Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Qyteti Studenti, aty ku thyhen tabutė pėr seksin
alvin
Postuar nė: 29.06.2010, 14:09
Quote Post


Administrator
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



TIRANĖ, 17 QERSHOR

Jeta nė konvikt dhe larg familjes, padiskutim qė presupozon liri. Nė qytetin e studentėve, kjo liri nuk ka sesi tė mos lidhet me tė pasurin e njė apo disa tė dashurve gjatė viteve tė shkollės sė lartė. Nuk mund tė pėrjashtohet gjithashtu as njė ndryshim rrėnjėsor i stilit tė jetesės, nga ai i provincave apo qyteteve ku kanė jetuar mė parė, pėr t'ju pėrshtatur metropolit. Gjithēka padiskutim lidhet me personalitetin dhe karakterin e gjithsecilės, por ndonjėherė nevoja, e pse jo, edhe dėshira apo tė kuptuarit mbrapsht tė gjėrave, i kanė detyruar tė ndryshojnė kryekėput. Nė dhomat e 4000 vajzave, qė aktualisht banojnė sot nė Qytetin Studenti, historitė janė nga mė tė ndryshmet. Aty bashkėjetojnė nė mėnyrėn mė perfekte tabutė, parimet por edhe mungesa totale e tyre.

Bisedat pėr seksin skuqin akoma shumė prej studenteve tė viteve tė para, ndėrsa gjithēka vjen e bėhet mė normale, pėr ato qė kanė kaluar tanimė 2 vjet nė kryeqytet. Informacioni pėr metodat kontraceptive dhe pėr marrėdhėniet seksuale tė mbrojtura, tashmė ėshtė rritur ndjeshėm, por gjithsesi mbetet shumė pėr tė bėrė. Tė paktėn, nga sa pohojnė burime nga stafi i mjekėve tė qendrės shėndetėsore, por edhe nga drejtoria e QS, ka ende vajza por edhe djem qė as nuk e kanė haberin e fjalės metodė kontraceptive, apo seks i sigurtė. Gjithsesi, sipas bluzave tė bardha qė ofrojnė asistencė, edhe nė kėtė pikė ka dallime mes rretheve. Madje, teksa pyet sidomos personelin qė jep shėrbim, nė qendrėn e vetme shėndetėsore tė QS nuk mungojnė edhe batuat, "Ka plot qė tė japin ujė nė bisht tė lugės".

Informacioni pėr kontraceptivėt
Mjekėt obestėr-gjinekologė, qė i ndjekin nga afėr prej kontaktit tė pėrditshėm me to, bėjnė edhe njė kategorizim sipas rretheve. "Ka diferencė tė madhe mes studenteve tė vitit tė parė, qė sapo vijnė nga rrethet, apo zonat rurale, dhe atyre tė viteve tė dyta dhe tė treta. Kėto tė fundit janė tė informuara. Gjithsesi edhe nė kėtė pikė ka dallime. Pėr shembull, vajzat e Fierit, Beratit, Kuēovės, Lushnjes, deri diku edhe Gramshi e Elbasani, janė mjaft tė informuara pėr seksin dhe metodat kontraceptive, ēka shpesh edhe na ka habitur", shprehen mjekėt gjinekologė. Sipas tyre, pėrkundėr kėtij bollėku informativ, nė qendrėn shėndetėsore vijnė edhe studente tė cilat nuk dinė ēfarė ėshtė kondomi, apo si mund tė pėrdoren pilulat orale, pėr tė mos mbetur shtatzėnė. Tė tjera, pas vizitės gjinekologjike kanė rezultuar shtatzėnė dhe kanė vendosur ta abortojnė fėmijėn. "Kemi pasur edhe raste vajzash qė kanė ardhur shtatzėnė, tė cilat i kemi rekomanduar pėr nė maternitet. Disa madje kanė ardhur bashkė me tė dashurin dhe kanė kėrkuar kėshillim, pasi nuk mund ta mbanin fėmijėn dhe kanė vendosur bashkarisht qė ta heqin. Tė tjera vijnė vetėm dhe preferojnė tė abortojnė edhe nė klinika private", sqarojnė mjekėt specialistė tė qendrės shėndetėsore. Nuk mungojnė edhe rastet kur studentėt vijnė e kėrkojnė kėshillim, pasi tė dashurit nuk i kanė besuar se kanė qenė tė virgjėra.

Dyshimet pėr orgji dhe emergjenca
Ndonėse kanė qenė raste sporadike, dyshime hidhen edhe pėr seks me disa partnere, e pėr orgji. "U kemi dhėnė shėrbim tė specializuar, studenteve tė cilat kanė qenė tė dėmtuara dhe sipas tė gjitha gjasave, ose kanė kryer seks me disa partnerė, njėri pas tjetrit", sqarojnė burime nga stafi i mjekėve. Sakaq, njė tjetėr problem qė duket se vitet e fundit ka gjetur zgjidhje ėshtė ai i pėrdorimit tė pilulės sė emergjencės. Pas trajnimit tė farmacistėve, qė ofrojnė shėrbim brenda godinės sė Qytetit Studenti, vajzat nuk e kėrkojnė mė aq shpesh sa mė parė. "Mund tė themi qė nė kohėn kur jepej postinori, njė pjesė e mirė e studenteve pas kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale tė pambrojtura, e pėrdornin aq shpesh sa kishin edhe efekte anėsore. Tashmė pas trajnimit tė farmacistėve, nė sajė tė njė projekti tė USAID pėr planifikimin familjar, situata ka ndryshuar, ėshtė pėrmirėsuar shumė", sqarojnė mjekėt.

Fotografi e jashtme

Ky postim ėshtė ndryshuar nga alvin nė 29.06.2010, 14:13


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio