Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Flori Bruqi:Kosova 1389 & Kosova 2006
Flori Bruqi
Postuar nė: 21.10.2006, 11:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Beteja e Kosovės (1389) dhe kontributi i shqiptarėve


Flori Bruqi 2006

Materjal ekskluziv pėr botim nė http://www.studentet.info

Kosova:1389


Ne mesjete nje ngjarje e madhe per popullin tone dhe per Ballkanin ne pergjithesi,ishte edhe Beteja e Kosoves-1389.Ne kete beteje si nje nga figurat me qendrore te saj u shqua edhe Milosh Kopiliqi,mbasi mundi te vrase sulltan Muratin e I,i cili udhehiqte Turqit osmane.

Serbet e konsiderojne ate si hero te vetin,por edhe shqiptaret e Kosoves e kane ruajtur te gjalle kujtimin per te dhe i kane kenduar kenge per 5 shekuj.

Beteja,sipas Kostandin Jenicerit ,filloi te marten dhe vazhdoi deri te premten.Nje nga shtate princat qe mori pjese ne kete beteje ishte edhe Gjergj II Balsha,sundimtari i Shkodres,Teodor Muzaka i cili u vra ne beteje.Ne nje pershkrim qe i ben betejes humanisti Dubrovnikas,abati benediktin i manastirit te Shen Andreas dhe Shen Jakobit ne Vishnjice,A.C Tubera(i njohur me emrin Tuberon Krijeviq)ai shkruan se ne kete beteje moren pjese Dardanet,Iliret,Maqedonasit.D.Kostiq,i cili i ka kushtuar nje studim te gjere ceshtjes se emrit te M.Kopiliqit,konkludon qe "ai ishte dinarian,i dale prej simbiozes serbo-shqiptare,pra Ballkanas i serbizuar.



Sic thame ,M.Kopiliqit i eshte kenduar kenge nga shqiptaret e Kosoves,i pari ka qene Dervish Ahmeti nga Gjakova(1918),ndersa i dyti ka qene G.Elezoviq(1923)"Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu",Elezoviqi e kishte degjuar ate nga Xhem Bojku nga Vushtria.



Cajkanoviqi ka konstatuar ne vitin 1912 qe;"kulti i Milosh Kopiliqit eshte shume i forte nder shqiptaret dhe ata e quajne hero te tyre".Duke u nisur nga mbiemri i tij(Kopiliq) e dime qe ndermjet Pejes dhe Mitrovices gjendet edhe sot fshati Kopiliq(diku ne Drenice)dhe akoma edhe sot kur banoret e ketij fshati(Kopiliq)zihen me banore te fshatrave te tjere,thojne "une jam nga Kopiliqi,ku ka lindur ai burre qe vrau sulltanin".



Serbet nuk kane kenge per M.Kopiliqin,e permendin ne disa kenge por e permendin bashke me te tjeret,dhe ne nje kenge e dallojne edhe etnikisht kur thone"Kopiliq qendron ndermjet dy vojvodeve Serbe".Interesi i serbeve per Miloshin,sipas studiuesve,u zgjua nga fundi i shekullit XVII,kur koha kishte erresuar tashme origjinen e tij,ne kete kohe iu ndryshua edhe mbiemri,nga Kopiliq iu be Obiliq.Ne shekullin XVIII historianet P.Julinaq dhe V.Petroviq i dhane atij emrin Obiliq(bollek,tepri)


Historiografia serbe vazhdimisht ėshtė pėrpjekur dhe po pėrpiqet qė Kosovėn gjatė sundimit tė Nemanjidėve (fundi i shek. XII deri nė vitin 1371) dhe nė pėrgjithėsi nė periudhėn para sundimit osman, ta paraqesė tė banuar vetėm nga serbėt. Pretendimeve tė kėtilla tendencioze njė pėrgjigje tė merituar shkencore u ka dhėnė professor dr.Jahja Dranqolli i cili thekson: "Burimet e kohės qė ruhen nė arkiva, kisha dhe biblioteka japin tė dhėna krejtėsisht tė tjera nga ato qė na i afron historiografia serbe".

Para se t`i paraqesim kėto tė dhėna, vlen tė pėrmendet njė konkludim shumė i qėlluar i studiuesit francez A. Dyselje, i cili pranon se Kosova gjatė shek. XIII-XIV ka qenė qendra ekonomike dhe politike e mbretėrisė mesjetare serbe, por nė mėnyrė shkencore vėren se vendosja e njė qendre tė pushtetit politik dhe ekonomik nė njė territor tė caktuar nuk garanton aspak, veēanėrisht nė mesjetė, karakterin etnik sundues tė atyre qė e kanė pushtetin politik. Nė kėtė mėnyrė, ai merr shembull despotatin e vogėl "serb" tė Serit nė Greqinė Veriore, i cili mundi tė sundonte nga viti 1355 deri mė 1371 njė popullsi, pjesa mė e madhe e sė cilės ishte greke.

Prania e popullsisė serbe nė Kosovė sipas burimeve tė shkruara dėshmohet qė nė shek. XI, ndėrsa nė njė farė mase fillon tė shtohet nė gjysmėn e dytė tė shek. XII dhe nė fillim tė shek. XIII, atėherė kur Kosova hyri nė kuadrin e Shtetit tė Nemanjidėve. Njė rritje e dukshme e popullsisė serbe nė Kosovė, pa dyshim, bėhet atėherė kur Serbia fitoi statusin e Perandorisė.



Nė atė periudhė kohore, popullsia e viseve veriore serbe filloi tė depėrtojė me tė madhe nė drejtim tė jugut, pra edhe tė Kosovės. Nė ēfarė raporti arriti ajo ndaj popullsisė vendase arbėrore, nuk mund tė thuhet kurrgjė.

Tė dhėnat burimore, po ashtu dėshmojnė se arbėrit gjatė gjithė mesjetės vazhduan tė jetojnė nė trevat e tyre autoktone tė Kosovės. Kjo provohet nga vetė dokumentet qirilike tė shek. XIII-XIV, nė tė cilat, krahas antroponimeve shumicė serbe, hasen nė masė tė konsiderueshme edhe asi tė pastra arbėrore, si dhe arbėrore tė sllavizuara. Kur jemi te tė dhėnat burimore qirilike, vlen tė pėrmendet se nė to hasen edhe familje tė pėrziera nė aspektin antroponomik.


Kėshtu p.sh., sipas njė tė dhėne qė i pėrket viteve 1293-1302, mėsojmė se nė vendin Ship tė Klinės, nė mesin e banorėve tė tij ėshtė edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast tė njėjtė hasim edhe nė krisobulėn e manastirit tė Deēanit (1330) ku thuhet: "Gjoni dhe djemtė e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi". Nga tė dy rastet shihet qartė se prindėrit mbanin emra arbėrorė, kurse djemtė e tyre emra sllavė (serbė), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajė edhe arbėri.

Duke marrė parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte nė duart e klasės politike-kishtare serbe, atėherė, lirisht mund tė thuhet se arbėrit plotėsisht u janė nėnshtruar formave tė diskriminimit, me tė vetmin qėllim qė t`i sundonin mė lehtė dhe tek e fundit nėpėrmes antroponimisė sė imponuar sllave t`i identifikonin si sllavė. Prandaj, antroponimia e tyre nė masė tė konsiderueshme u humb nė atė sllave (serbe).

Prania e etnosit arbėror provohet edhe nga burimet latine, pėrkatėsisht raguzane. Kėshtu, mė 1369, pėrmenden tre tregtarė prizrenas qė i kishin borxh Raguzės, dhe sipas emrave qė mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbėrorė. Nė kėtė drejtim duhet pėrmendur edhe Dhimitėr Dranēin dhe presbit Gjinin nga Novobėrda, tė cilėt mė 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzėn.

Prania e arbėrve nė Kosovė gjatė feudalizmit tė zhvilluar, mund tė shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponimeve tė pėrkatėsisė arbėrore. Vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zėnė toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotėm), Lloēan dhe fshati Arbanas. Nė krisobulėn e Stefan Dushanit tė vititi 1348 (mbi themelimin e manastirit tė shenjėtorėve Mihal e Gabriel nė Prizren), zihen nė gojė edhe njė sėrė fshatrash arbėrorė: Gjinovci, Magjerci, Peggogllavci, Flokovci, Ēruca, Ēaparēi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi tė gjitha aty arbėrit pėrmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetėm qė dėshmon praninė e popullsisė arbėrore nė Kosovė, por njėkohėsisht, nė aspektin juridik, atė e paraqet tė nivelizuar me popullsinė serbe.

Jo rastėsisht shkurtazi pėrmendėm praninė e arbėrve nė Kosovė, sepse pikėrisht nė territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovės (15, pėrkatėsisht 28 qershor 1389). Beteja e Kosovės ishte njė nga pėrpjekjet mė tė vendosura tė popujve ballkanikė, pėr ta ndaluar ekspansionin e mėtejmė osman nė Gadishullin Ballkanik.

Pėr ta aritur kėtė qėllim ata bashkuan forcat e tyre nė njė koalicion tė pėrbashkėt, tė cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviē dhe vendosėn t`i bėnin ballė ushtrisė osmane, e cila udhėhiqej nga vetė Sulltan Murati I dhe djemtė e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Pėrgatitjet serioze, numri i madh i ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare, rrjedhat e betejės, rezultatet dhe pasojat, kontribuan qė ajo tė hyjė nė analet historike dhe njėkohėsisht tė shėrbejė si motiv pėr krijimin e njėrit nga ciklet mė tė mėdha dhe mė tė bukura tė epit ballkanik.

Nė fushatėn e tyre pėr pushtimin e brendisė sė Gadishullit Ballkanik, ushtritė osmane tė kryesuara nga Sulltan Murati, mė 1386, depėrtuan nė Serbi, ku pushtuan Nishin. Mė pas, te Ploēniku (sot fshat pranė Prokuples), Murati u ndodh pėrpara sundimtarit tė Serbisė, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi tė konfrontohej nė njė betejė tė hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhėnien e njė tributi, si dhe njė trupe ndihmėse ushtarake prej 1000 vetėsh, mirėpo shumė shpejt hoqi dorė nga premtimi i dhėnė.

Nė kėtė kohė edhe Shteti i Balshajve kalonte qaste tė vėshtira. Nė tė vėrtetė pėr shkak tė veēantisė sė brendshme feudale dhe nėn sulme tė vazhdueshme osmane, ku pėr pasojė territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumė (pėrfshinte vetėm Shkodrėn, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe pėr tė mos humbur krejtėsisht zotėrimet e mbetura, ai pranoi qė tė hynte nėn vasalitetin osman.

Sipas Orbinit, kjo u bė nė vitin 1386, respektivisht para 27 janarit tė vitit tė njėjtė, sepse po tė ishte nė kėtė kohė nė armiqėsi me osmanėt, Gjergji nuk do tė mund t`u siguronte liri tregtarėve raguzanė nė trevat e tij. Nga ana tjetėr mospėrmendja e osmanėve nga ana e Gjergjit, lė vend pėr t“u konkluduar se ai e kishte pranuar sovranitetin osman vetėm formalisht.

Duket se, pėr tė hequr qafe sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t“u jepte atyre njė godtije vendimtare. Nė kėtė drejtim, pėrderisa nė njėrėn anė i nxiti dhe u premtoi ndihmė osmanėve kundėr Bosnjės (me mbretin e sė cilės, Tvėrtkon, deri atėherė ishte nė marrėdhėnie tė kėqija), nė anėn tjetėr fshehurazi vuri nė lėvizje planin e dėshiruar antiosman, duke u afruar me vjehėrrin e tij Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvėrtkon.

Njėkohėsisht, planet e tij duhet t“i jenė bėrė tė njohura edhe Raguzės, pėr arsye se mė 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siē thuhet "erdhi pėr shkak tė bisedimeve me osmanėt, pėr tė mirėn tonė".

Planet antiosmane arriti t“i konkretizojė nė verė tė vitit 1388. Forcat osmane, nėn komandėn e Lala Shahinit, qė nė kėtė kohė depėrtuan nė Bosnjė, u thyen rėndė nga forcat aleate tė Tvėrtkos, Gjergjit II Balshės dhe Lazarit.

Nė kėtė disfatė tė osmanėve, rolin udhėheqės e kishte pasur Gjergji, sepse, siē pohon Bitlisi, ai ishte bėrė shkak pėr vrasjen e 10 deri 15 mijė luftėtarėve. Pas kėsaj disfate tė osmanėve, Gjergji duhet tė ketė hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke pėrshkruar rrethanat qė sollėn nė konfliktin e Bosnjės, Gjergjin II Balshėn e cilėsonte "tė nėnshtruar tė sulltanit", kurse Bitlisi, duke pėrshkruar pėrgatitjet e pjesėmarrėsve udhėheqės tė Koalicionit ballkanik pėr ditėn e mynxyrės sė Kosovės (1389), e radhitėte atė nė mesin e "banditėve" dhe tė "pafeve".

Mospėrmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata nė Bileqe tė Bosnjės dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshės nė atė disfatė qė iu shkaktua osmanėve, u bė, siē thotė kronisti osman Idris Bitlisi, "e domosdoshme dhe detyrė ndaj vullnetit perandorak qė tė pėrgatiteshin pėr tė vėnė nė vend nderin e ushtarėve tė vrarė dhe tė likuidonin intrigat dhe ngatėrresat e kokėfortėve".



Pra, siē mund tė shihet, parapėrgatitjet qė u paralajmėruan nuk kishin pėr qėllim qė nė njė betejė vendimtare tė thyenin vetėm qėndresėn e sundimtarit serb Lazarit, siē pretendon historiografia serbe, por, nė fakt synohej qė tė thyheshin sundimtarėt ballkanikė.

Pėrgatitjet e osmanėve nė krye me Sulltan Muratin, pėr njė ndeshje vendimtare me sundimtarėt ballkanikė, sipas tė gjitha gjasave kishin filluar qė nė fund tė vitit 1388.



Murati dha urdhėr perandorak, ku u bėnte thirrje komandantėve tė Anadollit dhe tė Rumelisė, respektivisht tė gjithė bejlerbejve tė vilajeteve, djemve tė tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogėl, si dhe sundimtarėve tė krishterė, tė cilėt kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, qė me forcat e tyre tė mblidheshin dhe tė drejtoheshin pėr t“i mposhtur sundimtarėt ballkanikė. Pėrveē tė sipėrpėrmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmė "edhe nga persėt edhe nga arabėt", dhe nė kėtė mėnyrė u krijua njė ushtri e madhe nė krye tė sė cilės qėndronin Sulltan Murati dhe dy djemtė e tij, Bajaziti dhe Jakupi.

Pėrmendėm pjesėmarrjen e kėtij spektri tė gjerė forcash nė kuadėr tė ushtrisė osmane, nga shkaku se nė historiografinė serbe, jo vetėm qė anashkalohet kjo e vėrtetė, por nga ana tjetėr synohet qė tė minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se "lajmet e mėvonshme osmane janė krejtėsisht fantastike, ku, sipas tė cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbėrit, vllehėt dhe hungarezėt", dhe gjithnjė sipas tyre, "duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa mė tė rėndė dhe sa mė tė rėndėsishme". Po tė kishte qenė me tė vėrtetė ashtu, atėherė kronistėt osmanė nuk do tė pėrshkruanin edhe spektrin e gjerė tė ushtrisė osmane /duke pėrmendur si pjesėtarė tė saj edhe turqit nga principatat selxhuke tė Kastamonisė dhe tė Karamanisė, tė cilat hynė nėn mbrojtjen e Sulltan Muratit vetėm formalisht (1387), ngase ato edhe mė tej ruajtėn autonominė e tyre, dhe madje gjatė shek.XV u gjendėn nė luftė me shtetin osman, pėrderisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmėn qė i erdhi asaj nga persėt dhe arabėt, por do tė kėnaqeshin me pėrshkrimin e pjesėmarrėsve tė Koalicionit ballkanik.

Me qėllim qė ta kishin mė tė lehtė kėtė fushatė, forcat e mbledhura tė ushtrisė osmane mendonin qė atė ta nisnin nė pranverė, prandaj dimrin e kaluan nė Pllovdiv tė Bullgarisė. Pėrgatitjet e Muratit i shqetėsuan dhe i vunė nė lėvizje sundimtarėt e vendeve tė ndryshme tė Ballkanit.



Pėr t`i bėrė ballė rrezikut, zotėrit e tyre lanė mėnjanė grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan njė koalicion nėn kryesinė e sundimtrit serb, Lazar Hreblanoviēit. Gjergji II Balsha, i cili qė prej kohėsh e kishte ndjerė rrezikun osman, siē duket shumė kohė pėrpara Betejės sė Kosovės, d.m.th. qysh nė vitin 1388, ishte angazhuar nė pėrgatitjen e koalicionit antiosman. Vitin nė fjalė, atė sė bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehėrri i tyre Lazari.



Prandaj, sipas kėsaj tė dhėne mund tė dyshohet se ata u morėn vesh pėr njė aksion tė pėrbashkėt kundėr osmanėve.

Pjesėtarėt e Koalicionit patėn kohė tė mjaftueshme pėr t`u pėrgatitur dhe pėr t`u mbledhur nė momentin e duhur. Kjo dėshmohet nga vetė kronistėt osmanė, tė cilėt flasin mbi traktativat diplomatike ndėrmjet tė tė deleguarve tė Muratit dhe udhėheqėsit tė Koalicionit, Lazarit, ku preken ēėshtjet pėr zgjidhjen e konfliktit tė tyre dhe ku njėkohėsisht mėsohet pėr pėrgatitjet ushtarake tė palėve kundėrshtare.



S`ka dyshim se njė rol udhėheqės nė pėrgatitjen e Koalicionit ballkanik patėn edhe arbėrit. Nė kėshillimin pėr mėnyrėn e strategjisė sė luftės (tė cilėn do ta zbatonin sundimtarėt ballkanikė kundėr osmanėve) tė zhvilluar nė prag tė betejės, jo rastėsisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut), qė konflikti me osmanėt tė zhvillohej ditėn dhe jo natėn, siē kishte propozuar udhėheqėsi i Koalicionit, Lazari.



Jo vetėm qė gjykimi i tij qe i drejtė, por edhe miratimi i propozimit tė tij nė mėnyrė unanime nga sundimtarėt pjesėmarrės (duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Lazarin), ėshtė njė dėshmi tjetėr se sa autoritativ kishte qenė ai nė mesin e pjesėmarrėsve tė Koalicionit, aq mė tepėr kur dihet se kishte njė forcė tė rėndėsishme ushtarake.
Le tė ndalemi tani pak nė ēėshtjen e dilemave qė ekzistojnė nė historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare.



Disa studiues Jorgjin e identifikojnė si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues tė tjerė si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmė se mund tė mbėshtetet qėndrimi i dytė, ngase kronistėt osmanė Gjergjin II Balshėn e cilėsuan "Sundimtar tė Shkodrės Arbėrore", por pa i shtuar kėtij emėrtimi emrin e tij, me ē“ka u la vend pėr t“u kuptuar se nuk bėhet fjalė pėr Gjergjin II Balshėn, por pėr Gjergj Kastriotin.



Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanė shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Gjergji, do tė jetė quajtur Gjon, kurse studiues tė tjerė duke u mbėshtetur nė njoftimet e Gjon Muzakės, se i ati i Skėnderbeut quhej Pal, pėrcaktohen pėr kėtė emėr.



Ndėrsa lidhur me numrat e ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare nė burimet osmane dhe nė ato serbe ata janė tepėr tė ekzagjeruara, ku pėr pasojė nė shkencėn historiografike janė paraqitur mendime tė ndryshme. Ne konsiderojmė si mė tė pranueshėm konkludimin e studiuesit P. Thėngjillit, i cili duke analizuar kėtė fenomen ka ardhur nė pėrfundim se numri prej 20000-25000 ushtarėsh nė anėn serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarėsh nė anėn osmane, i paraqitur nga studiuesit serbė, me qėllim qė tė minimizohet Koalicioni ballkanik, ėshtė tepėr i zvogėluar. Studiuesi nė fjalė ka lėnė vend qė tė kuptohet se duhet mbėshtetur numra mė tė mėdhenj, nga ata qė na i ofrojnė studiuesit serbė. Kurse ne konsiderojmė se numrat nė fjalė duhet zmadhuar edhe ca, ngase njėri nga kronistėt osman, siē ėshtė Oruēi, duket se ėshtė mė afėr realitetit.



Ai thekson: "Ai (Sulltani-Q.D.) me pesėdhjetė-gjashtėdhjetėmijė ushtarė shkoi dhe doli nė fushėn e Kosovės").
Pas trajtimit tė dilemave nė fjalė i rikthehemi vazhdimit tė problematikės sė sipėrpėrmendur, gjegjėsisht rolit udhėheqės qė patėn arbėrit nė pėrgtitjen e Koalicionit ballkanik.

Nė kėtė drejtim duhet pėrmendur edhe rolin e rėndėsishėm tė princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e pėrmend me titujt: "Princ" dhe "Ban"; humanisti raguzan Feliks Petanēi, "Princ Ilir"; humanisti arbėror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, "Baron"; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, "Ban"; kurse humanisti ynė Marin Beēikemi e vė atė nė cilėsinė e "Perandorit tė Mizisė"), i cili pėr kryezot kishte Vuk Brankoviqin.



Se sa personalitet me peshė kishte qenė ai nė radhėt e krerėve tė Koalicionit, vėrtetohet nga njė e dhėnė e Enverit, ku thuhet: "Lazari i dha Miloshit njė gotė me pije duke i thėnė - thonė pėr ty qė je bėrė tradhtari im…- Miloshi i`u pėrgjigj - nesėr ke pėr ta parė tradhtarin, ke pėr tė parė nėse jam njeri i drejtė apo tradhtar.- Lazari nė atė moment e mori nė dorė gotėn e dollisė dhe e piu".



Pėrshkrime afėrsisht tė ngjashme tė kėtij momenti na ofrojnė edhe humanistėt raguzanė Feliks Petanēi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisė nga ana e Lazarit, vetėm atėherė pasi u sigurua pėr besnikėrinė e Kopiliqit, flet qartė se ai ishte njė nga princat kryesor tė Koalicionit, dhe njė prestigj tė tillė e kishte arritur, padyshim, pasi qė ishte pėrfaqėsuar me njė forcė tė rėndėsishme ushtarake.

Po pse u vendos qė beteja tė zhvillohej pikėrisht nė fushėn e Kosovės? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmė i kėrcėnonte drejtpėrsėdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bėnė qė beteja tė zhvillohej nė Kosovė, nė afėrsi tė Prishtinės, nė njė rajon ku mund tė organizoheshin mė mirė ushtritė e shteteve feudale ballkanike, por qė ishte njėkohėsisht njė pikė ku kryqėzoheshin rrugėt nga mund tė depėrtonin mė tutje osmanėt.



Nė rrethana tė kėtilla, ushtritė e Koalicionit, tė kryesuara nga sundimtarėt e tyre, nė mėngjes tė 15, pėrkatėsisht tė 28 qershorit 1389 zunė nga njė pozicion tė veēantė nė fushėn e Kosovės. Nė burimet osmane, tė cilat me tė drejtė janė cilėsuar si shumė mė tė pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesėmarrėsit nė betejė: nga njėri grup, pjesėmarrėsit pėrmenden nė mėnyrė tė papėrcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive tė Lazarit morėn pjesė edhe arbėrit, boshnjakėt, vllehėt, ēekėt, hungarezėt, polakėt dhe frėngjit; dhe nga grupi tjetėr, pjesėmarrėsit pėrcaktohen drejtpėrsėdrejti, si mė kryesorė serbėt, arbėrit dhe boshnjakėt, duke i dalluar kėta nga forcat e tjera ndihmėse.

Ushtria e Koalicionit u rreshtua nė fushėn e luftimit, duke pasur nė qendėr Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atė arbėror Dhimitėr Jonimėn, zotėrimet e tė cilit shtriheshin nė zonėn midis Lezhės dhe Rrėshenit, kurse kronisti osman Mehmet Neshriu, e quan atė i biri i Jundit, Dimitri.



Pėrndryshe prijėsat e tjerė ballkanikė dhe arbėrorė ishin rreshtuar nė tė dy krahėt e ushtrisė sė Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjė nga zotėrit arbėror (kuptohet jashta trevės sė Kosovės) merrte pjesė me forcat e veta pikėrisht nė krahun e djatht, ndėrsa forcat e arbėrve tė Kosovės, logjikisht ishin nė kuadėr tė forcave tė Vukut, dhe shikuar nga kėndvėshtrimi i kritikės historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta tė mos ishte edhe Milosh Kopiliqi.



Rreth pjesėmarrjes, apo mospjesėmarrjes sė Gjergjit II Balshės nė Betejėn e Kosovės, ėshtė shkruar bukur shumė nė historiografi. Studiuesit sllavė kryesisht e mohojnė pjesėmarrjen e tij. Ndėrsa, historiografia shqiptare e mbėshtet nė tėrėsi pjesėmarrjen e tij.

Nėse u besojmė kronikave osmane, atėherė del qartė se ai ka marrė pjesė nė betejė. Nė tė vėrtetė, duke marrė parasyshė faktin se Gjergji II Balsha nė kronikat osmane cilėsohet "Sundimtar i Shkodrės Arbėrore" dhe "Sundimtar i Shkodrės sė Arbėrve", atėherė, tė dhėnėn qė na e ofron Bitlisi lidhur me pėrgatitjet e pjesėmarrėsve tė Koalicionit ballkanik pėr ditėn e mynxyrės sė Kosovės, nė mesin e tė cilėve pėrmend "Sundimtarin e Arbėrve", s“ėshtė gjė tjetėr, veēse ėshtė fjala pėr Gjergjin II Balshėn. Pjesėmarrjen e tij e mbėshtesin edhe njoftimet e kėngėve epike serbe.



Sipas tyre, ai i ishte pėrgjigjur thirrjes sė Lazarit pėr ndihmė, duke shkuar nė Kosovė me njė ushtri prej 6000 vetėsh. Nė njėrėn nga kėngėt nė fjalė madje thuhet se kishte marrė pjesė nė betejė "Balsha me trimat e Zetės dhe arbėrorėt e rreptė".



Nė Betejėn e Fushė-Kosovės morėn pjesė edhe sundimtarė tė tjerė tė fuqishėm arbėrorė, si: sundimtari i Despotatit tė Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte njė ushtri tė madhe arbėrore; zotėr tė tjerė tė Arbėrit, nė mesin e tė cilėve ishin edhe zotėr feudal arbėrorė tė Himarės dhe tė Epirit. Arbėrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhėt e shigjetarėve tė ushtrisė sė Koalicionit, tė cilėt ishin tė parėt qė filluan betejėn.

Sipas kronistėve osmanė, beteja filloi nė mėngjes. Tė njėjtėn gjė e pohon edhe Anonimi nga Firenca, kurse sipas kujtimeve tė Konstandin Jeniēerit, ajo filloi tė mėrkurėn dhe pėrfundoi tė premten. Konfrontimi ndėrmjet ushtrive kundėrshtare qe i ashpėr.



Pas disa sukseseve fillestare tė ushtrisė sė Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtė tė ushtrisė osmane qė udhėhiqej nga Jakupi, me ndėrhyrjen e Bajazitit qė komandonte krahun e djathtė, sukseset ushtarake u kthyen nė tė mirė tė osmanėve, tė cilėve pėrfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet nė njerėz nga tė dy palėt ishin tė mėdha, saqė, po tė hidhej vėshtrimi, nė ēdo anė nuk shihej gjė tjetėr veēse koka tė prera. Nė mesin e tė rėnėve mbetėn edhe dy udhėheqėsit e betejės, Murati dhe Lazari. Aty u vranė edhe Theodori II Muzaka dhe vrasėsi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.

Pas vrasjes sė Muratit, Bajaziti u tėhoq pėr nė Edrene me qėllim qė ta siguronte marrjen e fronit tė zbrazur. Te pjesėmarėsit e Koalicionit ballkanik kjo tėrheqje krijoi pėrshtypjen se osmanėt u thyen. Kėshtu, mbreti i Bosnjės, Tvėrtko, nė letrėn e tij tė shkruar disa ditė pas betejės (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se "duke fituar me triumf fushėn e luftės, u shaktuam disfatė atyre (osmanėve) … i vramė, saqė nga ata mbetėn pak tė gjallė". Lajmi i fitores duket se ishte pėrhapur me tė madhe.



Pėr kėtė dėshmojnė: a) Nė letrėn e datės 20 tetor 1389 qė qytet-shteti i Firencės i dėrgonte Tvėrtkos, (nė pėrgjigje tė njoftimit tė tij pėr fitoren mbi osmanėt) i bėnte tė ditur se kėtė lajm tė gėzuar e dinte qė mė parė, dhe se atė e kishte marrė pėrmes zėrave tė pėrhapura dhe letrave tė shumta.



Prandaj e dinte mirė ngjarjen e 15 qershorit, ku nė fushė tė Kosovės kishte mbetur i vrarė edhe Murati, kurse nė atė betejė tė lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretėrisė; b) Udhėpėrshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, nė veprėn "Ėndrra e Pelerinit tė moēėm", tė shkruar nė muajin tetor tė vitit 1389, theksonte: "Murati… u mposht plotėsisht nga tė krishterėt". Nė fakt, kėta ishin pėrshtypje tė gabuara, pasi, siē kemi cekur mė lart, fitorja u takoi osmanėve, tė cilėve njėherit iu hapėn dyert pėr tė depėrtuar nė pjesėt e Ballkanit Veriperėndimor.

Mė lart, kalimthi pėrmendėm se nė betejė morėn pjesė edhe arbėrit e Kosovės. Por, problemi i pjesėmarrjes sė tyre nė betejė ėshtė prekur pak nė historiografi, sepse mungojnė tė dhėnat historike tė drejtpėrdrejta mbi kėtė problematikė. Nė qoftė se mė lart dėshmuam pėr praninė e arbėrve nė Kosovė, atėherė ata nuk do tė mund tė qėndronin tė mėnjanuar dhe tė mos merrnin pjesė nė ngjarjet e mėdha politike-ushtarake tė kohės, tė zhvilluara nė truallin e tyre autokton.





Mospėrmendja nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė burimet historike e pjesėmarrjes sė tyre nė betejė, shpjegohet me faktin se autorėt e kohės qė ishin sllavė, bizantinė e osmanė janė kėnaqur me paraqitjen e pjesėmarrjes sė formacioneve politike-shoqėrore e tė sundimtarėve tė tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanė marrė parasysh masat popullore. Ajo ėshtė mbuluar me paraqitjen e pjesėmarrjes nė luftė tė sundimtarit serb tė Kosovės, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisė sė tij.

Nė favor tė kėtij vlerėsimi, vlen tė pėrmendet e dhėna e Shėn Denisit, ku thuhet: "Mbreti i Kosovės mblodhi njė ushtri jo vetėm nga feudalėt, por edhe nga popullsia e rėndomtė" d.m.th. arbėrore. Pėrkundėr faktit se kronika ka tė bėjė me Betejėn e Rovinės tė vitit 1395, pėrmendja e pjesėmarrjes sė popullsisė vendase nė njė betejė jashtė territorit tė saj, ėshtė njė sinjal i fortė se popullsia nė fjalė do tė ketė marrė pjesė edhe mė masovikisht (nė kuadėr tė ushtrisė sė kryezotit tė saj, Vuk Brankoviqit) nė Betejėn e Kosovės, ngase ajo u zhvillua pikėrisht nė territorin e saj. Humanisti raguzan Tuberoni, nėnshtetasit e Lazarit i quan dardanė, ilirė dhe maqedonas, ndėrkaq Lazarin mbret tė dardanėve, tė cilėt gjatė betejės mbroheshin me aq guxim, saqė turqit mezi bėnin ballė.



S`ka dyshim se ėshtė fjala pėr popullsinė arbėrore tė Kosovės, qė autori e pėrmend me emrin e saj tė vjetėr. Se arbėrit e Kosovės kishin marrė pjesė masovikisht nė betejė, dėshmohet edhe nga njė e dhėnė tjetėr, "despoti Lazar i Sėrbisė, bullgarėt … dhe sundimtarė tė Arbėrit nga Dardania … u mblodhėn … u hapėn luftė turqve, por Lazari dhe shumė tė tjerė humbėn jetėn nė betejė".



Tek e fundit, Filip de Mezier, jorastėsisht kėtė betejė e vendosi nė pjesėt e Arbėrit, me ēka la vend qė tė kuptohet drejt karakteri etnik arbėror i Kosovės, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.

Ėshtė e vėrtetė se pėrmes traditės popullore nuk mund tė ndėrtohet historia, posaēėrisht nėse ajo nuk gjen mbėshtetje nė burimet historike. Por, tradita jonė popullore qė i kushtohet Betejės sė Kosovės, me njė kuadėr tė hollėsishėm tė ngjarjeve pėr: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre nė Ballkan, marshin nėpėr Selanik e Shkup dhe arritjen nė Fushė-Kosovė; si dhe pėr zhvillimin e luftimeve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen njė mbėshtetje pikėrisht nė burimet historike osmane, tė cilat poashtu na njoftojnė pėr kėto ngjarje.



Prandaj, si e tillė, ajo mund tė merret nė konsideratė nė trajtimin e ngjarjeve pėr kėtė betejė. Pikėrisht pjesėmarrjen e arbėrve tė Kosovės nė kėtė betejė e dėshmon ekzistenca e kėngės sė vjetėr arbėrore – shqiptare mbi Betejėn e Kosovės, qė nė fakt ėshtė kėngė e popullsisė vendase arbėrore tė Kosovės, sepse tė gjithė botuesit e varianteve tė ndryshme tė kėngės nė fjalė, japin shėnime tė qarta se personat nga tė cilėt ata i kanė mbledhur kėto kėngė, qė tė gjithė janė nga Kosova.



Pra kėnga lindi nė Kosovė, sepse popullsia e saj mori pjesė nė betejė.

Vargjet e fundit tė kėngės popullore arbėrore - shqiptare flasin pėr largimin e njė pjese tė popullsisė arbėrore tė Kosovės pas disfatės nė betejė. "Njė ēik oms (d.m.th. tė ėmės) ēa kish pas thon


- Ku po shkojmė mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur ēartojet turku, sikur na"

Mendojmė se ky emigrim mund tė gjejė mbėshtetje nė faktin se, qysh nė vitin 1390, nė Raguzė tanimė jetonte familja Kopiliqi, aq mė tepėr kur dihet fakti se pėrveē ekzistimit tė oazave arbėrore qė jetonin gjatė gjithė mesjetės nė pjesėn jugore tė bregdetit Adriatik gjer nė Raguzė, si dhe nė prapatokė (pra, edhe nė troje tė Bosnjės e Hercegovinės, si dhe tė Malit tė Zi) gjatė shekujve XIV-XV nė trojet e pėrmendura, veēmas nė Raguzė, ndeshim shumė mėrgimtarė arbėrorė, tė cilėt lėshuan atdheun e tyre pėr shkaqe tė ndryshme.
Pjesėmarrja e arbėrve tė Kosovės nė betejė mund tė shtrihet deri aty sa tė pretendohet me tė drejtė e tė diskutohet edhe pėr pėrkatėsinė etnike arbėrore tė Milosh Kopiliqit, pėrndryshe hero i Betejės sė Kosovės. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes qė prej kohėsh, qė sė paku duke e analizuar atė nė dritėn e tė dhėnave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes sė ēėshtjes sė pėrkatėsisė sė tij etnike.



Por, nė kėtė drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, mė 1765, nuk zgjodhi kritere (pėr ta identifikuar atė mė lehtė si serb - Q.D.) dhe ia tjetėrsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) mė vonė e ka marrė sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ nė Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianėt pasardhės tė historiografisė serbe.

Pėrkundėr faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinė osmane, nė radhė tė parė mund tė lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, nė rastin konkret pėrcaktohen dhe pėrdorin variantin Kobila, kuptohet qė nė bazė tė termit serb kobila-pelė, tė lihej vend qė pėrkatėsia e tij etnike tė kėrkohej vetėm nė mesin e serbėve.



Mirėpo, studiuesi K. Jireēek, lidhur me kėtė problematikė, qė prej kohėsh me tė drejtė sinjalizonte se nė shekullin XVIII emri qė rridhte nga pela ishte i pahijshėm, prandaj e tjetėrsuan, duke i dhėnė pėr bazė termat (serbė) obilan dhe obilje. Nga ana tjetėr, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhėsisė, megjithatė dėshmojnė origjinėn thjeshtė arbėrore tė emrit dhe mbiemrit tė tij. Kėshtu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janė tė pėrhapura sot e kėsaj dite nė tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptarėt.



Edhe rrėnja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarė, si, bie fjala, Mėhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petanēi e pėrmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diē tė ngjashme.

Studiuesi ynė E. Ēabej duke analizuar pėrkatėsinė gjuhėsore tė njė varg fjalėsh pohon: "Njė problem mė vete pėrbėjnė disa fjalė qė janė tė pėrbashkėta pėr shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesėrisht dhe pėr greqishten e re, fjalė tė cilat kryesisht me ndėrmjetėsinė e rumunėve kanė depėrtuar edhe nė disa gjuhė tė tjera, si nė ēekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten.



Hyjnė aty ndėr tė tjera: balgė, buzė, gushė, katund dhe kopil". Studiuesit F. Miklosiq dhe P. Skok mendojnė se bėhet fjalė pėr term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, pėrkatėsisht pėr njė huazim nga shqipja. Nė tė vėrtetė, emri Kopil ėshtė shumė i hershėm, dhe nė dokumente tė shkruara pėrdoret nė krisobulėn e Shėn Shtjefnit tė Banjskės sė Kosovės nė vitin 1313, kurse si Kipil haset nė fshatin Ēabiq, i regjistruar nė krisobulat e Deēanit.



Pėrndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili nė gjuhėn e vjetėr arbėrore-shqiptare ka kuptimin e fėmijės tė cilit nuk i dihet prindi-babai, ndėrsa nė gjuhėn rumune ka kuptimin e fėmijės. Nė kėtė drejtim, duket se enigmėn e ka zgjidhur studiuesi kosovar prof.dr.sci. J. Dranēolli, i cili pohon: "Emri Kopil, gjithashtu ėshtė njė emėr me prejardhje thjeshtė shqiptare. Pėrveē tė tjerave, sot nė shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit tė mbirė nė njė rrėnjė, trung a nė degė tė njė bime".

Ėshtė e njohur se nė traditėn mesjetare fshati merrte emrin e zotėrisė, e sė kėndejmė fshati Kopiliq i Drenicės, pėrgjithėsisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq mė tepėr kur kėtė fshat (pėrkatėsisht Kopiliqin e Epėrm dhe Kopiliqin e Poshtėm) e hasim nė regjistrin osman tė vitit 1455, kushtuar krahinės sė Brankoviqėve.



Pėrkatėsia thjesht arbėrore e heroit tė betejės, dėshmohet edhe nga vetė kėnga arbėrore - shqiptare pėr Betejėn e Kosovės, ku ai del si figurė kryesore e kėngės. V. Ēajkanoviq duke shpjeguar motivet e kėngės arbėrore – shqiptare, tė botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atė, "epopeja shqiptare… nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kėnga pėr Miloshin".



Ai mė tej shton se gjatė qėndrimit tė tij nė afėrsi tė Elbasanit, nė rrethanat e luftės ballkanike (1912), i kanė treguar pėr disa shqiptarė vendas se janė pasardhės tė Milosh Kopiliqit. E gjithė kjo, vazhdon mė tej ai, tregon se hero Miloshi kishte kultin dhe traditėn e tij nė mesin e shqiptarėve.



Ndėrsa M. Gjurgjeviq (shumė kohė pėrpara kėtij tė fundit) qė qėndronte nė Prishtinė si zyrtar austro-hungarez nė vitet 60 tė shekullit XIX, e ka vlerėsuar pėrshkrimin e Betejės sė Kosovės, sipas traditės gojore vendase, si mė reale sesa tė dhėnat e shpjegimit historiografik serb tė modifikuara nga prirjet politike shoveniste.

Kėnga nė fjalė ėshtė njė poemė me njė lėndė origjinale dhe autentike, me tipare tė dalluara nga ato tė kėngėve epike serbe pėr Betejėn e Kosovės. Nė tė nuk i kėndohet knjaz Lazarit ose figurave tė tjera tė bujarėve feudalė serbė qė morėn pjesė nė betejė, siē ndodhi nė epikėn serbe.



Pavarėsisht nga roli pozitiv qė luajtėn nė luftėn kundėr vėrshimit osman, ato mbeteshin tė huaja pėr botėn arbėrore-shqiptare, e cila epopenė ia kushtoi pikėrisht heroit qė doli nga gjiri i saj.

Nė kėtė truall, te shqiptarėt, paralel me kėngėn, organikisht jetojnė edhe njė sėrė legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendės popullore: "Miloshi ka pas lindur nė Kopiliqin e Epėrm, por mė vonė ėshtė vendosur nė Kopiliqin e Poshtėm".



Pleqtė e Drenicės tregojnė se "Milosh Kopiliqi ā kanė prej ktuhit" (Drenicės). Ata vėnė njė vijė tė qartė demarkacioni: "Car Lazari ā kanė i serbėve, Milosh Kopiliqi i yni"; "Milosh Kopiliqi ā kanė mė i madhi kreshnik i shqiptarėve nė luftėn e Kosovės". Nė Kopiliq tė Poshtėm ka vende qė quhen: "Te trolli i Miloshit", "Veneshta e Miloshit", "Te kisha e Miloshit" etj. Nė Sallabajė gjendet "Vorri i Milosh Kopiliqit". "Miloshi e mbante ushtrinė nė pyjet e Ēiēavicės e tė Kukės" (pyje tė Drenicės). "Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo nė Kosovė". …



Kosova :2006







Kosova edhe tani i shėrben politikės serbe pėr tė krijuar unitetin e humbur nė shoqėri dhe brenda klasės politike tė Pashallukut tė Beogradit.

Tė gjithė unanimisht e votuan tekstin. Nė mesin e deputetėve ka intelektualė tė mirėfilltė, doktorė tė shkencave, por si zakonisht pėrsėritet i njėjti fenomen: mendja e tyre ėshtė e suspenduar dhe nuk arrin ta vėshtrojė nga distanca dukurinė e kėsaj natyre qė nė mėnyrė ciklike prodhon kriza, fatkeqėsi, tragjedi, rrėnime, eksode, shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut.

Ēuditėrisht askush nga deputetėt nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin tė menaxhonin, tė dilnin nė krye me njė Kosovė forcėrisht tė aneksuar, me dy milionė shqiptarė tė mllefosur dhe tė armiqėsuar me shtetin?


Pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje, sė pari duhet tė analizojmė natyrėn e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberacione ciklike tė politikės serbe nga rrjedhat normale historike. Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resantimani, ose ndjenja e dinjitetit tė nėpėrkėmbur, bindja pėr humbje tė padrejtė, mėria pėr tjetrin si pasojė e pėrbuzjes, apeli pėr hakmarrje, pėr qėrim tė hesapeve, pėr riinterpretim tė historisė si dhe xhelozia kundėr tė tjerėve qė janė mė tė suksesshėm.




Mėria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjėt, ndėrkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovės? Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb, Vuk Karagjiqi ėshtė prodhuesi i kėtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkėpunonte ngushtė me Gėten.


Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhėn antike greke, kohėn qė sipas tij nė qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv).


Gėte mendonte se qytetėrimi perėndimor lėngon nga ngadhėnjimi i plotė i racionalizmit qė e vlerėsonte si njė shkarje tė rrezikshme. Ai kishte shpresė tė madhe se harmonia e dikurshme antike mund tė gjendej ende nė baladat e popujve tė Ballkanit.

Sėkėndejmi, nė kuadėr tė interesimit tė tij pėr gjetjen e harmonisė sė humbur fitoi misionin hulumtues edhe serbi Vuk Karagjiq, i cili nisi t’i mbledhė baladat nė mjedise tė ndryshme ballkanike, madje dhe nė ato shqiptare.

Megjithatė, rapsodi i tij kryesor ishte Filip Vishnjiq, i cili dukej sa mistik aq dhe mitik ngaqė ishte i verbėr. Ai nė mėnyrė fragmentare rrėfente pėr heronjtė e betejės sė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė epika u bė mit, ndėrkaq miti histori.


Ēuditėrisht dramėn e parė pėr betejėn e Kosovės, njė tragjedi renesansiane e ka shkruar shkrimtari anglez nė fillim tė shekullit tė 16-tė, Tomas Gofi me titull “The Couragious Turk or Murat the First” (Turku guximtar ose Murati i parė), ndėrkaq dramat e para serbe me kėtė temė janė shkruar dy shekuj mė parė.


Ėshtė fakt i pamohueshėm se para Vuk Karagjiqit serbėt nuk dinin dhe nuk jetonin me epopenė mitike tė Kosovės, nuk kėndonin as pėr Car Llazarin, as pėr tradhtarin Vuk Brankoviq, as pėr Millosh Obiliqin, i cili plotėsisht ka qenė i harruar pėr shkak tė prejardhjes sė tij shqiptare. Pas kėtij inagurimi tė mitit tė Kosovės, kėto ngjarje dhe personazhe u fetishizuan duke marrė atribute religjioze, mesianike dhe mistike.

Siė thamė edhe mė lartė Miti i Kosovės, pa marrė parasysh tė vėrtetėn prodhoi tė paktėn tre lloje aktivitetesh: artistike, politiko-ushtarake dhe religjioze. Linja artistike prodhoi njė varg veprash letrare, figurative, muzikore dhe filmore. Shkrimet e para filluan nga mesi i shekullit 19-tė nė kuadėr tė organizatės “Rinia e bashkuar serbe” me seli nė Novi Sad, tė cilėt pėrhapnin ide, madje kanibaliste ndaj turqėve, vendin e tė cilėve kohėt e fundit e kanė marrė shqiptarėt.

Cikli i ri letrar me tematikė kosovare nisi nė fillim tė shekullit 20-tė me veprat e M.Rakiq, Aleksa Shantiq, Jovan Duēiē, Millosh Cernjanski, Drako Ljuboviq dhe dhjetėra tė tjerė.
Nė fillim tė viteve tė 50-ta tė shekullit tė 20-tė mitizmin e betejės sė Kosovės e vazhduan shkrimtarėt Dushan Matiq, Vasko Popa, Zoran Mishiq, Miodrag Pavlloviq etj. ndėrkaq nė vitet e 80-ta, stafetėn e shkrimeve plot pikėllim dhe mėri e vazhduan shkrimtarėt si Millan Komeniq, i cili nė dialogun mes intelektualėve shqiptarė dhe serbė, me arrogancė e pėrfundoi fjalimin me kėrcėnimin ogurzi: “Zotėrinj ne jemi nė luftė”.

Ky lloj i letėrsisė i pėrshkuar me ndjenjat resantimane prodhohej edhe nga shkrimtarėt e tjerė si Millorad Gjuriq, Gojko Gjogo, Millovan Vitezoviq, Branko V. Radiēeviq etj.


Nė mes tė Luftės sė Parė Botėrore dhe asaj tė dytės nė skenėn e krijimtarisė serbe u shfaq edhe njė lloj i surealizmit tė vonuar. Kėta shkrimtarė, si epigonė tė shqetėsimeve tė dikurshme tė Gėtes pėr tė zbuluar harmoninė e humbur nė mes tė racionales dhe irracionales e zgjodhėn afirmimin e irracionales, si kontribut tipik serb, i pakėrkuar nga askush pėr ripėrtėrirjen e “Evropės sė degjeneruar”.

Nė kėtė kohė shkruheshin ese, ku nė mėnyrė tė hapur Evropa dhe kultura perėndimore perceptohej si njė kėnetė, si njė qytetėrim i degjeneruar qė lipsej regjeneruar pėrmes gjeniut barbar serb (srpski barbarogenij). Pėrmes kultizimit tė irracionalitetit, intelektualėt serbė synonin ta ndėrtojnė relevancėn e tyre nė sofrėn evropiane. Kjo begenisje e imazhit irracional, ky adhurim i ēmendurisė u bė specifiteti diferencues i identitetit serb.


Nocionet moralisht negative, si gėnjeshtra, vjedhja, dhuna, vrasja etj. nė kėtė rrafsh merrnin konotacione pozitive. Nga ky kėnd Evropa perceptohej pėrmes thjerzės pėrthyese tė resantimanit, me xhelozi dhe mėri.


Ėshtė tepėr indikative tė analizohen dhe tė krahasohen aspiratat serbe me shqetėsimet e krijuesve shqiptarė tė kėsaj periudhe kohore. Kėto shqetėsime janė diametralisht tė kundėrta me ato serbe. Nė kėtė periudhė eseistėt shqiptarė me nė krye Branko Merxhanin hodhėn idenė e neoshqiptarizmės, shqiptarėt qė zhveshin mendėsinė orientale, misticizmin dhe irracionalizmin dhe kėrkojnė prehje nė racionalizmin evropian. Evropa dhe qytetėrimi i saj perceptohej pozitivisht, prandaj shqiptari i ri duhej t’i kishte kėto tipare. Kėto pėrcaktime nuk janė ndryshuar sot e kėsaj dite.


Linja politiko-militare e instrumentalizmit tė mitit tė Kosovės mund tė thuhet se zė fill nė fillim tė vitit 1882, nė kohėn e Kral Millutinit, i cili i dobėsuar nė fronin qė e mbante, vriste mendjen sesi ta rikthejė besimin e humbur. Pėr kėtė qėllim ai zgjodhi festimin e jubileut 500-vjeēar tė betejės sė Kosovės. Krali Millutin nuk arriti tė organizojė kėtė manifestim, ngaqė ndodhėn ndėrrime tė pėrgjakshme nė fronin serb.

Ata qė erdhėn nuk hoqėn dorė nga manifestimi edhe pse faktori ndėrkombėtar, ashtu si 100 vite mė vonė pėrmes reagimit tė ministrit austro-hungarez tė Punėve tė Jashtme ia tėrhoqi vėmendjen qeverisė serbe se ky manifestim mund tė jetė lojė e rrezikshme.

Kompromisin qė e bėri qeveria e atėhershme ishte nisja e kremtimit disa ditė para Vidovdanit (28 qershorit, dita e betejės sė Kosovės) edhe atė nė Akademinė Mbretėrore. Porosia qė doli nga ky manifestim sot e kėsaj dite ka mbetur e njėjtė: vdekja e Knjaz Llazarit ėshtė amanet pėr tė ruajtur unitetin e popullit serb. Nė kėtė kohė u ndėrtua ideja se beteja e Kosovės u humb pėr shkak tė mosunitetit, pėrēarjeve dhe tradhtisė. Nė kėtė diskurs, heroi tragjik ishte Knjaz Llazari, tradhtari Vuk Brankoviqi, ndėrkaq hakmarrėsi Millosh Obiliqi (ose Kopiliqi sipas versionit shqiptar).


Resantimani si nocion pėrmban fyerjen, pėrbuzjen, humbjen e padrejtė dhe hakmarrjen pėr ta rivendosur drejtėsinė.


Tė gjitha kėto elementė ngėrthehen nė mitin serb mbi Kosovėn.
Pėr t’iu larguar kritikave perėndimore, kremtimi jubilar i 500-vjetorit nė vitin 1889 u organizua nė Krushevc.


Miti i Kosovės u ngulit aq shumė nė imagjinatėn serbe, saqė prodhonte halucinacione kolektive. Kėtė fenomen e pėrshkruan Mirēea Eliade, i cili dėshmon se nė vitin 1912 njė brigadė e tėrė serbe paskėsh parė Krali Markon sesi e sulmon Prilepin. 100 vite mė vonė Sllobodan Millosheviqi, sėrish e instrumentalizoi mitin e Kosovės pėr ta pėrforcuar legjitimitetin e tij politik dhe moral, duke ringjallur konceptet anakronike tė sė kaluarės. Ai pėr t’i eliminuar kundėrshtarėt e vet rikujtoi popullatėn pėr efektet rrėnuese tė tradhtisė pėr kauzėn serbe.

Nė Gazimestan ai theksonte se nė Kosovė, para 600 vjetėsh serbėt u katandisėn pėr shkak tė mosunitetit… Pėrēarja dhe tradhtia nė Kosovė do ta ndjekė popullin serb si njė ogur i zi gjatė tėrė historisė sė tij… mosuniteti i politikanėve serbė e la pas Serbinė, ndėrkaq inferioriteti i tyre e pėrbuzte Serbinė.

Prandaj, klithte Sllobodan Millosheviqi njėsoj si tė tjerėt 1 shekull mė parė, “6 shekuj mė vonė sėrish jemi nė beteja dhe para betejave. Ato nuk janė tė armatosura edhe pse, as ato nuk pėrjashtohen.

Por sidoqofshin ato, betejat nuk mund tė fitohen pa vendosmėri, guxim dhe flijim”. Nė kėtė rrėfim, nė kėtė mit tė ripėrtėrirė, Millosheviqi ishte Llazari i ringjallur, ashtu si Krishti, kundėrshtarėt e tij politik, bėheshin Juda (ose sipas versionit serb Vuk Brankoviqa), ndėrkaq rolin e hakmarrėsit, Millosh Obiliqit e merrnin gjeneralėt prezentė serbė, prej Kadijeviqit e deri te Arkani. Ēdokush e shihte veten nė role mitike.


Apeli I kryeqetnikut Sllobodan Millosheviq pėr unitet ishte nė esencė nė funksion tė pėrforcimit tė regjimit tė tij. Duke u thirrur nė pėrēarjet mitike qė paskan ndikuar nė humbjen e Betejės sė Kosovės, ai nė mėnyrė krejtėsisht tė lehtė dhe banale i eliminoi kundėrshtarėt e vet duke u kanosur me mallkimin se mund tė trajtohen si tradhtari Vuk Brankoviq.

Miti i Kosovės ngėrthen nė vete edhe elementė religjiozė, qė nėnkupton se pas golgotės vjen ringjallja, duke marrė kėshtu elementė tė Dhjatės sė re, pėrkatėsisht simbolikėn e vuajtjes (kalvarit dhe ringjalljes). Millosheviqi veten e paraqiste si Llazari i rilindur, i cili do tė hakmerret pėr betejat e humbura, pėr tradhtinė brenda radhėve tė popullit, pėr pėrbuzjet qė i janė bėrė gjatė shekujve popullit serb.


Mirėpo, fundi i Sllobodan Millosheviqit nuk ishte aspak mitik, por tepėr banal. Ai prej Mesias mitike tė popullit serb u shndėrrua nė Vozhd (prijės), nė personazh tė novelės sė R. Domanoviqit me po kėtė titull, i cili e pėrshkruan katandinė e njė populli qė verbėrisht e ndjek Vozhdin (prijėsin) e verbėr, derisa ai nuk i shpie nė buzė tė humnerės.



Kur populli i habitur dhe i raskapitur nga ky gabim me inat e pyesin atė: ku na solle? Ai pa tė keq pėrgjigjet: unė jam i verbėr, por ju ku i patėt sytė?.


Aktualisht nė skenėn politike serbe u paraqit njė tjetėr Vozhd (prijės), qė garanton se i ka sytė dhe se do t’i prijė popullit serb drejt horizonteve tė reja, parajsės sė premtuar.

Fjalori i tij ėshtė po aq mitik, ai flet pėr triumfin moral tė viktimės duke paraqitur gjithnjė serbin si viktimė, ndėrkaq tė tjerėt, shqiptarėt dhe perėndimorėt si agresorė. Nė kuadėr tė mitit ngurtėsohen idetė, konceptet, armiqtė, miqtė dhe veēanėrisht koha. Car Llazari, Vuk Brankoviqi, Krali Markoja etj. ende jetojnė nėpėr cepat e trurit qė prodhojnė imagjinatėn.

Nė emėr tė mitit ata kėrkojnė leje pėr t’i ridėnuar shqiptarėt. Ka dhe tė tjerė qė ofrojnė ide mė moderne pėr ta fituar tė njėjtėn tė drejtė pėr dėnimin e shqiptarėve. Ata, gjoja mė tė menēur dhe mė dinakė ndėrlidhen nė temat aktuale, si bie fjala lufta kundėr ekstremizmit politik islamik, terrorizmit, krimit tė organizuar, prostitucionit, korrupsionit etj.

Mesazhet e tyre janė tė qarta: mos lejoni qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur sepse do tė shndėrohet nė Kolumbi tė Evropės. Kėto janė argumente pėr faktorin e jashtėm, ndėrkaq pėr faktorin e brendshėm pėrdoren nocionet romantiko-religjioze si uniteti, tradhtia, kalvari, hakmarrja e kėshtu me radhė.


Para disa ditėsh kryeministri serb nxorri nėpėrmes agjensisė “Tanjug” etj., nė vazhdėn e riciklimit tė mitit pėr Kosovėn elaboratin pėr copėzim tė Kosovės, qė nė thelb ėshtė njė prelud pėr konflikt tė ri nė Ballkan. Ky projekt, jo vetėm qė destabilizon Kosovėn, por automatikisht edhe Maqedoninė, Bosnje-Hercegovinėn, vetė Serbinė, si dhe Shqipėrinė dhe Bullgarinė. Serbėt dhe Serbia i ngjasojnė pllakės sė prishur tė magnetofonit , qė prodhon tė njėjtin avaz mėse 1 shekull me radhė. Natyrisht gjilpėra nuk mund tė ndreqė vetveten, por duhet ndihma nga jashtė.

Mr.sci.Flori Bruqi

(Njė pjesė e tė dhėnave pėr kėtė artikull janė marrė nga libri “Ana serbe e luftės” tė autorėve tė ndryshėm serbė)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio