Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Xhenneti, pėrshkrimi dhe begatia e tij
Sfidues
Postuar nė: 07.02.2011, 15:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 411
Antari Nr: 23771
Bashkangjitur: 19.11.2009



1. Emrat E Xhennetit

El Xhenneh (Kopshti), Darus Selam (Vatra e Paqes), Darul Huldi (Vatra e Pėrjetėsimit), Darul Mukameh (Vatra e Qėndrimit), Xhennetul Me'va (Xhenneti Me'va-Strehuesi), Xhennatu Adn (Xhennetet Adn), Darul Hajevan (Vatra e Gjallėrisė), Firdevsi, Xhennatu En-Neim (Xhennetet tė Begatshme), El Mekam El Emin (Pozite e besuar), Mak'adus Sidki (Vend i Kėnaqshėm), Kidemu Sidkin (Pozitė e Lartė).

2. Dyert e Xhennetit

Xhenneti i ka tetė dyer. Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,:" Ne Xhennet janė tetė dyer; njė dere quhet Rejjan, nėpėr te cilėn nuk hyn askush pėrveē agjėruesve". (Sahihul Buhari, 4/111, Muslimi, 1152)


3. Gjerėsia e Dyerve te Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Ne mes dy qepenave te Xhennetit ėshtė distanca sikurse ne mes Mekkes dhe Hexherit( ) ose sikur ne mes Mekkes dhe Busras( )". (Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gjerėsia e derės se ummetit tim, nėpėr te cilėn hyjnė ne Xhennet, ėshtė sa gjerėsia e distancės 3 (ditėshe apo vitėshe), te cilėn e pėrshkruan kalorėsi fenomenal. Pastaj ata do tė dendosen (shtyhen pėr ne dyert e Xhehennemit) gati sa edhe shpatullat (supet, krahėt) do t'iu bien". (Tirmidhiu, 2548, Bejhekiu, 237)


4. Distanca ne mes Dyerve

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nuk ka distance ne mes dy dyerve prej tyre (tetė dyerve te Xhennetit) e tė mos jetė sa distanca, te cilėn e pėrshkruan kalorėsi pėr 70 vite kalėrim". (E kanė transmetuar Abdullahu dhe Taberiu)


5. Pozitat dhe Gradat e Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada, pozita, kate); (distanca) ne mes te ēdo dy shkalleve (kateve) te tij ėshtė sikurse (distanca) ne mes qiellit dhe tokės". (Buhariu, 6/11)
Poashtu ka thėnė: "Banoret e Xhennetit do t'i shohin banoret e dhomės (pallatit, katit ta lartė) ashtu siē i shihni ju yjet ne horizontin qiellit". (Buhariu, 11/416, Muslimi, 2830)

6. Pershkrimi i Begative dhe Banoreve te Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nėse e lutni Allahun, atėherė luteni pėr Firdevsin (emėr xhenneti), sepse ai ėshtė vend ne mes te Xhennetit; mbi te ėshtė Xhennet, pėrmbi te ėshtė Arshi i Rrahmanit (Allahut) dhe prej tij burojnė lumenjtė e Xhennetit". (Buhariu, 13/377, Tirmidhiu, 3506, Ahmedi, 2/ 404)


7. Toka, Dheu, Rėra dhe Ndėrtesat e Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " (Ndėrtesat e tij janė) Tulle nga ari e tulle nga argjendi, llaēi i tij (i cili vihet ndėrmjet tullave, qe ta mbajnė njėra tjetrėn) ėshtė misk (parfum), rėra e saj ėshtė rubin dhe margaritarė (gurė i ēmuar), dheu i tij ėshtė vers (bime e verdhe me ere te bukur, me te cilėn ngjyroset) dhe shafran; kush hyn ne te pėrjetėsohet dhe nuk vdes (kurrė), begatohet dhe nuk ndihet keq (i mjeruar, varfėr); rinia e tyre nuk kalon kurrė, rrobat e tyre nuk vjetėrsohen kurrė". (Ahmedi, 2/ 305)
Poashtu ka thėnė: "Pastaj me futen ne Xhennet, kur ja ne tė kishte kube te margaritarit, kur ja dheu i tij ishte nga misku". (Buhariu, 6/ 374, Muslimi, 163)


8. Tendat dhe Shatorėt e Banoreve te Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ėshtė njė tėnde nga margaritari i gjerė; gjerėsia e te cilit ėshtė 60 mile. Ne ēdo kėnd te tij ka njerėz (familje), te cilėt nuk e shohin njėri-tjetrin, ndėrsa rreth tyre sillen besimtaret…". (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Tenda ėshtė margaritar i madh; gjatėsia e tij vertikalisht ėshtė 60 mila. Ne ēdo kėnd te tij ka anėtarėt (te familjes se) besimtarit, te cilėt nuk i shohin te tjerėt". (Muslimi Ć¢ā‚¬“teksti ėshtė i tij-, Buhariu)
Thotė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vėrtet ne Xhennet ka dhoma, nga tė gjitha llojet e xhevahirit. Forma e jashtme e tyre shihet nga brenda sikurse qe brendėsia e tyre shihet nga jashtė. Ne to ka dhunti dhe kėnaqėsi (dėfrime), te cilat syri nuk i ka pare dhe as veshi nuk i ka dėgjuar". (Bejhekiu, 253, Ebu Neimi ne El Hilje, 2/ 356)


9. Pemėt e Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ka pemė, hijen e se cilės kalorėsi nuk mund te pėrshkojė pėr 100 vite". (Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: "Nuk ka pemė ne Xhennet e tė mos e kėtė trungun prej ari". (Tirmidhiu, 2525)
Njė njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi selam: "O i dėrguari i Allahut? ēka ėshtė Tuba? Tha: Peme ne Xhennet, gjatėsia e se cilės ėshtė 100 vjet ecje. Rrobat e banoreve te Xhennetit dalin (prehen prej) mėngėve te saj". (Ahmedi, 3/71)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur njeriu ta marrė ndonjė fryt prej Xhennetit, (menjėherė) nė vend te saj kthehet tjetra (dhe e plotėson atė duke mos mbetur bosh aty asgjė)". (Taberiu, Bezzari)
Pejgamberi, Alejhi selam, njė ditė iu tha sahabeve te tij: A nuk ka ndonjė te interesuar pėr Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjė. Pasha Zotin e Qabese! Xhenneti ėshtė nur (drite) qe rrezaton, rejhane (borzilok-bime) qe lėkundet, pallat i ndėrtuar, lum i rrjedhur, fryte (pemėsh) te shumta e te pjekura, grua te bukur, rroba te shumta, ne vendin e pėrhershėm ne begati dhe bukuri (te fytyrės), ne shtėpi te larta, komode dhe te bukura. Thane: O i dėrguari i Allahut! Ne jemi te interesuar (seriozisht) pėr to. Tha: Thuani: Nėse do Allahu! Pastaj pėrmendi Xhihadin dhe nxiti pėr te". (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja, Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)

10. Lumenjtė e Xhennetit dhe Shtrati i Tyre

Enes Bin Maliku transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " …pastaj mu ngrit (prezantua) Sidretul Muteha-ja( ), kur ja frutat e saj ishin sikur vorbė hexheri( ), gjethet e saj ishin sikur vesh elefanti. Tha: Kjo ėshtė Sidretu El Muntehaja…Kur ja katėr lumenj: dy te padukshėm dhe dy te dukshėm. Thashė: ē'janė kėta te dy o Xhibril? Tha: Sa iu pėrket kėtyre dy te padukshmeve, janė dy lumenj ne Xhennet, ndėrsa sa iu pėrket kėtyre dy te dukshmeve, janė Nili dhe Eufrati…". (Buhariu)
Enes Bin Maliku rrėfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " Derisa unė isha duke ecur ne Xhennet, kur ja njė lum, brigjet (anėt) e te cilit ishin kube margaritarėsh te gjerė. Thashė: ēka ėshtė ky o Xhibril? Tha: Ky ėshtė Kevtheri, te cilin ta ka dhėnė Zoti yt! Tha: Meleku i ra me (futi) dorėn e vet kur ja dheu i tij ishte misk (parfum) me ere te kėndshme". (Buhariu, 6/ 463)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ėshtė deti i ujit, deti i mjaltės, deti i qumėshtit dhe deti i verės, pastaj (pas hyrjes se banoreve te Xhennetit ne Xhennet), gufojnė lumenj (tjerė)". (Tirmidhiu)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kevtheri ėshtė lum ne Xhennet, brigjet (anėt) e te cilit janė nga ari ndėrsa rrjedha e tij ėshtė nėpėr margaritarė dhe korund (guri i ēmuar). Dheu i tij ėshtė me i mirė (kėndshme) se sa misku, uji i tij ėshtė me i ėmbėl se sa mjalti dhe me i bardhe se sa bora". (Tirmidhiu, 3361)


11. Shtretėrit e Banoreve te Xhennetit

Pejgamberi, Alejhi selam, ne koment te ajetit: "Edhe shtretėr tė lartė (ose gra tė larta)". (Wakia, 34) ka thėnė: "Distanca ne mes dy shtretėrve ėshtė sikur distanca ne mes qiellit dhe tokės". (Ahmedi, 3/ 75, Tirmidhiu, 2540)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Lartėsia e tyre (shtretėrve) ėshtė distanca vertikale ne mes qiellit dhe tokės ndėrsa largėsia (distanca horizontale) ne mes tyre ėshtė 500 vjet". (Tirmidhiu, 2540)


12. Rrobat e Banoreve te Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " …dhe sikur te shfaqej ndonjė njeri prej banoreve te Xhennetit dhe t'i dukeshin byzylykėt e tij, do ta shuante dritėn e diellit ashtu siē dielli shuan dritėn e yjeve". (Tirmidhiu, 2538, Ebu Neim, 266)
Pejgamberi, Alejhi selam, ne pėrshkrimin e rrobave te banoreve te Xhennetit ka thėnė: " Janė te veshur me byzylykė ari dhe argjendi, janė te kurorėzuar (ne kokė me kurora) margaritar(ėsh). Kane (mbi kokė) kurora te ngjitura nga margaritari dhe korundi (guri i ēmuar), mbi kokė kanė kurore sikurse kurora e mbretėrve, (janė) te rinj djalosharė, me qepalla te lyera (me kuhl)". (Ibni Kethiri ne En Nihaje, 2/ 442, Ebu Neim, 267)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nuri (drita ne ditėn e gjykimit) pėrshkon besimtarin aty ku e ka pėrshkuar abdesi". (Muslimi, 250)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam: Njeriu do tė shtrihet ne Xhennet 70 vite para se te transferohet (ne banesėn e tij), pastaj i vie gruaja e tij dhe e prek ne krahė. Shikon fytyrėn e tij ne faqen e saj, me te kthjellte se sa pasqyra. Margaritari me i vogle i saj ndriēon ēka ka mes lindjes dhe pėrėndimit. E pėrshėndet me selam. Tha: Ky ia kthen selamin dhe e pyet: Kush je ti? Thotė: Unė jam shtesa (shpėrblimi shtese). Ajo do t'i kėtė 70 pale rroba, me e ulta ne vlerė ėshtė sikurse luleteēeja (animoni) i Tuba-sė (pemės ne Xhennet ose vet Xhennetit). Ia lėshon shikimin derisa ai depėrton ne brendėsi saqė shef edhe palcėn e kėrēikės se saj. Ajo do tė kėtė kurora, margaritari me i vogėl me vlerė i te cilave, mund ta ndriēoje ēka ka mes lindjes dhe pėrėndimit". (Ahmedi, 3/75, Harmele ne En Nihaje, 2/ 445)

13. Ushqimi i Banoreve te Xhennetit

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Hane dhe pine banoret e Xhennetit ne te ndėrsa nuk kryejnė nevojėn e madhe fiziologjike, nuk fshijnė qurrat si dhe nuk urinojnė, porse ushqimi i tyre ėshtė zėri, i cili buron nga lukthi kur te mbushet e ushqim, (i cili ėshtė) sikurse djerset (rrjedhat) e miskut; frymėzohen pėr tesbih (Subhanallah) dhe hamd (Elhamdulilah) ashtu siē frymėzoheni pėr frymėmarrje". (Muslimi, 2835)
Ibni Omeri, ne koment te ajetit: " Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, ". (Zuhruf, 71) ka thėnė: Sillen rreth tyre me shtatėdhjetė edhe (sinia) te arit; ēdonjėra ka njė ngjyrė, te cilėn shoqja nuk e ka". (Bejhekiu, 321)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dh ke dėshirė qe ta has kėshtuqė ai te bie para duarve i pjekur". (Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/ 155)


14. Lėnda, prej sė cilės janė krijuar Hyritė

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 384, Hatib El Bagdadi ne Tarihu Bagdad, 7/99)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Rrezaton njė drite ne Xhennet ndėrsa njerėzit ngrisin kokat te shkojnė se ēka ėshtė, kur ja, drita kishte rrezatuar nga goja e njė hyrie symaėdhe, e cila kishte qeshur ne fytyrėn e burrit te saj". (Ebu Neim, 381)
Enesi transmeton merfuan se: "Sikur njė Hyri Symadhe te pėshtynte ne shtatė detėra do tė ėmbėlsoheshin detėrat nga ėmbėlsia e gojės se saj, si dhe hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 386, Ibni Ebi Dunja)
Ahmed Bin Ebu El Havariu transmeton se Xha'fer Bin Muhammedi i kishte rrėfyer se si dy tė urtė ishin takuar dhe njeri kishte pyetur tjetrin: "A pėrmallohesh pėr hyritė symėdha? Jo -ia kishte kthyer. Pėrmallohu pėr to sepse drita (nuri) i fytyrave tė tyre ėshtė prej Nurit te Allahut- ia ktheu pyetėsi. Me te dėgjuar kėtė, njeriut i ra te fiket, dhe ashtu te pavetėdijshėm e barten ne shtėpi, ku pėr njė muaj te plotė e vizitonim (sepse nuk mund te kthjellej mirė).
Ibni Abbasi ka thėnė: "Ne Xhennet ėshtė njė lum, i cili quhet Bejdah; mbi te ka kube diamanti ndėrsa nėn te hyri te krijuara. Thonė banoret e Xhennetit: Ejani te shkojmė tek Bejdahi! Shkojnė dhe i shikojnė ato. Nėse ndonjėri prej tyre pėlqen ndonjė robėreshė (hyri) e prek ne dorė dhe ajo e pason atė". (Ebu Neim, 382)
Ka thėnė Ibni Mes'udi: "Ne Xhennet ėshtė njė hyri, te cilėn e thėrrasin El Lu'beh (Kukull). Tė gjitha hyritė e Xhenneteve mahniten nga bukuria e saj; e rrahin ne krah dhe i thonė: Lum pėr ty oj Lu'beh! Po ta dinin kėrkuesit tu (kėtė bukuri) do tė tregoheshin shumė te zellshėm. Ne mes dy syve i shkruan: Kush kėrkon njė grua sikurse unė, le tė punoje sipas kėnaqėsisė se Zotit tim!". (Kurubiu ne Et Tedhkir, f: 477)


15. Vlera e Grave te Dunjase

Ummu Seleme transmeton: Thashė: O i dėrguari i Allahut! Me njofto pėr domethėnien e fjalės se Allahut: "Tė dashuruara (pėr burrat e vet), tė njė moshe". (Wakia, 37)? Tha: Ato janė gratė, te cilat kanė vdekur ne dynja plaka me sekrecion ne sy dhe te thinjura. Allahu i ka krijuar pas moshės se shtyre dhe i ka bėrė virgjėresha, Uruben (ta dashura): te dashura, sjellshme, Etraben (te njė moshe): te lindura (krijuara) ne te njėjtėn kohe. Thashė: O i dėrguari i Allahut! A janė me te mira gratė e dunjasė apo hyritė symėdha? Tha: Gratė e dunjasė janė me te mira se sa hyritė symėdha. Kjo i ngjan shembullit te vlerės se asaj qe duket ndaj asaj qe nuk duket. Thashė: O i dėrguari i Allahut! Me ēka e kanė fituar kėtė epitet? Tha: Me namazin, agjėrimin dhe adhurimin e tyre pėr Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me drite (nur), trupin e tyre me mėndafsh; me ngjyrė te bardhe, rrobat ngjyrė te gjelbėr ndėrsa stolitė ngjyrė te verdhe, temjani (mjeti, me te cilin pafrymosen) ėshtė nga margaritarėt, krehrit e tyre janė nga ari, thonė: Ne jemi te pėrjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi te begatshme dhe nuk varfėrohemi kurrė, ne jemi vendase dhe nuk bėhemi nomade kurrė, ne jemi te kėnaqura dhe nuk hidhėrohemi kurrė, lum pėr atė qe jemi pėr tė e ėshtė pėr ne!". (Taberaniu)


16. Shtatėzania dhe Lindja ne Xhennet

Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur besimtari ta dėshirojė femiun ne Xhennet, do tė jetė ne orėn apo ēastin, ne te cilin dėshiron, por nuk dėshiron". (Hafidh Ed Dija El Makdesijj ka thėnė se hadithi ėshtė sipas kushtit te Muslimit. Shiko: En Nihaje, 2/ 467)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Banorit te Xhennetit do t'i lind femiu si te dėshirojė kėshtuqė shtatezania, gjidhenia dhe rinia e tij do tė jenė pernjehere". (Ebu Neim, 2/ 124)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vendi sa njė kamxhik ne Xhennet ėshtė mė me vlerė se sa tėrė dynjaja dhe ēka ka ne te". (Buahriu, 6/ 397)


----------------------------------------
I mjerė ėshtė Ai qė Islami i tijė nuk e ka ndryshuar nė brendėsin (ZEMREN) e tij
PMYahooMSN
Top
Durimtari
Postuar nė: 07.02.2011, 16:55
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 40
Antari Nr: 25749
Bashkangjitur: 10.12.2010



Shume komplimente per keto hadithe se perndryshe nuk do mundesha ti gjeje ja nje caj smil3dbd4e4c2e742.gif
PM
Top
Sfidues
Postuar nė: 07.02.2011, 17:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 411
Antari Nr: 23771
Bashkangjitur: 19.11.2009



 Citim (Durimtari @ 07.02.2011, 17:55)
Shume komplimente per keto hadithe se perndryshe nuk do mundesha ti gjeje ja nje caj smil3dbd4e4c2e742.gif

Allahu ju dhasht xhenetin



----------------------------------------
I mjerė ėshtė Ai qė Islami i tijė nuk e ka ndryshuar nė brendėsin (ZEMREN) e tij
PMYahooMSN
Top
Boss76
Postuar nė: 07.02.2011, 18:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008



All-llahi ty edhe te gjith Umetit Muhammed s.a.w.s. u falt Xheneti Firdausin. Amin Amin Amin


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
Ermedin
Postuar nė: 07.02.2011, 18:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4878
Antari Nr: 24396
Bashkangjitur: 25.01.2010



Ju lutem, tregohuni nderues, tė matur e tė drejtė.
Krerėt e llojit tė kėtillė hapni tek nėnvendbisedimi islam.

Kre i mrekullueshėm, si gjithmonė kur flitet pėr tė vėrtetėn. smil3dbd4e4c2e742.gif

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Ermedin nė 07.02.2011, 18:22
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio