Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ZERO POZITIV NE EKONOMINE ISLAME
INDEXI
Postuar nė: 04.11.2006, 19:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Zero pozitiv ne Ekonomine Islame

Ekonomistet thone qe numrat janė baza e cdo shoqėrie, filozofet numrat i shohin si shprehje estetike per mendesine e tyre, ndėrkaq poetet numrat i shprehin me pamje metaforike ne letėr.Gjitha keto pikėpamje kane bazen e tyre esenciale ne shoqėri, si element mjaft konciz i elaboratit shoqėror.
Numrat janė vizionare dhe mjaft largpamėse per cdo njeri dhe analist ideor qe paramendon teori kronologjike ne cdo skaj te rruzullit tokėsor.Ato zhvillohen me shpejtesine e dritės dhe arrijnė kulminacionet ne deget e tyre.
Ndėrkaq zero pozitiv ne ekonomi ka filozofine , urtine dhe dobinė e vet, qe esencialisht ekonomine e kthen ne nje spektėr mjaft atraktiv ne shoqėri.Eshte teori shume e thjeshte. , me trego se sa perqind te njerėzve janė te punsuar , sa i shfrytėzoni resurset natyrore , sa janė te papune dhe ta sjelli diagnozėn e sėmundjes ose edhe te tregoj se sa je i zhvilluar.Por , jo gjithmonė numrat kane efektin e tyre pozitiv ne shoqėri.
Ne ekonomine e tregut ka marre jehone te madhe termi zero pozitiv.Ne fakt edhe eshte per te marre nje jehone te ketille , pasiqe numri zero me shtesėn pozitiv shpreh levizshmerine e zhvillimit ekonomik te nje vendi.Levizshmeria prej nje shkalle te zhvillimit ne nje shkalle tjetėr lind kete konstatim kaq magjik.Qe ka baze te saj edhe ne ekonomine islame.Islami eshte mesatar dhe urdhėron mesin, si i tille insiston qe te gjitha gjerat te sjellen ne ekuilibėr, por edhe lejon fitimin dhe garimin ne pune te mira dhe te dobishme.Numri zero , nuk konstaton nje ekuilibėr te ekonomise , por thjeshte tregon nje vlere te ekonomisteve te rinje te cilet sapo kane filluar bizneset e tyre.Te fillosh punen gjithmonė ne rentabilitet duhet te ndodhin ēudira qe te vijmė ne nje konstatim te ketille.Si cdo fillim qe eshte i veshtire edhe fillimi i veprimtarise sonė biznesore eshte i veshtire, por edhe transformimi i shoqerise sonė dhe fillimi i saj nga zeroja eshte njeashtu i veshtire.Nese ne fund te periudhės llogaritėse dalim me salldo zero , atehere mund te konstatojmė se jemi ne dobi dhe ne fitim.Ne kete rast zeroja merre epitetin pozitiv , pasiqe nuk kemi as humbje e as fitim.Qe d.t.th. kalim ne keto ujera te piseta dhe te pastra pa humbje dhe me plot meshire.
Islami nuk i mohon forcat tregtare e as ekonominė e tregut. Madje edhe motivi i fitimit ėshtė i pranueshėm deri nė kufijtė e logjikes. Nuk ėshtė e ndaluar prona private. Megjithėkėtė, dallimi kryesor midis ekonomisė kapitaliste dhe asaj islame ėshtė ai se nė kapitalizmin sekular motivit tė fitimit ose pronės private i jepet fuqi e pakufishme gjatė marrjes sė vendimeve ekonomike. Lirinė e tyre nuk e kufizon asnjė rregull hyjnor, fetar. Nėse ekzistojnė disa kufizime, ato i kanė vėnė njerėzit dhe gjithnjė janė lėndė e ndryshimeve nėpėrmjet legjislacionit demokratik, i cili nuk njeh asnjė autoritet tė asnjė fuqie mbinjerėzore. Njė qėndrim i kėtillė ka mundėsuar disa lloje sjelljesh qė kanė shkaktuar njė mungesė baraspeshe nė shoqėri. Kamata, bixhozi dhe transaksionet (marrėveshjet, ujditė) spekulative tregojnė tendencė qė pasurinė ta pėrqendrojnė nė duart e disa personave. Eksploatohen instinktet jo tė shėndosha njerėzore pėr tė fituar paranė nėpėrmjet prodhimeve amorale dhe tė dėmshme. Vrapimi i shfrenuar pas profitit (fitimit) krijon monopole qė i paralizojnė forcat e tregut ose, mė sė paku, e pamundėsojnė veprimin e tyre natyror. Kėshtu, ekonomia kapitaliste, e cila pretendon se
mbėshtetet nė forcat e tregut, praktikisht e ndalon procesin natyror tė ofertės dhe kėrkesės, sepse kėto fuqi nė mėnyrė tė rregullt mund tė veprojnė vetėm nė njė atmosferė tė konkurrencės sė lirė, e jo nė monopole. Ngandonjėherė edhe disa njerėz nė ekonomitė kapitaliste sekulare kuptojnė se ndonjė aktivitet i caktuar ekonomik nuk ėshtė nė interes tė shoqėrisė, por prapėseprapė i japin mundėsi tė ekzistojė, ngase ėshtė nė interes tė disa qarqeve me ndikim tė cilat dominojnė nė pushtetin legjislativ, falė shumicės qė e kanė. Duke marrė parasysh se nuk njihet asnjė autoritet mbi pushtetin demokratik dhe se "besimi nė Zotin" (qė vėrtetohet nė secilin dollar amerikan) praktikisht ėshtė dėbuar nga fusha e jetės socio-ekonomike, nuk njihet asnjė udhėzim hyjnor (fetar) i cili do tė kishte mund t'i kontrollonte aktivitetet ekonomike.
Tė kėqijat qė lindin nga ky qėndrim nuk mund tė pengohen e ndalohen asnjėherė, pėrveē nėse njerėzimi i nėnshtrohet autoritetit hyjnor dhe urdhėresave tė Tij duke i pranuar ato si tė vėrteta absolute dhe si urdhra mbinjerėzorė qė duhen ndjekur nė ēdo rast dhe me ēdo ēmim. Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė e bėn Islami. Pasi e ka njohur pronėn private, motivin e fitimit dhe fuqitė e tregut, Islami ka vėnė disa kufizime hyjnore mbi aktivitetet ekonomike. Kėto restrikcione (kufizime), duke qenė se i ka vėnė i Gjithėdijshmi dhe i Gjithėfuqishmi All-llah, nuk mund t'i eliminojė asnjė autoritet njerėzor. Ndalesa e kamatės, e bixhozit (kumarit), deponimi i rezervave pėr tė siguruar fitime jashtė norme nė rast tė mungesės sė atyre artikujve, tregtimi i mallrave dhe shėrbimeve tė palejueshme, shitja e asaj qė nuk ėshtė nė pronėsi dhe nė disponim (short sales) dhe transaksionet spekulative janė disa nga shembujt e kėtyre kufizimeve fetare. Tė gjitha kėto ndalesa kanė efekt kumulativ pėr mbajtjen e baraspeshės, krijimit tė drejtėsisė distributive (shpėrndarėse) dhe barazisė sė shanseve, rasteve.
Ne kete kohe qe po gjenden shtetet me shumice myslimane me se shumti kemi nevoje per nje zero pozitiv ne ekonomine islame.Nese per kolonializmin e mehershem pushtimi ushtarak ishte vecori kryesore , per kolonializmin modern si vecori kryesore u shqua pushtimi ekonomik.
Kolonializmi i mehershem kishte nevoja per rekrute te rinje , ushtri luftarake si dhe buxhete astronomike me te cilat financonte pushtimin ushtarak.
Kolonializmit modern nuk do t`i duhej hic me shume se nje numėr i konsideruar i nje personeli i cili do t`i bashkėngjitej stafit te ambasadave neper vendet e ndryshme te botes.Rroli i kėtij personeli perqendrohej ne drejtimin dhe pėrcaktimin e kursit shtetėror ne te gjitha ceshtjet qe ishin ne interes te tij.Edhe perkunder te vertetes se pjesa dėrmuese e vendeve islame arritėn te fitojnė pavarsine politike dhe u bene antare te Kombeve te Bashkuara , asnjeri prej kėtyre vendeve nuk arriti te pėrfitoj pavarsine ekonomike.Qe ne ditėt e para te pavarsise sonė , fuqitė kolonialiste arritėn qe ne kokat tona dhe ne kokat e udheheqesve tane te pėrhapin idenė se zhvillimi botėror eshte ne duart e shteteve te zhvilluara industriale.Sipas konceptit te tyre konolialist , me bujqėsi merren vetėm vendet e prapambetura .Nje gje e tille beri qe shume nga muslimanet t`i braktisin tokat e tyre pjellore , lumenjtė plot me uje te fresket si dhe pervojen e gjate historike.Pas tere kėsaj ndodhie muslimanet filluan te jetojnė me mjete te importuara jetėsore.
Ekonomia teresisht bazohet ne tregeti dhe industria eshte e shkatėrruar , resurset e derivateve te naftės janė te kontrolluara nga te huajt.Shtetet myslimane gjenden ne lufte te vazhdueshme dhe ne kete menyre edhe ekonomia e ndjen shkatėrrimin dhe thyerjen e saj.I duhet shume mund dhe kohe ekonomise islame qe te vije ne vete.Eshte i arsyeshėm konstatimi yne rreth zero pozitiv ne ekonomine islame pikėrisht per keto shkaqe qe u ceken me larte.Si te arrihet deri te ky zero pozitiv ne ekonomi?Kesaj pyetje komplekse i paraprijnė disa hapa te rendesishem per ekonomine islame ne pergjithesi, e nder to do te cekim:

1.Ringjallja Islame-Ndersa aziatiket fituan gjithnjė e me tepėr vetėsiguri me te madhe si rrjedhoje e zhvillimit ekonomik , muslimanet ne shifra masive njekohesisht po ktheheshin nga Islami si burim identiteti , kuptimi , stabiliteti , ligjshmėrie , zhvillimi , fuqie dhe shprese , shprese e pėrmbledhur ne parullėn “Islami eshte Zgjidhja”.Kjo ringjallje islame nga shtrirja dhe thellėsia eshte faza e fundit e pėrshtatjes se qytetėrimit islam ndaj Perendimit , nje pėrpjekje per te gjetur zgjidhjen jo te ideologjitė e Perendimit , por te Islami.Ajo mishėron pranimin e modernitetit , hedhjen posht te kulturės Perendimore dhe riperkushtimin ndaj Islamit si udheheqes per jeten ne boten moderne.Sic e ka spjeguar nje zyrtar i Arabise Saudite me 1994 , :”Importet e huaja , janė te bukura , si sende te ndritshme ose te teknologjise se larte.Institucionet shoqėrore e politike qe nuk preken me dore , te importuara prej gjetiu , mund te jene vdekjeprurėse , per kete pyesni Shahun e Iranit...Islami per ne nuk eshte thjeshte nje fe , porse nje menyre jetese.Ne te Arabise Saudite duam te modernizohemi , por jo doemos te perendimorizohemi.” Pra ringjallja islame stimulon harmonizimin midis ideve klasike dhe atyre te reja ne spektrin e ekonomise.Ne kete menyre me lehte arrihet deri te zero pozitiv ne ekonomi per shkak te vetedijesimit te klientėve ekonomik me rregullat e Islamit burimor.

2.Intergrimi i Shteteve Islame ne nje Union te Perbashket-Analiste te ndryshem janė te mendimit se pa nje lidhje ekonomike te forte reciproke ne rajon , nuk mund te arrihet stabilitet politik.
Proceset integruese nuk duhet kuptuar vetėm si deshire , por para se gjithash si obligim i te gjitheve , e posacerisht i subjekteve qeveritare qe te instalojnė ne shoqėri standardet minimale demokratike , politike , ekonomike , sociale , arsimore , kulturore etj. Nderkaq All-llahu xh.sh. thotė ne Kur`anin Famemadh:” Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u pėrēani!Pėrkujtonie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju(para se ta pranonit fenė islame) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitė e Tij aguat tė jeni vėllezėr.Madje ishit nė buzė tė greminės sė Xhehennemit, e Ai ju shpėtoi prej tij. Po kėshtu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta qė ju tė gjeni tė vėrtetėn e lumtur.” Ky ajet kur`anor eshte imperativ per nje proces integrimi te shteteve myslimane.Ne ate menyre do te krijohej nje buxhet i perbashket dhe i fuqishėm permes te cilit do te mundėsohej investimi ne dege te caktuara ekonomike dhe ne kete menyre do te sulmohej edhe varfėria ne shtetet islame.Tek zero pozitiv do te arrihej permes krijimit te fondeve te perbashketa per zhvillim ekonomik ndershteteror islamik.Dhe bilancet tregetare ndėrmjet shteteve islame te ishin pozitive , per shkak te rregullimit te sistemit te plotėsimit dhe zevendesimit me mallra dhe shėrbime te ndryshme ndėrmjet veti.

3.Krijimi i nje valute te perbashket-Ne rrugen tone , te percjelle me zhvillimin e procesit te kembimit te mallrave , pas nesh mbeten barteri i pastėr dhe barteri i organizuar , si dy sisteme tregtimi te drejteperdrejte , pa ndermjetesimin e mjetit universal per kembim.Mbeti pas nesh “ kaosi i cmimeve” , i cili ne nje nivel te caktuar te zhvillimit te kembimit te mallrave ishte rezultat i mungesės se ekuivalentit te pergjithshem te kembimit .Para nesh , edhe pse ne format primitive , qendrojne paraja dhe ekonomia monetare.
Ekonomia monetare eshte ajo tek e cila ne qendėr te kembimit te mallrave dhe te shėrbimeve qėndron paraja.Ajo perfaqeson matėsin universal te vlerės se te gjitha mallrave qe kėmbehen ne treg.Ajo eshte ekuivalent i pergjithhem i vlerės i pranuar prej te gjitheve qe t`u sherbeje te gjitheve.Paraqitja e parase dhe pėrfshirja e saj ne kembim eliminoi dukurine e kaosit te cmimeve , duke e kufizuar , deri ne minimum , numrin e raporteve vlerore te mallrave.
Tani , te gjitha mallrat vlerėn e tyre e vene ne raport me vetėm nje ekuivalent vlere.Ne vend qe te thone une kam vlerėn sa nje sepate , sa nje lekure lope , sa nje cope metali , sa nje dhemb delfini , ato thone : une vlej x njėsi monetare.
Paraqitja e parase nuk ishte nje dukuri e rastėsishme .U desht te plotėsohen disa parakushte dhe te intensifikohet ndikimi i disa faktorėve , deri ne ate mase , sa qe ekonomia jomonetare nuk mund te qėndronte me.
Per shkak te dukurise se inflacionit dhe deflacionit shteteve myslimane u nevojitet nje valut e perbashket ashtu sic ekziston ne Unionin Europian euroja.Ne kete menyre do te kishin mundėsi shtetet myslimane qe me lehte te kontrollojnė inflacionin dhe te krijojnė inflacion ne raste te caktuara permes politikave monetare dhe te nxisin qe ekonomine ndershteterore ta sjellin nga gjendja e veshtire qe ne shenja do te thoshim nga minusi ne zero pozitiv.

Ne pika te shkurtra u munduam te sqarojmė zeron pozitiv ne ekonomine islame.Shpresojme qe ia kemi arritur qėllimit.


Hamdi Nuhiju
Kumanove
www.hamdinuhiju.blogspot.com

Literatura e konsultuar:

1.Kur`ani famėmadh pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmeti,
2. AN INTRODUCTION TO ISLAMIC FINANCE , Muhammad Taqi Usmani , Idaratul Ma'arif – Karaēi, Pakistan Botimi i parė, 1999
3. Aftesimi Edukativ ne Islam , Mustafa Tahhan , Shkup 2003
4. Perplasja e Qytetrimeve , Samuel P.Huntington , Shkup 2004
5. Nje dekade e mendimit ekonomik dhe politik , Prof.Dr.Abdylmenaf Bexheti , Shkup 2006
6. Paraja dhe Aktiviteti Ekonomik , Xheladin Shatku , Shkup 2004

PM
Top
florint
Postuar nė: 04.11.2006, 23:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 116
Antari Nr: 1274
Bashkangjitur: 23.06.2006



I nderuari z.Nuhiji:
Ju pergezoj per artikullin tuaj aq konciz qe keni bere, edhe pse per ekonomine Islame ka edhe shume ceshtje qe duhet shtruar bile edhe me gjeresisht.
Me shume interes dote kisha dashur te dij reth ceshtjes se ryshfetit,kamates,kredise dhe dukurive te ngjajshme ne shoqerin tone;efektet dhe pasojat e saj ne pikepamje islame.Ju felamenderoj qe me pare per mundin dhe kohen tuaj.
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 05.11.2006, 15:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006




http://www.ekonomia-islame.com/051.html

Kamata, tatim ndaj shejtanit

Kur shejtani mohoi krijesėn e quajtur njeri, ai u pėrbetua se deri nė fund tė njerėzimit do ta kthejė nė rrugėn e tij dhe do ta largoj nga Krijuesi.Po s`ka dyshim se besimtari i devotshėm nuk bie nė intrigat e tij.Mirėpo metodat pėr rėnien tonė nė duart e shejtanit janė tė shumta.E njėra prej tyre ėshtė edhe tatimi i jonė i dhėnė shejtanit ose mė mirė thėnė kamata.[1]Nė ekonominė islame ka dy cėshtje kryesore qė duhet studiuar, analizuar dhe sqaruar nė tė gjitha aspektet.Kėto janė dy cėshtje kontradiktore.Njėra ėshtė e aspektit pozitiv, kurse tjetra e aspektit negativ.Njėra u takon obligimeve islame, madje pesė shtyllave tė tij themelore, kurse tjetra u takon gjėrave rreptėsitė tė ndaluara nė Islam, madje shtatė mėkateve mė tė mėdha.Cėshtja e parė ėshtė zekati, ndėrkaq e dyta ėshtė kamata.Pėr atė , kush e mohon domosdoshmėrinė e tė parės dhe ndalueshmėrinė e sė dytės, me konsensusin e dijetarėve ėshtė mosbesimtar-renegat.

Ndėrsa si objekt analize e kėtij punimi ėshtė pjese negative e cila studiohet nga ekonomia islame, kamata.Kamata ėshtė njė element i cili haset nė shoqėritė e lashta njerėzore dhe mund tė themi se kulminacionin e saj e ka arritur nė kohėn nė tė cilėn edhe po frymojmė.[2]Aristoteli e ka trajtuar kamatėn nė librin e tij tė njohur “Politika”, duke e bėrė dallimin midis dy llojeve tė fitimit.Njėri prej tyre ka pėr qėllim realizimin e nevojave reale tė individit, kurse tjetri ka pėr qėllim kryesor shtimin e pasurive dhe investimet e tyre deri nė pafundėsi.Ky ėshtė ai fitimi i poshtėr dhe i paligjshėm....Kurse ėshtė interesante tė theksojmė se Platoni nėncmon kamatėn nė librin e tij “Ligji”dhe ndalon praktikimin e saj duke thėnė:...”nuk i lejohet personit tė jap borxh me kamatė.”
Ky ėshtė njė vėshtrim i dy filozofėve tė njohur tė njerėzimit tė cilėt kontribuan mjaft nė lėminė e tyre.Njėri ishte mendim se duhet pranuar kamata dhe ndarja e fitimit.D.m.th. kamata llogaritet fitim dhe si i tillė ėshtė i lejuar sipas Aristotelit, dhe mendimi tjetėr i cili rreptėsisht ndalon atė ėshtė mendimi i njė filozofi mjaft tė njohur nė shoqėri Platonit.Ky ėshtė aspekt i pėrgjithshėm dhe mjaft modest.Ndėrsa sa i pėrket feve ato ndalojnė rreptėsisht marrjen e kamatės dhe shfrytėzimin e saj.Po citojmė disa thėnie nga librat e tyre sa pėr tė sjellė njė masė tė qėndrueshme argumentimi.


[3]“Dhe nėse u jepni hua atyre qė shpresoni t`ua kthejnė, cfarė merite do tė keni nga kjo?Edhe mėkatarėt u japin hua mėkatarėve . qė t`u kthehet aq sa dhanė.Por ju t`i doni armiqt tuaj , bėni tė mirė dhe jepni hua pa pasur shpresė pėr asgjė...”Pra edhe fetė tjera dėnojnė dhe inicojnė kah mirėsia dhe jo ligėsia e shejtanit.Shkurtimisht folėm rreth e qark kamatės dhe shoqėrisė sė lashtė njerėzore, edhe pse shumica e njerėzve e kanė aprovuar nėpėr shekuj dhe ende atė e aprovojnė , dėmet e saj janė shumė tė mėdha pėr njerėzimin dhe shoqėrinė nė tokė.Edhe pse janė tė mėdha, njerėzit prapė vazhdojnė me atė dhe nuk ndalen dot, pasiqė janė bėrė tė varur prej shejtanit dhe kanė harruar Krijuesin e shejtanit dhe njeriut.Islami ėshtė ajo fe e cila gjeti zgjidhje edhe pėr kėtė problem si pėr gjitha problemet e lindura nė shoqėrinė njerėzore.Ne vetėmse duhet tė aprovojmė rregullat e Islamit dhe t`i pėrmbahemi parimeve tė tij.Nėse e arrijme tė bėjmė kėtė atėhere ne nuk do tė kemi problem me asnjė fenomen nė shoqėri.[4]Kamata para islamit kishte efektet e saja tė kėqija dhe shkatėrrimtare.Megjithėatė, kėto pikėpamje tė deformuara e tė shėmtuara tė shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, qė tė gjitha kėto nuk kishin dalur nė pah nė shoqėrinė paraislame sic vėrehen sot dhe sic janė shpalosur nė botėn aktuale.[5]Fjala kamatė vjen nga fjala “Erba”, kur dikush i shton dikujt dicka tjetėr, ose vjen nga fjala “Rebua” qė do tė thotė njė vend i ngritur pėr shkak tė fryerjes sė tij tė tepėrt qė e bėnė tė dallohet nga vendet tjera.Thotė All-llahu xh.sh. nė kur`an:[6]”All-llahu e zhduk kamatėn dhe shton lėmoshat”.


[7]Nga Ibn Mes`udi transmetohet se ka thėnė:” I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar shfrytėzuesin e kamatės dhe dhėnėsin e saj.”
Kėto janė vetėm se njė pjesė e vogėl ku urdhėrohet ndalimi i saj , se pėrndryshe ka shumė ajete kur`anore qė janė strikte nė kėtė drejtim dhe shumė thėnie tė Profetit tonė qė insistojnė nė kėtė lėmi.Ėshtė me rėndėsi tė dihet se kamata hynė nė grupėn e shtatė mėkateve tė mėdha.Ndėrsa shkaku kryesor pėr mėkatim ėshtė vet shejtani i cili luan me ndjenjat tona.Ne lirisht edhe mund tė konstatojmė se me jetėsimin e kamatės ne vetėmse i plotėsojmė njė ėndėrr dhe dėshirė vet shejtanit, ndėrsa plotėsimi i njė ėndėrre dhe dėshire nė njė vend jo tė duhur sjellė pasoja tė papėrballueshme pėr individin dhe shoqėrinė.E vecanėrisht kur ėshtė nė pyetje shejtani i cili mohoi urdhėrin e All-llahut dhe u pėrbetua para Tij se do ta devijoj shoqėrinė njerėzore me mish e me shpirt deri nė momentin e fundit tė ekzistencės njerėzore.[8]Me ndalimin e kamatės Islami mbron interesin njerėzor, moralin , shoqėrinė dhe ekonominė nė pėrgjithėsi.Dijetarėt islam i kanė analizuar arsyet dhe urtėsinė e ndalimit tė kamatės me argumente tė shėndosha , tė cilat edhe zbulimet shkencore i kanė konfirmuar, madje edhe kanė shtuar mendime tė reja.
Kamata ka mjaft pasoja nė shoqėri tė cilat janė tė shumta dhe shumdimenzionale.Ato janė probleme tė thella dhe serioze tė cilat vecant kėrkojnė analizė, studim, zgjidhje dhe alternativa tė reja nga dalja e tyre.Ne mund tė vėrtetojmė se pėrmes kamatės:
1.Njerėzit bėhen tė varfur, njerėzit qė japin tė holla me kamatė ato shtojnė pasurinė e tyre dhe implikojnė mundėsi tė reja nė treg.Stimulojnė monopolin dhe nė kėtė mėnyrė kanė zgjatur duart e tyre tė fėlliqta edhe te cmimet tė cilat i paguan qytetari i thjesht.Dhe nė kėtė mėnyrė ai edhe mė shumė varfėrohet.
2.Shtetet bėhen tė varfur, pėrmes marrjes sė kredive nga shtetet tjera ato hyjnė borxhe nė shuma tė mėdha dhe nė kėtė mėnyrė e kanė shumė vėshtirė tė pavarėsohen.Shkaku kryesor i kėsaj nuk janė vetėmse shumat e marra hua, por shkak tjetėr dhe themelor janė edhe kamatat e mėdha tė cilat i vendosin shtetet e fuqishme ekonomikisht me qėllim qė t`i kenė nėn kontroll pjesėn tjetėr tė botės.
3.Humb ndjenja e mbrojtes sė atdheut, shteti amė duke u futur nė borxhe tė thella , ai nuk ka mundėsi qė qytetarėve tė saj t`u ofroj zgjidhje dhe shėrbime adekuate pėr nevojat e tyre.Kėshtu njė pjesė tė madhe tė barrės sė rėndė ekonomike tė shtetit e bartė edhe individi i cili detyrohet nga shteti tė paguaj tatime shtes tė mallrave tė ndryshėm ushqimor me qėllim qė shteti tė arrijė njė masė stabilizimi.Nė kėtė mėnyrė humbet ndjenja e mbrojtes sė atėdheut nga stuhitė e errėta tė kohės.
4.Humbin shpresat pėr jetė, ato tė cilėt nuk kanė patur fatin tė kenė vendbanim tė pėrkohshėm nė rruzullin tokė, pasiqė vendbanimi i pėrhershėm ėshtė nė ahiret, detyrohen tė marrin kredi qė pėr njė periudhė ta kthejnė atė.I shkreti njeri tėrė jetėn e tij punon pėr ta paguar shtėpinė e tij tė marrur me kredi dhe me njė shumė plus tė parregullt qė kėnaq oreksin e shejtanit.
Kėto janė vetėm disa prej pasojave tė shumta tė kamatės qė argumentojnė ndalimin e saj.Tė shpresojmė se e ardhmja do tė jetė nė favor tė sadakasė dhe zekatit dhe nė disfavor tė kamatės dhe metodave jotėlejuara ekonomike.Tė All-llahut jemi dhe te Ai edhe do tė kthehemi.


Hamdi Nuhiju
Kumanovė
21 06 2006


Literatura e konsultuar:
1.Kur`ani pėrkthim me komentim nė gjuhėn shqipe nga Sherif Ahmeti,
2. Rijadijus-Salihin, Imam Nevevi , Shkup 2003
3. Hallalli dhe Harami nė Islam , Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002
4. Kamata nga pikėvėshtrimi kur`anor, Sejid Kutb, Shkup 2002
5. Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2005
6. Kamata lufta me All-llahun, grup autorėsh, Tiranė 2004
7.Bibla , sipas diodatit tė ri, Tiranė 2000



[1] Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2005, kopertina nė fund…
[2] Kamata lufta me All-llahun, grup autorėsh, Tiranė 2004 f.16
[3] Ungjilli sipas Lukės, Zgjedhja e tė dymdhbėdhjetėve, 34, 35
[4] Kamata nga pikėvėshtrimi kur`anor, Sejid Kutb, Shkup 2002 f.8
[5] Kamata lufta me All-llahun f.10
[6] El-Bekare, 276
[7] Rijadijus-Salihin, Imam Nevevi , Shkup 2003 f.460
[8] Hallalli dhe Harami nė Islam , Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002 f.238



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio