Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> STOP ETNOCIDIT NĖ MAQEDONI
agimte
Postuar nė: 20.05.2011, 14:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 313
Antari Nr: 21325
Bashkangjitur: 28.02.2009



Shteteve tė Bashkimit Evropian

Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės

(pėrmes pėrfaqėsive diplomatike nė Shkup)



STOP ETNOCIDIT NĖ MAQEDONI

Nesėr mė 21 Maj nė Ditėn Ndėrkombėtare tė respektimit tė diversitetit kulturor, demokracitė perėndimore bėjnė bilancin e rezultateve pozitive nė integrimin dhe zhvillimin e diversitetit kulturor tė popujve tė tyre si trashėgimi qė duhet kultivuar vazhdimisht.

Dialogu permanent dhe toleranca nė kėto shtete ka ngjallur aspiratat e popujve qė pėrjetojnė diskriminimin kulturor.

Populli shqiptar nė Maqedoni ballafaqohet me njė sistem unitarist ku tėrėsia e resurseve financiare investohet ekskluzivisht pėr kulturėn e njė etnie, tė atyre qe identifikohen si maqedonas.

Qė nga ardhja nė pushtet e VMRO-sė nė vitin 2006, kjo parti ka aplikuar sistematikisht degradimin e institucioneve kulturore shqiptare:

U shkatėrrua institucioni i trashėgimisė kulturore shqiptare ;

U shkatėrruan monumente me vlerė kulturore;

U aplikua zhdukja e gjurmėve iliro-shqiptare;

U ndalua pėrdorimi i simboleve tė identitetit kulturor shqiptar;

U degradua sistemi i arsimit nė gjuhėn shqipe;

U hartua njė enciklopedi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, qė fyen shqiptarėt nė ekstrem dhe indoktrinon rininė maqedonase me urrejtje antishqiptare;

U investuan mbi 500 milion euro nė Projektin ”Shkupi 2014” dhe projekte tė tjera nė funksion tė interpretimit ideologjik tė sė kaluarės.

Ėshtė domethėnės fakti se nga tė gjitha investimet nė kulturė nuk u bė asnjė investim pėr projekte qė do te afirmonin identitetin kulturor shqiptar.

Kjo politikė e VMRO-sė i ka tė gjitha komponentėt e njė politike qė synon etnocidin.

Bashkimi Demokratik Shqiptar ngre zėrin e protestės dhe kėrkon mbėshtetje ndėrkombėtare pėr t’i dhėnė fund kėsaj praktike antidemokratike.





Ėshtė momenti i fundit qė shtetet e demokracive perėndimore dhe sidomos tė institucioneve euro-atlantike t’ua bėjnė me dije autoriteteve tė Shkupit se pa respektimin nė tėrėsi tė diversitetit kulturor dhe pa respektimin e plotė tė tė drejtave tė shqiptarėve, rruga e Maqedonisė drejtė kėtyre institucioneve ėshtė e mbyllur.

Mbetemi mė shpresė se nė kėtė Ditė Ndėrkombėtare tė Diversitetit Kulturor demokracitė perėndimore nuk do tė tolerojnė qė nė shekullin 21 dhe para syve tė tyre tė vazhdojė politika e etnocidit.


Tetovė,

20 maj 2011

Bashkimi Demokratik Shqiptar
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio