Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vullneti politik shqiptar-mbi tė gjitha!, Imer Selmani
DR_press
Postuar nė: 28.04.2011, 13:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 71
Antari Nr: 24875
Bashkangjitur: 12.04.2010



IMER SELMANI, Kryetar i Demokracisė sė Re

DR gjithashtu do t’i luftojė pamėshirshėm edhe konceptet politike shqiptare, si pėr shembull ato tė BDI-sė, qė mbėshteten mbi logjikėn e vasalit, logjikė e cila pa asnjė kusht pranon cilindo vullnet politik shumicė tė popullit maqedonas

Ajo qė i bėn tė ngjashme politikat shqiptare gjatė dy dekadave tė kaluara, ka tė bėjė me jo transparencėn e tyre, kur bėhen pjesė e koalicioneve qeveritare. Gjithashtu, ajo qė i bėn tė ngjashme partitė politike shqiptare nga e kaluara ka tė bėjė edhe me lojalitetin e tyre tė pakushtėzuar ndaj vullnetit politik shumicė maqedonas- ndaj partisė maqedonase qė ka fituar zgjedhjet dhe mospėrfilljen e vullnetit politik shumicė tė shqiptarėve. E gjithė kjo jo transparencė dhe ky nėnshtrim i verbėr ndaj vullnetit politik tė shumicės maqedonase ka rezultuar me njė dėshpėrim tė plotė te popullata shqiptare ndaj politikave tė subjekteve politike shqiptare.

Si pasojė, kjo ka rezultuar edhe me mosinteresimin e shqiptarėve pėr tė qenė mė aktiv gjatė zgjedhjeve parlamentare, gjė qė e tregojnė anketat e shumta, nga shihet pėrqindja e madhe e shqiptarėve qė janė shprehur se nuk do tė dalin tė votojnė nė zgjedhjet parlamentare tė qershorit, pėrqindje qė dukshėm u rrit gjatė tre viteve tė fundit kur BDI u bė pjesė e qeverisė sė Gruevskit dhe kur, si kurrė mė parė, u pa se sa mospėrfillėse ishte partia e Ali Ahmetit ndaj vullnetit politik shumicė tė shqiptarėve, duke u bėrė krahė i politikave tė Gruevskit qė kryesisht ishin kundėrshqiptare, duke iu bėrė krahė njė kryeministri tė papranueshėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, edhe atė vetėm sepse kryesuesit e BDI-sė politikėbėrjen e mbėshtesin mbi parimin se ata duhet ta pėrkrahin edhe vullnetin politik shumicė tė maqedonasve qė ėshtė kundėr popullit tė tyre.

Pėr njė popull nuk ka asgjė mė keq se sa kur bėhet i pandjeshėm ndaj fatit tė vet, qoftė edhe pėr arsyet qė kanė tė bėjnė me dėshpėrimin e tyre ndaj subjekteve politike qė i pėrfaqėsojnė. Pėr njė popull nuk ka asgjė mė keq se tė pranojė se ndryshimet nuk janė tė mundshme, apo tė lejojė qė dikush t’ia nėpėrkėmbė vullnetin dhe kur i nėnshtrohet bindjes se tė gjithė janė tė njėjtė, se nuk janė tė mundura ndryshimet.

Duke e ditur kėtė tė keqe qė mund t’i ndodh popullit tonė dhe duke e ditur se partitė nuk mund tė ndryshojnė popullin, por vetveten, Demokracia e Re, nė epiqendėr tė vetė ka interesin e shqiptarėve tė Maqedonisė dhe mirėmbajtjen e vullnetit politik tė popullit tė cilin e pėrfaqėson. Edhe atė, jo si deklarim parazgjedhor nė funksion tė marrjes sė votave, por si parakusht qė tė promovojė njė funksionim ndryshe partiak, njė veprim qė do promovojė politikat qė janė nė shėrbim tė votuesit, e jo votues qė do tė jenė shėrbėtorė tė partive politike.

Qė ta realizojė kėtė veprim politik ndryshe, DR do tė udhėhiqet nga parimi se vullneti politik shqiptar ėshtė mbi tė gjitha. Vetėm kėshtu do t’i kundėrshtojė tė gjitha politikat maqedonase qė janė kundėr vullnetit politik shqiptar, njėsoj siē do t’i luftojė me tė gjitha mjetet, forcat e qarqet antishqiptare nė Maqedoni e tė cilat kanė pėr qėllim margjinalizimin e faktorit shqiptar nė Maqedoni dhe zhbėrjen e interesit shqiptar nė kėtė shtet. DR gjithashtu do t’i luftojė pamėshirshėm edhe konceptet politike shqiptare, si pėr shembull ato tė BDI-sė, qė mbėshteten mbi logjikėn e vasalit, logjikė e cila pa asnjė kusht pranon cilindo vullnet politik shumicė tė popullit maqedonas.

Kėshtu qė ne nuk mbėshtesim logjikėn e kryesuesve tė BDI-sė qė thonė se ata do respektojnė vullnetin shumicė tė popullit maqedonas e do tė bėjnė koalicion me cilėndo parti maqedonase qė do t’i fitojė kėto zgjedhje parlamentare. Ne do ta luftojmė kėtė logjikė vasale, meqenėse ajo i nėnshtrohet edhe vullnetit politik maqedonas antishqiptar, siē ėshtė antishqiptar vullneti politik maqedonas qė mbėshtet Gruevskin. E gjithė kjo do tė thotė se Demokracia e Re, paraprakisht do tė shpalosė pėrpara votuesve shqiptarė se pėr kėtė parti nuk vlen parimi i bėrjes koalicion qeveritar me cilėndo parti qė shpreh vullnetin politikė shumicė tė popullit maqedonas. Ne do tė mund tė bashkėpunojmė vetėm me atė parti maqedonase e cila do jetė e gatshme tė gjunjėzohet pėrpara vullnetit politik shqiptar.

Kėshtu, qėllimi ynė parėsor nuk ėshtė pjesėmarrja pa kushte nė Qeveri, por ngritjen e vullnetit politik shqiptar nė vullnet shtetbėrės, bėrjen e interesit shqiptar nė pjesė tė interesit shtetėror.

Duke dashur tė bėhemi promovues tė njė veprimi ndryshe politik, tė njė veprimi politik qė do mbėshtetet mbi transparencėn e plotė pėrpara popullit shqiptar qė pėrfaqėsojmė, Demokracia e Re do t’i jep fund pjesėmarrjes nė qeveritė e Maqedonisė duke mos i treguar popullit se nė bazė tė cilave platforma politike ėshtė bėrė koalicioni qeverisės.

DR do tė imponojė nė bllokun politik shqiptarė njė veprimin politik i cili tė detyron qė popullit t’ia shpalosėsh kushtet e “tregtisė” politike si dhe bashkėqeverisje tė plotė me palėn maqedonase. Demokracia e Re do tė mund tė bėjė koalicione pas zgjedhore vetėm me ato parti shqiptare e maqedonase qė do tė pranojnė ribėrjen e Kushtetutės sė Maqedonisė, e ku nė thelb duhet saktėsuar se nuk mund tė flitet pėr barazi tė plotė nė njė shtet ku demokracia mbėshtetet mbi parimin e Badenterit, por buxheti aprovohet sipas shumicės sė thjeshtė.

Demokracia e Re do t’i luftojė edhe veprimet politike shqiptare tė ngjashme me ato tė deritanishmet, e qė tre vitet e fundit i demonstroi BDI-ja, qė kanė tė bėjnė me nėpėrkėmbjen e vullnetit politik shqiptar dhe vėnien e atij vullneti politik shqiptar nė shėrbim tė vullnetit politik maqedonas antishqiptar tė Gruevskit. Demokracia e Re kėtė do ta bėjė sepse beson se ua ka borxh shqiptarėve dhe se vetėm njė veprim ndryshe politik nga ai i tanishmi, kėtė parti mund ta etablojė nė forcė tė denjė partiake qė do tė meritojė tė jetė bartėse e vullnetit politik shumicė tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Ky vullnet gjithnjė do tė qėndrojė mbi interesin e partisė dhe cilitdo grupi partiak!


----------------------------------------
www.demokraciaere.org
Imer Selmani
PM
Top
New_Democrats
Postuar nė: 28.04.2011, 18:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4064
Antari Nr: 9712
Bashkangjitur: 22.09.2007



Ky eshte lider, qe shikon perpara , ka vizion politik e jo inat personale sikur disa qe 20 vjet kariere politike ka mesuar vetem te shan dhe te thrret ne vellavrasje.

Perpara Imer Selmani... tjeret let masturbojne me idete e tyre per fitore, me 5 qershor do ta shohin ;)


----------------------------------------
Idealistėt fillojn luftėn, trimat luftojnė, tė pa merituarit marrin pushtetin.
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 28.04.2011, 18:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



 Citim (New_Democrats @ 28.04.2011, 19:06)
Ky eshte lider, qe shikon perpara , ka vizion politik e jo inat personale sikur disa qe 20 vjet kariere politike ka mesuar vetem te shan dhe te thrret ne vellavrasje.

Perpara Imer Selmani... tjeret let masturbojne me idete e tyre per fitore, me 5 qershor do ta shohin ;)

Pse sharjet politike i keni drejtu tash drejt Menduhit qe gjat koh e keni akuzu BDI e tash PDSH duke qen ne opozit si ju.

Me dukeni si ata mint e fushes kur e levroj token ata tentojn te gjejn naj vrym per tu msheff edhe ju tash tentoni cilit ti ULENI ne preher veq e veq qe kryetari juaj te jet DEPUTA(E)T se per ndrishee hmm ska SHANCA.


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
New_Democrats
Postuar nė: 28.04.2011, 18:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4064
Antari Nr: 9712
Bashkangjitur: 22.09.2007



 Citim (babarekes @ 28.04.2011, 19:20)
Pse sharjet politike i keni drejtu tash drejt Menduhit qe gjat koh e keni akuzu BDI e tash PDSH duke qen ne opozit si ju.

Me dukeni si ata mint e fushes kur e levroj token ata tentojn te gjejn naj vrym per tu msheff edhe ju tash tentoni cilit ti ULENI ne preher veq e veq qe kryetari juaj te jet DEPUTA(E)T se per ndrishee hmm ska SHANCA.

QETESI ! smil3dbd4e5e7563a.gif


----------------------------------------
Idealistėt fillojn luftėn, trimat luftojnė, tė pa merituarit marrin pushtetin.
PM
Top
babarekes
Postuar nė: 28.04.2011, 18:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



 Citim (New_Democrats @ 28.04.2011, 19:22)
QETESI ! smil3dbd4e5e7563a.gif

keni niss me kercenime haj kercenom edhe mua smil3dbd4d6422f04.gif

te dogji a????


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio