Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (9) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vargjet qe ju prekin me shume
Zedka
Postuar nė: 26.12.2010, 18:41
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



Ku asht Ukshin Hoti

Pyeta te gjithe njerzit
Asnje fjale s'me thane
Pyta zogjt e malit:
-Amos e kane pare!?...

Psheretine Kosova
-Po ku gjendet valle?...
Po thote Krusha e Madhe:
"Mbeti ne Dubrave..."

Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i Kombit!
Luftetaret po pyesin:
Ku asht Ukshin Hoti

Po te pret Prishtina!
po te pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po te pret Kuvendi!

Mbi supet e tua
Peshon vete lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!

Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen rete
Birin e Kosoves
Atje e ka gjete!

Ti je tek Flamuri
Tek palet e tija.
Je tek rranjet e Burrit
Qe ka SHQIPTARIJA

A.Doci


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
Zedka
Postuar nė: 26.12.2010, 18:43
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



Migjeni -

Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme,
te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.

Thelle ne veten teme kanget e mija jesin...
e une jam vullkani qe flen i fashitun
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.

Por a do te vije dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulezue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.

O kanget qe fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femija,
une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
Sybella
Postuar nė: 26.12.2010, 18:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



E gjalla ime e vdekur - Pol Elyar

Nė brengėn time s’pipėtin asgjė,
Pres kot sė koti, s’vjen njeri tek unė,
S’vjen ditėn e s’vjen natėn
Dhe vetė unė s’vij ashtu siē vija.


Nga sytė e tu u ndanė sytė e mi.
Besimin humbėn edhe dritėn humbėn;
Tė miat buzė u ndanė nga tė tuat,
Tė miat buzė u ndanė nga zbavitja,
Nga jeta dhe dėshira e dashurisė;
Dhe duart nga tė tuat janė ndarė
Dhe s’mbajnė dot nė gishta asnjė pupėl;
Dhe kėmbėt janė ndarė nga tė tuat,
S’ēapiten dot e rrugė s’bėjnė dot.
Kėshtu na qenka thėnė tė shoh fundin,
Me fundin tėnd;
Se jeta ime qenka nėn pushtetin tėnd,
Kjo jetė qė mė dukej pambarim,
E vetmja shpresė qenka varri im,
Ashtu si yti mes botės sė shkujdesjes.

Kam qenė pranė teje, kam ftohtė me tė tjerėt.


Pėrktheu Dritėro Agolli


----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
Sybella
Postuar nė: 26.12.2010, 18:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 8150
Antari Nr: 18495
Bashkangjitur: 14.11.2008



Para ndarjes - Robert Burns

Po shkoj, Eliza, nė mėrgim,
Se vendi nuk mė mban;
Dhe fatin tėnd, dhe fatin tim
I ndan njė oqean.


E rėndė ndarja sa njė mal,
Njė mal qė nuk ka shok!
Po s’ndahen zemrat mbushur mall,
Kur janė shkrirė tok!


Nė vendin tim e lumtur mbeē,
Thesari im, thesar!
Mė vjen njė zė nga larg nė vesh;
“Ti s’kthehesh, o qyqar!”


Shtrėngim i dorės sate vjen
Me mua nė udhėtim,
Trokitja e zemrės sime ngel
Me ty nė vendin tim!


Shqipėroi Dritėro Agolli


----------------------------------------
Kur ti prangat mi hodhe nė mish,
unė i putha duart tua,
ėshtė rast i pashembullt ta dish
qė xhelatin ta puth e ta dua...-D.Agolli
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 26.12.2010, 20:03
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



Vajza
Jepni nje karakter temes. A do kete dhimbje dashurie apo dhimbje atdhedashurie...

Nese doni te qani dashurine, bujrum ke tema Dhimbje dashurie por keni kujdes qe aty nuk lejohen krijimet tuaja. Vetem te autoreve te tjere.


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
prespa
Postuar nė: 26.12.2010, 21:13
Quote Post


Above&Beyond
*****

Posti: Antarė
Postime: 2570
Antari Nr: 25519
Bashkangjitur: 29.10.2010



Nuk pranoj se kam jetuar!
Po qe se u frikėsova tė zgjoj rrugėn e verbėrt
po qe se nuk dita ta kurdis orėn nė Kullė...
po qe se nėn hijen time strehohen ujq gjarpėrinj
po qe se barin e keq nuk e herra para derės
po qe se nuk dita tė lindė e tė vdes siē mėsova
po qe se dheut brodha dele e zezė
po qe se lė varre e turp
po qe se nuk guxova ta them fjalėn
nuk pranoj se kam jetuar

Ali Podrimja

Ky postim ėshtė ndryshuar nga prespa nė 26.12.2010, 21:13


----------------------------------------
Ti mendon se je vetėm njė guaskė, por nė tė vėrtetė, tek ti ėshtė gėrshetuar njė botė e tėrė!
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 26.12.2010, 21:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



POEMA E MJERIMIT

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e p***on si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
Zedka
Postuar nė: 26.12.2010, 23:30
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



 Citim (Cusack @ 26.12.2010, 21:03)
Vajza
Jepni nje karakter temes. A do kete dhimbje dashurie apo dhimbje atdhedashurie...

Nese doni te qani dashurine, bujrum ke tema Dhimbje dashurie por keni kujdes qe aty nuk lejohen krijimet tuaja. Vetem te autoreve te tjere.

Ska rendesi ti kushtohen dashuris apo atdhedashuris, thjesht ato vargje qe ti i mban ne shpirt apo qe jan te ngulitura ne kujtesen tende...


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
ThL
Postuar nė: 27.12.2010, 00:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 59
Antari Nr: 25357
Bashkangjitur: 02.07.2010



Eja!
Eja dhe pastaj ik prapė e me mė ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ėmbėl ėshtė vuajtja qė shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonė ma kujton praninė tėnde
Eja edhe njė herė dhe mė godit mu nė zemėr
Qė tė bindem se ende kam fuqi tė pėrballem me dhimbjet!

Kur unė tė jem dėnuar nga harresa
Eja dhe mė bėj tė vuaj edhe njė herė
Eja se dua ta kem plagėn e freskėt
Qė edhe kujtimet pėr ty tė jenė tė freskėta
Eja edhe njė herė dhe mė ēmėso
Se mė kanė mėsuar aq shumė sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja tė bashkohemi edhe njė herė qė ta kuptoj sa tė fortė mė ka bėrė ndarja!

Kur unė tė jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesėn e tė gjitha mėngjeseve tė jetės
Dhe m’i kujto lulet qė u thanė pa ua ndier aromėn
M’i kujto gjynahet e mia qė kanė arritur majat e maleve
Kėshtu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majė
Dhe do ta kujtoj sot e pėrmot qė edhe pse majat e maleve janė mė afėr diellit
Prapė se prapė ato jetojnė me borėn.

Kur shpirti im tė jetė nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotėt e krejt syve tė tė dashuruarve tė Tokės dhe laje trupin tim
Qė ta ndjej edhe njė herė se nė botė lashė njerėz mė tė dashuruar se vetja
Qė shpirti im t’i thotė gjithė botės se nuk ka ndarje qė s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim qė s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje qė s’na e kujton kthimin.

Nėse s’jam i denjė tė vish derisa unė tė jem kėtu
Ti eja kur tė kem shkuar unė atje
Dhe thuaja gjithė botės Tė Vėrtetėn pėr tė cilėn u lavdėrova e u shava
Thuaju qė unė edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotė, prapė qava
Se qė kur u ndanė Ademi e Hava
Edhe rrugėt e njerėzve u ndanė nė dy:
E para: “Kam nevojė pėr ty se tė dua”,
E dyta: “Tė dua se kam nevojė pėr ty”.


----------------------------------------
SHPIRTI ndersa vuan per nje dashuri,SYT ngadal zen qe te verbohen,ndersa ZEMRA fillon te nxihet....!
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 27.12.2010, 01:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Te prita shume prej atehere kur u ndame,
kujtova, do pendohesha s'te mbaj meri,
mezi durova kohet qe nuk u pame,
te vish se s'mundem me, s'bej dot pa Ty.

kur dashuria nis, na sjell kenaqesi,
gezim pa kufi na shtyn ne gji,
te ajo - dashuri u mbrojta une,
ne shekuj past drite e miresi,

kjo njohja ime me Te ishte nje rast,
edhe prej qiellit dielli kur largohet pushon nje cast,
dhe jo, zemren tjeter kujt nuk i'a kam dhuruar,
ne vend te mungeses Sate, perpara meje qiririn kam afruar.

Ende s'ta nxora malle, mike e dashur,
do deshiroja prap embelsi,
edhe nje fije bari, mbi varrin tim i rritur,
besnikerine do ruaj per Ty.


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
prespa
Postuar nė: 27.12.2010, 01:19
Quote Post


Above&Beyond
*****

Posti: Antarė
Postime: 2570
Antari Nr: 25519
Bashkangjitur: 29.10.2010



Nė dyer zemrash
trokiti shpesh...
Hyr- i thoshin dikur
Nje cope buke ai desh,
Porse i jepnin gur…

Keshtu mblodhi gur e gur,
I coi ne shtepi
Edhe me ta ndertoi nje mur
Perreth zemres se tij.


----------------------------------------
Ti mendon se je vetėm njė guaskė, por nė tė vėrtetė, tek ti ėshtė gėrshetuar njė botė e tėrė!
PM
Top
prespa
Postuar nė: 27.12.2010, 01:23
Quote Post


Above&Beyond
*****

Posti: Antarė
Postime: 2570
Antari Nr: 25519
Bashkangjitur: 29.10.2010



Cdokush ka shifren e tij

Kam darkuar me rrėnimin tim,
kam ngritur dolli pėr suksesin e tij.
Kam marrė dhe shumėn ma kanė marrė,
mė kanė dhėnė pa patur nevojė.


Mė kanė refuzuar pa mė njohur,
e kam pranuar tė pranoj ligėsinė,
mė kanė dėnuar me vetmi
kur mė kanė ofruar shoqėrinė.

O Diell tė lutem mos shko,
ose mė merr edhe mua,
ėrrėsira pėr disa ėshtė qetėsi,
pėr tė tjerė...gjyq,
tė dėnuar nė liri.

Mė mungon ajo qė kam,
nuk mungoj atje ku, duhem, duhet,
gjithēka ėshtė kaq e bukur,
ne kaq tė trishtė luajmė.

Lulja nuk ėshtė mė e bukur,
ajo u quajt e ēmuar, e shtrenjtė,
aroma veshi njė ēmim,
ndjenjat paguheshin me parapagim.

Lumturia jote ishte e dėmshme
edhe pse askėnd nuk cėnonte,
bota e tjetrit kishte rregulla,
me tė cilat ti, s'pėrfaqsoheshe.


I ngjante tragjedisė sė natyrės,
por ishte natyra e tragjedisė ku vuajmė,
gjithēka ish kaq e bukur,
ne, as tė trishtė, as s'luajmė...


----------------------------------------
Ti mendon se je vetėm njė guaskė, por nė tė vėrtetė, tek ti ėshtė gėrshetuar njė botė e tėrė!
PM
Top
prespa
Postuar nė: 27.12.2010, 01:26
Quote Post


Above&Beyond
*****

Posti: Antarė
Postime: 2570
Antari Nr: 25519
Bashkangjitur: 29.10.2010



Degjoje Muziken para se Kenga te perfundoje...!!!

I ke vėshtruar ndonjėherė fėmijėt kur vallėzojnė tė kapur pėrdore?
Apo tė dėgjosh zhurmėn e shiut kur bie pėrtokė?
A e ke ndjekur ndonjėherė fluturimin e ērregullt tė njė fluture?
Apo tė vėzhgosh diellin atėherė kur nata po zhduket?

Do tė bėje mirė ta ngadalėsoje hapin.
Mos vallėzo kaq shpejt.
Koha ėshtė e shkurtėr.
Muzika nuk do tė zgjasė pėrgjithmonė

E pėrshkon ēdo ditė fluturimthi?
Kur pyet "Si je?" e dėgjon pėrgjigjen?
Kur dita mbaron shtrihesh nė krevatin tėnd
me qindra pyetje tė njėpasnjėshme
qė tė vijnė ndėr mend?

Do tė bėje mirė ta ngadalėsoje hapin.
Mos vallėzo kaq shpejt.
Koha ėshtė e shkurtėr.
Muzika nuk do tė zgjasė pėrgjithmonė.

I ke thėnė ndonjėherė birit tėnd "do ta bėjmė nesėr"
pa e vėnė re nga nxitimi, keqardhjen e tij?
E ke ndėrprerė ndonjėherė lidhjen, me njė mik tė mirė
e cila ka pėrfunduar sepse ti nuk kishe kurrė kohė
pėr t'i telefonuar e pėr t'i thėnė "Tungjatjeta"?
Do tė bėje mirė ta ngadalėsoje hapin.
Mos vallėzo kaq shpejt.
Koha ėshtė e shkurtėr.
Muzika nuk do tė zgjasė pėrgjithmonė.

Kur vrapon kaq shpejt pėr tė arritur diku
humbet gjatė rrugės kėnaqėsinė e tė shkuarit atje.
Kur shqetėsohesh dhe vrapon gjatė gjithė ditės,
ėshtė si njė dhuratė e pa hapur
kurrė... E flakur tutje.

Jeta nuk ėshtė njė vrapim.
Merre mė shtruar
Dėgjoje muzikėn
Para se kėnga tė pėrfundojė.


----------------------------------------
Ti mendon se je vetėm njė guaskė, por nė tė vėrtetė, tek ti ėshtė gėrshetuar njė botė e tėrė!
PM
Top
Zedka
Postuar nė: 27.12.2010, 19:33
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



Lexojeni , lexojeni ju qė me sy shihni
Lexojeni tė vėrteten
mė mirė qė ta njihni
Nuk ka gėnjeshtra kur asgjė nuk thuhet
Lexojeni
, mendojeni , punojeni se duhet !
Shpėtimin e botės lexojeni nė
fletė
Nė zemėr rrėnjoseni me besim pėrjetė
Fjalė qė ndrijn
zemėrat nga ē'do errėsirė
E mbysin tė keqen pėrherė me tė mirė
Lexojeni
tė parėn fjalė tė Perėndisė
Nė librin e fundit , vulė tė urtėsisė
Lexo
nė emėr tė Zotit qė krijoi ē'do gjė
Krijoi dhe kombe e qė nuk jan

Krijoi gjithė tė mirat edhe mirėsitė
Pėr kulme mbi kokė na
krijoi shtėpitė
Edhe veshė e mbathė pėr dimėr e verė
Dhe nė
katėr anė tokėn gjat e gjerė
Qiellin pėrmbi stolisi me re
Yjet
qė ndriqojnė e nuk e dijmė pse
Diellin , hėnėn , detet edhe gjithqka
rrjedhė
Dhe nė zemėra prore besimin na mbjell
Gjith
falėnderimet Zotit i dėrgojmė
Aq sa frymė tė kemi edhe sa tė rrojmė

kohėn dhe lapsin Zoti u betua
Lexoni nga ai ē'do gjė qė u shkrua !


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
trandafile
Postuar nė: 27.12.2010, 19:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2202
Antari Nr: 25727
Bashkangjitur: 05.12.2010



Vargjet qe ju prekin me shume ?

Vargje me te fucishme, domethenese dhe qe koha nuk i vanit PERKUNDRAZI, jane :



O MOJ SHQIPNI

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitė me krye nė hi?
Ti ke pas kenė njė zonjė e rande
burrat e dheut te thirshin nanė
Ke pasė shumė t'mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Gja e vend shumė, ara e bashtina
me armė tė bardha e pushkė ltina
me burra trima, me gra tė dlira
ti ndėr gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur krista pushka si me shkrep moti
Zogu i shqiptarit gjithmonė i zoti
ka qėnė pėr luftė e n'luft ka vdekun
e dhunė mbrapa kurr s'i ka mbetun
Kur ka lidh besėn burri i Shqipnisė
I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė
ndėr lufta t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhė gjithmonė asht da
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet
Si mal me borė, si fushė me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'tė kan mbetun as emn, as besė
vet' i ke prishun pėr faqe t'zezė
Shqiptar',me vllazėn jeni tuj u vra
ndėr njėqind ēeta jeni shpėrnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndėr leqe
Qani ju trima bashkė me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukė as mish
as zjarm nė votėr as dritė as pishė
as gjak nė faqe as nder ndėr shokė
por asht rrėxue e bamun trokė
Para se t'hupet kėshtu Shqipnia
me pushkė n'dorė le t'desė trimnia
Ēoniu shqiptarė prej gjumit ēoniu
tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė
gjithkund lshon dielli vapė edhe rrezė
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekė se desim t'tanė.


Ky postim ėshtė ndryshuar nga trandafile nė 27.12.2010, 19:59


----------------------------------------
Pėrgjithmonė SHQIPE e KRENARE:))))

A jeni edhe ju?!

-5-
PM
Top

Topic Options Faqe: (9) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio