Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Si tė kuptohemi mė mirė ndėrmjet veti
Princo
Postuar nė: 06.04.2011, 19:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Nexhat Ibrahimi

(Pengesat nė rrugėn e mirėkuptimit, besimit dhe pajtimit)

Botuar ne te permuajshmen "Shenja", Shkup, nr. 1/2011, fq. 383-41.


Hyrje


Nė jetė ekzistojnė disa konstanta tė mentalitetit tonė tė cilat tregohen si pengesa pėr mirėkuptimin, besimin dhe pajtimin ndėrmjet popujve, feve dhe kulturave. Kėto modele tė fuqishme tė mendimit, besimit dhe mirėsjelljes janė tradicionalizmi, mentaliteti autoritar, jo/kultura politike, antiintelektualizmi, paragjykimet dhe mosekzistimi i opinionit kritik, kurse tė cilat historiani i njohur francez Fernan Brodel[1] do t’i quaj si nocione me jetėgjatėsi tė madhe.

Meqė secili nga kėto terma ngėrthen nė vete thesar tė pasur interpretimesh, nė vazhdim do tė fokusohemi vetėm nė gjerat mė relevante.


I. Konstanta e parė


Historia.- Trajtimi i historisė imponon bėrjen e dallimit tė rreptė ndėrmjet kėtyre tri nocioneve: tė kaluarės, traditės dhe tradicionalizmit.

Ē’ėshtė e kaluara? E kaluara ėshtė ēdo gjė qė ka ndodhur, e cila vetvetiu nuk nėnkupton se e tėra ajo ėshtė pozitive dhe e pranueshme. Prandaj edhe identifikimi me tėrė tė kaluarėn tonė do tė thotė tė identifikohemi edhe me fitoret edhe me humbjet, edhe me shpresat edhe me pėsimet. Mirėpo, ndjenja e humbjes, e pėsimit dominon dhe na shtyn qė tė kaluarėn ta verifikojmė nė mėnyrė kritike. Kėtė e thotė diē mė ndryshe sociologu francez Robert N. Belah[2]: “Vetėm nėpėrmjet ndjenjės sė tragjedisė ka mundėsi tė mėsohet diē nga e kaluara”, pėr tė vazhduar tė qortojė se “fryma jonė e sėmurė e kohės sonė nuk ka as raport tė drejtė ndaj tė kaluarės as qėndrim korrekt ndaj tė ardhmes”. [3]

Ē’ėshtė tradita?[4] Traditė quajmė tė gjitha gjerat e vlefshme pėr mėsim dhe kujtesė qė i kemi zgjedhur nėpėrmjet kritereve bashkėkohore tė nacionalitetit dhe humanitetit. Po ashtu, traditė ėshtė ēdo gjė e mirė qė ėshtė thėnė dhe vepruar, e qė ėshtė nė vetėdijen e brezit aktual. Traditė ėshtė ēdo gjė nga shkenca, historia, filozofia dhe arti kalimtar merret pėr tė konstituuar rend tė qėndrueshėm kundrejt kalueshmėrisė ditore. Kjo mė sė shumti ruhet nė traditėn e folur, atė tė gjuhės, e tė cilėn Martin Hajdegeri[5] e quajti “Tradita ėshtė ajo qė ėshtė mjaft e vjetėr pėr tė qenė amshueshėm e re” [6], sepse tė mendosh prapthi ėshtė kujtesė dhe tė mendosh para ėshtė shpresė. Nga kujtesa prapthi kėrkojmė tė gjitha tė vėrtetat, tė mirat, tė bukurat dhe tė shenjtėn pėr t’i shėrbyer tė tashmes dhe tė ardhmes.

Ē’ėshtė tradicionalizmi? Tradicionalizėm quajmė ideologjinė e cila pasardhėsve ua imponon idetė, bindjet, vlerat dhe normat e tė parėve tė tyre, pa diskutime e pa kundėrshtime, pa marrė parasysh ndryshimet mjedisore apo pėrvojėn e brendshme. Kėtė Gj. Shushnjiqi e quan si “vetėdije tė mbyllur” dhe “pengesė tė vėshtirė drejt komunikimit tė suksesshėm”, si me tė kaluarėn vetjake ashtu edhe me popujt dhe kulturat e tyre.[7] Pikėpamja e tillė i ngjason atij qė udhėton prapthi nėpėr kohė, duke u ngatėrruar me kalimtarėt. Nė histori ky perceptim i botės, d.m.th. kur ideja pėr vlerėn ekskluzive tė traditės sė vet kalon nė normė, atėherė kemi tė bėjmė me tradicionalizmin si ideologji.


II. Konstanta e dytė


Ē’ėshtė mentaliteti autoritar? Brezi i njerėzve qė jetoi gjatė shekullit XX pjesėrisht jetoi nė atmosferė autoritare familjare e pjesėrisht nė atė autoritare shtetėrore, si organizatė politike e shoqėrisė, e ka tė vėshtirė qė brenda natės ta orientojė veten nė tė menduarit dialogues, demokratik nė aspekt tė tė pėrsiaturit, bindjeve dhe mirėsjelljes. Nėse kjo kategori njerėzish mė shumė u beson liderėve se sa ligjeve,a therė sėrish ekziston rreziku qė ata t’i bashkėngjiten ndonjė lideri nė gjendje tė caktuar politike e shoqėrore kundėr tė tjerėve dhe atyre qė janė ndryshe neve. Pėr fat tė keq, nė nėnqiellin tonė, edhe pushteti por edhe opozita janė tė frymės dhe vetėdijes autoritare. Konsekuenca e kėsaj ėshtė se tė tillėt nuk mund tė udhėheqin dialog e komunikim tė shėndosh e tė pjekur brendashoqėror nė fushėn e tė menduarit, besimit dhe mirėsjelljes, sepse ai tjetri dhe ajo ndryshe nuk kuptohet si plotėsim e vlerė, por si armiq e kundėrshtar.


III. Konstanta e tretė


Ē’ėshtė jo/kultura politike? Pengesa e tretė pėr tė cilėn pėrplasen tentimet e tė kuptuarit, besimit dhe pajtimit ėshtė jo/kultura politike, e cila ėshtė shprehi mjaft rezistuese dhe ekziston vetėm pėr ose kundėr, sepse tė tillėt nuk kanė edhe alternativėn e tretė: ndėrmjet, nė mes. Kjo mundėsi e tezės ose antitezės ėshtė e rrezikshme, sepse nuk lė hapėsirė pėr ndėrmjetėsim, por i ashpėrson antipodet pėr dhe kundėr nė konflikt. Kjo ėshtė periudhė e zhurmaxhinjve nė mungesė tė urtakėve.

Antiintelektualizmi. Pak shoqėri kemi qė kanė pasur simpati pėr njerėzit e ideve, edhe pse idetė kanė qenė forca lėvizėse e shoqėrisė. Njerėzit e idesė zakonisht janė kalbur nėpėr errėsira burgjesh, deri sa njerėzit e jo/idesė madhėrojnė veten; tė parėt nė pakicė absolute, tė dytėt nė masa tė jashtėzakonshme. Elita shoqėrore pėrbėn 1% tė shoqėrisė, kurse 99% e pėrbėjnė njerėzit me ide fisnore, racore, klasore dhe nacionale, me besim dhe vlera[8], dhe synimi i shumicės nuk ėshtė zbulimi i tė vėrtetės por realizimi i dobisė, ēfarė ndodh me shtetet agresive.[9] Urtakėt e mėvonshėm nuk e ndoqėn Sokratin, por Platonin. I pari iu kundėrvu shtetit, kurse i dyti bashkėpunoi, sepse “e vėrteta ėshtė e fuqishme sipas qėllimit, por e pafuqishme sipas veprimit: prania e saj nė botėn aktuale duket e rastit.”

Paragjykimet.[10] I huaji zakonisht shihet si i dyshimtė dhe, natyrisht, i paragjykuar. Ekzistojnė paragjykime ndaj individit, grupit, racės, gjinisė, popullit apo fesė. Paragjykimi ndaj tjetrit dhe atij ndryshe nuk hiqet ndryshe pos me njohjen e njėri-tjetrit, sepse nuk janė rezultat i njohjes racionale por i njohjes emocionale. Ai ėshtė elementi i fortė, stabil dhe rezistues nė ndryshimet e marrėdhėnieve ndėrnjerėzore dhe ndėrfetare. Prandaj, nevojitet shumė pak motiv pėr t’i nxitur kundėrshtimet dhe konfliktet e rrezikshme nacionale, fetare dhe kulturore.

Opinioni kritik. [11] Pėrqindja e atyre qė mendojnė me kokėn e tyre ėshtė e ulėt, kundrejt atyre qė pėrbėjnė masėn e shoqėrisė por janė pa koka. Kjo klimė ėshtė rezultat i klasės sunduese, tė cilėt formojnė opinion tė tillė qė di tė duartrokasė e bėrtasė por jo tė mendojė. Opinioni kritik nuk dėgjohet mė, por ai sajohet. Realitetin nuk e pėrkufizojnė mė tė menēurit por sunduesit, prandaj edhe ato janė nė aspektin psikologjik superiore, por gnoseologjik tė pavlera. Me rėndėsi sipas tyre ėshtė tė sundohet sipas vullnetit tė tyre dhe pa ndihmėn e tė vėrtetės. Identiteti po ndrydhet nė dobi tė identifikimit, i cili nė kėtė rast do tė thotė identifikimi i individit me grupin shoqėror nė tė cilin jeton, pa qėndrim kritik ndaj ideologjisė qė e pėrvetėson. Me kėtė hap ai bėnė veprim tradhtie ndaj vetes dhe veprim servilizmi ndaj grupit.


Nė vend tė pėrmbylljes


Pengesat e pranishme nuk duhet tė krijojnė frymė defetiste nė kokat tona se duhet hequr dorė nga pėrpjekjet pėr ndryshimin e ideve, bindjeve dhe vlerave qė populli i ka krijuar me shekuj, si rrjeta nė tė cilat janė gjuajtur individėt, grupet dhe shoqėritė e tėra. E qartė, ēdo tentim pėr pėrmirėsim nuk ka sukses, por pa tentim nuk ka sukses. Pėr tė pasur reforma sukses kėrkohet ēiltėrsia si fillim, individi i zhvilluar si bartės, bota si partner, tė drejtat dhe liritė njerėzore si standarde tė tij, demokracia si milje politik i tij.” [12]


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio