala
ametbala
Postuar nė: 12.01.2008, 14:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



pershendetje

Ky postim ėshtė ndryshuar nga LirimShabani nė 12.01.2008, 23:19
PM
Top
Stafi
Postuar nė: 12.01.2008, 14:49
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Antarė
Postime: 715
Antari Nr: 12289
Bashkangjitur: 27.12.2007



Cfar eshte kjo pershendetje? deshiron te prezentohesh apo cka?
PM
Top
Strider
Postuar nė: 12.01.2008, 14:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9705
Antari Nr: 8466
Bashkangjitur: 16.07.2007



 Citim (Stafi @ 12.01.2008, 14:49)
Cfar eshte kjo pershendetje? deshiron te prezentohesh apo cka?

stafi kadale be,behu edhe ti pak ma tolerant...!!!

Ametbala pershendetje edhe per juve miresevini ne forumin e mrekullueshem!!!
respekte...




----------------------------------------
Everyone wants to change the world,but nobody wants to change himself
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 12.01.2008, 19:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



 Citim (Strider @ 12.01.2008, 14:52)
stafi kadale be,behu edhe ti pak ma tolerant...!!!

Ametbala pershendetje edhe per juve miresevini ne forumin e mrekullueshem!!!
respekte...

Agim METBALA

GUXIMI FLE

Nė kėtė shesh tė shqetėsuar
Qė vėrtitten rreth boshtit tė vet
Me shpresėn e humbur zė sė nesėrmes
Nė kėtė amfiteatėr tė hapur
Ku secili aktron role tė paartikuluara
Me dhembje tė pikturuar nė fytyrė
Nė kėtė nėnqiell tė errrėt
Me mija peisazhe tė errėta
Tė ekspozuara vetėm bardhė e zi...
Faji ėshtė i lakuriquar
Na mungon guximi
qė nėpėr mote fle...



Agim METBALA

PELEGRINAZH NDERI
Adem Jasharit

U mundova tė eci shtegut tėnd
Qė kishte vetėm njė zgjidhje
Ta shkruash emrin nė abetare
E trupi mburojė plumbash
E mata vehten nė peshojė disfatė
Nga e cila doli listė e gjatė...

Pėrherė tė dytė e mata vehtebn
Me pjesėn e zemrės sime
Tė ecė bjeshkės kur ēeli dushku
Im bir hapi istikamet
U kthye duarsh me ushla pentagrame...

Herėn e tretė
Nuk e mata mė vehten
nbase shtegut tėnd
Ecėn vetėm dragonj e zana
Tė tjerėt ishin tė pafuqishėm
Pėr atė pelegrinazh nderi...

Rahovec, 10.09.2004














PM
Top
ametbala
Postuar nė: 12.01.2008, 23:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

NĖNĖS SIME

Nė ēdo rrudhė tė ballit
Paluar ke nga njė dhembje
Por gėzimin pėrherė
E pashė nė sytė e tu.
Nga fytyra jote fluturonin
Pėllumbat e bardhė
Pas tė cilave vrapoja me ėndje
Pėr mua natėn e bėje ditė
Se dita ishte e shkurtėr
Tė m'i plotėsoje tė gjitha dėshirat...

Edhe sot i thinjur
Ndjehem aq i vogėl
Para dashurisė tėnde mal
Qė nuk matet me asgjė
Ti ndjehesh me zemėr
E prekesh me shpirt...

06.12.2003


SHPIRTI NĖ SHUPLAKĖ

Kurrė nuk do tė isha trembur
Nga askush dhe nga sgjė
Po tė mos ishte syri im
Qė ma shpalos shpirtin nė shuplakė...

Durrės,03.08.2003
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 13.01.2008, 21:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

KĖNGĖT E MIA

Kėngėt e mia
Kėndohen e kėndohen
Me melodinė e vjetėr
Mes meje dhe njerėzve
Mes njerėzve dhe meje...

Kėngėt e mia
Nė ndėrdijen kureshtare
Zemėr buēimė e jehonshme
Nė tė gjeni kuptimin e ēastit
Gjykimin e drejtė
Nėn kureshtjen e shestuar...


MĖ THANĖ

Mė thanė tė shkruaj bardhė
Kur syrin verbomnte terri
Mė thanė tė kėndoj serenada
Kur dhimbja mė ndiqte nė ēdo hap
Mė thanė tė shkruaj poezi
Duke shikuar vetėm pėrpara
Pa shikuar majtas djathtas
Mė thanė tė mos sajoj aforizma
Mbase atė ndjellin hakmarrjen...

Dhe ēka s'mė thanė tjetėr ata
Qė servuan terrin, shkaktuan dhembje
Me shikimin nė xhepa tė majmė...

15.04.2004



PM
Top
ametbala
Postuar nė: 14.01.2008, 19:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

VETVRASJA E HESHTJES

Pėrditė nė vend tė kaftjallit
Na servohet nga njė brengė
Nė tavolinė pėr drekė
Na shtrohet nga njė vdekje enigmatike
E pėr ēdo darkė
Para syve na vidhet shpresa...

Heshtja pa kusht duhet bėrė vetėvrasje
Ose ne ta vrasin botėrisht
E nė gishtin tonė tregues
Le tė lind guximi i fjetur...

03.09.2004
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 15.01.2008, 17:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

ARSYEJA

Mis e keqja nė pistė
Na sillet si svilatė mode
Duke na i kthyer vithet
Herė majtas e herė djathtas
Duke na e shkelur syrin montenutė
Tė dehur nga mashtrimi
I duartrokasim vdekjes
Dhe flejmė mni ėndrrat...

Nė gjysmė tė kėsaj maratone
Nė stadin e ēmendurisė
Na kthejnė rikverc fėmijėt
Duke na i thyer kafkat me maus
E gojėn mbyllur me mrekullitė e internetit
Pėrfundimisht tė na ēlodhė arsyeja...

27.09.2004
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 21.01.2008, 18:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA
KARRIGA

Nėn karrige si duket
Fshihet formula Abra-Kadabra
Pėr tė mos e lėshuar atė
Shklelėn plisin e bardhė
Kohėn tjetėr diferenconin tė vėllanė
Kohėn tjetėr vranė demonstrues
Kohėn tjetėr nė pusi i pritėn drangojtė tanė...

Edhe sot janė tė pėrgatitur
Tė ecin me cilėndo tė keqe
Vetėm pėr tė mos e lėshuar karrigėn
Karrigėn pėr tė mos e lėshuar o Zot

.................................................................

Harrojnė se pėr nė banesėn e fundit
Do tė pėrcillen si hajdutė...

15.04.2004

KOHĖ E KRISUR

Nė kėto kohėra tė rėnda si plumbi
Trurin e kam konservuar mirė
Pakkujt i duhet truri
Veshin e kan mbushur me pambuk
Pėr ta shpėtuar timpanin
Ndėrsa sytė i kam mbyllur nė kuti
Pėr tė mos parė fėlliqėsirat


Do tė pres ditė mė tė mira
Pėr tė jetuar dhe pėr tė vdekur...
PM
Top
pranvera
Postuar nė: 21.01.2008, 22:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 508
Antari Nr: 10316
Bashkangjitur: 18.10.2007



 Citim (ametbala @ 12.01.2008, 19:50)
Agim METBALA

GUXIMI FLE

Nė kėtė shesh tė shqetėsuar
Qė vėrtitten rreth boshtit tė vet
Me shpresėn e humbur zė sė nesėrmes
Nė kėtė amfiteatėr tė hapur
Ku secili aktron role tė paartikuluara
Me dhembje tė pikturuar nė fytyrė
Nė kėtė nėnqiell tė errrėt
Me mija peisazhe tė errėta
Tė ekspozuara vetėm bardhė e zi...
Faji ėshtė i lakuriquar
Na mungon guximi
qė nėpėr mote fle...




KJo poezi qenka e bukur...mč pčlqen!


----------------------------------------
Lumturia nč kčtč botč i ngjan dritčs sč shkreptimčs,
ndricimi i nji sekonde sjell pas fortunč disa orčshe...
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 29.01.2008, 16:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

YLBERI MA NGJYROS BALLIN

Sa herė e dėgjoj pulsin e zemrės sime
Gabimit s'ia hap portėn me asnjė kusht
Nė rrugėn time i mbyllet shtegu mashtrimit
Urrejtjen e shkeli me themėr
Ylberi ma ngjyros ballin ...

Durrės, 03.08.2003
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 29.01.2008, 16:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

DO TĖ BĖRTAS

Mė thanė se jam rebeluar
Nė moshėn e adoleshencės
Dosjen ma kanė majmė si pastėrmėn...

Mė thanė se kam shkruar parulla
Ndaj faraonėve tė kohės
E duhet tė ma presin gjuhėn e dorėn...

Mė thanė se kam protestuar
Kundėr drejtėsisė me kutin e jashtėtokėsorėve
Ma kyēėn derėn e zyrės...

Dhe tash mė thonė tė hesht
Se na pėrgjojnė prapė jashtėtokėsorėt
Edhe nėse lind zezaku me flokė tė gjembosur...

Pa u hamendur aspak
M'u sikur lopės nė Indi
T'ua lėshoj rrugėn atyre qė shpohen...

Tė mos i hidhėrojė zotrat e vjetėr
Se ata janė kryeneē
Dhe vjedhin fuqi termetesh...

Dhe ēka tjetėr nuk mė thanė
Grumbujt e mishit pa eshtra...

Unė sėrish do tė bėrtasim me megafon!
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 09.02.2008, 16:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA


NĖNAVA

Nga lotėt valė tė nėnave tona
Do tė ishin shkrirė
Edhe aesbergėt e polit verior
Nga ankthet e nėnave tona
Para kėmbėve tė tyre
Do tė ishin shtrirė
Tė gjitha bjeshkat
Nga dhembjet e nėnave tona
Do tė kishin pėlcitur
Tė gjitha prangat e qelive
Me durimin pėr Ēmimin Nobėl
Tė nėnave tona
U rebeluan liderėt botėror...

MBI SUPET E TYRE ERDHI PRANVERA NĖ KOSOVĖ!

14.04.2003

PĖR ATA

Boshtin tim kurrizor
Do t'ua fal pėr lapidar
Sepse jeta
Do t'mė kishte kaluar
Nė frikė dhe pritje thikash
Po tė mos ishin ATA!

14.02.2003
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 03.03.2008, 16:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



Agim METBALA

ASAJ

Ti bashkė me erėn, mund tė ikish
Nė cilin planet dėshiron
Unė ndiej aromėn tėnde...

Ti bashkė me dėfrimin
Mund tė dehesh e tė ridehesh sa herė do
Shpresa ėshtė frymėmarrja ime...

Ti bashkė me sarkofagun e jetės
Mund tė varrosesh edhe nė katakombe
Ėndrrat e mia janė tė pavdekshme
E ti i vetmi peronazh i kėngėve tė mia...

16.01.2004

KĖTU

Kėtu edhe vaji shndėrrohet nė simfoni
E dhembjen ta qetėson si opiumi
Kėtu edhe dhembja durohet e kapėrdihet
Mbase luftohet vdekja pėr ardhmėri
Kėtu edhe vuajtja ka trajtė tjetėr
Mbase mbjellet shpresa e brezave
Kėtu edhe loti ka peshė tjetėr
Se pikė nga zemra e jo nga syri
Kėtu ēdo gjė matet me kutin e jetės
Ku edhe jeta edhe vdekja kanė tjetėr kuptim...

Nuk iku nga kėtu pėr besė
Edhe nėse gjatė jetės njė mijė e njė herė vdes
Lindjen e embrionit tonė
Tė pritur ndėr shekuj
Kushtimisht do ta presė...

30.12.2003
PM
Top
ametbala
Postuar nė: 07.03.2008, 22:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 12715
Bashkangjitur: 11.01.2008



AGIM METBALA
---------------------------------------------------------------------------

DO TĖ KĖRKOJ

Sa herė nata lėshon pelerinėn e zezė,
Me fener maxhik, tė kėrkojė nė errėsirė;
Nė ēdo lis, shoh fytyrėn tėnde hėnė -
E nė ēdo liqen, piktura jote nė pasqyrė.

Sa herė aurora krijon panorama,
Unė vrapoj pas rrezeve tė diellit;
Ti mė ik e buzėqeshur prore -
Duke u fshehur pas retė tė qiellit.

Nė mesditė, kur dielli puth zenitin,
Tė kėrkoj rrugėve ndėr plot kalimtarė;
Pėr njė hap, vazhdimisht mė ik -
E silueta jote mė rri ballpėrballė.

Do tė tė kėrkoj nė ēdo meteor,
Do tė tė kėrkoj nė ēdo planet;
Do tė tė kėrkoj atje ku je e atje ku s'je -
Se ti mė je inspirim pėr jetė...

26.02.08

VDEKJA

Vdekja pėrditė na troket
Nė portėn e ndėrgjegjes
Me kėmbanat e porosive
Pėr t'na tundur nga harresa...

Vdekja ftohtė ec mes nesh
Pėrdore na e merr nėnėn
Babin s'na e kthen kurrė
.........................................
Nė udhėkryq si semafor
Pėrpiqet t'na dėftoj drejtimin
Nė kėtė kaos tė shfrenuar...

Vdekja na pėrcjell kėmba-kėmbės
Pa u shkoēur mu si hija
Me sirena e alarme tė zhurmshme
Tenton tė na zgjojė nga ėndrrat e kqija...

Secili qė i pėrfillė porositė e vdekjes
Jetėn do ta sfidoj pėrjetėsisht
Duke u ngjitur nė maje tė fronot si fitimtar...

26.02.08

Ky postim ėshtė ndryshuar nga ametbala nė 07.03.2008, 22:53
PM
Top

Topic Options Faqe: (6) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio