Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Flori Bruqi:NGA ideja deri te lindja e “KOSOVĖS SĖ
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.10.2006, 19:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Nga ideja deri te lindja e “KOSOVĖS SĖ LIRĖ”

Nisma pėr tė hapur njė radiostacion tė luftės doli nga disa anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Rreth kėsaj nisme janė angazhuar, zėdhėnėsi i SHP tė UĒK-sė, Jakup Krasniqi, ndėrsa idenė e kanė pėrkrahur dhe kanė ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaēi, Rexhep Selimi, Ramė Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e tė tjerė.
Lidhur me themelimin e radios, qysh mė 22 qershor tė vitit 1998, Ahmet Qeriqisė bashku me Ramė Bujėn, kanė biseduar nė fshatin Negroc me zėdhėnėsin e SHP tė UCK-sė, Jakup Krasniqi.
Mė 23 korrik tė vitit 1998, Nezir Myrtaj dhe Ahmet Qeriqi takuan nė Kleēkė zėdhėnėsin Jakup Krasniqi, me tė cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve pėr aktivizimin sa mė tė shpejtė tė mediumeve informative tė SHP tė UĒK-sė.
Angazhimi rreth hapjes sė radios ėshtė ndėrprerė me rastin e ofensivave serbe tė korrikut dhe gushtit tė vitit 1998.
Nė fillim tė tetorit tė vitit 1998 Ahmet Qeriqi u konsultua me Shaban Shalėn, pėrfaqėsues i Drejtorisė Informative tė SHP tė UĒK-sė, dhe tė dy angazhohen pėr tė sjellė teknikėn e shtypshkronjės nė Rrafshnaltė, meqė ishin krijuar kushte pėr nxjerrjen e njė informatori ditor. Pajisjet teknike tė shtypshkronjės asokohe ndodheshin nė Krasmiroc tė Drenicės.
Teknikėn transmetuese tė Radios, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė ia dhuroi pronari i radios Zėrit i Kumanovės, kėngėtari, Ismet Behxheti.
Angazhimin rreth mbartjes ilegale tė transmetuesit 250 wat, miksetės dhe pajisjeve pėrcjellėse, pas peripecive disa mujore nga kumanova i kanė sjellė nė selinė e SHP tė UĒK-sė nė Divjakė, ushtarėt: Mentor Hoxha, Basri Beka, Shaqir Shaqiri, Islam Berisha Bajram Jashari, Bekim Haxhiu e tė tjerė. Teknika transmetuese fillimisht ka qenė vendosur nė malet e Qyqavisė e prej andej u bart nė Fshatin e Ri, nė Rrafshnaltėn e Berishės.
Nė nėntor tė vitit 1998, bėhen pėrpjekjet e para pėr tė vendosur antenėn nė Fshatin e Ri dhe pėr tė filluar transmetimi mė 28 nėntor tė vitit 1998. Pėr shkaqe objektive u shty data e fillimit tė hapjes. Nė pėrpjekjen e parė pėr ta vendosur antenėn, nė Fshatin e Ri, Blerim Peja ka qėndruar sė bashku me Xhevdet Gashin mė 25 e 26 nėntor 1998, me ē rast kanė biseduar me komandant Musa Jasharin pėr vendosjen e antenės sė Radios.
Nė dhjetor tė vitit 1998, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė vendos tė themelojė radion e cila do tė quhet “Kosova e lirė” dhe Agjencinė e lajmeve “Kosovapres”, dy institucione informative tė UĒK-sė. Pėrgjegjės pėr radio u caktua, Ahmet Qeriqi, ndėrsa pėr agjencinė, Berat Luzha.
Gjatė muajit dhjetor, nė Krojmir vijnė edhe kuadro tė tjerė tė cilėt do tė punonin nė radio dhe nė agjenci. Fillimisht vjen nga Prishtina, Isė Krasniqi, i plagosur nė luftė, muaj mė parė, i cili pėr njė kohė ishte shėruar nė Prishtinė. Nė koordinimin e punėve nga Hilmi Ramadani, vjen edhe Nusret Pllana. Ai, fillimisht ishte caktuar tė punonte nė Drejtorinė e Ekonomisė dhe tė Financave, mirėpo duke qenė se kishte aftėsi organizative dhe kishte zhvilluar aktivitet paraprak nė shoqėritė kulturore, vendoset qė Nusreti t`i bashkėngjitej stafit tė Radios dhe tė Agjencisė. Kishte zė tė pėrshtatshėm pėr folės, lexonte pa gabime, me timbėr tė theksuar militant, qė i pėrgjigjej konceptit tė radios sė luftės. Zėri dhe aktiviteti i tij i pėrkushtuar ndihmuan shumė pėr fillimin serioz tė punės sidomos nė Radio.
Kishte ardhur nga Gjermania ishte inkuadruar nė radhėt e UĒK-sė edhe Martin Ēuni, i cili asokohe ishte sistemuar nė Zonėn e Drenicės, por me tė mėsuar lajmin lidhur me hapjen e radiostacionit, Martini vjen nė Krojmir, ku ishte vendosur stafi i Radios dhe i Agjencisė.
Mė 1 janar tė vitit 1999, Martin Ēuni, sipas rekomandimeve nga Shtabi, vendos qė selia e Radios dhe e Agjencisė tė vendosen nė shtėpinė e Rizah Asllan Berishės, nė fshatin Berishė. Rizahu kishte pranuar qė odėn ta lironte pėr shėrbime tė radios dhe tė agjencisė.
Mė 3 janar u bėnė pėrgatitjet e funditdhe u vendos qė mė datėn 4 janar 1999, tė transmetohet emisioni i parė eksperimental provues. Ahmet Qeriqi pėrgatit informatėn e parė, e cila u emetua me rastin e hapjes sė programit.
Mė 4 janar arrijnė nga Prishtina Xhevdet Gashi, inxhinier i studios dhe transmetimit, pastaj Blerim Peja, e tė interesuar tė tjerė. Ndėrkohė u bėnė pėrgatitjet e fundit. Pėrcaktohet qė sinjal paralajmėrues tė jetė singla e komponuar nga Rauf Dhomi dhe e realizuar nga Efraim Kastrati. Singla paralajmėruese mbėrthente pėrmbajtjen e qėlluar tė tingujve autentikė tė njė radioje militante tė luftės.
Pėr fillimin e emetimit Ahmet Qeriqi dhe Martin Ēuni shkėpusin njė efekt muzikor nga kėnga “Jam Kosova e shqiptarisė”, e cila ėshtė pėrcjellė me fjalėt, “Ju flet Kosova e lirė”, tė zėruar nga folėsi i parė i Radios, Nusret Pllana.
Nė orėn 15 e 55 minuta nė Rrafshnaltė, pėrballė pllakės pėrkujtimore tė atdhetarit Rifat Berisha, ku paraprakisht ishte vendosur antena transmetuese, nė prani tė dhjetėra pjesėmarrėsve, ka filluar tė pėrhapet tingulli paralajmėrues i shoqėruar me fjalėt “Ju flet Kosova e lirė”. Emetimi ka qenė eksperimental dhe ka zgjatur 5 minuta. Veē tekstit tė prezantimit tė lajmėrimit pėr fillimin e emetimit ėshtė lexuar edhe Komunikata e SHP tė UĒK-sė, qė kishte tė bėnte me fillimin e punės nė radio dhe nė Agjenci.

Nė hapjen solemne tė radiostacionit “Kosova e lirė” kanė marrė pjesė: Jakup Krasniqi, Ramė Buja, Ahmet Qeriqi, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Nuri Bega, Adem Grabovci, Xhevdet Gashi, Blerim Peja, Berat Luzha, Rizah Berisha, Milaim Berisha, Elez Durmishi, Isė Krasniqi, Ismet Sopi dhe disa ushtarė tė shtabit lokal tė Berishės. Nė orėn 18.00 tė 4 janarit arrin nė Krojmir edhe Nezir Myrtaj. Ishte vonuar meqė, njė ditė mė parė, policia sekrete serbe, nga prita, kishte vrarė Enver Tefik Gashin nga Shtimja, njė mik i Nezirit.

Stafi i radios dhe i agjencisė gjatė kohės sė luftės
Ekipin e parė tė gazetarėve dhe tė teknikėve tė Radios e tė Agjencisė e kanė pėrbėrė: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Isė Krasniqi Berat Luzha, Rizah Berisha, Ismet Sopi, Valdet Hoti, dhe Habib Zogaj.
Ndėrkohė janė angazhuar edhe: luftėtari Shefqet Buēaj nga Lladrovci, pastaj Ajete Zogaj nga Fshati i Ri, arsimtare, Sheqir Zeneli, profesor nga Prishtina, Qemal Aliu, gazetar i “Bujkut”, Fatmir Dugolli, operator i zėrit, Arbanė Qeriqi, absolvente e pedagogjisė e tė tjerė.
Nė fazėn e dytė tė konsolidimit ekipin e radios dhe tė agjencisė e pėrbėjnė:
Ekipin e radios: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Ēuni, Nusret Pllana, Habib Zogaj, Fatmir Dugolli, Valdet Hoti dhe Rizah Berisha,
Ekipin e agjencisė “Kosovapres” Berat Luzha, Isė Krasniqi, Ismet Sopi, Qemal Aliu, Besnik Berisha, Metė Bytyqi, Fadil Bajraktari, ndėrsa nė cilėsinė e bashkėpunėtorit nga Prishtina Nuhi Paēarizi.
Nė zyrėn e agjencisė nė Cyrih ka punuar Skėnder Krasniqi.
Nė cilėsi tė fotoreporterit, prej 20 prillit 1999 angazhohet edhe Gazmend Elshani, nga Bainca e Drenacit (ish-Gllogoc).
Kanė prezantuar kohė pas kohe, kanė dhėnė informacione, kanė mbajtur kontakte dhe kanė ndihmuar nė mėnyra tė ndryshme:
Blerim Peja, Behxhet Krasniqi, Sheqir Zeneli, Xhevdet Gashi, Hilmi Ramadani, Selatin Qeriqi, Naim Ymeri, Vehbi Zeqiri, Nuhi Bytyēi, Abaz Zeka, Naim Bujupi, Fatmir Xhelili, Mustafė Gara, Zenel Kastrati, Nazmi Iballi, Fadil Berisha, Esat Brajshori, Hasan Gashi, Shaban Hoxha, Rauf Dhomi, Efraim Kastrati, Vijon Peja, Enver Kelmendi, Bedri Rama, Emin Olluri, Mehmet K. Berisha. Shyqri Galica, Agim Berisha, Sheremet Krasniqi, Ramadan Rizani, Heset Hamdiu Vehbi Qeriqi, etj.

Bashkėpėunėtorėt dhe korrespondentėt nga zonat operative:
Zona Operative e Drenicės:

Gani Koci, Murat Musliu, Tahir Desku, Destan Bajraktari.

Zona Operative e Pashtrikut:

Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktari (dėshmor i kombit), Selatin Qeriqi, Naim Imeri, Fadil Bajraktari, Ajete Zogaj, Naim Bujupi, Arbanė Qeriqi etj.

Zona Operative e Dukagjinit:

Fitnete Ramosaj, Hyrie Veliu, Faton Mehmetaj, Salih Lajēi, Ali Geci, Remzie Zeqiraj.

Zona Operative e Shalės:

Sabit Gashi.

Zona Operative e Llapit:

Ismet Cakiqi, Muharrem Mahmutaj.

Zona Operative e Neredimes:

Ruzhdi Jashari, Ali Uka, Hyrė Emini (dėshmore)

Zona Operative e Karadakut:

Ahmet Isufi, Ismet Sylejmani

Dėshmorėt dhe martirėt e rėnė prej 27 mars deri mė 2 maj tė vitit 1999 nė mbrojtje tė pozicioneve nga ku emetonte Radio-Kosova e Lirė

Nė mbrojtje tė pozicioneve tė Rrafshnaltės, tė SHP tė UĒK-sė tė instititucioneve informative tė luftės dhe tė popullatės sė zhvendosur pėrreth vend emetimit tė Radios dhe tė Agjencisė prej 1 prill deri mė 11 qershor tė vitit 1999, kanė rėnė dėshmorė:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeēar, ėshtė vrarė nga predhat e bombave kasetė mė 27 mars tė vitit 1999, gjatė sulmit tė dy aeroplanėve bombardues MIG 21 tė armatės okupatore jugosllave, afėr selisė sė Radios.
XHAVIT KELMENDI nga Karaēica, ka rėnė dėshmor mė 1prill tė vitit 1999, nė luftė kundėr forcave ushtarake serbe nė mbrojtje tė pozicioneve te UĒK-sė nė Tėrpezė. Ka qenė pjesėtar i njėsive speciale tė SHP tė UĒK-sė.
VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicė e Kolshit, ka rėnė dėshmor mė 1 prill 1999, nė luftė kundėr forcave serbe, nė mbrojtje tė pozicioneve tė UĒK-sė, nė Tėrpezė. Ka qenė pjesėtar i njėsive speciale tė SHP tė UĒK-sė.
MEHDI BYTYĒI nga Arllati, komandant Toge, ka rėnė dėshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyēve, nė Arllat nė mbrojtje tė pozicioneve, me rastin e pėrpjekjeve tė forcave serbe pėr tė depėrtuar nė Rrafshnaltė.
SYLEJMAN BYTYĒI nga Arllati, ka marrė plagė vdekjeprurėse nga arma armike mė 16 prill 1999, te Lagja e Bytyēve. Nga plagėt ka ndėrruar jetė pesė ditė mė vonė.
ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka
MENTOR MORINA, nga Arllati
RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica
MENTOR GASHI nga Llapushniku
HALIM BAJRAKTARI, nga Ēikatova, kanė rėnė dėshmorė mė 18 prill tė vitit 1999, nė betejėn ballė pėr ballė kundėr kėmbėsorisė serbe nė pozicionet strategjike tė UĒK-sė te Gradina, mbi Grykė tė Llapushnikut.

XHAVIT BAJRAKTARI, nga fshati Studenēan i Therandės ka rėnė dėshmor me 2 maj 1999 sė bashku me Fetah Gegėn, nė fshatin Shirokė, nė pėrleshje tė drejtpėrdrejt me forcat armike. Xhaviti ka qenė reporter i Radios dhe i Agjencisė, prej shkurtit tė vitit 1999.
SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalė ish-Sedllar, ka rėnė dėshmor nė hyrje tė Grykės sė Gashit nė Nekoc, mė 24 prill 1999.
Nė mbrojtje tė pozicioneve dhe vendit ku ka emetuar Radio-Kosova e Lirė gjatė luftės kanė qenė tė angazhuar eprorėt e komandės operative: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Refki Mazreku, Ajet Kastrati, Ajvaz Berisha Xhavit Sadriaj, Muharrem Sylejmani, Fadil Berisha, Agim Vrellaku, Mustafė Sopi, Faik Sopi, Daut Bajraktari, Dervish Bytyqi si dhe shumė luftėtarė tė dalluar tė Brigadės 121, Ismet Jashari-Kumanova dhe tė brigadave: 113, Mujė Krasniqi e 114 Fehmi Lladrovci. Radio Kosova e Lirė dhe Agjencia Kosovapres kanė qenė bazat mė tė mbrojtura dhe mė tė fortifikuara nė Brigadėn 121, Ismet Jashari-Kumanova.
Bashkėpunėtorė tė Radios Kosova e Lirė tė rėnė dėshmorė:

Nė periudha tė ndryshme tė luftės ēlirimtare, nė fushėn e nderit, kanė rėnė kėta bashkėpunėtorė tė Radios-Kosova e Lirė:

Xhavit Bajraktari, ka rėnė mė 2 maj 1999 nė fshatin Shirokė tė Therandės.

Hyrė Emini ka rėnė Tanushė tė Gostivarit, mė 29 korrik tė vitit 2001.

Islam Berisha ka rėnė nė Mitrovicė, mė 2003.

II


Radio-Kosova e lirė, pėrpjekje pėr mbijetesė

Emetimin e programit e ka filluar mė 4 janar tė vitit 1999, nė fshatin Berishė tė Rrafshnaltės tė Drenicės.
Mė 21 qershor tė vitit 1999, ėshtė ndėrprerė emetimi nė Berishė, ndėrsa mė 12 korrik, tė po atij viti ka rifilluar punėn nė Prishtinė, nė lagjen Bregu i Diellit ku Radio-Kosova e Lirė emeton aktualisht. Me rastin e caktimit tė statusit dhe tė ndarjes sė licencave, nė fillim tė vitit 2000, Zyra e Komisionerit tė Pėrkohshėm pėr Media, e cila asokohe drejtohej nga zyrtari i lartė i OSBE-sė, z. Simon Haselock, Radios Kosova e Lirė nuk ia ka pranuar statusin paraprak autonom, ashtu sikur iu ka pranuar disa mediumeve tė tjera qė kanė transmetuar para vendosjes sė Zyrės sė Misionit tė OSBE-sė pėr mediat, nė Kosovė.
Me rastin e rikonfirmimit tė licencave nė nėntor tė vitit 2000, Radios-Kosova e Lirė, iu ka marrė e drejta e emetimit nė valėn 101 megaherc, si dhe e drejta e posedimit tė njė frekuence ndihmėse.
Nė prill tė vitit 2001, me vendim tė ZKPM-sė Radios-Kosova e Lirė i ndalohet emetimi nė bazėn emetuese nė Berishė, ku ka transmetuar prej 4 janarit tė vitit 1999.
Aktualisht, Radio-Kosova e Lirė, transmeton 15 orė program ditor informativ, kulturor, edukativ dhe muzikor, nė valėt FM, nė frekuencė 94.2, me mbulim tė territorit tė komunės tė Prishtinės dhe tė njė pjese tė territorit tė Kosovės.
Nga njė radio qė gjatė luftės, mbulonte tėrė territorin e Kosovės, dhe ishte i vetmi medium informativ nė Kosovė, aktualisht Radio Kosova e Lirė, mbulon me dėgjueshmėri vetėm 25-30% tė territorit tė Kosovės, ndėrsa, sipas rezultateve tė anketės sė Galupit, nė vitin 2000 dhe 2001 ishte radioja mė e dėgjueshme lokale nė Kosovė. Mbėshtetur nė hulumtimet e asociacionit Indeks-Kosova dhe Galup International, nė vitin 2003 Radios Kosova e Lirė radhitej e katėrta ndėrsa nė vitin 2004, ishte radioja e tretė me besueshmėri dhe dėgjueshmėri.
Zyrtarėt e kėtyre dy asociacioneve, me rastin e shpalljes sė rezultateve, e kanė fshehur faktin se Radio-Kosova e Lirė dėgjohet vetėm nė 25-30 pėr qind tė territorit, dhe jo qind pėr qind sikur dėgjohen tri radiot e tjera tė cilat e mbulojnė me valė tėrė territorin e Kosovės.


Dėgjuesit, programi, pėrmbajtja dhe vėshtirėsitė financiare

Ruajtja dhe restaurimi i konceptit kombėtar tė programit, ka qenė dhe mbetet aktualisht prioritet i angazhimit tė stafit drejtues dhe i tė gjithė gazetarėve tė Radios-Kosova e Lirė.
Koncepti militant afirmativ me pėrmbajtje edukative kombėtare me prioritet sidomos pėr shembujt e sakrificės dhe tė heroizmit tė dėshmorėve dhe luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, bėn qė kjo radio tė dallohet nga koncepti dhe pėrmbajtja e tė gjitha radiove qė aktualisht emetojnė program nė gjuhėn shqipe, jo vetėm nė Kosovė por nė mbarė trojet etnike shqiptare.
Radio Kosova e Lirė trajton njė gamė tė gjerė temash historike dhe dokumentare tė sė kaluarės dhe tė aktualitetit duke veēuar sidomos pėrmbajtjet afirmative kulturore, identitetin e mirėfilltė tė kulturės tradicionale shqiptare, tolerancėn ndėr fetare, si dhe tema tė tjera tė veēanta me pėrmbajtje tė ndryshme tematike, informative.
Nė rrugėn e gjatė dhe tė mundimshme tė instalimit dhe tė realizimit gradual tė kėtij koncepti, Radio Kosova e Lirė, ėshtė bėrė zė i pranueshėm dhe mjaft i preferuar sidomos pėr familjet e dėshmorėve, familjet e martirėve dhe viktimave tė luftės, familjet me pjesėtarė tė zhdukur gjatė luftės sė fundit, pėr invalidėt dhe veteranėt e luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr shumicėn e shqiptarėve liridashės.
Pėr konceptin programor tė Radios-Kosova e Lirė, janė tė huaja dhe tė papranueshme temat joserioze, temat qė e lėndojnė moralin autentik kombėtar, apo tema tė mediokritetit pacifist.
Dominon mendimi se Kosovės tė periudhės sė tranzicionit dhe kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, i nevojitet njė koncept i tillė militant afirmativ. Pėrpjekjet pėr integrim kulturor mbarėkombėtar janė pėrpjekje pozitive, qė duhet tė afirmohen, qė duhet tė mbėshteten nga tė gjithė shqiptarėt liridashės dhe nga tė gjithė intelektualėt e vėrtetė tė kombit, kudo ku jetojnė dhe veprojnė. Radio Kosova e Lirė ėshtė tejet e angazhuar nė kėtė drejtim.
Pėrpjekjet tona pėr tė ndikuar nė pėrparimin e kėtij koncepti me aq sa na lejojnė mundėsitė objektive kanė qenė dhe mbeten tė kufizuara, meqė njė program tė tillė serioz militant kombėtar, nuk e pėrkrahin pėrgjegjėsit ndėrkombėtar tė mediave, nuk e mbėshtesin financiarisht as partitė politike shqiptare, as institucionet tjera tė vendit.
Pavarėsisht nga injorimi qė i ėshtė bėrė Radios Kosova e Lirė sidomos nga Zyra e Komisionerit tė Pėrkohshėm tė Mediave, me rastin e caktimit tė statusit, pavarėsisht nga mungesa e mbėshtetjes institucionale, Radion Kosova e Lirė e kanė ndihmuar dhe ende vazhdojnė ta ndihmojnė drejtuesit e disa firmave nė Kosovė, qoftė nė formė tė bashkėpunimit pėrmes kryerjes sė shėrbimeve me reklamė, qoftė me donatori pėr raste tė veēanta.
Radio Kosova e Lirė prodhon program me pėrmbajtje tematike kombėtare pėr familjet e dėshmorėve, pėr invalidėt dhe veteranėt e luftės dhe pėr dėgjuesit tė cilėt e preferojnė konceptin serioz tė programit tonė.
Nė saje tė rezultatit tė anketave tė bėra nė opinion ėshtė konstatuar se programin e Radios Kosova e Lirė e preferojnė liridashėsit shqiptarė kryesisht prej moshės 20-30 vjeēare, studentėt, punėtorėt, familjet e dėshmorėve, veteranėt, invalidėt e luftės dhe ushtarėt e TMK-sė.
Programin e Radios Kosova e Lirė mė sė tepėrmi e preferojnė dėgjuesit e trevave qė kanė qenė tė pėrfshira nė luftė, mirėpo pėr shkak tė mungesės sė dėgjueshmėrisė, ata janė tė privuar nga dėshira e tyre pėr ta dėgjuar programin tonė.
Pavarėsisht nga vėshtirėsitė financiare dhe nga kufizimi ekstrem i dėgjueshmėrisė, me rastin e pėrcaktimit tė statusit nga ZKPM, Radio-Kosova e Lirė, emeton 15 orė program ditor me pėrmbajtje informative, kulturore emisione tematike pėr dėshmorėt, emisione kontaktuese, muzikore, spote me pėrmbajtje edukative arsimore, tema tė ndryshme pedagogjike, filozofike e shoqėrore, duke trajtuar tema serioze dhe tejet tė rėndėsishme pėr tė kaluarėn dhe kulturėn kombėtare.

Radio Kosova e Lirė

Historiku i procedurės sė aplikimi, vėshtirėsitė, pengesat, injorimi, mungesa e pėrkrahjes

Edhe pse Radio-Kosova e Lirė ka emetuar program prej 4 janarit tė vitit 1999, pėrgjegjėsit e Misionit pėr Media tė OSBE-sė, nuk i kanė marrė fare parasysh specifikat dhe statusin e veēantė tė kėsaj radioje, me rastin e ndarjes sė licencės dhe tė pėrcaktimit tė statusit transmetues.
Radio-Kosova e Lirė, gjatė kohės sė luftės, e sidomos nė periudhėn kohore 24 mars 21 qershor 1999, ka qenė i vetmi medium informativ nė tėrė territorin e Kosovės.
Nė gusht tė vitit 1999, me rastin e fillimit tė emetimit nė Prishtinė, Radio-Kosova e Lirė ka marrė lejen pėr emetim tė pėrkohshėm nga Pėrfaqėsuesi u UNMIK-ut pėr Ēėshtje Civile, z. Dominique Vian.
Mė 13 gusht tė vitit 1999, kryesuesit tė Drejtorisė pėr Ēėshtje tė Mediave,z. Douglas Davidson i ėshtė drejtuar kėrkesė me shkrim, pėr tė mundėsuar shfrytėzimin e njė lokali tė caktuar, nė Pallatin e Shtypit nė Prishtinė.
Kėrkesa nuk ėshtė pėrfillur.
Mė 2 shtator tė vitit 1999, Radio Kosova e Lirė ka marrė lejen e punės edhe nga Ministria e Informimit Publik tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės.
Mė 20 shtator ėshtė hartuar njė projekt tė detajuar teknik, i cili u ėshtė drejtuar organizatave tė caktuara qė interesoheshin pėr mėkėmbjen e mediave pas luftės. Asnjė organizatė e huaj, asnjė donator i huaj nuk e ka ndihmuar asnjėherė Radion-Kosova e Lirė. Mė 30.6.2000 Drejtorisė pėr Leje tė Mediave tė OSBE-sė I ėshtė ushtruar kėrkesė pėr vazhdimin e emetimit tė programit nė frekuencat 88.8 dhe 101 megaherc FM.
Mė 27. 11. 2000 Drejtoria e Radios-Kosova e Lirė ka plotėsuar aplikacionet pėr leje me mbulim tė transmetimit nė tėrė territorin e Kosovės.
Mė 11. 12. 2000 Bordi prej pesė anėtarėve tre ndėrkombėtarė dhe dy vendorė (Vehap Shita dhe Fatmir Berisha), kryesuar nga Komisioneri i Pėrkohshėm pėr Media, z Simon Haselock, vendosi qė lejet pėr radio dhe televizion me mbulim nė tėrė territorin e Kosovės, t`ia ndajė Radios 21 dhe TV 21 dhe Radio dhe TV Dukagjinit.
Nė aplikacionet paraprake, ishte precizuar qė aplikuesi i cili ka leje emetimi pėr TV, nuk mund ta marrė lejen edhe pėr radio. Mirėpo me vendimin unanim tė anėtarėve tė komisionit, leja pėr Radio dhe TV iu dha Radiotelevizionit 21 dhe Radio-Dukagjinit.
Mė 8 janar 2001, Zyrės sė Komisionerit tė Pėrkohshėm i ėshtė paraqitur ankesė, pėr shkak tė shkeljes sė parimit qė njėjti aplikues tė marrė leje pėr radio dhe televizion. Ankesa ėshtė refuzuar, ndėrsa z. Haselok ka propozuar qė ankesa t`i drejtohet tė ashtuquajturit Bord tė Mediave, i cili po ashtu dominohej nga persona dhe gjyqtarė tė ish nomenklaturės, si Ramadan Vraniqi, Vehap Shita, Fatmir Berisha, Agim Zatriqi e tė tjerė.
Drejtoria e Radios-Kosova e Lirė nuk ka konsideruar punė tė arsyeshme t` i drejtojė ankesė personave tė cilėt edhe ashtu i kishin shkelur parimet e shpalljes sė konkurrimit, me rastin e ndarjes sė licencės pėr radio me mbulim dėgjueshmėrie nė tėrė territorin e Kosovės.
Mė 30.1.2001, kemi marrė lejen pėr transmetim, sipas sė cilės statusi i Radios- Kosova e Lirė, nga ZKPM ėshtė degraduar skajshėm, si radio lokale me mbulim vetėm nė territorin e Prishtinės, me fuqi dalėse 250 Wat.
ZKPM-ja nė vazhdim tė injorimit tė Radios Kosova e Lirė, me rastin e caktimit tė frekuencave tė reja, Radios-Kosova e Lirė i ka ndarė frekuencėn 94.2, megaherc, nė tė njėjtėn valė me radion shtetėrore tė Maqedonisė, e cila me njė fuqi tejet tė shprehur radio difuzive, 10 herė mė e fuqishme se Radio Kosova e Lirė, mbulon pėrveē territorit tė ish RJ tė Maqedonisė edhe 60% tė tėrė territorit tė Kosovės.
Me vendimin pėr posedimin e lejes pėr transmetim tė datės 30.1 2001 ėshtė ndaluar transmetimi nė valėn tonė valide nė 101 megaherc, nė fshatin Berishė, nė Rrafshnaltė tė Drenicės, nga ku ėshtė emetuar programi njė vit para themelimit tė Zyrės sė Komisionerit tė Pėrkohshėm pėr Media, nė Prishtinė.
Duke qenė se Radio-Kosova e Lirė vazhdimisht qenė nė shėnjestėr tė interferencės sė pa tolerueshme dhe pengesave tė shumta devijante nga radisotacionet e tjera qė kanė emetuar dhe aktualisht emetojnė me fuqi dalėse shumėherė mė tė fortė se Radio-Kosova e Lirė, disa herė ka ardhur deri te defektimi i transmetuesve, pėr rregullimin e tė cilėve janė bėrė shpenzime tė konsiderueshme.
Pėr kėto probleme janė ushtruar pesė ankesa nė periudhėn prej 30.5 deri mė 19.10 2001, kundėr pengesave nė valėn tonė, tė cilat asnjėherė dhe nė asnjė rast nuk janė marrė nė konsideratė.
Vetėm kur kemi filluar emetimi nė valėn 100.7 megaherc, pėr shkak tė interferencės sė pa tolerueshme nė valėn 94.2, atėherė ZKPM e kryesuar nga zonja Anna Di Lellio, me vendimin e datės 18 Shtator 2001, ka pranuar se ekziston interferencė e pa tolerueshme, nė valėn valide tė radios Kosova e Lirė, mirėpo ajo nė tė njėjtėn kohė jep ultimatum 24 orėsh pėr tė ndėrprerė transmetimin nė valėn 100.7, duke kėrcėnuar me sanksione pėr marrjen e lejes sė transmetimit.
Edhe pse nė shėnjestėr tė vazhdueshme tė injorimit dhe tė presionit, pėr hir tė familjeve tė dėshmorėve, tė veteranėve dhe tė invalidėve tė luftės, qė janė dėgjues tė pėrhershėm tė Radios Kosova e Lirė, nė pamundėsi pėr tė bėrė ndryshe stafi drejtues ėshtė pajtuar me gjendjen ekzistuese, meqė nuk ka gėzuar pėrkrahje nga asnjė instancė organizative institucionale nė Kosovė.

Injorimi deri nė skajshmėri i zėrit tė Radios Kosova e Lirė, nga qarqe tė caktuara tė zyrtarėve tė mediave, pengimi i valėve dhe interferenca e pa tolerueshme dhe e vazhdueshme, bėhen me qėllim tė caktuar pėr ta detyruar tė heq dorė nga emetimi, meqė kjo radio e themeluar nė frontet e luftės ēlirimtare, vazhdon tė injorohet nga grupe dhe qarqe tė caktuara tė koniukturave aktuale politike.
Tė papėrkulshėm nė tė drejtėn tonė tė fituar me gjakun e mijėra dėshmorėve tė kombit, nė mesin e tyre 12 tė rėnėve nė mbrojtje tė pozicioneve nga ku transmetohej programi i kėsaj radioje gjatė luftės sė UĒK-sė, ne do tė vazhdojmė t`i kėrkojmė tė drejtat tona legjitime, pėr tė transmetuar papengueshėm dhe pėr tė rifituar tė drejtėn pėr dėgjueshmėri nė mbarė territorin e Kosovės.
Ky zė bese e lirie ėshtė mbrojtur me gjakun e bijave dhe tė bijve mė tė dėshmuar tė kombit. Pikėrisht pėr kėtė dhe pėr faktin se nė arkivin e Radios Kosova e lirė ruhet lėnda autentike dokumentare e kohės sė luftės: rreth 3500 informacione autentike, 200 komente, vėshtrime e shėnime, 150 biseda, intervista e reportazhe nė frontet e luftės dhe emisione tė tjera kulturore.Prore janė bėrė pėrpjekje qė Radios-Kosova e Lirė t`i kthehet e drejta pėr tė mbuluar me dėgjueshmėri tėrė territorin e Kosovės, por nuk kemi hasur nė mirėkuptim tė asnjė faktori relevant institucional vendor apo ndėrkombėtar.

Pajisjet teknike dhe pengesat nė emetim

Pika mė e dobėt si nė tė kaluarėn, gjatė kohės sė luftės, kur ka filluar transmetimin Radio-Kosova e Lirė, dhe aktualisht, ėshtė mungesa e pajisjeve adekuate teknike dhe probleme tė tjera, po ashtu tė natyrės teknike, qė e shoqėrojnė emetimin normal tė Radios-Kosova e Lirė Transmetuesi i parė, me fuqi dalėse 200 Wat, ėshtė dhuruar pėr Radion-Kosova e Lirė nė kohėn e luftės, nga veprimtari dhe kėngėtari Ismet Bexheti, pronar i radios-Zėri i Kumanovės.
Gjatė kohės sė luftės, ėshtė emetuar nė kushte tė papėrshtatshme pėr teknikėn transmetuese, nė temperatura tė ulėta tė cilat kanė dėmtuar gradualisht transmetuesin dhe tė gjitha pajisjet pėrcjellėse.
Edhe pse nė kushte dhe rrethana lufte, ėshtė arritur tė kompletohen mjetet dhe pajisjet mė se tė nevojshme pėr tė emetuar program. Pėrveē transmetuesit tip RVR elektronik ėshtė shfrytėzuar njė miksetė amatore, dy palė kufje, njė dek kasetė, njė dek CD dhe njė mikrofon, katėr antena sistem YOGI me pajisjet e tjera pėrkatėse, kabėll, spina, diktafonė, etj.
Studioja e parė e Radios Kosova e Lirė nė tėrėsi ka qenė studio amatore e improvizuar nė kushte dhe rrethana tė luftės.
Emisionet e Radios Kosova e Lirė prej 4 janar deri mė 21 qershor tė vitit 1999 janė emetuar me gjenerator, pėr shkak se programi ėshtė transmetuar nė vende ku nuk ka pasur furnizim me energji elektrike. Falė pėrkujdesjes gjithnjė mobilizuese tė tėrė stafit teknik, gjatė luftės nuk ka ndodhur asnjė ndėrprerje e programit pėr shkaqe teknike. Edhe me rastin e goditjes sė bazės transmetuese, mė 30 mars 1999, nga minahedhėsit e forcave armike, me ē rast ėshtė defektuar njėra nga antenat, ato janė larguar nga vendi ku kanė qenė tė vendosura dhe ndėrkohė ėshtė evituar defektin. Teknika transmetuese dhe mjetet e tjera pėrkatėse vazhdimisht janė testuar dhe janė evituar paraprakisht defektet e presupozuara.

***
Rifillimi i transmetimit nė Prishtinė mė 12 korrik tė vitit 1999, e gjeti Radio-Kosovėn e Lirė me po ato mjete tė teknikės transmetuese. Nė periudhėn prej 12 korrik 1999 e deri mė mars tė vitit 2000 kanė ndodhur dhjetėra defekte nė teknikėn transmetuese, e cila ishte dėmtuar, nė kushte dhe rrethana tė emetimit nė lagėshtirėn e bunkerit.
Nė prill tė vitit 2000, donatori Nexhat Behluli nga Presheva i dhuroi Radios-Kosova e Lirė 10.000 DM, me tė cilat ėshtė blerė njė transmetues i tipit RVR 500 wat. Po ashtu ėshtė blerė edhe njė miksetė tė re dhe disa pajisje tė tjera mė tė domosdoshme.
Pavarėsisht nga teknika e re transmetuese, pėr shkak tė interferencės sė shkaktuar nga emetues tė tjerė, nė tė njėjtat valė, nuk ėshtė arritur tė sigurohet sinjal cilėsor, as tė mbulojmė hapėsirėn e paraparė tė dėgjueshmėrisė. Disa herė i ėshtė ushtruar ankesė Zyrės sė komisionierit tė Pėrkohshėm pėr Media, por ato asnjėherė nuk janė marrė nė konsiderim, edhe pse zyrtarėt e kėsaj zyreje e kanė kontatuar interferencėn nė shkallė tė palejueshme, nė valėn tonė valide 94.2 MHz.
Duke qenė jetėsisht tė interesuar ta rrisim shkallėn e dėgjueshmėrisė, nė shtator tė vitit 2001, me mjetet e rezervuara nga reklama dhe nga donatoria: 2000 Euro tė Birrarisė nė Pejė dhe 2000 Euro tė PTK-sė, kemi blerė nė Itali njė transmetues 1 kilovat me tė gjitha mjetet e tjera pėrkatėse, si antenat, kabllot, konektorėt etj.
Pavarėsisht nga transmetuesi i ri, mė i fuqishėm se transmetuesi paraprak, nuk kemi arritur tė sigurojmė dėgjueshmėri tė duhur, as sinjal tė pastėr, pėr shkak tė interferencės nė valėn tonė valide, pėr tė cilėn ėshtė nė njohuri edhe Zyra pėr mediat, qė ėshtė edhe e autorizuar pėr tė mos lejuar interferime tė tilla, qė dėmtojnė tėrė sistemin teknik transmetues.
Mjetet dhe pajisjet pėrkatėse teknike tė Radios Kosova e Lirė, nga dita nė ditė po pėsojnė dėmtime pėr shkak tė pengesave nė valė dhe interferencės sė palejueshme qė krijojnė disa radiostacione lokale nė valėn 94.2.
Aktualisht, Radio-Kosova e Lirė ka dy studio tė pajisura me mjetet elementare teknike, studion e transmetimit dhe atė tė incizimit.

Radio-Kosova e Lirė
botuese e veprave dokumentare, letrare e artistike

Radio-Kosova e Lirė ka edhe sektorin e botimit dhe tė publikimeve Deri tani ka botuar:

Radio-revistėn Kosova e Lirė 1999-2000, shtatė numra;

Publikime:

Nezir Myrtaj Jehonė lufte Nė kėtė libėr janė publikuar tė gjitha komentet e shkruara nga autori, redaktor i informimit i Radios-Kosova e Lirė gjatė kohės sė luftės, tė cilat janė emetuar nė valėt e radios. Shumica e komenteve janė transmetuar nė faqen e agjencisė, nė internet. Libri ka 270 faqe, format 13.5 x 20.
Nezir Myrtaj, 17 dhe 18 Marsi 2004. Libri ka 112 faqe format 12x19 cm.
Martin Ēuni Reportazhe lufte Nė libėr janė pėrfshirė tė gjitha bisedat, intervistat dhe reportazhet qė ka zhvilluar gjatė luftės reporteri dhe redaktori i radios, Martin Ēuni. Libri ka 224 faqe format 14x22.
Nusret Pllana Rruga e lirisė Vepėr autoriale, tematike dokumentare, e autorit Nusret Pllana, folės dhe zgjedhės muzike i Radios-Kosova e Lirė gjatė kohės sė luftės. Libri ėshtė ilustruar me dhjetėra fotografi kolor, ka 160 faqe format 20x28.

Publikime tė tjera
Ahmet Qeriqi...........Meditime nė arrati, roman
Ahmet Qeriqi...........Nė gjurmim tė lashtėsisė, studime
Ahmet Qeriqi...........Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar studime
Ahmet Qeriqi...........Burgu, roman
Martin Ēuni.............Jetė e furtunė, pėrmbledhje poetike
Kasim Shala............Poezi dhe rrėfime, (poet dėshmor)
Bajram Bekteshi......Mbizotėrat, pėrmbledhje poetike
Bedri Tahiri.............Pėrtėritja, libėr me tregime
Endrit Myrtaj...........Vargjet e mia, pėrmbledhje poetike pėr fėmijė
Afrim Berisha..........Lirikė vjeshte pėrmbledhje poetike
Zėri i lirisė..............Broshurė e Radios-Kosova e lirė
Ahmet Qeriqi...........Luftėtarė tė NDSH-sė (1944-1950)
Ahmet Qeriqi...........Fenomene shqiptare studime
Muhamet Pirraku.....Pėr kauzėn e UĒK-sė
Haki Qeriqi..............Libėr me poezi


III Koncepti redaktues i Radios Kosova e Lirė
gjatė dhe pas luftės E themeluar nė frontet e luftės sonė ēlirimtare, duke qenė bashkėpjesėmarrėse nė krijimin e proceseve politike dhe ushtarake tė UĒK-sė, Radio-Kosova e Lirė me kohė kishte krijuar pozicion tė fortė militant kombėtar, me qėllim tė propagandimit tė luftės pėr liri, duke u bėrė zėdhėnėse e jehonės sė krismave tė pushkėve tė legjendarit Adem Jashari dhe tė trimave e trimėreshave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Sė bashku me Agjencinė e lajmeve Kosovapress, kėto dy institucione informative tė luftės afishuan pėrmbajtjen informative militante, duke u bėrė digė e pathyeshme e informimit tė drejtė dhe objektiv nė afirmimin e vlerave tė UĒK-sė, nė denoncimin e politikės pacifiste, ndėrsa nė anėn tjetėr duke i dhėnė pėrkrahje tė fuqishme dhe tė parezervė luftės sė UĒK-sė kundėr forcave okupatore jugosllave. Nė komentet dhe vėshtrimet e Radios-Kosova e Lirė hetohej qartė pozicioni militant kombėtar, por edhe besimi i patundur nė fitore.
Radio-Kosova e lirė, besnikja e luftės ēlirimtare, ashtu sikurse pati guxim ta paralajmėrojė lirinė, mė 4 janar tė vitit 1999, duke shpėrndarė nė eter zėrin metaforė tė lirisė, ajo arriti qė nga malet e Berishės, mė 21 qershor tė po atij viti tė lajmėrojė popullatėn liridashėse tė Kosovės pėr dėbimin e turpshėm dhe tė pėrjetshėm tė makinerisė policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.
E krijuar nė zjarrin e luftės ēlirimtare, e kalitur ndėr beteja, e rritur tok me trimat e trimėreshat e Kosovės, Radio-Kosova e Lirė, e cila gjatė luftės fliste pėr lirinė e Kosovės u bė arenė e militantizmit kombėtar dhe mbeti po ashtu arenė e hapur e forcave avangarde atdhetare edhe nė periudhėn e pasluftės.

Radio-Kosova e Lirė pas pėrfundimit tė luftės

Duke i qėndruar besnike lirisė tė Kosovės dhe duke frymėzuar brezat pėr tė shtyrė pėrpara proceset pozitive tė pavarėsisė sė vendit tonė dhe tė bashkimit kombėtar, Radio-Kosova e Lirė, ka trajtuar dhe trajton problemet mė fundamentale tė historisė sė kaluar dhe tė tanishmes, e cila, edhe pse me vėshtirėsi e me ēalime po ecėn drejt proceseve tė pakthyeshme tė pavarėsisė dhe integrimit mbarėkombėtar. Nė kėtė drejtim. Radio-Kosova e Lirė ka ēarė pėrpara pa marrė parasysh pengesat, vėshtirėsitė, sulmet e ndryshme, kėrcėnimet, kufizimin e dėgjueshmėrisė nga Zyra e Komisionit tė OSBE-sė pėr Mediat, shantazhet e individėve tė caktuar apo tė qarqeve tė ndryshme dhe neglizhencėn e njė pjese tė faktorit vendor pėr tė ndihmuar kėtė zė autentik tė lirisė.
Edhe pse e pa pėrkrahur nga ata qė, nuk do tė duhej nė asnjė mėnyrė ta anashkalonin, edhe pse e injoruar nga injoruesit e lirisė, edhe pse e atakuar nga plehurina e sė kaluarės titiste rankoviqiste, Radion-Kosova e Lirė, asnjėherė nuk e harruan invalidėt e luftės, familjarėt e dėshmorėve, veteranėt e luftės, pjesėtarėt e TMK-sė dhe forcat e tjera atdhetare, tė cilat nuk do tė lejojnė tė shuhet ky zė bese e zė lirie.

Pėrmbajtja dhe temat e emisioneve tė Radios-Kosova e Lirė

Nga koncepti afirmativ kombėtar dhe nga ecuria e trajtimit tė kėtij koncepti burojnė edhe tė gjitha pėrmbajtjet e emisioneve tė Radios-Kosova e Lirė. Pėrveē pesė edicioneve ditore tė lajmeve, tė pėrgatitura gjatė ditės nė studio, sajohen edhe emisione tė tjera tematike, dokumentare, arsimore e pedagogjike, kulturore e muzikore. Shumėllojshmėria e emisioneve ėshtė rezultat i angazhimit tė pandėrprerė tė stafit tė gazetarėve tė radios, pėr tė krijuar njė opinion serioz, larg banaliteteve, larg improvizimeve skematike dhe ēoroditjeve banale qė karakterizojnė shumė media nė Kosovė, tė shkruara dhe elektronike.
Ruajtja dhe restaurimi i vlerave tė njėmendėta njerėzore e kombėtare, i vlerave tė qėndrueshme universale, serioziteti nė trajtimin e emisioneve, i jep kėsaj radioje njė fizionomi autentike ku e kaluara gėrshetohet me tė tanishmen, si tėrėsi organike e origjinalitetit krijues nė kohė dhe hapėsirė.
Nė funksion tė kėtij koncepti janė ndėrtuar emisionet e ndryshme si:
Komenti i radios
Emision ditor ku pasqyrohet koncepti i Radios-Kosova e lirė lidhur me problemet e caktuara politike, shoqėrore, ekonomike, kulturore. Etj.
Heroizmi i dėshmorėve tė lirisė
Emision tematik dokumentar, i pėrditshėm, pėr jetėn dhe veprėn e dėshmorėve tė kombit. Deri tani janė realizuar mė shumė se 1200 emisione autentike pėr dėshmorėt. Tė gjitha familjet e dėshmorėve kanė marrė falas nga njė kasetė me emisionin e incizuar pėr dėshmorin, pėrcjellė me efekte muzikore dhe tekst dokumentar artistik.
Radio-Kosova e Lirė emeton dy deri pesė orė nė ditė emisione pėr dėshmorėt.
Personalitete tė jetės sonė kulturore e historike
Nė kuadėr tė kėtij emisioni dėgjuesit tanė njihen me jetėn dhe veprat e krijuesve tanė, por edhe tė krijuesve tė vendeve tė ndryshme tė botės. Deri tani janė realizuar qindra emisione.
Personalitete tė rezistencės kundėr pushtuesve
Emision tematik dokumentar pėr luftėtarėt popullorė, pėr heronjtė dhe dėshmorėt e kombit, pėr trimat e trimėreshat e kombit.
Emisione tė drejtpėrdrejta tė kontaktit
Emisione tė kontaktit me personalitete politike, shoqėrore, ushtarake dhe personalitete tė tjera tė artit, kulturės, gjuhės dhe lėmenjve tė tjerė. Janė realizuar mė shumė se 460 emisione tė tilla. Emisioni i kulturės
Emision javor ku trajtohet njė gamė e gjerė e temave tė ndryshme tė kulturės shpirtėrore dhe materiale tė popullit shqiptar.
Deri tani janė realizuar mė shumė se 200 emisione tė tilla.
Nė gjurmim tė lashtėsisė
Emision historik dokumentar ku trajtohen tema nga historia, gjuhėsia, arkeologjia, etnopsikologjia e tė tjera.
Kalendari ditor enciklopedik
Trajton ngjarje tė rėndėsishme tė kulturės, historisė, krijimtarisė, muzikės, shkencės, etj. Njė rėndėsi e veēantė iu kushtohet ngjarjeve tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ditėve tė betejave dhe tė luftimeve, ditėve tė rėnies sė dėshmorėve e ngjarje tė tjera me rėndėsi kombėtare e botėrore. Emisioni ka filluar tė realizohet prej janarit tė vitit 2001
Spotet e Radios, Spotet edukative muzikore, Recital
Kėto spote rikthejnė nė emetim fragmente letrare artistike e muzikore nga trashėgimia artistike e sė kaluarės, nga krijimtaria autentike origjinale e gjeniut krijues shqiptar.
Tema historike nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar
Emision i pėrditshėm nė tė cilin trajtohen ngjarje tė shėnuara nga historia kombėtare
E shtuna letrare artistike
Emision letrar ku shqyrtohen pėrmbledhjet poetike tė poetėve, sidomos tė poetėve e poeteshave tė reja, duke recituar edhe vargje nga poezitė e botuara nga njė poet i caktuar.
Proza jonė e zgjedhur
Po ashtu emision javor foljor- muzikor nė tė cilin lexohen fragmente nga proza e preferuar artistike e prozatorėve shqiptarė tė sė kaluarės dhe tė prozės bashkėkohor. Deri tani janė realizuar rreth 200 emisione
Feja dhe shoqėria
Zakonisht trajtohen tema tė filozofisė fetare nė raport me shoqėrinė, filozofinė dhe shkencėn. Trajtohen edhe tema nga kultura e tolerancės fetare ndėr shqiptarė e tema tė tjera tė rėndėsishme nga religjioni nė pėrgjithėsi. Janė realizuar mė shumė 25o emisione.
Universi letrar
Emision javor nė tė cilin trajtohen tema nga letėrsia, nga drejtimet letrare, shkollat letrare botėrore.
Bisedė me krijues
Emision i kontaktit me krijues tė lėmenjve tė caktuar tė shkencave shoqėrore dhe tė natyrės.
Radio-drama
Shkenca e popullarizuar
Emision mbi tė arriturat mė tė reja nė shkencė, nė mjekėsi, dhe pėrgjithėsisht nė shkencat e natyrės. Nė kuadėr tė kėtij emisioni trajtohen edhe tema nga ambienti, ekologjia etj.
Tema arsimore e pedagogjike.
Trajtohen tema tė ndryshme nga kultura, tema nga pedagogjia, arsimi, edukata e tė tjera.
Nga arkivi I luftės sė UĒK-sė
Emision javor qė rikthen nė kujtesė ditėt e lavdishme tė luftės heroike tė UĒK-sė. Biseda nė frontet e luftės me ushtarė dhe eprorė
Reportazhi i luftės
Kėto dy emisione javore rikthejnė nė kujtesė momentet e regjistruara nė diktafon nė vende tė ndryshme tė Kosovės, gjatė kohės sė luftės, biseda nė front me ushtarėt dhe eprorėt, reportazhe nė familjet e dėshmorėve, tė martirėve dhe tė invalidėve.
Dėshmi pėr krimet serbe nė Kosovė
Po ashtu njė emision javor specifik i Radios Kosova e Lirė ku flitet pėr monstruozitetet e kriminelėve serbė. Nė kėto emisione pėrfshihen edhe dėshmi autentike tė personave qė kanė mbijetuar krimet. Nė kuadėr tė kėtij emisioni kemi trajtuar edhe tema tė ngjashme tė krimeve serbe kundėr myslimanėve, pastaj krimet ruse nė Ēeēeni etj. Antologjia e fjalės sė menēur
Emision ditor me fjalė tė urta dhe mendime filozofike
Emisione tė ndryshme speciale me karakter dokumentar artistik, kulturor, filozofik e shkencor. Gjatė programeve ditore trajtojmė edhe tema tė caktuara speciale nga aktualiteti dhe nga lėmenj tė caktuar kulturorė e shoqėrorė.
Pėrveē emisioneve tė tilla, Radio-Kosova e Lirė emeton edhe programe muzikore, tė muzikės serioze, argėtuese, programe pėr fėmijė, programe tė marketingut, programe humoristike dhe emisione tė ndryshme tė kontaktit ku trajtohen tema aktuale sociale, politike ekonomike, sportive etj, janė nė funksion tė dėgjuesve tė tė gjitha moshave. Shumica e emisioneve janė arkivuar dhe ruhen. Disa nga emisionet pėrsėriten, pėr mungesė tė mjeteve materiale pėr tė realizuar vazhdimisht emisione tė reja.

Muzika folklorike, popullore, e pėrpunuar dhe muzika e lehtė nė Radion Kosova e Lirė

Njė veēanti tjetėr tė cilėn e heton dėgjuesi sapo kontakton nė valėt e Radios-Kosova e Lirė ėshtė edhe muzika e zgjedhur. Radio-Kosova e Lirė ėshtė mbase radioja e vetme nė tėrė hapėsirėn etnike shqiptare qė nuk emeton kėngė tė degjeneruara tė grupeve apo kėngėtarėve tė caktuar, tė cilėt kopjojnė muzikėn serbe, greke, turke e rome. Pėr konceptin muzikor tė kėsaj radioje janė tė pa emetueshme kėngėt e degjeneruara tė matrapazėve tė profiterisė publike, si dhe kėngėt e pėrmbajtjes rok, hip rep dhe tė ngjashme.
Nė Radion-Kosova e Lirė dėgjohen kėngėt antologjike tė kėngėve origjinale shqiptare, kėngėt e muzikės autentike nga tė gjitha trojet etnike shqiptare. Emetohen tė gjitha kėngėt pėr dėshmorėt, kėngė tė rapsodėve tė njohur, kėngė tė festivaleve kombėtare tė muzikės folklorike, popullore dhe argėtuese, kėngė korale, kėngė arbėreshe, marshe pėr paradė, muzikė simfonike e autorėve shqiptarė, muzikė e pėrpunuar etj. Nė radion Kosova e Lirė emetohen edhe disa kėngė me vlera tė shquara muzikore nga muzika e huaj.
Pėrmbajtja e emisioneve foljore muzikore, tematike, dokumentare, shoqėrore arsimore, e tė tjera, si dhe trajtimi adekuat dhe me pėrgjegjėsi profesionale i kėtyre pėrmbajtjeve janė pėrparėsitė nė kėtė drejtim dhe specifika krijuese tė kėsaj radioje kombėtare…


Nė Radion-Kosova e Lirė
kanė punuar qysh prej fillimit, punojnė aktualisht dhe kanė punuar nė kohė tė caktuar
Punojnė aktualisht nė Radion Kosova e Lirė

Ahmet Qeriqi, drejtor dhe kryeredaktor,
Valdet Hoti, drejtor teknik,
Arbanė Qeriqi, gazetare, pėrgjegjėse e programit,
Mirvete Uka, gazetare, folėse,
Jeton Syla, pėrgjegjės i marketingut
Haki Gashi, operator i transmetimit,
Ajshe Myrtaj, operatore e transmetimit,
Leonorė Limani, operatore e transmetimit,
Rizah Berisha, punėtor teknik nė Shtėpinė-Muze nė Berishė,
Azemine Berisha, punėtore teknike,
Agron Durmishi, operator
Dilaver Polisi, nė emisionin pėr fėmijė

Bashkėpunėtorė tė pėrhershėm:

Nezir Myrtaj,
Martin Ēuni,
Nusret Pllana,
Afrim Berisha,
Mejreme Maraj, Berisha,
Tone Buzhala, Gashi,

Kanė punuar nė Radion Kosova e Lirė, nė intervale tė caktuara kohore:

Habib Zogaj,
Ismet Sopi,
Shefqet Zeka,
Gazmend Elshani,
Sabrije Haxhiu,
Sheqir Zeneli,
Hatixhe Hoxha,
Ali Gashi,
Mehmet Bala,
Fejzi Hajdari,
Avni Dehari,
Samed Elshani,
Adnan Fejza,
Isuf Hyseni,
Merxhan Avdyli,
Bajram Dabishevci,
Remzi Jashari,
Selim Zeqiri,
Zeqir Bekolli,
Fatmir Gjinovci,
Rexhep Tėrshnjaku,
Hajrije Maxharraj,
Florė Pacolli,
Hysnije Hyseni,
Zelfije Pllana,
Agron Ēuni,
Bujar Hajrizi
Kastriot Gashi,
Milaim A. Berisha.
Avni Qeriqi,
Hasan Haxhiu,
Zejnullah Halili,
Jetish Kadishani,
Minire Fetahu,
Tomor Avdiu,
Naim Zeqiri,
Bekim Islami,
Emine Hoti,
Xhavit Muēaj
Driton Sejdiu,
Jehonė Ademaj,
Shyhrete Musaj
Arbėrie Zogiani,
Jetė Abazi,
Bledion Baraliu,
Kaltrinė Pajaziti
Devleta Hajredinaj
Dritė Slivova
Iliri Pireva
Nė shėrbimin e marketingut kanė punuar

Muhamet Kadolli,
Ramush Jashari,
Rexhep Tėrshnjaku,
Naim Bytyēi,
Xhelil Maēastena,
Fadil Raēa,
Milaim Krasniqi,
Florim Isufi,

IV Radio-Kosova e Lirė, financimi, donatoria

Edhe pse i vetmi medium elektronik informativ gjatė luftės ēlirimtare nė Kosovė, Radio-Kosova e Lirė, (sė bashku me Agjencinė Kosovapress nuk u mor nėn pėrkujdesje tė mjaftueshme financiare, as nė kohėn e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, as nga institucionet e mėvonshme pėrkatėse financiare.
Nga QPK-ja, Radio-Kosova e Lirė ka marrė njė ndihmė financiare nė vlerė prej 17.500 Euro nė periudhėn katėr mujore prej gushtit deri nė nėntor tė vitit 1999.
Nuk ka marrė asnjė donacion nga organizatat e huaja tė cilat kanė ndihmuar ngritjen e tėrė rrjetit radio difuziv tė vendit tonė qysh prej shtatorit tė vitit 1999.

I vetmi burim i pėrhershėm financiar prej 12 korrikut tė vitit 1999 e deri tani pėr Radion-Kosova e Lirė kanė qenė tė hyrat nga marketingu dhe donatoria e disa drejtuesve tė firmave vendore.

Radio-Kosova e Lirė ėshtė medium elektronik i pavarur, me status lokal dhe dėgjueshmėri tė kufizuar, sipas vendimit tė ZKPM-sė nė Prishtinė tė cilėn e drejton misioni i Mediave i OSBE-sė
Pavarėsisht nga mungesa e pėrkujdesjes institucionale, Radio-Kosova e Lirė, falė pėrkushtimit tė tė gjithė atyre qė kanė punuar dhe punojnė aktualisht nė kėtė medium emblematik tė luftės dhe tė paqes nė vendin tonė, falė disa ndihmėtarėve tė pėrhershėm, arrin tė pėrmbyllė me sukses vitin e shtatė tė transmetimit tė programit tė vet autentik kombėtar. Pėrveē kėsaj falė pėrkushtimit tė donatoreve, u ndėrtua edhe Shtėpia-Muze nė fshatin Berishė, ku ėshtė vendosur teknika transmetuese e luftės, tėrė materiali arkivor dhe tė gjitha pajisjet e mjetet e tjera tė cilat Radio-Kosova e Lirė i posedonte gjatė luftės.
Drejtoria e Radios-Kosova e Lirė, falėnderon tė gjithė donatorėt, tė gjithė ata qė, me prezantimin e reklamave tė tyre nė kėtė radio, kanė mundėsuar funksionimin e kėtij zėri emblemė tė lirisė. Falėnderojmė edhe firmat reklamuese tė cilėt kanė reklamuar veprimtarinė e tyre prej 15 ditė, madje edhe me muaj e vite tė tėra. Tė tillė janė me shumicė dhe nuk kemi mundėsi t'i radhisim kėtu me kėtė rast.

Mr.sci.Flori Bruqi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio