Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Miratohet ligji, revoltohen studentėt
r.mislimi
Postuar nė: 22.02.2011, 13:03
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Unioni i Studentėve shqiptarė tė cilėt studiojnė nė fakultetin pedagogjik "Kliment Ohridski" nė Shkup, janė tė revoltuar qė ndryshimi i Ligjit pėr arsimin e lartė u miratua nė Parlament, por pa kėrkesėn e tyre nė tė cilėn kėrkonin qė tė ndryshohet Ligji pėr drejtimet shqipe nė fakultetet maqedonase. Studentėt shqiptarė thonė se askush prej atyre tė cilėve u premtuan zgjidhje tė kėtij problemi nuk e mbajtėn fjalėn. "Deri sa Ministria e Arsimit hedh fajin tek dekanati dhe e kundėrta, ne jemi takuar edhe mė zėvendės kryeministrin, Abdilaqim Ademi i cili na ka premtuar se kjo situatė nė fakultetin tonė do tė ndryshojė, por ende jemi nė gjendjen e njėjtė, ende mėsojmė dy lėnė nė gjuhėn maqedonase dhe ekziston mundėsia qė lėndėt tė cilat do tė na ligjėrohen nė gjuhėn maqedonase tė shtohen. Ėshtė tragjike se lėnda e historisė na ligjėrohet nė gjuhėn maqedonase dhe na thonė se nuk ka gjasa qė kjo gjė tė ndryshohet", thonė studentėt shqiptarė. Ata gjithashtu shtojnė se nuk do tė rrinė duar kryq por do tė vazhdojnė tė kėrkojnė qė kjo situatė momentale tė ndryshojė. "Jemi duke biseduar dhe duke shqyrtuar mundėsitė se si mundemi qė ta ndryshojmė kėtė situatė dhe shpresojmė qė sė shpejti do tė gjejmė zgjidhjen e duhur", thonė nga Unioni i studentėve shqiptare. Kohė mė parė zėvendės ministrja e arsimit, Lindita Qazimi tha se ēėshtja e mėsimit tė historisė nacionale maqedonase nė fakultetin e Pedagogjisė nė Shkup nuk ėshtė vendim i Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) por vetė dekani rregullon programin studimor.

Mijėra student tė grupit parashkollor dhe klasor qė janė shkolluar nė fakultetin pedagogjik nė Shkup asnjėherė nuk kanė dėgjuar asgjė nga historia e tyre kombėtare, pasi qė kanė qenė tė obliguar tė mėsojnė historinė nacionale maqedonase dhe nė kėtė rast elementi shqiptarė shkon duke u dobėsuar. Ndėrkaq nė Ligjin pėr arsim tė lartė thuhet se nė ato fakultete maqedonase ku ka drejtime edhe nė gjuhėn shqipe, pėrveē gjuhės maqedonase me doemos duhet tė mėsohen sė paku edhe dy lėndė tjera nė maqedonisht.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio