Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RILINDJA NESĖR, NJĖ DITĖ DREJTĖSI!
Flori Bruqi
Postuar nė: 18.10.2006, 16:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



RILINDJA NESĖR, NJĖ DITĖ DREJTĖSI!


Gjyq edhe pėr kulturocid

Prishtinė, 18 tetor 2006

Nesėr(19.10.06) ėshtė dita 1691 pa gazetėn e pėrditshme tradicionale tė Kosovės Rilindja, tė dėbuar e tė mbyllur dhunshėm e padrejtėsisht para gati pesė vjetėve, mė 21 shkurt 2002, pak ditė pasi kishte festuar 12 shkurtin e 57-vjetorit tė saj.

Nesėr pritet njė gjyq shumė i vonuar, i fillimit tė pėrballjes me ligjin tė atyre qė e mbyllėn dhe e shkatėrruan Rilindjen.

Pas gjithė kėtyre ditėve tė shkeljes sė rėndė tė ligjit dhe tė drejtės Rilindja kėrkon qė dita e nesėrme tė jetė njė ditė drejtėsie.

E drejta qė kėrkon Rilindja ėshtė kjo: daljen nga ngujimi nė bunkerin e errėt, me lagėshti e vėrshime uji dhe rikthimin nė lokalet e veta tė punės. Rikthimin nė Pallatin e Rilindjes, tė mbetur shkret – zbrazėt qe pesė vjet, ku mė parė duhet tė sanohen dėmet, pasi uzurpatorėt e kanė shndėrruar nė gėrmadhė. Urgjentisht rikthimin nė vendin e vet tė Arkivit tė Rilindjes, asaj pasurie tė madhe kombėtare, tė pazėvendėsueshme e tė pakompensueshme, qė po shkatėrrohet nė bunker. Kompensimin e dėmeve pėr gjithė teknikėn e plaēkitur e tė shkatėrruar. Zhdėmtimin e punėnėtorėve tė dėbuar pa tė drejtė kolektivisht nga puna. Rifillimin e daljes sė gazetės. Privatizimin, si tė gjitha gazetat e rajonit qė e kishin statusin si tė Rilindjes, si tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore tė Kosovės, qė janė kompetencė e AKM-sė. Dhe, asgjė mė shumė, dhe asgjė mė pak se sundimin e ligjit edhe nė rastin e Rilindjes!

Me dėbimin dhe mbylljen detyrimisht tė Rilindjes ėshtė bėrė shkelja mė e rėndė dhe e pashembullt e tė drejtės dhe lirisė sė shtypit nė gjithė botėn demokratike, dhe ēuditėrisht kjo ka ndodhur nė Kosovėn me administrim ndėrkombėtar dhe nė Kosovėn me institucionet e veta demokratike.

Kosova pa gazetėn e vet tradicionale ėshtė i vetmi vend nė botėn demokratike qė ka mbyllur gazetėn e vet tė traditės. Ėshtė e paimagjinueshme, por ėshtė si ta mbyllte Franca gazetėn e vet parisiene tė traditės Le Monde, me tė cilėn Rilindja krahasohet se ka po aq traditė, ėshtė njėsoj si t’i mbyllnin Kroacia e Sllovenia gazetat e veta tė traditės Vjesnik e Delo, qė kishin statusin si tė Rilindjes.

Me mbylljen e shkatėrrimin e gazetės sė traditės, qė ishte edhe abetare e parė, me ngujimin nė buker me urdhėrin-ulimatum qė alternativė tė vetme e kishte hedhjen nė bėrllok tė Arkivit tė Rilindjes, tė gjitha atij thesari nacional, ėshtė bėrė edhe kulturocid.

Gjyqi pėr Rilindjen do tė jetė, pra, edhe gjyq pėr kulturocid, jo vetėm pėr shkelje tė lirisė sė shtypit, tė drejtave tė njeriut, tė drejtės pėr punė…

Gjyqi pėr Rilindjen ėshtė sepse tė drejtėn e saj e mbron ligji, sepse vetėm AKM ėshtė kompetente pėr kėtė ndėrmarrje e pronė shoqėrore, e jo Departamenti i Inxhinjeringut e Menaxhimit tė Ndėrtesave i MSHP-sė e askush tjetėr.

Gjyqi pėr Rilindjen ėshtė qė askush tė mos jetė mbi ligjin e tė drejtėn.

Njė nga 101 dėshmitė pėr tė drejtėn e Rilindjes ėshtė edhe ndėrtesa ku nesėr mbahet gjyqi, ajo ndėrtesė ku tash ėshtė Gjykata Komunale e Prishtinės me Fletėn poseduese tė lėshuar nga Drejtoria pėr Kadastėr, Gjeodezi e Pronėsi ėshtė ende pronė e Rilindjes. Atė ndėrtesė, pėr tė cilėn ende nuk ėshtė bėrė pėrkthimi i pronės, Rilindja e ka investuar nė vitin 1976 pėr ndėrtimin e Pallatit tė vet tė ri, pėr tė cilin punonjėsit e saj kanė paguar nga rrogat e tyre kreditė pėr ndėrtim plot 15 vjet.

Dhe, mbi tė gjitha, gjyqi pėr Rilindjen ėshtė: Qė tė ridalė gazeta tradicionale, Rilindja t’i rikthehet Kosovės e kosovarėve, qė thuaja 60 vjet e kishin nė jetėn dhe nė familjet e tyre, edhe si njė shenjė identieti. Qė Rilinda, gazeta historike, e lindur nė kohėn e luftės pėr Kosovėn, tė Kuvendit tė Bujanit, tė rikthetet pėr ngjarjen historike tė statusit – njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės.

* * *

Kėtė shkrim ua dėrgojmė tė gjitha gazetave tė pėrditshme, radiotelevizioneve nacionale e mediave tjera nė Kosovė, me lutje qė edhe si pėrkrahje pėr Rilindjen ta botojnė para ditės sė gjyqit qė mbahet mė 19 tetor.

Ky shkrim ėshtė edhe si kontribut pėr Koferencėn pėr gjendjen e tanishme tė medias sė shkruar nė Kosovė, qė mbahet mė 18 tetor, nė organizim tė Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė dhe tė Kėshillit tė Mediave tė Shkruara tė Kosovės. Nga Konferenca presim edhe qėndrimin e saj pėr rastin dhe gjendjen e Rilindes,shkruan Kryetar i Kėshillit Drejtues e Kryeredaktor i “Rilindjes”z.Behlul Jashari.



Pergatiti:Flori Bruqi





PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio