Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Arnold Shvarceneger: E ardhmja ime, si aktivist i gjelbėr
EDI.RAMA
Postuar nė: 20.11.2010, 20:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8123
Antari Nr: 18352
Bashkangjitur: 06.11.2008



Karriera e Arnold Shvarcenegerit si guvernator i Kalifornisė do tė pėrfundojė nė muajin janar, me shkallėn e popullaritetit nė 20%, me minus buxheti prej 25 miliardė dollarėsh. Por, sikur edhe heronjtė e aksionit, rolin e tė cilėve e ka luajtur shpesh, njeriu tė cilin njerėzit e kanė quajtur guvernator, tashmė ėshtė duke u pėrgatitur pėr kthimin e tij. Nė atė qė duket se do tė jetė performancė e tij e fundit nė skenėn botėrore nė rolin e guvernatorit, Shvarcenegeri lansoi rrjetin e klimės "R20", aleancė kjo e liderėve rajonalė tė cilėt kanė premtuar se do tė punojnė sė bashku pėr ta luftuar ndryshimin e klimės. Shvarcenegeri ėshtė themeluesi i kėsaj ndėrmarrjeje tė re, njė mbrojtės i vetėcaktuar nė luftėn kundėr ndryshimit tė klimės. Nė prapaskenė tė sallės sė performimit tė Universitetit tė Kalifornisė, Shvarcenegeri gjendet disa momente larg nga zbulimi i formulės, e cila do ta tundė popullatėn botėrore. Sė pari, megjithatė, nė dhomėn e tij tė zhveshjes nė prapaskenė gjendet njė shportė e mbushur me ėmbėlsira. "Kėtu do tė ndodhin tė gjitha", thotė ai duke e marrė njė ėmbėlsirė. Si do t'i qaset ai luftės kundėr ndryshimit tė klimės? "Unė gjithmonė kam besuar nė bėrjen e gjėrave nė nivel global", tha ai. "Gjithēka qė kam bėrė deri tani, kam qenė i interesuar ta bėj nė nivel botėror, nėse ka qenė nė pyetje fitnesi, ushtrimet fizike, argėtimi, aktrimi dhe shoubiznesi". Shvarecenegeri ka gėzuar mė shumė se 40 vjet tė popullaritetit prej qė ka hyrė nė botėn e bodibildingut. Ai ka pushtuar Hollivudin. Martesa e tij me Maria Kenedi Shrajverin e katapultoi atė nė elitėn amerikane. Por, tani ai ėshtė 63 vjeē. Ai tani merr pjesė i veshur me kostum dhe kravatė nė mbledhje sikur kjo qė kanė tė bėjnė me ambientin. Ai tha se e sheh njė vend pėr vete nė mobilizimin e opinionit botėror dhe pėr investimin e kapitalit nė pėrkrahjen e projekteve tė pastra teknologjike nėpėr botė, tė cilat sė bashku do tė ndihmonin nė reduktimin e ngrohjes globale. "Mendoj se e kam talentin e tė folurit tė gjuhės nė njė mėnyrė tė tillė qė kuptohet nga bota nė vend tė komplikimit tė gjėrave", tha ai. Por, mos prisni nga Shvarcenegeri tė bėjė turne me tregim tė fotografive pėrmes projektorit. Versioni i lidershipit tė guvernatorit mbėshtetet nė shmangIen e pėrmendjes sė fjalėve ndryshim i klimės dhe emetim i gazrave, tė cilat ai mendon se nuk u pėlqejnė disa njerėzve. "Njerėzve u mbesin nė kokė sloganet dhe agjendat e tyre tė vogla", tha ai. "Gjėrat duhet tė bėhen mė moderne. Ato duhet bėrė seksi nė mėnyrė qė tė jenė pjesė e kėsaj lėvizjeje". Gjithashtu, duhet udhėhequr i pavarur nga partitė politike. Shvarcenegeri, njė republikan, refuzon qė ta shohė ambientin sikur njė privilegj tė rezervuar vetėm pėr demokratėt. "Ta lėmė politikėn anash dhe tė shohim se ēfarė mund tė bėjmė sė bashku", deklaroi ai. Shumė prej kėtij bashkėpunimi varet nga aftėsia e Shvarcenegerit pėr tė mbledhur tė famshmit, liderėt botėrorė dhe publikun. Disa personalitete mund ta marrin pėrkrahjen nga e liderėve botėrorė tė cilėn mundet ta marrė ai, ose tė themelojnė njė bazė globale me miliona anėtarė. Shvarcenegeri tha se kishte pritur tėrė jetėn duke pritur qė pjesėt tė bien nė vendin e vet, e pasta ta bėjė lėvizjen e tij. (The Guardian)
Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio