Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Enver Hoxha, lutje sovjetikėve pėr tė bėrė filmin
StillMandi
Postuar nė: 09.06.2011, 14:12
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 19
Antari Nr: 26484
Bashkangjitur: 15.05.2011



“A don ti Gjin me luftue turqit? Du!”. Kjo batutė nga filmi “Skėnderbeu”, gati-gati ėshtė bėrė pjesė e sė folurės sė pėrditshme. Por, derisa tė bėhej e tillė, ka kaluar njė rrugė tė gjatė… Dėshira pėr tė realizuar njė film mbi Heroin Kombėtar kishte nisur qysh nė kohėn e Zogut. Ishte viti 1929. Do tė kalonin plot 20 vjet qė atėherė, kur vetė Enver Hoxha do t’i dėrgonte njė letėr Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Bashkimit Sovjetik, ku me pėrulėsi i kėrkonte qė kineastėt sovjetikė tė realizonin njė film pėr Skėnderbeun.Ishte kjo fillesa e realizimit tė filmit “Skėnderbeu”, bashkėpunimit kinematografik shqiptaro-rus, i cili pati njė sukses tė jashtėzakonshėm aso kohe dhe u nderua me ēmime tė mėdha nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Kanė. Tė gjitha kėto fakte, e shumė tė tjera, na i servir nė librin e tij, “Arti i shtatė nė Tiranė”, autori Spiro Mėhilli. Dje, Mėhilli, autor edhe i shumė librave tė tjerė artistikė dhe eseistikė, bėri promovimin e librit tė tij mė tė fundit nė ambientet e Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit, institucion qė edhe e ka mbėshtetur financiarisht botimin e kėsaj vepre. Njė libėr tė ndershėm e ka quajtur drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari, duke shtuar se libra tė tillė u vlejnė bibliotekave dhe arkivave tona. Bėhet fjalė pėr njė libėr prej 340 faqesh, ku Mėhilli sjell nė mėnyrė skrupuloze gjithė historinė e kinemasė dhe tė filmit nė kryeqytetin shqiptar. Por ai nuk ndalet vetėm nė ndėrtesat e kinemave, emrat, kushtet, pronarėt, ndėrtimet, djegiet, shndėrrimet, por edhe nė filmat qė shfaqeshin aty, mėnyrat se si silleshin nga Moska, Pekini, Roma, ish-Republikat Popullore, Egjipti, India… pastaj fillon realizimi i filmave nga Kinostudioja “Shqipėria e Re”. Por, nė krye tė herės, kur Kinostudioja ishte ende e re, pati edhe bashkėpunime me vendet me njė histori nė fushėn e kinematografisė, siē ishte ish-Bashkimi Sovjetik. Mėhilli na tregon qysh nė kėrkesėn dėrguar rusėve, tek ardhja e tyre nė Shqipėri, dublimi, ēmimet e fituara, shfaqjet, suksesi etj. Tė gjitha kėto tė dhėna Mėhilli i ka grumbulluar duke hulumtuar nė arkivat e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė Arkivin e Shtetit etj.
Kėrkesa
Nė prill 1949, njė delegacion i qeverisė sonė me nė krye Enver Hoxhėn, shkoi nė Moskė. Vetė kryetari i delegacionit, mė 4 prill i bėri njė kėrkesė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė BRSS. Nė materialin qė Spiro Mėhilli ka gjetur nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxha u lutet qė tė bėjnė njė film pėr heroin shqiptar. “Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, duke dashur tė bėjė njė film artistik mbi jetėn e Heroit Kombėtar tė popullit shqiptar, mbi Skėnderbeun dhe mbi luftėn e popullit tė saj kundėr okupatorėve otomanė, i lutet qeverisė sė BRSS tė ketė mirėsinė tė pranojė qė ky film tė realizohet nga kinematografia sovjetike dhe me pjesėmarrjen e artistėve sovjetikė”, shkruhet nė letėr. Me tė njėjtėn pėrulje Hoxha u kėrkon qė brenda vitit 1949 tė vijė nė Tiranė njė shkrimtar rus pėr tė bashkėpunuar me institucionet shqiptare pėr krijimin e njė skenari filmi.

Ardhja
Posteri i filmit nė gjuhėn ruse
Fotografi e jashtme
Sipas Spiro Mėhillit, “nė mars 1953 erdhi nė vendin tonė grupi artistik i kinematografisė sovjetike i filmit ‘Skėnderbeu’, i kryesuar nga regjisori Sergei Jutkeviē, i cili nė njė rreth tė ngushtė kishte deklaruar se nuk kishte dėshirė tė drejtonte xhirimin e kėtij filmi; Akaki Horava, Artist i Popullit, dekoruar me dy urdhra, ‘Lenin’ dhe 5 herė laureuar me ēmimin ‘Stalin’, deputet i Sovjetit Suprem tė Bashkimit Sovjetik, drejtor i Teatrit ‘Rustaveli’ tė Tbilisit; Veriko Adzhaparidze, Artiste e Popullit, tri herė e laureuar me ēmimin ‘Stalin’, shoqėruar nga artistė dhe grupi i xhirimit. Ata u pritėn nė Portin e Durrėsit. Bashkė me regjisorin Jutkeviē, asistentin Viktor Stratobėrdha dhe aktorėt, erdhėn dhe 6 kuaj tė bardhė. Fatkeqėsisht, kali qė do tė ishte pėr tė kalėruar heroi ynė ngordhi, kėshtu qė Akaki Horavės iu desh tė pėrdorte njė kalė tjetėr. Nė film janė pėrdorur karrige origjinale tė kohės sė Skėnderbeut, tė dhuruara nga njė familje nė Mirditė. Pjesa mė e madhe dhe kryesore e filmit ishte xhiruar nė BS. Nė vendin tonė do tė plotėsohej filmi me pjesėmarrjen e artistėve tanė, si dhe do tė pėrpunohej varianti i dublimit tė filmit nė shqip, nė Kinostudion ‘Shqipėria e Re’. Skenari ishte i Mihal Papavas. Spektatori shqiptar mezi priste tė shikonte Heroin e tij Kombėtar nė ekran, kur tentativat e para nga italianėt kishin dėshtuar”.

Dublimi nė shqip
Aktori nė rolin e Skėndėrbeut: Akaki Horava
Fotografi e jashtme
Njė pjesė e mirė e aktorėve pjesėmarrės nė film, mes tė cilėve edhe ai qė luante Skėnderbeun, vinin nga BS, pra flisnin rusisht, ēka kėrkonte edhe dublimin nė

Regjisori rus, Sergei Jutkeviē
Fotografi e jashtme
gjuhėn shqipe. Dublimi u realizua nė Tiranė, por pala ruse nuk mbeti e kėnaqur. “Mė 8 nėntor 1953, para se tė shfaqej filmi ‘Skėnderbeu’, nė Moskė, Sergei Jutkeviē pa dublimin e filmit qė erdhi nga Tirana. Pėrfaqėsuesi ynė, Mihali, informonte me dokumentin nr. 1223: ‘Jutkeviēi nuk ėshtė aspak i kėnaqur’. Sipas thėnies sė tij, ‘dublimi shqip i humb 50% tė vlerės artistike tė origjinalit sovjetik. Veēanėrisht nuk ėshtė i kėnaqur nga ai qė zėvendėsoi Horavėn, nė rolin e Skėnderbeut. Zėri i tij monoton nuk i pėrgjigjet as Skėnderbeut dhe as Horavės (zėri ishte i Lec Bushatit. Autori). Ai u shpreh kėshtu: ‘Po t’isha unė qeveria shqiptare, nuk do ta pranoja variantin shqip, po do ta bėja pėrsėri dublimin e Skėnderbeut’. Ai propozoi Naim Frashėrin, i cili mund ta dublonte shumė mirė Skėnderbeun dhe atė vetė, njė tjetėr. Megjithatė, duke marrė parasysh skenarin, muzikėn etj., filmi do tė dalė prapė i mirė. Dhe shokėt tanė tė kinematografisė qė e panė, thonė se ka shumė ndryshime varianti rus me atė shqiptar. Pėr nisjen e tij nuk ka ndonjė ndryshim”, shkruan Mėhilli nė librin “Arti i shtatė nė Tiranė”.
Shfaqja
“Mė 28 nėntor 1953, njėkohėsisht me kinematė kryesore tė Moskės dhe nė kinematė ‘17 nėntori’ dhe ‘Republika’ nė Tiranė, u dha premiera e parė e filmit ‘Skėnderbeu’. Te ne u cilėsua, me tė drejtė, film i madh artistik me ngjyra. Tė shumta ishin shkrimet e botuara nė gazeta, ku njerėz tė ndryshėm shprehnin mendimet e tyre pėr filmin e parė artistik pas ēlirimit me temė shqiptare dhe realizuar nga njė bashkėpunim i frytshėm i ‘MOSFILM’-it dhe Kinostudios ‘Shqipėria e Re’…
Ē’ėshtė e vėrteta, filmi ‘Skėnderbeu-Luftėtar i madh i Shqipėrisė’, pėr herė tė parė nė vendin tonė u shfaq nė qytetin Stalin, ku ekzistonte njė lagje e tėrė me specialistė sovjetikė. Mes tyre ndodhej dhe njė azerbajxhanas me emrin Muhamet Behov, ish-veteran i Partisė Komuniste Sovjetike, shok i Leninit, profesor nė universitetin ‘Lomonosov’ nė Moskė dhe kryeinxhinier nė sektorin e naftės nė vendin tonė. Vetė ishte mysliman, ndėrsa e shoqja, Zinaida, ishte ortodokse ruse. Ata festonin si Bajramin, ashtu edhe Krishtlindjet dhe Pashkėt. Ai, nė marrėveshje me Ambasadėn Sovjetike nė Tiranė, solli nga Moska filmin dhe aktorin kryesor, Akaki Horava. Aktori dhe filmi erdhėn me avion nė Aeroportin e Rinasit dhe prej andej, po me avion, nė qytetin Stalin. Filmi u shfaq dhe tė nesėrmen, Akaki Horava u largua pėr nė Bashkimin Sovjetik. Ai nuk u ndodh mė 28 nėntor, nė ditėn e promovimit. Nė Moskė, filmi u shfaq nė disa kinema dhe pėr dy javė nuk mund tė siguroje bileta. Aq simpati krijoi figura e Skėnderbeut, sa fėmijėt, kur luanin shpatash, ndaheshin nė dy grupe, si zakonisht, dhe mundoheshin kush e kush tė ishte Skėnderbeu”.

Pjesėmarrja nė festivalin e Kanės
Mė 4 prill, “Zėri i Popullit” njoftoi se njė ditė mė parė, “mė 3 prill 1954, nė Kanė ėshtė duke u zhvilluar Festivali i 7-tė Ndėrkombėtar i Filmit. Delegacioni sovjetik pėrbėhej nga G. Aleksandrov, Lubov Orlova, Sergei Jutkeviē, Akaki Horava, Klara Luēko dhe Litvinenko. Gazeta lokale ‘Le Patriot’ shkruan: ‘Interpretim i shkėlqyer i Skėnderbeut nga Akaki Horava, shfaqje e mirė e aktorėve tė tjerė, muzikė e shkėlqyer dhe teknikė e lartė’. Interesant ėshtė fakti se sikundėr thotė A. Fiortuzi dhe F. Slatina, filmi ‘Skėnderbeu’ u paraqit nė emėr tė Shqipėrisė, ndėrsa kinematografia sovjetike me njė film tjetėr, mbasi nė Festivalin e Kanės, ato vite, njė shtet nuk mund tė paraqitej me dy filma. Mė 10 prill, nga Parisi u dėrguan dy njoftime: Filmi ‘Skėnderbeu’ nė Festivalin e Kanės pati sukses. Filmi u shfaq mė 26 mars. Vetėm delegacioni italian iku nga salla. Ēmimi i madh iu dha filmit japonez ‘Porta e Ferrit’. ‘Skėnderbeu’ dhe disa filma tė tjerė morėn ēmimin ‘Internacional’. Ai mori ēmimin e parė si regjisurė, Jutkeviēi, dhe ēmimin e parė teknik nga komisioni i lartė teknik i kinemasė pėrsa u takon ngjyrave. Pėrpara fillimit tė festivalit, Ambasada Turke nė Paris kishte protestuar pranė jurisė qė filmi tė mos shfaqej. Jehona e tij ishte e madhe. Tri shoqėri franceze kanė kėrkuar 40-50 kopje qė tė shfaqet filmi nė Francė, dublazh frėngjisht. Italia kėrkon ta blejė me kusht qė tė bėhen disa shkurtime”.
Pėrsa u pėrket pretendimeve nga pala turke, ishte mėse e natyrshme, pasi shteti turk akoma pretendon dhe dėshiron qė Gjergj Kastriotin ta quajė turk dhe bile pėr atė ēka bėri, e konsideron tradhtar tė atdheut, pra tė Turqisė dhe arshivat e tij janė tė mbyllura pėr figurėn e Heroit tonė Kombėtar. Edhe pretendimet e palės italiane kanė lidhje me pjesėt e ndėrhyrjes sė Venedikut mė politikėn tonė tė asaj kohe.

Jehona
Mė 13 prill 1954, nė Paris, Shoqata e Miqėsisė Francė-BRSS, shfaqi nė teatrin e madh tė Champs Elise filmin “Skėnderbeu”, luftėtar i madh i Shqipėrisė”, ku mori pjesė dhe Sekretari i Partisė Komuniste Franceze, Zhak Dyklo dhe personalitete tė shumta tė artit dhe kulturės. Mė 24 prill 1954, Presidiumi i Kuvendit Popullor dekretoi kolektivin qė mori pjesė nė realizimin e filmit “Skėnderbeu”….
Mė 23 qershor (“Z.P.” nr. 148), bėri tė ditur se shtypi francez dhe italian, nėpėrmjet gazetave tė shumta, midis tyre tė datės 29 mars 1954, nėn titullin “Skėnderbeu, kryevepėr e re e kinematografisė sovjetike”, shkruanin: “Rezhis Berzheren i ‘HUMANITE’: ‘Skėnderbeu bėri pėrshtypje tė madhe nga bukuria e ngjyrave tė filmit, nga cilėsia e vėnies sė tij nė skenė, nga ndjenjat qė e frymėzojnė, nga fuqia e jashtėzakonshme e subjektit tė tij dhe skenave qė janė paraqitur’. Koziragi i ‘UNITA’: ‘Skėnderbeu, qė u shfaq nė natėn e dytė tė festivalit, meriton ēmimin e madh. Ėshtė njė vepėr me ngjyra, me 12 kapituj. Janė tė 12-tė fazat themelore tė jetės sė heroit, qė nga fėmijėria e princit tė vogėl Gjergj Kastrioti, qė ia rrėmbyen familjes sė tij dhe e shpunė nė Turqi qė tė bėhej jeniēer i sulltanit’, gjer nė pleqėrinė e pamposhtur tė prijėsit. Skėnderbeu i ndaloi turqit tė mos invadonin Italinė qė ata kishin nė mendje”.

Ndalimi
Por ēfarė ndodhi mė vonė me filmin “Skėnderbeu”? Ai u ndalua tė shfaqej nė vendin tonė pėr dy arsye bajate: e para sepse ishte prodhim i pėrbashkėt me sovjetikėt, qė tradhtuan Marksizėm-Leninizmin dhe, e dyta, sepse merrnin pjesė dy persona tė padėshirueshėm, asistentregjisori Viktor Stratobėrdha, qė ishte dėnuar pėr shkak tė qėndrimit qė mbajti nė Konferencėn e Tiranės nė vitin 1956, dhe Adivie Alibali, sepse i shoqi, Jusuf Alibali, jurist, publicist, poet, historian dhe pedagog i Fakultetit tė Drejtėsisė, jo vetėm qė kishte studiuar nė Moskė dhe mbulonte faqen mbi politikėn e jashtme nė gazetėn “Zėri i Popullit” dhe pėr pasojė ishte cilėsuar intelektual liberal, por edhe se kishte lidhje me Fadil Paēramin. Qėndrimi armiqėsor ndaj tij shtohej sepse dy vėllezėr tė tij, Xhevati, ish-oficer, u dėnua me grupin e Beqir Ballukut dhe Ylli, qė kishte studiuar nė Poloni dhe martuar me njė polake, jo vetėm qė punonte nė Ministrinė e Tregtisė, por “i shkonte nga mbrapa ministrit Kiēo Ngjela”.

Letra dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė BRSS
“Delegacioni qeveritar shqiptar, i cili aktualisht ndodhet nė Moskė, duke i shprehur Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė BRSS nderimet e tij, ka nderin tė bėjė tė ditur sa mė poshtė:
Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, duke dashur tė bėjė njė film artistik mbi jetėn e Heroit Kombėtar tė popullit shqiptar, mbi Skėnderbeun, dhe mbi luftėn e popullit tė saj kundėr okupatorėve otomanė, i lutet Qeverisė sė BRSS tė ketė mirėsinė tė pranojė qė ky film tė realizohet nga kinematografia sovjetike dhe me pjesėmarrjen e artistėve sovjetikė.
Duke marrė parasysh sa mė sipėr, Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė i lutet Qeverisė sė BRSS qė mundėsisht, brenda vitit 1949, tė dėrgohet nė Tiranė njė shkrimtar sovjetik, i cili, nė bashkėpunim me personat dhe institutet tona pėrkatėse, tė paraqesė libretin nė bazė tė tė cilit do tė bėhet filmi i pėrmendur mė sipėr. Me kėtė rast lutemi pranoni nderimet tona tė sinqerta”.
Kryetari i Delegacionit
qeveritar shqiptar,
Kryeministėr i Republikės
Popullore Shqiptare
Enver Hoxha


Bisedimet me italianėt qė nga koha e Zogut, nė vitin 1929
Prodhimi shqiptaro-sovjetik ishte vetėm plotėsimi i njė ėndrre. Pėrpjekjet pėr realizimin e njė filmi pėr Heroin Kombėtar kishin nisur mė parė. Kėtė fakt interesant na e sjell Spiro Mėhilli nė librin e tij: “Mė 28 tetor 1929, ministri i Oborrit Mbretėror i dėrgoi kryeministrit njė shkresė ku i bėnte tė ditur se ‘mbas urdhrit tė Nalt Madhėris sė Tij, Mbret Sovranit t’onė August me njė piktor prej Rome i quajtur G. Spellani, na propozon tė bėjmė njė film kinematografik nė tė cilin do tė riproduktohet koha dhe ngjarjet epike tė Skėnderbeut. Kjo vepėr ėshtė me e financue prej princit Giovonelli, qė ėshtė nė Romė dhe me kėto kushte me shkruejt edhe poeti D’Annunzio’. Nė bazė tė atij propozimi, nė skenar parashikohej pėrmbledhja e historisė qė do tė shkruhej nga piktori G. Spellani e qė do tė pėrshkruante njė ngjarje patriotike nga jeta e Skėnderbeut, qė nė madhėshtinė e imagjinatės patriotike do tė fillonte nga triumfi turk nė Enos, ku dhe u shfaq dėshira e flaktė e Skėnderbeut pėr bijtė e Shqipėrisė sė robnueme dhe do tė mbaronte me epilogun pėr lumtėrinė e Kurorės shqiptare dhe fatbardhėsinė e Shqipėrisė. Skenari do tė mbėshtetej nė fakte historike. Mė 31 nėntor 1929 u njoftua Departamenti Ushtarak pranė Oborrit Mbretėror se filmi pranohej. Megjithatė, nuk ka asnjė tė dhėnė nėse filmi u xhirua sipas propozimit tė zotit Spellani”.

mare nga http://www.forum-al.com/showthread.php?t=17081


----------------------------------------
I'm an A-Hole.


* Banned
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio