Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> JU S'DINI GJE', Kulture Demokratike!
INSTRUKTOR
Postuar nė: 18.11.2010, 21:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 451
Antari Nr: 14624
Bashkangjitur: 27.03.2008



http://lajmpress.com/lajme/kosove/6581.htm

Ju s’dini gjė’


Shprehjet e rėnda si ‘kafshė’ apo ‘ju s’dini gjė’, drejtuar policit kufitar tė Kosovės, e ēuan Albana Vokshin, deputete e Parlamentit tė Shqipėrisė, para gjykatės. Pėr fyerje dhe moszbatim tė urdhrit tė personit zyrtar, ajo ėshtė dėnuar nga drejtėsia me 250 euro. Ndėrkaq, Islam Lauka, Ambasador i Shqipėrisė nė Kosovė, rastin e quan tė tejkaluar.

Sharjet qė kanė dalė nga goja e njė deputeteje, duhet tė jenė pėrjetuar rėndė prej njėrit nga pjesėtarėt e Policisė Kufitare tė Kosovės, shkruan Express.

E bindur se tė gjitha rrugėt duhet t’i ketė tė hapura, sepse ėshtė deputete e Parlamentit tė Shqipėrisė, Albana Vokshi ishte nisur pėr njė vizitė private drejt Kosovės.

Por, pikėn kufitare Kosovė-Shqipėri nė Vėrmicė, mesditėn e sė dielės, ajo ka dashur ta kalojė pa dhėnė shumė llogari se kush ėshtė dhe pa i respektuar disa procedura ligjore.

Nė kėtė moment thuhet se kishte plasur sherri. “Ju s’dini gjė”, i ėshtė drejtuar Vokshi, deputete e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, policit kufitar tė Kosovės.

Fyerjet e saj kanė vazhduar edhe mė tej. “Ti qenke kafshė”, i ka thėnė ajo policit nė mesditėn e sė dielės qė shkoi, nė zonėn kufitare.

Deputetja Vokshi ndodhej e shoqėruar edhe me dy persona tė tjerė dhe donte tė hynte nė territorin e Republikės sė Kosovės, pa u legjitimuar.

“Do ta shikoni ju se kush jam unė”, kishte vazhduar mė tej deputetja Vokshi, kur kishte parė se polici kufitar, as qė e kishte ndėrmend tė vepronte ndryshe, pėr aq kohė sa ajo nuk kishte pėrfillur disa procedura. /Telegrafi/
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio