Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Manovrat e fundit sllavo-komuniste te Rusise
Flori Bruqi
Postuar nė: 04.11.2006, 11:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006






Nga FRANKO EGRO

Tradicionalisht, Kosova ka zėnė njė vend krejt unikal nė historinė, folkun dhe kulturėn serbe. “Djep i serbizimit”, “Jeruzalemi serb” dhe “Toka e amėshuar”, janė vetėm disa nga epitetet qė pėrdoren pėr tė pėrmbledhur emocionet serbe. Dhe atyre nuk u referohen vetėm politikanėt, por edhe media dhe opinioni i gjerė. Deri mė sot asnjė sondazh, nė asnjė periudhė tė historisė, nuk e ka zbritur dot poshtė ēėshtjen Kosovė, nė renditjen e prioriteteve mė kryesore tė publikut serb.
Vėzhgues dhe komentatorė tė shumtė, dhe jo vetėm kosovarė, janė shprehur se referendumi, nėpėrmjet tė cilit u miratua Kushtetuta e re serbe, nuk bėri gjė tjetėr, veēse sėrish e rikonfirmoi atė. Kosova, qė nga viti 1999 jeton me njė status tė cunguar, pas ndėrhyrjes unikale tė NATO-s, qė i dha fund diskriminimit primitiv, barbar dhe anakronik millosheviēian. Edhe pse, aktualisht merr frymė e lirė si protektorat i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, kjo gjendje impasi, pėrsa i pėrket statusit, nuk mund tė vazhdojė mė gjatė. Zgjidhja tani ėshtė domosdoshmėri. Askush nuk ka patur kurrfarė dyshimi, se ky ēast, sa jetik, historik, po aq edhe kompleks, do tė kapėrcehej me lehtėsi. “Pėrpėlitjet e Beogradit” qė prej muajsh ndodhej nėn presion, gjetėn njė “shteg shfrimi” sa origjinal, aq dhe tė mirėmenduar: Referendumin pėr Kushtetutėn, sėrish me epiqendėr Kosovėn.
Kryeministri, Vojisllav Koshtunica, i cili nga tė gjitha kancelaritė perėndimore, por edhe nga media botėrore, njihet si “nacionalist i thekur”, fushatoi pėr suksesin e Kushtetutės duke valėvitur kartėn mė nacionaliste dhe mė tė ndjeshme nė vend: Kosovėn. Nėpėrmjet referencės, si pjesė e pashkėputshme, ai u pėrpoq tė shfrytėzojė ndjenjat e njė komuniteti tė gjerė, por, pa dashje ia komplikon jetėn vetvetes, pasi kėshtu u bėn jehonė tezave tė rrezikshme tė radikalėve ultra-nacionalistė, qė e kanė liderin e tyre (Vojisllav Sheshel) nė Hagė, tė akuzuar pėr krime kundėr njerėzimit, mbi tė gjitha, pėr shkak tė politikės dhe qėndrimit pėr Kosovėn. Evokimi i kėtij nacionalizmi kokėfortė mund tė shoqėrohet me pasoja serioze pėr tė ardhmen e Serbisė. Ėshtė, madje, ky mentalitet, ai qė po e pengon ēdo hap tė saj drejt integrimit. Hedhja nė tryezė dhe tė luajturit me tė gjitha kartat pėr Kosovėn, kur zgjidhja e saj ka dalė nga orbita e protagonistėve direktė, ėshtė e rrezikshme.
Kryeministri Koshtunica, pėr shkak tė pozicionit si kryenegociator, ėshtė i ndėrgjegjshėm se e ardhmja e Kosovės u pėrcaktua ditėn kur ish-presidenti Sllobodan Millosheviē filloi ofensivėn ushtarake nė vitin 1998, ēka provokoi sulmin e NATO-s; njėkohėsisht edhe fundin e tij politik. Por, nga ana tjetėr, serbėt e Kosovės e morėn shumė seriozisht Kushtetutėn dhe mbi tė gjitha amendamentin e saj pėr Kosovėn, duke menduar se kėshtu e frenojnė shkėputjen. Mbi 90 % e tyre mori pjesė nė referendum, mė shumė sesa nė ēdo pjesė tė Republikės Serbe. Kjo lėvizje e Beogradit, mbi tė gjitha ndikoi mė shumė negativisht pikėrisht tek ky komunitet, pasi mes tij po zėnė vend iluzionet, se si pjesė e njė shteti tjetėr mund tė pėrdorin edhe forcėn pėr t’u shkėputur.
Nė klimėn e para-referendumit, ndihej qartė tensioni pėrreth punės se kryenegociatorit Marti Ahtisaari. Kjo, pėr arsyen se situata ndodhet nė pikėn mė kritike; dhe jo pėr shkak tė raporteve Beograd-Prishtinė, por si rezultat i rishfaqjes sė rivaliteteve tė vjetra mes tė ashtuquajturve “dinosaurė” tė politikės ndėrkombėtare. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lėnė tė kuptohet se nėse Perėndimi do tė kėrkojė vetėm pavarėsinė e plotė, (pra, jo pjesė e Serbisė ), ai mund tė inkurajojė disa rajone pro-ruse nė njė sėrė shtetesh tė pavarura pėrreth saj, tė kėrkojnė shkėputjen. Dhe tė tilla janė, Trans-Dniestri nė Moldavi dhe Abkhazia nė Osetinė Jugore, nė Gjeorgji.
Qė Kosova, pėr shumė arsye ėshtė pjesė e interesave strategjike tė fuqive tė mėdha, ky ėshtė fakt i pamohueshėm dhe i paevitueshėm. Thuajse tė gjithė skenarėt e zhvillimit tė saj, janė trajtuar nė detaje dhe nė tė gjitha nivelet. Tashmė, fjalėn e fundit e ka takimi kokė mė kokė i Presidentėve tė tė dy superfuqive politike: Xhorxh Bush dhe Vladimir Putin. Ata qė e presin me optimizėm pėrfundimin e tij nė favor tė Kosovės, nuk janė aspak tė gabuar. Vetė analistė autoritarė rusė, shprehen se presidenti Putin po luan me finesė pėr ta kėmbyer shtrenjtė “Po-nė” e tij. Por, edhe nėse Moska do tė mbėshteste stoikisht dhe me ēdo ēmim Beogradin, (qė duket jo shumė bindės) atėherė ka edhe njė skenar tjetėr mė pak tė komentuar e tė njohur, por gjithsesi real dhe sėrish nė favor tė Kosovės: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Britania e Madhe, si dy protagonistėt absolutė tė ndėrhyrjes ushtarake (madje edhe kundėr dėshirės ruse) do ta njihnin unilateralisht pavarėsinė e Kosovės, duke e bėrė atė fakt tė kryer. Jemi duke pėrjetuar historinė, e cila kėtė radhė flet pro-shqiptarėve.
(Perktheu:Flori Bruqi)

PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 04.11.2006, 12:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Herdo kurdo Kosoves do ti jepet pavarsia.Serbia me ka mbetur vetem si nje krimb i mykur ne histori.Te gjitha enderrat e tyre kane marre fund , per nje Serbi te Madhe.Eshte vetem ceshtje kohe se kur do te zgjidhet statusi perfundimtar i Kosoves.E ne friken duhet ta kemi te kahezuar ne tri drejtime>
1.Mitrovica dhe cka do te behet me te,
2.Shqiptaret e Lugines se Presheves dhe
3.Krijimi i shume komunave serbe ne Kosove...

KY eshte nje mendim i im i thjeshte rreth kesaj ceshtje.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio