Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Loje me zjarr pa zjarrfikes
SpiderX
Postuar nė: 09.03.2011, 21:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 686
Antari Nr: 16764
Bashkangjitur: 10.08.2008



Nga Enver Robelli

Tani tė gjithė janė tė tronditur. Tė shokuar. Tė dėshpėruar. Tė hidhėruar. Tė zhgėnjyer. Jo pak pėshpėritin: “Si ėshtė e mundshme qė njė shqiptar tė hapė zjarr kundėr ushtarėve amerikanė, shpėtimtarėve tė kėtij populli, atyre qė sollėn lirinė bashkė me ushtarė tė vendeve tė tjera evropiane?” Ka njė lloj irracionaliteti nė reagimet shqiptare pas vrasjes nė Frankfurt, sepse dorasi me emrin Arid Uka ėshtė rritur dhe radikalizuar islamikisht nė Gjermani, pra pak ka tė bėjė me Kosovėn. Nė bazė tė njoftimeve mediale dhe hetimeve tė deritanishme ky kosovar me origjinė nga Mitrovica duket se e ka pėrqafuar terrorizmin nė emėr tė fesė tek gjatė muajve tė fundit, pasi ėshtė shėtitur nėpėr internet, duke shikuar disa video me propagandė islamike dhe duke lexuar predikime urrejtėse nė forumet fundamentaliste. Thuhet po ashtu se ai ishte i ndikuar nga disa predikues ekstrem fetarė, tė cilėt janė tė njohur pėr autoritetet e sigurisė nė Gjermani. Profili kriminalistik i Arid Ukės ėshtė frikėsues pėr ēdo hetues kundėr terrorizmit: Kosovari, me sa duket, ishte njė lloj “ujku i vetmuar” (Lone Wolf), pra pas tij s’qėndronte ndonjė rrjet qė e kishte nxitur pėr tė kryer krimin e llahtarshėm, vrasjen e dy ushtarėve amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit. Persona tė tillė, tė cilėt radikalizohen brenda mureve tė shtėpisė, duke e kompletuar nga interneti koktejin privat me helm pseudofetar, ėshtė shumė vėshtirė tė zbulohen, parandalohen dhe arrestohen. Ata mund tė lėnė gjurmė digjitale nė internet, por jo diēka mė shumė. Ndonėse Arid Uka ėshtė rritur nė Gjermani dhe mbase islami radikal kosovar nuk ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė shtytės mbi tė pėr tė kryer krimin kundėr ushtrisė amerikane, megjithatė ky rast duhet t’i shėrbejė politikės nė Kosovė, sidomos autoriteteve tė sigurisė, qė ta marrin shumė seriozisht ballafaqimin me rrezikun e terrorizmit qė vjen nga qarqet e vetėshpallura si islamike.

Patriotizmi i rasojit

Tre zyrtarė mbajnė pėrgjegjėsinė parėsore pėr tė bllokuar dhe ērrėnjosur aktivitetet radikale islamike nė Kosovė: Bajram Rexhepi si ministėr i Punėve tė Brendshme, Reshat Maliqi si shef i policisė sė Kosovės dhe Ramė Buja si ministėr i Arsimit. Qė tė tre duhet tė kėrkojnė mbėshtetje nga vendet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė luftėn kundėr elementėve qė keqpėrdorin fenė pėr qėllime politike, qė kėrkojnė shamia nėpėr shkolla, pasi e kanė lexuar ideologjikisht Kuranin dhe synojnė shtypjen dhe degradim shoqėror tė femrės. Njėkohėsisht qeveria e Kosovės duhet tė kėrkojė nga shtetasit kosovarė qė jetojnė nė Gjermani, Zvicėr, Austri, Suedi dhe vende tė tjera evropiane qė tė integrohen nė shoqėritė nikoqire. Integrimi nuk ėshtė humbje identiteti. Kush ėshtė i integruar mirė e ka mė lehtė tė ruajė vlerat kombėtare dhe identitare. Kush s’pranon tė integrohet, mbetet i konservuar nė arkaizmin kulturor dhe bėn njė jetė jashtė shoqėrisė nikoqire, ku lidhja e vetme me botėn ėshtė pėrmes antenės satelitore. Qeveria e Kosovės duhet tė apelojė sidomos te prindėrit shqiptarė nė diasporė qė fėmijėve tė tyre t’ua mėsojnė sė pari gjuhėn e vendit nikoqir, pastaj, gjithsesi, edhe gjuhėn shqipe. Por, ata shqiptarė qė mendojnė tė jetojnė nė Zvicėr, Gjermani, Austri e gjetiu, duhet patjetėr tė pėrvetėsojnė gjuhėn vendore. Ėshtė e tmerrshme qė shumė shqiptarė tė ardhur nė mėrgim para 30 vitesh ende flasin tepėr dobėt, ta zėmė, gjermanisht apo frėngjisht. Shpesh tė njėjtėn rrugė e ndjekin edhe fėmijėt e tyre, tė cilėt rriten nė ambiente shtėpiake tė dominuara me disa fotografi tė zverdhura tė figurave kombėtare, por pa asnjė libėr nė raft, sepse tė gjitha raftet janė tė zėna me turshi tė sjella nga vendlindja. Diaspora konservative duhet tė heq dorė nga patriotizmi i rasojit, sepse Kosova ka ndryshuar, nuk ėshtė mė ajo e viteve 60-tė dhe 70-tė. Nga ana tjetėr edhe shoqėria e Kosovės duhet tė heq dorė nga njė lloj etnoracizmi ndaj diasporės, e cila nuk ėshtė trup homogjen.

Ėshtė pėr keqardhje qė politikanėt e Kosovės vazhdojnė ta injorojnė si rrezikun nga radikalizmi islamik ashtu edhe refuzimin e jo pak shqiptarėve nė diasporė pėr t’u integruar. Pas sulmit nė Frankfurt kryeministri Hashim Thaēi ose sė paku ministri i tij (edhe) pėr diasporė ėshtė dashur t’u drejtohen opinionit kosovar pėrmes televizionit dhe gazetave dhe tė dėrgojnė apele nė drejtim tė diasporės mbi domosdoshmėrinė e integrimit. Nuk mjafton qė politikanėt e Prishtinės vetėm tė nėnshkruhen nė “Librin e Zisė” nė Ambasadėn e SHBA-ve, tė ngrysin fytyrat dhe tė shprehen me fjalė tronditėse mbi atė qė ndodhi nė Frankfurt. Qeveria e Kosovės kurrsesi nuk duhet ta bėjė gabimin e kryeministrit popullist turk Recep Tayyip Erdogan, i cili para disa ditėsh qėndroi nė Düsseldorf tė Gjermanisė, ku mbajti njė fjalim para bashkėkombėsve tė tij, me ē’rast tha se turqishtja, jo gjermanishtja, duhet tė jetė gjuha e parė qė duhet ta mėsojnė fėmijėt e prindėrve turq. “Ju jeni shtetas tė mi”, tha Erdogan me ton polemist. Gazetat gjermane e quajtėn fjalimin e tij “njė predikim urrejtės”. Sulltani nga Allamani, siē e pėrshkroi revista “Der Spiegel” kryeministrin turk, bashkėkombėsve tė tij tėrthorazi u tha qė tė mos integrohen nė Gjermani dhe tė ruajnė rolet tradicionale nė familje, ku babai ėshtė maēo dhe femrat martohen fare tė reja. Nuk ėshtė befasuese qė edhe gjenerata e tretė e turqve nė Gjermani shpesh jeton nė geto. Para tri vitesh Erdogan nė Köln kishte thėnė se asimilimi ėshtė krim kundėr njerėzimit, ndonėse askush nė Gjermani nuk kėrkon as prej turqve, as prej shqiptarėve qė tė asimilohen, por vetėm tė integrohen. Paraqitje tė tilla tė Erdoganit vetėm sa e shtojnė skepticizmin nė Bashkimin Evropian (BE) se Turqia, pėrkundėr demokratizimit gjatė viteve tė fundit, megjithatė, nė thelb, nuk ėshtė e gatshme tė pėrvetėsojė vlerat e shtetit modern, prandaj, njėherė pėr njėherė, as qė mund tė bėhet fjalė pėr anėtarėsimin e saj nė BE. Kosova nuk duhet tė shkojė kėsaj rruge.

Damkosja me kamxhik

Republika e Kosovės duhet tė ndjek njė rrugė tjetėr, pra rrugėn thellėsisht proevropiane, duke pėrvetėsuar ligjet, rregullat, vlerat, iluminizmin tradicional evropian. Kosova dhe politikanėt e saj duhet tė ballafaqohen edhe me njė fenomen anėsor, por jo tė parrezikshėm: radikalizmin islamist, i cili pėrdhos islamin tradicional shqiptar, fyen ndjenjat fetare paqėsore tė shumicės sė shqiptarėve, tė cilėt nuk duan ta ndėrrojnė plisin me kėsula arabe, as tirqit dhe xhinset me pelerina tė “modės” shkretinore. Kjo shoqėri dhe politikanėt e saj seriozė (nėse ka mbetur ndonjė i tillė) duhet tė shqetėsohen kur nė Prizren “persona tė panjohur” rrahin brutalisht njė qytetar tė krishterė protestant, i cili shpėrndan Bibla. Kjo shoqėri duhet tė shqetėsohet kur njė provokator religjioz, siē ėshtė Shefqet Krasniqi, e fyen Nėnė Terezėn, duke thėnė se kjo murgeshė dhe humaniste e ka vendin nė ferr, sepse, sipas kėsaj logjike tė mbrapshtė teologjike, parajsa qenka e rezervuar vetėm pėr myslimanė. Kush e ka parė Shefqet Krasniqin duke predikuar, lehtė mund tė mendojė se gjendet para njė drejtuesi tė ndonjė sekti, tė tillė qė predikojnė shėlbim kolektiv tė shpirtit. Ky kolumnist i mediave tė afėrta me Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK) shfaqet para besimtarėve nė xhami, fillon tė tregojė pėr ēastet e fundit tė jetės sė profetit Muhamed dhe befas i shkojnė lotėt rrėke, thua se Shefqet Krasniqi ia paskėsh flladitur ballin tė dėrguarit tė Perėndisė para se ai tė largohet nė parajsė. Ky teolog s’ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė manipulator shpirtrash nė njė shoqėri tė varfėr e tė poshtėruar nga pushteti, siē ėshtė shoqėria e Kosovės. Nga kjo pozitė Krasniqi ka filluar, sidomos kohėve tė fundit, tė merret edhe me politikė, tė damkos me kamxhik disa parti politike, siē ėshtė “Vetėvendosja”, dhe tė bėjė propagandė pėr parti tė tjera, tė cilat udhėhiqen nga persona qė nė opinion ēirren se janė myslimanė, por gjatė netėve tė gjata nė metropolet evropiane ekzaltohen me shėrbimet qė ofrohen nė kėso ambientesh me drita tė kuqe. Tė tillėt s’e kanė problem tė shkojnė nė xhami pėr vota, t’ua puthin dorėn imamėve injorantė dhe, njėkohėsisht, tė kapėrdijnė mish tė gjithfarshėm, siē njoftonte kėto ditė shtypi kroat. Kėta janė aleatėt e vetėshpallur tė Shefqet Krasniqit – aleatė qė sot kapardisen nga fronet e zaptuara tė (pu)shtetit.

Do tė ishte interesante pėr opinionin e Kosovės tė dinte se me ēfarė dokumentesh e kaloi vitin e kaluar Shefqet Krasniqi kufirin me Serbinė dhe shkoi nė Preshevė, ku nė shtėpinė e kulturės mbajti njė ligjėratė fetare pėr shqiptarėt e atjeshėm? Policia serbe nuk lejon asnjė udhėheqės politik shqiptar tė Kosovės tė shkojė nė Luginėn e Preshevės, prandaj opinioni ka tė drejtė tė pyes pse mund tė shkojė atje Shefqet Krasniqi e jo Jakup Krasniqi ose ndonjė lider tjetėr politik? Ndoshta shteti serb ka interes qė nė Preshevė tė predikojnė teologė radikalė islamikė nga Kosova dhe jo profesorė universiteti. Shefqet Krasniqi mund tė predikojė lirshėm nė Serbi, kurse profesorėt e Universitetit tė Prishtinės me origjinė nga ky rajon shpesh janė tė detyruar tė shkojnė fshehurazi nė vendlindje nga frika e arrestimit. Atje, nė Preshevė, mund tė shkojė edhe Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava, i cili stoikisht hesht pas ēdo skandali qė shkakton Shefqet Krasniqi. – Sidoqoftė, ēdo mysliman i vėrtetė e i ndershėm nė Kosovė, qė fenė e sheh si pasurim personal dhe si ēėshtje private tė ndarė nga shteti, duhet ta kujtojė pėrherė porosinė e profetit Muhamed, i cili thoshte: “Nė sytė e Allahut krim mė i vogėl ėshtė prishja e Qabesė se sa vrasja e njė njeriu”. Nė Kosovė nga qarqet islamiste supozohet se janė rrahur teologė liberalė, ndėrsa kritikė tė lėvizjes selafiste-vahabiste janė kėrcėnuar me vrasje dhe janė fyer me shprehjet mė vulgare. Nė mungesė tė argumenteve kjo duket tė jetė rruga e tmerrshme e kėtyre elementėve; pas botimit tė kėtij teksti as autori i kėtyre radhėve nuk pret ndonjė reagim logjik nga ky fraksion ideologėsh, tė cilėt fenė islame prej vitesh po e keqpėrdorin pėr qėllime politike. Sjelljet e tyre tė kujtojnė nazistėt e viteve 1930-tė, tė cilėt kur nuk kishin argumente pėr t’u ballafaquar me hebrenj, dilnin e propagandonin me zė tė lartė: “Tė gjithė hebrenjtė e kanė hundėn e shtrembėr”.

Popullizėm fetar

Qeveria e Kosovės deri mė tani e ka injoruar ēdo paraqitje skandaloze publike tė Shefqet Krasniqit, kėtij agjitpropi tė islamit politik. Siē e ka injoruar me vite edhe aktivitetin pseudoislam, nė fakt radikal tė njėfarė Kastriot Dukės nėpėr fshatrat e varfra tė Drenicės. Kosova ka njė traditė tė mirė tė imamėve patriotė, por pas luftės i erdhi radha njė imami-prevarant nga Shqipėria tė predikojė islamin nė trevat tona. Ishin disa gra tė ndershme dhe tė guximshme tė Drenicės qė iniciuan dėbimin e Dukės nga Kosova, ndonėse ai, sipas disa njoftimeve, prapė ėshtė kthyer. Mbetet tė shihet a do tė vazhdojė tė qėndrojė duarkryq ministri Bajram Rexhepi. Deri mė tani piromanėt fetarė kanė vepruar gati tė papenguar, sepse nė Kosovė mungojnė zjarrfikėsit qė mbrojnė shtetin. Nė kuadėr tė manipulimit me fe hyn edhe parada me lutje fetare e kryeministrit turk Erdogan dhe e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi vjeshtėn e kaluar nė njė xhami nė qendėr tė Prishtinės. Erdogani dhe vėllai i tij Thaēi dolėn nė oborr tė xhamisė dhe luteshin sė bashku. Hashim Thaēi kėtė nuk e bėri pse ėshtė besimtar i devotshėm, por sepse pėrpiqej t’u hynte nė hatėr myslimanėve tė Kosovės para zgjedhjeve tė 12 dhjetorit. Ky veprim nuk ka emėr tjetėr pėrveē se popullizėm fetar. Si person privat Thaēi mund tė falet pesė herė nė ditė, por kėtė duhet ta ndajė nga jeta publike, sepse feja ėshtė ēėshtje private; si kryeministėr i vendit, ndėrkaq, ai duhet tė ketė parasysh se nuk ėshtė prijės fetar, por politikan qė pėrfaqėson shtresa tė gjera tė shoqėrisė dhe besimtarė tė feve tė ndryshme nė njė shtet qė zyrtarisht ėshtė laik. Por, shpesh Thaēi dhe parimet janė si dy copė magneti, qė kur kthehen nė anėn e kundėrt s’ngjiten kurrė!

Njė ndėr skenat mė absurde tė keqpėrdorimit tė fesė pėr qėllime politike janė edhe paraqitjet e tashmė ministrit tė shėndetėsisė Ferid Agani nėpėr disa xhami nėpėr zona industriale tė Zvicrės. Ekzistojnė edhe video tė postuara nė internet nga kėto paraqitje. Aty ky mjek flet pėr rrezikun qė u kanoset tė rinjve nga droga dhe si shpėtim propagandon fenė islame. Dhe kėtė e thotė nė njė shtet si Zvicra, ku ekzistojnė institucione shėndetėsore pėr trajtimin e tė droguarve, ku aradhe mjekėsh hulumtojnė nė kėtė fushė. Sikur Zvicra tė mund t’i zgjidhte problemet me narkomanė duke iu thėnė atyre qė vetėm duhet tė besojnė nė Jezu Krishtin, atėherė punėt do tė ishin shumė mirė. Atėherė do tė kurseheshin qindra miliona franga qė qeveria nė Bernė dhe kantonet zvicerane ndajnė pėr tė luftuar kėtė problem. Tė pėrkujtojmė se Ferid Agani ka bėrė edhe njė zbulim epokal, kur ka thėnė se homoseksualiteti na qenkėsh sėmundje mendore. Nėse ai si ministėr i shėndetėsisė viziton ndonjėherė Zürich-un, atėherė kėtė mund t’ia thotė edhe kryetares sė qytetit, e cila ėshtė lesbike dhe kjo dihet publikisht, siē dihet edhe pėr shumė politikanė evropianė, mes tyre edhe ministra. Falė koalicionit me partinė e njė tyxhari politik partia e Aganit i futi nė parlament edhe tre deputetė, agjenda e tė cilėve ėshtė njė miks fetar-ideologjik nė kundėrshtim me traditėn religjioze dhe kombėtare tė shqiptarėve. Kėto ditė edhe njė eksponent tjetėr i qeverisė sė Kosovės, ministri i Kulturės Memli Krasniqi, befas u bė pjesė e imazhit negativ tė vendit. Pėr karrierėn e tij politike sigurisht ka qenė mė mirė qė ai tė mos portretizohej nė gazetėn “Frankfurter Rundschau” si islamist i rrezikshėm qė heq fotografi tė Nėnė Terezės dhe Ibrahim Rugovės nga selia e tij. Edhe pse ky gabim tashmė ėshtė pėrmirėsuar, dinamikėn e lajmit tė keq s’mund ta ndalė askush, madje as Saatchi & Saatchi me ato 6 milionė euro qė i fshiu nga buxheti i Kosovės nė emėr tė pėrmirėsimit tė imazhit. Ka qenė mė mirė sikur pushtetarėt e Kosovės kėta 6 milionė euro t’ia kishin ndarė njė njėsie tė specializuar tė policisė, e cila do tė kishte hulumtuar edhe burimet e mbėshtetjes financiare tė elementėve radikalė islamikė nė Kosovė. Shumė njerėz qė ia donė tė mirėn kėtij vendi do tė ishin tronditur me zbulimet qė do tė bėnte kjo njėsi.


----------------------------------------
"Feja ėshtė kryevepra e artit tė stėrvitjes sė kafshėve, sepse stėrvit njeriun nė atė se ēfarė duhet tė mendojė." (Artur Shopenauer)
PM
Top
SpiderX
Postuar nė: 09.03.2011, 21:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 686
Antari Nr: 16764
Bashkangjitur: 10.08.2008



Artikull shume i sakt. i Mrekullushem. Bravo


----------------------------------------
"Feja ėshtė kryevepra e artit tė stėrvitjes sė kafshėve, sepse stėrvit njeriun nė atė se ēfarė duhet tė mendojė." (Artur Shopenauer)
PM
Top
AmAzInG_
Postuar nė: 09.03.2011, 21:55
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 27
Antari Nr: 25575
Bashkangjitur: 10.11.2010



Rofte topa ky qe e paska shkru kete artikull.
Nuk paska pas lidhje, urrejtja ia paska verbuar syte.


----------------------------------------
Nė qoftė se pėr tė jetuar tė thonė : “Ulu dhe heshtė”, ti ēohu dhe vdis duke luftuar…
PM
Top
SpiderX
Postuar nė: 09.03.2011, 22:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 686
Antari Nr: 16764
Bashkangjitur: 10.08.2008



Kqyre sa bukur e zberthen jashtqitjen: Shefqet Krasniqi, fije per fije, dhe hipokrizine e politikanave. Artikull shume i arrire.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga SpiderX nė 09.03.2011, 22:04


----------------------------------------
"Feja ėshtė kryevepra e artit tė stėrvitjes sė kafshėve, sepse stėrvit njeriun nė atė se ēfarė duhet tė mendojė." (Artur Shopenauer)
PM
Top
AmAzInG_
Postuar nė: 09.03.2011, 22:23
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 27
Antari Nr: 25575
Bashkangjitur: 10.11.2010



Une vetem urrejtje pashe.


----------------------------------------
Nė qoftė se pėr tė jetuar tė thonė : “Ulu dhe heshtė”, ti ēohu dhe vdis duke luftuar…
PM
Top
Informata
Postuar nė: 10.03.2011, 00:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 462
Antari Nr: 25740
Bashkangjitur: 08.12.2010



 Citim (SpiderX @ 09.03.2011, 22:45)

Popullizėm fetar

Qeveria e Kosovės deri mė tani e ka injoruar ēdo paraqitje skandaloze publike tė Shefqet Krasniqit, kėtij agjitpropi tė islamit politik. Siē e ka injoruar me vite edhe aktivitetin pseudoislam, nė fakt radikal tė njėfarė Kastriot Dukės nėpėr fshatrat e varfra tė Drenicės. Kosova ka njė traditė tė mirė tė imamėve patriotė, por pas luftės i erdhi radha njė imami-prevarant nga Shqipėria tė predikojė islamin nė trevat tona. Ishin disa gra tė ndershme dhe tė guximshme tė Drenicės qė iniciuan dėbimin e Dukės nga Kosova, ndonėse ai, sipas disa njoftimeve, prapė ėshtė kthyer. Mbetet tė shihet a do tė vazhdojė tė qėndrojė duarkryq ministri Bajram Rexhepi. Deri mė tani piromanėt fetarė kanė vepruar gati tė papenguar, sepse nė Kosovė mungojnė zjarrfikėsit qė mbrojnė shtetin. Nė kuadėr tė manipulimit me fe hyn edhe parada me lutje fetare e kryeministrit turk Erdogan dhe e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi vjeshtėn e kaluar nė njė xhami nė qendėr tė Prishtinės. Erdogani dhe vėllai i tij Thaēi dolėn nė oborr tė xhamisė dhe luteshin sė bashku. Hashim Thaēi kėtė nuk e bėri pse ėshtė besimtar i devotshėm, por sepse pėrpiqej t’u hynte nė hatėr myslimanėve tė Kosovės para zgjedhjeve tė 12 dhjetorit. Ky veprim nuk ka emėr tjetėr pėrveē se popullizėm fetar. Si person privat Thaēi mund tė falet pesė herė nė ditė, por kėtė duhet ta ndajė nga jeta publike, sepse feja ėshtė ēėshtje private; si kryeministėr i vendit, ndėrkaq, ai duhet tė ketė parasysh se nuk ėshtė prijės fetar, por politikan qė pėrfaqėson shtresa tė gjera tė shoqėrisė dhe besimtarė tė feve tė ndryshme nė njė shtet qė zyrtarisht ėshtė laik. Por, shpesh Thaēi dhe parimet janė si dy copė magneti, qė kur kthehen nė anėn e kundėrt s’ngjiten kurrė!


Ai qe e paska botu kėtė artikull nuk paska kurrėnifar ligje pėr rastin qe e citoi.sepse unė i pėrkas kesaj anė,dhe rasti ne fjal u kan politik e kryetarit te Komunes se Skenderajt,i cili vetem per shkak qe nuk ja ka dhan paret per me jav nda jetimave,qe ato pare K.Dukes i vinin nga organizata Rahma Mersi me seli ne Angli...E ajo gruaja qe e ka debu hoxhen mos te flasim per ta ,se e njoh fort mirė,ajo osht kunder islamit ,siq osht thuajse njė Hebre.
____
Disa gjera ishin me vend ne artikull nga ato qka lexova ...
____
Ama me vet faktin se e shoh atė (Nikun Tend posht qe e ke ) them se edhe une e kuptoi pak a shumė qellimin e postimit tėnd)....
+++
"Feja ėshtė kryevepra e artit tė stėrvitjes sė kafshėve, sepse stėrvit njeriun nė atė se ēfarė duhet tė mendojė." (Artur Shopenauer)

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Informata nė 10.03.2011, 00:03


----------------------------------------
-Kjo botė i ngjan njė plake e cila ėshtė fshehur nėn vellon e nuseris...!>?
_____
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio