Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Partitė shqiptare shkatėrruan kulturėn
Lexo
Postuar nė: 20.10.2010, 10:38
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



Fajin mė tė madh pėr mos investim nė kulturėn shqiptare dhe derdhjen e parave tė qytetarėve vetėm pėr ndėrtimin e kulturės maqedonase e kanė nė radhė tė parė politikanėt shqiptarė, pastaj politika e kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky ėshtė vlerėsimi i analistėve dhe njerėzve tė kulturės. “Nėse ke politikanė qė dėgjojnė Cecėn dhe kurrė s’e kanė lexuar Kadarenė, nėse ke politikanė qė nuk kanė haber pėr kulturėn dhe nga gjithė ajo qė lexojnė nė gazeta ėshtė vetėm faqja e sportit, atėherė askush nuk ta jep atė qė nuk di ta marrėsh”, thotė publicisti Kim Mehmeti. Sipas tij kjo situatė e krijuar tregon se nė cilėn shkallė e kemi lėnė kulturėn. “Nė nuk e kuptojmė se ka popuj qė janė zhdukur nga ky rruzull tokėsor dhe jo pse s’kanė pas politikanė tė mirė, por sepse kanė qenė mospėrfillės ndaj kulturės sė vet. Kjo flet pėr vetėdijen e njerėzve tanė qė janė nė qarqet e vendimmarrjes”, thotė Mehmeti, duke shtuar se vetėm nė Ministrinė e Kulturės nuk ka asnjė pėrgjegjės shqiptarė.

Ai thotė se Qeveria bėn atė qė shqiptarėt ia lejojnė. “A mos duhet tė presim qė kėta tė na i zbulojnė trojet e lashta dardane, qė nuk janė nė interes tė tyre? Nėse atyre u mundėsohet, normalisht se ata do tė vendosin pėrmendore dhe kryqe gjithandej. Kjo ėshtė pasqyra e paaftėsive tona”, vlerėson Mehmeti. Ai mendon se veē politikanėve fajtore ėshtė edhe elita kulturore shqiptare, e cila ka lejuar qė kėta analfabetė tė vendosin pėr fatin tonė.


Aktori Bajrush Mjaku ėshtė I bindur se politikanėt qė participojnė nė Qeverinė e Maqedonisė janė fajtorė tė shkatėrrimit tė kulturės shqiptare dhe investimit nė kulturėn maqedonase. “Fajtorė janė ata qė participojnė nė Qeveri, janė ata qė lejojnė qė djersa e qytetarit shqiptarė tė derdhet pėr kulturėn maqedonase. Politikanėt duhet tė vetėdijesohen dhe tė merren me ēėshtjet e kulturės”, thotė Mjaku.
Kultura shqiptare ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit, ndėrsa Qeveria nėpėrmjet ministrisė sė Kulturės dhe pushtetit lokal, investon vetėm nė ngritjen e kulturės maqedonase. Para pak ditėsh u ndanė katėr milionė euro pėr dy filma maqedonas, ndėrkaq qė nė Maqedoni, akoma nuk ėshtė realizuar asnjė film nė gjuhėn shqipe.


----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio