Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Origjina e Pandeli Majko-(wskit)
ardi_pr
Postuar nė: 01.11.2006, 12:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Disa te dhena shume interesante lidhur me njerin nga lideret socialiste PANDELI MAJKO, shkrimi ne vazhdim


Sekretet e karrierės sė Pandeli Majkos



Nė verėn e vitit 1991, nė Ambasadėn e Bullgarisė nė Tiranė u paraqit njė grup shtetasish shqiptarė me nacionalitet tė supozuar bullgar, kryesisht me origjinė nga Gollobėrda, Gora dhe Prespa, tė cilėt qenė nismėtarė pėr krijimin e shoqatės "Ivan Vazov", e cila do tė bashkonte bullgarofonėt e Shqipėrisė.Nė kėtė grup qe dhe njė djalė i ri, qė binte nė sy pėr dy veti qė do tė mbeteshin mė tė spikaturat pėr tė edhe nė tė ardhmen, se flokėt kishin filluar t` i thinjeshin shumė shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha qė tė prezantohej, njeriu qė kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqė ra fjala mė pas nuk pati mė dėshirė qė t` i kujtohet kjo aventurė bullgare sepse familjarėt e vet u bėnė nismėtarė tė orientimit tė Gorės nga Serbia), me sensin e vet tė njohur tė humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtė dhe i pastėr, jo vetėm nga emri, por edhe nga shpirti. Pandeli Majko reagoi duke bėrė tė vetmen gjė qė ai realisht di tė bėjė, ai qeshi. Diplomati bullgar qė i priste dhe tė cilit i bėri pėrshtypje mbiemri i tė riut, pyeti pėr origjinėn e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes sė vet qe nga Prilepi i Maqedonisė ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Nė kohėn e Jugosllavisė monarkiste familja e gjysh*t tė Pandeli Majkos emigroi nė Shqipėri pėr shkak se pėrndiqej nga autoritetet jugosllave pėr pjesmarrje nė lėvizjen nacionale bullgare tė shtetasve jugosllavė me kombėsi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos nė Gjirokastėr, gjė pėr tė cilėn Pandeliu sot pėlqen ta quajė veten gjirokastrit, por pa mundur dot tė identifikohet me njė nga fiset e vjetra tė njė qyteti shumė tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone tė tregojnė edhe sot se ku e kanė pasur shtėpinė tė parėt e tyre nė shekullin XIX. Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait tė vet, Sotirit, i cili qe njė aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhės pėr shkak tė origjinės bullgare dhe ndjenjave tė zjarrta probullgare, pas prishjes tė Shqipėrisė me bllokun lindor, i pati hequr tė drejtėn e fluturimit, pasi dyshonin se do tė ikte me gjithė avion nė atdhe, nė Bullgari, ēka pėrbėnte njė provė tė persekutimit tė minoritetit bullgar nė Shqipėri. Kuptohet se nė njė familje tė tillė Pandeliu qe edukuar me njė pėrkushtim tė zjarrtė ndaj nėnės Bullgari. Tė gjitha kėto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko nė kėtė aventurė bullgare. Nė verėn e vitit 1991 Pandeli Majko qe njė student i inxhinierisė mekanike qė priste tė diplomohej nė njė degė qė nė Shqipėrinė nuk e kohės, kur industria e kohės sė komunizmit pati pėsuar kolaps tė plotė, nuk hapte asnjė perspektivė pėr t` u punėsuar. Ēfarė do tė bėnte djaloshi 24 vjeēar Pandeli Majko me diplomėn e inxhinierit mekanik, diplomė kjo qė nė Shqipėrinė e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njėzet centimetra lėkurė viēi me tė cilėn qe veshur, aq mė tepėr qė Majko dhe notat i kishte tė ulta? Sigurisht asgjė. Djaloshi Pandeli Majko qe nė kėrkim tė njė alternative. Atėhere qe koha kur nė Shqipėri inicohej krijimi i gjithfarė shoqatave dhe organizatave tė etnive dhe kėshtu Pandeliu njė ditė dėgjoi pėr nismėn pėr krijimin e shoqatės sė shtetasve shqiptarė me origjinė bullgare. Atėhere thuhej se kjo shoqatė do tė kishte mbėshtetje tė madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare nė Perėndim, ēka pėr Pandin do tė thoshte njė alternativė pėr tė nxjerrė bukėn e gojės pa shumė mund. Kėshtu qė Pandi, tė cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapėrceu "Rubikonin" dhe iu pėrkushtua ēėshtjes nacionale bullgare, duke zgjedhur tė qe njė "minoritar" bullgar nė Shqipėri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq nė kėtė aventurė pasi grupi nismėtar i shoqatės "Ivan Vazov" u bė shpejt njė fole intrigash, ku njė zog ende pa pupla nuk akomodohej dot.
Por, Namik Dokle, nismėtari i krijimit tė shoqatės "Ivan Vazov" qe ai qė do t` i hapte Pandit perspektivėn e vėrtetė, duke e lanēuar djaloshin Pandeli Majko nė politikė. Nė fund tė vitit 1991, kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, qe duke kėrkuar tė rinj tė pėrshtatshėm pėr tė krijuar forumin rinor tė PS, qė do tė bėhej i njohur si Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Nė konceptin e Nanos, fjala "i pėrshtatshėm" nė kėtė rast do tė thoshte qė duheshin gjetur njerėz tė tillė qė, nė perspektivė, mos t` ia rrezikonin Nanos postin e kryetarit tė partisė, as edhe pas njė kohe shumė tė gjatė. Nano synonte qė ta pėrdorte forumin rinor tė PS si njė ēelės pėr tė hapur portat e qendrave tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė mbeteshin tė mbyllura pėr PS-n, duke fillar qė nga Internacionalja Socialiste. Por kjo qe njė thikė me dy presa, pasi nė rast se kjo strategji funksiononte, atėhere njerėzit qė do tė qenė nė krye tė FRESSH dhe veēanėrisht kryetari i saj, do tė fitonin njė autoritet tė madh, veēanėrisht jashtė vendit, ēka do ta bėnte atė rivalin e rrezikshėm tė Nanos dhe kandidatin pėr ta zėvendėsuar Nanon nė postin e kryetarit tė PS, si finalizim i natyrshėm i procesit tė reformimit tė kėsaj partie. Nė kėtė pikė Nano pati frikė se mos pėsonte fatin e Ramiz Alisė, duke u zėvendėsuar pas njė kohe tė shkurtėr nga tė rinj qė nuk bartnin ngarkesat qė bartte Nano nga e kaluara komuniste. Prandaj Nano do tė zgjidhte njerėz intelektualisht tė mangėt dhe me pengesa nga mė tė ndryshmet pėr t` i zėnė vendin. Derisa Enver Hoxha emėronte nė lidershipin e regjimit komunist mjelse, saldatorė, marangozė, teneqexhinj, pra njerėz tė pashkolluar, Nano nė njė sens tė sigurt i pėrkeqėsoi gjėrat pasi emėroi nė lidershipin e FRESSH njerėz me diploma fiktive, nė sensin qė duke qenė studentė shumė tė dobėt, nuk i zotėronin fare dijet qė pėrfaqėsonte diploma qė mbanin. Kėta njerėz praktikisht qenė mė inferiorė se tė emėruarit e Enver Hoxhės, pasi derisa kėta tė fundit sė paku dinin tė bėnin diēka, tė mjelnin lopė, tė saldonin etj., tė emėruarit e Nanos nuk dinin tė bėnin asgjė. Kėshtu qė ata qenė mė tė kėqinj se liderėt e pashkolluar enveristė, pasi mė i keq se lideri i pashkolluar punėtor, mund tė jetė veē njė i diplomuar fiktiv, qė nuk di tė bėjė asgjė. Pandeli Majko qe pėrfaqėsuesi mė domethėnės i kėsaj kategorie njerėzish. Duke i njohur kriteret e Nanos, Dokle, i cili qe njė nga liderėt e PS-s me prejardhje nga kasta e aparatēikėve tė PPSH dhe qė ndante tė njėjtin preokupim me Nanon, ia propozoi si me shaka Pandeli Majkon, i cili mund tė vihej pa frikė kryetar i FRESSH, pasi pėr arsye intelektuale dhe etnike nuk do tė qe kurrė i rrezikshėm nė kėtė post. Nano e mori shumė seriozisht shakanė e Dokles dhe emri i Pandeli Majkos u fut nė listėn e atyre qė themeluan FRESSH nė janar 1992. Nė shtator 1998, pas dorėheqjes sė Nanos, njė gazetare e Tv KLAN i mori Majkos njė intervistė duke i kėrkuar tė komentonte zėrat se emri i tij do tė diskutohej si kandidat pėr kryeministėr nė mbledhjen e KPD. Dialogu i Majkos me gazetaren tashmė ka hyrė nė librin e anekdotave tė politikė shqiptare. Gazetarja: Zoti Majko, emri juaj ėshtė pėrfolur si kandidat pėr kryeministėr. Majko: (qesh) Ē` janė kėto budallallėqe! Thoni diēka mė serioze ju lutem! Gazetarja: A do ta pranonit postin e kryeministrit nėse do t` u propozohej? Majko: (qesh) Unė nuk jam nga ata qė ua fusin thikėn pas shpine shokėve. Pandeli Majko duket se ka pasur njė moment sinqeriteti me gjasė patologjik, kur e ka quajtur si budallallėk dhe gjė joserioze veten e vet nė postin e kryeministrit. Nėse Majkon do ta kishte pyetur njė gazetare e televizionit nė vitin 1991 kur qe njė i diplomuar i papunė, se si e komentonte faktin qė emri i tij po pėrfolej pėr t` u bėrė njė nga liderėt e PS, si dhe deputet, Majko me siguri do tė qe pėrgjigjur: "Ē` janė kėto budallallėqe! Thoni diēka mė serioze ju lutem!" Mbi hyrjen e Majkos nė politikė, ėshtė krijuar njė legjendė, sikur Majko u parapėlqye pėr shkak se ai pati qenė njė "student i dhjetorit", gjė pėr tė cilėn Berisha nė vitin 1992, kur qe President i Republikės i dha Pandeli Majkos dhe disa eurosocialistėve tė tjerė, medaljen me emrin pompoz "Pishtar i demokracisė". E vėrteta ėshtė se Pandel Majko qe student nė dhjetor 1990, por jo student i dhjetorit 1990, nė kuptimin qė i jepet kėsaj fjale si pjestar i lėvizjes studentore. Dhėnia nga Berisha e titullit "Pishtar i demokracisė" Majkos dhe disa eurosocialistėve tė tjerė, nė dhjetor 1992, qe nė fakt njė diversion i Berishės nė PS, duke qenė se me kėta "pishtarė" Berisha donte t` i vinte flakėn piramidės nanoiste tė PS-s. Si pjestar i grupit nismėtar tė FRESSH Pandeli Majko u bė deputet i PS-s nga lista shumėemėrore nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. PS nė kėto zgjedhje pėsoi njė humbje katastrofike, por pėr Pandin kėto zgjedhje qenė njė fitore e madhe pasi ai u bė deputet pa i mbushur ende 25 vjeē dhe kėshtu nė prill 1992 Pandi firmosi pėr herė tė parė nė njė bordero pėr tė marrė rrogėn, por jo nė profesionin e vet tė inxhinierit, tė cilin nuk e kishte ushtruar pėr asnjė ditė, por firmosi pėr tė marrė rrogėn e parė si deputet, e cila qe dhe rroga e parė qė po merrte nė jetėn e vet. Por kėto janė ēuditė e tranzicionit shqiptar. Nė maj 1992, nė Kongresin I tė FRESSH Pandi u zgjodh kryetar i Forumit Eurosocialist, ose mė saktė u emėrua nga Nano si kryetari i FRESSH. Nano e zgjodhi Majkon para anėtarėve tė tjerė tė FRESSH dhe nė rradhė tė parė para Ilir Metės, i cili qe mė i spikaturi nė lidershipin eurosocialist, pėr shkak se Majkon e gjykoi si njeriun mė tė paaftė pėr t` ia rrezikuar postin, si nga pikėpamja intelektuale, ashtu dhe nga origjina etnike. Nė atė kohė PS ishte duke u afruar shumė veēanėrisht me Greqinė dhe posaēėrisht me PASOK, qė kishte marrė pėrsipėr tė bėnte kumbarin e PS-s nė sallonet e sė majtės europiane. Athina dhe posaēėrisht PASOK do tė kishin njė peshė tė madhe nė zhvillimet nė PS. Nano kishte dyshim se mos Greqia dhe posaēėrisht PASOK mbėshtesnin nė njė moment tė dhėnė njė person tjetėr nė rradhėt e lidershipit tė PS-s, qė nuk kishte ngarkesa nga e kaluara komuniste dhe qė do t` ua lehtėsonte punėn pėr ta lanēuar PS-n nė rrafsh ndėrkombėtar. Kryetari i FRESSH qe kandidati mė i pėrshtatshėm pėr kėtė rol. Por, Majko, i cili qe kryetar i FRESSH nuk mund tė bėhej kurrė beniamin i Greqisė dhe i PASOK pėr shkak tė origjinės sė vet bullgare. Greqia ende dhe sot tmerrohet nga fantazma e bullgarėve tė Egjeut dhe tė Maqedonisė greke nė pėrgjithėsi, tė cilėt ėshtė munduar me ēdo mėnyrė t` i asimilojė pasi ata u pėrfshinė nė territorin grek pas vitit 1913. Nė kishte gjė qė nuk do ta bėnin kurrė Greqia dhe PASOK, kjo ishte qė tė kishin si beniamin e tyre nė Partinė Socialiste Shqiptare, qė ato e shikonin si forcėn politike mbi tė cilėn duhet tė shkonte mbėshtetja greke nė Shqipėri, njė bullgar. Prej kėtej dėshtimi i tė gjitha pėrpjekjeve tė Majkos gjatė kėtyre 13 viteve pėr t` u bėrė beniamini i Athinės nė Shqipėri, tė cilat pėrpjekje kanė marrė deri edhe pėrmasa groteske, siē do ta tregoj mė tutje. Nė 1992, Majkos i dukej sikur po jetonte njė pėrrallė. Atėhere kur qe njė i papunė i dėshpėruar, ai u bė befas njė deputet dhe njė nga liderėt kryesorė tė PS-s, si kryetar i forumit rinor tė kėsaj partie. Tė gjitha kėto ai ia dedikonte Nanos, prandaj qe me vetėdije dhe njė skllav-po tė pėrdor njė shprehje qė Majko e pėrdori ditėt e fundit pėr kundėrshtarėt e Nanos nė PS- i bindur i faraonit tė partisė, Fatos Nanos. Namik Dokle kishte tė drejtė tė thoshte se njė shaka e tij prodhoi njė politikan. Majko e priti me shumė entusiazėm dekorimin nga Berisha me medaljen "Pishtar i demokracisė" nė dhjetor 1992, madje doli para kamerave tė televizionit shtetėror, ku me buzėqeshjen mė tė ėmbėl tė cilėn qe parė t` ia rezervonte Nanos, e quajti dekorimin e vet "njė gjest shumė i bukur i Presidentit", ēka bėri pėrshtypje sepse nė atė kohė marrėdhėniet e opozitės sė majtė me pozitėn dhe veēanėrisht me Berishėn qenė acaruar pas disa incidenteve nė Poliēan dhe Ēorovodė, pėr ēka disa eurosocialistė tė tjerė e pranuan dekoratėn duke e shprehur mirėnjohjen nė terma shumė mė tė kursyera. Me sa duket Majko u kėnaq pasi mori diēka qė i takonte ndonjė eurosocialisti tė thjeshtė, por qė i shkoi Majkos pėr shkak tė postit qė mbante. Ishte e qartė se Berisha po tentonte qė ta rriste staturėn politike tė Majkos pėr ta lanēuar si rival tė Nanos. Gazeta e PS, "Zėri i Popullit" ia ftohu pak trurin e ndezur Pandit duke mos e botuar prononcimin qė dha ky me rastin e dekoratės qė i akordoi Berisha.
Me burgimin e Fatos Nanos, nė PS u krijua njė vakuum nė lidership, tė cilin Nano u mundua qė ta mbushte duke e rritur nė katėr numrin e nėnkryetarėve tė partisė. Por, megjithatė pėr shkak se ende PS vuante izolimin ndėrkombėtar, kryetari i FRESSH qe interlokutor mė i pranueshėm dhe mė aksesibėl nė rrafsh ndėrkombėtar se tė gjithė nėnkryetarėt tė marrė sė bashku, pa pėrmendur sekretarin e pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi.
Nė kohėn qė Nano qe nė burg, nė PS filluan tė krijohen klane dhe tė dalin njerėz qė donin deri edhe t` i zinin Nanos vendin e kryetarit tė partisė. Majko i shikonte tė gjitha kėto dhe madje kėta njerėz i shkelnin syrin duke dashur ta tėrhiqnin nė anėn e tyre. Kjo situatė bėri qė nė trurin e Majkos tė lindte idea qė lind nė trurin e skllavit kur padroni mungon nė shtėpi, pra idea se skllavi ėshtė padron. Nė trurin e Majkos lindi idea e habitshme se ai qe politikani mė i rėndėsishėm nė PS, me tė gjitha gjasat pėr t` u bėrė lider i partisė, ide kjo po aq reale dhe mundshme pėr t` u materializuar, sa edhe idea e Majkos pėr ndėrtimin e tunelit tė Otrantos. Nano, qė i ndiqte nga larg zhvillimet nė PS, u preokupua shumė...



Marre nga www.sot .com.al


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 02.11.2006, 22:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



Rasti Majko-wski, fatkeqesiht nuk eshte i vetmi rast qe ne Partin socialiste te ket shqipfoles me prejardhje greke, bullgare, vllehe apo jevreje, nder ta jane edhe Namik Dokle-wski, Fatos Nano-vakis, Paskal Milo-wski, Edwin Rama-ov, Bashkim Fino-v etj etj etj.......

Mua me intereson deri kur duhet pritur qe populli shqipetar te mbledh mendet dhe te mos ju jap votat ketyre ndytesirave qe vetem lehin si qene ne Parlament, vetem per te prishur seancat dhe per te mos hecur perpara!!!

PM
Top
Gazetari
Postuar nė: 03.11.2006, 00:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 137
Antari Nr: 637
Bashkangjitur: 03.04.2006



Gazeta SOT dhe Kastriot Myftaraj, autori i shkrimit ne fjale, nuk kane pune tjeter me te mire, dhe nuk kane se me cka ti mbushin faqet e gazetes se tyre dhe vendosin te botojne shkrime te tilla idioteske qe te fitojne popullaritet! Por keto perralla nuk pijne uje me, sepse bota i njeh njerezit kush jane dhe cilet jane dhe nuk lexon gazetaruca te tipit Myftaraj apo tjereve...

PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 03.11.2006, 15:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Pa dyshim se ky artikull eshte real, perndryshe do te kishte kunder reagime nga majkowski e doklewski!!por jo kunder reagime nuk kishte, si te kete kunder reagime ku shumica e dine prejardhjen e tyre dhe ata fare nuk e fshehin!

Por ata mbeshteten dhe vazhdojne te votohen nga populli Injorant, e dihet se Injorance e madhe e ka kapluar popullin shqiptar



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 03.11.2006, 21:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Shqiptaret nuk jane injorante ashtu siē mendojne te tjeret, edhe disa vazale te perbetuar te Arabistanit. Per disa persona ketu ne forum, shqiptaret nuk dijne kurgje dhe per ato kurkush nuk vyn, ēka ju duhen keto shkrime o arabēiēa, ēka eshte qellimi juaj, pse i shkruni keto gjera dhe insinuata. Edhe ne rast se deklarohen bullgare e drejta e tyre eshte, nuk do ti mbysim o njerez. A e dini ne cilin shekull jetoni apo jo? Cka propozoni ju? T'i qe nuk je injorant trego se ēka duhet bere qe Shqiptari te dal nga injoranca, te tejkaloj krizen ekonomike, te gjej pune, etj.
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 03.11.2006, 23:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (Uskana2006 @ 03.11.2006, 21:21)
Shqiptaret nuk jane injorante ashtu siē mendojne te tjeret, edhe disa vazale te perbetuar te Arabistanit. Per disa persona ketu ne forum, shqiptaret nuk dijne kurgje dhe per ato kurkush nuk vyn, ēka ju duhen keto shkrime o arabēiēa, ēka eshte qellimi juaj, pse i shkruni keto gjera dhe insinuata. Edhe ne rast se deklarohen bullgare e drejta e tyre eshte, nuk do ti mbysim o njerez. A e dini ne cilin shekull jetoni apo jo? Cka propozoni ju? T'i qe nuk je injorant trego se ēka duhet bere qe Shqiptari te dal nga injoranca, te tejkaloj krizen ekonomike, te gjej pune, etj.


Jo rastesisht Ardi te ka quajtur uskanovic e uskanowski, mendoj se ardi kishte plotesisht te drejte sepse tere kohen e ke treguar anti-shqiptarizmin tend dhe tash e konfirmion prap duke mbrojtur edhe veglat greko bullgaro e vllahe qe jane instaluar ne parlamentin shqipetar dhe punojne dite e nate kunder shtetit shqipetar!

Per te dalur nga injoranca populli shqipetar duhet tju shikoj historine atyre njerezve qe done ti votoj, se paku duhet konfirmuar 4 gjenerata se jane shqipetar te paster, e jo te mashtrohen me fjalimet e e ketyre tradhtareve neper mitingje qe i perngjajne mitingjeve te millosheviēianeve neper serbi!!

PM
Top
andy
Postuar nė: 03.11.2006, 23:33
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



Epo kta te kercoves fort me duken si terbesh mue ene per ate ka te drejt ki Uskana2006 te fole kunder shqiptareve. Por njiher duhet ta ndroje kete User name se Uskana ka te beje me fiset Ilire (penestet te cilet e kan pas kryeqender Uskanen).
ardi_pr bravo, ketille artikuj duhen te shofish qe ta dijme realitetin ma mire. Por partit politike tash nuk kan asnji interes kombetar por vetem interes milionash te bejne per vete. Prandaj me i pa keta politikanet tane ku do qofte preardhjen e tyre mund qe dokush te dale edhe Hebrej e dikush serbe, torbesh e kshu me rradh. A nese dikush eshte i mendimit se nuk duhet te jena si Arabistanet, duhet te shofe pak Iranin dhe pastaj te fole a duhet te jemi si arabistan a jo? Mos dalim shume prej teme se nuk oshte mire.


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 06.11.2006, 22:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Misteret e karrierės sė Genc Pollos nipit tė oficerit grek Take Pollo

Nga Kastriot Myftaraj - (gazeta Sot)


Kur Genc Pollo hyri nė politikė me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri, nė dhjetor 1990, ai i kishte tė gjitha kredencialet pėr tė hyrė natyrshėm nė lidershipin e ri tė partisė sė majtė tė reformuar qė do tė dilte nga PPSH, ēka pas gjashtė muajsh do tė ishte PS.Genc Pollo i pėrkiste njė familjeje tė nomenklaturės komuniste tė kohės- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit tė Historisė, njė post shumė i rėndėsishėm ky nė hierarkinė akademike tė regjimit komunist, qė kishte obsesionin e manipulimit tė historisė, aq saktė tė pėrshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kėshtu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugė argjendi nė gojė) qė pėrdorej dikur pėr pinjollėt e familjeve aristokratike. Genc Pollos nė jetė nuk i mbetej veē tė shijonte tė mirat qė do t’ i jepnin me “lugėn e argjendtė“. I ati i tij, patriarku i historiografisė komuniste, Stefanaq Pollo, po i pėrgatiste njė karrierė nėn hijen e vet. Genc Pollo u diplomua nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1986 pėr histori, me njė specializim nė arkeologji. Me tė marrė diplomėn u emėrua nė sektorin e kėrkimit shkencor nė Akademinė e Shkencave, nė njė kohė qė bashkėstudentėt e vet merrnin emėrimin si mėsues historie. Pasi u end pėr dy vjet korridoreve tė Akademisė sė Shkencave pa u shquar pėr ndonjė gjė, nė vitin 1988 ai fitoi tė drejtėn pėr tė bėrė njė specializim dyvjeēar nė Universitetin e Vjenės, nė Austri. Izolimi nė atė kohė ishte pėr shqiptarėt e thjeshtė, tė cilėt duhet tė mbaheshin larg influencės sė dėmshme tė botės kapitaliste, ndėrsa njerėzit e nomenklaturės ishin tė privilegjuar nė kėtė pikė. Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitin 1990, Pollo u emėrua nė Institutin e Arkeologjisė nė Tiranė, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, pėr nga origjina familjare dhe privilegjet qė kishte pasur, i pėrkiste “establishmentit” komunist qė ishte i lidhur me PPSH-nė dhe qė me ndryshimet politike qė po ndodhnin nė Shqipėrinė e vitit 1990, duhej tė qe pjesė e atij grupimi intelektualėsh tė rinj qė do tė reformonin PPSH-nė duke e shndėrruar nė njė parti tė majtė tė llojit tė socialdemokracisė perėndimore. Nė kėtė rol do tė qe i natyrshėm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri. Pėrndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese pėr tė parėn parti opozitare qė u krijua nė Shqipėri nė dhjetor 1990, pra pėr PD-nė, qė Genc Pollo dhe tė tjerė si ai hynė nė lidershipin e kėsaj partie me krijimin e saj. Me kėta nuk dua tė them se komunistėt dhe bijtė e familjeve komuniste nuk duhej tė hynin nė lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme qė tė ēahej blloku monolit qė kėrkonte tė krijonte PPSH me 200 mijė anėtarėt dhe kandidatėt e partisė dhe njerėzit e familjeve tė tyre. Por, kėtu duheshin pėrjashtuar, nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzit qė u pėrkisnin 2-3 mijė familjeve tė lidhura ngushtė me PPSH-nė dhe qė pėrbėnin nomenklaturėn. Ardhja e njerėzve nga kėto familje nė lidershipin e PD-sė nuk kishte sens as edhe nga pikėpamja elektorale se kėta njerėz nuk mund ta bėnin shtresėn sė cilės i pėrkisnin qė votonte pėr PD-nė dhe koha e tregoi se nuk arritėn qė ta bėjnė dot kėtė gjė. Miranda Vickers, reportere pėr Shqipėrinė e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nė librin e saj “Shqipėria-nga anarkia te njė identitet ballkanik” e pėrshkruan kėshtu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njėrit nga nomenklatura e vjetėr, qė mė vonė u bė zėdhėnėsi kryesor i Berishės”. (Miranda Vickers: “Shqipėria- nga anarkia te njė identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranė 1998, f. 58) Hyrja nė lidershipin e PD-sė, qė me krijimin e kėsaj partie, e njerėzve si Genc Pollo mund tė shpjegohet vetėm me skemėn e regjimit komunist pėr tė kontrolluar partitė opozitare me anė tė njerėzve tė nomenklaturės. Kur nė 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismėtar prej 16 vetėsh i PD-sė, qė funksiononte edhe si forum drejtues i partisė, Genc Pollo nuk u pėrfshi atje me ndėrhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenė vetė pinjoll i njė familjeje tė nomenklaturės, kishte frikė se mos binte nė sy pėr keq qė nė lidershipin e partisė sė re kishte shumė njerėz tė nomenklaturės. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtė komisionit nismėtar tė PD-sė u emėrua zėdhėnės i partisė sė re, sė bashku me Preē Zogajn qė ishte anėtar i komisionit nismėtar. Pra ishte e qartė se njė dorė e fshehtė, donte qė ta mbante Genc Pollon, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nė lidershipin e partisė sė re. Se kush ishte kjo dorė, kjo u kuptua pas disa ditėsh nė janar 1991, kur gjatė vizitės sė kryeministrit grek Micotakis nė Tiranė, Genc Pollo u pėrfshi nė pėrfaqėsinė e PD-sė qė u takua me kryeministrin grek. Nė kėtė takim kryeministri grek dha tė kuptojė simpatinė e tij, nė rradhė tė parė pėr Gramoz Pashkon dhe pastaj pėr Genc Pollon, u pėrpoq tė joshte Azem Hajdarin qė ia prezantuan si lider tė lėvizjes studentore dhe kryetar tė pėrkohshėm tė partisė dhe e injoroi krejtėsisht Sali Berishėn, “ylli” i tė cilit ishte duke u ngjitur nė “qiellin” e politikės shqiptare ngase kishte qartas mbėshtetjen e amerikanėve pėr tė dalė nė krye tė partisė, ēka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti qė i bėnte “Zėri i Amerikės”. Sjellja e kryeministrit Micotakis nė rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin sė pari me atė se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga njė familje tradicionalisht shumė filogreke. Nė gazetėn “Tema”, tė Mero Bazes, nė 4 qershor 2000 (f. 12-13) ėshtė botuar njė dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente tė nxjerra nga arkivi i shtetit qė tregojnė se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenė oficer i ushtrisė vorio-epirote nė vitet 1914-1917, me gradėn kapiten. Nė kėtė dossier thuhet: "Take Pollo ėshtė njėri prej tri komandatėve tė andartėve grekė qė masakruan shqiptarėt nė Jug tė Shqipėrisė…Dėshmi mbi kėtė veprimtari dhe pėrplasjen e kapiten Pollos me ēetat patriotike tė Butkės janė ende tė freskėta edhe nė zonat e Jugut. Shtėpia e Pollos u dogj nė fshatin e tij tė lindjes nė Pėrmet, pikėrisht nga ēeta e Butkės nė shenjė hakmarrjeje ndaj udhėheqėsit tė ēetės andarte greke. Biografia e zezė e Take Pollos filloi tė pėrbėnte njė problem mė vete pėr tė birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes sė komunizmit nė Shqipėri. Take Pollo andarti qė ka rrafshuar 27 fshatra dhe qė akuzohet pėr vrasjen e sė paku 440 shqiptarėve nė zonėn e Lunxhėrisė, Hormovės, Leskovik dhe Ēarshovė…Tentativa pėr mbulimin e veprimtarisė sė Take Pollos janė bėrė edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytėzuar emrin e gazetės “55” si gazetė nacionaliste dhe sidomos duke pėrdorur miqėsinė me drejtorin e gazetės, arriti tė botojė nė atė gazetė njė shkrim tė montuar keq pėr veprimtarinė e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht qė nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapėlqyer i Athinės pėr tė qenė nė lidershipin e PD-sė. Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerėzve tė tjerė tė habitur tė PD-sė, vazhdoi tė tregonte historinė se si, nė vitin 1963, pak kohė pasi kishte lindur, gjyshja e kishte ēuar nė kishė gjoja fshehur prindėrve, siē bėhej nė atė kohė, pėr t’ u pagėzuar sipas ritit tė krishterė ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranės dhe Durrėsit, Paisi. Micotakis pėrfitoi nga rast dhe tha se tash qė ortodoksėt kanė mundėsi ta ushtrojnė lirisht fenė e vet, nė mėnyrė qė kjo tė realizohet duhet qė nė Shqipėri tė vijnė klerikė grekė, gjė tė cilėn e mbėshtetėn pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndėrsa tė tjerėt nuk dinin se ēfarė tė thoshin, pasi u zunė tė papėrgatitur pėr kėtė ēėshtje. Por, impakti kryesor nė PD i vizitės sė kryeministrit grek nė Tiranė qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks nė PD qė tė merrte kontrollin e partisė. Atėherė PD ishte nė prag tė konferencės konstituive qė do tė mbahej nė shkurt, ku do tė zgjidhej kryetari. Qė pas takimit tė lidershipit tė PD-sė me kryeministrin grek Micotakis nė PD filloi njė luftė e ashpėr pėr tė marrė kontrollin e partisė, mes dy klaneve, njėrit tė grumbulluar rreth Sali Berishės dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-nė kėtė tė fundit bėnte pjesė dhe Genc Pollo. Nė dinamikė tė kėtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, pėr t’ u bėrė kryetar i PD-sė. Qė nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, nė pozitėn e tij si zėdhėnės i PD-sė u bė praktikisht zėdhėnės personal i kandidatit pėr kryetar Gramoz Pashkos, duke bėrė nė tė njėjtėn kohė replika tė tėrthorta me deklaratat e kandidatit tjetėr pėr kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks nė PD tė merrte nėn kontroll partinė kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur njė kompromis SHBA-Greqi pėr politikėn shqiptare tė erės pluraliste sipas tė cilit amerikanėt do tė dominonin PD-nė dhe grekėt tė dominonin partinė e majtė qė po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-tė preferonin tė mbėshteteshin tek njerėzit me origjinė muslimane pėr tė krijuar lidershipin e PD-sė, kjo pėr shkak se muslimanėt qenė shumėsia e vendit dhe shumėsia absolute e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe troje tė tjerė nė Jugosllavi, ku SHBA-tė kishin interesa tė posaēme, qenė muslimanė. Nė anėn tjetėr, Greqia, synonte qė tė mbėshtetej tek kristianėt ortodoksė pėr lidershipin e PPSH (PS), pėr shkak se donte ta pėrdorte fenė e pėrbashkėt ortodokse me atė tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, si premisė pėr influencė politike dhe madje pėr asimilim etnik. Nė konferencėn konstituive tė PD-sė, nė shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bėnte pjesė edhe Genc Pollo, tentoi qė ta merrte nėn kontroll partinė, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anė tė njė manovre tė sofistikuar, sipas sė cilės nė votimin e parė pėr kryetar nuk do tė fitonte askush dhe nė votimin e dytė do tė fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi pėrgjysmė, pasi nė votimin e parė Berisha mori vetėm 9 nga 10 vota qė i duheshin nė komisionin drejtues prej 19 anėtarėsh. Por nė vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nėn kontroll partinė, kryesisht pėr shkak tė kundėrshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar qė Berisha tė zgjidhej kryetar me njė shumėsi votash tė dalė nga votimi nė kryesi, sipas statutit, por me njė konsensus tė grupeve rivale, ēka e bėnte pozitėn e tij tė cenueshme. Pas konferencės konstituive tė shkurtit 1991 Pollo mbeti pėrsėri nė njė pozitė evazive, me njė kėmbė brenda lidershipit dhe me njė kėmbė jashtė, duke qenė se nuk u zgjodh nė komisionin drejtues qė ishte njė lloj kryesie e partisė, por ruajti postin e zėdhėnėsit tė partisė. Nė zgjedhjet e para pluraliste, tė 31 marsit 1991, Pollo ishte njė nga tre kandidatėt e PD-sė pėr deputetė qė humbėn nė qytetin e Tiranės, nga 19 vetė qė PD kandidoi nė qytetin e Tiranės. Kjo humbje, qė duhet t’ i atribuohet mosbesimit tė elektoratit tė PD-sė pėr tė, si pinjoll i nomenklaturės, e dobėsoi pozitėn e Genc Pollos nė PD. Nė prag tė Kuvendit I tė PD-sė, qė u mbajt nė shtator 1991, klani kundėr Berishės nė lidershipin e PD-sė u riaktivizua duke planifikuar qė tė mbėshteste kandidaturėn e Neritan Cekės, pėr postin e kryetarit tė partisė, nė vend tė Berishės. Neritan Ceka si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė vazhdonte qė tė ishte shefi i Genc Pollos, qė vazhdonte tė ishte punonjės i kėtij Instituti. Kjo ishte njė arsye shtesė pėr tė cilėn Pollo ishte praktikisht pjesė e stafit tė Cekės, qė punonte pėr zgjedhjen e kėtij tė fundit nė postin e kryetarit tė partisė. Kjo gjė sigurisht qė e rriste distancėn mes Pollos dhe Berishės. Me disfatėn e Cekės nė Kuvend, ku u konfirmua Berisha nė postin e kryetarit tė PD-sė, u frenua dhe ngjitja e Pollos nė hierarkinė e PD-sė. Pollo u zgjodh anėtar i Kėshillit Drejtues (homolog i Kėshillit Kombėtar tė tashėm) tė PD-sė, por jo anėtar i kryesisė tė partisė. E megjithatė, Pollo vazhdoi tė mbante postin e zėdhėnėsit tė partisė. Duke mos qenė mes favoritėve tė Berishės, Pollo nuk u fut nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes nė kryesi, kjo e mbushi kupėn e zemėrimit tė Pollos pėr Berishėn, ēka bėri qė tė rebelohet nė shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishėn pėr “Oksidentofobi”. Rasti qė zgjodhi Genc Pollo pėr ta bėrė kėtė ishte sinjifikues pasi dėshmonte se ai kėrkonte tė fitonte kredit grek pėr ta pėrdorur nė politikėn shqiptare. Nė shkurt 1991, nė kulmin e debatit pėr ligjin e ri elektoral qė ia ndalonte organizatės politiko-kulturore tė minoritetit grek, “Omonia“-s, qė tė ishte njė subjekt elektoral, edhe pse kjo gjė u bė me votat e pėrbashkėta tė PS-sė qė kishte mazhorancėn parlamentare dhe tė PD-sė, Genc Pollo e ndjeu tė nevojshme tė bėnte njė distancim nė favor tė Greqisė. Nė njė intervistė qė i dha gazetės “Hapėsirė” tė Forumit Rinor tė PD-sė, nė numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral qė iu bė “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parė ndonjėherė qė valėt e oksidentofobisė qė e kanė qendrėn diku nga mesi i rreshtave tė majtė tė Kuvendit tė pėrfshijnė edhe rreshtat e djathtė”. Ėshtė e qartė se kjo ishte njė akuzė pėr kryetarin e PD-sė Berisha, qė nė kėtė rast kishte pėrgjegjėsinė pėr dominimin e krahut “oksidentofob” nė PD, pėrballė krahut oksidentofil, si kuintesencė e tė cilit na dilnin pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrsa si zėdhėnės i tė cilit nė kėtė rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob qė artikuloi Pollo, ishte ajo qė kėrkonte tė induktonte Greqia nė mendimin politik shqiptar dhe nė kancelaritė perėndimore: Nė Shqipėri Oksidentalizmi pėrfaqėsohet nga progrekėt, ndėrsa oksidentofobia nga antigrekėt. Duke qenė se nė kėtė aferė, si protagonist nė debatin nė parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur pėr proislamizėm, kjo u konvenonte grekėve dhe njerėzve tė tyre nė Shqipėri pėr t’ i dhėnė paradigmės edhe ngjyrimin fetar aq tė pėlqyer pėr ta, pra qė minoriteti grek i fesė ortodokse nė Shqipėri, qė kėrkonte tė ushtronte tė drejtat e veta, sipas modelit perėndimor, po persekutohej nga shqiptarėt muslimanė oksidentofobė. Kėshtu, konflikti mes oksidentofobėve dhe oksidentofilėve nė Shqipėri dilte si konflikt mes minoritarėve grekė dhe tė krishterėve ortodoksė nga njėra anė dhe muslimanėve, nė anėn tjetėr. Kėshtu ka tentuar ta paraqesė Greqia konfliktin politik nė Shqipėri qė nga ajo kohė dhe deri mė sot dhe Pollo u bė zėdhėnėsi i parė nė politikėn shqiptare i kėsaj paradigme politiko-kulturore, njė veprim i denjė ky pėr tė nipin e kapitenit tė andartėve grekė. Pra, nė kėtė aferė, Pollo u bė drejtpėrdrejt zėdhėnės i Greqisė nė politikėn shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenė se ishte dhe zėdhėnės i PD-sė, sigurisht qė u pėrdor nga grekėt nė kancelaritė ndėrkombėtare. Nė tė vėrtetė, e gjithė kjo ēėshtje u montua nga Greqia, si njė manovėr me tė cilėn me njė gur vrau dy zogj. Nga njėra anė ia arriti qė ta ndėrkombėtarizonte ēėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri, si njė ēėshtje tė dhunimit tė tė drejtave tė njeriut, edhe nė rrafsh politik, ndėrsa nė anėn tjetėr siguroi me krijimin e PBDNJ tė drejtėn e kandidimit nė zgjedhje nė tė gjithė vendin, ndėrsa “Omonia” e kishte tė kufizuar vetėm nė Dropull dhe Vurg.



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 06.11.2006, 23:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Epo kta te kercoves fort me duken si terbesh mue ene per ate ka te drejt ki Uskana2006 te fole kunder shqiptareve. Por njiher duhet ta ndroje kete User name se Uskana ka te beje me fiset Ilire (penestet te cilet e kan pas kryeqender Uskanen).

Hej zoteri Andy, me fal po me shume torbesh dhe turq ka ne Goqstivar, e ku shqiptari plisin e ka zevendesuar me ato kesulat e qendisura ,,,,
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 06.11.2006, 23:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



 Citim (Ethnic Albanian @ 03.11.2006, 23:07)

Jo rastesisht Ardi te ka quajtur uskanovic e uskanowski, mendoj se ardi kishte plotesisht te drejte sepse tere kohen e ke treguar anti-shqiptarizmin tend dhe tash e konfirmion prap duke  mbrojtur edhe veglat greko bullgaro e vllahe  qe jane instaluar ne parlamentin shqipetar dhe  punojne dite e nate kunder shtetit shqipetar!

Per te dalur nga injoranca populli shqipetar duhet tju shikoj historine atyre njerezve qe done ti votoj, se paku duhet konfirmuar 4 gjenerata se jane shqipetar te paster, e jo te mashtrohen me fjalimet e e ketyre tradhtareve neper mitingje qe i perngjajne mitingjeve te millosheviēianeve neper serbi!!


Ethnic albanian,
me vjen keq po zoteri Ardi eshte Arabēiēi me i madh qe kam pare deri tash, s'ka vend per shqiptarizem, kombi per te eshte "" spansko selo"

Per te kurgje nuk vlen ne shoqerine shqiptare, i gjuan joshqiptaret, eshte ksenofob, i merzit Serbet, Grerket, por i do shume Arabet,obobbobo dhe ēdo gje qe vjen prej atje e gelltit,,,,

Ai dhe ti deshironi te pastroni popullin Shqiptare nga joshqiptaret, shume ide e bukur por une kisha nisur prej juve separi e pastaj kisha kaluar te te tjeret,,
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio