Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Bashkėjetesa nė Strugė, tė rinjtė vizitojnė Kishė e Xhami
Princo
Postuar nė: 23.11.2010, 07:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Rreth 30 tė rinj shqiptarė dhe maqedonas nga Struga iu dhanė fund paragjykimeve. Ata sė bashku ishin nė njė vizitė nė njė kishė dhe xhami nė rrethinėn e qytetit. Treguan se sė bashku shumė pak mund tė dinė pėr mėsimin e religjionit tjetėr. Imami i xhamisė sė fshatit Ladorishtė, e cila ėshtė ndėrtuar para 276 viteve u pėrgjigj nė ēdo pyetje tė tyre. Prej asaj se ēfarė nėnkuptojnė pesė rrethet e vizatuara brenda, sa festa ka nė islam, pse feja islame nuk lejon konsumimin e mishit tė derrit ose madje pse ėshtė e ndaluar pirja e alkoolit?
"Fėmijėt nuk janė fajtor. Ne tė moshuarit duhet mė tepėr tė angazhohemi dhe tė punojmė nė drejtim qė kėta tė mėsojnė mė shumė. Mesazhi im deri te tė rinjtė pa dallim religjioni ėshtė qė tė besojnė nė Zot, t’i realizojnė urdhėratė e Zotit gjegjėsisht tė mėsojnė ndėrsa prindėrit tu japin kulturė fetare meqė aty qėndron ardhmėria jonė", deklaroi Meqail Osmani, imam.
Si imami ashtu edhe kleriku i kishės Shėn Nikolla nė Vefēan tė rinjve u thanė se religjioni nuk duhet tė jetė shkak pėr pėrēarje.
“Kisha ortodokse nuk ka kurrfarė problemi. Forma e xhamive tė sotme janė njė pasqyrė e mėhershme e kishės sė Shėn Sofjes nė Stamboll. Kėtu janė ndėrmarrė elemente tė arkitekturės. Ndėrkaq nga ana tjetėr kur ndėrtohej katedralja njerėzit thoshin se i ngjanė xhamisė”, tha Zoran Poposki, klerik.
"Hoxha na tregoi shumė ēėshtje interesante pėr fenė myslimane. Me kėtė shoqėrim mėsuam si tė shoqėrohemi dhe se religjioni nuk ėshtė diēka q na ndanė por se mund tė jetojmė sė bashku. Mesazhi I hoxhės dhe priftit ishin qė nėse shoqėrohemi sė bashku ajo do tė kontribuoj pėr zhvillim tonė tė mėtejmė dhe tė shoqėrinė", u shpreh Arta Abdullai, nxėnėse.
“Kjo ishe hera e parė qė tė hyj nė xhami dhe mėsova shumė. Pashė se ekzistojnė si dallime ashtu edhe ngjashmėri midis religjioneve tona. Mė e rėndėsishme qė e mėsova ėshtė se ato nuk janė me mendim tė keq ndaj neve”, tha Dejan Lazarevski, nxėnės.
Prej kėtu tė rinjtė shkuan nė njė darkė tė pėrbashkėt. Gjatė ditėve tė kaluara ishin pėr vizitė edhe nė dy klube tė natės- njė maqedonas, kurse tjetri shqiptarė. Dėshirojnė qė kjo pėr ta tė jetė pėrditshmėri. Kėta fėmijė janė pjesė e projektit “ Dallimet janė pėrparėsia jonė” tė cilin e zbatojnė organizatat joqeveritare “ Ezerka”, “Toleranca” dhe “ Punte” nga Struga. Miki Trajkovski.


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio