Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kėshilla e nėnės ndaj djalit tė saj tė pamoralshėm
ardi_pr
Postuar nė: 09.10.2006, 12:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Kėshilla e nėnės ndaj djalit tė saj tė pamoralshėm

O biri im, kjo kėshillė e plagur e nėnės tė ngratė. E kam shkruar kėtė letėr, e turpėruar, duke u matur disa herė e duke menduar, duke e kapur lapsin disa herė, por lotėt nuk mė lanė, mė pėnguan lotėt disa herė deri sa dhe zėmra mė rėnkonte.

O biri im, pas kėsaj jetė tė gjatė e kam parė se je njėri i drejtė, i menēur e i kujdesshėm. Kėrkoj nga ti qė ta lexosh kėtė letėr, e pasi ta lexosh, nėse deshiron, grise ashtu siē m’i ke grisur ndjenjat e zemrės time mė herėt!

O biri im, para 25 vitėve ishte njė ditė e ndriēuar nė jetėn time, atėherė kur mė lajmėroj motra medicionale sė vėrtetė unė isha shtatzėnė. O biri im, tė gjitha nėnat kėtė fjalė e kuptojnė mirė sė ē’farė dua tė them. Ajo ditė ishte e bashkuar mė gėzim e lumturi, kur me to filluan dhimbjet e formimit tė shpirtit dhe trupit tėnd. Pas kėtij pėrgėzimi tė kam mbajtur nėntė muaj nė barkun tim me gėzim e lumturi. Gjatė kėsaj kohe jam ngritur mė vėshtirėsi, kam fjetur mė vėshtirėsi, kam ngrėnė mė vėshtirėsi, kam marrė frymė mė vėshtirėsi… por mėgjitha kėto vėshtirėsi nuk u shuajt dashurija ime ndaj teje e as gezimi im ndaj teje. Por, dita ditės u shtua dashuria yte dhe malli pėr ty aq mė shumė mė merrte.

O biri im, tė kam bartur lodhje mbi lodhje, dhimbje mbi dhimbje, u gėzosha me levizjet tua, me shtimin e peshes tėnde, edhe pse kjo bartje ka qenė edhe mė e rėndė pėr shkak tė peshės tėnde. Vėrtetė, kėto dhimbje kan qenė tė gjata deri sa ka ardhur mėngjesi e unė nuk kisha fjetur tėrė natėn, e as sytė nuk mė ishin mbyllur prej dhimbjeve dhe vėshtirėsive, e prej frikės qė nuk e pėrshkruan lapsi e qė nuk mund t’a shpreh as gjuha. E kam parė shumė herė vdekjen mė sytė e mi. Derisa erdh momenti tė dalėsh nė kėtė botė, dhe u pėrzien lotėt e tė qajturit tėnd me lotėt e gezimit tim, dhe kėtu morėn fund dhimbjet dhe plagėt e mia.

O biri im, kanė kaluar shumė vite prej jetės tėnde e unė tė kam mbajtur nė zemrėn time, tė kam pastruar me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjiri im ishte ushqimi yt. Natėn nuk flejsha vetėm qė ti tė fleshė, kurse ditėn u lodhėsha qė ti tė gėzohesh. Pushimi im, ēdo ditė ishtė tė tė shoh ty tė buzėqeshur, e kėnaqėsia ime nė ēdo moment qė tė kėrkosh nga unė ndonjė gjė tė tė pregadis, e kjo ishte kulmi i gėzimit tim.

Kaluan shumė net e dit e unė isha ne kėtė gjėndje; shėrbetore, pa tė meta, gjidhėnėse, pa u ndalur, punonjėse, pa pushuar… deri u rrite dhe u bėre djalosh. E kur tek ti filluan tė dukėn shenjat e burrėrisė, fillova djathtas e majtas qė tė kėrkoj njė vajzė, tė cilėn e kėrkojshe. Erdh koha e Martesės tėnde, zemra ima gati sa nuk plasi dhe nga syri shpėrthyen lotėt; nga gėzimi pėr jetėn tėndė tė re dhe e pikėlluar pėr ndarjėn tėnde.

Filluan tė kalojnė momente tė rėnda, tashmė sikur nuk je im bir, tė cilin e njoh, mė nuk me njeh dhe i ke harruar obligimet qė i ke ndaj meje…!

Kalojnė ditėt e unė nuk tė shoh e as zėrin nuk ta dėgjoj, e injorove atė qė tė ka rritur ty me tė gjitha tė mirat.

O biri im, une nuk kėrkoj nga ti pėrveē diē simbolike, sė paku me jep tek ti pozitėn e shokėve tė tu tė largėt, dhe pozitėn e atyre qė mė sė paku i rrespekton..

O biri im, shpejto nė pendim tė sinqertė para se tė bėhėt vonė!

E lus All-llahun subhane ve teala tė na ruaj shoqėrinė tonė nga mėkatėt dhe gjunahet, tė vazhdojė begatija e Tij ndaj neve, tė na largon ndėshkimin prej neve, tė na furnizojė me pėrkujtimin e Tij tė shumtė dhe falėnderim ndaj Tij, dhe adhurim tė mirė, Ai, vėrtetė ka fuqi mbi ēdo send.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
delicious_as_me
Postuar nė: 09.10.2006, 13:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 132
Antari Nr: 1111
Bashkangjitur: 04.05.2006



Paqa dhe meshira e Allahut subhane ve teala qoft mbi te derguarin Muhamedin alejhis selam dhe mbi gjithe ne.


----------------------------------------
???
PMYahoo
Top
delicious_as_me
Postuar nė: 09.10.2006, 13:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 132
Antari Nr: 1111
Bashkangjitur: 04.05.2006



Porosi pėr muajin Ramadan



Ėshtė duke na ardhur njė musafir i ndershmė dhe me vlerė. Muaj i bekuar, me tė cilin na vjen ēdo e mirė. Muaj i cili na vjen me bereqete dhe devotshmėri, me mėshirė dhe pastėrti.

Ėshtė muaji i Kur'anit, namazit, agjėrimit; muaj i bamirėsisė, lėmoshės dhe shpėtimit nga zjari i xhehenemit.

Ėshtė muaj i Ramadanit:

"Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtėrsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni". (El-Bekare: 185).

Mė lejoni qė sot tė bisedojmė nė kėtė temė me titull "Porosi pėr muajin e Ramazanit".

- Porosia e parė: Mos e privo vetveten nga Mėshira e madhe e All-llahut nė kėtė muaj tė nderuar.

Njeriu i pafat ėshtė ai i cili privohet nga tė mirat ė kėtij muaji.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit", kurse nė transmetimin tjetėr qėndron: "Hapen dyert e mėshirės". (Buhariu dhe Muslimi).

Nė njė hadith tjetėr tė vėrtetė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, muaj i bekuar, All-llahu ua ka obliguar agjėrimin e tij. Nė kėtė muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen me pranga shejtanėt e inatosur. Nė kėtė muaj All-llahu e ka njė ditė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Kush privohet nga tė mirat e saja, ai ėshtė i privuari". (Hadithi ėshtė hasen. Transmeton Nesaiu dhe Bejhakiu.

Nė hadithin tė cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] transmeton nga All-llahu, i Cili thotė:

"Ēdo vepėr e birit tė Ademit i takon atij, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur tė agjėrojė ndokush le tė mos flasė fjalė tė ndyta dhe mos ta ngre zėrin, e nėse dikush e ngacmon apo e sulmon, le tė thotė: Unė agjėroj, unė agjėroj!".

"Dhe, pasha Atė nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti i Muahmmedit, aroma e pakėndshme qė del nga goja e agjėruesit ėshtė mė e mirė tek All-llahu se sa era e miskut. Agjėruesi i pėrjeton dy gėzime: kur tė hajė iftar gėzohet dhe kur ta takojė Zotin e vet gėzohet pėr agjėrimin e vet (pėr shpėrblimin)".

"Pejgamberi [sal-lellahu alejhi ve sel-lem] thotė: Ēdo vepėr e birit tė Ademit i takon atij. Njė e mirė shpėrblehet sa dhjetė sosh dhe deri nė shtatėqind herė shumėfishohet shpėrblimi, e Zoti ka thėnė: "Pėrpos agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė, pėr shkak se njeriu e braktisė ushqimin pėr Mua, e braktisė pijen pėr Mua, i braktisė tė kėndshmet pėr Mua, e braktisė gruan e tij pėr Mua. Era e keqe e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek All-llahu se aroma e miskut. Agjėruesi i ka dy gėzime: njėri gėzim kur tė hajė iftar dhe tjetri kur ta takojė Zotin e vet".

Mundohu qė tė largohesh nga ēdo gjė qė tė largon prej shfrytėzimit sa ma tė mirė tė kėtij muaji, qė tė largon nga veprat e mira, tė cilat tė dėrgojnė rrugės sė xhennetit dhe rrugės sė mėshirės sė Mėshirmadhit.

- Porosia e dytė: Pendohu te All-llahu.

Deri kurrė do tė sillemi me neglizhencė ndaj mėkateve qė i bėjmė, deri kurrė do ta harojmė All-llahun, deri kurrė do tė vazhdojmė nė gabime dhe mėkate.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

"O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t'i largojė prej jush tė kėqijat, t'u shpie nė Xhennete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: "Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send". (Et-Tahrim: 8).

Poeti thotė:

Lėre atė qė ka kaluar nė kohėn e rinisė

Pėrkujtoj mėkatet dhe qaji, o mėkatar

Nuk tė kanė haruar dy melekėt, kur ti i harove

Ato i kanė shkruar kėto vepra, kur ti lozė dhe je nė haresė

Shpirti ėshtė emanet te ti, patjetėr do ta kthesh

Kurse mashtrimi i kėsaj bote ėshtė gjė qė do ta lėsh

Pendohu te All-llahu pėr mėkatet qė i ke bėrė, ktheju Zotit qė tė ka krijuar, kėrko prej Tij mėshirėn e Tij, mos u trego kryenaltė, mposhtu para All-llahut dhe Atij nėnshtroju.

Nė esencė teube do tė thotė kthim, ti kthehesh Zotit, tė ikish prej mėkateve dhe tė kthehesh nė vepra tė mira, nė vepra qė e kėnaqin All-llahun [subhanehu ve teala].

Ktheju Zotit, mos u dėshpėro, pa marė para sysh sa ke gabuar, ktheju Zotit, sepse mėshira e Tij ėshtė shumė mė e amdhe sesa gabimet tuaja.

"Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!". (Ez-Zumer: 53).

Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: Zoti ka thėnė:

"Biri i Ademit, nėse mė lutesh dhe mė shpreson do t’i fali mėkatet sado qė janė. Biri i Ademit, nėse arrinė mėkatet e tuaja kupen e qiellit, e kėrkon prej Meje falje, Unė t’i fali, biri i Ademit, nėse vjen me mėkate sa toka, e nuk mė bėnė ortak, unė do tė vijė me aq falje".

Ktheju Zotit, sepse Ai gėzohet me kėtė vepėr, pendohu te Zotit, fiton pėlqimin e Tij.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"All-llahu ma shumė gėzohet mė teuben e besimtarit sesa njeriu i cili gjindet me devenė e tij nė shkretėtirė dhe i ikė deveja, nė tė cilėn gjindet ushqimi, u dėshpėrua dhe erdhi nėn hije tė njė druri qė tė pushon. Nė kėtė gjendje i erdhi deveja, e e mori i gėzuar".

Kush je ti qė tė gėzohet Zoti me pendimin tėnd, Mėshira e Tij e madhe shkakton gėzim te Ai me pendimin e besimtarėve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se:

"All-llahu [subhanehu ve teala] zgjatė Dorėn e Tij gjatė ditės qė tė pendohet ai qė ka bėrė mėkate gjatė natės dhe e zgjatė Dorėn e Tij gjatė natės qė tė pendohet ai qė bėnė mėkate gjatė ditės". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"All-llahu zbret nė qiellin e dunjasė dhe thotė: kush mė lutet qė t’i pėrgjigjem, kush kėrkon falje, t’ja fali dhe kush pendohet t’ia pranojė pendimin". (Buhariu dhe Muslimi).

Pendimi nuk plotėsohet pėrderisa nuk i plotėson tre kushte:

1- Tė ndiesh keqardhje pėr bėrjen e kėtyre mėkateve,

2- ta lėshė mėkatin,

3- tė vendosish qė mos tė kthehesh nė atė mėkat,

- Porosia e tretė: Kujdesu pėr namazin.

Nėse dėshiron qė agjėrimi ytė tė jetė i pranuar te All-llahu, kujdesu pėr namazin. Sepse namazi ėshtė shtylla kryesore e fesė, pa kėtė shtyllė nuk ngritet godina e Islamit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Islami ngritet mbi pesė shtylla: mbi dėshminė se s’ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, falja e namazit, dhėnja e zekatit, agjėrimi dhe kryerja e haxhit". (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"Po, nėse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė i keni vėllezė nė fe. Ne sqarojmė agumentet pėr ata njerėz qė kuptojnė". (Et-Teube: 11).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Gjėja kryesore ėshtė islami, shtylla kryesore ėshtė namazi, kurse kulmi i Islamit ėshtė xhihadi nė rrugė tė All-llahut". (Hadithi ėshtė sahih).

Namazi ėshtė gjėja kryesore nė Islam, pas shehadetit, ėshtė binak i shumė ibadeteve, ėshtė nėna e ibadeteve, ėshtė urdhėri i All-llahut, porosia e fundit e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ėshtė pasqyrė e veprave tė muslimanit, shenjė e madhėrimit tė fesė nė zemėr tė besimtarit, ėshtė shtylla e krejt feve qiellore, ėshtė simbol i vendit islam, ėshtė besim, ėshtė denoncim nga nifaku, ėshtė rruga e besimtarėve, simbol i grupit tė shpėtuar dhe miqve tė All-llahut, ėshtė ibadet i pėrbashkėt i mbarė krijesave, vepra mė e mirė, mėnyra mė e mirė pėr t’iu afruar All-llahut, shkollė morale, ėshtė qetėsi, rehati dhe kėnaqėsi, ėshtė dritė dhe argument, ėshtė dhuratė hyjnore, ėshtė falėnderim ndaj dhuntive tė All-llahut, ėshtė mllefosje e shejtanit dhe ushtarėve tė tij, ēlirim i njerėzimit, tė pengon nga veprat e kėqija dhe epshet, t’i shlyen mėkatet dhe t’i asgjėson, ėshtė strehimore e besimtarit nė vėshtirėsi, ėshtė mburojė dhe mbrojtje, ta sjell rizkun, ėshtė fillimi dhe mbarimi i Islamit, ėshtė shkak i fitores dhe ngadhnjimit nė dunja dhe ahiret, shpėtim prej denimit tė varit, ėshtė shpresa e tė vdekurve dhe tė denuarėve, shpėtim nga denimi i Zotit, shkak pėr tu ngritė gradat, tė mundėson ta shohish Zotin nė xhennet, ėshtė ēelėsi i udhėzimit, etj. Kurse lėnja e sajė ėshtė mosbesim, prej mėkateve mė tė mėdha, ėshtė dyftyrėsi, ėshtė errėsirė dhe shkatėrrim nė dunja dhe ahiret, ėshtė shkak pėr pėrfundim tė keq, shkak pėr tu denuar nė var, ėshtė simbol i banorėve tė xhehenemit, shkak qė tė fundoset njeriu nė epshe, ėshtė fatėkeqėsi dhe bela, i mundėson shejtanit ta ngėrthen, ėshtė tradhėti e emanetit dhe meriton denimin e All-llahut nė dy botėrat.

- Porosia e katėrt: lexo sa ma tepėr Kur'an nė kėtė muaj sepse ėshtė prej ibadeteve mė tė mėdha.

Gjeneratat e para tė muslimanėve, kur hynte muaji i Ramazanit, pjesėn mė tė madhe tė kohės e shfrytėzonin nė leximin e Kur'anit, saqė Zuhriu thoshtė: "Kur tė hyjė muaji i Ramazanit duhet lexuar Kur'an dhe duhet dhėnė ushqim". Kurse Imam Maliku kur hynte muaji i Ramazanit, e linte leximin e haditheve dhe i pėrkushtohej leximit tė Kur'anit. Saqė shumica e tyre e lexonin krejt Kur'anin nė ēdo tre ditė.

Lexo Kur'an nė kėtė muaj sepse ka vlerė tė madhe te All-llahu. Transmeton imam Muslimi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Lexoni Kur'an se vjen si ndėrmjetėsues pėr ju nė Ditė tė Kijametit".

Kurse Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Kush e lexon njė shkronjė tė Kur'anit ka njė shpėrblim, i cili dhjetfishohet. Nuk jam duke thėnė se eliflammimi ėshtė njė shkronjė, por elifi ėshtė shkronjė, lami ėshtė shkronjė dhe mimi ėshtė shkronjė". (Hadihti ėshtė sahih).

Leximi i Kur'anit ėshtė lėmia ku duhet tė bėjnė gara muslimanėt mes vehte, kush do tė jetė ai qė mė sė shumti do tė lexon Kur'an. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Nuk ka zili, pėrveē se nė dy gjėra: njeriut qė All-llahu i ka dhėnė Kur'an, dhe ky e lexon gjatė ditės dhe natės dhe njeriut qė All-llahu i ka dhėnė pasuri, i cili e shpenzon gjatė ditės dhe natės". (Buhariu dhe Muslimi).

- Porosia e pestė: shpenzo sa ma tepėr dhe jep lėmoshė- sadaka nė kėtė muaj.

Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeri bujar, kurse mė bujar ishte nė Ramazan.

Pėr kėtė mos nguro, mos u bėn koprac, shpenzo dhe jep lėmoshė, sepse ēdo ditė qė tė vjen dy melek thonė:

"All-llahu ynė jepi pasuri nėse shpenzojnė dhe mos i jep atij qė nuk shpenzon". (Buhariu dhe Muslimi).

Jepu tė varfurve, atyreve qė s’kanė, tregohuni solidar mes vehte, tė futet dashuria mes jushė dhe tė vjen mėshira e Zotit.

Nė fund mund tė themi:

Tani jemi duke folur pėr afrimin e kėtij muaji, ky muaj do tė vjen, mvarėt prej nesh se si do ta shfrytėzojmė dhe sė shpėjti do tė themi, kaloi ky muaj, edhe All-llahu e di se a do ta arrijmė edhe muajin e ardhshėm tė Ramazanit, vallė si do ta kalojmė kėtė muaj dhe si do ta shfrytėzojmė kėtė muaj.

Duhet tė mundohemi qė tė shfrytėzojmė maksimalisht dhuratat qė na i jep Zoti, sepse nuk dihet se a do tė kemi jetė qė ti arrijmė edhe dhuratat tjera. Sa e sa shokė i kemi pasur vjet, kurse sivjet nuk janė nė radhėt tona. Duhet punuar para se tė na vjen vdekja, sepse atėherė do tė themi:

"E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: "O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!" Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) der nė ditėn kur ringjallen". (El-Muminun: 99-100).

Mirėpo nė kėtė moment nuk do tė bėnė dobi ky pėrkujtim sepse ka kaluar afati i kohės sė punės, tani ėshtė kohė e llogarisė dhe denimit e jo e veprave dhe punės.

Atė ditė nuk tė bėnė dobi as pasuria e as autoriteti qė ke pasur nė dunja, nuk tė bėnė dobi as farefisi e as fėmijėt, as shokėt e as miqtė, pėrveē veprave tuaja tė mira.

"Ditėn kur nuk bėn dobi as malli, as fėmijėt. (bėn dobi) Vetėm kush i paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė". (Esh-Shuara: 88-89).

"Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja". (El-Hakka: 28-29).

"E kur tė vijė ushtima (krisma e kijametit); Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, Prej nėnės dhe prej babait tė vet, Prej gruas dhe prej fėmjėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet". (Abbese: 33-37).

Tregohet se Harun Reshidi, kur ėshtė shtrirė nė shtratin e vdekjes, ky njeri i cili ku ishte i fuqishėm dhe nė pushtet thoshte: oj ti re, shko ku tė duash dhe lėsho shiun sepse haraxhi i asaj toke do tė vjen te unė. Kur i erdhi vdekja, kur u shtri nė shtartin e vdekjes, kėrkoi ta shohė varin ku do tė varoset, kur e dėrguan atje, qau dhe tha:

"Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja". E ngriti kokėn nga qielli dhe qau gjatė, pastaj tha: o Ti qė nuk largohet prej teje pushteti, mėshiro ate qė i ka shkuar pushteti. Shpirti im, erdhi koha e udhėtimit, tė ėshtė afruar momenti i rėndėsishėm, bėhu gati, mos tė tė mashtrojė shpresa e madhe sepse do tė shkosh nė njė vend, ku miku mikun e haron, do tė ngarkohesh me gjera tė rėnda. Tė gjith ne do tė shfarohemi, nuk mbetet as krenari e as i mposhturi.

Duhet t’i kthehemi Zotit, sepse sa do qė tė jetė kjo botė e gjatė ėshtė afatshkurte, sado qė ėshtė e madhe, ėshtė e pavlerė, nata sado qė tė jetė e gjatė, mėngjesi gjithsesi do tė vjen dhe jeta sado qė ėshtė e gjatė, patjetėr duhet tė hymė nė dhe. Kjo ėshtė realiteti mė i madh nė kėtė ekzistencė, tė cilės duhet t’i nėnshtrohen me vullnet ose pa vullnet, mėkatarat dhe bėmirėsit, pejgamberėt dhe mbretėrit. Ėshtė realitet, i cili i pėshpėrit secilit njeri nė vesh, secilit njeri qė kupton: vetėm All-llahu ėshtė Ai qė mbetet pėrherė.

"Ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E do tė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!". (Er-Rahman: 26-27).

E lusim All-llahu qė tė na mundėsojė ta shfrytėzojmė kėtė muajė maksimalisht nė vepra qė e kėnaqin All-llahun, nė agjėrim dhe namaz, nė sadaka dhe lėmoshė. All-llahu ynė, i pranojmė mėkatet dhe dobėsitė tona, andaj na i fal dhe mbulo. Largo prej nesh brengat dhe mėrzitė. Largo prej nesh fatkeqėsitė dhe vėshtirėsitė. All-llahu ynė na mėshiro dhe na beko. All-llahu ynė na pasuro me hallall dhe repsekte ndaj Teje, e na bėnė tė panevojshėm pėr haram dhe na bėnė tė panevojshėm prej tjerėve pėrveē Teje. All-llahu ynė, Ty ta paraqesim dobėsinė e fuqisė sonė, pamundėsinė tonė, mosvlerėsimin tonė nga ana e njerėzve, O i Mėshirshėm, Ti je Zoti i tė dobtive dhe tė shtypurve, Ti je Hyjnia jonė. Nė duar tė kujt na le, nė duar tė armikut qė na sulmon ose nė duar tė mikut qė na injoron, nėse Ti nuk je i mllefosur nė ne, ne nuk brengosemi. Tė lutemi me Dritėn e Fytyrės Tėnde, e cila i ka ndriēuar erėsirat dhe me tė cilėn janė pėrmisuar gjėrat e kėsaj bote, qė mos ta zbresish hidhėrimin Tėnd mbi ne, Ty tė takon lavdėrimi derisa tė kėnaqesh. Amin.

Bekir Halimi,

mar nga albislam com


----------------------------------------
???
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio