Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> KUSHTET PARA FILLIMIT TE CDO BIZNESI
INDEXI
Postuar nė: 08.11.2006, 11:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Kushtet para fillimit tė cdo biznesi



Fillimisht duhet sakte te percaktohen objektivat e tua nga ky biznes per te cilin kaq shume enderron.E pastaj na paraqiten nje varg problemesh qe kerkojne zgjidhje te sakta restriktivisht se perndryshe do te ishin me permasa te medha te semundjes se pasherueshme.Kemi tri pyetje qe duhet per to pergjigje para fillimit te cdo biznesi ne ekonomi: Cka te prodhohet?

Si te prodhohet? &

Per ke te prodhohet?

Por ne kete rast nuk mund t`i japim pergjigje ketyre pyetjeve per shkak te mosnjohjes se veprimtarise se biznesit per te cilin edhe synohet.Shembull ajo mund te jete nje ndermarje transportuese ku pyetjet e mesiperme nderrojne trajten e tyre, mund te jete veprimtari marketingu ku atyre pyetjeve pervec se nderrojne trajten e tyre i shtohen edhe 22 ligjet e marketingut nga te cilat ndikohet ne menyre direkte ne kete veprimtari mjaft atraktive per biznismen te rinj.Por gjitha keto mund te vijne ne shprehje vetem ne fazen e dyte te planit tone biznisor.Nderkaq per cdo fillim biznesi nevojiten para.E per te arritur deri te to domosdoshmeri kemi qe t`i kthehemi disa koncepteve ekonomike dhe t`i analizojme ne menyre te vecant.Duhet t`i kemi parasysh raportet :

1.Te ardhura-Shpenzime

2.Konsumi –Kursime &

3.Kursime-Investime



1.Te ardhura-Shpenzime- [1]Me te ardhurat tona shpenzojme per te blere mallrat dhe sherbimet qe na nevojiten. Blejme ushqime, veshmbathje, blejme libra dhe gazeta, paguajme energjine elektrike, ujin, gazin,paguajme telefonin etj. Pasi bejme gjithe keto pagesa, ne fund te muajit shohim nese kane mbetur me para per te shpenzuar. Nese nuk mbetet asgje, atehere gjithēka eshte e thjeshte.Por nese ka mbetur diēka, atehere duhet te marrim nje vendim: t.i shpenzojme apo t.i kursejme.

Fillimisht per te poseduar te ardhura duhet qe personi ne fjale te jete i kyqur ne veprimtari punuese. Nderkaq kycja ne veprimtari punuese behet nen rrethanat e kerkesave te pakufizuara dhe burimeve te kufizuara ne shoqeri. Te ardhurat jane te mirat materiale qe i fitojme si kompensim per punen qe e kryejme.Ne fakt vet te ardhurat qe ne i marrim paraqiten si shpenzime per subjektin ku ne jemi te aktivizuar.Por analiza jone orientohet vetem ne raportet e nje punetori me biznesin e ri ne nivel mikroekonomik dhe jo ne ate makroekonomik. Nderkaq me shpenzime nenkuptojme vleren e harxhuar monetare te lendes se punes, fuqise se punes dhe mjeteve te punes me qellim arritjen e produktit te ri ose kenaqjen e nevojave te konsumatoreve. Nese brenda nje periudhe te caktuar te ardhurat tona jane me te medha se shpenzimet tona atehere ne kemi te bejme me fitim ne familjen tone dhe rritet niveli i kursimit. Por nese ndodhe e kunderta ku shpenzimet jane me te medha se te ardhurat atehere lind nevoja e marrjes hua ose borxh me qellim arritjen e mireqenies ekonomike tek konsumatoret dhe ne kete menyre mundesit tona per kursim sa me te madh zvogelohen. Po cka ndodhe nese na rriten te ardhurat , shpenzimet a mbesin njejte apo ndryshojne?Ne ekonomi njihet disa lloje te mirash qe konsumatoret edhe i shfrytezojne si psh te mirat inferiore dhe ato lukse. Ka raste kur nga njeri nivel i te mirave te kalohet ne tjetrin dhe e anasjellta. Me rritjen e te ardhurave konsumatoret tentojne ne te mirat e luksit qe normal kane edhe kosto te larte te shfrytezimit te tyre, por ky ndikim eshte vetem se indirekt. Nderkaq ndikimi direkt i saj dallohet ne momentin e kursimit tone. [2]Objektivi i ēdo shteti eshte zhvillimi i ekonomise se tregut duke synuar rritje ekonomike te qendrueshme, begatin, drejtesine ekonomiko-shoqerore, rritjen e punesimit dhe perdorimin e barabarte te burimeve ekonomike.

Nga ky mendim mund te konstatojme se edhe objektiv i yni duhet te jete nje rritje e qendrueshme ekonomike permes kursimeve tona qe do t`i nderrmarim qe ne hapin e pare.



2.Konsumi-Kursime-[3]Konsumi perfaqeson shpenzimet e konsumatoreve privat per mallra konsumi, pra per mallra qe perdoren per te nxjerre dobi ne periudhen korrente.Nderkaq pjesa e pashpenzuar per konsum korrent e te ardhurave te disponueshme perfaqeson kursimin.Pra mund te konstatojme se per te kursyer kemi nevoje dhe domosdoshmeri per te ardhura.Pa te ardhura nuk mund te ekzistoj kursimi i cili lidhet ne menyre direkte me konsumin dhe harxhimet tonaqe vecse i spjeguam pak me larte ne pika te shkurta.Konsumi perfaqeson nevojat e individit qe na paraqiten gjithmone me tendence e ne rritje edhe pse ekonomistet ato i ndajne ne disa sosh.Nderkaq ne Islam ekzistojne shume rregulla ku thirret ne maturi , ne mosteprim edhe ne pune te mira, si ne ushqime, pune, mosfjetje, tejfjetje etj, e qe d.t.th. t`i bashkohemi mesit sepse mesi eshte i arte.Nese ekonomistet do te arrini nje balanc ose me mire thene nje favor ekonomik ndermjet konsumit dhe te ardhurave atehere ai do te ishte ne dobi ekonomike qe edhe do te sjellte nocionin tjeter qe eshte vene si baze e analizes sone pra kursimin.Shume veta nuk mund te pajtohen me konstatimin tim, por ne fakt dhe gjithmone ne realitet puna e mesit eshte kontinuele.Gjerat qe jane te vazhdueshme qofshin edhe te vogla jane me te vlefshme se ato qe ndodhin neper sezona, keshtu na thoshte Muhammedi a.s.Dhe ne fakt supozojme qe te ardhurat tona te jene 21000 denar ne muaj ne kemi mundesi optimale per kursim dhe konsum ne menyre paralele.Bejme plane qe konsumet tona te jene ne ekuiliber me te ardhurat ose me te vogla e qe asesi nuk guxojne te jene me te medha nese deshirojme qe te kursejme dhe te arrijme te qellimet tona permes investimit tone ne biznese te vogla.Ketu lind nevoja e akumulimit Por akumulimi dallon nga kursimi dhe nga rezervat familjare.Per te realizuar akumulim lind nevoja per grumbullim te pasurise dhe mosinvestim te saj ne shoqeri.Nderkaq kursimi eshte i lidhur ne menyre direkte me investimet dhe qellimet e saj jane qe te shtohen dhe te mos e stopojne rritjen e tyre.Me akumulim ne sigurohemi per nje periudhe tonen te ardhme dhe kjo ndodhe ne sendet e tundshme dhe patundshme, nderkaq me kursim ne rigjallerohemi dhe nderrojme statusin tone social ne shoqeri.Eshte e njohur ne ekonomi se personat qe kursejne para jane me te prirur per te investuar ndersa ne ekonomine kapitaliste bile edhe permes depozitave mundohet qe te perfitohet, dhe kane lindur shume teori qe thuhet se paraja sjelle parane, por per mendimin tim jo ne ate menyre qe ato e jetesojne kete parim, duke vendosur vleren e parase te quajtur interes.Kjo metodologji e sistemit ekonomik kapitalist eshte me pasoja te medha dhe si rezultat i saj shume shtete duke u munduar te dalin nga tranzicioni shumevjecar ato vecse thellohen ne borxhe dhe behen te varura nga individ qe udheheqein me gjysen e botes per te mos thene me tere shoqerine si rezultat i vleres se parase qe ato marrin te quajtur interes.Dhe ne fund me sa me pak konsume dhe me rritjen e te ardhurave neve priremi qe te kursejme, keshtu qe kursimi eshte pergjigja me adekuate per shume pyetje ne rrethet tona.



3.Kursime-Investime-Ne pika te shkurtra sqaruam se cka kuptojme me termin kursime dhe se si arrijme ne deri te to.Tash do analizojme raportin midis kursimeve dhe investimeve ne shoqeri.Mesuam se percaktues kryesor ne kursime dhe konsum ishin te ardhurat edhe pse nje influencues mjaft i fuqishem ne kete rast eshte edhe pasuria dhe nderrimi i saj.Nuk mund te flasim per variablat ekonomik pa i definuar nderkaq ne kete rast si variabel ekonomik na paraqitet koncepti investim.Qe ne fillim eshte me rendesi te theksohet se investimet e efektshme e sjellin ekonomine ne lulezim nderkaq ato jostrategjike nuk ndikojne ne zhvillimin ekonomik dhe stagnojne ne vend, duke mos levizur per asnje pellembe me para.Shembull , duhet shume te kujdesemi ne sektorin se ku do te investojme dhe ne fillim duhet te behen analiza te mirefillta se a do te kete efektin e duhur ai investim i cili behet.[4]Nderkaq ti kthehemi definimit te investimeve, ne kuptimin rigoroz ekonomik , investim kemi atehere kur krijohet kapital i ri real , pra kur shtohet stoku i mallrave te prekshme kapital;makineri dhe pajisje,ndertesa dhe shtese inventari(lende e pare,prodhim ne proces, produkt i gatshem).Nga ky definim rigoroz ekonomik nenkuptojme vetem nje sekuence te shkurt te investimeve duke mos u zgjeruar me thelle.Me investime nuk kuptojme vetem krijimin e kapitalit te ri te njohur me terma ekonomik, investim mjaft i rendesishem per ekonomine eshte edhe fuqia punetore e ardhshme e cila do te luaj rrolin kryesor ne ngritjen e zhvillimit ekonomik te vendit tone.Por kur flitet per investimet ne kuptimin e nje biznesi te vogel duhet patur parasysh faktoret qe ndikojne ne krijimin e biznesit te ri .Ato jane shume por ne do t`i permendim vetem disa:

-nevoja e tregut(kerkesa) , per ta themeluar nje biznes ose per te bere investim ne e kemi domosdoshmeri njohjen tone me kerkesat e tregut dhe preferencat e saj, me qellim qe edhe ne si debitant te stimulohemi dhe te kemi nje te ardhme me te favorshme .

-mundesia e sigurimit te resurseve materiale-ky element eshte mjaft i rendesishem per investimin tone, pasiqe nese nuk kemi mundesi qe te sigurojme biznesin tone me materiale te nevojshme per ecjen e punes sone afariste ne duhet te stopojme qe ne fillim sepse nuk jemi te afte t`i perballojme nevojave te tregut dhe konkurences se pameshirshme.

-sigurimi i fuqise punetore-meqe tentojme ne biznese te vogla ky problem zgjidhet ne menyre te lehte duke patur parasysh volumin e vogel te veprimtarise sone ekonomike dhe mund te funksionoj ne menyre mjaft te efektshme.

-burime per uje dhe energji-normal nese jemi ndermarje prodhuese ky faktor eshte mese i domosdoshem por ne rastin tone mund te theme qe ne nuanca eshte i nevojshem dhe si i tille mund te perballohet mjaft lehte.

-lokacioni i ndermarjes sone-ky eshte nje element me rendesi per investimin tone te ardhshem pasiqe nese zgjedhim lokacion te disfavorshem ne faktikisht edhe deshtojme ne tentimin tone per nje investim mjaft efikas, nderkaq lokacioni duhet te jete afer tregjeve me qellim qe te kemi shpenzime minimale transporti, duhet te jete ne rrethe me infrastrukture te zhvilluar nese deshirojme te perfitojme ne kohe , duhet te kete afer lenden e pare, normal te gjitha keto faktor dhe te tjera ndikojne ne menyre direkte dhe indirekte ne efektivitetin e investimit tone te ardhshem.



Per fund, Maqedonise i pershtatet zgjerimi i saj dhe investimet e reja ne biznese te vogla dhe te mesme per shkak te tregut te vogel qe ekziston dhe konkurences mjaft te madhe.Nderkaq klime ekonomike per investime te reja mendoj se ne kete periudhe qe po jetojme ekziston pa marre parasysh pengesave gjygjesore qe na paraqiten per ofrimin e kapitalit tone ne ekonomine e vendit.Por reformimi i sistemit gjygjesor na jep sinjale pozitive dhe mjaft mbreselenese per nje ekonomi mjaft te zhvilluar ne periudhat e ardhme te vendit tone.

















Hamdi Nuhiju

Kumanove

24 05 2006







Literatura e shfrytezuar:



Te mesojme per depozitat dhe kredite-Instituti i Bankave Shqiptare ,Tirane 2004
Prof. Dr. Izet Zeqiri -Organizimi Institucional dhe Planifikimi Strategjik i Zhvillimit Ekonomik Lokal
Hyrje ne Mikroekonomi dhe Makroekonomi ,Ahmet Mancellari, Sulo Haderi, Dhori Kule , Stefan Qirici , Tirane 2002


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Te mesojme per depozitat dhe kredite-Instituti i Bankave Shqiptare fq.2 Tirane 2004

[2] Prof. Dr. Izet Zeqiri -Organizimi Institucional dhe Planifikimi Strategjik i Zhvillimit Ekonomik Lokal fq.1



[3] Hyrje ne Makroekonomi , grup autoresh fq.282 Tirane 2002

[4] Hyrje ne Makroekonomi,grup autoresh fq.291, Tirane 2002
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio