Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Edhe tė varfėr edhe n'deti
Princo
Postuar nė: 22.07.2011, 16:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Ziber Bislimi, menaxheri kryesor i agjencisė turistike "Euro Turist", thekson se kėto ditė, numri i tė interesuarve pėr tė udhėtuar jashtė vendit ėshtė rritur dukshėm. Ofertat e lira, koha e mirė, shėrbimi nė nivel, pako turistike tė volitshme, dhe shumė beneficione tjera qė i ofron kjo agjenci, thotė Bislimi, kanė bėrė qė udhėtarėt tė bashkėpunojnė dhe tė organizojnė pushimin me kėtė agjenci turistike

Shkup - Kriza ekonomike dhe varfėria qė po mbretėron nė vend nuk i pengon qytetarėt qė edhe sivjet, tė kalojnė pushimet verore nė ndonjėrin nga bregdetet e Shqipėrisė, Turqisė, Bullgarisė ose edhe nė Greqi.

Madje, menaxherėt e agjencive turistike informojnė se brenda 20 ditėve tė kėtij muaji, numri i udhėtarėve tė interesuarve pėr tė shkuar nėpėr pushime jashtė vendit, krahasuar me njė muaj mė parė, ka shėnuar rritje pėr rreth 15 pėr qind. Ziber Bislimi, menaxheri kryesor i agjencisė turistike "Euro Turist", thekson se kėto ditė, numri i tė interesuarve pėr tė udhėtuar jashtė vendit ėshtė rritur dukshėm.

Ofertat e lira, koha e mirė, shėrbimi nė nivel, pako turistike tė volitshme, dhe shumė beneficione tjera qė i ofron kjo agjenci, thotė Bislimi, kanė bėrė qė udhėtarėt tė bashkėpunojnė dhe tė organizojnė pushimin me kėtė agjenci turistike.

Ai, gjithashtu bėnė tė ditur se edhe pėr kėtė muaj, vendet qė mė sė shumti kėrkohen si destinacione turistike mbetet Turqia nė vendin e parė, pastaj Shqipėria dhe Greqia, por mė pak kėrkesa ka pėr nė Bregdetin Adriatik, sepse ēmimet e pakove turistike janė mė tė shtrenjta. "Ka shumė udhėtarė qė udhėtojnė pėr ēdo vit me agjencinė tonė turistike, por prej vit nė vit, kemi edhe udhėtar tė rinj qė interesohen pėr ofertat e pakove tona turistike. Kėrkesat vijnė nga tė gjithė nacionalitet qė jetojnė nė Maqedoni, por mbi 50 pėr qind janė maqedonas, rreth 30 pėr qind e tė interesuarve janė shqiptarė dhe tė tjerėt janė turq, romė dhe boshnjak.

Si edhe vitin e kaluar, edhe ky vit ėshtė vit i frytshėm me punė, gjegjėsisht kemi turistė si edhe vitin e kaluar", informon Bislimi. Edhe nga agjencia turistike "Fibula" bėjnė tė ditur se kėtė sezon veror presin tė mbushin rreth 8 mijė aranzhmane, ku 5.500 prej tyre do tė destinohen pėr nė Turqi, mbi 1.200 pushues do t'i dėrgojnė nė Greqi dhe njė numėr tė caktuar - prej mbi 500 persona do tė drejtohen nė Bullgari.

Suzana Zelenikovska, agjente turistike e "Fibula Travel", informon se pėr kėtė muaj, i gjithė aranzhmani ėshtė i rezervuar, ndėrkohė qė drejt bregdetit turk do tė nisen 1500 udhėtarė, pėr nė Greqi kanė rezervuar rreth 500 pushues dhe mė pak pėr nė Bullgari. "Interesimi mė i ulėt ėshtė pėr nė Bullgari, por prapė sė prapė, pakot tjera turistike mbulojnė mungesėn e interesimit drejt kėtij vendi. Lidhur me moshėn e turistikėve, mund tė them se tė gjithė gjeneratat pėrfshihen nė pushuesit qė udhėtojnė me agjencinė tonė turistike. Ka prej fėmijėve qė udhėtojnė me prindėrit, tė rinj, persona tė pjekur, persona nė moshė, por ka edhe pensionistė qė kėrkojnė tė udhėtojnė mė shumė nėpėr vendet e qeta turistike.

Pėrqindja mė e madhe e tė interesuarve pėr pushime kėrkojnė qė tė drejtohen drejt vendeve mė tė qeta, thjesht duan tė largohen nga tollovia e qyteteve, kėrkojnė diēka mė ndryshe nga zhurmat", informon Zelenikovska, duke shtuar se pushuesit qė i drejtohen kėsaj agjencie janė nga nacionalitetet e ndryshme tė vendit. "Maqedonasit dhe shqiptarėt janė gati-gati tė barabartė nė numrin e pushuesve tė pėrgjithshėm, pastaj ka edhe turq, romė, serb, por edhe njė novitet ėshtė se pushimet nė ndonjė bregdet tanimė po aranzhohen edhe nga mėrgimtarėt qė vijnė nė vendlindje", ka thėnė Zelenikovska.

Ofertė edhe pėr myslimanėt qė agjėrojnė

"Fibula Travel" ka paketuar njė ofertė tė veēantė turistike pėr ata mysliman qė do tė agjėrojnė Ramazanin, konkretisht ofertė speciale pėr pushime, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr pėrmbushje tė nevojave tė agjėrimit.

"Qė tė mos i humbim pushuesit mysliman qė do tė agjėrojnė Ramazanin, ne kemi bėrė njė ofertė ku hotelet nė Belek tė Turqisė ofrojnė njė formulė tė veēantė pėr atė popullatė qė agjėron. Domethėnė, nė kėtė ofertė ėshtė pėrfshirė gjithēka - tėrė ditėn mund tė kėnaqen nė shėtitje tė qytetit, dhe pastaj pėr kohėn e iftarit, tė kthehen nė hotel duke ju ofruar ushqim 100 pėr qind hallall dhe me kualitet dhe shije tė veēantė. Ushqim pėrsėri mund tė marrin deri nė syfyr", informon Suzana Zelenikovska nga "Fibula". (M.I./KOHA)



----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio