Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (11) « E para ... 9 10 [11]   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RUBRIKA E POEZIVE
v3rbatim
Postuar nė: 26.04.2008, 20:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2444
Antari Nr: 6905
Bashkangjitur: 13.04.2007



HOMAZH PĖR VISAR SINANIN
(Ish nxėnėsit tim, qė ra heroikisht mė 7 Nėntor, nė Brodec tė Tetovės)

.
Me C’nota t’i mbruj kėto vargje pėr ty
Kėtu midis malesh, trim Visar Sinani!
Kur Ti si shqiponjė u kape pėrbri
Atij shkėmbi tek frynte tufani.

Dhe shikimin hodhe grykės tatėpjetė
Me dy sytė e zinj nėn vetullat ortiqe
T’shikoje si do vinin larot dhe qentė
Flakė pėr flakė me ta pėrleshjen ta nisje.

Dhe erdhėn ata, si gjarpinj, si korba.
Atė natė nėntori t’ju rrethojnė nė male
Nėn ēizmet e rėnda rėnkoi dhe toka
Dhe druri dhe guri dhe lumi nė zalle.

-Ejani!-u the, me grykėn e maliherit
Kur drita e kuqremtė herėt sa pat dalė
Arma yte e vjetėr oshėtiu qiellit
Bashkė me zėrin tend shkoi vale-valė.

-Mbahu, nėnė!-I the kreshnikes n’telefon,
Shkijet i kemi djegur, n’Brodec, te ky fshat,
Duhet dhe tė vdesim pėr kėtė token tonė!
Lamtumirė, nėnė, mbaje kokėn lart!...

2.
Dhe sa dhembje ndjemė kur tė pamė tė shtrirė
Mu nė mes tė dhomės trupin Tėnd vigan
Gratė rreth e rreth gojė e ballė tė ngrirė
Dhe nėnėn shqiponjė te koka aty pranė.

Dhe tė morėm ne tė tė ngrejmė nė supe
Si t’ngrenim njė shkėmb n’shpatiet e Sharrit
Ty qė u vrave nė krye tė njė lufte
Qė sapo ka nisur dritė t’i jep malit.

Ecėm tė tė pėrcjellim rrugės pėr n’amshim
Aty ku do prehesh siē prehet njė dėshmor
Pėrgjatė tėrė udhės mė erdhi nė kujtim
Jeta yte e shkurtėr por e bardhė dėborė.

I bardhė ishe Ti, trim Visar Sinani,
Qė nė fėmijėri, i tillė dhe ke mbetur
Tė shėndrisėsh nė qiellin e kėtij vatani
Njė yll nė mes yjesh qė s’kanė pėr t’u tretur.

Njė yll qė petrit do t’u rish mbi krye
Korbave qė tė vranė, qė deshėn tė tė hanė
Nė fundin e ndėrgjegjes do t’u bėhesh hije
Gjarpinjve qė lėkurėn nė Brodec e lanė.



3.
E kush mund tė thosh, i vogėl kur ishe,
Se Ti kur tė rritesh do tė bije dėshmor
Ti qė nė ballė e nė sy e kishe
Tėrė atė njomėsinė mbledhur nė krahėror.

Kur ecje mes bangave dhe mė vije afėr
Siē vjen njė manar e t’shikon nė sy,
Kur t’i kapja faqet, mė ishe aq i dashur
I dashur dhe kur ikje tutje pėrsėri.

Dhe sa qejf e kishe ta kėndoje kėngėn
“Malet me blerim mbuluar, plot me bukuri!”
Dhe doje ta ngreje, ta pėrplasje bangėn
Kur “shqiptarėt bashkė dalin pėr liri!”…

Dhe nuk shkoi gjatė, vėrtet, u mbushėn malet,
Malet e Kosovės, tė lara me gjak,
Dhe mendimi yt aty nisė tė ndalet
Ndonėse shumė i vogėl, s’rrije dot rehat.

Dhe mezi qė prisje tė pėrhapej zjarri,
Tė kalonte gryka, brigje e kufij,
Pastaj me kėtė zjarr t’kaplohej dhe Sharri
Dhe ndėr tė parėt tė dilje edhe Ti.



4.
Kushtrimi dhe krismat tė gjetėn tė zgjuar
U nise drejt tyre bashkė me Betimin
Tė dy me vėllanė armėt rrokėt nė duar
Pėrpara flamurit pėr tė dhėnė betimin.
Ishe aq i ri, pa drisur mustaqen,
Kur supin e butė e ngjite pas njė guri
Pėr kundak tė pushkės Ti e vure faqen
Atė faqen e njomė me tipare burri.

Atje, mbi Stėrmollė, nė pika qė tė dy,
Me syrin tutje pishė hedhur mbi kala
Pritnit dhe shikonit tėrė atė tradhėti
Nė duar t’armikut, ajo, si erdhi e ra.

Dhe e patė njė gjarpėr murit si u ngjit
Si iku tatėpjetė me bishtin zvarrė-zvarrė
E pėshtytė nė faqe, nė mjekėr, nė sytė,
Ai qė helmin e kish lėnė nė bar.

-O laro! O qen!-I thatė me njė zė
Tek ikte e ikte rrėshqanė zvarraniku
Por pėshtyma juaj pėr tė s’ishte gjė
Ishte mė bastard seē mund t’jetė i ligu.

5.

Dhe tė vumė aty, nė gji tė tokės nėnė
Si njė lis kur bie bregut tė njė mali
Aty pėrgjithmonė kokėn e ke vėnė
Ti, me yll nė ballė, trim Visar Sinani!

Nga njė copė zemre dhe ne aty e lamė
Nga njė pike loti tė trupi yt i shtrirė
Dhe erdhi ai ēast kur me Ty u ndamė
Ai ēast i rėndė, mė shumė se i ngrirė.

Dhe kur tė shikuam pėr tė fundit herė
Ti sikur na the me lėvizje tė kokės:
Rroni dhe vdisni edhe ju me nder
Kudo qė tė jeni i dilni zot tokės!

Tokės tone martire, tokės tone tė shtrenjtė
Qė kudo ta prekėsh rrjedh e pikon gjak
Qielli ynė i vranėt, atdheu ynė i shenjtė
Liria dhe pėr ne nuk do jetė aq larg!

E ftohtė ėshtė vdekja, o Visar Trimi,
E ftohtė si akulli qė trupin ta ngrin
Por kur nė male tė bie kushtrimi
Djemtė sikur Ti sėrish do tė vijnė


Prof.Hamdi Islami Nėntor, 2007. Tetove


----------------------------------------
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej tė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar".
(Sure Xhum’a: 8)



Femra duhet ta ruajė trupin si pasurinė, nė qoftė se dėshiron qė mashkulli tė ndihet si gjurmues i arit.
PM
Top
fato1
Postuar nė: 28.06.2008, 14:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



Nuk dashuronim as un’ as ti, por…


Nė kohėn tonė pa fėmijėri,
Nė udhėn tonė tė mėrguar,
Nuk munda (oh), tė tė bėj ty,
Dhe s’ka se si ti tė mė duash…

Nė kohė-botėn qė jetojmė
Njė gjė tė dy fort mirė e dijmė:
Njeri mbi tokė, tjetri mbi qiell-
S’e trashėgojmė dot Dashurinė…

Njė gjė fort mirė duhet ta dijė
Unė dhe ti dhe Gjithėsia:
Po nuk u deshėm ne tė dy-
S’ka si tė duhet Dashuria…


(Lasgush Poradeci)
PM
Top
Dredheza
Postuar nė: 30.06.2008, 12:14
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



A.Z. Cajupi - Vaje

Vaje


Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė
Lotėt qė kam derdhur, s'mė janė dhe tharė
Shumė vjetė u bėnė sot u mbushen dhjete
Qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh ne jete!


Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua?S'tė vjen mallė pėr djalė ?
O ėngjėll I bukur mos meno nė botė
Kthehu tė tė shomė tė na mbeten lotė


S'rrojmė dot pa tynė ti si rron pa neve?
Motėmot qė rrojtėm bashkė s'mė urreve
Atje tek rri janė qipariz' e varre
Kthehu tė tė shomė mos na lėr pėrfare


Mos na lėr tė gjorė me zemėr tė ngrirė
Kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė
E ke lenė foshnje tani u bė burrė
S'arrite ta rritje s'tė ka parė kurrė


Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė
Por s'mund ti pėrgjigjem se mė mbytin lotė
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė
Duke psherėtitur te zot' I vėrtetė


O zot I vėrtetė s'tė erdhi keq pėr djalė
Kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė
Tė mė keshe marrė do tė qe mė mirė
Dhe tė rronte mėma tė rriste tė birė
Me se rrojnė foshnjat ēi rrit ēiliminjtė
Dashuri e mėmės dhe pėrkėdhelitė
Doje dritė o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.



----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
Dredheza
Postuar nė: 30.06.2008, 12:15
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Ismail Kadare - Kristal (Nje nga poezite e mia te preferuara)


Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.


Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.


Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.


Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.


Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.



----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 27.08.2008, 23:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Mbeshtetju Allahut

Hamdi NUHIJU

Mbeshtetju Allahut per cdo veshtiresi,
Per cdo cast , per cdo frymemarje,
Mos harro Ate,
Se Ai asnjeher nuk te harron Ty...

Mbeshtetju Allahut o njeri,
Mos harro,
Se jeta nuk ka gri,
Ajo te hudhe ne pabesi...

Mbeshtetju Atij Lart,
Qe te fitosh ketu ne toke,
Pak Meshire,
Pak qetesi...

Ah moj zemer e cungueme,
Qe rrjedh gjak ne keto momente te deshperimit,
Mos harro te lutem,
Mbeshtetju Krijuesit te Gjithesise..

Kur je i vetem dhe ne veshtiresi,
Kur jeta te hudhet ne gjurmet e budallakise,
Kur njeriu nuk njeh dine e njerezi,
Mbeshtetju Krijuesit ,se Ai eshte me ty..

Shpresat ne ty i kam vnu o Allah,
Te lutem me nxjerr ne drite,
Ate qe kam fat ma realizo,
Nuk dua me si i varur per njerezit te JETOJ...
PM
Top

Topic Options Faqe: (11) « E para ... 9 10 [11]  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio