Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Asnjėherė nė jetė s’kam qenė mė i lodhur
Flori Bruqi
Postuar nė: 18.10.2006, 22:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





Iliria Post: Gjendja nė shėndetėsi, nė bazė tė shumė informatave, ėshtė mjaft alarmuese. Shumė herė kjo situatė adresohet nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Ku janė dhe ku s’janė fajet e kėsaj ministrie, sipas jush, pėr kėtė gjendje sa tė vėshtirė aq edhe tė turpshme?

Sadik Idrizi: Edhe unė pajtohem me kėtė qė thoni ju se gjendja ėshtė e rėndė, mirėpo nuk ėshtė faji te Ministria e Shėndetėsisė, pasi qė kjo gjendje ėshtė trashėguar. Problemi kryesor nė shėndetėsi ėshtė pamundėsia e krijimit tė fondit pėr sigurime shėndetėsore, qė mė implementimin e Ligjit pėr sigurime shėndetėsore do tė rregulloheshin shumė gjėra. Megjithatė, nė shėndetėsi ka probleme, mirėpo ka edhe suksese.

Iliria Post: Gjithherė arsyetimi i parė dhe i fundit nxirret nga varfėria e buxhetit, por asnjėherė nga keqmenaxhimet, disiplina fare e ulėt profesionale e punonjėsve shėndetėsorė, tė cilėt duket sikur nuk i pėrmbahen etikės dhe betimit tė Hipokratit. Mbani ju pėrgjegjėsi nė kėto drejtime?

Sadik Idrizi: Ėshtė shumė e vėrtetė sė kjo ėshtė e lidhur me buxhetin e varfėr. Problemi mė i madh ėshtė nė sferėn e trajtimit jashtė vendit dhe furnizimin me barna. Dua tė pėrmend qė nė vitin 2003 buxheti pėr barna ishte 13 milionė euro, ndėrkaq nė vitin 2006 i kishim vetėm 6 milionė e 900 mijė euro. Ka afro dy vjet qė unė jam ministėr dhe asnjė cent nuk ėshtė rritur buxheti i shėndetėsisė kosovare. Dhe, njė njeri me pagė shumė tė ulėt, siē janė pagat e personelit shėndetėsor, ėshtė i gatshėm tė bėjė diēka pėr tė mbijetuar. Assesi nuk i arsyetoj me kėtė, mirėpo mund tė jetė edhe ky njėri ndėr faktorėt e keqmenaxhimit.

Iliria Post: Pėrse gjatė tėrė vitit nuk ka mė shumė se 20 pėr qind tė barnave tė listės esenciale nė QKU dhe pse ėshtė bėrė praktikė e pėrhershme qė kėto dhe tė gjitha barnat (penjtė kirurgjikė e anestezionet) t’i blejnė vetė pacientėt?

Sadik Idrizi: Mendoj se nuk ėshtė 20 pėr qind, por rreth 35 pėr qind. Ne deri nė fund tė vitit kemi marrė edhe 1 milion euro nga Qeveria dhe 1 milion tė tjera nga burimet tona pėr furnizim me barna, jo vetėm tė QKU-sė, por edhe pėr spitalet tė tjera. Buxheti, qė ėshtė pėr barna, nė tre vjetėt e fundit vazhdimisht ėshtė duke u zvogėluar, ndėrkaq nevojat janė gjithnjė e mė tė mėdha. Nga 6 milionė e 900 mijė euro, qė i kishim kėtė vit, 3 milionė janė vetėm pėr hemodializė, 1 milion e 200 mijė janė pėr shėrbime dhe tashmė ka hyrė nė kėtė listė edhe programi pėr HIV/AIDS, qė do tė thotė se buxheti pėr barna ėshtė shumė i varfėr.

Iliria Post: Me statutin e ri tė QKU-sė nuk pajtohen shumica e drejtorėve tė klinikave e as zyrtarėt e Fakultetit tė Mjekėsisė. Ka bazė mospajtimesh apo ėshtė krijuar shprehia pėr prodhimin e gjithmonshėm tė krizave nė QKU?

Sadik Idriz: Pėr statutin e QKU-sė ka punuar njė grup i caktuar. Statuti ka qenė njė muaj nė shqyrtim publik, janė marrė parasysh edhe vėrejtjet qė janė bėrė. Ka njerėz qė nuk janė tė kėnaqur, sepse nuk e kanė gjetur veten nė pozicione sipas statutit tė ri, dhe propozimet e tyre kanė qenė shumė banale. Por, sigurisht se statuti nuk ka pėrfunduar dhe nuk do tė thotė se nuk do tė ndėrrojmė diēka. Grupi i ekspertėve ka bėrė njė rekomandim qė nė periudhėn e ardhshme tė bėjmė njė ndryshim nė atė statut, rekomandohet zgjatje e implementimit tė statutit pėr gjashtė muaj, mirėpo ka edhe ndryshime tė tjera qė kėrkohen tė bėhen nė fazėn e implementimit.

Iliria Post: Nėse ėshtė ēėshtje shprehie kaq e dėmshme, atėherė pėrse tolerohet njė gjendje e tillė veprimi dhe padisiplinė kaq e turpshme?

Sadik Idrizi: Ēdo kund mund tė ketė njerėz tė pakėnaqur. Mirėpo, dihet se 10 vjet kemi qenė jashtė institucioneve dhe unė mendoj se pėr kėtė shkak disa njerėz e kanė tė vėshtirė tė mėsohen ta respektojnė njė institucion. Prandaj nganjėherė edhe ka kundėrshtime nė udhėzimet qė bėhen. Njė rast tjetėr ka qenė edhe nė praktikėn private, ku me asnjėrėn nga komunat nuk kemi pasur problem, pėrveē komunės sė Prishtinės, ku zyrtarėt e saj na kundėrshtonin, sepse dėshironin qė licencimin e praktikės private ta bėjnė vetė. Mungesa e gatishmėrisė pėr ta respektuar njė institucion ėshtė njė problem qė ekziston nė Kosovė. Dua tė them se statuti i QKU-sė nuk ėshtė Bibėl e as Kuran qė nuk mund tė ndryshohet, mirėpo duhet iniciativė pėr ta bėrė atė, natyrisht, nėse kėrkohen ndryshime me vend.

Iliria Post: Sindikata e QKU-sė tashmė ka hyrė nė grevė, pėr shkak tė mospėrmbushjes sė 7 pikave tė parapara nė marrėveshjen e mirėkuptimit. Pra, edhe pse janė bartur mjetet e kujdestarive, ata thonė se nuk do ta ndėrpresin grevėn. Kur arritėt tash t’i paguani kėto mjete pėrse se bėtė mė herėt, nė mėnyrė qė tė mos krijohen kriza tė tilla nė QKU, e cila edhe ashtu vuan nga shumė anomali veprimi?

Sadik Idrizi: Ne bėmė atė qė mundėm dhe patėm mundėsi ta bėjmė. Mendoj se shumica e pikave janė plotėsuar, pėrveē pikės pėr implementimin e Kontratės Kolektive pėr tė cilėn kemi kėrkuar nga Qeveria qė tė bėhet kjo nė tėrėsi, si dhe pika qė prej 1 janarit kujdestaritė tė hyjnė nė paga dhe mėditje. Mirėpo, kjo ēėshtje nuk varet nga ne, po nga Qeveria. Mendoj se sindikalistėt e dinė ēfarė angazhimi kemi pasur pėr t’i pėrmbushur pikat e marrėveshjes. Ėshtė jokorrekte ndaj spitaleve tė rajonit, prej tė cilave mund tė kemi ankesa qė QKU-sė t’i paguhen kujdestaritė e atyre jo. Ne bėmė ēmos pėr t’i paguar 5 kujdestaritė nė mars dhe pėr 5 kujdestaritė e mbetura nė tetor. Kemi shpenzuar rreth 1 milion euro vetėm pėr ta shlyer borxhin, qė nuk ėshtė i vogėl. Ėshtė mjaft problem i madh qė tė grumbullohen paratė pėr kujdestari, pasi qė shumė kategori nė QKU janė liruar nga participimi, siē janė rastet sociale, fėmijėt, studentėt, familjet e dėshmorėve, invalidėt e luftės. Kjo ėshtė problematike, pasi qė kujdestaritė duhet tė paguhen nga participimi nė QKU. Ndėrkaq, sa i pėrket vonesės, pikėrisht pėr shkak tė uljes sė participimit, ne ėshtė dashur qė tė bėjmė rishikimin e buxhetit qė zgjat shumė, pastaj edhe grumbullimin e mjeteve, pasi qė nuk janė mjete vetėm nga njė burim, por ėshtė dashur qė tė kėrkojmė edhe nga burime tė tjera pėr ta pėrmbushur kėtė obligim. Sa u pėrket kėrkesave tė reja tė sindikalistėve, mendoj se janė shumė banale dhe tė parealizueshme, pasi qė ne nuk i kemi paratė nė xhep qė sa herė qė dikush kėrkon, t’i japim aq sa duan.

Iliria Post: Pėr shkak tė parregullsive nė shėndetėsi, ėshtė formuar Komisioni ndėrministror si komision kėshillėdhėnės. Ēfarė roli do tė ketė ky komision, i cili ėshtė i zhveshur nga mundėsia e vendimeve pėr renovimin e kėsaj situate tė rėndė?

Sadik Idrizi: Unė si ministėr, edhe para se tė formohet ky Komision ndėrministror, kam pasur kėrkesa nė Qeveri, por ato asnjėherė nuk kanė kaluar. Ndėrkaq, tani me rekomandimet e kėtij komisioni, kėrkesat e mia pėr barna dhe disa gjėra tė tjera po kalojnė a po miratohen nė Qeveri. Unė jam ministėr nga partitė minoritare dhe nuk kam ndonjė ministėr afėr, kur ėshtė fjala pėr ndonjė pėrkrahje. Duhet tė kesh njerėz me vete, ndėrkaq unė edhe, pse jam shumė i mirėpritur nga Qeveria, mė mungojnė njerėzit qė tė mė pėrkrahin pėr tė kaluar njė kėrkesė e imja nė Qeveri.

Iliria Post: QKU-ja ka nevojė pėr shumėēka tjetėr e mė sė paku pėr njė komision tė tillė. Pajtoheni edhe ju siē pajtohen disa mantelbardhė nė QKU, tė cilėt ende qėndrojnė tė shėndoshė dhe tė brengosur?

Sadik Idrizi: Unė, qė moti kam thėnė se QKU-ja ka nevojė pėr riorganizim. Qė nga pėrfundimi i luftės e deri mė tani janė ndėrruar 7 udhėheqės nė kėtė qendėr. Mendoj se QKU-ja ka nevojė pėr njė komision tė tillė, nė mėnyrė qė tė arrihet njė decentralizim nė QKU nė aspektin financiar. Ėshtė edhe pėrgjegjėsi buxhetore, nėse njė qendėr menaxhohet vetėm nga njė njeri, kėshtu qė kemi kėrkuar qė me decentralizim tė QKU-sė secila klinikė ta ketė buxhetin e vet dhe ta manexhojė vetė atė, pėr arsye se edhe ashtu buxheti i QKU-sė ėshtė shumė i vogėl, rreth 17 milionė euro.

Iliria Post: Ēka konkretisht ėshtė rregulluar prej formimit tė kėtij komisioni?

Sadik Idrizi: Deri mė tash komisioni ka dhėnė disa rekomandime qė janė aprovuar nga Qeveria. Rekomandimi i fundit ka qenė gjendja nė QKU dhe kjo gjendje unė mendoj se do tė fillojė tė pėrmirėsohet me implementimin e statutit, si dhe me disa ndryshme nė udhėheqjen ekzekutive tė QKU-sė. Ky ėshtė rekomandim nga grupi i ekspertėve, qė ėshtė formuar kohėn e fundit, pasi qė ka vėrejtje nė menaxhmentėt e QKU-sė. Ne kemi pėrgatitur njė udhėzim administrativ pėr Qeverinė dhe e kemi paraqitur atė pėr t’u vendosur se ēka duhet bėrė mė tutje.

Iliria Post: Flitet se ky komision nuk i pėrfill rekomandimet tuaja, edhe pse ata janė paraqitur si komision kėshillues. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

Sadik Idrizi: Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Prej mbledhjes sė fundit tė Qeverisė, ka ndryshuar edhe roli i komisionit. Ministri ka mė shumė kompetenca nė kėtė grup, pasi qė grupi i raporton ministrit, e pastaj ministri i raporton kryeministrit. Kjo ėshtė formula e re, qė ėshtė marrė nė mbledhjen e Qeverisė.

Iliria Post: Si do tė dalė shėndetėsia nga kriza, a keni ju ndonjė plan konkret pėr kėtė dhe sa i keni ngarkesė ju kėto situata krizash, kur pacientėt kosovarė detyrohen tė kėrkojnė shėrim nė Shkup, Tiranė e nė Beograd. Madje flitet se ėshtė bllokuar tėrėsisht projekti pėr shėrim jashtė vendit?

Sadik Idrizi: Jo, nuk ėshtė e vėrtetė kjo. Kemi nė plan qė shumė shpejt njė pjesė tė pacientėve tė dėrgohen pėr shėrim jashtė vendit. Nuk kam numėr tė saktė se sa janė mjetet qė do tė shpenzohen, mirėpo ėshtė duke u bėrė klasifikimi i pacientėve sipas prioritetit. Ndėrkaq, sa i pėrket planit konkret, e pėrmenda edhe mė herėt se jam i bindur se shėndetėsia kosovare nuk mund tė dalė nga kriza pa formimin e fondit pėr sigurime shėndetėsore, i cili do ta menaxhonte programin farmaceutik, pastaj shėrimin jashtė vendit e shumė ēėshtje tė tjera. Me krijimin e kėtij fondi dhe implementimin e Ligjit pėr sigurime shėndetėsore, qytetarėt do tė kenė mundėsi tė shumta pėr shėrim.

Iliria Post: Sipas praktikės sė deritanishme tė kėtyre rrjedhave nė shėndetėsinė kosovare, duket se pjesėn kryesore tė fajeve dhe tė tolerancės sė pakuptimtė e ka MSH-ja. Jeni ju i aftė pėr ta udhėhequr shėndetėsinė?

Sadik Idrizi: Shumica e punonjėsve shėndetėsorė mendojnė se kam kapacitete pėr ta udhėhequr shėndetėsinė. Mirėpo, kur unė e kam marrė kėtė punė, e kam ditur se ėshtė shumė vėshtirė pėr ta udhėhequr, sepse nuk kemi tė bėjmė vetėm me QKU-nė, por edhe me spitalet e tjera qė janė nė Kosovė e qė nuk janė pak. Por, mund tė them se edhe ėshtė punuar shumė nė kėtė ministri, janė punuar 15 ligje, 7 prej tė cilėve janė miratuar dhe kanė hyrė nė fuqi, ndėrkaq 8 tė tjerė presin qė tė kalojnė, e po ashtu janė punuar mė se 40 udhėzime administrative.

Iliria Post: Nėse jeni i aftė pėr ta udhėhequr shėndetėsinė, pse atėherė janė gjithė kėto probleme?

Sadik Idrizi: Ēdo lėmi ka probleme, mirėpo rezultatet nė shėndetėsi janė tė menjėhershme, nėse mungon diēka nė sallat e operacionit, rezultati vėrehet menjėherė, ndėrsa nė fushat e tjera ėshtė ndryshe. Pastaj ėshtė njė problem tjetėr se pėr ēdo gjė fajėsohet MSH-ja. Rastin e fundit e kishim me epideminė e meningjitit, ku ne jemi dora e tretė qė mund tė flasim se pse ka ndodhur ajo. Shumica e rasteve me meningjit kanė qenė nga Drenasi, Skenderaj, Malisheva, pėr faktin se nuk ka mjaft ujė tė pijshėm dhe pėr kėtė nuk jemi fajtorė ne.

Pastaj ėshtė problemi i rrugėve, ne kemi shumė pacientė qė vijnė nga aksidentet si pasojė e infrastrukturės sė dobėt rrugore, dhe pėrsėri ēdo ditė thuhet se shėndetėsia nuk funksionon si duhet, ndėrkaq askush nuk e pėrmend qė rrugėt janė nė gjendje tė mjerueshme. Para disa muajve kishim njė fatkeqėsi nė Drenicė, ku janė djegur fėmijėt nga njė bombol, nė mungesė tė energjisė elektrike. Ne ėshtė dashur qė t’i shpenzojmė 40 mijė euro pėr shėrimin e fėmijėve jashtė vendit, pėr fajin e KEK-ut dhe askush nuk tha se energjia elektrike shkaktoi djegien e fėmijėve.

Iliria Post: Z. ministėr, kujtojmė se pėrmbajtja e pohimeve tuaja nė kėtė intervistė nuk janė retorikė politike, qė tė thuhet diēka sa pėr tė mos thėnė asgjė?

Sadik Idrizi: Pohimet e mia paraqesin gjendjen nė tė cilėn jemi dhe jam si ministėr. Asnjėherė nuk kam thėnė se nuk marrė pėrgjegjėsi. Ka afro dy vjet prej qė jam ministėr dhe asnjėherė nė jetėn time nuk kam punuar mė shumė dhe nuk kam qenė mė i lodhur se tash. Sepse kjo nuk ėshtė ministri e vogėl qė tė organizohet lehtė. Kemi shėndetėsinė primare, sekondare dhe terciare, kemi intervenime, shėrime jashtė vendit, specializime, pra, kjo ėshtė njė problematikė shumė e gjerė.

Pergatiti:Flori Bruqi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio