Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (11) « E para ... 2 3 [4] 5 6 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RUBRIKA E POEZIVE
fato1
Postuar nė: 21.03.2007, 12:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



Edhe pas vdekje kendoje kengen time

Edhe nese vdes me sjell lule mbi vare
me ben sikur ende jam gjall
Eja me kendo nje kenge me kitare
Shpirti im te ndjek dhe ska per te qare
Edhe pas vdekjes kendoje kengen time
vec ateher qesh zemra ime
Te lajmeron zogu ,lulja me eshte thare
une degjoj e skam per te pare
Shpirti im te ndjek dhe ska per te qare
edhe pas vdekjes kendoje kengen time
vec atehre qesh zemra ime .......
PM
Top
fato1
Postuar nė: 21.03.2007, 12:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



ME KUJTONI

Kur era fryen e gjethet bien
Shiu kur bie lumi vershon
acari hyrin e gjithcka pushon
Ju lutem te me kujtoni
E dielli ku te lind
rezet e tij te shendrsin
e urejtja kur te largohet
Ju lutem te me kujtoni
Kur gjithkund paqa mbreteron
lufterat marn fund
e dashuria te gjith ti kaploj
Ju lutem te me kujtoni
Kur tradhetia te mer aratine
Kur dashuria te simbolizoj gjithcka
Ju lutem te me kujtoni
Qe te mos vdes nga uria
por nga "KUJTESA E MIRESIA"
PM
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe ēfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siē ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............



PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Dėshirė

Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!

Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.

PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Lamtumirė

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Ėndrra... pastaj Vlora

Diqysh shkuam nė njė planet tjetėr
Ku kishte bukė qumėsht mish
Dhe s’kishte milicė

Shqiptarėt ishin shumė tė mirė
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bėnin dashuri tė mėdha

Disi... kur hyri Vlora nė dhomė
Babi mbrėmė me dy orė natė
Na shkallmuan derėn pėrsėri
Ata qė s’mund t’u zė emrin nė gojė



PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Kur vritet biri i madh
Fadil Tallės

Fytyra e tij e qeshur
mė ndjek kudo

Pate acar tė madh nė zemėr
Kur vemjet i mbushėn rrugėt
Ti dole dhe i talle bishat
Qė hynin me nxitim nė arenė

Zogj tė hekurt
Na kėrcėnonin nga sipėr
Kur i binim varrit
Dhe tė kėrkonim ndjesė
Pėr jetėn e kėputur

Ata nuk e dinin
Se ti na mėsove ta tallim vdekjen
Ti qė s’ishe as njėzet vjeē
Dhe ishe aq i madh

Tė zije vend
Ndėrmjet tokės e qiellit


PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
zeshkani
Postuar nė: 25.03.2007, 01:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 777
Antari Nr: 3657
Bashkangjitur: 28.10.2006



Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
INDEXI
Postuar nė: 26.03.2007, 08:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



PERDJA










SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Perdja ndėrmjet
Njeriut dhe Zotit
Nuk ėshtė bota,
Ėshtė pėrfytyrimi
Se “Unė” kaloj dhe
Pėrtej vetes pėrshkoj.

Kudo qė pėrfytyrimi
“Unė” ekziston
Ėshtė xhehnem,
Kudo qė pėrfytyrimi
“Unė” mungon
Xhennet i thonė…

Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 26.03.2007, 08:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



SINTAGMA JUVELI


Hamdi NUHIJU

Ta ndjesh brengen,
ate cast kur dhimbja kercet,
porsi trendafil i vyshkur,
nga modusi jete...

E ndjen nga brenda,
Nga jashte kete avullim,
Lulezon ne erresire,
Per nje fije drite...

Casti te troket ne zemer,
Eja me ledhato ne dritat e melhemit,
Nga idhetia ne kenaqesi ,
E ne stres ndjeva dashurine...

Kjo sintagmė spanjole,
Me ben te vuaj pa deshire,
Te ftoj ne rrugen e mesit,
Qe ta perkujtojme historine...

Dikur quheshe Kordoba,
Tash ke mbet e mjere,
Nje poligon prostitutash,
Ne rrashfnalte...

Do te doja historine,
Me shume se shkronjat,
Por pa to nuk ka gri,
Jam shkry si hormon ne brendi...

Te te shenderroj ne Hatixhe,
E me vello ne psheretite,
Ta gezojme jeten,
Per hir te Zotit tim...

PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 26.03.2007, 08:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



CESHTE SUFIZMI???



SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Nėse veten
Nuk e flijoni
Atėherė,
Kohėn tėnde
Me marrėzira
Mos e shpenzoni.
Sufizmi ėshtė
Pėrqėndrimi
Te shikimi
Tek Ai
Qė ėshtė Njė,
Dhe tė jetuarit
Tė drejtuarit
Tek Ai
I Cili
Ėshtė Njė…

Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI,Gjakovė
PM
Top
Mehasi
Postuar nė: 26.03.2007, 14:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



AIDS-i

Mehas Alija (Dielli qe vonohet)

Pėr gjatė kohė
U rrotullua e rrotullua
Dhe vetėm pėshtynte
Korb i zi
Aty ku pėshtymė e tij prekte
Vdekja ishte aty

2007-01-18
Tetovė


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mehasi
Postuar nė: 26.03.2007, 14:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Njerėzit qė mė shumė
i besuan fjalės se veprės

M. Alija (Dielli qe vonohet)

Pushuan tufanet,
U zgjuan zjarret.
Ne dilnim te Qendra
dhe pyetnim:
A ka kush tė thotė diēka???

Diellin e humbėm rrugės.
Orės sė dorės i“u harxhua bateria.
Pėrsėri pyetnim:
Sa (ku) ėshtė koha?

Ashtu pėrpara magjes,
Pamė gjithēka.
Pėrsėri vazhduam tė pyesim:
A ka kush tė thotė diēka???

2007-01-18
Tetovė


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
Mehasi
Postuar nė: 26.03.2007, 14:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



O konsumues i thesareve

M. Alija (Dielli qe vonohet)

Tė ka shkuar ndonjėherė mendja
Tė mendosh mbi qiellin
Qė sytė i ka pėr shtylla
Dhe soditjen pėr themel
O ti
Depoja e gjithė kėtyre thesareve
Tė ėshtė kthjellur ndonjėherė zemra
Me krojet e qiellit
Qė si gėrsheta i rinė pėr bukuri
Mbretėrisė sė lartė
O ti
Qendra nga dhe rreth tė cilit
Rrotullohet bota
Shkul nga brendia jote atė qė s“ėshtė jotja
Dhe hiq maskėn e hijes sė djallit
Tė dukesh ditė qė i bien inxhitė ballit
Tė ka shkuar ndonjėherė mendja
Tė mendosh mbi diellin
Qė pėr shkop ka durimin
Me tė cilin ngadalė lind
E perėndon ngadalė
O ti
Shpati qė nė kraharor tė rin fryma
Dhe shpirti aty diku
Derdh trurin tėnd mbi kėtė det pafund
Dhe ji kalli me kokė tė rėnduar nga bereqeti
O ti
Deti i deteve
O njeri
O konsumues i thesareve
Hiq jorganin e materializmit ekstrem
Hiq pėlhurėn e mashtrimit
Dhe si i lindur pėr dritė
Bėju dritė vetės dhe tė tjerėve ...
O njeri
O konsumues i thesareve

2007-01-25
Tetovė


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top

Topic Options Faqe: (11) « E para ... 2 3 [4] 5 6 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio