Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mendoj se serbėt e Kosovės nuk do tė marrin aq tra
Flori Bruqi
Postuar nė: 18.10.2006, 16:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Ramush Haradinaj: Mendoj se serbėt e Kosovės nuk do tė marrin aq tragjikisht pavarėsinė

Nga Ramush Haradinaj



Falė mirėkuptimit tė UNMIK-ut dhe mikpritjes sė zotit Ramush Haradinaj, V.I.P. Daily News Report-it dhe Perspektivat e Kosovės e kanė bėrė njė intervistė me ish-kryeministrin e Kosovės dhe kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Zoti Hardinaj ende konsiderohet si njė nga politikanėt mė me influencė, nėse jo edhe politikani mė i fuqishėm nė Kosovė, pėrkundėr aktakuzės qė ICTY e ka ngritur kundėr tij; nė kėtė intervistė ai i shpalosė opinionet e tij pėr zgjidhjen e krizės sė Kosovės.

Njė version i shkurtėr i kėsaj interviste ėshtė publikuar nė V.I.P. Daily News Report nė fillim tė javės.

* *

Nė ēka jeni fokusuar nė aktivitetin Tuaj politik nė kėtė ēast – a ėshtė kjo zgjidhja e statusit tė Kosovės ?

Ramush Haradinaj: „Ai qė gjendet nė vend tė parė dhe qė ėshtė mė i rėndėsishmi lidhet me atė se ēfarė ne si qeveri dhe si institucione bėjmė pėr procesin e definimit tė statusit tė Kosovės. Unė u kam ofruar dhe ende u ofroj ndihmėn time kryeministrit, kuvendit, liderėve partiak dhe grupeve punuese qė i kemi, pra tė jem pranė tyre nė gjėrat qė po i pėrgatisim dhe nė ato qė kėrkohen nga neve. Ky ėshtė njė drejtim i veprimit.

Drejtimi i dytė i veprimit ka tė bėjė me atė qė do tė mund tė quanim jeta jonė nė planin e brendshėm. Ka shumė gjėra qė ndėrlidhen me qeverinė tonė dhe me jetėn tonė kėtu, tė cilat do tė duhet tė kryheshin pėr shoqėrinė tonė, popullin tonė, ndėrkaq kjo ka tė bėjė me rolin tonė si tė partisė nė qeveri, e cila ėshtė njė qeveri koalicioni. Megjithatė, ka shumė mė tepėr veprimtari nga ato qė bėhen nė kuvend dhe neve sot merremi me to, duke filluar nga kushtetuta jonė, e cila akoma nuk ėshtė komplete.“

Si i vlerėsoni negociatat e Vjenės? A mendoni se atje ėshtė arritur ndonjė pėrparim apo jo, dhe si mendoni qė do tė vazhdonte tani procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?

“Ne kemi shpresuar se statusi do tė zgjidhjet mė shpejt. Kemi punuar, bėnim pėrgatitje dhe kėrkonim qė kjo tė zgjidhej. Kemi arritur te pika ku Kėshilli i Sigurimit i KB na ka parashtruar neve dhe institucioneve serbe planin pėr atėse si duhej tė arrihej deri te vendimi pėr statusin e Kosovės. Ne nė institucionet kosovare kemi pranuar kėtė proces si njė proces qė pėrcaktohet nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe ne kemi pranuar rolin tonė nė kėtė proces. Nė do ta bėjmė kėtė nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjshme, madje ne deri tash kemi treguar pėrgjegjėsi nė gjėrat qė janė kėrkuar nga neve dhe nė kuptimin e rolit tonė. Nė bazė tė kėsaj, ne kemi punuar sė bashku nė gjetjen e zgjidhjeve pėr disa ēėshtje shumė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me jetėn e tė gjithė neve nė Kosovė dhe veēanėrisht kanė ndikim nė jetėn e serbėve tė Kosovės. Konsiderojmė se bisedimet nė Vjenė ishin shumė tė rėndėsishme pėr tė gjitha kėto ēėshtje, sepse tė gjitha palėve u kanė bėrė tė qartė se cila zgjidhje ėshtė reale. Unė jam i ndėrgjegjshėm se Kosova dhe Beogradi kanė opinione tė kundėrta pėr kėtė dhe se ėshtė shumė e rėndėsishme qė ti arrijmė zgjedhjet reale pėr ēėshtjet qė i kemi diskutuar – si nga kėndi jonė pikėpamjesh ashtu edhe nga kėndi i UNOSEKut. Bisedimet kanė ndihmuar qė tė qartėsohen qėndrimet, ndėrsa neve na kanė ndihmuar qė tė jemi mė zemėrgjerė sesa qė ishim fillimisht. Nisur nga kjo, qėndrimet tona tė tanishme janė shumė mė pėrparimtare sesa ato ishin nė fillim.“



Por tani duket se Ahtisaari, sipas tė gjitha gjasave, do tė dal me propozimin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, sepse nuk kishte mjaft pėrparim?

“Ėshtė nga rėndėsia e madhe qė tė theksohet se sa do tė pėrbėnte ndihmėn pėr tė gjithė, nėse kuptohen nevojat e serbėve tė Kosovės. Pas zgjidhjes sė statusit, do tė punohet pandėrprerė jo vetėm nė pėrmbushjen e premtimeve, por qė tė sigurohet qė nė Kosovė nuk ka as fitues dhe as humbės, qė tė gjithė kosovarė tė jenė fitues nė atė ēfarė duan, ēfarė jenė dhe pėr ēfarė kanė nevojė. Ėshtė nga rėndėsia e madhe tė theksohet se pas bisedimeve dhe pas propozimit, nuk do tė ketė as fitues dhe as humbės eksplicit brenda Kosovės.

Pėr sa i pėrket Beogradit, kėtu gjendja pasqyrohet krejtėsisht ndryshe, sepse qė nga vetė fillimi ishte disi e dukshme qė kemi punė me politikėn qė nuk ecėn nga afrimi dhe e cila ka pak gjasa qė tė sjell deri te afrimi. Sidoqoftė, pėrkundėr kėsaj, ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet nė ēfarė shkallė kėto bisedime do tė jenė dobiprurėse pėr serbėt e Kosovės. Sipas kuptimit dhe besimit tim, nė ēastin kur do tė nxjerrėt zgjidhja mė e mirė pėr kosovarėt, pėr shumicėn shqiptare, serbėt dhe tė tjerėt nė Kosovė do tė bėhen prioriteti mė i madh.

Por, nė tė njėjtėn kohė, kjo ėshtė e mirė edhe pėr Serbinė, pėr rajonin, sepse kur diēka mbahet nė njė gjendje tė pazgjidhur, atėherė ajo bllokon jetėn tonė dhe ndoshta shpenzon shumė nga energjia jonė, i ndan tė gjitha partnered dhe faktorėt nė rajon, ndėrsa ata janė shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin tonė, rritjen ekonomike, integrimin tonė dhe tė ardhmen tonė. Kur kjo do tė zgjidhet, tė gjithė neve do tė kemi mė tė qartė se mundemi tė nisemi drejt Evropės, se mundemi tė nisemi nė integrime, kėshtu qė unė shpresoj se edhe Beogradi do ta bėnte zgjidhjen e mirėfilltė, meqė kemi pėrshtypje se nė kėtė ēast Brukseli synon tė bėjė ofertėn apo tė prezantoj zgjidhjen si edhe njė ofertė edhe pėr Serbinė. Unė shpresoj qė do tė jetė kėshtu.”

Nė ēfarė mėnyrė, sipas mendimit Tuaj, Qeveria e Kosovės do tė arrijė ndjenjėn e sigurisė te serbėt, nė ēfarė mėnyrė do ti bind ata serbė qė tani jetojnė kėtu qė tė mos

largohen nga Kosova? Ēka mund tė bėjė Qeveria e Kosovės pėr pėrmbushjen e kėtyre standardeve?

“Ėshtė shumė e rėndėsishme ajo qė gjatė gjithė kėsaj kohe, gjatė tė gjitha kėtyre viteve ka ndodhur nė shoqėrinė tonė. Unė konsideroj se njerėzit sot kuptojnė qė nuk mund tė ketė liri vetėm pėr njė pjesė tė shoqėrisė, nuk mund tė ketė jetė tė mirė, njė jetė tė mirė kualitative apo demokraci tė mire nėse tė gjithė njerėzi nuk kanė rolin nė tė gjithė kėtė. Mendoj se kur unė isha nė pushtet mė shumė kam theksuar se nė qoftė se duam tė ndėrtojmė vendin tonė dhe ardhmėrinė tonė, atėherė duhet tė jemi tė preokupuar me tė gjithė neve dhe duhet tė jemi konsekuent. Qeveria e tanishme ėshtė e koncentruar shumė mbi kėtė dhe punon shumė pėr kėtė.

Ekziston njė paqartėsi, ata nuk i dėrgojnė mesazhe tė qarta. Njė pjesė e mesazheve qė nga ta arrijnė nė Kosovė janė mesazhet e vullnetit tė mirė dhe ato arrijnė te ne, por ne shohim se nė komunitetin serb kėtu nuk ekziston lidershipi dhe do tė thosha nuk ka karizėm pėr tė pranuar realitetin. Do tė thosha se njė pjesė e problemeve sėrish gjendet nė Beograd. Edhe pse zyrtarėt dhe liderėt beogradas e kanė politikėn e vetė ndaj Kosovės, ajo ėshtė dyfytyrėshe: njėra ėshtė kur flasin pėr Kosovėn, e dyta kur flasin pėr serbėt e Kosovės. Ndėrsa, sipas mendimit tim, mesazhi pėr tu inkuadruar nė jetėn publike dhe nė punėn e institucioneve nuk do tu bėnte dėm aspak dhe as qė do tė dėmtonte nė asnjė mėnyrė pozitėn e serbėve tė Kosovės nė shoqėri dhe nė negociatat. Nė kėtė mėnyrė, sot ne mund tė forcojmė pėrpjekjet tona, mundemi tė bėjmė shumė mė tepėr si shoqėri.

Siē dihet mirėfilli, ne kemi investuar para dhe pėrpjekje, disa anėtarė tė qeverisė punojnė nė pėrmirėsimin tė pozitės jo vetėm tė infrastrukturės por edhe tė gjitha aspekteve tė tjera tė jetės. Nėse pėrqendrohemi mbi vetėn, do tė mund tė arrijmė rezultate mė tė mira, suksesin mė tė madh, shumė mė tepėr njerėz do tė ktheheshin kur Beogradi do tė dėrgonte

mesazhin qė tė bėjnė kėtė. Ėshtė e nevojshme qė njė mesazh I tillė tė dėrgohet sa mė parė tė jetė e mundur. Ata munden tė llogaritin nė neve, por gjithashtu mund tė llogaritin nė forcat e sigurisė qė janė tė pranishme kėtu – NATO, KFOR dhe organizata tė tjera tė kėtij lloji.”

Ēfarė ėshtė mendimi juaj pėr mundėsinė qė serbėt, nė rast tė pavarėsisė, do tė themelojnė etnitetin e tyre nė veri tė Ibrit dhe e ndajnė Kosovėn?

“Ėshtė pėr keqardhje se askush nuk ka guxim – asnė Beograd dhe as kėtu – qė tė ftoj serbėt e Kosovės qė jetėn e tyre ta bėjnė kėtu nė Kosovė dhe me kosovarėt nė tė gjitha

segmentet e jetės. Nė si kosovarė do ta bėnim kėtė, ne do tu drejtoheshim dhe do tė lidheshim me serbėt e Kosovės. Kur nxjerrėt vendimi pėr statusin, nuk do tė ndryshoj asgjė nė mėnyrė dramatike, veēanėrisht jo pėr tė keq, mund tė ndryshoj vetėm pėr tė mirė. Do tė jetė edhe njėfarė vazhdimėsie, sepse edhe pas zgjidhjes sė statusit, ne do tė

vazhdojmė tė punojmė se bashku me komunitetin ndėrkombėtar dhe mė tutje do tė ndajmė pėrgjegjėsitė. Pra, ėshtė gabim qė kjo tė shikohet nga ndonjė kėnd i ndryshėm, sepse asgjė nuk do tė jetė ndryshe.

Do tė pėrmirėsohet vetėm kualiteti i jetesės dhe do tė ketė shumė mė tepėr mundėsi pėr tė gjithė njerėzit. Unė shpresoj se ata do tė pranojnė kėtė nė kėtė mėnyrė dhe nė kėtė kuptim. Nėse nga ndonjė arsye njerėzit do tė mendojnė se situata do tė ndryshoj nė mėnyrė dramatike, me kalimin e kohės do tė kuptojnė qė jeta vazhdon, qė ēdo gjė ėshtė normale dhe do tu kthehen nevojave tė pėrditshme.

Para se gjithash, mendoj se serbėt, me gjasė, nuk do tė pėrjetojnė kėtė edhe aq nė mėnyrė dramatike, sepse ata janė kėtu ēdo ditė dhe megjithėse janė paksa izoluar, ata megjithatė do tė kuptojnė dhe do tė shohin se ēfarė po ndodh, posaēėrisht kur gjėrat fillojnė tė shkojnė mė mirė, si te fqinjėt e tyre ashtu edhe nė institucione.

Nėse ata nė veri mendojnė pėr njė zgjidhje tė tillė, atėherė ata vetėm do tė pėrjetojnė presionin edhe mė tė madh tė komunitetit ndėrkombėtar dhe forcave ndėrkombėtare nė

terren dhe nė kėtė mėnyrė ata vetėm do tė vėshtirėsojnė jetėn e tyre. Pra, unė mendoj se ata do tė kuptojnė qė nuk ėshtė rasti qė ata tė pėrfitojnė. Kryesisht, duhet kuptuar qė ekziston vazhdimėsia, ekzistojnė mundėsitė dhe ato duhet shfrytėzuar.”

A keni ēfarėdo ēoftė sinjali nga ndonjė grupim politik apo ndonjė organizatė serbe pėr gatishmėrinė e tyre pėr tė mbetur nė Kosovė?

„Po, ka parti politike, zyrtarė e liderė tė tillė. Janė shumė prej tyre, por nuk kanė guxim pėr tu shprehur dhe tė shkojnė aq larg. Sidoqoftė, ata kanė thėnė qė jeta e tyre ėshtė kėtu, qė duan tė vazhdojnė kėtė kontinuitet. Thonė se do tė vazhdojnė jetėn kėtu.“

A besoni se dikush nga serbėt do tė kthehet?

“Po, do tė kthehen, sepse Kosova do ti aplikonte ligjet dhe standardet evropiane nė fushėn e pronės, tė drejtave tė qytetarėve dhe pasurisė sė tyre. Ligjet tona janė relativisht tė reja, ndėrsa sistemi juridik sapo i formuar dhe evropianėt janė duke e pėrmirėsuar atė, kėshtu qė kėtu kemi njė fushė shumė interesante pėr tė drejtat civile. Disa nga realitetet kėtu janė vėrtet, vėrtet tė fuqishme kur kihen parasysh mbrojtja dhe respektimi i tė drejtave individuale.”

Publiku serb dhe politikanėt e shohim situatėn krejtėsisht ndryshe nga ju. Shumė politikanė serb thonė qė serbėt nuk kanė kurrfarė tė drejtash nė Kosovė, qė Kosova kurrė nuk duhet tė fitoj pavarėsinė, qė ajo pėrbėn njė territor serb. A e shihni ēfarėdo shansi qė zyrtarėt serb dhe ata shqiptar, por edhe shqiptarėt dhe serbėt nė pėrgjithėsi, tė vendosin marrėdhėniet normale?

„Ne u shtrijmė dorėn institucioneve beogradase, politikanėve, popullit, jo pra vetėm serbėve tė Kosovės por edhe Beogradit. Tė gjithė neve jemi njė treg, tė gjithė i kemi qėllime dhe nevoja tė njėjta. Ne duhet tė pėrmirėsojmė sistemin tonė demokratik dhe jetėn tonė tė pėrditshme. Duhet tė avancojmė ekonominė, si dhe lirinė e lėvizjes tė njerėzve

dhe tė mallrave. Por si ta bėjė kėtė nėse ti nuk do tė komunikosh me mua? Ne e kemi qėllimin e njėjtė sikurse njerėzit nė Serbi, qė ti bashkohemi familjes evropiane dhe tu

bashkohemi organizatave tjera, tė cilat do tė na hapin edhe dyert e tjera. Pra, duhet bėrė shumė gjėra. Po, ekziston e kaluara, por ne jemi tė gatshėm pėr tė falur, pėr tė falur atė

qė ishte dhe tė vazhdojmė jetėn tonė. Unė mendoj se nė Beograd dhe nė Serbi do tė ketė shumė mė tepėr njerėz qė do tė kuptojnė se provokimi i energjisė negative pėrbėn humbje kohe, humbje potenciali dhe parave, gjė qė nuk e ndihmon askėnd.”

A do tė thotė kjo se kur Kosova do tė fiton njė lloj pavarėsie qė kjo do tė sillte deri te ulja e tensioneve nė Kosovė dhe mė pak presione mbi serbėt?

“Ne po ndjejmė se pikėrisht tani jemi duke e zbatuar nė praktikė tė drejtėn tonė pėr tė qeverisur me jetėn tonė nė Kosovė. Kur vjen kjo kohė, ne do tė ndjenim qė kemi realizuar tė drejtėn tonė themeltare pėr tė ekzistuar, pėr jetėn normale dhe qė jemi nė vend tė cilit i takojmė.

Ne shqiptarėt, nuk do tė mendojmė pėr atė se ēfarė ka ndodhur, gjithė njė e mė pak do tė mendojmė pėr tė kaluarėn, ndėrsa gjithė njė e mė shumė pėr tė ardhmen dhe nevojat e Kosovės. Mendoj se edhe gjėrat me serbėt e Kosovės do tė zhvillohen nė kėtė drejtim – mė shumė do tė mendohet pėr nevojat ditore tė jetės. Dhe shpresoj sė kjo do tė pėrbėnte njė rast tė mirė pėr tė gjithė nė kėtė pjesė tė rajonit pėr tė bėrė paqen dhe pėr tu fokusuar nė punėsim, edukim, ekonomi; pėr kėtė kryesisht tė gjithė do tė mendojnė, sepse kjo ėshtė normale dhe ėshtė nė natyrėn njerėzore. Kur nuk merren mė me ēėshtjet madhore dhe gjėra tė ngjashme, njerėzit do ti kthehen normalitetit.”

Nga Serbia arrijnė kritika tė shumta pėr procesin e privatizimit nė Kosovė?

“Kjo nuk pėrbėn asgjė tė re nė krahasim me atė qė dėgjojmė nga sindikatat e kėtushme. Ata po ankohen. Kėtu ishin dje pėrfaqėsues nga sindikata e metalurgjisė dhe bujqėsisė.”

Nė negociatat e Vjenės ėshtė arritur njėfarė pėrparimi nė planin ekonomik?

„Unė mendoj se njė pjesė kishte tė bėnte me borxhet. E dyta kishte tė bėnte me pronėn, por tashmė neve kėto parime jemi duke i aplikuar; ne jemi duke punuar nė bazė tė ligjit tė cilin e kanė pėrpiluar ekspertėt ndėrkombėtar.

Nė nxjerrjen e ēdo ligj, nė ēdo pjesė tė ligjeve, tė cilėn tė themi e ka pėrgatitur njė ministri, kanė pasur rol institucionet ndėrkombėtare, kryesisht ato evropiane; mė pas ligji I parashtrohej qeverisė, e cila pastaj e dėrgonte atė nė kuvend. Pas votimit, ligji i dėrgohet zyrės sė Kombeve tė Bashkuara ku ai vlerėsohet, resht pėr resht, dhe nė fund PSSP-ja, i cili gjithmonė ishte evropian, e fuqizon. Pra, dua tė them: nuk ka as mundėsi dhe as hapėsirė pėr abuzimin e tė drejtave apo pėr pengimin dhe rrėnimin e tė drejtave pronėsore. Ashtu siē ėshtė pėr tė gjithė, ashtu ėshtė edhe pėr neve.”

Kur mendoni se do tė vijė deri te zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės?

“Ne besojmė se vendimi do tė nxjerrėt kėtė vit, deri nė fund tė vitit. Duhet bėrė shumė pėr tė realizuar dhe pėrmbushur vendimin pėr shtetin e Kosovės dhe pėrgjegjėsitė tona. Ne duhet ti pėrmbushim tė gjitha ato qė ėshtė e lidhur pėr jetėn tonė dhe do tė vjen koha pėr pėrpilimin e kushtetutės, do tė vjen koha pėr pėrgatitjen e legjislacionit I cili ėshtė i nevojshėm; kalimi i disa kompetencave nga UNMIK-u te ne, disa tė tjerave nė ICO, respektivisht mbi misionin e ri ndėrkombėtar. Kėshtu qė i gjithė viti i ardhshėm madje edhe nėse ēėshtja e statusit tė zgjidhet kėtė vit do tė jetė vit i implementimit. Ajo qė neve do tė donim ėshtė qė shteti ynė tė bėhet evropian.

Thonė se pėr ēdo gjė duhet paguar njė ēmim. Pėr tu bėrė njė pjesė e Evropės, ne duhet ti pėrshtatemi rregullave tė saj, e jo ta pėrshtatemi atė me rregullat tona. Por, mė duhet tė theksoj se kosovarėt i kultivojnė ndjenjat speciale pėr amerikanėt. Kemi ndjenjat dhe emocionet speciale, shumė dashuri pėr Shtetet e Bashkuara. Shumė kemi pėrfituar nga NATO-ja; NATO na ka ndihmuar pėr tė vendosur paqen, jetėn tonė, kėshtu qė sėrish kemi

kuptuar se tė jesh anėtar i kėsaj familjeje pėr neve mund tė sjell shumė. Unė nuk mendoj se do tė humbasim shumė kohė.“/ (Kush ėshtė VIP NeWs Services: Ky projekt financohet me mjetet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Mbretėrisė Norvegjeze, Organizatės Balkan Trust for Democracy nė kuadėr tė Fondit German Marshall, tė Ministrisė Holandeze pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim, Qeverisė sė Republikės Federale tė Gjermanisė, Qeverisė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė. Mendimet e shfaqura nė Buletin nuk paraqesin qėndrime zyrtare tė domosdoshme tė qeverive dhe organizatave qė e financojnė kėtė Projekt)/ (Intervistė e ish kryeministrit tė Kosovės dhe kryetarit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, z. Ramush Haradinaj dhėnė nė “VIP NeWs Services”)/


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio