Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shamia dhe diskriminimi
ardi_pr
Postuar nė: 01.11.2006, 17:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Shamia dhe diskriminimi

Nga Xhemis Stafa -

Tek shikon emisione dhe dokumentarė nė mediat shqiptare pėr historinė e Nėnė Terezės, paralelisht tė bie nė sy artikujt e shtypit tė shkruar nė lidhje me problemin e vajzės nga Durrėsi dhe heqjen e sė drejtės sė saj, duke i mohuar arsimimin pėr shkak tė veshjes fetare.Shenjtėrimi i Nėnė Terezės me njė shami nė kokė, bie ndesh me ē’shenjtėrimin e shamisė sė muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do tė sjelli mė shumė bamirėsi dhe njohje ndėrkombėtare pėr rritjen e numrit e tė shenjtave shqiptare. Shamia e muslimanes ėshtė bėrė problemi i radhės nė shoqėrinė shqiptare. Ndoshta problemet dhe politikat pėr arsimimin janė zgjidhur dhe tani nuk ka ngelur vetėm se njė ēėshtje qė padyshim bie nė kundėrshtim dhe me kushtetutėn shqiptare E drejta pėr besim dhe zbatimin e tij nė vende publike lejohet nė kushtetutė (Kreu i parė Neni 24).Ndėrsa kodi penal saksionon se ndalimi i shprehjes sė lirisė sė besimit dėnohet dhe me burgim. Deklarimet e ndonjė rektori paragjykues ndaj besimit tė njė vajze muslimane, se shkolla ėshtė laike nuk kanė kurrfarė argumentimi logjik. Shkollat janė institucione arsimimi publike tė cilat janė ndėrtuar nga prindėrit tanė pėr tė mirėn e shoqėrisė. Ato rikonturohen herė pas here me taksat qė shqiptarėt muslimanė apo jomuslimanė i paguajnė shtetin shqiptar. Fuksioni i shkollės ėshtė qė tė edukojė shoqėrinė dhe jo tė pėrjashtojė dhe tė pėrbuzė njė pjesė tė saj. Pikėrisht e drejta e ushtrimit tė besimit nė jetėn publike nuk e pėrjashton mundėsinė pėr tė drejtėn e praktikimit tė bindjes fetare qoftė nė veshje ose nė ide. Ēdo njeri lind i lirė dhe e pėrdor vullnetin e tij pėr ti bėrė mirė shoqėrisė duke i bėrė mirė vetes sė tij. Ministria e arsimit dhe rektorėt e saj, duhet tė jetė me e kujdesshme nė politikat e arsimit tė cilat duhet tė pėrfshijnė tė gjithė shoqėrinė pa pėrjashtime. Shpesh herė ne muslimanėve na vjen keq pėr viktimizimin e fėmijvė tė cilat mbahen peng dhe pa arsim nga fenomeni i gjakmarrjes dhe dėshirojmė qė shteti tė gjejė mėnyra pėr edukimin e tyre. Mirėpo mesa duket viktima kėtė herė jemi ne dhe jo pėr shkaqe subjektive. Dyshimi jonė pėr hipokrizinė e reklamave tė propagandės se femrat nė vendet muslimane janė tė shtypura, shtohet nga ngjarjet e fundit ku vajzave muslimane nuk i jepet drejta pėr tu arsimuar sė bashku me njė politikė ku eksportohet demokracia, mirėpo subvencionohet drejtėsia. Jemi mėsuar t’a shikojmė Shqipėrinė nė listat pranė vendeve tė korruptura, afėr Afganistanit mirėpo mesa duket do na duhet ta shikojmė dhe nė listat e heqjes sė drejtave tė grave pėr arsimim. Ndėrkombėtarėt morėn insiativėn pėr ti rikthyer tė ‘drejtat’ grave afgane ndoshta ndėrhyjnė ose do tė ndėrhyjnė dhe nė Shqipėri kjo sepse problemi i shamisė ėshtė i eksportuar nga vendet e iluminizmit. Mos mbajtja e shamisė nė shkolla me argumentimin se shteti ėshtė laik dhe ėshtė i ndarė nga feja ėshtė njė farsė. Imagjinoni sikur muslimanėt shqiptarė tė thonin se meqė shteti ėshtė laik ne sduhet ti paguajmė taksat qeverisė sepse taksat shkojnė pėr rektorėt pa futur kėtu ryshfetet dhe bakshishet nė fund tė sezoneve tė provimeve. E pra para se ideuesit e politikės sė arsimimit tė merren me tė drejtat e muslimanėve dhe arsimimin e tyre, duhet ti edukojnė rininė pėr luftėn kundėr korrupsionit e cila ka kapur majat intelektit shqiptar duke filluar nga doktorėt, profesorėt, poltikanėt etj. Tė merren me prostuticionin dhe hallkat e tij qė po pėrhapen nė shoqėrinė shqiptare (striptizmi, homoseksualiteti etj). Ndoshta paragjykimet dhe ksenofobia e tyre lidhet patjetėr me mentalitetin e shoqėrisė shqiptare tė kohės sė diktaturės ku mbizotėronte ideologjia e luftės sė klasave. Tani lufta e klasave ėshtė kthyer nė luftė kundėr besimit dhe veshjes sė flamurit tė krenarisė nė kokat e muslimaneve. Ky flamur sfidon lakuriqėsinė e cila si njė copė mishi ua nxjerr gjuhėn seksomaniakėve me grada shkencore. Tė cilėt maninė e tyre e pėrdorin dhe pėr tė intriguar vajzat e sinqerta nė sezon provimesh. Zemrat mohuese dhe veset e shoqėrisė duhet tė jenė sfida e mijėvjeēarit.

http://www.sot.com.al/index.php?option=con...&id=33916&lang=



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio