Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> CKA ESHTE SKANDALOZE NE UNIVERSITETIN E PRISHTINES
Flori Bruqi
Postuar nė: 23.10.2006, 11:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Letra i dergohet Mr.sci.Flori Bruqit,nga Rektori i UP-se z.Enver Hasani

From : Rector Enver Hasani <enver.hasani@uni-pr.edu>
Sent : Thursday, September 28, 2006 11:47 PM
To : "'Bruqi Flori'" <bruqi-flori@hotmail.com>
Subject : RE: Pershendetje profesori_

O Flori, miku im

Me vjen keq shume qe po e interpretoni rastin ne fjale ne kete menyre. Disa me quajne komunist, e ne jeten time I tille nuk am qene, as une e asnjeanetar I familjes sime. Disa tjere me thone edhe Papovic, pa asnje shkas. Une nuk njoh askend prej atyre qe kane rrahur njeri tjterin. Fehmi Krasniqin per here te pare e kam pare te marten e kaluar derisa po ikja per Slloveni ne konferencen e rektoreve te Evropes qendrore per te shikuar dicka per UP-ne e shkrete. Me ndali ne dere dhe me tha per nje promovim te librave te tij kur me pastaj ne telefon me moren dy dite me vone nga zyra ime dhe me njoftuan per rastin tragjik. Une kam thirre tere Keshillin e Fakultetit te dielen per te marre ne dijeni rastin dhe te henen kam lutur si vellaun Dekanin Muastafe Ali per te dhene doreheqje nga posti qe mbante per shkak te pergjegjesise objektive . Nga procesi nuk eshte hequr Dekani Aliu, por keta dy tjeret bashke me Fehmiun. Une nuk kam fajsuar askend, sado qe kam degjuar incizimet ne original te tere rastitit si ka filluar. Kjo qe ka ndodhur nuk u ka hije profesoreve te nje universitetit qe pretendon te jete serioz, miku im. Une duhet te mbroj dijnitetin e UP-se dhe te intelektualeve te Kosoves. Nese gjykata i kthen , ata duhet me pas te pajtohen sipas zakonit local dhe te vijne ne mesim. Nuk mund ti therras aty ne mesim sepse vriten ndermjet veti. Nuk me intereson kush ka faj. Ajo eshte pune e gjykates dhe e dokeve lokale, ata duhet te pajtohen me ligj dhe ndermjet veti dhe pastaj te vijne ne Universitet dhe jo si kauboj. Cfare faji kam une,me thuaj? Cfare duhet te beje nje rektor kur profesoret rrafen ndermjet veti? Me thuaj , miku im? Une duhet te gjykoj nese Fehmiu eshte i semure? Nuk jam psikolog. Ate e verteton gjykata dhe policia, se bashku me tere rastin. Ku di une se cfare kodi mental ka Fehmiu te cilin njehere ne jeten time e pashed he se dyti kur u rrah me tjeret? Cili rector ne Evrope ose ne boten e civilizuar do ti lejonte pa ndeshkuar profesoret qe ne syte e studenteve ia shajne njeri tjeterit nanen e femijet, gjerat me te shtrenjeta? Cili rector do te ndihej mire kur degjon se rrugeve te qytetit te pergjakur shkojne profesoret e tij dhe publiku I shikone sikur te ishin gladiatore, me thuaj miku im?

Sinqerisht

Enveri

----------------------------------------------

Prof.dr.Enver Hasani ,rektor i UP-se ne Prishtine,poston letren e tij te hapet ne keto adresa si dhe e njajta leetr botohet ne forumin virtual www.studentet.info:



I nderuar kolege

Liria e mendimit dhe e shprehjes eshte e domosdoshme, per te hequr nga vetja frustrimet qe njeriu i zakonshem i ka. Pervec ketij frystrimi, asgje tjeter nuk kam kuptuar nga shklresa juaj. Ne vecanti nuk e kam te qarte se kush jeni dhe cfare jeni? Cfare titulli keni? “Dr “ i cfare lemie jetesore jeni? Dhe, keshtu me radhe. Kur t’i kem keto gjera te qarta, mund ta marre ne shqyrtim dhe konsiderate kerkesat tuaja me elemente te theksuara te frustrimit. Por, me nje kusht: qe te shkruash ne gjuhen shqipe, nuk po mendoj ketu per shenjat e pikesimit por per ndertimin e fjalise dhe, per pasoje te mendimit dhe konfiguracionit te tij ligjik. Nuk besoj se e merr kete leter si ofendim timin ndaj jush.



Sinqerisht

Enveri




--------------------------------------------------------------------------------

Letra e dr Alban Gervalles,postohet ne adresat e private dhe e njajta botohet ne forumin www.studentet.info


Subject: Papoviqi i ri ne Universitetin e Prishtines


zoti Enver Hasani,

A nuk pate pune ma te mencme se sa ti perjashtosh per 1 vit arsimtaret e Fakultetit te Fiskultures prej procesit mesimor!

Nuk e dijme a e keni kerkuar ju corben e Papovicit.

Te lumte.

Menduem se Universitetit ju kthye nje shkenctar,diplomat,e pse po na del me i zi se sa PAPOVICI ,kete nuk e kemi prite.Kemi mendue se ka shkue koha e monizmit.Tash dikush duhet te verifikoje edhe te arriturat tua shkencore ne Turqi...besa edhe disa shkrime tua qe je duke i botue ne Alb-Shkence s'jane edhe aq shkencore.



Nejse gjithcka po botohet ne kete forum(lexo ne alb-shkence).Aty kish edhe shkenctare te mirefillte,spijuj,shizofren etj. Pra,plote e perplote pseudointelektuale,pseudoshkenctare te tipit Enver Hasani !...

Po a na trego se cfare bere deri tash ne RUP apo Universitet te Prishtines!...

E di qe ti nuk do te thuash asnje fjale,por une po te tregoje:i mbylle vetem byfete e fakultetetev dhe perjashtove 3 profesore me te mire nga procesi mesimore!

Te lumte o Papovici i ri.



Pa respekt,

Dr.Alban Gervalla,mjek.

------------------------------------
Letra e prof.dr.Albana Feratit,mjeke ne Washington riciklohet nga vete profesor dr.Enver Hasani,ne disa adresa interneti:

Subject : RE: Ceshtja Skandaloze ne UP


Kolege e nderuar

Une kam bere kete me nje keqardhje te shtuar, me besoni, por zgjidhje tjeter
aty nuk ka pasur. Po most a beja kete, do te vriteshin njerezit aty. Nuk kam
hyre ne anen e brendshme te ngjarjes, kush dhe si ka faj.

Nuk eshte larguar Mehdia Jashari nga puna, as dekani, ata vetem jane
shkrakuar nga detyar e tyre, si mase pergjegejsie objective. Jane laarguar
dy profesoret dhe Fehmiu (Krasniqi).

Gjykata do te vendose per rastin, jo une. Po I kthej gjykata, une I pranoj
serish, siaps procedures civilizuese jo si neper filma te Wild Westit.

Shume faliminderes per mirekuptimin

I juaji
Enveri


-----Original Message-----

Subject: Ceshtja Skandaloze ne UP

Prof.Dr.ENVER HASANI
REKTOR I UNIVERSITETIT TE PRISHTINES
P R I S H T I N E

Zoti profesor Hasani,

Kjo eshte letra e 2-te po ju drejtohem personalisht juve.Njera ishte per
Gezim kur u emertove Rektor i UP-se,kurse tash eshte per HIDHERIM kur ju
suspendute 3 profesore universiteti(i 4-terti e ka merituar ngase sipas
informacioneve mediale ketu ne amerike Fehmi Krasniqi,ka tentuar ti vrase
profesoret e FKFS).

Ndjeje indinjate pse emri i juaj ketu ne qarqet diplomatike ka filluar te
perfolet bukur shume,prandaj edhe po frigohem per reputacionin tuaj qe gezon

tek ne ne diaspore si politikane dhe demokrate i madh.

Nuk po hyje ne ceshtjen SKANDALOZE,por si mik qe te kam nuk jua du te keqen
juve e ase familjes Tuaj...

Megjithate ne carqet virtuale eshte duke qarkulluar nje leter ne te cilen
perfolen disa mesimdhenes te Universitetit tuaj per te keq,cka me ju thene
sinqerisht po me vije shume keq.

Ju e dije se si diplomat qe jeni duhet te dalesh nga kjo situate
SKANDALOZE,por PREFERENCA e ime eshte te mos hysh shume thelle sic themi na

te anes se Burimit(Istogut) llugave(sepse s'mund te dalesh dot).

Kam degjuar ne carqet amerikane ketu ne Washington DC se fale ketyre 5-6
shkenctareve(Mustafa Aliu,Shemsedin Vehapit,Hasim Rushitit,Mehdi
Jasharit,Faik Citakut... etj) Fakulteti i KFS ka qene nje nder me te
miret(Fakulteti veror ,2005)prandaj mos e leshoni vehten ne
thashethena,sepse nje kuader te tille(te larguar nga ju) veshtire qe mund ta

krijosh per 30 vjete.Kush peson ,ju pyes?
Pergjegjja eshte e thjeshte:Shkenca shqiptare e Kultures Fizike (qe tash
eshte me numra) si dhe studentet e ketij Fakulteti qe do te mbesin pa 10
lende mesimore(kuader te tille me nuk ka ne Kosove...ate duhet huazuar"nese
ka" nga shetti ame-Shqiperia)...
Prandaj keni kujdes pofesor i dashur,mos e humbas imigjin e shkenctarit dhe
diplomatit per nje te semure psikik (qe mjerisht ishte edhe pedagog ne kete
Fakultet-Fehmi Krasniqi).

Me respekt,
Prof.dr.Albana Ferati,psikologe

Washington DC,27.9.06

----------------------------------------------------------------------------------

Sic jane njoftuar lexuesit e forumit virtual http://ch.studentet .info ceshtja e perjashtimit te profesoreve te Fakultetit te kultures fizike dhe sportit ne Prishtine eshet duke u stopuar nga RUP-i,me te vetmin qellim qe te behen zgjedhjet kadrovike ne FKFS te Prishtines pa kuadrin arsimor prof.dr.Hasim Rushiti,prof.mr.sci.Shemsedin Vehapi dhe prof.dr.Fehmi Krasniqi.
Qellimi i vetem eshte qe te zgjidhen njerezit e degjushem te Rektorit Enver Hasani.

Eshte teepr e cuditshme pse Qeveria e Kosoves nuk eshte duke nderrmarre dic ne kete drejtim,qe ti ktheje keta profesore sa me pare ne vende te tyre te punes,kur dihet fare mire se para ca ditesh ne oborrin e Parlamentit te Kosoves u rrahen 2 deputet te parlamentit Kosovar(Skender Zogaj dhe Fadil Geci) dhe te dyte kane mbetur ne pozitat e njajta,i pari Kryetar i Komunes se Fushe Kosoves,kurse i dyti deputet ne parlamentin e Kosoves!...

Pra,ne ceshtjen e profesoreve te FKFS dikush ka dore,ne menyre qe ti shtyjne si me qellim proceduren ne Bordin Ekzekutiv te RUP-it vetem e vetem qe ne FKFS te Prishtines,te vijne njerzit(pulenet dhe sejmenet e degjushem te Enver Hasanit)...

Turpi ska brire,o Qeveritare te Kosoves!Mos i leni rrugeve shkenctaret Hasim Rushiti dhe Shemsedin Vehapi,per teket e disa kameleoneve politike dhe falsifikatoreve te notave qe kane bere ne Universitetin Shteteror te Tetoves ,gjegjsisht ne Fakultetin e Kultures Fizike ne Tetove.

Flori Bruqi

Prishtine,23.10.2006.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio