Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (11) 1 2 [3] 4 5 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RUBRIKA E POEZIVE
Mehasi
Postuar nė: 25.01.2007, 16:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Mėrgimi atdheu i dytė i yni

Nė kohėn e vėrdallė
Ne kėrkuesit e kafshatės
Varemi nė konopėt
E fshehtė tė mėrgimit
Mėrgimi atdheu ynė i dyti
Nė kohėn e vėrdallė
Ne muhaxhirėt e kohės
Ditėt i numėruam
Dhe pamė se s’kishim ditė
Pėr tė jetuar nesėr
Nė atdheun tonė tė parė
Aty ku sė pari herė qamė
Aty ku sė pari herė
I shtypėm shputat mbi gurės
Nė kohėn e vėrdallė dolėm
Dhe u mėsuam si zogjtė
Ta kėrkojmė kafshatėn
Dolėm dhe harruam tė kthehemi

M. Alija, Tetove


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mehasi
Postuar nė: 25.01.2007, 16:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Vdekja kolektive

Ra teri e ikėm
Larg atje ku thahet shpirti
Nė fillim shkonim vetėm
Me shpresėn pėr tu kthyer
Por ajo u bė dru i shkulur
Nga era nė fushėn e tharė
Nė vitet e bollėkut
Rrugėn ua shtruam tė tjerėve
Ua mbushėm shtėpitė tė huajve
Vėllezėrit vdisnin majė maleve
Ra teri e ikėm
Dhe oborrit i ra malli
Pėr ta shkelur kėmba e ikur
Ne nuk u kthyem mė
I morėm edhe fėmijėt
Tani nuk vdiset vetėm
Nė botėn e errėt
Por kolektivisht

M. Alija, Tetove


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mehasi
Postuar nė: 25.01.2007, 16:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Injoranca

Ra terri
Dhe u ngritėn vėllezėrit e djajve
Ashtu tė ngritur prej gjumi
Ushqeheshin me urrejtjen

Pas Luftės sė Akullit
Kujt do t“i pinin gjak...

Dikush tha
T“ia humbim rrugėn luftės
Tė vetmes gjė qė s“i doli moda
Por ja qė s“e pranuan shumica
Nga lufta (vdekjet) jetohet
Thanė...

Pas Luftės sė Akullit
Ku do ta shpallim tė keqen...

Injoranca shtohej e thellohej
Pėr ēdo ditė nga njė copė qiell vdiste
Pa armik si tė jetohet
Dhe u shkoi ndėrmend se
Diku ku lindka dielli
“Qenka njeriu qė sheh ėndrra
Duke ngrėnė mish!”

...dhe Ajo vazhdonte
Tė ndillte kob
Mbi kurmin e saj...

M. Alija, Tetove


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
kameleoni
Postuar nė: 26.01.2007, 22:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 58
Antari Nr: 5269
Bashkangjitur: 16.01.2007



Disa Poezi te shkeputura nga libri PASTROHU KOSOVĖ dhurate per ne,nga vete shkrimtari Z.BAHTIR HAMZA


KĖNGA E ATDHEUT


KOSOVĖ,
Tėrė jeta tė kaloi TYM nėpėr hundė.
Nėpėr shekuj tė gjakosur lotove,
Ē’U BĖ ME TY KĖSHTU?

Nė ēaste dramatike,
Ta solla kėngėn time,
Lirinė e thėrras lule e mėngjesit,
Kosovė, u rritsh me lule tė botės.


Kosovė, tokė mjerimi!
Horizontet e kohės tė panė
Shpesh ndryshe
Duke dėshmuar vdekjen
E vetive tė tua luftarake,
Vdekjen e zemrave tė shndėrruara
nė shpretka

Kosovė, ē’u bė me ty kėshtu?
Mos vallė, nga qė ndodhitė e tua legjendare,
Mbetėn dhe u shndėrruan thjeshtė nė vargje?!

PASTROHU KOSOVĖ


Krimogjenėt puthen nė stilin e komunizmit,
Shkrimtarė e shkencėtarė,
Kokėlartė ecin rrugėve tė qytetit,
Qeshin me zė tė lartė.
Nė kafe,
Shikohen njėri me tjetrin,
E pėrsėri qeshin e qeshin.
E me shkrimet e tyre dalin edhe nė gazeta,
Tė ma humbin tė vėrtetėn dhe tė drejtėn e ekzistencės.

Por, nuk e dinė se dhembja dhe e vėrteta s’harrohen,
Nga unė dhe ata qė kapėrcyen lumenjtė e vdekjes.
Tė detyruar nga ju katran nxirės,
Gjoja shkrimtarė e shkencėtarė, me sy krokodili, mjekėrzinj.
Gjeneratė e „Mercedesave“ dhe e Mitilave tė komunizmit,
Keqpėrdorues, hajdutė e gėnjeshtarė me vulė dhe gradė shkencore,
Qė i pengojnė sukseset e mia.
Ndaj, PASTROHU KOSOVĖ.
Me faqe tė bardhė dil para Bote!

Prishtinė, 28 korrik 2004


ME TY ATDHEU MERR KĖNGĖ TĖ RE


I prirė nga vrulli i zjarrit pėr liri,
Nė Prishtinė zbuloi dhembjet e mia.
E vėshtroi me dhembje rrugėtimin tim
Guximshėm dėgjoi lebetitjen e poezisė sime.
Dhe Me ty atdheu merr kėngė tė re,
O, i mėrguari ynė…!

Mė tha:
Unė e dua, njėsoj Iliridėn, Drenicėn
Shkodrėn, Ohrin, Ulqinin
Muzeqenė, Prvezėn, Ēamėrinė
Devollin e Labėrinė …!
Dhe m’i bėri edhe mė tė mėdhenj hapat e jetės.
Nė gjak ma shtoi frymėmarrjen e lirisė.
Nga shpirti ma nxori kėngėn
Ende tė pakėnduar tė lirisė,
O, mėsuesi ynė Nuhi Vinca!




Prishtinė, 4 prill 1991


JETĖS I BĖJ DALJE

Nuk dua tė hakmerrem!
Sėmundjes sė zemrės i bėj ballė
Vdekjes i bėj hall
Jetės i bėj dalje

Nė ditėlindjen time deshėn tė mė burgosnin!
Nuk dua tė hakmerrem
Ndaj kėtyre njerėzoidėve tradhtarė
I vraftė gjaku i shqiptarėve luftėtarė.

Sėmundjes sė zemrės i bėj ballė
Vdekjes i bėj hall
Jetės i bėj dalje
Nė Kosovėn e lirė, pa sigurim jete
Po edhe sikur tė mė burgosnin prapė,
Gjithmonė do tė kėndoja pėr Shqipėrinė.
Qiri qė nuk fiket.

Nė kėrkim tė dielli 19
Edhe pas luftės paskan mbetur gjallė,
bijtė e spiunėve
Paskan ndryshuar pamjet
Libreza partie ndėrruar paskan!
Kujdes, o ju shqiptarė,
Se ata na hanė edhe tė gjallė!
Maskat e misisit shqiptarell...


O, NJERĖZ


Njerėzit
le tė jetojnė ashtu si duan.
Tė dashuruarit
tė ngjallen nė ēdo festė jete.
Lulet le tė frymojnė lirshėm,
le tė jenė shenjė e aromės sė jetės.
Bota ėshtė e njerėzve,
e ata janė yjet e tokės.

Atdheu,
liri dhe fėmijė,
sa mė shumė tė ketė.
Botėn ta duam me zemėr tė hapur.
O, njerėz
nė qoftė se jeni tė tillė,
Duani dhe mė shumė Shqipėrinė.
VAJZAT DHE LIRIA

Vajzave shqiptare,
mos ua humbni dritėn.
Luleve tė mos u thahen gjethet.
Vdekje e shqetėsime mos bėni
O, njerėz
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Kosova tė mbushet me ju,
Rini plot gjallėri.
‘Gjigjuni nė kėngė, jetė.
Vallet mos i shuani kurrė.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

O, ju vashat e mia!
Pėrtėrihuni me identitetin kulturor,
Simbole tė karakterit njerėzor.
Morali i lartė jetik - nė ju tė peshojė.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Kosova e Shqipėria,
me ju frymojnė.
Kitara, fyelli,
defi e ēiftelia.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Mėmėdheu tė mbushet me vasha lirie.
Vallėzimi tė mos pushojė kurrė!
Vdekje, dhunė kurrė tė mos ketė,
pėr vajzat dhe zemėrbardhėt.
Me ta tė jetė toka, ajri, qielli.
Tradhti tė mos ketė mes jush,
Pėr ardhmėrinė.

NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT


Nė Universin e kėsaj Bote,
Ndjenjė e jetės lidhur n’kushtrim.
Brezi ynė me shpirt drite,
Me poet e lulėzoi Shqipėrinė.
LIRI, LIRI, LIRI,
Simbol i emrit njerėzor.


ETNOBIOLOGJIA


LE TĖ LINDIN GJUHĖ TĖ REJA!
LE TĖ LINDIN DASHURI TĖ REJA!
LE TĖ LINDIN DEBATE!
LE TĖ LINDIN LUFTĖRA TĖ TJERA!
LE TĖ RILINDĖ KOSOVA!
LE TĖ RILINDĖ SHQIPĖRIA!
LE TA DINĖ SHQIPTARĖT,
ĒKA ĖSHTĖ ETNOBIOLOGJIA.
KU RRĖNJĖT I LIDH SHQIPTARIA.



ME CILIN EMĖR TĖ QUHEM?


Dhe e dua Kosovėn se i thonė Shqipėri.
Dhe e dua Shqipėrinė se i thonė: Ēamėri.
Dhe e dua, Malėsinė e Mbishkodrės.
Aty mė pushon mendja pėrherė.

Dhe e dua Manastirin, kryevend i Iliridės!
GJUHA SHQIPE ATY ISHTE E PARĖ.
Zgjohu, Zgjohu, zgjohu shqiptar.
NĖ PASQYRĖ TĖ KOHĖS.

Nė njė flamur kombėtar,
Nė mes tė shqiptarėve tė ndarė.
Mė quajnė Kosovar institucional!
NĖ MES TĖ TĖ HUAJVE,
Kudo SHQIPTAR origjinal!
Vallė, me cilin emėr tė quhem?


Prizren, 15 prill 2001



DITĖT E UNIVERSITETIT TIM


Njė ditė dhe unė trokita nė derėn
e Universitetit tė Prishtinės.
Hyra brenda, shokėt nė ushtrime
„Dil jashtė“, pse u vonove!
„Mos mė pėrjashto, profesori im!
Erdha autokėmbė pėr kiamet.
Kjo e lėndoi sedrėn e profesorit tim!
“Mbylle derėn bandit …!”
Gjithmonė vonojnė autobusėt,
Drenicė – Prishtinė.

Dhjetor, 1975



Nė kėrkim tė diellit 7

Mos mė pėrjashto nga mėsimi,
Pash Perėndinė!
Dil, jashTĖ!
Dil, jashtė, dil jashtė, jashtė…ti...







KUJDES NGA QENTĖ!

Qeni
mbetet
gjithmonė
qen,
qoftė i zi,
a qoftė
gjel.
Ruaju,
ruaju
shqiptar
nga qentė
shqiptarė!
Kujdes, qentė me kostume!
Kujdes, qentė me kollarė,
ata dinė tė hanė!


Ruaju,
ruaju shqiptar
qentė dinė veē tė hanė!
Sepse qentė shqiptarė
kurrė besė nuk kanė,
kur dikush u jep, e hanė!

Ruaju mė shumė nga qentė,
sidomos kur tė ngjitesh nėpėr shkallė!
Tė keni kujdes shqiptarė!
Qen fytyrėzi,
Qen gjoksbardhė,
Shqipėtar!




BAHTIR HAMZA



PM
Top
Mehasi
Postuar nė: 28.01.2007, 13:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Rreth magjes sonė

I

Rreth magjes sonė
Mizat
Rreth e rrotull bėjnė tavaf
Brumi qė zihet
Ėshtė i dyshimtė

Ē“janė kėto zėra
Tė huaj
As nuk ngrohin
As nuk ftohin

II

Rreth arės sonė
Megjet e hekurta
Diellin kanė zėnė
T“i ris tė mbjellat

As nuk plas sythi
As ylber
As diell
As maje lisi

III

Askush nuk do ta punojė
Arėn tonė
Mė mirė sesa ne vetė

Dilni burra gra e fėmijė
Se na e vodhėn Tokėn
O mor tė shkretė

2007-01-25
Tetovė

M. Alija (Dielli qe vonohet)


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
INDEXI
Postuar nė: 09.02.2007, 15:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



I DASHURI I TE DASHURVE

Eshte verė,
Petalet e mendimeve te mia,
Hudhen ne boten plot vrerė,
E une ende te pres.

Soditem per cdo dite,
Pas seciles fjale hyjnore,
Trembem si i dehur,
Pertej afisheve tua i dashuri Pejgamber....

Ne drenesine e kohes ,
Endem , vyshkem , jehoje,
Do te doja njemije jeta,
Ne afrinė Tende...

Mbresat e mia prej robi,
Jane liri , pavarsi , trimeri,
Do te hudhem ne vallen e engjujve,
Per hir te te Dashurit tim....

Soditja ime ne ty,
Eshte jete mbi jete,
Deri ne majet e Arsh*t,
Do te pres si devocion...

Kalimthi harmonizova jeten,
E per vdekjen nuk ka gri,
Lulet e vyshkura si hormon ndjenje,
Me mallengjejne per ne Amshim...

Te heshtesh para jetes ,
E te flasesh ne Amshim,
Do te krenohem me Ummetin,
Tha i Dashuri im...

Te mallkuarit me afsh te gjuanin,
E ti i buzeqeshur i ledhatoje,
Edhe nje fjale brenge eshte me me vlere,
Se gjithe mllefi i pavlere...

Do te doja te te afrohem ,
Aty ku ska njeri ,
Te jemi vetem ne te dy ,
Si gershere ny per ny...

Era e Fortė e Jetes,
Me nxine perball joshesit tim,
Per nje fjale humba Perjetesine,
Te lutem Ndermjeteso o i Dashuri im...

Hamdi Nuhiju , Kumanove
PM
Top
drita_fr
Postuar nė: 09.02.2007, 17:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 274
Antari Nr: 3625
Bashkangjitur: 27.10.2006



bravo
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 09.02.2007, 18:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

Ismail Kadare


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 09.02.2007, 18:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Nje nder poezite qe me pelqen jashtzakonisht nga Naimi Frashrit eshte kjo:

Fjalet e Qiririt

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.


Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.


Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.


Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.


Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,


Unė jam nė shpirtin tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,


Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė.


Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.


O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.


Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.


Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.


Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,


Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.


Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė


Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 09.02.2007, 18:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006




Poezi nga:

Lasgush Poradeci

Naim Frasheri

Andon Z. Cajupi

Migjeni

Fan S. Noli

Ismail Kadare

Dritėro Agolli

Mimoza Ahmeti

Xhevahir Spahiu

Bardhyl London

Ervin Hatibi

Fatos Arapi

Bilal Xhaferri

Ali Podrimja

Jorgo Bllaci

Arshi Pipa

Esat Mekuli

Zhuliana Jorganxhi

Petro Marko

Abdullah Konushevci

Leom








Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Mimoza Ahmeti


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 09.02.2007, 18:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.


Dritero Agolli


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
Mehasi
Postuar nė: 15.02.2007, 21:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Harrojmė se kemi pėrgjegjėsi

Mė thoni ku tė fshihem dot
Pėrgjegjėsia tė mos mė ndjek
A ka vend nė kėtė botė
Qė pėrpjeta tė mos ketė tatėpjetė

Mė thoni ju tė nderuar miq
Si tė iket nga vetvetja
Nė kėtė botė a ka diē
Qė ta ketė harruar vdekja

Gjithēka qė na rrethon
Ėshtė bota jonė e jashtme
Vetėm i marri nuk respekton
Pjesėn e tij tė pandashme

Mė thoni ku tė fshihem dot
Ju tė nderuar miq tė mi
Gjithēka dėshmoi pėr njė Zot
E ne harrojmė se kemi pėrgjegjėsi

2007-02-12
Tetovė

M. A.


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mehasi
Postuar nė: 15.02.2007, 21:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Tetovarēe

Me dorėn nė zemėr
Dhe zemrėn nė dorė
Tetovarēe – o

Pas shtatė malesh
Pas shtatė mallesh
Bukėn ta sjell
Tetovarēe – o

Nėn jastėk tė shpirtit
Hijen ta ruaj
Tetovarēe – o

Dhe tetovarēe
Ta vadis ėndrrėn
Moj e bukura – o

2007-01-18
Tetovė

M. A.


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Arbeni_ivetmuar
Postuar nė: 09.03.2007, 19:37
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 23
Antari Nr: 6140
Bashkangjitur: 02.03.2007




E don dashurin??


Nėse e don Bukurin, atėher mos mė duaj mua,
sepse ka tjer qė jan mė tė bukura se unė.
Nėse e don menqurin, atėher mos mė duaj mua,
sepse ka tjer qė jan mė tė menqur se unė.
Nėse e don pasuri, atėher mos mė duaj mua,
sepse ka tjer qė jan mė tė pasur se unė.
Por nėse e don dashurin, atėher duam vėtėm mua,
sepse nuk ka asnjė qė tė dashuron mė shum se unė!

DUHET TE VAZHDOJE PA TY

Shtėpi tė heshtura,
Nėn qiellin e rėnduar,
Shiu dhe Unė,
Tė ftohur nė vetmi,
Nė kėtė qytet qė asgjė s’ka marrė nga Ti.

Nė pritje harrova hapat e tu,
Mė ngjan si nė ėndėrr,
Eh...! kur largohesh Ti...
Mė duhet tė filloj pėrsėri
Duhet te vazhdoj pa ty

Nostalgji

Rrugėve tė Prishtinės,
E lashė urrejtjen dhe dashurinė
Tė humba ty...
Aty ku dielli ėshtė sinonim,
Aty ku jeta ishte kėrcėnim.
Student, nė derte e nė halle...
Rrugėt e Prishtinės e dinė mallin tim,
I tretur si psherėtimė,
I ringjallur nė urrejtje,
I humbur nė heshtje.
Nė kėtė botė humnerė...
Ku mund tė tė gjejė ty?
Ku mund tė gjej veten?
Si mund ta gjej kuptimin, tė vertetėn?
Ku mund ta gjej shkakun, arsyen, jetėn?
Ku ta gjej dashurinė ta mposht vdekjen?!

Mos ik nga e Vėrteta

Vetės i shton dhimbje tė kota
dėshir pėr njė tė pamundur fantazie
shoqėria nuk tė mjaftoi, e irrituar tė dukej bota
qėndroje nė ndejkje tė njė mėshumtėsie
Iluzioni tė dhuroi humbjen
nė aterimin e vonshėm tė sė vėrtetės
Mos ndalo vazhdo rrugėn e fatit
unė kėmbėt kam ngulur nė vendin qė jam e duhur
kėpucėt taket i thyen pėr t'mos vazhduar
nė pritje tė njė dite pėr tu liruar
Mos ik nga e vėrteta, shih kjartėsin
rrugėn e ke pa pengesė, vetėn e ndalon
errėsira ėsht nisur tė len pas vobektėsin
drita shpirtin ta liron drejt fatit qė kėrkon
Njė ditė do tė agoj pėr ty, e kaluara mbetet vetėm kujtim
njė harresė qė ishte, ringjalljen e flakė e bėn tym.


LERMĖNI TĖ QAJĖ


Lermėni tė qajė mbi humnerat e jetės
Ta nxjerr shpirtin e ta pėrplas atje,
Pėr trishtimin e mallkuar qė shpirtin
Ma ka venitur
Lermėni tė qajė mbi c,do krijes tė kėsaj bote
Qė janė taman si hije e jo krijesa njerzore!
lermėni tė qajė tė thėrras pa pushim
o njerzė dėgjojeni vetėm pak shpirtin tim
Lermėni tė qajė atje tej e vetmuar
qė kur c,do gjėje ti vije fundi
tė qeshė pa pushuar
PM
Top
Arbeni_ivetmuar
Postuar nė: 09.03.2007, 19:42
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 23
Antari Nr: 6140
Bashkangjitur: 02.03.2007





Lexues te nderuar kisha dashur te me jepni sugjerime rreth poezive te mia nese ka mundesi ju kisha luter te me shkruani ne posten time

falimderit per mirkuptim me rrespekt Arbeni
PM
Top

Topic Options Faqe: (11) 1 2 [3] 4 5 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio