Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Zoti i ndihmon ata tė cilėt i ndihmojnė vetes,thot
Flori Bruqi
Postuar nė: 18.10.2006, 16:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Intervista

Zoti i ndihmon ata tė cilėt i ndihmojnė vetes,thotė Jamie Shea

Z.Shea, qė nė fillim tė bisedės sonė kisha dashur t’ ju uroj pėr punėn e bėrė pėr Kosovėn. A mund tė fillojmė duke u kthyer prapa nė vitin 1999, nė saktėsisht nė momentin kur ėshtė lansuar lajmi se Serbia do tė sulmohet nga NATO-ja. A mund ta kthejmė shiritin mbrapa dhe tė na tregoni nga kėndvėshtrimi juaj se si e keni pėrjetuar kur ju ėshtė dashur ta jepni lajmin se bombardimet do tė fillojnė?

Shea: Vendimi pėr tė filluar kampanjėn ajrore ėshtė marrė shumė shpejt dhe njėzėri nga tė gjitha vendet anėtare tė NATO-sė. Pėr kėtė arsye ishte relativisht e thjeshtė pėr mua ta paraqes kėtė vendim para mediave, sepse e dija se solidariteti dhe vendosmėria e Aleancės ishin prapa kėtij vendimi. Po ashtu ekzistonte edhe njė masė e madhe e paqartėsisė. Ēfarė do tė ndodhte nėse Millosheviqi nuk do t’i pranonte kėrkesat e NATO-sė menjėherė? Sa do tė zgjas kampanja ajrore dhe ēfarė do tė ndodhė? A do ta kėtė NATO-ja pėrkrahjen e opinionit nė vendet e saja anėtare? Aq mė pak kur jeni i pėrfshirė nė njė krizė, ju nuk keni shumė kohė pėr tė medituar nė kėsi lloj ēėshtjesh. Ju duhet tė vazhdoni dhe ta bėni punėn mė sė miri qė dini. Unė isha i bindur se NATO-ja ishte duke bėrė gjėnė e duhur dhe ndjeja se ishte pėrgjegjėsi e imja, si zėdhėnės, qė tė sigurohej se kjo do t’i komunikohej efektivisht publikut tonė. Ushtria kishte punėn e tyre pėr tė bėrė nė vazhdimin e kampanjės efektive ajrore ndėrsa unė kisha pėr tė bėrė njė punė efektive nė njė front medial, po ashtu tė barabartė.

Jam shumė mirėnjohės se konferencat kanė pasur ndikim nė mbajtjen e besimit nė NATO



Gjatė asaj kohe ju ishit shumė tė zėnė me konferencat ditore pėr shtyp dhe ju ishit shpresa mė e madhe pėr kosovarėt. A e keni konsideruar se ishit njė person i cili mbante gjallė shpirtin e njė populli, i cili po kalonte nėpėr momentet mė tė vėshtira tė ekzistencės sė tij?

Nuk e kam pasur tė qartė, deri pas pėrfundimit tė kampanjės ajrore dhe vizitės sime Prishtinės nė fund tė qershorit 1999, se konferencat e shtypit tė NATO-sė kishin njė ndikim te kosovarėt, tė cilėt ishin nė shtetrrethim brenda Kosovės. Natyrisht jam shumė mirėnjohės se konferencat kanė pasur ndikim nė mbajtjen e besimit nė NATO dhe shpresėn se NATO nuk do t’i dėshpėrojė njerėzit nė Kosovė, por do ta kryej punėn.

Kampanja mediale ėshtė betejė psikologjike

A ju kujtohet akoma deklarata juaj kur thatė se keni lajme tė mira pėr Millosheviqin se moti ka filluar tė ndreqet dhe se do tė jetė lehtė qė aeroplanėt e NATO-sė t’i sulmojnė pikat serbe. A e kujtoni kėtė konferencė pas gjithė kėtyre viteve tė kaluara?

Shea: Kampanja mediale ėshtė deri nė njė masė edhe betejė psikologjike. Ju nuk dėshironi vetėm t’i komunikoni faktet apo politikat, por edhe tė ndryshoni sjelljen e kundėrshtarit tuaj. Ndoshta ėshtė dashur tė mendoj pėr disa formula mė tė mira dhe mė elokuente. Por, kjo mė ka ngjarė atėherė dhe sigurisht se nuk ndiej ndonjė keqardhje apo siklet pėr atė shkak edhe tani pas 7 vitesh.

Jam i prekur shumė me progresin e arritur nė Kosovė

Si ndjeheni tani kur e mendoni se Kosova ėshtė nisur pėrpara dhe vuajtjet kanė mbetur anash. A mendoni se populli i Kosovės ka akoma pėr tė bėrė pėr vetveten dhe pėr tė mirėn e vendit tė tyre?

Shea: Ėshtė e kuptueshme se jam i prekur shumė me progresin e arritur nė Kosovė dhe mėnyrėn se si kosovarėt kanė filluar t’i marrin pėrgjegjėsitė pėr punėt e tyre nėpėrmjet tė IPVQ-ve.

E gjithė shoqėria njerėzore ėshtė njė punė nė progres e sipėr, ndėrsa reforma dhe ndryshimet janė nė mėnyrė konstante me ne. Pėr kėtė shkak unė nuk pres qė statusi t’i zgjidhė vetvetiu tė gjitha problemet e Kosovės. Lidershipi i vendosur politikisht nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe njė ekonomie tregu, e cila ėshtė e hapur dhe tolerante ndaj grupeve tė ndryshme etnike do tė jetė i nevojshėm. Nė anėn tjetėr, unė jam i impresionuar me energjinė dhe rininė tė cilėn e ka popullata e Kosovės dhe besoj se Kosova mund ta arrijnė pjesėn tjetėr tė Evropės, por vetėm nėse shikon kah e ardhmja e jo drejt sė kaluarės.

Unė vazhdoj t’i jem mirėnjohės Solanės pėr besimin qė e ka pas nė mua


Tė kthehemi mbrapa nė njė moment shumė interesant. A mund tė na tregoni se cili ishte bashkėpunimi i juaj me z. Solanėn, sepse nė opinion ėshtė krijuar njė pėrshtypje se ju dy keni njė bashkėpunim shumė tė afėrt. A mund tė na e thoni ndonjė hollėsi nga ato momente tė rėndėsishme qė kishte NATO nė vitin 1999?

Shea: Havier Solana, natyrisht si Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-sė nė atė kohė, dhe unė si zėdhėnės i tij punoja shumė nėn autoritetin dhe drejtimin e tij. Unė isha vetėm komunikuesi, sepse ai normalisht kishte rolin e rėndėsishėm tė menaxhimit tė politikave dhe diplomacisė sė kampanjės ajrore tė NATO-sė. Ju keni tė drejtė kur thoni se kemi pasur marrėdhėnie tė afėrta tė punės dhe unė vazhdoj t’i jem mirėnjohės atij pėr besimin qė e ka pas nė mua dhe vullnetin pėr tė mė pėrkrahur edhe gjatė disa momenteve tė vėshtira kur gjėrat nuk shkonin mirė siē ne shpresonim, pėr shembull nė reagimin e incidenteve tė vėshtira kur aeroplanėt e NATO-sė nuk i goditnin caqet e sakta, apo kur civilėt e pafajshėm humbnin jetėt.

Bombardimet ndihmuan... drejtimin e Kosovės drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike

A e ndani akoma mendimin se bombardimet e NATO-sė kanė parandaluar njė pastrim etnik nė zemėr tė Evropės?

Shea: Po, unė akoma shumė besoj edhe pėrkundėr ngritjeve dhe rėnieve tė kampanjės ajrore dhe momenteve tė vėshtira nėpėr tė cilat kaluam se aksionet e NATO-sė ndihmuan nė ndryshimin e drejtimit dhe drejtimin e Kosovės drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike, edhe po qe se vizioni ynė pėr njė Kosovė multietnike dhe prosperuese tė integruar nė pjesėn tjetėr tė Evropės do tė marrė kohė pėr t’u arritur. Krenaria nuk ėshtė fjalė e qėlluar, ka tė bėjė mė shumė mė kryerjen e rolit dhe mund t’ju bėj me dije se roli im ka qenė mė shumė modest, por, po unė jam mirėnjohės se kam pas rastin ta luaj atė rol.

Ēfarė nevojitet pėr ta lėvizur Kosovėn drejt statusit

Edhe sot Kosova ėshtė mike e juaja. Nė tė vėrtetė mė duhet t’ju pyes se ēfarė janė ndjenjat tuaja kur vini nė Kosovė. Ju ka ndodh qė dikush t’ju thotė diēka dhe qė ju ka lėnė pėrshtypje gjatė asaj kohe sa keni qenė kėtu?

Shea: Ėshtė gjithnjė njė kėnaqėsi pėr mua tė vij nė Kosovė dhe do tė dėshiroja sikur tė mundja tė vij mė shpesh. Unė jam gjithnjė i impresionuar me kujtesėn qė populli i Kosovės e ka dhe mėnyrėn se si ata mbesin lojal ndaj miqve tė vjetėr. Natyrisht, vizitat e mija tė bėra Kosovės nuk janė thjeshtė pėr t’i ringjallur kujtimet e 1999 dhe kujtimet, tė mira apo tė kėqija nga e kaluara. Kjo do tė ishte shumė e lehtė. Preokupim imi i vėrtetė ėshtė tė shikoj kah e ardhmja dhe ta shoh se ēfarė nevojitet tė bėhet pėr ta lėvizur Kosovėn drejt statusit, nė mėnyrė qė tė sigurohemi se ekziston njė plan i mirėfilltė i reformave ekonomike dhe sociale kur kosovarėt ta marrin kontrollin mbi fatin e tyre, dhe tė sigurohemi se liderėt kosovar janė duke punuar sė bashku nė mėnyrė konstruktive.

Pėr kėtė shkak unė janė shumė i bindur se kampanja ajrore e NATO-sė nė vitin 1999 do tė arsyetohej plotėsisht vetėm nėse kemi eventualisht njė Kosovė me tė vėrtet tė suksesshme nė zemėr tė Evropės.

Korrupsioni asnjėherė nuk mund tė arsyetohet, sepse ai pėrhapet si kancer

Analisti amerikan Janosh Bugajski nė njė intervistė pėr pat thėnė se zyrtarėt e korruptuar nuk janė patriot, por tradhtar? Ēfarė mendoni pėr korrupsionin i cili ėshtė pėrhapur nė Kosovė. Nė fakt, ėshtė bėrė njė modė tė jesh njė zyrtar i korruptuar kėtu?

Shea: Korrupsioni asnjėherė nuk mund tė arsyetohet, sepse ai pėrhapet si kancer dhe njėherė kur del jashtė kontrollit ėshtė shumė i vėshtirė pėr ta luftuar. Korrupsioni ėshtė njė pengesė e hatashme nė rrugėn drejt integrimit nė BE apo nė NATO. Ai, po ashtu do ta vėshtirėsojė tėrheqjen e ndihmės sė huaj dhe investimeve dhe pa investimet e huaja nuk mund tė ketė prosperitet tė qėndrueshėm. Korrupsioni po ashtu do tė thotė se njė pakicė e vogėl do tė pėrfitojė, por vetėm nė kurriz tė shumicės, tė cilėve iu duhet tė paguajnė mė shumė ndėrsa do t’u duhet ta pranojnė njė standard tė reduktuar tė jetesės. Pra, po, pajtohem se ėshtė njė prioritet urgjent ekspozimi dhe luftimi i korrupsionit.

Statusi nuk ėshtė njė zgjidhje magjike pėr tė gjitha problemet

Ēfarė ėshtė mendimi nė selinė e NATO-sė sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės. A jeni tė kėnaqur me arritjet e Kosovės?

Shea: Siē edhe e thashė, mendoj se Kosova tani gjendet nė rrugėn e duhur dhe se kosovarėt janė tė vetėdijshėm se statusi nuk ėshtė njė zgjidhje magjike pėr tė gjitha problemet, por do tė sjellė pėrgjegjėsi dhe pėrparėsi. Njerėzit do tė fokusohen mė pak nė politikė ndėrsa mė shumė nė kushtet ekonomike dhe sociale, dhe se liderėt politikė kosovarė do tė duhej t’i adresonin kėto ēėshtje. Por, unė jam i kėnaqur se liderėt e Kosovės janė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr nevojėn e posedimit tė njė plani pėr ditėn pas statusit dhe pėr tė fituar besimin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Unė jam i bindur se organizatat, sikurse NATO dhe BE do tė mbeten ngushtė tė angazhuara, posaēėrisht gjatė periudhės transitore pas statusit me qėllim tė ofrimit tė sigurisė dhe tė ndihmojnė ndėrtimin e institucioneve.

Megjithatė, unė jam besimtar i flaktė i principit se “Zoti i ndihmon ata tė cilėt i ndihmojnė vetes”, dhe sa mė shumė qė liderėt politikė tė Kosovės do tė mund tė marrin vendime tė vėshtira pėr ēėshtjet sikurse reforma ekonomike dhe ndėrtimi i njė shoqėrie multietnike, aq mė lehtė do tė jetė pėr bashkėsinė ndėrkombėtare t’i ndihmojė.

Do tė ishte arrogante tė jap kėshilla pėr liderėt e Kosovės

Si i vlerėsoni detyrat e liderėve kosovar. A mendoni se ata janė duke i pėrmbushur detyrat e tyre si duhet apo keni ndonjė vėrejtje pėr ata?

Shea: Do tė ishte arrogante nga unė tė jap kėshilla pėr liderėt e Kosovės, por nga biseda tė cilėn kisha fatin ta kem para do kohėsh me kryeministrin Ēeku dhe kontaktet me liderėt e tjerė politik tė Kosovės, jam i bindur se ata kanė njė vizion pozitiv pėr tė ardhmen e Kosovės, dhe pėrvojė, kontakte tė mira ndėrkombėtare qė tė mund ta lėvizin kėtė vizion pėrpara.

Ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė lėvizja nga gjendja e tanishme e status quo-s

Pasi po flasin pėr Kosovėn, ėshtė e pashmangshme pyetja lidhur me statusin e Kosovės. Si e gjykoni vazhdimin e bisedimeve dhe ēfarė prisni nga kėto bisedime?

Shea: Besoj se ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė lėvizja nga kjo gjendje e tanishme e status quo-s, sepse ėshtė mė se e qartė se mungesa e vendimit pėr statusin i frustron njerėzit dhe bėnė shumė tė vėshtirė qė Kosova t’i tėrheqė investimet e huaja apo tė vazhdojė me reformat ekonomike dhe sociale. Mendoj se kjo ėshtė e pranuar plotėsisht nga bashkėsia ndėrkombėtare sot, dhe kjo ėshtė arsyeja pse Grupi i Kontaktit ka kėrkuar nga presidenti Ahtisari t’i prezantojė rekomandimet e tija pėr statusin para fundit tė kėtij viti.

Shikoni Francėn dhe Gjermaninė sot

Njė ish zyrtar amerikan, i nderuari profesor Henry Peritt thotė se i duket se politikanėt ekstremist nė Serbi i bėjnė tė pamundur liderėve serb tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės. Megjithatė, dėgjohen disa zėra nga serbėt dhe ata pėrkrahin tė vėrtetėn: se Serbia e ka humbur Kosovėn, ēfarė mendoni ju pėr kėtė?

Shea: Unė nuk besoj nė fatalitetin historik; e as nuk besoj se popujt janė tė ndėshkuar ta urrejnė njėri tjetrin apo tė jenė nė konflikt tė pėrjetshėm. Ne kemi nė Evropė shumė shembuj tė kundėrshtarėve tė cilėt me kohė kanė zhvilluar njė marrėdhėnie krejtėsisht ndryshe dhe janė shndėrruar nė miq tė ngushtė. Shikoni Francėn dhe Gjermaninė sot, pėrkundėr tri luftėrave tė pamėshirshme tė bėra kundėr njėra tjetrės pas 1870. Ėshtė mirė se nė ditė tė sotme kėto rivalitete tė vjetra luhen nė ndeshje futbolli e jo nė fushėbeteja. Besoj se statusi do t’i bėjė njerėzit e kėtij regjioni tė shikojnė kah e ardhmja dhe do ta fillojnė procesin pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė reja, thjesht sepse situata do tė jetė mė stabile dhe mė e qartė se sot kur ėshtė njė gjendje fluksi. Natyrisht pėr vallėzim duhen dy veta kėshtu qė kosovarėt duhet tė shtrijnė dorėn kah serbėt si dhe anasjelltas. Njėra palė nuk duhet gjithnjė tė pres qė pala tjetėr ta bėjė hapin e parė. Suksesi po ashtu e shumon suksesin. Sa mė shumė qė Kosova ta ketė njė ekonomi tregu tė reformuar me institucione tė qėndrueshme, sistem te mirė arsimimi dhe mundėsi tė mira punėsimi, aq mė shumė serbėt do tė dėshirojnė tė jetojnė kėtu. Suksesi ekonomik ėshtė njė integrues i shkėlqyeshėm i grupeve tė ndryshme, siē e shohim edhe nga pėrvoja e SHBA-ve. Pra, edhe pse unė nuk i nėnvlerėsoj vėshtirėsitė nė njė periudhė afatshkurtėr, besoj se me lidership tė mirė dhe me politika tė urta nuk ekziston asnjė arsye pse tė gjitha entitetet e Ballkanit nuk do tė mund tė bėheshin fqinjė tė mirė nė tė ardhmen.

Ajo ēfarė mė ka pėlqyer ėshtė dinamizmi dhe ēiltėrsia e tė rinjve tė Kosovės

Ēfarė ju ka pėlqyer dhe ēfarė jo nė Kosovėn e pasluftės?

Shea: Ajo ēfarė mė ka pėlqyer ėshtė dinamizmi dhe ēiltėrsia e tė rinjve tė Kosovės, entuziazmi i tyre i flaktė qė tė jenė pjesė e Evropės. Ajo ēfarė nuk mė ka pėlqyer janė incidentet etnike dhe jotoleranca. Gjithmonė e kam shprehur se NATO e ka zhvilluar kampanjėn ajrore pėr ta ruajtur Kosovėn multietnike. Por duke pas parasysh pėrmasat enorme tė rinisė nė popullsinė e Kosovės sot jam i bindur se e ardhmja do tė mbizotėrojė mbi tė kaluarėn.

Suksesi i njė vendi varet nga qeverisja e mirė

z. Shea, Kosova tanimė ka marrė drejtimin, i cili me shpresė do ta dėrgojė drejt ndėrtimin tė subjektivitetit tė saj. A mendoni se e ardhmja e Kosovės ėshtė prosperuese?

Shea: Kėtė qė e shohim sot tregon se suksesi nuk varet nga madhėsia e vendit apo materiali i papėrpunuar. Suksesi i njė vendi varet nga qeverisja e mirė, me tė cilėn nėnkuptoj institucione solide, sistem tė mirė edukimi dhe politika ekonomike tė prekshme. Po ashtu ju mund tė jeni shumė tė suksesshėm edhe pse jeni tė vegjėl, siē mund tė shohim sot shumė vende evropiane. Pra. Resursi mė i madh i Kosovės ėshtė populli i saj dhe ēelėsi ėshtė qė energjia e tyre tė pėrdoret pėr qėllime konstruktive, jo pėr politika shkatėrrimtare. Por nėse mė pyesni se a jam i bindur nė kėtė, pėrgjigjja ėshtė po.

Kush ėshtė Jamie Shea?


Jamie Shea ėshtė i lindur mė 11 shtator tė vitit 1953 nė Londėr, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

Shea ėshtė ligjėrues nė shumė universitete me renome botėrore nė lėmin e marrėdhėnieve tė jashtme dhe planifikimit, si nė atė tė Kembrixhit, Oksfordit, Universitetin Shtetėror tė Miēiganit, Universitetin e Londrės etj.

Shea nė Aleancėn Veriatlantike ka kryer detyra nga mė tė ndryshmet.

Ai prej vitit 1993- 2000 ka kryer funksionin e zėdhėnėsit tė NATO-sė dhe zėvendėsdrejtorit pėr Informim dhe Shtyp.

Shea ka kryer detyrėn e Drejtorit pėr Planifikim tė Politikave nė Zyrėn Private tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-sė, dhe ishte pėrgjegjės pėr tė kėshilluar dhe asistuar Sekretarin e Pėrgjithshėm, menaxhmentin e lartė tė NATO-sė dhe Kėshillin e NATO-sė deri nė gusht tė vitit 2005. Shea flet rrjedhshėm gjermanishten dhe frėngjishten.

/Huazuar nga gazeta Epoka e Re/


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio