Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nė qytetin e vejushave
ßina
Postuar nė: 28.10.2011, 12:50
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8249
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Nė qytetin e vejushave


Fotografi e jashtme

Nga Express | 28 Tetor 2011 08:41

Nė Indi, gratė qė mbeten pa burra nuk mund tė martohen pėrsėri. Ato as nuk mund tė rikthehen nė familjen e mėparshme, e as tė kenė njė jetė sociale. Duhet tė jetojnė vetėm, nė varfėri dhe izolim. Qyteti Vrindavan, afro 150 kilometra nė jug tė Delhit, njihet ndryshe edhe si “qytet i vejushave”. Pėrveēqė ėshtė shndėrruar nė njė purgator mbi tokė, qyteti ka mbetur i harruar.

Sipas shkrimeve tė shenjta hinduse, gruaja nuk ka asnjė vlerė. Ėshtė vetėm njė shtojcė e babait dhe vėllait, e mė pas e burrit, vdekja e tė cilit i jep fund pėrjetėsisht jetės sociale, ekonomike dhe emocionale tė saj. Vejusha bėhet automatikisht njė mishėruese e sė keqes, njė barrė ekonomike, e shpeshherė edhe pre e abuzimeve seksuale.

E privuar nga tė gjitha pronat dhe tė drejtat, vejusha jeton nė varfėri dhe izolim, duke ia kushtuar pjesėn tjetėr tė jetės kujtimit tė bashkėshortit tashmė tė vdekur. Asaj nuk i lejohet tė rimartohet.

Veē kėsaj, zhduken edhe simbolet e martesės: priten flokėt, hiqet gjerdani me rruaza tė zeza, hiqet pika e kuqe nė ballė, rripi i kuq nė flokė, thyhen byzylykėt me ngjyrė xhami nga kyēet e duarve, hidhen unazat e gishtave tė kėmbėve dhe vathi nė hundė. E ardhmja e vejushės pėrbėhet nga njė “sari” i thjeshtė i bardhė - ngjyrė kjo e zisė.

Shpeshherė largohen edhe nga fėmijėt e tyre - sidomos nga djemtė, dhe jetojnė duke kėrkuar lėmoshė rrugėve, ose gjejnė strehim nė vende tė shenjta, si Vrindavani, ku e presin lavdinė e pėrjetshme me shpresė se nė fund do tė vijė “Moksh’i” - ēlirimi pėrfundimtar nga cikli i rilindjes, dhe bashkimi me krijuesin.

Para vitit 1829, kur u shfuqizua rituali “sari”, sepse konsiderohej njė traditė barbare, vejusha flijohej bashkė me burrin e vdekur nė turrėn e druve, ku digjeshin tė dy kufomat.

Nė Indi ka rreth 55 milionė vajza tė mitura, tė martuara para moshės 15-vjeēare. Shumė nga to kanė burra mė tė vjetėr. Pasi tė mbeten tė veja, vajzat bėhen viktima tė dhunės seksuale, shfrytėzohen pėr mbledhje tė donacioneve, pastrim tė parave tė pista dhe trafikohen pėr prostitucion.

Pas martesės, gruaja shkon nė shtėpinė e burrit, dhe ndodh qė tė bėhet pjesė e bizneseve, por edhe burim parash dhe e i tė mirave materiale. Ajo mund tė blejė frigorifer, televizor, motoēikletė e gjėsende tė tjera, qė janė pjesė e pajės.

Nė territorin e Vrindavanit, jetojnė rreth 20,000 vejusha, qė kryesisht vijnė nga Bengali Perėndimor. Shumė nga shkojnė to vullnetarisht pėrditė nė Shri Bhagwan Bhajan Ashram, ku pjesėn e madhe tė ditės e kalojnė duke brohoritur, me qėllim tė pastrimit tė shpirtit tė tyre dhe tė burrave tė vdekur. Aty, tė ulura pėrtokė dhe me kėmbė tė kryqėzuara, nė gjysmerrėsirė, kėndojnė “Hare Krishna, Krishna, Krishna, hare Rama, Rama, Rama”.

Vejushat qė mblidhen nė Shri Bhagwan Bhajan Ashram marrin pjesė rregullisht nė psalme, dhe pėrdorin tė njėjtat fjalė pėr tė fituar gjashtė rupi nė ditė. Bhajan Ashram ėshtė themeluar nė vitin 1914 nga tregtari i pasur dhe i devotshėm Shri Janki Dasj Patodia, i cili ia la gjithė pasurinė e tij kauzės fetare. Shėrbimet qė kryhet nė kėtė objekt janė kėngė e devotshme (bhajan) kushtuar Krishna’s. Nganjėherė shpėrndahen veshmbathje, miell, sheqer e thjerrėza.

Aktivitetet nė Shri Bhagwan Bhajan Ashram mbijetojnė vetėm falė donacioneve tė ndryshme. Pasi pėrfundimit tė seancės sė parė, qė fillon nė orėn 7 tė mėngjesit dhe pėrfundon nė orėn 10, pjesa mė e madhe e grave lėnė “ashram’in” dhe shkojnė nė shtėpi pėr tė gatuar ndonjė gjė. Shumė prej tyre jetojnė nė grupe, nė vende pėrplot lagėshti dhe plehra. Mė tė varfrat dhe mė fatkėqijat nuk kanė as shtėpi, dhe detyrohen tė qėndrojnė nė rrugė, ku kėrkojnė lėmoshė pėr tė kaluar disi ditėn.

Nė orėn 15:30 tė pasdites fillon seanca e fundit, qė pėrfundon nė orėn 19:30. Por, as njė ditė e tėrė lutjesh nė “Ashram” nuk ėshtė mjafton pėr tė jetuar nė Indi.

Nga jashtė nuk vėrehet e gjithė kjo, madje qyteti i ngjan njė ishulli tė lumtur ku koha ka ndaluar, dhe ku turizmi fetar sjell pasuri tė mjaftueshme pėr njė jetė tė mirė tė tė gjithė banorėve. Vejushat mbeten tė panjohura. Asnjėra nuk ankohet, asnjėra nuk akuzon, asnjėra nuk flet. Ato vazhdojnė tė jetojnė nė Vrindavan.


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio