Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kur do te behet pavarsia e vendit?
Flori Bruqi
Postuar nė: 18.10.2006, 22:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



From : Bruqi Flori <bruqi-flori@hotmail.com>
Sent : Wednesday, October 18, 2006 5:29 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Kur do te behet pavarsia e vendit?


NDARJA E KOSOVĖS DHE EKSTERRITORIALITETI E DĖMTON RĖNDĖ SOVRANITETIN DHE PAVARĖSINĖ E VENDIT

Shkruan: Faton Mehmetaj
Problemet e hapėta rreth ndarjes sė Kosovės dhe tkurrjes sė kufijve tė saj deshėm apo jo, janė tema tė nxehta dhe ndėrlidhen me sigurinė nė vend. Sikurse ndėrlidhet problemi tjetėr, i cili konsiderohet baza e problematikave nė vazhdim, e qė ėshtė mosdefinimi i statusit tė Kosovės.

Pos kėsaj, presionet e vazhdueshme tė qeverisė serbe mbi strukturėn organizative tė Kosovės, nė shumicėn e rasteve nėpėrmjet UNMIK-ut por edhe (in)direkt, kanė dhėnė shfaqjet e para publike tė njė destabilizimi tė mundshėm tė vendit. Presionet e vazhdueshme tė Beogradit nė tė shumtėn e rasteve i kanė arritur efektet e duhura. Kėtė pohim e vėrteton edhe fakti i shpalljes sė konkursit pėr pranimin nė radhėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės tė njė numri tė konsiderueshėm tė ish-strukturave serbe te MUP-it, DB-sė por edhe tė BIA-s, nė veriun e Kosovės (por edhe nė rajonet tjera). Kjo kėrkesė vjen pas thellimit tė ndarjes sė qytetit tė Mitrovicės, sepse atje edhe ashtu strukturat dhe formacionet nė fjalė veprojnė si tė tilla. Njė gjė e tillė bėhet pas njė presioni tė madh pėr shpartallimin e strukturave paralele tė sigurisė, tė cilat veprojnė jo vetėm nė Mitrovicėn veriore por edhe nė territoret tjera tė Kosovės.

Konkursi nė fjalė lė tė kuptohet se ka pėr qėllim legalizimin e atyre formacioneve, duke i futur nėn uniformėn e SHPK-sė. Lidhur me kėtė, ėshtė thėnė edhe publikisht se ish-policėt serbė tė MUP-it, mund tė pranohen nė SHPK pasi tė verifikohen – “tė plotėsojnė kushtet”. Vet shpallja e konkursit pėr strukturat nė fjalė, ėshtė “plotėsim i kushteve”. Mbase cytjet e tilla edhe mund ta prishin ekuilibrin dhe strukturėn komanduese tė SHPK-sė.

Raportet e shėrbimeve sekrete tė xhandarmėrisė franceze tregojnė qartė veprimtarinė e strukturave paralele tė pjesėtarėve tė MUP-it serb nė veriun e Mitrovicės. Lidhur me veprimtarinė e kėtyre formacioneve, tek e fundit, mjafton tė konsultohen vetėm burimet e hapėta e publike dhe secili prej nesh do ta ketė njė pasqyrė tė qartė lidhur me problemet qė po diskutohen. Aq mė tepėr, kur nė veri tė Mitrovicės ka kohė qė janė pėrgatitur planet tanimė tė hapėta pėr tė destabilizuar situatėn nė Kosovė. Xhandarmėria serbe sė bashku me banorėt e pjesės veriore nė bashkėpunim me forcat e MUP-it i cili atje ėshtė mjaft aktiv, kanė mobilizuar shumė njerėz tė atjeshėm. Ushtarakė tė njohur serbė kanė pėrgatitur (riorganizuar) Mbrojtjen Territoriale, tė cilėn kryesisht e pėrbėjnė banorėt e pjesės veriore, pjesėtarėt e MUP-it dhe forcat paramilitare si “Skorpionėt” dhe “Beretat e Kuqe”.

Lidhur me kėtė problematikė ditė mė parė qe njoftuar edhe kryenegociatori Marti Ahtisari, i cili gjatė vizitės sė tij nė Kosovė shkoi edhe nė Mitrovicė pėr tė parė gjendjen pėr sė afėrmi. Pas kėsaj, KFOR-i, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja dėrguan trupa shtesė atje pėr ta mbajtur gjendjen nėn kontroll. Ēėshtja e sigurisė nė veriun e Kosovės u debatua edhe nė Parlamentin e Kosovės si ēėshtje urgjente.

Ka tė dhėna tė mjaftueshme se forcat paramilitare serbe qė operojnė nė veriun e Kosovės (Mitrovicė veriore, Zveēan, Leposaviq, Zubin Potok) janė tė koordinim dhe nė bashkėveprim me ushtrinė dhe policinė serbe, tė cilėt nė rast sulmi do t’ua mbulojnė krahėt dhe do t’i zgjerojnė veprimet konkrete, duke i marrė pėrsipėr veprimet pasuese. Burime tė hapėta bėjnė tė ditur pėr zbarkimin e mbi 250 pjesėtarėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, duke pėrfshirė edhe njė kontingjent tė vogėl prej 60 xhandarėve, pastaj njėsive paramilitare dhe grupacione tjera tė vogla, pėrfshirė kėtu edhe disa njėsi tė formacioneve tė rregullta. Nė disa qendra janė zbarkuar edhe sasi tė konsiderueshme tė armatimit tė lehtė. Pothuajse tė gjitha fshatrat e veriut tė Kosovės tash sa ditė kontrollohen nga kėto forca tė cilat patrullojnė dhe mbajnė sigurinė nėn kontroll. Nė njė deklaratė tė drejtueses sė “Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovė e Metohi”, Sanda Rashkoviq-Iviq, ndėr tė tjera thuhet se serbėt nė veri tė Kosovės kanė krijuar forcat e sigurisė, disa janė tė veshur me rroba civile por janė tė ngarkuar me pajisje militare.

Disa tė tjerė janė nė SHPK por asnjėherė nuk i kanė shkėputur lidhjet me organet e MUP-it. Shtypi ditor dhe periodik mė herėt pati konfirmuar se ka punėtorė tė MUP-it, madje edhe tė tillė qė punojnė nė SHPK dhe marrin rrogė edhe nga MUP-i. Pos tjerėsh, kėtė pohim e patėn vėrtetuar edhe disa anėtarė tė “Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovė e Metohi”.

Nė shumicėn e enklavave serbe funksionojnė edhe zyrat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, nė tė cilat jepet dokumentacion zyrtar, pasaporta, letėrnjoftime, nėnshtetėsi, kurorėzime, viza etj., por, njėkohėsisht edhe rekrutohen njerėz.

Strukturat paramilitare qė operojnė nė veriun e Mitrovicės gjithherė janė nė shoqėri me pjesėtarėt e MUP-it. Megjithatė, KFOR-i dhe UNMIK-u deklarojnė se nuk ka rrezik nė kėtė pjesė tė vendit. Angazhimi i pjesėtarėve shtesė tė forcave tė sigurisė nė veri, sipas tyre, konsiderohet si normale. Serbia nė tryezėn e bisedimeve gjithnjė servon propozime agresive: kėrkon dhjetėra komuna serbe, madje edhe me nga 500 banorė. Beogradi pandėrprerė po shfrytėzon rastin pėr interferim tė vazhdueshėm nė kėtė pjesė, andaj organet tona tė rendit dhe tė sigurisė nuk kanė arritur ende tė krijojnė njė stabilitet politik nė vend.

Forcat serbe tė xhandarmėrisė janė tė stacionuara nėpėr vendet kyēe tė brezit kufitar me Kosovėn dhe vazhdimisht e kanė provokuar popullatėn e kėtyre anėve, shpesh herė duke hyrė nė thellėsi tė territorit tė Kosovės. Pėr kėtė arsye ata edhe nuk ndihen tė sigurt. Banorėt e fshatrave tė Malėsisė sė Dardanės, qė jetojnė pėrgjatė brezit kufitar me Serbinė, disa herė kanė kėrkuar largimin e forcave tė armatosura tė xhandarmėrisė serbe nga kufiri, ngase prania e tyre nė kėtė rajon, e bėn tė pasigurt jetėn e banorėve tė kėtushėm. Nėpėrmjet militarizimit tė rajoneve pėrgjatė kufirit, por edhe brenda enklavave, Serbia po tenton tė bėn tensionimin e situatės politike dhe tė sigurisė, bazuar edhe nė disa incidente qė kanė ndodhur pėrgjatė vijės kufitare, pėrkatėsisht thyerjes sė saj nė disa raste nga forcat kufitare serbe, si dhe problemet tjera tė ndodhura nė atė rajon.

Nė njėrėn anė, radikalėt serbė kėrcėnojnė me luftė nė rast tė pavarėsimit tė Kosovės. Nėse do tė bėhet “okupimi i Kosovės” ne do tė ndėrhyjmė me forcė, kanė deklaruar drejtuesit e kėtyre forcave pėr disa kanale televizive serbe. Edhe pse nuk ėshtė precizuar se ēfarė forcash do tė ndėrhynin nė Kosovė, sipas tyre, nė rast se pavarėsohet Kosova ata janė kėmbėngulės nė kėtė vendim vetėm se po e presin vendimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, lidhur me pavarėsinė eventuale tė Kosovės, qė pastaj t’u jepet rasti pėr tė ndėrhyrė nė Kosovė. Njėkohėsisht, kėto struktura u kanė bėrė thirrje tė gjithė ish-oficerėve qė t’u bashkėngjiten. Thirrjet nė fjalė janė provokim i rėndė pėr popullin e Kosovės. Vallė, a nuk ėshtė ky kėrcėnim direkt i sigurisė nė Kosovė?!

Kurse nė anėn tjetėr, Shėrbimi Sekret Serb dhe BIA po e legalizojnė punėn e vet nė Kosovė pėrmes Komitetit pėr Bashkėpunim mes Policisė sė UNMIK-ut dhe MUP-it tė Serbisė. Edhe ashtu operimi i shėrbimeve sekrete serbe paraqet njėrėn nga kėrcėnimet kryesore tė sigurisė nė Kosovė. Ligjėrisht, KFOR-i mban rolin kryesor pėr shpartallimin e strukturave paralele serbe tė sigurisė nėse ato veprojnė nė Kosovė. Mirėpo, nė shumė rajone tė Kosovės de fakto situata drejtohet dhe kontrollohet nga grupet paralele serbe tė “sigurisė”. P. sh.: nėse ua hedhim njė vėshtrim rutinor raporteve tė punės sė patrullave tė SHPK-sė tė stacionit policor nė Shtėrpcės, nė to pėrfshihen gjoba tė shqiptarėve kundėr shqiptarėve tė cilėt kalojnė transit pėrmes Shtėrpcės pėr nė Prizren, Prevallė, Brezovicė, Ferizaj apo anasjelltas. Nė territorin e Shtėrpcės nuk ėshtė i aplikuar asnjė ligj, apo thėnė mė saktė asnjė nen i ligjit tė Kosovės. I vetmi ligj funksional janė gjobat qė i cekėm mė lartė, e qė shqiptohen nga shqiptarėt ndaj shqiptarėve.

Gjithēka qė ndodhė nė enklavat serbe, fare mirė ėshtė e njohur pėr autoritetet e UNMIK-ut, por kėta tė fundit po orvaten tė fshehin dhe tė mbajnė larg nga mediet jo vetėm njė varg traktesh kėrcėnuese tė organizatave sekrete serbe por edhe veprimet antiligjore dhe kriminale tė serbėve. Autoritetet e UNMIK-ut, nė njė masė edhe SHPK-ja, janė mirė tė informuara edhe pėr zyrat e MUP-it, edhe pėr qendrat e njėsive paralele serbe tė “sigurisė”, edhe pėr veprimtarinė e tyre, edhe pėr rajonet e kontrolluara nga ta.

Qė nga fundi i vitit 2005, policėt e Njėsive Speciale tė SHPK-sė tė (njohura si RSU), kanė patrulluar nė rajonin e Shtėrpcės nė kuadėr tė njė operacioni tė quajtur “Ombrella”, sidomos pas problemeve tė njohura qė ndodhėn atje. Mirėpo, strukturat e rendit e tė sigurisė kanė marrė njė kėrcėnim edhe mė tė ashpėr se ato tė parat, madje prej disa faqesh, drejtuar policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė nėpėrmjet telefaksit. Me atė rast, policia e UNMIK-ut (CIVPOL), duket se u ėshtė bindur urdhrave tė atij kėrcėnimi, i cili jo vetėm pėr opinionin publik por edhe pėr vet SHPK-nė mbeti “top sekret”. Organizata nė fjalė porositė (urdhėron), SHPK-nė dhe policinė e UNMIK-ut qė tė mos i provokojnė qytetarėt serbė, tė mos i ndalojnė ata nė pika kontrolli, tė mos vijnė aty me armė tė gjata, tė mos dalin nga automjetet dhe tė mos e lėshojnė asfaltin e rrugės kryesore (magjistralen) pėr t’u futur dhe kontrolluar pjesė anėsore tė kėtij territori sepse do tė ndahen keq. Dhe, “kėshillat” po zbatohen pėrpikmėrisht.

Ndėrkaq, organizata ilegale serbe e ashtuquajtur “Lėvizja pėr Mbrojtjen e Kosovės” i sugjeron UNMIK-ut dhe KFOR-it, qė sa mė shpejt tė largohen nga territori i Serbisė dhe i Kosovės. Pos kėsaj, ata kanė bėrė thirrje qė tė kthehet ushtria dhe policia serbe nė rajonin e Kosovės, duke e quajtur Kosovėn si “zemėr tė Serbisė”. Kjo organizatė ka shpėrndarė pamflete nė veri tė Mitrovicės pėrmes tė cilave kėrcėnon me luftė tė re nė kėto hapėsira nėse bashkėsia ndėrkombėtare do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. “Kėshilli Nacional Serb” ėshtė kėrcėnuar edhe me njė formė tjetėr. Nė rast tė pavarėsimit tė Kosovės, ka bėrė “pėrgatitjen e shpėrnguljes sė 40 000 serbėve nga Kosova”. Kėshtu deklaroi kryetarja e tė ashtuquajturit Kėshill Nacional Serb i Kosovės Qendrore, Rada Trajkoviq, e cila kohė mė parė deklaroi se Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) dhe UNHCR-i janė duke e pėrgatitur projektin pėr evakuimin e 40.000 serbėve. Lidhur me kėtė, Kėshilli Nacional Serb ka formuar edhe “Shtabin e Krizės” pėr pranimin e serbėve qė do ta braktisin Kosovėn.

Paralajmėrime tė ndryshme ka bėrė edhe Qeveria Serbe, e cila, mes tjerash, ka vlerėsuar se sa mė shumė tė afrohet pėrcaktimi i statusi i Kosovės, shtohet edhe mundėsia e tensionimit tė situatės.

Qarqet e UNMIK-ut lidhur me kėtė tensionim kanė marrė mėsim nga trazirat e marsit tė cilat filluan pikėrisht me Mitrovicėn dhe kanė dėrguar atje forca shtesė duke i angazhuar 800 pjesėtarė tė SHPK-sė, 500 prej tyre nga njėsia speciale e policisė sė UNMIK-ut dhe 300 policė tė SHPK-sė si dhe njė numėr tė konsiderueshėm tė pjesėtarėve tė KFOR-it, tė cilėt po mundohen ta mbajnė nėn kontroll njė situatė e cila orkestrohet nga qarqet e Beogradit. Regjimenti i 187-tė parashutist italian ka zbarkuar nė Kosovė, si pjesė e operacionit ushtrues tė NATO-s “Pėrpjekja e Vendosur” por qė nuk ka tė bėjė me gjendjen e tensionuar nė Mitrovicė, njoftoi zėdhėnėsi i KFOR-it, Pio Sabeta.

Dihet se rreth 30 pėr qind e ndoshta edhe mė shumė e territorit tė Kosovės kontrollohet dhe administrohet nga qarqet vendore serbe tė cilat marrin urdhrat nga Serbia. Ato kanė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme, qė nė fakt janė skenarė tė pėrgatitur me prapavijė politike. Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveēani kanė shpallur “pavarėsinė” e tyre nga Prishtina zyrtare. Edhe ashtu zyrtarėt e kėtyre territoreve thonė se kurrė nuk e kanė dėgjuar Prishtinėn por ata tash e tutje kėto territore i konsiderojnė pjesė tė Serbisė. Njė gjendje e tillė e ngjashme ėshtė edhe nė Mitrovicėn veriore, Graēanicė, Ranillukė, Lipjan dhe Partesh. Nė fakt kjo flet mjaft sepse serbėt nė pėrgjithėsi po bėjnė luftė pėr territore, pėr gllabėrimin e tyre pėrmes presioneve. Kjo flet mjaft pėr gjendjen e atjeshme. Nė fakt gjendja e krijuar atje ėshtė njė kėrcėnim pėr zgjerimin e numrit tė komunave tė reja tė banuara me shumicė serbe (bėhet fjalė nga tri qė ka pranuar pala kosovare numri i komunave serbe tė rritet nė pesė si pasojė e presioneve tė vazhdueshme tė palės serbe mbi bashkėsinė ndėrkombėtare).

Kohėve tė fundit pati frustrime nga tė dy palėt: tek shqiptarėt demonstrata para UNMIK-ut tė cilėve iu bė thirrje ta lėshojnė Kosovėn dhe tė tėrhiqen nga institucionet. Kurse serbėt e veriut tė Mitrovicės dhe disa lokalitete tjera shpallėn gjendjen e jashtėzakonshme duke i shkėputur lidhjet mė Prishtinėn dhe duke e konsideruar veten pjesė tė Serbisė. Si kėrcėnim pėr ta realizuar kėtė projekt mobilizuan ish-strukturat paramilitare dhe ato tė xhandarmėrisė e formacione tjera qė nė fakt janė paraqitje nė formė garancie e deklaratave publike tė dhėna nga zyrtarėt e kėtyre territoreve.

Sidoqoftė, gjendja e sigurisė, ndonėse me shenja tensionimi, ende ėshtė stabile, sepse palėt e ashtuquajtura nė konflikt ende nuk i kanė tė definuara situatat e veta dhe presin rezultatet edhe tė dialogut dhe bisedimeve. Pėrndryshe, tensionimet janė evidente dhe tė shkallės serioze tė cilat nuk mund tė anashkalohen aq lehtė.

Sido qė tė jetė, ndarja e Kosovės dhe eksterritorialiteti e dėmton rėndė sovranitetin dhe pavarėsinė e vendit.



(Autori ėshtė nga Pozhari i Deēanit. Ėshtė profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe.Gjatė viteve tė '90-ta Fatoni dhe babai i tij Mr.Bajram Mehmetaj ,ishin tė pėrndjekur politikė nga regjimi fashizoid serb tė ndihmuar edhe nga disa sejmenė shqiptarė -ish funksionarė tė lartė tė Komitetit tė LK tė Deēanit dhe Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės. Fatoni ishte njeri ndėr ushtarakėt mė tė ēmuar tė Zonės Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit i cili mbulonte resorin e informimit nė ZOD.Ka tė botuar mbi 10 libra publicistike dhe shkencore.Tash ėshtė drejtor i Organizatės Jo Qeveritare pėr Hulumtime dhe Ndriēime Historike “Anatema” me seli nė Prishtinė).



Flori Bruqi





PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio