Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> I vdekur pa gjyq. Pėrsėri.
Princo
Postuar nė: 27.10.2011, 08:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Fotografi e jashtme
Tarik Ramadan.

Edhe kėtė herė nuk pati as gjyq e as gjykim. Gjatė pesė viteve tė fundit skenari nė botėn arabe duket tė jetė i njėjtė. Pėr tė disaten herė rradhazi, i njėjti konfuzion, i njėjti perfundim dramatik. Sadam Husein, Usama bin Laden dhe Kadafi u vranė pa njė gjyq tė drejtė, pa gjyqtar dhe pa juri qė tė merrte njė vendim, nė mėnyrėn mė tė padenjė. Sadam Huseini u var nė ditėn e festivalit musliman (pas njė gjyqi parodi) dhe ekzekutimi i tij u filmua nga kamera celularėsh. Usama bin Laden u vra i parmatosur, pa imazhe pėr tė provuar fatin e tij. Kadafi u kap i gjallė, u rrah dhe mė pas u ekzekutua, me qindra njerėz rreth tij qė fotografonin fytyren e tij mbuluar nga gjaku. Ata ishin tė qeshur, bėrtisnin dhe madje edhe vallėzonin, ndėrsa i tėrhiqnin flokėt dhe rrotullonin kokėn e tij pėr tė provuar se ishte vėrtetė ai. Nisur nga kėto pamje dikush me tė drejtė mund tė pyesė – ku ka shkuar njerzillėku yne? Nuk ka dyshim se Kadafi ishte njė tiran dhe njė diktator.

Por si njė qenie e gjallė njerėzore ai kishte tė drejtėn e njė gjyqi dhe pas vdekjes, trupi i tij duhej tė mbrohej dhe respektohej. Mbulimi i kapjes dhe vdekjes sė tij dhe komentet e bėra rreth tij ishin ē’njerėzore, te ēmendura dhe revoltuese; E urreva menyren se si u sollen vrasesit e tij (ata afer dhe ata larg tij).

Ne tani dimė vetem nje pjesė te historisė. Ai po pėrpiqej tė largohej nga Sirte me njė grup besnikėsh kur forcat e NATO’s i lokalizuan dhe i bombarduan ata. Forcat Franceze qė kryesonin operacionin ishin nė gjendje ta ndalonin karvanin duke ndihmuar nė kėtė mėnyrė kundėrshtarėt e Kadafit qe ta kapin atė. Ky ishte imazhi i kryengritjes sė Libisė: pa NATO, opozita nuk do tė kishte sukses ndaj Kadafit. Njė pyetje kritike mbetet pėr t’iu pėrgjigjur: ēfarė roli do tė luajnė forcat e huaja nė tė ardhmen Libisė? Eshtė shqetėsuese tė shohėsh Presidentė dhe Kryeministra, nga Nikolas Sarkozi, Barack Obama dhe David Cameron – tė cilėt haptazi bėnin marreveshje me Kadafin deri vitin qė kaloi – tė pėrshėndesin vdekjen e tij ndėrsa pėrpiqen tė bindin publikun se ata kishin mbėshtetur gjithmonė demokratėt dhe demokracinė.

Nėn dehjen e fitores nuk po ka turp nė pėrdhosjen e tė vdekurve e as po ka turp per tė gėnjyer tė gjallėt. Libia ėshtė nėn kontroll, thonė ata. Por kush po e kontrollon Libinė?

Kėshillit tė Tranzicionit Kombėtar (NTC) nuk mund t’i besohet. Ai udhėhiqet nga njė ish ministėr i regjimit tė Kadafi qė mendohet tė ketė pasur lidhje tė fshehta me inteligjencėn amerikane shumė kohė pėrpara rebelimit. Gjithashtu, anėtarė tė tjerė tė lartė tė NTC kanė qenė tė pėrfshirė nė regjimin e mėparshėm, disa nga ushtria, disa nga zbulimi Libian, ndėrsa tė tjerė janė identifikuar edhe si ekstremistė. Megjithatė, ėshtė mjaft e qartė se nėse NTC ka marrė njė mbėshtetje tė tillė tė shpejtė nga Perėndimi dhe Kombet e Bashkuara, kjo ėshtė pėr shkak se aktorėt kryesorė jane tė njohur pėr ta dhe pėr faktin se kane marrė garanci se interesat e tyre do tė jenė tė mbrojtura. Prania e lidėrave Francezė, Britanikė, Amerikanė dhe Turq nė Tripoli, edhe para se tė kapej Kadafi konfirmon se ata kishin tė drejtė.

Sot NTC duket sikur e ka situatėn nėn kontroll, por pyetje te shumta mbeten pa pėrgjigje. Aq shumė informata kontradiktore vijnė nga NTC (rreth marrėveshjeve tė fshehta me Perėndimin, kapjen e individėve tė caktuar, dhe madje edhe sukseset e saj nė terren) dhe aq shumė trajtimi ē’njerėzor ėshtė dėshmuar gjatė luftimeve (sidomos kundėr emigrantėve afrikanė), saqė ka arsye tė forta pėr ta vėnė pikpyetje tė ardhmen e Libisė si njė shtet i bazuar nė transparencė dhe vlera demokratike.

Kadafi vdiq. Libianėt kanė bėrtitur dhe festuar. Faqja e njė epoke tė errėt tashmė ėshtė kthyer. Por revolucioni nuk ka pėrfunduar akoma. Njė vėshtrim i shpejtė nė Irak, Egjipt ose Siri ėshtė i mjaftueshem pėr tė na bindur se interesa tė fuqishme ekonomike dhe gjeostrategjike janė nė lojė, dhe se vendet e pėrfshira janė larg tė qenit autonomė. Libia nuk do tė beje pėrjashtim: Shtetet e Bashkuara dhe vendet Evropiane nuk do ti lejojne regjimit tė ri tė pėrdore burimet e naftės pėr tė zhvilluar njė solidaritet dinamik Jug-Jug nė Afrikėn e Veriut.

Libia ėshtė tani nė njė pikė kritike, muajt dhe vitet e ardhshme do tė tregojnė nėse kemi dėshmuar njė revolucion nė rajon apo njė rishpėrndarje cinike tė aleancave. Aq nė borxh janė udhėheqėsit e saj tė ri nė Perėndim saqė duket pothuajse e pamundur tė shpresojmė nė njė tė ardhme vėrtetė tė pavarur pe Libinė. Demokracitė e tilla tė kontrolluara janė larg nga tė qenit demokraci; rruga drejt ēlirimit tė plotė dhe tė vėrtetė ėshtė ende e mbushur me sfida.

Pamjet e Kadafi tė vdekur dhe tė keqtrajtuar ishin njė pėrvojė e trishtuar. Mbulimi mediatik dhe deklaratat e disa udhėheqėsve perėndimore, madje edhe arabe, qė festonin vdekjen e tij dhe uronin Libianėt, ishin edhe mė shqetėsuese. A po kremtonin ata pėr shkak se diktatori kishte vdekur, apo pėr shkak se rruga ishte e hapur tashme pėr tė implementuar strategjitė e reja tė kontrollit ? Ajo qė supozohej tė ishte njė marshim drejt lirisė, sot duket gjithmonė e mė shumė si njė rrugė qė con drejt problemeve dhe llojeve tė reja tė roberise nė tė ardhmen.

Perktheu G.B.

http://www.tariqramadan.com/Dead-Without-Trial-Again.html


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
Princo
Postuar nė: 27.10.2011, 08:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Njerėz nga e gjithė bota shprehėn solidaritetin dhe entuziazmin pėr fitoren e popullit tė Libisė kundra njė prej diktaturave mė gjakatare e njėkohėsisht mė groteske tė Lindjes sė Mesme. Kolonel Kadafi prej katėr dekadash shtypi nė mėnyrėn mė brutale popullin e tij, teksa mbėshteti akte terroriste nė vrasjen e civilėve nė vende tė tjera tė botės. Bota do jetė njė vend mė i mirė pa praninė e tij. Por nė epokėn e kamerave tė telefonėve dhe internetit, ne patėm rast tė shohim edhe momentet e fundit pėrpara ndarjes sė tij nga kjo botė, pamje tronditėse qė tė lėnė njė shije tė hidhur.

Ėshtė mė se i kuptueshėm zemėrimi i popullit tė Libisė ndaj Kadafit, por zemėrimi nuk ėshtė udhėzuesi mė i mirė nė sfidėn tonė tė vazhdueshme pėr tė qenė njerėz – beni Adam – fėmijėt e Ademit, si na quan Zoti nė Kuran, ku ndėr tė tjera Zoti thotė, le kad karamna beni adam (i kemi nderuar fėmijėt e Ademit).

I dashuri jonė, Profeti Muhamed, paqja e bekimi i Zotit qoftė mbi tė, na ka mėsuar se ėshtė e ndaluar – ėshtė Harram – tė prishėsh, tė dėmtosh trupin e njeriut, edhe pas vdekjes. Ėshtė interesante tė kujtojmė se kėtė mėsim ai, paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė, ua dha shokėve e pasuesve tė tij pas njė beteje, kur besimtarėt gjendeshin para trupave tė vrarė tė armiqve tė tyre politeistė, atyre qė i kishin persekutuar pėr shkak tė fesė sė tyre, u kishin vrarė tė afėrmit dhe familjarėt, u kishin rrėmbyer pasurinė. Pėrballė trupave tė atyre qė i kishin persekutuar pėr vite tė tėra, Profeti Muhamed u mėsoi shokėve tė tij shenjtėrinė e trupit njerzor, edhe tė armikut, se ėshtė krijesė e Zotit.

Mėsojmė se nė kohėn e tensioneve komunitare mes hebrenjve dhe myslimanėve nė qytetin e Medinės, i dashuri jonė, Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė, u ngrit nė kėmbė pėr tė nderuar xhenazen e njė hebreu dhe kur njė nga pasuesit e tij erdhi tė protestonte se i vdekuri qė Profeti po nderonte ishte njė hebre, ai, alejhi selatu ue selam, pyeti: po a nuk ėshtė dhe ai njeri, a nuk ėshtė edhe ai shpirt?

Kadafi gjeti fundin qė meritojnė kriminelė si ai, por krimet e kriminelėve nuk na lejojnė tė neglizhojmė detyrėn – dhe nderin – qė ka vendosur mbi ne Zoti pėr tė qenė njerėz, krijesa me misionin pėr tė pėrmbushur nė tokė amanetin e shenjtė. Edhe trupi i njė krimineli ėshtė krijesė e Zotit dhe teksa ai meritonte dėnimin me vdekje, poshtėrimi i trupit tė tij ėshtė nė kundėrshtim me diktatet etike tė fesė tonė. Vdekja e njė njeriu, qoftė edhe njė njeriu si Kadafi, duhet tė na pėrkujtojė pėr fatin tonė tė kthimit tek Krijuesi jonė, ashtu si na pėrkujton Zoti nė Kuran: Nga Zoti vimė dhe tek Ai do kthehemi.

Lusim Zotin t’i japė popullit tė Libisė paqe, urtėsi, e qetėsinė hyjnore – sekinėn, pas njė periudhe lufte e tronditjesh sociale dhe tė na falė sa herė qė dėshtojmė nė pėrmbushjen e rolit tonė si beni Adam – fėmijė tė Ademit.


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio